Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Ti

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2003
    Postime
    6

    Ti

    Mbasdite, nentor.

    Ngrysur.
    Zbresim ngadale nga taksia qe ndaloi aq sa mundej larg murit dhe zbresim per te ngjitur dy-tri shkalle te ulta per t’u gjendur para nje korridori te ftohte, mure te zbehta, aty ketu karrige, nje tavoline, letra siper saj, nje aneks i fshehur pas nje perdeje, njerez te zbehte, aparatura, tela, xhama, nje dritare e ngarkuar me rendesen e pluhurit disamujor, veshje te blerta here hyjne e here dalin.

    Shkembim fjalesh ultas, pezmatime zemrash, komunikim vetem me sy, hutim, buzeqeshje te thata.
    Dalim nga ashencori ti e une. Ti ulur, zbrazur nga energjite e mbajtura me sforco per nje jave te tere. Une qe te shtyj dhe qetesisht mundohem te mbaj veten, te hedh buzeqeshje, ndonje batute, te shtrengoj ne shpatulla, te lemoj disi fytyren dhe nis e te shtyj me tej. Ti si gjithmone i tromaksesh ketij vendi, e shoh nga syte e tu, nuk flakerojne si perhere. Por kesaj here per ēudi, tek ta shoh dorezim.
    Lufte s’ka me! Lufta ka mbaruar! Ti vendose keshtu. Boll me. Nuk ka kuptim me te vazhdoje kjo lufte e nisur kush e di se kur, ka ardhur momenti i ndalimit te luftes, dhenies fund te saj njehere e pergjithmone.

    Por une kete nga ta dija?
    Me thuaj, nga?

    Me kot perpiqem te te pyes. Ti vazhdon me qetesine tende dhe as nuk perpiqesh te komunikosh me mua. Une perpiqem te sajoj ndonje fjalor te ēastit apo te shtrydh mendjen se ti e une do gjejme menyren e komunikimit, siē kemi bere per here. Ti e une gjithje kemi komunikuar. Vetem tani, ti vendose te nderpresesh dhe komunikimin me mua.
    Dale, pa prit njehere nuk mund te vendosesh ti.
    Nje ulje qepallash do te thote: po,
    ndersa dy ulje qepallash nenkuptojne: jo.
    Kupton?
    Nje baraz po, dy baraz jo,
    he si ne televizor, si neper filma,
    jo po, po jo.
    Ok?

    Buzeqeshja me ngrin ne buze, eshte e kote, komunikim nuk ka ndermjet teje e meje.
    Por une nuk dorezohem, e di ti kryeneēsine time, nuk dorezohem, jo.



    Nentor prape.

    Hyj ne dhome, ti shtrire, kapaket e syve nganjehere hapur, nganjehere te lodhin dhe ashtu, keshtu vendos e i mbyll. Po ku e gjen, tamam ne momentin qe une hyj ne dhome. Nejse me mire, keshtu te pakten sot, dua te evitojme komunikimin me sy, i vetmi prej pak ditesh qe s’e ke dorezuar, kete te pakten lavduar Zoti, ke vendosur te mos e hedhesh tutje. Une vazhdoj te shijoj syte e tu. Sa mire!

    Kemishe-jeshilet rrotullohen here tek ne, here tek te tjeret, here ne kafe e here ne zyra, por asnjehere s’te shohin sy me sy. Seē kane nje veshtrim me sy ulur, perhere sy ulur i sheh. As me ta s’ka komunikim, por shkembim informacionesh, te cilat kush i pret me gezim e kush me hidherim, por te gjithe duken se nga ata sy-ulur varen, nga ata kemishe-jeshile presin, ata kemishe-jeshile i shkembejne me perendine.
    Harrojne se perendia s’eshte shfaqur ndonjehere ne ngjyre jeshile, madje as te blerte. Njerezit jane budallenj, me kot insistojne se jane ne Krishterim, apo i perkasin Islamit, me kot, te gjithe pagane jane, dhe une qe po mendoj keto marrezira paganizmit i perkas. Kapemi pas ca subjekteve dhe u lutemi per meshire, u lutemi te na shpetojne ne, duke na shpetuar te afermit tane, keshtu dhe do dijme me pas t’i shperblejme dhe ne duke ju ofruar si paganet lule dhe dhurata. Po, po, do i kemi si zoter, veēse aman na beni derman, na shpetoni te vuajturit e do dime t’ju ngreme lavde, t’ju falemi e t’ju urojme jete te gjate e pavdeksi. Do ju adhurojme.
    Paganizmin kot thone e kane luftuar, e kane hedhur tutje qe ne shekullin e pare, apo dermuar fare ne te katertin. Me kot, ja ku jemi ne, shnderruar ne ushtri paganesh qe u falemi ketyre sendeve jeshile, qe here thone po, e here thone jo, here na nazerohen e here na japim shprese. Keto sende kthehen ne zoterit tane, dhe ne si Kolombi qe kujtoi se zbuloi Indine e Re, dhe ne, kujtojme se zbuluam urine tone per zotra, dhe u ngerthehemi forte kembeve te tyre, per te mos i leshuar pa marre nje shenje prej tyre, po si rrufeja qe Zoti i meparshem leshon nganjehere ne qiell. Atehere i lirojme pak per te kerkuar te afermit tane e dhene shpresen e rreme se kemi pas qene gabuar qe jemi mesuar te tallim ate qe tha: Zoti vdiq!
    Ja ku jemi ne qe e themi fuqimisht: Zoti vdiq! Merrni vesh, Zoti vdiq. Te tjere zoter kane dale, me te fuqishem, keta nuk genjejne. Jo, keta jane zoterit e vertete, me kot nuk ishin keta zoterit e te pareve tane.

    ...

    Kam filluar t’i shoh disi ndryshe ata qe njerezit kane filluar t’i quajne zoterit tane. S’me ngjajne aq me zoter sesa me lajmetare, lajmetare apo kobtare do thoja me mire. Neveri kam prej tyre. Tani kur i shoh, ul syte dhe une dhe fshihem pas deres tende dhe kam filluar prej ditesh te luaj me ta nje loje ku-ka-mfshehti. S’me gjejne dot kollaj, aq zotesi per te fshehur veten time me ka mbetur dhe energji kam akoma per t’i evituar keta kobtare, keta menxyra te jeshilta, qe kohet e fundit me jane kthyher ne vampire, vampir te sojit te ri, qe nuk duan gjak te ngopen, por dicka po jeshile ne ngjyre si gjaku i tyre.
    Jeshilja me eshte shpifur, e urrej si ngjyre.

    Dhe komunikimin me sy qe ti e une kishim ca dite qe ndermerrnim, s’po e shijoj me. Ka dite qe dhe ate vendose ta japesh tutje. Pse xhanem s’me le t’i shijoja dhe ca ata sy te shkruar qe ndryshonin me pare nuancat sipas humorit apo qejfit tend?
    Egoizmi te ka kapur dhe ty dhe une ndjej smire qe s’arrij dot me te shijoj asgje tek ata sy. Aq egoizem te ka hipur ne koke a ku di une, sa asgje s’ben me per mua, rri shtrire ne ate shtrat te urryer dhe nxjerr inatin me mua qe te solla ketu. E di, e di, njeqind here me ke thene te mos te te sillja ketu se ti do me mundje. E di, kapaket e tu te mbyllur ma konfirmojne kete te vertete prej ditesh. Por ē’te beja? Me thua dot cfare? E ke kollaj ti s’flet me. Por une, fjalen s’ta dhashe atehere se, ti s’ma kerkove. Pra mund te shfaqesohem kollaj fare. Bese s’te kam dhene.
    Por ti s’do t’ia dish me per mua apo besen time te dhene apo te padhene. Tani gjithēka ke vendosur ta luash ashtu siē do ti. Boll me! Inati te ka hipur e ty, dhe mua me duhet te pranoj se humba. Kesaj here lojen e fitove ti. Kesaj here ishe ti qe kishe rolin kryesor e po ashtu skenarin e regjine.
    Ti i dhe fund!
    Ai lart te perkrahu!



    Dhjetor.
    Diku.


    A e di ēfare po mendoj tani qe shoh dhéun mbi Ty?
    Une vazhdoj te falem e te besoj.
    Jo! Zoti s’ka vdekur!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2003
    Postime
    6

    Grimca kujtimesh

    ...

    Te kujtohet kur ishim rruges per ne qytetin e kalldremte ?
    Me mbaje ne preher gjithe rruges e me tregoje fshatrat, bimet ne arra dhe fshataret tek punonin me ato kapelet prej kashte, qe mua me dukeshin si dordoleca per te trembur zogjte e arres. Treni ndalej diku ne stacion dhe prej xhamave zgjateshe per te me blere misra te ngrohte apo kaushe me thana, e mi dhuroje i qeshur dhe plot embelsi, duke me ngacmuar te te jepja pak misra apo dy tri thana qe une gjithnje te refuzoja ate ndukje kalimtare rrugeve me shina.
    Nga treni ne autobuz duke me shtrenguar dorazi ecnim, dhe tregimet vazhdonin me tej me kombinatin e madh e shtepite e para te qytetit, qe nuk i shkonin hic emrit te lashte, pervec ndonje rrugice tek tuk majtas rruges se madhe.
    Kalldremeve ngjiteshim te dy, une nga nje ane e ti nga nje dalje tjeter, por finishi ishte i barabarte, dera e drunjte mbi shkembin e bardhe na dhuronte perhere “mireseardhjen” kalldremore...

    Prape shkalle, sa shkalle kemi ngjitur e zbirtur bashke, i mban mend?
    Po shkembi i bardhe a te kujtohet?
    Sa here me qortoje te mos hipja aty?
    E sa here te kam degjuar?

    Cmallja me njerezit dhe prape perjashta ne kerkim te aventurave te lashta ne kalldremet e hershme.
    ... ketu ka qene nje kishe, tani vetem gure i kane mbetur... ketu Golemi theu besen e princit... kohe me vone ketu u xhirua Tomka e aty poshte desh u mbyta ne lumin e vrullshem, po te mos qe per nje gjerman qe me nxorri me doren e tij te madhe... tek ajo shtepia kam jetuar vite me pare, ka nje bace shume te bukur brenda, plot me peme, banoret e saj i kam miq,kur ti flen u shkoj per vizite... majtas cezmes, tek ajo rrugica, ec e shkojme, aty majtas e shikon, eshte nje teqe e mbyllur per vizitoret, por nga xhamat mund te shikosh brenda... ku shkon... jo andej eshte rruga e madhe, aty lumi.... ah ura... sa qejf i ke dhe ti keto urat ... i shikon gomeret thua te kene thana mbi to? Hajde te pyesim.

    - Sa cezma valle do kete ky qytet?
    - Kush i ka numeruar
    - Po une di disa, vetem tek shtepia jone te kalldremi siper eshte nje, pastaj poshte te rrugica per tek teqeja, perpara ehste dhe nje tjeter, tek xhamia nje tjeter, ne kala do kete se sben...
    - Qenkan ca.
    - jo ca, por shume. Por jane si muze, asnje pike uji s’nxjerrin, sa inat me deshire do pija tek to.
    -
    ...
    - Po rrugica sa do kete valle?
    - Me shume se cezmat, veme bast?
    - Jo
    - Pse jo?
    - Do fitosh, dihet qe ketu rrugica ka me shumice
    - e mire ec te zbulojme disa pra....

  3. #3
    Pjese te bukura, qe te ngjallin emocion...
    Suksese AG*
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Vertet te bukura keto "grimca"
    muzg i heshtur

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2003
    Postime
    6

    fenomene sociologjike

    Na ishte njehere e nje kohe....
    Keshtu fillojne tere perrallat e ndodhite magjepse te librave per femije, mendova ulur ne skrivanine e drunjte, prane dritares me grila te mbyllura.
    Jo, studimi qe kam ndermend nuk duhet te filloje ne kete menyre. Duhet gjetur diē tjeter, jo nje fillim perrallor, e as “shkrimtaruc”, por thjesht, si nje shkrim gazetaresk, te cilin e kopjoj shpesh kur ulem per te shkruar, zakon i vjeter ky i pervetesuar qe ne bankot e shkolles.
    Mire pra.
    ...
    Ne qytetin tone te gjithe shikojne njeri-tjetrin dhe te gjithe dine per njeri-tjetrin. Keshtu te pakten mendohej deri kur u morr vesh se ne shtepine me kangjella tek rrugica u gjet nje person i vdekur.
    Akoma policia nuk kish bere te ditur rrethanat e ngjarjes, dhe akoma per personin ne fjale nuk dihej as kush ishte dhe as cfare bente ne ate shtepi te abandonuar prej banoreve te ikur matane detit, ne Amerike.
    Gjurulldija mbi kete ndodhi i kalonte te gjitha gjurulldive te degjuar me pare. As kur u vodh dyqani apo kur u gjet i vrare, dmth i vdekur ne vend nga tensioni i larte i vagabondit te lagjes, nuk ishte pare e degjuar nje zhurme e cucuritje kaq e madhe mes banoreve te qytezes sone.
    Shefi i rajonit as me te shoqen nuk kishte folur mbi te vdekurin, por ishte mjaftuar me fjalet, “eshte pune me zarar, s’te them dot gje”. Ishte treguar konseguent ne fjalet e tij, kur dhe grate e oficereve te thjeshte te policise, mesuan se urdherat e dale prej gojes se tij kishin zene veshe nder oficerat e rajonit, dhe as prej tyre s’ishte marre vesh gje mbi te vdekurin. Themi i vdekur, por ku iu dihet, mund te jete dhe e vdekur-a, pasi as gjinia nuk na eshte bere e qarte nga organet e rendit.
    Dita-dites priten te vine per te kqyrur vendin e ngjarjes e zbardhur krimin autoritetet nga kryeqyteti, te cilat s’jane pare ndonjehere nder anet tona.

    Ne kete ngjarje me interes per personin tone, eshte fenomeni i reagimit te njerezve ne te mesuarit e lajmit dhe vezhgimet e rastit nder banoret e qytetit, gjithnje ne lidhje me ngjarjen.
    Nga konstatimet e para rrugeve te qytezes, personat duken te heshtur. Vazhdojne te pershendesin me koke dhe me buzeqeshje ne buze njeri-tjetrin, sic e kane zakon prej kohesh, por nuk preferojne te flasin ne rruge apo rrugica. Te vetmet vende ku mund te konstatosh se per ngjarjen flitet, jane kafenete dhe restorantet lokale.
    Ne kafenene ne qender, si zakonisht per kafen e mengjesit mblidhen shumica e te vjeterve tane. Kesaj here nuk e pine kafen ne banak tek bari, por ulur ne tavolinat e vogla, ku dhe kane mundesi te bisedojne me qete.
    Ulur ne tavoline dhe une, ndoqa biseden me kujdes, ne perpjekje per te fiksuar ndopak fjale mbi ngjarjen dhe mbi ate se cfare mendohej verdalle.

    - shefi s’ka treguar ende gje.
    - As te shoqes, imagjinoni c’po ndodh.
    - Po kush mund te kete qene?
    - Ndonje i aferm i familjes
    - Nuk besoj, ata skishin te aferm ketej nga ne.
    - Por mund te jete prej tjeter kundi.
    - Jo, jo. Njehere ata kane vite qe jane larguar. Pastaj ato nuk i vizitonte kush.
    - Ndonje rrugac mbase, ka shperthyer ndonje dere a dritare e eshte futur brenda.
    - Po aty ska pasur gje perte vjedhur. Ata para se te iknin i larguan orendite.
    - Thone se neser vijne ata nga qendra.
    - Cudi
    - Cudi the, cudi e kaluar cudije. Nga qendra, hera e pare qe shkelin ketu. Une kam nje timin aty. Do i telefonoj, e mbase mesoj dicka me shume.
    - Ne polici e ke?
    - Po, ne ministri.
    - Po keta sflasin fare, po na plasin shpirtin, s’po dime se cbehet ketu.
    - Ne fakt mua ata me jane dukur nje cik si te cuditshem
    - Kush, policat?
    - Jo mo jo, ata te Amerikes, s’para ndiheshin
    - Ai ishte ishte nga qendra,
    - Dhe ajo nuk ishte prej ketej
    - Ama jetuan 10 vjet ketu tek ne, dhe asnjeri nga ne nuk mesoi gje mbi ta
    - Mua nuk me kane pelqyer ndonjehere, ishin teper te mbyllur, ēoē kane kurdisur para se te na mbinin ketu
    - As mua, ai dukej i serte
    - Ajo sikur ia kish friken atij
    - Po kalamajte, i kishit pare sa te urte qe ishin
    - S’do ua kete mbajtur nga i ati.
    ...

    Ne klubin afer bashkise ishin mbledhur grate, te cilat pasi me dhane pershendetjen e rastit me kthyen kurrizin e vazhdonin te pinin lengjet freskuese duke biseduar dhe keto mbi ndodhine tek shtepia me kangjella, tek rrugica.

    - dje pashe pas kaq e kaq koheve TV dhe u habita qe nuk lajmeruan gje per cka ndodhur ketu
    - ndersa mua me zuri gjumi qe ne fillim tek siglla
    - Cfare eshte kjo?
    - Siglla
    - Vjen nga italishtja, siglle eshte ajo gjeja qe del ne TV para lajmeve me muzike tatatata, e pastaj shfaqet spikerja per te lexuar lajmet
    - Po cne lajmet ti , pa na kallxo, me duket se do te na behesh intelektuale zonja jote.
    - Desha te degjoja se mos mesonja ndonjegjekafshe per vrasjen ketu, por s’morra vesh gje
    - Te drejte ke, dhe im shoq i pa lajmet e me tha se s’thane gje per ne
    - E po qenka me rendesi puna, se kot nuk flet shefi i policise, as gazetareve s’do u kete lajmeruar gje
    - Mua, gruaja e shtepise me dukej ca si mendjemadhe, prej qyteti te madh, tere naze kur vinte te blinte tek ne, jo a keni kete mall, a erdhi furnizimi...
    - Ndersa i shoqi dukej i mire, s’perzihej me njeri
    - Se mos ajo,
    - po kush te kete qene valle qe eshte gjetur aty
    - e nga eshte futur thuaj
    - ajo shtepi qendron e kyēur prej vjetesh,
    - po dikush do kete patur celes e eshte futur, se ndryshe nuk spegohet te kene rrjedhur ngjarjet, apo?
    - Nuk e dime, prandaj e po flasim
    - Kur vine ata nga qendra?
    - Sot ose neser besoj
    - Mbase mesojme me shume kur te mberrijne ata se keshtu spo dime cte themi


    Pasi mbarova kafen e shkurter, piva nje gllenjke uje per te shpelare pak gryken, megjthese ne fakt shija e kafes nuk e donte ujin pas, por nuk doja te me vinte era kafe kur te flisja me njerezit o te ndjeja ndopak thartire ne gryke. U ngrita e dola te blija tek kjoska gazetat.

    ...

    Kane kaluar 6 dite nga ndodhia ne shtepine me kangjella tek kthesa, dhe nga autoritetet mesuam se ne ate shtepi eshte gjetur nje person i vdekur, por gjasat e para nga hetimet, duket se personi ka vdekur ne gjume. Gjithesesi autoritetet e rendit theksojne se hetimet vazhdojne dhe rezultatet e autopsise do t’u njoftohen njerezve te shtypit pasi te kete perfunduar e gjithe procedura e nevojshme. Per me shume nga policia na u be e ditur se personi i gjetur ne shtepi, ishte i gjinise femer, rreth te dyzetave.

    ...

    Ulur mbi skrivanine nxorra dosjen e bardhe ku kisha futur doreshkrimin, dhe fillova ta lexoja dhe njehere nga fillimi. Shenimet te hedhura shpejt e shpejt me dore lokaleve i kisha vene ne fund te dosjes. I mblodha te tera e u ula para makines per te filluar shkrimin.

    Te jetuarit ne nje qyteze te vogel, ne nje komune te vogel per banoret e tyre ka si karakteristike aferine, njohjet reciproke, zhvilimin e nje kulture te perbashket ne rang traditash e zakonesh, lidhje te aferta farefisnie dhe me fqinjet. Sic e ka theksuar dhe Aristoteli ne vepren e tij “Politika” sa me shume te rritet numri i banoreve te nje vendbanimi, aq me shume do te preken marredheniet mes tyre dhe me vete qytetin, po ashtu aq me te medha jane shanset qe keta banore te kene me shume specializimi ne veprimtarine prodhuese, dhe si rrjedhim te kerkojne zgjerim. Keshtu shtimi i banoreve dhe me te ardhur nga zona apo qyteza te tjera, do te sjelle si pasoje dhe nje “shperthim” te guackes, ne te cilen ishin strehuar vlerat e vjetra te komunes a qytezes dhe e gjithe situata do te katapultohet ne nje te re, ku njerezit nuk do te jene me aq te afert me njeri-tjetrin, ku shoku a shoqja nuk do te zihet kollaj ne pune, sic ishte bere kohe me pare, sektore te rinj prodhues do te krijohen, lagje te reja po ashtu dhe do te linde nje ekszistence e re heterogjene njerezish, te origjinave, krahinave e racave te ndryshme, te cilat me pare konsideroheshin te huaja per qytezen ap komunen urbane. Pra lind nje zhivllim i ri urban.

    Ky ishte thelbi i ceshtjes qe do te trajtoja ne lidhje me ngjarjen qe ndodhi ne qytezen time.

    Kjo vdekje e papritur qe ndodhi dhe reagimi i njerezve, te cilet dukeshin disi te ē’orientuar ne kete situate te re zhvillimesh, me dha spunto per t’u zgjeruar ne keto lloj fenomenesh e pare karakteristikat tona etno-kulturore si popull nga nje kendveshtrim i ri.

    Do dali artikull i bukur mendova.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2003
    Postime
    6
    rrutullohu, kthehu, ik, mos luaj, boll kthehu, aty!

    fjale qe gumezhojne neper qelite e te burgosurve dhe burgun B.

    Aty tek tek dritarja e qelise M. shikonte i perqendruar nje mize te madhe nga ato te mishit....
    hmm... cudi, si ka mundesi qe ne qeli te qarkullonin te tilla miza mendoi M. Ē’kerkon kjo mize?
    - O S. pa hajde nje here ketu ! - i bertiti shokut pa e hequr veshtrimin nga miza
    - e shikon ate mize atje tek muri ?
    - he mo aty tek ajo plasaritja majtas
    - Po e shikoj, ia ktheu S. e cfare ?
    - si cfare ? nuk te thote gje ty ajo ?
    - jo!
    - po si ka mundesi te vije nje mize ketu tek ne ?
    - si ka mundesi ! po nga ajri ! krahe ka e fluturon, nga te hyje tjeter ?

    M. ktheu koken nga shoku e pa per pak caste dhe me pas u kthye nga miza por nuk e pa me ne mur...

    ...

    Mengjes.

    Ora 5°°
    zhurma e llozit te deres u ndjeh ashper dhe ne dritare u shfaq nje tas, me pas nje cope buke e zeze
    prape nje tas, nje cope buke
    1 teneqe me uje
    dhe tjetra pas saj, po me uje

    Ne qeli u ndie levizja e trupave, shtriqjet e kraheve, gomesitjet e para, ferkimet e syve
    - cohu S. buka erdhi, cohu
    - po, po
    S. & M. filluan te hanin ne heshtje te plote dhe ne qeli vetem zhurma e mllaēitjeve dhe gllenkat e ujit u ndihen per nje cast..

    5:15
    Dielli megjithese saba te pervelonte
    me kazmat ne dore te gjithe u drejtuan per tek shkembi, asnje fjale nuk ndihej pervec zhurmes se hapave.
    filloi puna te tere germonin dhe nganjehere degjohej ndonje – uhh
    gropa qe u hap ate dite ishte vertete e madhe, sipas planeve qe brigadier K. kishte bere dy dite perpara e mburrur para komandantin se pas 3 diteve ajo grope do ishte tamam ne thellesine qe u nevojitej

    ..........

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2003
    Postime
    6

    <vetmi>

    Sot pashe nje enderr, te bukur ama si rrallehere shoh une te tilla.
    Nuk po rri e ta tregoj pasi do zgjatesha shume e kush rri pastaj mbyllur ne shtepi duke treguar e pire kafe. Me mire po dal te thith pak ajer te paster e te shosh cbehet rreth e rrotull, a ka ndonje lajm te ri a te pyes njehere ne poste-telegrafi se mos erdhi tekniku i telefonave se u cmenda keshtu pa degjuar nje cerre dite me rradhe.

    E morre vesh?
    As sot s’ka teknik, qendra s’po degjon te dergoje asnje. Se mos i plasi atyre andej se cbehet ketej. Hic nuk duan tja dine per miletin e gjore.


    Nejse. Po ulem njehere mire e te kuvendoj me ty se ti me mbete.
    He si ke qene?
    Akoma me humor te prishur?
    Apo e ndryshove u bere me alegro?
    Cudi e ti sa me ke ngjare, kopjo je!

    ***

    Lulet i kam ujitur, ballkonin e veranden e pastrova nga gjethet qe i kishin mbeshtjellur dhe u hodha pak uje siper si sperkatje, heq disi pluhurin e nuk e le te futet brenda. Na mbyti pluhuri, sa here ne dite i marr pluhurat e po aq here sa u kthej kurrizin gjerave cakris syte me tere ate gisht pluhur qe u bie siper.
    Duhet blere nje kondicjoner. Thone se ate e komandon vete si te duash e ne c’temperature qe do. Bukur ashtu nuk do hapja as porte as penxhere e s’do mbytesha ne pluhur. Po ku ti gjej parate e te blej nje fringo ne pazar, kushton dreqi. E mbase u thom te mive te me apin ca para e mbase dhe e blej nje.
    Po pastaj do me duhet te mbyll mire dritaret e qe mos te prishi ajrin e paster qe nxjerr ay. Po dhe per kete duhen para. Ajo e odes se miqve punon mire, pasi nuk rri shume hapur, po kjo ketu ne oden e ndjenjes ana e majte eshte e prishur, i eshte kalbur druri prej kohesh e une s’u bera e s’u bera mbare ta rregulloja. E keshtu duhen rregulluar.
    Po dhe porta e hyrjes ka zene ndryshk, duhet vajosur. Te odave jane mire, nuk mbyllen coc kush e di se cfare, me te shtyra, por ama jane te mira, qendrojne ne kembe
    Po me vjen te qesh, po luaj nga trute me duket ne kete stine.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2003
    Postime
    6

    Une

    „Njeriu qe qesh“ - nje liber teper i bukur, mendova kur ula kapakun e tij.
    Mos valle ka ngjashmeri me vehten time?
    A nuk qesh dhe une perhere?
    Ne mos qesh, te pakten buzeqeshje dhuroj, apo?

    Interesant. Duhet te bej nji hulumtim mbi njerzit qe qeshin, apo qe ne fytyren e tyre kane te skalitur buzeqeshjen si tipar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •