Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106

Tema: Dua...

  1. #1
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499

    Dua...

    ...dhe e ndertova pallatin tim mbreteror prej rere brenda 4 vitesh...por nuk e dua me kete pallat prej rere...dua ti shkaterroj keto dhoma kaq te ftohta dhe te ngurta...dua ti djeg keto flete ditaresh te lodhura dhe te shkalafitura...dua ta shkul zemren dhe te te largoj njeher e pergjithmone imazhin tend prej andej...dua ti bertas e ti uleras Zotit se nuk u tregua i drejte me mua...ne fund te fundit...cfaj ka Zoti per gabimet tona?me fal o Zot...dua te bej aq shum gjera dhe po e nis duke bere ato qe sduhet...uff!!!sa e ngaterruar qe jam!!!mundohem dhe te shkruaj keto absurditete te cilat do dua ti shfaros qe neser ne mengjes heret...mbase dhe pas disa oreve do me jene peshtirosur...me eshte peshtirosur cdo gje se cdo gje e bej duke pasur mendjen tek ty...dua te te largoj por si?siii?me thuaj si?mos shkruaj per ty?mos mendoj per ty?mos kete...mos ate...?cfar pra me thuaj cfar?keto i bej pa dashje rrush...mos kujto se kur nis te shkruaj nis me mendimin se do shkruaj per ty...s'e di pse neper rreshtat e mia idjote dhe pa kuptim do me ngaterrohesh ti neper kembe...sdua por...smundem ndryshe...
    te dua...dhe me shume se vetja...e di qe kam nisur te urrej dhe veten?po shpirt!e urrej...
    nuk dua ta urrej por skam si te bej ndryshe kur nuk di cte bej me jeten time qe kur ke ikur ti...dua ta denoj qe sditi te te mbaje prane saj, dua ti bertas dhe ta shaj, ta fyej e ta ofendoj qe spati qene e zonja te "rrinte prane teje"...dhe prape nuk e bej nje gje te tillle...nuk e bej se e di qe kete person te tille deshe per aq kohe...mbase e do akoma...(vertet!me do me?pff!sa pyetje kot!!!
    crendesi ka tani?)une sdua asgje tjeter vecse te nis nje jete tjeter...dua qe kur te zgjohem ne mengjes mos jesh mendimi i pare qe cel diten...dua qe kur te ve koken ne jastik mos jesh mendimi i fundit i dites....dua qe ta degjoj nje kenge deri ne fund dhe mos i lag qerpiket me lot...dua qe kur te ec neper rruget e ketij qyteti te hekurt mos kujtoj asgje...dua ti bej delete gjithckaje ka lidhje me ty...ti djeg perkedheljet e tua nen rrezet e diellit te korrikut...dua ti laj puthjet e tua me uje te nxehte edhe sikur te pervelohem...dua...o sa shume gjera une!!!!por kjo do te thote te mos te te dua ty!!!jooo!!!!ty skam sesi mos te te dua!!!!
    prandaj harroji ato qe thash me siper!!
    dua te te dua ty...
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  2. #2
    Io_e_Te mirese erdhe ne forum. Me pelqeu shume meditimi plot pasion i mesiperem. Te uroj fat ne dashurin tende!

    pershendetje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Shum faleminderit shigjeta!
    Te uroj dhe ty shum fat...
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Io e Te,
    Shumė tė kėrkoj ndjesė, ndonse tė kam ardhur nga pas hap pas hapi. Ti je nė krijimtari me dimensionet e mjeshtrit tė gdhėndjes sė mendimit. Nuk ėshtė kompliment pėr tė tė bėrė qejfin kot!
    Mirė se erdh nė Forum e sidomos nė Plantacionin e Letėrsisė. Tė uroj qė tė jesh Parcela e Rendimenteve tė Larta! (lol)
    Me dashuri Gimi

  5. #5
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    mgjth me ke ngrit pak si shume me lart mgjth te falenderoj!
    Gjith te mirat,

    Io_e_Te
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Io_e_Te shume i bukur meditimi yt me te vertete je fantastike. te perqafoj fort. tere te mirat
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  7. #7
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Sa nete i kam dashur ato fjalet e tua?sa nete e kam ndjere nevojen e trupit tend atje...afer...te te degjoja zerin dhe ashtu duke te te degjuar tek me flisje edhe per gjera qe mbase sme interesonin...doja vetem te te degjoja dhe ta bindja veten se ti ishe atje...me mua...per mua...e doja edhe tymin e cigares tek bente shtellunga tymi ne dhome dhe mua me lotonin syte nga tymi...e doja!edhe pse me bente keq!nese kish tym duhani ne dhome do te thoshte se ishe ti atje dhe prezenca jote skish si te me bente keq!e si mund te me bente keq prezenca jote???kurre...
    ishe dicka vitale...pa te cilen nuk mund te rrija dot...e kisha tmerr te hapja deren dhe te shikoja nje dhome bosh, te ftohte dhe te heshtur!e di sa e urreja ne ato momente boten?s'e di pse...ajo kishte me pak faj se cdokush dhe une prape boten urreva...e ke mund te urreja ne ate cast?ty???jooo!!!!
    si mund te te urreja une ty?ty smund te te urrej dhe mbase prandaj te dua aq shume!!!

    p.shnx tironce!
    Perqafime
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    U futa vetėm pėr ty!!!!!!!!!!
    Tė lutem mė urre me tė gjithė forcėn e shpirtit!!
    se ma morre frymėn me dashurinė tėnde!!!
    Pastaj nėse nuk tė vjen keq, dil pėrpara procesionit andej nga Rrapi i Trishit...
    dhe thuaj me zė tė lartė: - E hėngre edhe ti! Mirė tė bėhet se mė ēmėnde!
    Ama mos harro!
    Vjen njė ditė dhe kopja ime e klonuar do tė dalė pėrpara syve
    do tė thotė duke u zgėrdhirė: - ua futa tė dyve!

    Respekt Agimi
    Tė puth Minaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

  9. #9
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Edhe ateher keshtu me the " Kaq shume me do ti mua?"
    tamam sikur po ta merrja frymen me "indiferencen time"...por une s'e doja ate gje...s'doja por prape beja dicka qe pakuptuar po beja!e shef?as veten nuk isha ne gjendje te komandoja!!!
    sdoja te te beja te largoheshe prej meje...apo ti me largove???
    mbase...mbase ti ke te drejte qe te mbyta me "dashurine time"...
    por ti pate tjeter motiv qe ike...se ti s'e kuptove kurre sa te dashurova dhe kjo per arsye se une sdoja ta dije!!!jam nje deshtim i natyres me keto kontradita ne trurin tim!ste urrej sepse...sepse...sepse!!!s'e di...di vetem dicka per te cilen jam e sigurt...isha e sigurt isha edhe dje jam sot...neser???sdo kete kopje te klonuar qe te me dale para dhe ta ngaterroj me ty...kurre!te klonuarin e shof kurse ty te ndjej!ndjenja ska te beje me pamjen!!ja tani!sa km jane larg dhe une prape te ndjej?
    e shikon qe kam te drejte?ti edhe mund te mos me japesh te drejte...ska rendesi!dua te te dua ty...e di qe skam leje por sa gjera jane te palejueshme sot????

    p.sa trego cik ku esht ai vendi se do ta provoj njeher
    Thnx per postimet

    Sinqerisht,
    Io_e_Te
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Bri teje kalon njė lum i trishtuar qė nuk shushėrin...
    bri meje zogjt ēdo ditė mė kėndojnė me Play Back!
    Vend koti!... lulet nuk kanė aromė, zogjt nuk cicėrijnė...
    tėrė natėn rrotullohem nė krevatin pa dyshek!

    Dreqi ta marrė, qenka dyshek uji dhe unė sipėr tij(!)
    Krejt sėprapthi! Arrestuar deti, lumi dhe liqeni...
    ndėrsa unė pėrmbi dyshek me keqas se nata nxij!...
    Kėtu arrestohet Liria me Liri!.......

    G.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •