Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 84
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Krishti i pėrngjan njė zotėrie tė fuqishėm qė ndėrtoi njė qytet tė madh dhe njė pallat tė bukur qė simbolizojnė botėn dhe kishėn. Gjykatėsit, mbrojtėsit dhe punėtorėt e kishės i kanė hyrė njė rruge tė gabuar.

    Libri 1 - KAPITULLI 55

    Unė jam si njė zotėri i fuqishėm qė ndėrtoi njė qytet dhe i vuri emrin e tij. Nė qytet pastaj ai ndėrtoi njė pallat nė tė cilin kish dhoma tė vogla pėr nevoja magazinimi. Pasi ndėrtoi pallatin dhe i vuri nė vijė punėt e veta, ai e ndau popullin e vet nė tre grupe duke thėnė: 'Po nisem drejt viseve tė largėta. Qėndroni tė palėkundur dhe punoni me guxim pėr lavdinė Time! Kam marrė masa pėr ushqimin dhe nevojat tuaja. Keni gjykatės pėr t’ju gjykuar. Keni mbrojtės pėr t’ju mbrojtur nga armiqtė. Kam marrė masa edhe pėr punėtorė qė t’ju ushqejnė. Ata do tė mė paguajnė njė tė dhjetėn e punės sė tyre, duke e rezervuar pėr pėrdormin Tim dhe nė nderin Tim.'

    Megjithatė, pasi kaloi ca kohė qė ai ishte larguar, emri i qytetit u harrua. Pastaj gjykatėsit thanė: 'Zotėria ynė ka shkuar nė vise tė largėta. Le tė gjykojmė drejt dhe tė bėjmė drejtėsi qė kur zotėria ynė tė kthehet tė mos qėndrojmė nė bankėn e tė akuzuarve por tė meritojmė lėvdata dhe bekime.' Pastaj mbrojtėsit thanė: 'Zotėria ynė ka besim tek ne dhe na ka vėnė nė mbrojtje tė shtėpisė sė tij. Pra le tė abstenojmė nga ushqimi dhe pija e tepruar, qė tė mos behėmi tė paaftė pėr betejė! Lė tė abstenojmė nga gjumi i tepruar, qė tė mos na zėnė nė befasi! Le tė armatosemi mirė dhe tė jemi gjithnjė vigjilentė qė tė mos tė na gjejė papėrgatitur sulmi i armikut!

    Nderi i zotėrisė sonė dhe siguria e popullit tė tij varet shumė nga ne.' Pastaj punėtorėt thanė: 'Zotėria ynė ėshtė i madh dhe shpėrblimi qė jep ėshtė i lavdishėm. Pra le tė punojmė fuqishėm dhe t’i japim jo vetėm tė dhjetėn e punės sonė, por edhe gjithēka qė tepron nga shpenzimet tona tė jetesės! Shpėrblimi ynė do tė jetė akoma mė i lavdishėm sa mė e madhe tė jetė dashuria qė ai sheh tek ne.' Pas kėsaj kaloi prapė ca kohė dhe zotėria i qytetit dhe i pallatit u harrua. Pastaj gjykatėsit thanė me vete: ‘Zotėria ynė po vonohet shumė. Nuk dimė a do tė kthehet apo jo. Prandaj le tė gjykojmė siē na pėlqen dhe tė bėjmė ē’tė duam!'

    Pastaj mbrojtėsit thanė: 'Jemi tė marrė sepse punojmė dhe nuk dimė ē’shpėrblim do tė marrim. Le tė bėjmė aleancė me armiqtė dhe tė flejmė e pimė me ta! Pasi s’ka ē’na duhet se armiqtė e kujt kanė qenė.' Pastaj punėtorėt thanė: 'Pse e ruajmė arin tonė pėr njė tjetėr? Nuk dimė se kush do ta marrė pas nesh. Prandaj ėshtė mė mirė qė ta pėrdorim e tė bėjmė me tė ē’tė duam. Le t’u japin tė dhjetat gjykatėsve qė duke i zbutur tė mund tė bėjmė ē’tė duam.' Me tė vėrtetė Unė jam si ai zotėriai fuqishėm. Ndėrtova pėr vete njė qytet, domethėnė botėn, dhe vendosa nė tė njė pallat, domethėnė kishėn. Emri qė iu vu botės ishte urtia hyjnore pasi bota e kish kėtė emėr qysh nga fillimi duke qenė se u bė me urti hyjnore.

    Ky emėr nderohej nga tė gjithė dhe Hyji lėvdohej pėr urtinė e Tij dhe mrekullisht pranohej nga tė gjitha krijesat. Tani emri i qytetit ėshtė pėrdhosur dhe ndėrruar dhe urtia njerėzore ėshtė emri ri qė pėrdoret. Gjykatėsit qė mė marė merrnin vendime tė drejta nė frikėn e Hyjit, mbahen me tė madh dhe janė shkak pėr rėnien e njerėzve tė thjeshtė. Dėshirojnė tė jenė elokuentė pėr tė fituar lėvdata nga njerėzit; flasin pėrzemėrsisht qė tė fitojnė privilegje; i tolerojnė lehtėsisht tė gjitha fjalėt qė t’i quajnė tė mirė dhe tė butė; pranojnė rryshfete pėr tė dhėnė vendime tė padrejta. Janė tė urtė kur vjen puna pėr interesat e tyre tokėsore dhe dėshirat e tyre, por janė gojėkyēur kur vjen puna pėr tė mė lėvduar Mua. I nėpėrkėmbin njerėzit e thjeshtė dhe ua mbyllin gojėn. E shtrinė lakminė e vet tek tė gjithė dhe e bėjnė tė drejtėn tė gabuar. Kjo ėshtė urtia qė duan njerėzit sot, ndėrsa e Imja ėshtė harruar.

    Mbrojtėsit e kishės, qė janė fisnikėt dhe kavalierėt, i shohin armiqtė e Mi, plaēkitėsit e kishės Sime, dhe bėjnė sikur nuk shohin. I dėgjojnė akuzat e tyre dhe nuk duan t’ia dinė. Ata i njohin dhe i kuptojnė veprat e atyre qė i sulmojnė urdhėresat e Mia e megjithatė i tolerojnė pa e bėrė qejfin qeder. Ata i shikojnė ēdo ditė tek bėjnė mėkate mortore pa i ndėshkuar dhe pa i vrarė ndėrgjegja, madje flenė pranė e pranė me ta dhe kanė marrėdhėnie me ta, duke e u betuar pėr miqėsinė me ta. Punėtorėt, qė pėrfaqėsojnė tė gjithė shtetasit, i refuzojnė urdhėresat e Mia e nuk mė japin dhuratat dhe tė dhjetat qė mė takojnė. U japin rryshfet gjykatėsve dhe u tregojnė respekt pėr tė fituar pėlqimin e tyre. Madje marr guximin tė them se shpata e frikės pėr Mua dhe kishėn time ėshtė hedhur tej dhe se njė thes me para ėshtė pranuar nė vend tė saj.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Hyji sqaron kapitullin e mėparshėm. Vendimi qė do tė merret ndaj njerėzve tė tillė. Hyji bėn durim me tė ligėt pėr hir tė tė mirėve.

    Libri 1 - Kapitulli 56

    Tė thashė mė parė se shpata e kishės ėshtė hedhur tej nė kėmbim tė njė thesi me para. Ky thes ėshtė i hapur nga njėra anė. Nga ana tjetėr ėshtė aq i thellė saqė kur fut diēka brenda, ajo asnjėherė nuk e arrin fundin, prandaj thesi kurrė nuk mbushet. Ėshtė kaluar ēdo masė dhe kufi dhe ėshtė arritur deri aty sa Zoti tė vihet nė lojė dhe pėrveē parasė nuk dėshirohet gjė tjetėr. Megjithatė Unė jam si njė zotėri qė ėshtė edhe atė edhe gjykatės. Kur i biri vjen pėr t’u gjykuar, tė pranishmit i thonė: 'Zotėri, procedo shpejt dhe jep vendimin!'

    Zotėria u pėrgjigjet atyre: 'Prisni pak deri nesėr, sepse ndoshta im bir bėn kthesė ndėrkohė.' Kur vjen e nesėrmja, njerėzit i thonė atij: 'Procedo dhe jep vendimin, zotėri! Sa kohė do ta zvarritėsh shpalljen e vendimit duke mos e dėnuar fajtorin?' Zotėria i pėrgjigjet: 'Prisni edhe pak qė tė shohim nėse im bir bėn kthesė! Pastaj, nėse ai nuk pendohet, unė do tė bėj ēka ėshtė e drejtė.' Nė kėtė mėnyrė Unė bėj durim me njerėzit deri nė momentin e fundit, pasi Unė jam edhe atė edhe gjykatės. Por duke qenė se vendimi Im ėshtė i pandryshueshėm, edhe pse merret pas njė kohe tė gjatė, Unė do t’i ndėshkoj mėkatarėt qė nuk bėjnė kthesė dhe do tė tregoj mėshirė ndaj atyre qė kthehen.

    Tė thashė mė parė se Unė i ndaj njerėzit nė tre grupe: gjykatės, mbrojtės dhe punėtorė. Kė simbolizojnė gjykatėsit nė mos priftėrinjtė qė e kanė shndėrruar urtinė hyjnore nė urti tė korruptuar dhe boshe? Si nėnpunės tė shkolluar qė e e pėrmbledhin me pak fjalė njė tekst tė gjatė – dhe ato pak fjalė thonė po atė gjė qė thonin fjalėt e shumta – po ashtu edhe klerikėt e sotėm i kanė pėrmbledhur dhjetė urdhėresat e Mia nė njė fjali tė vetme. E ē’ėshtė kjo fjali e vetme? 'Zgjat dorėn e na jep ca para!' Kjo ėshtė urtia e tyre: tė flasin bukur, tė sillen keq, tė shtiren si tė Mitė dhe tė veprojnė ligėsisht ndaj Meje.

    Nė kėmbim tė rryshfeteve ata nuk ngurojnė t’i tolerojnė mėkatarėt kur mėkatojnė dhe me shembullin e tyre ēojnė nė udhė tė shtrembėr njerėzit e thjeshtė. Pėrveē kėsaj ata urrejnė kė ndjek shembullin Tim. Sė dyti, mbrojtėsit e kishės, kavalierėt, nuk janė besnikė. Ata nuk e kanė mbajtur premtimin dhe betimin qė kanė dhėnė e me dashje i tolerojnė ata qė mėkatojnė kundėr fesė dhe ligjit tė Kishės Sime tė Shenjtė. Sė treti, punėtorėt apo shtetasit, janė si dema tė egėr, pasi ata bėjnė tre gjėra. Pėrplasin kėmbėt; e dyta hanė sa munden; e treta i plotėsojnė dėshirat e tyre si t’u teket. Shtetasit tani digjen nga dėshira pėr tė mirat e pėrkohshme. Ata janė grykės tė papėrmbajtur dhe vanitozė. Zgėrryhen zhyten nė dėshira trupore, pėrtej arėsyes.

    Por edhe pse armiqtė e Mi janė tė shumtė, Unė kam shumė miq mes tyre edhe pse tė fshehtė. Elisė, i cili kujtonte se ishte i vetmi mik i Imi qė kish mbetur, iu tha: "Kam shtatė mijė vetė qė nuk janė gjunjėzuar pėrpara Baalit." Po ashtu, edhe pse armiqtė i kam tė shumtė, Unė ende kam miq tė fshehtė mes tyre qė vajtojnė ēdo ditė qė Unė kam armiq dhe qė emri Im pėrēmohet. Ashtu si njė mbret i mirė dhe bamirės qė i di veprat e kėqija qė bėhen nė qytet, por i toleron me durim banorėt e tij dhe u dėrgon letra miqve tė vet pėr t’i vėnė nė dijeni pėr rrezikun qė u kanoset, po kėshtu, pėr hir tė lutjeve tė tyre, Unė u dėrgoj fjalėt e Mia miqve tė Mi.

    Kėto nuk janė aq tė mjegullta sa ato tė Zbulesės qė i bėra Gjonit me njė gjuhė tė errėt nė mėnyrė qė kur t’i vinte koha, Shpirti Im t’i shpjegonte kur tė mė pėlqente. E as janė aq tė errėta saqė nuk mund tė shprehen –ashtu siē ndodhi kur Pali pa disa nga misteret e Mia pėr tė cilat nuk iu lejua tė fliste – por ato janė aq tė qarta saqė gjithkush, i vogėl e i madh, mund t’i kuptojė, aq tė lehta saqė kushdo qė dėshiron mund t’i kapė.

    Prandaj miqtė e Mi le tė kujdesen qė fjalėt e Mia t’u mbėrrijnė armiqve tė Mi nė mėnyrė qė ata tė mund tė kthehen dhe le t’u bėhen tė ditur rreziku dhe gjykimi qė i pret, nė mėnyrė qė tė pendohen pėr veprat qė kanė bėrė! Pėrndryshe qyteti do tė gjykohet dhe si me njė mur qė shkatėrrohet pa lėnė gur mbi gur, pa mbetur as edhe dy gurė bashkė nė themel, ashtu do t’i ndodhė qytetit, domethėnė botės. Gjykatėsit me siguri do tė digjen nė zjarrėrat mė pėrvėlues. Nuk ka zjarr mė pėrvėlues se ai qė ushqehet me dhjamė. Ata gjykatės janė dhjamosur pasi kanė patur mė tepėr raste se tė tjerėt pėr ta kėnaqur egoizmin e tyre, kanė patur mė shumė ndere dhe bollėk e mė tepėr ligėsi dhe fėlliqėsi se tė tjerėt.

    Prandaj ata do tė skuqen nė tiganin mė tė pėrvėluar. Mbrojtėsit do tė varen nė shtyllėn mė tė lartė. Shtylla ka dy trarė vertikalė dhe njė tė tretė horizontal nė majė tė tė dyve. Kjo shtyllė me dy trarė tė drunjtė simbolizon ndėshkimin e tyre tė rreptė tė pėrbėrė si tė thuash nga nga dy copa druri. Copa e parė do tė thotė se ata nuk shpresuan nė shpėrmblimin Tim tė pėrjetshėm e as u pėrpoqėn ta fitonin me veprat e tyre. Copa e dytė do tė thotė se ata nuk patėn besim nė fuqinė dhe mirėsinė Time, duke menduar se Unė ose nuk isha i aftė tė bėjė gjithēka, ose nuk doja t’u jepja gjėrat qė u nevojiteshin. Trau horizontal simbolizon ndėrgjegjen e tyre tė deformuar- sepse edhe pse e kuptuan fare mirė ē’po bėnin, prapė se prapė vepruan keq dhe nuk ndjenė faj kur vepruan kundėr ndėrgjegjes. Litari i shtyllės simbolizon zjarrin e pėrjetshėm qė as nuk mund tė shuhet nga uji as tė pritet nga gėrshėrėt, as tė kėputet as tė marrė fund nga mosha e shtyrė.

    Nė kėtė shtyllė tė ndėshkimit tė rreptė dhe tė zjarrit tė pashuar, ata do tė qėndrojnė varur me turp si tradhtarė. Ata do tė vuajnė sepse nuk ishin besnikė. Ata do tė dėgjojnė tallje, pasi fjalėt e Mia nuk u pėlqenin. Thirrje mallkimi do tė ketė nė gojėn e tyre pasi lėvdatat dhe lavdia vetjake u pėlqenin. Sorra tė gjalla, domethėnė djaj qė nuk ngopen kurrė, do t’i plagosin nė shtyllė e megjithatė ata kurrė nuk do tė konsumohen: do tė jetojnė nė mundime pafund dhe torturuesit e tyre do tė jetojnė pambarim. Do tė kenė dėshpėrim tė pafund dhe mjerim tė pazbutshėm. Mė mirė do tė kish qenė pėr ta sikur tė mos kishin lindur, sikur jeta e tyre tė mos kish qenė aq e gjatė! Vendimi pėr punėtorėt do tė jetė si t’ishin dema. Demat kanė lėkurė dhe mish tė fortė. Prandaj vendimi ndaj tyre do tė jetė ēelik i mprehtė. Ky ēelik i mprehtė simbolizon vdekjen e ferrit qė do t’i mundojė ata qė mė kanė vėnė nė lojė dhe kanė dashur vullnetin e tyre egoist nė vend qė tė donin urdhėresat e Mia.

    Pra letra, domethėnė fjalėt e Mia, u shkrua. Le tė punojnė miqtė e Mi menēurisht e me maturi qė ajo t’u mbėrrijė armiqve tė Mi, me shpresėn se do tė vėnė mend dhe do tė pendohen. Nėse, pasi tė kenė dėgjuar fjalėt e Mia, disa do tė thonė: "Le tė presim pak, nuk ka ardhur ende koha, nuk ėshtė ende koha e Tij", atėherė me natyrėn Time hyjnore qė e dėboi Adamin nga parajsa dhe i dėrgoi dhjetė plagėt Faraonit, Unė betohem se do tė vij tek ta mė shpejt seē pandehin. Me natyrėn Time njerėzore qė mora pa mėkat nga Virgjėra pėr shpėtimin e njerėzve dhe me tė cilėn vuajta nė zėmėr, duke provuar dhimbje nė trup dhe vdekje pėr t’i dhėnė jetė njerėzve, me tė cilėn u ngjalla pėrsėri dhe u ngjita nė qiell e jam ulur nė tė djathtė tė Atit, Hyj dhe njeri i vėrtetė nė njė person, Unė betohem se do t’i zbatoj fjalėt e Mia.

    Pėr Shpirtin Tim qė zbriti mbi apostujt ditėn e Rrėshajave dhe i ndezi aq shumė ata saqė folėn nė gjuhėt e gjithė popujve, Unė betohem se nėse ata nuk bėjnė kthesė dhe nuk kthehen tek Unė si shėrbėtorė tė dobėt, nė zemėrimin Tim do tė hakmerrem. Do tė vuajnė nė trup dhe shpirt. Do t’u vijė keq qė lindėn gjallė dhe jetuan nė botė. Do t’u vijė keq qė kėnaqėsia qė patėn ish e vogėl dhe tani ėshtė e pakuptimtė e tortura e tyre do tė jetė pėrgjithmonė. Pastaj ata do tė kuptojnė ēka tani nuk pranojnė ta besojnė, pra qė fjalėt e Mia ishin fjalė dashurie. Pastaj ata do ta kuptojnė se Unė i qortova si baba, por se ata nuk deshėn tė dėgjonin. Nė tė vėrtetė, nėse nuk besojnė nė fjalėt dashamirėse, atyre do t’u duhet tė besojnė kur tė shohin ē’do tė ndodhė.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Zoti i tregon nuses qė Ai ėshtė ushqim i padėshirueshėm pėr shpirtrat e tė Krishterėve, ndėrsa botėn ata e duan dhe gjejnė gėzim nė tė. Pėr ndėshkimin e tmerrshėm qė i pret kėta njerėz.

    Libri 1 - KAPITULLI 57

    Biri i foli nuses: "Tė Krishterėt tani po sillen me Mua ashtu siē u sollėn Hebrenjtė. Hebrenjtė mė pėrzunė nga Tempulli dhe e kishin ndarė mendjen tė mė vrisnin, por duke qenė se ora Ime ende nuk kish ardhur, Unė u shpėtova nga duart. Kėshtu sillen tė Krishterėt tani me Mua. Ata mė pėrzėnė nga tempulli i tyre, domethėnė nga shpirti i tyre qė duhet tė jetė tempulli Im dhe do tė mė vrisnin menjėherė nėse do tė mundeshin. Nė gojėn e tyre Unė jam si mish i prishur qė bie erė dhe mendojnė se Unė them gėnjeshtra dhe nuk duan t’ia dinė aspak pėr Mua. Mė kthejnė shpinėn, por Unė do ta fsheh fytyrėn prej tyre pasi nuk kanė asgjė pėrveēse lakmi nė gojė dhe vetėm epsh shtazor nė trup. Vetėm kotėsirat i kėnaqin sytė e tyre. Pasionin dhe dashurinė Time nuk i honepsin dhe jeta Ime u duket barrė.

    Prandaj Unė do tė veproj si kafsha qė kishte shumė strofulla: kur gjuetarėt e gjėmonin nė njė strofull, ajo ia mbathte tek njė tjetėr. Do ta bėj kėtė sepse tė Krishterėt po mė pėrndjekin me veprat e tyre tė kėqija dhe mė kanė pėrzėnė nga strofulla e zemrės sė tyre. Prandaj Unė do tė shkoj tek Paganėt nė gojėn e tė cilėve tani dukem i hidhur dhe pa shije, por do tė bėhem mė i ėmbėl se mjalti pėr ta. Megjithatė akoma jam aq i mėshirshėm sa do ta mirėpres kėdo qė kėrkon falje dhe thotė: 'Zot, unė e di se kam mėkatuar rėndė dhe lirisht dua ta pėrmirėsoj jetėn me hirin Tėnd. Ki mėshirė pėr mua pėr hir tė mundimeve tė Tua tė mėdha!' Por pėr ata qė vazhdojnė tė bėjnė keq, Unė do tė vij si njė gjigand qė ka tre karakteristika: ėshtė i frikshėm, i fortė dhe i ashpėr. Do tė vij e t’u kall njė frikė tė tillė tė Krishterėve saqė tė mos guxojnė tė ngrejnė as gishtin e vogėl kundėr Meje. Do tė vij edhe me njė fuqi tė tillė saqė ata do tė duken si xhuxha para Meje. E treta, do tė vij me aq ashpėrsi saqė atyre do tė pendohen dhe do tė vuajnė pėrjetėsisht."

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Nėnės drejtuar nuses dhe fjalėt e ėmbla qė Nėna dhe Biri kėmbejnė me njėri-tjetrin. Fjalėt e Krishtit janė tė ashpra, mė tė ashpra, mė tė ashprat pėr tė kėqinjtė, por tė buta, mė tė buta, mė tė butat pėr tė mirėt.

    Libri 1 - KAPITULLI 58

    Nėna i tha nuses: "Medito, o nuse e re, rreth Pasionit tė Tim Biri. Pasioni i Tij qe mė i mundimshėm se vuajtjet e tė gjithė shenjtėrve. Ashtu sikurse njė nėnė do tė hidhėrohej e tronditej po tė shihte tė birin tek ia thernin tė gjallė, po ashtu edhe Unė u trondita gjatė Pasionit tė tim Biri kur pashė sa i rėndė ish." Pastaj ajo i tha tė Birit: "I bekuar je Ti, Biri im, pasi Ti je i shenjtė ashtu siē kėndohet: 'Shenjt, Shenjt, Shenjt, Hyji Zoti i gjithėsisė.' I bekuar qofsh Ti sepse Ti je i butė, mė i butė, mė i buti! Ti ishe i shenjtė pėrpara mishėrimit, i shenjtė nė krahėrorin tim, i shenjtė pas mishėrimit. Ti ishe i butė pėrpara krijimit tė botės, mė i butė se engjėjt, mė i buti me mua kur u mishėrove."

    Biri u pėrgjigj: "E bekuar je ti, Nėnė, mbi tė gjithė engjėjt! Ashtu si Unė isha mė i buti me ty, siē po thoje tani, ashtu Unė jam i ashpėr, mė i ashpėr, mė i ashpri me tė kėqinjtė. Jam i ashpėr me ata qė thonė se shumė gjėra i kam krijuar pa arėsye, qė blasfemojnė dhe thonė se i krijova njerėzit qė tė vdisnin dhe jo pėr tė jetuar. Ē’ide mjerane dhe e palogjikshme! A mos vallė Unė qė jam tejet i drejtė dhe i virtytshėm i paskam krijuar engjėjt kot? Mos vallė do e kisha pajisur natyrėn njerėzore me kaq mirėsi nėse do ta kisha krijuar qė tė mallkohej? Nė asnjė mėnyrė!

    I kam bėrė mirė tė gjitha gjėrat dhe nga dashuria i dhashė ēdo tė mirė njerėzimit. Por njerėzit i kthejnė gjithė tė mirat nė dėm tė vetvetes. Nuk jam Unė qė kam bėrė ndonjė gjė tė keqe, por janė ata vullneti i tė cilėve priret gjetkė dhe jo nga dikton ligji hyjnor. Kjo gjė ėshtė e keqe.
    Jam mė i ashpėr pėr ata qė thonė se Unė u dhashė vullnet tė lirė qė tė mėkatojnė por jo tė bėjnė mirė, qė thonė se Unė jam i padrejtė sepse disa i dėnoj dhe tė tjerė i justifikoj, qė mė fajtojnė pėr ligėsinė e vet kur e largoj hirin Tim prej tyre.

    Jam mė i ashpri pėr ata qė thonė se ligji Im dhe urdhėresat e Mia janė shumė tė vėshtira dhe se askush nuk ėshtė nė gjendje t’i zbatojė, qė thonė se Pasioni Im ėshtė i kotė pėr ta dhe pėr kėtė nuk e pėrfillin. Prandaj betohem pėr jetėn Time, ashtu sikurse dikur u betova me anė tė profetėve, se do ta ēoj ēėshtjen Time para engjėjve dhe gjithė shenjtėrve tė Mi. Ata pėr tė cilėt Unė jam i ashpėr do ta kuptojnė se i kam krijuar tė gjithė gjėrat racionalisht dhe mirė, pėr dobinė dhe instruktimin e njerėzimit dhe se as krimbi mė i vogėl nuk ekziston pa ndonjė arėsye. Atyre qė u dukem mė I ashpėr do ta kuptojnė se Unė me urti i dhashė njeriut vullnet tė lirė pėrsa i pėrket tė mirės. Ata do tė zbulojnė se Unė jam i drejtė e i jap mbretėrinė e pėrjetshme njerėzve tė mirė, por ndėshkimin tė kėqinjve.

    Nuk i takon djallit, tė cilin e krijova tė mirė, por qė ra pėr shkak tė ligėsisė sė vet, qė tė rrijė nė shoqėrinė e tė mirėve. Tė kėqinjtė do ta kuptojnė edhe qė nuk ėshtė faji Im por i tyri qė ata janė tė ligė. Nė tė vėrtetė, nėse do tė ishte e mundur, Unė me gėzim do ta merrja mbi vete ndėshkimin qė i takon ēdokujt, ashtu si dikur vuajta nė kryq pėr tė gjithė, qė ata tė mund t’i kthehen trashėgimisė sė premtuar.

    Por njerėzit gjithmonė ia kundėrvėnė vullnetin e vet Timit. U dhashė liri pėr tė mė shėrbyer nėse do tė dėshironin, e kėshtu tė mund tė fitonin njė shpėrblim tė pėrjetshėm. Por nėse nuk do ta dėshironin, ata do tė bashkėndanin ndėshkimin qė djalli meritoi pėr ligėsinėe e vet e si pasojė e sė cilės u krijua me tė drejtė ferri. Duke qenė se Unė jam plot me dashuri, Unė nuk desha qė njerėzit tė mė shėrbenin nga frika apo pse ishin tė detyruar si kafshė pa arėsye, por nga dashuria pėr Hyjin, sepse askush qė mė shėrben me pahir apo nga frika e ndėshkimit nuk do ta shohė fytyrėn Time.

    Ata pėr tė cilėt jam mė i ashpri do ta kuptojnė nė ndėrgjegjen e tyre se ligji Im ishte i butė dhe zgjedha ime e lehtė. Do tė trishtohen e s’do tė gjejnė ngushėllim qė e refuzuan ligjin Tim dhe deshėn botėn zgjedha e sė cilės ėshtė mė e rėndė dhe shumė mė e vėshtirė se e Imja." Pastaj Nėna e Tij u pėrgjigj: "I bekuar je Ti, Biri im, Hyji im dhe Zoti im! Duke qenė se Ti ishe gėzimi im i ėmbėl, lutem qė tė tjerėt tė kenė pjesė nė kėtė ėmbėsi." Biri u pėrgjig: "E bekuar je ti, e shtrenjta Nėna ime! Fjalėt e tua janė tė ėmbla dhe plot dashuri. Prandaj, do t’i ecė mirė kujtdo qė e pranon ėmbėlsinė tėnde nė gojėn e vet dhe e mban pa tė metė. Por kushdo qė e pranon dhe e refuzon do tė ndėshkohet akoma mė shumė." Pastaj Virgjėra u pėrgjigj: "I bekuar je Ti Biri im pėr gjithė dashurinė tėnde!"

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krishtit, nė prani tė nuses, ku me shėmbėlltyra Krishti krahasohet me njė fshatar, priftėrinjtė e mirė me njė bari tė mirė, priftėrinjė e kėqinj me njė bari tė keq dhe tė Krishterėt e mirė me njė bashkėshorte. Kėto shėmbėlltyra janė tė dobishme pėr shumė arėsye.

    Libri 1 - KAPITULLI 59

    Unė jam Ai qė kurrė nuk ka thėnė njė gėnjeshtėr. Bota mė merr pėr njė fshatar emri i tė cilit tingėllon pa lezet. Fjalėt e Mia mbahen pėr marrėzi dhe shtėpia Ime konsiderohet si barakė pa vlerė. Tani ky fshatar na kish njė grua qė nuk dėshironte tjetėr gjė pėrveē asaj qė dėshironte i shoqi, qė e kish gjithēka bashkė me tė shoqin dhe e pranonte si zotėrinė e vet, duke iu bindur nė gjithēka. Ky fshatar na kish edhe shumė dele dhe pėr pesė monedha ari pajtoi njė bari qė t’i ruante delet dhe qė tė kujdesej pėr nevojat e tij tė pėrditshme. Ky ishte bari i mirė qė e pėrdori mirė, sipas nevojave, arin dhe ushqimin. Mė pas vendin e kėtij bariu e zuri njė bari tjetėr qė nuk qėndronte nė lartėsine e tė parit e qė e pėrdori arin pėr tė blerė grua tė cilėn e ushqente me ushqimin e vet, duke u marrė vazhdimisht me tė pa u kujdesur pėr delet e shkreta qė ndiqeshin dhe hallakateshin nga bishat e egra. Kur fshatari i pa delet e veta, ai bėrtiti duke thėnė:

    ’Bariu nuk mė ėshtė besnik. Delet e mia janė hallakatur dhe disa i kanė shqyer bishat, ndėrsa tė tjera kanė ngordhur e mishi i tyre ka mbetur pa ngrėnė.' Pastaj e shoqja i tha fshatarit: 'Imzot, nuk ka dyshim qė nuk nuk mund t’i marrim mė trupat e shqyer. Por le tė marrim nė shtėpi e tė pėrdorim trupat e paprekur edhe pse nuk kanė mė frymė. Do tė ishte e padurueshme nėse do mbeteshim fare pa gjė.' I shoqi iu pėrgjigj: 'Ē’tė bėjmė? Kafshėt kishin dhėmbė helmues, prandaj mishi i deleve ėshtė infektuar me helm vdekjeprurės, lėkura ėshtė prishur, leshi ėshtė bėrė gjithė njolla.' E shoqja iu pėrgjigj: 'Nėse gjithēka ka shkuar dėm dhe ka humbur, me ēfarė do tė jetojmė?' I shoqi iu pėrgjigj:

    'Shoh se ka ende dele tė gjalla nė tre vende. Disa ngjajnė si dele tė ngordhura dhe nuk guxojnė tė marrin frymė nga frika. Tė tjera janė zhytur thellė nė baltė dhe nuk arrijnė tė dalin prej aty. Tė tjerat janė fshehur e nuk guxojnė tė dalin. Eja, grua, le t’i ndihmojnė tė ngrihen delet qė kanė nevojė pėr ndihmė dhe le tė pėrdorim ato!' Ja Unė, Zoti, jam ai fshatar. Njerėzit mė kujtojnė njė gomar tė rritur nė stallė sipas natyrės dhe zakoneve tė veta. Emri Im ėshtė mendja e Kishės sė Shenjtė. Ajo konsiderohet e neveritshme duke qenė se sakramentet e Kishės, pagėzimi, konfirmimi, vajosja, rrėfimi dhe martesa nuk merren seriozisht dhe u administrohen tė tjerėve me grykėsi.

    Fjalėt e Mia mbahen pėr marrėzi sepse fjalėt e gojės Sime, qė thashė me shėmbėlltyra, janė kthyer nga fjalė shpirtėrore nė zbavitje pėr shqisat. Shtėpia Ime konsiderohet e neveritshme pasi njerėzit duan gjėrat e tokės dhe jo ato qiellore. Bariu i parė simbolizon miqtė e Mi, domethėnė priftėrinjtė qė kam patur nė Kishėn e shenjtė, pasi me ‘njė’ Unė nėnkuptoj shumė. Atyre u besova delet e Mia, domethėnė trupin Tim tejet tė nderuar qė ta shuguronin, si dhe shpirtrat e tė zgjedhurve tė Mi qė t’i udhėhiqnin dhe t’i mbronin. U dhashė edhe pesė gjėra tė mira, mė tė ēmueshme se ari, konkretisht inteligjencė pėr tė gjitha ēėshtjet e koklavitura qė ata tė mund tė dallonin tė mirėn nga e keqja, tė vertėtėn nga gėnjeshtra.

    Sė dyti, u dhashė inteligjencė dhe urti pėr ēėshtjet shpirtėrore; kjo tani ėshtė harruar dhe tani duan urtinė njerėzore. Sė treti, u dhashė dlirėsinė; sė katėrti u dhashė maturi dhe vetėpėrmbajtje nė gjithēka me qėllim qė ta mbanin trupin nėn kontroll; sė pesti, vendosmėri nė zakone, fjalė dhe vepra tė mira. Pas kėtij bariu tė parė, domethėnė pas kėtyre miqve tė Mi qė ishin dikur nė Kishė, erdhėn barinj tė kėqinj. Blenė pėr vete grua nė kėmbim tė arit, domethėnė nė kėmbim tė dlirėsisė dhe nė vend tė atyre pesė gjėrave tė mira morėn pėr vete trupin e njė gruaje, domethėnė mungesėn e vetėpėrmbajtjes. Prandaj shpirti Im ėshtė larguar prej tyre.

    Kur e kanė ndarė mendjen tė mėkatojnė dhe tė kėnaqin gruan e tyre, domethėnė epshin e tyre, ashtu siē u pėlqen, shpirti Im i braktis pasi ata nuk kujdesen pėr delet kur ndjekin vullnetin e vet. Delet qė u shqyen krejtėsisht simbolizojnė shpirtrat qė kanė pėrfunduar nė ferr, trupat e tė cilėve janė varrosur dhe presin tė ringjallen pėr mallkimi tė pėrjetshėm. Delet trupat e tė cilave kanė mbetur por shpirtrat u janė marrė simbolizojnė ata qė nuk mė duan, nuk kanė frikė nga Unė, nuk kanė devocion ndaj Meje e as duan t’ia dinė pėr Mua.

    Shpirti Im qėndron larg tyre pasi dhėmbėt helmues tė bishave e kanė helmatisur mishin e tyre; me fjalė tė tjera, mendimet dhe shpirti i tyre, tė simbolizuar nga tė brendshmet dhe mishi i deleve, janė tė neveritshme pėr Mua dhe mė vjen ndot si tė ishin mish i helmatisur. Lėkura e tyre, domethėnė trupi, ėshtė shterpė nga ēdo e mirė dhe dashuri dhe e papėrshtatshme pėr mbretėrinė Time. Pas gjykimit do tė pėrfundojė nė zjarrin e pashuar tė ferrit. Leshi i tyre, domethėnė veprat e tyre, janė aq tė padobishme, saqė nuk ka asgjė nė to qė t’i bėjė tė meritojnė dashurinė dhe hirin Tim.

    Atėherė, o gruaja Ime, domethėnė o ju tė Krishterė tė mirė tė simbolizuar nga gruaja, ē’mund tė bėjmė ne? Unė shoh se ka ende dele tė gjalla nė tre vende. Disa prej tyre duken si dele tė ngordhura dhe nuk guxojnė tė marrin frymė nga frika. Kėto janė ata paganė qė do tė dėshironin tė kishin fenė e vėrtetė, mjaft qė ta njihnin atė. Por ata nuk guxojnė tė marrin frymė, domethėnė nuk guxojnė ta lėnė besimin qė kanė dhe tė pranojnė fenė e vėrtetė. Grupi i dytė i deleve janė ato qė qėndrojnė nė vende tė fshehta e nuk guxojnė tė dalin. Kėta janė Hebrenjtė tė cilėt si tė thuash ndodhen pas njė perdeje. Do tė dilnin me gėzim prej aty nėse do tė ishin tė sigurtė se Unė kam lindur. Ata janė fshehur pas njė perdeje duke qenė se shpresa e tyre pėr shpėtim ėshtė nė figurat dhe shenjat qė mė simbolizonin Mua nė Ligj, por qė nė tė vėrtetė janė plotėsuar nė Mua. Pėr shkak tė shpresės sė tyre boshe ata kanė frikė tė dalin e tė vijnė tek feja e drejtė. Nė vendin e tretė, delet e zhytura nė baltė, janė tė Krishterėt qė janė nė mėkat mortor. Duke qenė se i tremben ndėshkimit, ato do tė dilnin me gėzim prej aty, por nuk munden dot pėr shkak tė mėkateve tė rėnda dhe mungesės sė dashurisė.

    Prandaj, o gruaja Ime, o tė Krishterėt e Mi tė mirė, mė ndihmoni! Ashtu si gruaja dhe burri konsiderohen njė trup dhe njė gjymtyrė, ashtu i Krishteri ėshtė gjymtyra Ime pasi Unė jam nė tė dhe ai nė Mua.

    Prandaj, o gruaja Ime, o tė Krishterėt e Mi tė mirė, rendni me Mua tek delet qė ende marrin ca frymė dhe le t’i nxjerrim nga bataku e t’u japim jetė! Kini mėshirė pėr Mua pasi Unė i kam blerė delet shumė shtrenjtė! Le t’i mbajmė ato sė bashku! Ju mbani shpinėn ndėrsa Unė mbaj kokėn! Unė kam gėzim t’i mbaj nė krahėt e Mi. Dikur i mbajta tė gjitha mbi kurriz kur kurrizin ma plagosėn dhe mė lidhėn nė kryq.

    O miqtė e Mi, Unė i dua delet aq shumė saqė po tė ishte e mundur tė vdisja edhe njė herė pėr secilėn dele veē e veē njėlloj siē vuajta nė kryq pėr tė gjitha bashkė, do tė isha gati t’i shėlboja dhe jo t’i humbisja. Prandaj me gjithė zemėr u thėrras miqve tė Mi qė tė mos i kursejnė mundimet dhe tė bėjnė mirė pėr hatrin Tim. Nėse Mua nuk m’i kursyen qortimet kur isha nė botė, atėherė ata nuk duhet ta kursejnė veten pėr tė folur tė vėrtetėn rreth Meje. Unė nuk pata turp t’I nėnshtrohesha njė vdekjeje tė pėrbuzshme pėr hir tė tyre, por qėndrova atje ashtu siē kisha lindur, lakuriq nė sytė e armiqve tė Mi. Mė goditėn dhėmbėt me grushta; mė tėrhoqėn me gishta nga flokėt; mė fshikulluan me kamzhikė; mė kryqėzuan me veglat e tyre dhe qėndrova nė kryq bashkė me hajdutėt dhe cubat.

    Prandaj miqtė e Mi, mos i kurseni mundet pėr Mua qė durova kėto gjėra nga dashuria pėr ju! Pėrpiquni trimėrisht dhe ndihmojini tė gjitha delet e Mia nevojtare! Pėr natyrėn Time njerėzore qė ėshte tek Ati ashtu si Ati ėshtė tek Unė dhe pėr natyrėn Time hyjnore qė ėshtė nė Shpirtin Tim ashtu si Shpirti ėshtė nė tė, dhe ashtu si po ai Shpirt ėshtė nė Mua dhe Unė nė Tė, tė tre duke qenė njė Hyj nė tre Persona, Unė betohem se do dal t’i takoj ata qė pėrpiqen tė mbajnė delet e Mia me Mua dhe do t’i ndihmoj ato gjatė rrugėtimit. Dhe do t’u jap atyre njė shpėrblim tė ēmueshėm: Veten Time pėr gėzimin e tyre tė amshuar.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Biri i flet nuses pėr tre kategori tė Krishterėsh qė simbolizohen nga Hebrenjtė qė jetonin nė Egjipt. Miqtė e Hyjit duhet t’ua bėjnė tė ditura njerėzve tė paditur kėto rrėfime qė i janė dhėnė nuses.

    Libri 1 - KAPITULLI 60

    Biri i foli nuses duke thėnė: "Unė jam Hyji i Izraelit, Ai qė foli me Mojsiun. Kur e dėrgova tek populli Im, Mojsiu kėrkoi njė shenjė duke thėnė, 'Pėrndryshe populli nuk do tė mė besojė.' Nėse populli tė cilit iu dėrgua Mojsiu i pėrkiste Hyjit, pse nuk pati besim ai? Duhet ta dini se kishte tre lloj njerėzish mes Hebrenjve. Disa prej tyre besonin nė Hyjin dhe nė Mojsiun. Tė tjerėt besonin nė Hyjin por nuk kishin besim tek Mojsiu sepse mendonin se ndoshta ai po thoshte dhe bėnte gjėra nga mendja e vet dhe prej mendjemadhėsisė. Lloji i tretė ishin ata qė nuk besonin as nė Hyjin as nė Mojsiun.

    Po ashtu tani ka tre lloj njerėzish nė rradhėt e tė Krishterėve qė simbolizohen nga Hebrenjtė. Ka disa qė vėrtet besojnė nė Hyjin dhe nė fjalėt e Mia. Ka tė tjerė qė besojnė nė Hyjin por nuk kanė besim tek fjalėt e Mia sepse nuk dinė si ta dallojnė shpirtin e mirė nga i keqi. Lloji i tretė janė ata qė as besojnė nė Mua as besojnė qė ty tė kam folur Unė. Por, siē thashė, edhe pse disa prej Hebrenjve nuk kishin besim tek Mojsiu, prapė se prapė ata tė gjithė e kaluan Detin e Kuq me tė e dolėn nė shkretėtirė ku ata qė nuk kishin besim adhuruan idhujt duke ndezur zemėrimin e Hyjit. Pėr pasojė vdiqėn mjerisht edhe pse kėtė e bėnė vetėm ata qė nuk kishin fe.

    Pėr kėtė arėsye duke qenė se shpirti njerėzor ėshtė i avashtė pėr tė besuar, miku Im duhet t’ua bėjė tė ditura fjalėt e Mia atyre qė kanė besim nė tė. Pastaj ata do t’u pėrcjellin tė tjerėve qė nuk dinė tė bėjnė dallim mes njė shpirti tė mirė dhe njė shpirti tė keq. Nėse dėgjuesit u kėrkojnė njė shenjė, le t’u tregojnė atyre njė shkop ashtu siē bėri Mojsiu, domethėnė le t’ua shpjegojnė atyre fjalėt e Mia. Shkopi i Mojsiut ish i drejtė dhe pėr shkak tė shndėrrimit nė gjarpėr ishte edhe i frikshėm. Po ashtu fjalėt e Mia janė tė drejta dhe nuk ka gėnjeshtra nė to. Ato janė tė frikshme sepse tregojnė njė gjykim tė drejtė. Le t’u shpjegojnė dhe tė deklarojnė se nėpėrmjet fjalėve dhe zėrit tė njė goje tė vetme, djalli u largua nga krijesa e Hyjit – po ai djall qė mund tė lėvizė malet nėse fuqia Ime nuk do ta pengonte.

    Ē’pushtet i pėrkiste atij me lejen e Hyjit, nėse ai ia mbathi nga tingėllimi i njė fjale tė vetme? Po ashtu si ata Hebrenj qė, edhe pse nuk besonin as nė Hyjin as nė Mojsiun, u larguan nga Egjipti drejt tokės sė premtuar, gati si tė ishin tė detyruar tė shkonin me tė tjerėt, po kėshtu shumė tė Krishterė do tė dalin pa dashur sė bashku mė tė zgjedhurit e Mi, pa besuar nė fuqinė Time shpėtimtare.
    Ata nuk besojnė aspak nė fjalėt e Mia; ata vetėm sa kanė njė shpresė tė rremė nė fuqinė Time. Megjithatė fjalėt e Mia do tė pėrmbushen edhe pse ata nuk duan dhe ata si tė thuash do tė detyrohen tė pėrparojnė derisa tė arrijnė aty ku dua Unė."

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Fjalėt e Nėnės drejtuar nuses dhe fjalėt e ėmbla qė Nėna dhe Biri kėmbejnė me njėri-tjetrin. Fjalėt e Krishtit janė tė ashpra, mė tė ashpra, mė tė ashprat pėr tė kėqinjtė, por tė buta, mė tė buta, mė tė butat pėr tė mirėt.

    Libri 1 - KAPITULLI 58

    Nėna i tha nuses: "Medito, o nuse e re, rreth Pasionit tė Tim Biri. Pasioni i Tij qe mė i mundimshėm se vuajtjet e tė gjithė shenjtėrve. Ashtu sikurse njė nėnė do tė hidhėrohej e tronditej po tė shihte tė birin tek ia thernin tė gjallė, po ashtu edhe Unė u trondita gjatė Pasionit tė tim Biri kur pashė sa i rėndė ish." Pastaj ajo i tha tė Birit: "I bekuar je Ti, Biri im, pasi Ti je i shenjtė ashtu siē kėndohet: 'Shenjt, Shenjt, Shenjt, Hyji Zoti i gjithėsisė.' I bekuar qofsh Ti sepse Ti je i butė, mė i butė, mė i buti! Ti ishe i shenjtė pėrpara mishėrimit, i shenjtė nė krahėrorin tim, i shenjtė pas mishėrimit. Ti ishe i butė pėrpara krijimit tė botės, mė i butė se engjėjt, mė i buti me mua kur u mishėrove."

    Biri u pėrgjigj: "E bekuar je ti, Nėnė, mbi tė gjithė engjėjt! Ashtu si Unė isha mė i buti me ty, siē po thoje tani, ashtu Unė jam i ashpėr, mė i ashpėr, mė i ashpri me tė kėqinjtė. Jam i ashpėr me ata qė thonė se shumė gjėra i kam krijuar pa arėsye, qė blasfemojnė dhe thonė se i krijova njerėzit qė tė vdisnin dhe jo pėr tė jetuar. Ē’ide mjerane dhe e palogjikshme! A mos vallė Unė qė jam tejet i drejtė dhe i virtytshėm i paskam krijuar engjėjt kot? Mos vallė do e kisha pajisur natyrėn njerėzore me kaq mirėsi nėse do ta kisha krijuar qė tė mallkohej? Nė asnjė mėnyrė!

    I kam bėrė mirė tė gjitha gjėrat dhe nga dashuria i dhashė ēdo tė mirė njerėzimit. Por njerėzit i kthejnė gjithė tė mirat nė dėm tė vetvetes. Nuk jam Unė qė kam bėrė ndonjė gjė tė keqe, por janė ata vullneti i tė cilėve priret gjetkė dhe jo nga dikton ligji hyjnor. Kjo gjė ėshtė e keqe.
    Jam mė i ashpėr pėr ata qė thonė se Unė u dhashė vullnet tė lirė qė tė mėkatojnė por jo tė bėjnė mirė, qė thonė se Unė jam i padrejtė sepse disa i dėnoj dhe tė tjerė i justifikoj, qė mė fajtojnė pėr ligėsinė e vet kur e largoj hirin Tim prej tyre.

    Jam mė i ashpri pėr ata qė thonė se ligji Im dhe urdhėresat e Mia janė shumė tė vėshtira dhe se askush nuk ėshtė nė gjendje t’i zbatojė, qė thonė se Pasioni Im ėshtė i kotė pėr ta dhe pėr kėtė nuk e pėrfillin. Prandaj betohem pėr jetėn Time, ashtu sikurse dikur u betova me anė tė profetėve, se do ta ēoj ēėshtjen Time para engjėjve dhe gjithė shenjtėrve tė Mi. Ata pėr tė cilėt Unė jam i ashpėr do ta kuptojnė se i kam krijuar tė gjithė gjėrat racionalisht dhe mirė, pėr dobinė dhe instruktimin e njerėzimit dhe se as krimbi mė i vogėl nuk ekziston pa ndonjė arėsye. Atyre qė u dukem mė I ashpėr do ta kuptojnė se Unė me urti i dhashė njeriut vullnet tė lirė pėrsa i pėrket tė mirės. Ata do tė zbulojnė se Unė jam i drejtė e i jap mbretėrinė e pėrjetshme njerėzve tė mirė, por ndėshkimin tė kėqinjve.

    Nuk i takon djallit, tė cilin e krijova tė mirė, por qė ra pėr shkak tė ligėsisė sė vet, qė tė rrijė nė shoqėrinė e tė mirėve. Tė kėqinjtė do ta kuptojnė edhe qė nuk ėshtė faji Im por i tyri qė ata janė tė ligė. Nė tė vėrtetė, nėse do tė ishte e mundur, Unė me gėzim do ta merrja mbi vete ndėshkimin qė i takon ēdokujt, ashtu si dikur vuajta nė kryq pėr tė gjithė, qė ata tė mund t’i kthehen trashėgimisė sė premtuar.

    Por njerėzit gjithmonė ia kundėrvėnė vullnetin e vet Timit. U dhashė liri pėr tė mė shėrbyer nėse do tė dėshironin, e kėshtu tė mund tė fitonin njė shpėrblim tė pėrjetshėm. Por nėse nuk do ta dėshironin, ata do tė bashkėndanin ndėshkimin qė djalli meritoi pėr ligėsinėe e vet e si pasojė e sė cilės u krijua me tė drejtė ferri. Duke qenė se Unė jam plot me dashuri, Unė nuk desha qė njerėzit tė mė shėrbenin nga frika apo pse ishin tė detyruar si kafshė pa arėsye, por nga dashuria pėr Hyjin, sepse askush qė mė shėrben me pahir apo nga frika e ndėshkimit nuk do ta shohė fytyrėn Time.

    Ata pėr tė cilėt jam mė i ashpri do ta kuptojnė nė ndėrgjegjen e tyre se ligji Im ishte i butė dhe zgjedha ime e lehtė. Do tė trishtohen e s’do tė gjejnė ngushėllim qė e refuzuan ligjin Tim dhe deshėn botėn zgjedha e sė cilės ėshtė mė e rėndė dhe shumė mė e vėshtirė se e Imja." Pastaj Nėna e Tij u pėrgjigj: "I bekuar je Ti, Biri im, Hyji im dhe Zoti im! Duke qenė se Ti ishe gėzimi im i ėmbėl, lutem qė tė tjerėt tė kenė pjesė nė kėtė ėmbėsi." Biri u pėrgjig: "E bekuar je ti, e shtrenjta Nėna ime! Fjalėt e tua janė tė ėmbla dhe plot dashuri. Prandaj, do t’i ecė mirė kujtdo qė e pranon ėmbėlsinė tėnde nė gojėn e vet dhe e mban pa tė metė. Por kushdo qė e pranon dhe e refuzon do tė ndėshkohet akoma mė shumė." Pastaj Virgjėra u pėrgjigj: "I bekuar je Ti Biri im pėr gjithė dashurinė tėnde!"
    >>> Ky eshte nje liber me shume shume vlere. Faleminderit qe e sjell ketu me ane te postimeve dhe me kete rast lexojme ndonje gje qe vertet ja vlen.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #68
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Faleminderit Diella1, Zoti te bekoftė.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    LIBRI 2


    Biri e mėson nusen nė lidhje me djallin. Ai e sqaron se pėrse nuk i largon bakėqinjtė nga kjo jetė pėrpara se ata tė bien nė mėkat. Mbretėria e qiellit u jepet tė pagėzuarve pėrpara se tė arrijnė moshėn e arėsyes.

    Kapitulli 1

    Biri i foli nuses, duke thėnė: "Kur djalli tė tundon, thuaji kėto tre gjėra: 'Fjalėt e Hyjit nuk mund tė jenė pėrveēse tė vėrteta.' Sė dyti: 'Asgjė nuk ėshtė e pamundur pėr Hyjin, Ai mund tė bėjė gjithēka.' Sė treti: 'Ti, o djall, nuk mund tė mė japėsh dashuri mė tė flaktė se ajo qė mė jep Hyji.' " Pėrsėri Hyji i foli nuses, duke thėnė: "Unė i shoh njerėzit nė tre mėnyra: sė pari, trupin e tyre sė jashtmi dhe nė ēfarė gjendje ėshtė ai; sė dyti, ndėrgjegjen e tyre tė brendshme, drejt ēfarė priret ajo dhe nė ē’mėnyrė; sė treti, zemrėn e tyre dhe ēfarė ajo dėshiron. Si zogu kur sheh njė peshk nė det vlerėson thellėsinė e ujit dhe studion erėrat e shtrėngatės, po ashtu Unė di tė vlerėsoj sjelljet e ēdo njeriu dhe tė vendos se ēfarė i takon secilit, sepse Unė jam mė symprehtė dhe mund ta vlerėsoj gjendjen e njeriut mė mirė seē e njeh njeriu vetveten.

    Duke qenė se Unė shoh dhe di gjithēka, ti mund tė mė pyesėsh pėrse Unė nuk i largoj bakėqinjtė nga kjo jetė pėrpara se ata tė fundosen nė honet e mėkatit. Unė vetė e kam bėrė kėtė pyetje dhe Unė vetė do t’i pėrgjigjem pėr ty: Unė jam Krijuesi i gjithēkaje dhe i di qė mė parė tė gjitha gjėrat. Unė di dhe shikoj gjithēka qė ka qenė dhe gjithēka qė do tė jetė. Por edhe pse Unė di dhe mund tė bėj gjithēka, prapė se prapė, pėr arėsye drejtėsie, Unė nuk ndėrhyj nė konstruktin natyror tė trupit, ashtu sikurse bėj me prirjet e shpirtit. Ēdo njeri vazhdon tė ekzistojė sipas konstruktit natyror tė trupit, ashtu siē ėshtė, dhe Unė e kam ditur kėtė qysh nga pėrjetėsia. Fakti qė dikush jeton mė gjatė dhe njė tjetėr mė pak ka tė bėjė me forcėn apo dobėsinė natyrore dhe lidhet me konstruktin fizik tė njeriut. Nuk ėshtė pasojė e paradijes Sime nėse dikush humbet shikimin apo bėhet i ēalė apo diēka tjetėr, pasi paradija Ime e gjithanshme ėshtė e tillė qė askujt nuk i vjen e keqja prej saj e ajo nuk ėshtė e dėmshme pėr asnjė.

    Pėrveē kėsaj, kėto gjėra nuk ndodhin as pėr shkak tė trajektores dhe pozicionit tė trupave qiellorė, por pėr shkak tė disa parimeve tė fshehta drejtėsie qė gjenden nė konstruktin dhe ruajtjen e natyrės. Mėkati dhe ērregullimet natyrore shkaktojnė deformime tė ndryshme nė trup. Kjo nuk ndodh ngaqė Unė e dėshiroj kėtė direkt, por ngaqė e lejoj tė ndodhė pėr hir tė drejtėsisė. Edhe pse Unė mund tė bėj gjithēka, prapė se prapė Unė nuk e shkel drejtėsinė. Po kėshtu, gjatėsia apo shkurtėsia e jetės sė njeriut lidhet me dobėsinė apo forcėn e konstruktit tė tij fizik dhe ka qenė nė paradijen Time qė askush nuk mund ta cėnojė.

    Kėtė mund ta kuptosh me anė tė njė shembulli. Imagjino sikur tė ishin dy rrugė nė tė cilat shkohet nėpėrmjet njė rruge tė vetme. Nė tė dyja rrugėt ka shumė varre pranė e pranė e tė mbivendosur. Fundi i njėrės prej tė dy rrugėve bie thikė nė humnerė; fundi i tjetrės shkon pėrpjetė. Nė udhėkryq shkruhet: 'Kushdo qė i futet kėsaj rruge, e fillon me kėnaqėsi fizike dhe e pėrfundon me mjerim dhe turp tė madh. Kushdo qė i futet rrugės tjetėr do tė lodhet disi nė fillim, por nė fund do tė gjejė gėzim dhe ngushėllim tė madh.' Dikush qė po ecte nė rrugėn teke ishte krejtėsisht i verbėr. Por kur arriti tek udhėkryqi, sytė iu hapėn dhe ai pa ēfarė ishte shkruar pėr dy rrugėt.

    Ndėrsa po studionte shenjėn dhe po mendonte me vete, papritur iu shfaqėn dy vetė qė i thanė njėri-tjetrit: 'Le tė vėrejmė me kujdes se cilėn rrugė do tė zgjedhė dhe pastaj ai do t’i pėrkasė atij prej nesh rrugėn e tė cilit do tė zgjedhė.' Udhėtari po bluante me vete tė mirat dhe tė kėqijat e secilės rrugė. Bėri zgjedhje tė matur dhe vendosi t’i futej rrugės fillimi i sė cilės kėrkonte ca mund pėr t’u pėrshkuar e nė fund kish gėzim dhe nuk zgjodhi atė qė fillonte me gėzim dhe pėrfundonte nė mundim. Ai vendosi se ishte mė e arėsyeshme dhe e pėrballueshme tė lodheshe ca nė fillim dhe tė pushoje i sigurt nė fund.

    A e kupton ēdo tė thotė kjo? Ta them Unė. Kėto dy rrugė janė e mira dhe e keqja qė mund tė bėjė njeriu. Varet nga vullneti i lirė i njeriut qė tė zgjedhė ē’i pėlqen kur arrin moshėn e arėsyes. Njė rrugė e vetme tė ēon tek dy rrugėt e zgjedhjes mes sė mirės dhe sė keqes; me fjalė tė tjera, nga mosha fėminore kalohet nė moshėn e pjekurisė. Personi qė po ecėn nė rrugėn e parė i pėrngjan njė tė verbėri sepse ėshtė sikur tė ishte i verbėr qysh nga fėmijėria deri nė moshėn e pjekurisė, pasi nuk di ta dallojė tė mirėn nga e keqja, mėkatin nga virtyti, tė lejueshmen nga e ndaluara.

    Personi qė po ecėn nė rrugėn e parė, pra nė moshėn e fėmijėrisė, i pėrngjan njė tė verbri. Por kur ai arrin nė udhėkryq, domethėnė nė moshėn e pjekurisė, sytė e gjykimit i hapen. Pas kėsaj ai di si tė vendosė e tė zgjedhė nėse ėshtė mė mirė tė provosh fillimisht ca mundim e mė pas gėzim tė pėrjetshėm, apo pak gėzim nė fillim dhe mundim tė pėrjetshėm nė fund. Cilėndo rrugė qė tė zgjedhė, nuk do t’i mungojnė ata qė do t’ia numėrojnė me kujdes hapat. Ka shumė varre nė kėto rrugė, njėri pas tjetrit, njėri mbi tjetrin, pasi si nė rini ashtu edhe nė pleqėri njėri vdes mė shpejt, tjetri mė vonė, njėri nė rini e tjetri nė moshė tė thyer. Fundi i kėsaj jete simbolizohet me tė drejtė nga varret: ai do t’i vijė tė gjithėve, njėrit nė njėrėn mėnyrė e tjetrit nė njė mėnyrė tjetėr, sipas konstruktit natyror tė secilit dhe ekzaktėsisht ashtu siē Unė e kam paraditur.

    Nėse Unė do ta largoja nga kjo jetė dikė kundėr konstruktit natyror tė trupit, djalli do tė kishte arėsye pėr tė mė akuzuar. Prandaj qė djalli tė mos gjejė dot asgjė nė Mua qė bie ndesh sadopak me drejtėsinė, Unė nuk pėrzihem mė me konstruktin natyror tė trupit, ashtu siē bėj me konstruktin e shpirtit. Por vėre mirėsinė dhe mėshirėn Time! Pasi, siē thotė mėsuesi, Unė i jap virtyt atyre qė nuk kanė asnjė virtyt. Pėr shkak tė dashurisė Sime tė madhe, Unė u jap mbretėrinė e qiellit tė gjithė tė pagėzurve qė vdesin pėrpara moshės sė arėsyes. Siē ėshtė shkruar: Ati ka dashur t’ia japė mbretėrinė e qiellit kėtyre. Pėr shkak tė dashurisė Sime tė thellė, Unė tregohem i mėshirshėm edhe me fėmijėt e paganėve.

    Nėse ndonjė prej tyre vdes pa arritur moshėn e arėsyes, duke qenė se nuk mund tė vinė tė mė njohin ballė pėr ballė, ata shkojnė nė njė vend qė juve nuk u lejohet ta dini, po ku ata do tė jetojnė pa vuajtje. Ata qė e pėrshkojnė rrugėn teke mbėrrijnė tek kėto dy rrugė, domethėnė nė moshėn kur bėhet dallimi mes sė mirės dhe sė keqes. Atėherė e kanė vetė nė dorė tė zgjedhin ēfarė u pėlqen mė tepėr. Shpėrblimi qė do tė marrin do tė pėrkojė me prirjen e vullnetit tė tyre sepse ata dinė ta lexojnė shenjėn e shkruar nė udhėkryq e cila u tregon se ėshtė mė mirė tė heqin ca mundim nė fillim dhe pastaj t’i presė gėzimi dhe jo tė kenė gėzime nė fillim dhe mundime nė fund. Ndonjėherė ndodh qė njerėzit largohen nga kjo jetė me herėt seē e lejon normalisht konstrukti i tyre fizik, siē ndodh nė rastin e vrasjeve, dehjeve dhe gjėrave tė kėtij lloji.

    Kjo vjen ngaqė ligėsia e djallit arrin nė atė pikė saqė mėkatari do tė meritonte njė ndėshkim jashtėzakonisht tė gjatė nėse do tė jetonte gjatė nė botė. Prandaj disa njerėz merren nga kjo jetė mė herėt sesa e lejon gjendja e tyre fizike, sepse kėshtu e lyp drejtėsia dhe pėr shkak tė mėkateve tė tyre. Largimin e tyre nga jeta Unė e kam ditur qysh nga pėrjetėsia dhe ėshtė e pamundur pėr kėdo qė ta cėnojė paradijen Time. Ndonjėherė edhe njerėz tė mirė largohen nga kjo jetė mė herėt seē e lejon konstrukti i tyre fizik. Pėr shkak tė dashurisė sė madhe qė kam pėr ta dhe pėr shkak tė dashurisė sė tyre tė zjarrtė dhe pėrpjekjeve tė tyre pėr t’i vėnė fre trupit pėr hatrin Tim, drejtėsia ndonjėherė e lyp qė tė merren nga kjo jetė, siē ėshtė paraditur prej Meje qysh nga pėrjetėsia. Pra Unė nuk ndėrhyj nė konstruktin natyror tė trupit, ashtu siē bėj me konstruktin e shpirtit."

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Akt-akuza e Birit ndaj njė shpirti qė do tė dėnohej nė prani tė nuses dhe pėrgjigja qė Krishti i dha djallit qė e pyeti se pėrse Ai e lejoi kėtė shpirt dhe i lejon bakėqinj tė tjerė tė prekin apo tė marrin trupin e Tij tė vėrtetė nė kungim.

    Libri 2 - Kapitulli 2

    Hyji u shfaq i zemėruar dhe tha: "Kjo vepėr e duarve tė Mia, tė cilės i pata taksur lavdi tė madhe, mė pėrbuz shumė. Ky shpirt, tė cilit i ofrova gjithė kujdesin Tim tė pėrzemėrt, mė ka bėrė tre gjėra: i hoqi sytė prej Meje dhe i ktheu nga armiku. E nguliti vullnetin tek bota. E vuri besimin tek vetvetja sepse ishte i lirė tė mėkatonte kundėr Meje. Pėr kėtė arėsye, duke qenė se nuk u merakos tė mė ketė fare nė konsideratė, bėra drejtėsi tė beftė ndaj tij. Duke qenė se e kishte ngulitur vullnetin e vet kundėr Meje dhe kish vėnė besim tė rremė tek vetvetja, ia largova objektin e dėshirave tė tij." Pastaj njė djall bėrtiti, duke thėnė: "Gjykatės, ky shpirt ėshtė i imi." Gjykatėsi u pėrgjigj: "’Ē’akuzė ke kundėr tij?" Ai u pėrgjigj: "Akuza ime ėshtė akt-akuza qė Ti i bėn, pra qė tė ka pėrēmuar Ty, Krijuesin e vet, dhe pėr kėtė arėsye shpirti i tij ėshtė bėrė shėrbėtori im.

    Pėrveē kėsaj, duke qenė se ai u mor papritmas nga jeta, si mundet krejt papritur tė fillojė tė tė pėlqejė? Pasi kur kish trup tė shėndetshėm dhe jetonte nė botė, ai nuk tė shėrbeu me zemėr tė sinqertė sepse mė shumė donte gjėrat e krijuara, nuk bėri durim nė sėmundje e as nuk reflektoi pėr veprat e Tua ashtu siē duhej. Nė fund ai nuk digjej nga zjarri i dashurisė. Ai ėshtė i imi pasi Ti e more nga jeta papritmas."

    Gjykatėsi u pėrgjigj: "Shpirti, kur nuk ka kryer vepra tė dėnueshme, nuk mund tė dėnohet pse vdes papritur. Vullneti i njeriut nuk dėnohet pėrgjithmonė pa e peshuar mirė ēėshtjen." Pastaj Nėna e Hyjit erdhi dhe tha: "Biri im, nėse njė shėrbėtor dembel ka njė mik qė ka miqėsi tė ngushtė me zotėrinė e tij, a nuk do t’i vijė ky mik i ngushtė nė ndihmė? A nuk do tė shpėtohet ai, nėse e kėrkon njė gjė tė tillė, pėr hir tė tjetrit?" Gjykatėsi u pėrgjigj: "Ēdo vepėr drejtėsie duhet tė shoqėrohet nga mėshira dhe urtia – mėshira e zbut ashpėrsinė, urtia siguron drejtėsi. Por nėse shkelja ėshtė e tillė qė nuk meriton tolerim, vendimi prapė se prapė mund tė zbutet pėr hir tė miqėsisė, pa e shkelur drejtėsinė. Pastaj Nėna e Tij tha: "I bekuari Biri im, ky shpirt mė ka patur vazhdimisht nė mendje dhe mė ka nderuar dhe shpesh kish zakon tė merrte pjesė nė festat solemne, edhe pse ishte i ftohtė ndaj Teje. Prandaj ki mėshirė pėr tė!"

    Biri u pėrgjigj: "E bekuara Nėnė, nė Mua ti sheh dhe di gjithēka. Edhe pse ky shpirt tė kish nė mendje, kėtė e bėnte mė tepėr pėr interesat e pėrkohshme sesa pėr tė mirėn e tij shpirtėrore. Ai nuk e trajtoi trupin Tim tejet tė pastėr ashtu siē duhej. Goja e tij e fėlliqur e pengonte t’i gėzohej dashurisė Sime. Dashuritė dhe qejfet mondane i fshihnin vuajtjet e Mia prej tij. Duke e marrė krejtėsisht tė mirėqenė faljen Time, ai nuk mendonte pėr fundin e vet dhe kjo ia pėrshpejtoi vdekjen. Edhe pse ėshtė kunguar vazhdimisht, kjo nuk e pėrmirėsoi shumė pasi ai nuk pėrgatitej siē duhej. Kush dėshiron ta pranojė nė kungim Zotėrinė dhe bujtėsin e tij fisnik, jo vetėm qė duhet tė pėrgatisė dhomėn e miqve, por edhe tė gjitha enėt. Ky njeri nuk veproi kėshtu pasi, edhe pse e pastronte shtėpinė, ai nuk e fshinte me kujdesin qė ngjall respekti. Ai nuk e shtronte dyshemenė me lulet e virtyteve e as i mbushte enėt e gjymtyrėve me vetėpėrmbajtje. Prandaj ti e sheh fare mirė se e meriton dėnimin.

    Vėrtet jam i pacėnueshėm dhe i pakuptueshėm dhe gjendem kudo nė sajė tė hyjnisė Sime, por gėzimin e gjej tek tė dlirėt pavarėsisht se hyj si tek i miri ashtu edhe tek i mallkuari. Tė mirėt marrin trupin Tim qė u kryqėzua dhe u ngjit nė qiell, qė u simbolizua paraprakisht nga mana dhe nga mielli i sė vesė. Po kėshtu bėjnė edhe tė kėqinjtė, por ndėrsa pėr tė mirėt ai vlen pėr t’i forcuar dhe ngushėlluar mė tepėr, tė kėqinjtė i ēon nė dėnim akoma mė tė drejtė pasi ata, edhe pse tė padenjė, nuk kanė frikė t’i afrohen njė sakramenti kaq dinjitoz." Djalli u pėrgjigj: "Nėse ai tė afrohej padenjėsisht, duke merituar kėshtu ndėshkim mė tė ashpėr, atėherė pėrse e lejove tė tė afrohej dhe tė tė prekte?"

    Gjykatėsi u pėrgjigj: "Ti nuk mė pyet i shtyrė nga dashuria, pasi ti nuk ke fare dashuri, por ėshtė pushteti Im qė tė detyron tė pyesėsh pėr hir tė nuses Sime qė po dėgjon. Ashtu sikurse si i miri dhe i keqi u sollėn me Mua pėr tė provuar realitetin e natyrės Sime njerėzore dhe tė pėrvujtėrinė Time tė durueshme, po ashtu si i miri dhe i ligu ushqehen me Mua nė altar – tė mirėt qė tė pėrsosen mė tej, tė kėqinjtė qė tė mos kujtojnė se tashmė janė dėnuar e, duke marrė trupin Tim, tė mund tė kthehen, me kusht qė tė jenė tė vendosur tė bėjnė kthesė. Ē’dashuri mė tė madhe mund t’u tregoj sesa duke hyrė, Unė mė i pastri i tė pastėrve, edhe nė enėn mė tė fėlliqur (edhe pse, si dielli material, Mua asgjė nuk mė ndot)? Ti dhe miqtė e tu e pėrēmoni kėtė dashuri sepse e keni ngurtėsuar veten ndaj dashurisė."

    Pastaj Nėna foli pėrsėri "I miri Biri im, sa herė qė tė afrohej ai ishte i respektueshėm ndaj Teje, edhe pse jo ashtu siē duhet. Gjithashtu ai pendohet qė tė ka fyer, edhe pse jo pėrsosshmėrisht. Biri im, pėr hatrin tim, llogarite kėtė nė favor tė tij." Biri u pėrgjigj: "Siē tha profeti, Unė jam dielli i vėrtetė, edhe pse jam shumė mė i mirė se dielli material. Dielli material nuk i pėrshkon dot malet dhe mendjet, ndėrsa Unė po.

    Njė mal mund ta pengojė diellin material qė ta ndriēojė tokėn qė gjendet mbrapa tij, por ē’mund tė mė pengojė Mua pėrveē mėkatit qė nuk e lejon shpirtin tė pėrshkohet nga dashuria Ime? Edhe sikur njė pjesė e malit tė hiqej, toka prapa tij prapė se prapė nuk do tė ngrohej nga dielli. Dhe nėse Unė hyj nė njė pjesė tė pastėr tė njė mendjeje, ē’ngushėllim mund tė kem nėse mė vjen erė e rėndė nga njė pjesė tjetėr? Prandaj njeriu duhet tė lirohet nga ēdo fėlliqėsirė dhe pastaj nga pastėrtia do tė burojė gėzim i ėmbėl." Nėna u pėrgjigj: "U bėftė vullneti Yt me ēdo mėshirė!"

    SQARIM

    Ky ishte njė prift qė shpesh ishte paralajmėruar pėr sjelljen e tij tė pakontrolluar dhe nuk zinte mend. Njė ditė, kur doli nė lėndinė pėr t’u kujdesur pėr kalin e tij, u dėgjua njė shkreptimė dhe rrufeja e goditi pėr vdekje. Trupi i mbeti krejtėsisht i paprekur me pėrjashtim tė pjesėve intime qė u dogjėn plotėsisht. Pastaj Shpirti i Hyjit tha: "Bijė, ata qė bėhen skllevėr tė kėnaqėsive tė tilla mjerane meritojnė tė heqin nė shpirt ēka ky njeri pėsoi nė trup."

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •