Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Krishti i tregon nuses pėr natyrėn e pandryshueshme dhe pėrjetėsinė e drejtėsisė sė Tij. Pasi mori natyrė njerėzore, Ai e tregoi drejtėsinė e Vet nėpėrmjet dashurisė nė njė dritė tė re. Ai me mirėsi tregon mėshirė ndaj tė mallkuarve dhe u mėson kalorėsve mėshirėn.

    Libri 2 - Kapitulli 12


    Unė jam Mbreti i vėrtetė. Askush nuk e meriton tė quhet mbret pėrveē Meje. Unė jam Ai qė gjykoi engjėllin e parė i cili mėkatoi pėr shkak tė krenarisė, lakmisė dhe zilisė. Jam ai qė gjykoi Adamin, Kainin dhe gjithė botėn me anė tė pėrmbytjes pėr shkak tė mėkateve tė gjinisė njerėzore. Jam Unė Ai qė e lejoi popullin e Izraelit tė binte nė skllavėri dhe mrekullisht e ēlirova me shenja tė mrekullueshme. Ēdo drejtėsi gjendet nė Mua. Drejtėsia gjithnjė ishte dhe ėshtė nė Mua pa fillim dhe fund. Kurrė nuk pakėsohet, gjithnjė mbetet e vėrtetė dhe e pandryshueshme. Edhe pse tani drejtėsia Ime duket disi mė e zbutur dhe Hyji tashmė duket si gjykatės mė i durueshėm, kjo nuk tregon ndryshim nė drejtėsinė Time, qė kurrė nuk ndryshon, por vetėm sa e nxjerr mė nė pah dashurinė Time. Unė tani e gjykoj botėn me po atė drejtėsi dhe me po atė gjykim tė drejtė si atėherė kur lejova qė populli Im tė bėhej skllav nė Egjipt dhe tė vuante nė shkretėtirė.

    Para se tė mishėrohesha, dashuria Ime qėndronte fshehur. E mbajta fshehur nė drejtėsinė Time si dritė tė eklipsuar nga njė re. Pasi mora natyrė njerėzore, edhe pse ligji qė qe dhėnė ndryshoi, vetė drejtėsia nuk ndryshoi por u bė mė e dukshme dhe doli mė qartė nė pah me anė tė dashurisė sė Birit tė Hyjit. Kjo ndodhi nė tre mėnyra. E para, ligji u zbut pasi kish qenė i rreptė pėr shkak tė mėkatarėve tė pabindur dhe zemėrgurė dhe kish qenė i vėshtirė me qėllim qė tė zbuste krenarėt. E dyta, Biri i Hyjit vuajti dhe vdiq. E treta, gjykimi Im tani duket sikur ėshtė mė larg dhe duket sikur ėshtė shtyrė nga mėshira dhe sikur ėshtė mė i butė ndaj mėkatarėve se mė parė. Nė fakt, aktet e drejtėsisė nė lidhje me prindėrit e parė, me pėrmbytjen apo me ata qė vdiqėn nė shkretėtirė, duken tė ashpra dhe strikte. Por po ajo drejtėsi ėshtė ende nė Mua dhe gjithnjė ka qenė. Porse mėshira dhe dashuria tani janė mė tė dukshme. Mė parė, pėr arėsye urtie, dashuria qėndronte fshehur brenda drejtėsisė dhe u shfaq me mėshirė edhe pse nė njė mėnyrė edhe mė tė fshehtė, pasi Unė kurrė nuk kam kryer dhe kurrė nuk kryej drejtėsi pa mėshirė apo mirėsi pa drejtėsi. Megjithatė tani ti mund tė pyesėsh: nėse Unė tregoj mėshirė nė drejtėsinė Time, nė ē’mėnyrė jam i mėshirshėm ndaj tė mallkuarve? Po tė pėrgjigjem me anė tė njė shembėlltyre. Ėshtė sikur njė gjykatės tė jetė ulur nė gjykim dhe vjen pėr t’u gjykuar vėllai i tij.

    Gjykatėsi i thotė: 'Ti je vėllai im dhe unė gjykatėsi yt, por edhe pse tė dua sinqerisht, unė nuk mundem e as ėshtė e drejtė qė tė veproj padrejtėsisht. Nė ndėrgjegjen tėnde ti e sheh se ēfarė meriton. Lypset qė tė gjykohesh siē e meriton. Nėse do tė ishte e mundur tė veprohej kundėr drejtėsisė, unė me gėzim do ta merrja mbi vete dėnimin tėnd.' Unė jam si ai gjykatės. Ky person ėshtė si vėllai Im pėr shkak tė natyrės Sime njerėzore. Kur ai vjen tė gjykohet nga Unė, ndėrgjegja e informon pėr fajin e tij dhe ai e kupton se cili ėshtė dėnimi qė meriton. Duke qenė se Unė jam i drejtė, unė i pėrgjigjem shpirtit – pėr t’u shprehur figurativisht – dhe i them: 'Ti nė ndėrgjegjen tėnde e sheh se ē’dėnim meriton. Tregomė ē’meriton.' Shpirti pastaj mė pėrgjigjet: 'Ndėrgjegja mė informon pėr dėnimin tim. Meritoj tė ndėshkohem sepse nuk t’u binda Ty.' Unė pėrgjigjem: 'Unė, gjykatėsi yt, e mora mbi vete gjithė ndėshkimin tėnd dhe ta bėra tė ditur rrezikun dhe mėnyrėn si t’i shpėtoje ndėshkimit. Drejtėsia nuk mund tė lejonte qė ti tė hyje nė qiell pa e shlyer fajin tėnd. Pagova Unė pėr ty sepse ti nuk ishe nė gjendje ta shlyeje vetė.

    Me anė tė profetėve tė tregova se ēfarė do tė mė ndodhte Mua dhe nuk lashė pa realizuar as edhe njė detaj tė vogėl nga ato qė parakallėzuan profetėt. Tė tregova gjithė dashurinė Time qė tė tė nxisja tė ktheheshe tek Unė. Por meqenėse ti u largove nga Unė, ti meriton tė dėnohesh sepse e shpėrfille mėshirėn. Por Unė ende jam aq i mėshirshėm saqė, po tė ishte e mundur qė tė vdisja pėrsėri, pėr ty do tė isha gati tė duroja po ato vuajtje qė dikur hoqa nė kryq pėr tė tė shpėtuar nga dėnimi. Por drejtėsia thotė se ėshtė e pamundur qė Unė tė vdes prapė pėr ty, edhe pse mėshira mė thotė se do tė donte tė vdiste pėrsėri pėr ty nėse do tė ishte e mundur. Nė kėtė mėnyrė Unė jam i mėshirshėm dhe dashamirės edhe ndaj tė mallkuarve. Unė e dua njerėzimin qysh nga fillimi, edhe kur dukesha i zemėruar, por askush nuk donte t’ia dinte pėr dashurinė Time.

    Duke qenė se jam i drejtė dhe i mėshirshėm, i paralajmėroj tė ashtėquajturit kalorės tė Mi se ata duhet ta kėrkojnė mėshirėn Time qė drejtėsia Ime tė mos bjerė mbi ta. Drejtėsia ėshtė ė palėkundur si mal, digjet si zjarr, ėshtė e frikshme si shkreptimė dhe e beftė si shigjetė. Paralajmėrimi Im ėshtė i trefishtė. Sė pari i paralajmėroj siē bėn ati me tė bijtė, qė ata tė kthehen tek Unė sepse Unė jam Ati dhe Krijuesi i tyre. Le tė kthehen dhe do t’u jap trashėgiminė qė u pėrket. Le tė kthehen sepse, edhe pse mė kanė refuzuar, prapė do t’i mirėprisja me gėzim dhe do tė dilja t’i takoja me dashuri. Sė dyti, u kėrkoj si vėlla qė tė kujtojnė plagėt dhe veprat e Mia. E treta, si Zoti i tyre Unė u kėrkoj tė kthehen tek Zoti tė cilit i kanė premtuar fe, ndaj tė Cilit duhet tė kenė besnikėri dhe tė Cilit i janė pėrkushtuar me betim.
    Prandaj, o kalorės, kthehuni tek Unė, Ati juaj, qė ju rriti me dashuri. Mendoni pėr Mua, vėllain Tuaj, qė u bė si ju nga dashuria pėr ju. Kthehuni tek Unė, Zoti i mirė. Ėshtė tejet e pandershme qė t’i premtoni fenė dhe besimin njė zotėrie tjetėr. Ju mė premtuat se do ta mbronit kishėn Time dhe do t’i ndihmonit nevojtarėt. Ndėrsa tani i premtoni besnikėri armikut Tim dhe e hidhni tej flamurin Tim e mbani lart flamurin e armikut Tim!

    Prandaj, o kalorės, kthehuni tek Unė me pėrvujtėri tė vėrtetė, sepse mė keni braktisur nga krenaria. Nėse ju duket e vėshtirė tė duroni ndonjė gjė pėr Mua, kujtoni ē’bėra pėr ju. Per ju shkova nė kryq me kėmbėt e pėrgjakura, duart dhe kėmbėt e Mia u shpuan pėr ju; nuk kurseva as edhe njė gjymtyrė Timen pėr ju. E prapė ju nuk doni t’ia dini pėr kėto dhe largoheni prej Meje. Kthehuni dhe do t’u jap tre lloj ndihmash. Sė pari, forcė pėr tė qenė nė gjendje t’i bėni ballė armiqve tuaj fizikė dhe shpirtėrorė. Sė dyti, zemėrgjerėsi tė guximshme qė tė mos i trembeni askujt pėrveē Meje dhe t’i konsideroni gėzim pėrpjekjet pėr Mua. Sė treti, do t’u jap urti qė ta kuptoni fenė e vėrtetė dhe vullnetin e Hyjit. Pra kthehuni dhe silluni si burra! Pasi Unė qė po ju jap kėtė paralajmėrim jam vetė Ai tė cilit i shėrbejnė engjėjt, Ai qė i liroi etėrit tuaj tė bindur, i ndėshkoi tė pabindurit dhe i pėruli krenarėt. Isha i pari nė luftė, i pari nė vuajtje. Prandaj mė ndiqni qė tė mos shkriheni siē shkrihet dylli nė zjarr. Pse nuk e mbani premtimin? Pse e shkelni betimin? Vallė vlej mė pak apo jam mė i padenjė se disa miq tuaj tokėsorė tė cilėve kur u premtoni besnikėri, e mbani fjalėn? Kurse Mua, dhuruesit tė jetės dhe nderit, kujdestarit tė shėndetit, ju nuk i jepni ēka i keni premtuar.

    Pėr kėtė arėsye, kalorės tė mirė, mbajini premtimet dhe, nėse jeni tepėr tė dobėt pėr t’i mbajtur me vepra, tė paktėn kini vullnetin e mirė pėr t’i mbajtur ato! Mė vjen keq pėr skllavėrinė ku ju ka zhytyr djalli, prandaj do ta pranoj vullnetin tuaj si vepėr. Nėse ktheheni tek Unė me dashuri, atėherė pėrkushtojuni fesė sė kishės Sime dhe Unė do tė dal t’ju takoj si njė baba zemėrmirė sė bashku me gjithė ushtrinė Time. Do t’ju jap pesė gjėra tė mira si shpėrblim. E para, lavde pafund do tė tingėllojnė gjithmonė nė veshėt tuaj. Sė dyti, fytyrėn dhe lavdinė e Hyjit do t’i kini gjithnjė para syve. E treta, lėvdimi i Hyjit kurrė nuk do tė largohet nga buzėt tuaja. E katėrta, do tė kini gjithēka qė shpirti juaj dėshiron dhe nuk do tė dėshironi asgjė mė tepėr sesa kini. E pesta, kurrė nuk do tė ndaheni nga Hyji juaj, por dashuria juaj do tė zgjasė pafund dhe ju do ta kaloni jetėn nė gėzim tė amshuar.

    I tillė do tė jetė shpėrblimi juaj, o kalorėsit e Mi, nėse e mbroni fenė Time dhe pėrpiqeni mė shumė pėr nderin Tim se pėr tuajin. Nėse keni ndopak mend, kujtohuni se kam qenė i durueshėm me ju, ndėrsa ju mė kėni fyer nė njė mėnyrė tė tillė qė ju vetė nuk do ta kishit toleruar. Pavarėsisht se Unė mund tė bėj gjithēka me plotfuqishmėrinė Time, pavarėsisht se drejtėsia Ime kėrkon shpagim ndaj jush, prapė mėshira qė gjendet nė urtinė dhe mirėsinė Time ju kursen. Prandaj kėrkoni mėshirė! Nga dashuria Unė jap ēka personi mė kėrkon.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Fjalė tė forta qė Krishti i thotė nuses pėr kalorėsit e sotėm dhe pėr mėnyrėn e formimit tė tyre. Hyji u jep forcė dhe ndihmė kalorėsve nė veprat qė kryejnė.

    Libri 2 - Kapitulli 13


    Unė jam njė Hyj sė bashku me Atin dhe Shpirtin Shenjt, njė trini Personash. Asnjė prej tė treve nuk mund tė ndahet apo tė shkėputet nga dy tė tjerėt, por Ati ėshtė nė Birin dhe Shpirtin, Biri ėshtė nė Atin dhe Shpirtin dhe Shpirti nė tė dy. Hyjnia i dėrgoi Fjalėn e Vet Virgjėrės Mari me anė tė engjėllit Gabriel. E megjithatė po Ai Hyj qė dėrgoi dhe u vetėdėrgua, ishte me engjėllin, Ai ishte nė Gabrielin dhe Ai ishte nė Virgjėrėn pėrpara Gabrielit. Pasi engjėlli dha mesazhin, Fjala u bė njeri nė Virgjėrėn. Unė qė po tė flas jam ajo Fjalė.

    Ati mė dėrgoi nga Vetja me Shpirtin Shenjt nė krahėrorin e Virgjėrės pa i privuar engjėjt nga vizioni dhe prania e Hyjit. Unė, Biri, qė isha me Atin dhe Shpirtin Shenjt nė krahėrorin virgjėror, mbeta po ai Hyj nė sytė e engjėjve nė qiell sė bashku me Atin dhe Shpirtin, duke sunduar dhe mbajtur nė jetė gjithēka. Megjithatė, natyra njerėzore e marrė nga Biri i vetėm ndenji nė krahėrorin e Marisė. Unė, qė jam njė Hyj nė natyrat e Mia hyjnore dhe njerėzore, denjoj tė flas me ty dhe tė tė tregoj dashurinė Time dhe tė ta forcoj fenė e shenjtė.

    Edhe pse trajta Ime njerėzore duket sikur ėshtė pėrpara teje dhe tė flet, prapė se prapė ėshtė mė e vėrtetė tė thuhet se shpirti dhe ndėrgjegja jote janė me Mua dhe nė Mua. Asgjė nė qiell apo tokė nuk ėshtė e pamundur apo e vėshtirė pėr Mua. Unė jam si njė mbret i fuqishėm qė vjen nė njė qytet me trupat e tij dhe e pushton tė gjithin. Po kėshtu hiri Im mbush tėrė gjymtyrėt e tua dhe i forcon tė tėra. Unė jam brenda dhe jashtė teje. Edhe pse flas me ty, Unė mbetem nė lavdinė Time. Vallė ē’mund tė jetė e vėshtirė pėr Mua qė mbaj nė jetė gjithēka me fuqinė Time dhe i rregulloj gjithė gjėrat nė urtinė Time, duke shkėlqyer mbi gjithēka? Unė, njė Hyj sė bashku me Atin dhe Shpirtin Shenjt, pa fillim dhe fund, qė mora natyrė njerėzore pėr shpėtimin e njerėzimit ndėrkohė qė natyra Ime hyjnore mbeti e pandryshuar, Unė qė vuajta, u ngjalla dhe u ngjita nė qiell, Unė vetė po flas me ty.

    Tė tregova mė parė pėr kalorėsit qė dikur mė jepnin shumė kėnaqėsi sepse qėndronin tė bashkuar me Mua me lidhjen e dashurisė. U lidhėn me Mua duke u betuar se do tė jepnin trupin e tyre pėr trupin Tim, gjakun e tyre pėr gjakun Tim. Prandaj u dhashė pėlqimin, prandaj i bashkova me Mua me njė lidhje dhe shoqėri tė vetme. Por tani trishtohem sepse kėta kalorės, qė duhet tė ishin tė Mitė, janė larguar prej Meje. Unė jam Krijuesi i tyre, shėlbuesi dhe ndihmėsi i tyre. U krijova njė trup me ēdo gjymtyrė. Bėra gjithēka nė botė pėr ta. I shpėrbleva me gjakun Tim. Fitova njė trashėgimi tė pėrjetshme pėr ta me mundimet e Mia. Unė i mbroj nga ēdo rrezik.

    Por tani ata janė larguar prej Meje. I shpėrfillin mundimet e Mia, nuk duan t’ia dinė pėr fjalėt e Mia qė duhej tė ishin gėzimi dhe ushqimi i tyre shpirtėror. Ata mė pėrēmojnė, dėshirojnė me gjithė zemėr dhe shpirt tė vuajnė pėr hir tė lavdeve njerėzore, ta derdhin gjakun pėr hir tė lakmisė, jani gati tė vdesin pėr fjalė tė ulta, djallėzore, boshe. Por prapė, edhe pse janė larguar, mėshira dhe drejtėsia Ime janė pranė tyre. Me mėshirė i ruaj qė tė mos mos bien pre e djallit djallit. Me drejtėsi Unė i toleroj me durim dhe nėse do tė ktheheshin pėrsėri, do t’i mirėprisja me gėzim e hareshėm do tė rendja t’i takoja.

    Thuaji atij qė dėshiron tė bėhet kalorės nė shėrbimin Tim se mund tė gjej prapė hir nė sytė e Mi me anė tė ceremonisė qė vijon. Ai qė dėshiron tė bėhet kalorės duhet tė vijė me kalin dhe armatimet e veta ne oborrin e kishės dhe ta lėrė aty kalin, pasi ai nuk ėshtė bėrė qė njeriu tė krekoset me tė por pėr t’i shėrbyer nė jetė, pėr t’u mbrojtur e pėr tė luftuar armiqtė e Hyjit. Pastaj le tė veshė mantelin, tė lidhė shiritin nė kokė, si diakoni qė vė shallin nė shenjė bindjeje dhe durimi tė shenjtė. Nė tė njėjtėn mėnyrė ai duhet tė veshė mantelin dhe tė lidhė shiritin nė kokė si shenjė tė premtimeve ushtarake dhe bindjes qė ka premtuar nė mbrojtje tė kryqit tė Krishtit.

    Duhet t’i prijė njė flamur i pushtetit laik, pėr ta kujtuar se ai duhet t’i bindet pushtetit tokėsor nė gjithēka qė nuk bie ndesh me Hyjin. Pasi tė ketė hyrė nė oborrin e kishės, prifti duhet tė dalė ta takojė me flamurin e kishės. Nė tė duhet tė pasqyrohen mundimet dhe plagėt e Krishtit si shenjė se ai ka pėr detyrė ta mbrojė kishėn e Hyjit dhe t’u bindet klerikėve tė lartė. Kur hyn nė kishė, flamuri i pushtetit tė pėrkohshėm duhet tė lihet jashtė kishės, ndėrsa flamuri i Hyjit duhet t’i prijė brenda nė kishė si shenjė qė pushteti hyjnor ėshtė mbi pushtetin laik dhe se njeriu duhet tė kujdeset mė tepėr pėr gjėrat shpirtėrore sesa pėr gjėrat e pėrkohshme.

    Kur Mesha tė ketė arritur tek Agnus Dei, drejtuesi i ceremonisė, pra mbreti apo dikush tjetėr, duhet t’i afrohet kalorėsit pranė altarit dhe t’i thotė: 'A dėshiron tė bėhesh kalorės?' Kur kandidati pėrgjigjet, ‘Po, dua,’ tjetri duhet tė shtojė fjalėt: 'Premtoji Hyjit dhe mua se do ta mbrosh fenė e Kishės sė Shenjtė dhe do t’i bindesh udhėheqėsve tė saj nė gjithēka qė ka tė bėjė me Hyjin!'

    Kur kandidati pėrgjigjet 'Po,' tjetri duhet t’i vendosė shpatėn nė duar duke i thėnė: 'Ja, unė po vė njė shpatė nė duart e tua qė ti mos ta kursesh as jetėn tėnde pėr hir tė kishės sė Hyjit, qė t’i mposhtėsh armiqtė e Hyjit dhe tė mbrosh miqtė e Tij.' Pastaj duhet t’i japė mburojėn dhe t’i thotė: 'Ja, po tė jap njė mburojė qė tė mbrohesh nga armiqtė e Hyjit, qė tė ndihmosh tė vejat dhe jetimėt, qė ta shtosh lavdinė e Hyjit me ēdo vepėr.' Pastaj duhet ta vėrė dorėn nė qafėn e tjetrin duke thėnė: 'Ja, tani je nė varėsi tė bindjes dhe autoriteteve. Ta dish pra se duhet tė zbatosh ēfarė ke premtuar me betim!' Pastaj i shtrėngohen manteli dhe rripat pėr t’i kujtuar ēdo ditė premtimet qė i ka bėrė Hyjit dhe betimin e bėrė pėrpara kishės qė e detyron mė tepėr se tė tjerėt ta mbrojė kishėn e Hyjit.

    Pasi tė bėhen kėto dhe tė jetė thėnė Agnus Dei, meshtari qė mban Meshėn duhet t’i japė trupin Tim qė ai tė jetė nė gjendje ta mbrojė fenė e Kishės sė Shenjtė. Unė do tė jem nė tė dhe ai nė Mua. Do t’i jap ndihmė dhe forcė dhe do ta bėj tė digjet flakė nga dashuria e tė mos dėshirojė tjetėr gjė pėrveē Meje, Hyjit tė tij. Nėse ndodh qė merr pjesė nė njė fushatė ku angazhohet pėr lavdinė Time dhe mbrojtjen e fesė Sime, prapė do t’i vlejė nėse ka synime tė drejta.

    Unė jam gjithkund nė sajė tė pushtetit Tim dhe tė gjithė mund tė mė pėlqejnė kur kanė synime tė drejta dhe vullnet tė mirė. Unė jam dashuri dhe askush nuk mund tė vijė tek Unė pėrveē atyre qė kanė dashuri. Prandaj nuk detyroj askėnd, sepse pėrndryshe do tė mė shėrbenin nga frika. Por ata qė duan tė angazhohen nė kėtė formė shėrbimi kalorsiak mė pėlqejnė. Do tė ishte mirė pėr ta qė ta tregonin me pėrvujtėri se duan t’i pėrkushtohen me tė vėrtetė shėrbimit kalorsiak sepse dezertimi prej tij ėshtė pasojė e krenarisė."

    SQARIM

    Mendohet se ky kalorės ėshtė Sėr Karli, i biri i Brixhidės.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Krishtit krahasohet me njė argjendar. Kėto fjalė u duhen transmetuar atyre qė e duan Hyjin, qė kanė ndėrgjegje tė drejtė dhe i mbajnė nėn kontroll tė pesta shqisat. Predikuesit e Hyjit duhet tė jenė punėtorė dhe jo pėrtacė nė transmetimin e fjalės sė Hyjit.

    Libri 2 - Kapitulli 14


    Unė jam si njė argjendar i zoti qė e dėrgon shėrbėtorin pėr tė shitur ar nė tė gjithė vendin, duke i thėnė: 'Duhet tė bėsh tre gjėra. Sė pari nuk duhet t’ia besosh arin tim askujt pėrveē atyre qė kanė sy tė paqtė dhe tė kthjellėt. Sė dyti mos ia beso atyre qė nuk kanė ndėrgjegje. Sė treti, shite arin pėr dhjetė talenta pasi ta kesh peshuar dy herė! Atij qė nuk pranon qė ari im tė peshohet dy herė, mos ia jep. Duhet tė kesh kujdes nga tre armė qė armiku im pėrdor kundėr teje. Para sė gjithash do tė pėrpiqet tė tė ngathtėsojė nė ekspozimin e arit tim. Sė dyti do tė pėrpiqet ta pėrziejė arin tim me metale pa vlerė qė ata qė e shohin dhe e kontrollojnė tė mendojnė se ari im ėshtė thjesht baltė dhe llum.

    Sė treti ai i mėson miqtė e tij si tė tė kundėrvihen dhe tė thonė papushim se ari im nuk ėshtė i mirė.' Unė jam si ai argjendar. Kam farkėtuar gjithēka nė qiell dhe nė tokė, jo me ēekiēė dhe vegla, por me pushtetin dhe fuqinė Time. Gjithēka qė ėshtė, ishte dhe do tė jetė, paradihet prej Meje. As edhe krimbi mė piciruk apo kokrriza mė e vogėl nuk mund tė ekzistojnė apo tė vazhdojnė tė ekzistojnė pa Mua. As edhe gjėja mė e vogėl nuk i shpėton paradijes Sime, pasi gjithēka vjen nga Unė dhe paradihet prej Meje. Por midis gjithė gjėrave qė kam bėrė, fjalėt qė kam folur janė mė tė vyeshmet, ashtu sikurse ari ėshtė mė i ēmueshėm se gjithė metalet e tjera.

    Prandaj shėrbėtorėt e Mi, tė cilėt i shpėrndaj nė tė gjithė botėn me arin Tim, duhet tė bėjnė tre gjėra. Para sė gjithash, ata nuk duhet t’ia besojnė arin Tim atyre qė nuk kanė sy tė paqtė dhe tė kthjellėt. Ti mund tė pyesėsh: 'Ē’do tė thotė tė kesh sy tė kthjellėt?' Njeri me sy tė kthjellėt ėshtė ai qė ka urti hyjnore dhe dashuri hyjnore. Por si mund ta marrėsh vesh kėtė? Ėshtė e lehtė. Ka shikim tė kthjellėt dhe mund t’i besohet ari Im atij personi qė jeton sipas arėsyes, qė i largohet kotėsisė dhe kureshtjes tokėsore, qė nuk do asgjė mė tepėr se Hyjin e vet. Ndėrsa i verbėr ėshtė ai qė ka njohuri, por nuk e vė nė zbatim dashurinė hyjnore qė ka kuptuar. Duket sikur i ka sytė nga Hyji, por nuk ėshtė ashtu, pasi sytė i ka nga bota e i ka kthyer shpinėn Hyjit.

    Sė dyti, ari Im nuk i duhet besuar atij qė nuk ka ndėrgjegje. Kush ka ndėrgjegje pėrveē atij qė i trajton tė mirat e veta tė pėrkohshme dhe kalimtare duke mbajtur parasysh pėrjetėsinė, qė e ka shpirtin nė qiell dhe trupin nė tokė, qė mendon ēdo ditė se do vijė koha ta lėrė kėtė botė dhe do t’i japė llogari Hyjit pėr veprat e veta? Ari Im i duhet besuar njė njeriu tė tillė. Sė treti, ai duhet ta shesė arin Tim pėr dhjetė talenta pasi ta ketė peshuar dy herė. Ēfarė simbolizon peshorja me tė cilėn peshohet ari pėrveē ndėrgjegjes? Ēfarė simbolizojnė duart qė peshojnė arin pėrveē vullnetit dhe dėshirės sė mirė? Cilėt janė gurėt e peshores pėrveē veprave shpirtėrore dhe trupore?

    Ai qė dėshiron ta blejė dhe mbajė arin Tim, duhet ta shqyrtojė veten drejt nė peshoren e ndėrgjegjes sė vet dhe tė ketė parasysh se duhet tė paguajė dhjetė talenta tė peshuar me kujdes sipas dėshirave tė Mia. Talenti i parė ėshtė shikimi i tij i disiplinuar. Kjo e bėn tė mbajė parasysh ndryshimin mes shikimit trupor dhe shpirtėror, se ē’dobi ka bukuria dhe pamja fizike, sa shkėlqim ka nė bukurinė dhe lavdinė e engjėjve dhe tė pushteteve qiellore qė ia kalojnė nė shkėlqim tė gjithė yjeve tė qiellit dhe se ē’gėzim tė hareshėm provon shpirti nė urdhėresat e Hyjit dhe lavdinė e Tij.

    Ky talent, domethėnė shikimi fizik dhe shpirtėror qė gjendet nė urdhėresat e Hyjit dhe nė vetėpėrmbajtje, nuk duhet peshuar me tė njėjtėn peshore. Shikimi shpirtėror vlen mė shumė se ai trupor dhe peshon mė tepėr pasi sytė e njeriut duhet tė qėndrojnė hapur pėrballė ēka i sjell dobi shpirtit dhe i nevojitet trupit, por mbyllur pėrballė marrėzisė dhe paturpėsisė.
    Talenti i dytė ėshtė tė dėgjuarit e mirė. Njeriu duhet ta dijė vlerėn e fjalorit tė pacipė, tė marrė dhe qesėndisės. Nuk vlen mė tepėr se njė flluskė sapuni. Prandaj njeriu duhet tė dėgjojė lavdet dhe himnet e Hyjit. Ai duhet tė dėgjojė veprat dhe thėniet e shenjtėrve tė Mi. Duhet tė dėgjojė ēfarė i nevojitet pėr tė forcuar shpirtin dhe trupin nė virtyt. Ky lloj dėgjimi peshon mė tepėr nė peshore se dėgjimi i paturpėsive. Ky lloj i mirė dėgjimi, kur peshohet nė peshore me dėgjimin tjetėr, do ta ulė fare peshoren nga ana e vet, kurse tjetri, lloji bosh i dėgjimit, do tė ngrihet lart e s’do tė peshojė fare.

    Talenti i tretė ėshtė ai i gjuhės. Personi duhet ta peshojė madhėshtinė dhe dobinė e fjalėve inkurajuese dhe tė matura nė peshoren e ndėrgjegjes sė vet. Duhet tė vėre re edhe dėmin dhe kotėsinė e fjalėve boshe. Pastaj duhet t’i lėrė fjalėt e kota dhe tė dojė fjalėt e mira. Talenti i katėrt ėshtė shija. Ē’ėshtė shija e botės pėrveēse mizerje? Cfilitje nė fillim tė njė veprimi, trishtim nė vazhdim, hidhėrim nė fund tė tij.
    Po ashtu njeriu duhet ta peshojė me kujdes shijen shpirtėrore kundrejt asaj tokėsore e do tė shohė se shpirtėrorja peshon mė shumė se ajo tokėsore. Shija shpirtėrore kurrė nuk humbet, kurrė nuk bėhet e mėrzitshme, kurrė nuk pakėsohet. Kjo lloj shije fillon nė tė tashmen duke i vėnė fre epshit me anė tė njė jete tė vetėpėrmbajtur dhe zgjat pėrgjithmonė nė qiell me gėzimin e ėmbėl qė vjen nga Hyji.

    Talenti i pestė ėshtė ai i shqisės sė tė prekurit. Njeriu duhet tė peshojė shqetėsimet dhe andrallat qė ai provon pėr shkak tė trupit, gjithė hallet tokėsore, tė gjitha problemet e shumta me tė afėrmin. E do tė kuptojė mjerimin e tyre tė madh. Le tė peshojė edhe sa e madhe ėshtė paqja e shpirtit dhe e njė mendjeje tė mirė-disiplinuar, sa mirė ėshtė qė tė mos shqetėsohesh pėr gjėra tė kota dhe salltanete. E do tė kuptojė sa ngushėllim sjellin. Kushdo qė dėshiron tė bėjė peshim tė saktė, duhet t’i vėrė shqisat e tė prekurit shpirtėror dhe fizik nė peshore dhe do tė shohė se shpirtėrori peshon mė shumė se trupori. Kjo shqisė shpirtėrore e tė prekurit fillon tė zhvillohet me anė tė pėrballimit me durim tė vėshtirėsive, respektimit me besnikėri tė urdhėresave tė Hyjit dhe zgjat pėrgjithmonė duke ēuar nė pushim dhe prehje tė paqtė. Ai qė prehjes fizike, ndjenjave dhe gėzimit tokėsor i jep mė peshė se atyre tė pėrjetėsisė, nuk ėshtė i denjė ta prekė arin Tim apo tė gėzojė lumturinė Time.

    Talenti i gjashtė ėshtė puna njerėzore. Njeriu duhet tė peshojė me kujdes nė ndėrgjegjen e vet punėn shpirtėrore dhe atė materiale. E para tė ēon nė qiell, e dyta nė botė; e para nė jetėn e amshuar pa vuajtje, e dyta nė dhimbje dhe vuajtje tė tmerrshme. Kushdo qė dėshiron arin Tim duhet t’i japė mė peshė punės shpirtėrore qė kryhet nė dashurinė Time dhe pėr lavdinė Time dhe jo punės materiale, pasi gjėrat shpirtėrore zgjasin pėrjetė ndėrsa gjėrat materiale do tė kalojnė.
    Talenti i shtatė ėshtė pėrdorimi i duhur i kohės. Njeriu ka kohė tė caktuara pėr t’iu pėrkushtuar vetėm gjėrave shpirtėrore, kohė tė tjera pėr nevojat trupore pa tė cilat jeta ėshtė e pamundur (nėse pėrdoren sipas arėsyes, ato llogariten si pėrdorim shpirtėror i kohės) dhe kohė tė tjera pėr veprimtari tė dobishme fizike. Meqenėse njeriu duhet tė japė llogari pėr kohėn dhe veprat e tij, ai duhet t’i japė pėrparėsi pėrdorimit shpirtėror. Pastaj tė merret me punė materiale dhe ta organizojė kohėn nė mėnyrė tė tillė qė gjėrat shpirtėrore tė kenė pėrparėsi ndaj atyre tė pėrkohshmeve e koha tė mos kalojė pa shqyrtim dhe peshim tė drejtė.
    Talenti i tetė ėshtė administrimi i drejtė i tė mirave tė pėrkohshme qė i janė dhėnė njeriut, gjė qė do tė thotė se njė i pasur, pėr aq sa ia lejojnė kushtet, duhet t’i japė tė varfrit me bamirėsi hyjnore.

    Por ti mund tė pyesėsh 'Ē’duhet tė japė ai i varfėr qė nuk ka asgjė?' Ai duhet tė ketė synimin e drejtė dhe tė mendojė si vijon: 'Po tė kisha ndonjė gjė, do tė isha gati ta jepja bujarisht.' Ky synim i llogaritet si vepėr. Nėse synimi i tė varfrit ėshtė qė tė ketė pasuri tė pėrkohshme si tė tjerėt por t’i japė njė shumė tė vogėl dhe cikėrrima tė varfėrve, ky synim i llogaritet si vepėr e vogėl. Prandaj njė i pasur qė zotėron shumė duhet tė praktikojė bamirėsinė. Njė nevojtar duhet tė ketė synimin pėr tė dhėnė dhe me kėtė do tė fitojė merita. Nėse dikush i jep mė shumė peshė gjėrave tė pėrkohshme se atyre shpirtėrore, nėse Mua mė jep njė kacidhe, botės i jep njėqind dhe vetes njėmijė, atėherė ai nuk pėrdor njė kut tė drejtė matjeje. Kush pėrdor njė kut tė tillė matjeje nuk meriton ta ketė arin Tim. Unė, dhuruesi i tė gjitha gjėrave, qė edhe mund tė marr mbrapsht ēka kam dhuruar, meritoj pjesėn mė tė vlefshme.

    Tė mirat e pėrkohshme u krijuan pėr t’u pėrdorur dhe pėr tė plotėsuar nevojat njerėzore, jo pėr salltanete. Talenti i nėntė ėshtė shqyrtimi i kujdesshėm i sė shkuarės. Njeriu duhet tė shqyrtojė veprat e veta, ē’lloj veprash ishin, sa ishin, si i ka korigjuar dhe me ē’meritė. Ai duhet edhe tė mbajė parasysh nėse veprat e tij tė mira ishin mė tė pakta se ato tė kėqijat. Nėse sheh se veprat e tij tė kėqija kanė qenė mė tė shumta se tė mirat, atėherė ai duhet tė ketė synim tė pėrkryer pėr t’u ndrequr dhe tė pendohet me tė vėrtetė pėr tė pabėrat e tij. Ky synim, nėse ėshtė i sinqertė dhe i palėkundur, do tė peshojė mė tepėr nė sytė e Hyjit se tė gjitha mėkatet e tij.

    Talenti i dhjetė ėshtė meditimi dhe planifikimi mbi tė ardhmen. Nėse dikush synon tė mos dojė asgjė pėrveē gjėrave tė Hyjit, tė mos dėshirojė asgjė pėrveē atyre qė ai di se i pėlqejnė Hyjit, qė me vullnet dhe durim tė pėrqafojė vėshtirėsitė, qoftė edhe dhimbjet e ferrit nėse kjo do t’i jepte Hyjit ndonjė ngushėllim dhe do tė ishte vullneti i Hyjit, atėherė ky talent ia kalon gjithė tė tjerėve. Me kėtė talent tė gjitha rreziqet kalohen lehtė. Kushdo qė i paguan kėto dhjetė talenta e meriton arin Tim.

    Por siē thashė, armiqtė e Mi duan t’i pengojnė ata qė shesin arin Tim nė tre mėnyra. Sė pari ata duan t’i bėjnė tė ngathėt dhe pėrtacė. Ka pėrtaci fizike dhe shpirtėrore. Pėrtaci fizike ėshtė lodhja trupore nga puna, zgjimi, etj. Pėrtacia shpirtėrore ndodh kur njė njeri me synime shpirtėrore, edhe pse e njeh gėzimin e ėmbėl dhe hirin e Shpirtit Tim, preferon tė prehet nė kėtė gėzim dhe jo tė shkojė e t’i ndihmojė tė tjerėt qė tė bėhen pjesėtarė me tė nė gėzim. A nuk e provuan Pjetri dhe Pali ėmbėlsinė e gėzimit tė pamatė qė buron nga Shpirti Im? Nėse do tė kishte qenė vullneti Im, ata do tė kishin preferuar tė fshiheshin thelle nė tokė me gėzimin qė kishin nė zemėr dhe jo tė bridhnin nėpėr botė.

    Por me qėllim qė tė tjerėt tė bėheshin pjesėtarė nė gėzimin e tyre tė ėmbėl, pėr tė predikuar ata preferuan tė dalin pėr hir tė tė tjerėve si edhe pėr lavdinė e tyre edhe mė tė madhe dhe tė mos rrinė vetėm pa i forcuar tė tjerėt me hirin qė u ish dhėnė atyre. Edhe miqtė e Mi, pavarėsisht se do tė donin tė rrinin vetėm e tė shijonin gėzimin e ėmbėl qė tashmė kanė, duhet tė dalin nė mėnyrė qė tė tjerėt tė bėhen pjesėmarrės nė gėzimin e tyre. Ashtu sikurse dikush qė ka zotėrime tė shumta nuk i pėrdor ato vetėm pėr vete por i ndan me tė tjerėt, po ashtu fjalėt e Mia dhe hiri Im nuk duhen mbajtur fshehur por duhet t’u shpallen tė tjerėve qė edhe ata tė inkurajohen.

    Miqtė e Mi mund t’u japin ndihmė tre lloj njerėzve. Sė pari tė mallkuarve; sė dyti mėkatarėve, domethėnė atyre qė bien nė mėkat dhe ngrihen pėrsėri; sė treti tė mirėve qė qėndrojnė palėkundur. Por ti mund tė pyesėsh: 'Si mundet dikush t’i ndihmojė tė mallkuarit kur ata nuk e meritojnė hirin dhe ėshtė e pamundur qė tė kthehen nė hirin e Hyjit?' Lėrmė tė tė pėrgjigjem me anė tė njė shembulli. Ėshtė njėlloj sikur nė fund tė njė humnere tė kishte gropa tė panumėrta dhe ēdokush qė bie nė tė zhytet se s’bėn nė thellėsi. Nėse dikush do tė bllokonte ndonjė prej gropave, ai qė do tė binte nuk do tė zhytej aq thellė. Kjo u ndodh tė mallkuarve. Edhe pse pėr shkak tė drejtėsisė Sime dhe ligėsisė sė tyre tė pandryshueshme ata duhet tė dėnohen kur tė vijė koha qė Unė e paradi, prapė ndėshkimi i tyre do tė jetė mė i lehtė nėse ata frenohen nga tė tjerėt qė tė mos bėjnė disa tė kėqija dhe shtyhen tė bėjnė ndonjė tė mirė. Nė kėtė mėnyrė Unė jam i mėshirshėm ndaj tė mallkuarve.

    Nė radhė tė dytė, ata mund t’u japin ndihmė atyre qė bien, por ngrihen prapė, duke i mėsuar si tė ngrihen, duke i ndihmuar qė tė mos bien dhe duke i udhėzuar si tė pėrmirėsohen dhe t’u bėjnė ballė pasioneve tė veta.

    Nė radhė tė tretė, ata mund tė bėhen tė dobishėm pėr tė drejtėt dhe tė pėrsosurit. Vallė nuk bien edhe ata vetė? Patjetėr qė bien, por kjo ėshtė pėr lavdinė e tyre mė tė madhe dhe turpėrimin e djallit. Ashtu si njė ushtar qė plagoset lehtė nė betejė nxitet edhe mė shumė nga plaga dhe bėhet mė i zellshėm nė betejė, po ashtu tundimi djallėzor i nxit tė zgjedhurit e Mi edhe mė shumė pėr luftėn shpirtėrore dhe pėr pėrvujtėri dhe ata pėrparojne edhe mė me zell drejt fitimit tė kurorės sė lavdisė. Prandaj fjalėt e Mia nuk duhen fshehur nga miqtė e Mi pasi, kur tė kenė dėgjuar pėr hirin Tim, ata do tė ndizen edhe mė shumė me devotshmėri pėr Mua.

    Metoda e dytė qė pėrdor armiku Im ėshtė mashtrimi pėr ta bėrė arin tim tė duket si baltė. Pėr kėtė, kur transkriptohet ndonjė prej fjalėve tė Mia, transkriptuesi duhet tė sjellė me vete dy dėshmitarė tė besueshėm ose njė njeri me ndėrgjegje ta sprovuar pėr tė vėrtetuar se ai e ka shqyrtuar dokumentin. Vetėm atėherė ai mund t’i transmetohet kujtdo qė e dėshiron, qė tė mos mbėrrijė i paautentikuar nė duart e armiqve tė Mi tė cilėt mund tė shtojnė ndonjė gjė tė rreme qė do t’i denigronte fjalėt e sė vėrtetės nė sytė e njerėzve tė thjeshtė.

    Metoda e tretė e armikut Tim ėshtė predikimi i shpėrfilljes ndaj arit Tim. Prandaj miqtė e Mi duhet t’u thonė atyre qė u kundėrvihen: 'Ari i kėtyre fjalėve pėrmban, si tė thuash, vetėm tre mėsime. Ato na mėsojnė qė tė kemi frikėn e Hyjit, tė duam devotshmėrisht, ta dėshirojmė qiellin me arėsye. Shqyrtojini fjalėt dhe gjykoni vetė e nėse gjeni ndonjė gjė tjetėr nė to, kundėrshtojini!'"

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Krishti i flet nuses pėr rrugėn qė tė ēon nė parajsė, rrugė e cila u hap me ardhjen e Tij dhe pėr dashurinė e zjarrtė qė Ai na tregoi duke duruar aq shumė dhimbje pėr ne qė kur lindi e derisa vdiq, si dhe pėr rrugėn qė tė ēon nė ferr qė tani ėshtė zgjeruar dhe rrugėn e ngushtė qė tė ēon nė parajsė.

    Libri 2 - Kapitulli 15


    Ti po pyet me vete se pėrse Unė po tė tregoj gjėra tė tilla dhe po tė rrėfej kaq mrekullira. Po e bėj vetėm pėr ty kėtė? Sigurist qė jo, por pėr inkurajimin dhe shpėtimin e tė tjerėve. Ti e sheh se bota ishte si njė shkretėtirė ku kishte njė rrugė qė tė ēonte tatėpjesė nė humnerėn e madhe. Nė humnerė kishte dy dhoma. Njėra ishte aq e thellė sa nuk kishte fund dhe ata qė pėrfunduan atje poshtė kurrė nuk u ngjitėn mė. E dyta nuk ishte e thellė dhe e frikshme si e para. Ata qė shkuan atje kishin ca shpresė se do tė merrnin ndihmė; pritja qe e gjatė por jo e pashpresė, nė errėsirė por pa mundim. Ata qė jetuan nė dhomėn e dytė thėrrisnin ēdo ditė nė drejtim tė njė qyteti madhėshtor aty pranė qė ish plot me ēdo tė mirė dhe gėzim.

    Ata thėrrisnin fort pasi e dinin rrugėn qė tė ēonte nė qytet. Megjithatė pylli i egėr ishte aq i dendur saqė ata nuk ishin nė gjendje ta kalonin apo tė ecnin sadopak pėrpara pėr shkak tė dendėsisė sė tij dhe nuk kishin forcė qė tė hapnin njė shteg nėpėr tė. Ēfarė thonin ata? Ata thėrrisnin: 'O Hyj, eja e na ndihmo, na trego udhėn e na ndriēo, ne po tė presim,! Askush pėrveē Teje nuk mund tė na shpėtojė!' Kjo thirrje arriti nė veshėt e Mi nė qiell dhe ngjalli mėshirėn Time. I prekur nga thirrja e tyre, Unė erdha nė shkretėtirė si shtegtar.

    Por pėrpara se t’i futesha punės dhe tė vija nė botė, njė zė foli pėrpara Meje duke thėnė: 'Sėpata ėshtė ngulur nė pemė.' Ky ishte zėri i Gjon Pagėzorit. Ai u dėrgua pėrpara Meje dhe thėrriti nė shkretėtirė: 'Sėpata ėshtė ngulur nė pemė,' qė do tė thotė: 'Le tė pėrgatitet gjinia njerėzore pasi sėpata ėshtė gati dhe Ai ka ardhur tė pėrgatisė njė udhė qė tė ēon tek qyteti dhe po rrėzon ēdo pengesė.' Kur Unė erdha punova nga lindja deri nė perėndim tė diellit, domethėnė iu pėrkushtova shpėtimit tė njerėzimit qysh se u mishėrova e derisa vdiqa nė kryq. Nė fillim tė aktivitetit Tim Unė shkova nė shkretėtirė larg armiqve tė Mi, mė konkretisht larg Herodit qė po mė ndiqte; u vura nė provė nga djalli dhe u pėrndoqa nga njerėzit. Mė vonė, duke hequr mundime tė mėdha, Unė hėngra, piva dhe iu nėnshtrova, pa mėkat, tė gjitha nevojave tė tjera natyrore qė njerėzit tė besonin se me tė vėrtetė kisha marrė natyrė njerėzore.

    Pasi e pėrgatita udhėn qė tė ēonte nė qytet, domethėnė nė qiell, dhe i largova tė gjitha pengesat qė ishin krijuar, driza dhe ferra mė gėrvishtėn gjoksin dhe goxha gozhdė mė plagosėn duart dhe kėmbėt. Dhėmbėt dhe faqet m’u dėrrmuan. Durova gjithēka me durim dhe nuk u ktheva mbrapsht por eca pėrpara edhe mė me zell, si kafshė e shtyrė nga uria qė, kur sheh njė njeri qė i drejton heshtėn nė bark, akoma mė me vrull kėrcen drejt heshtės pėr t’iu afruar njeriut derisa barku dhe gjithė trupi i bėhen shoshė. Po kėshtu Unė digjesha me aq dashuri pėr shpirtin saqė, edhe pse pashė dhe provova gjithė kėto tortura tė mėdha, sa mė shumė njerėzit dėshironin tė mė vrisnin, aq mė shumė Unė dėshiroja tė vuaja pėr shpėtimin e shpirtrave.

    Kėshtu eca nė shkretėtirėn e kėsaj bote dhe e pėrgatita udhėn me gjak dhe djersė. Bota me tė drejtė mund tė quhet shkretėtirė pasi nuk kish asnjė virtyt e ish katandisur nė shkretėtirė vesesh. Kishte vetėm njė rrugė nga ku gjithkush zbriste nė ferr, tė mallkuarit drejt mallkimit, tė mirėt drejt errėsirės. Unė dėgjova me mėshirė dėshirėn e tyre tė hershme pėr shpėtim dhe erdha si shtegtar pėr tė punuar. I panjohur pėr ta nė hyjninė dhe pushtetin Tim, Unė pėrgatita rrugėn qė ēon nė qiell. Miqtė e Mi e panė kėtė rrugė dhe vėrejtėn vėshtirėsitė e punės Sime dhe dėshirėn e zemrės Sime dhe shumė prej tyre mė ndoqėn me gėzim pėr njė kohė tė gjatė.

    Por ka ndryshuar zėri qė thoshte: 'Pėrgatituni!' Rruga Ime ka ndryshuar dhe shkurre e ferra janė rritur dhe ata qė po ecnin nė tė kanė ndaluar. Rruga pėr nė ferr ėshtė e lirė. Ėshtė e gjerė dhe shumė ecin nėpėr tė. Por pėr tė mos lejuar qė rruga Ime tė harrohet dhe tė lihet pas dore, miqtė e Mi tė paktė ende e pėrshkojnė atė me dashurinė pėr atdheun e tyre qiellor, si zogj qė kėrcejnė nga shkurrja nė shkurre, gati tė fshehur, duke mė shėrbyer me frikė, pasi tė gjithė sot mendojnė se kur ecėn nėpėr rrugėn e botės ke lumturi dhe gėzim.
    Pėr kėtė arėsye, duke qenė se rruga Ime ėshtė ngushtuar dhe rruga e botės ėshtė zgjeruar, tani Unė po u thėrras miqve tė Mi nė shkretėtirė, domethėnė nė botė, qė ata t’i shkulin shkurret dhe drizat nga rruga qė tė ēon nė qiell dhe t’ia rekomandojnė atė rrugė atyre qė po ecin.

    Siē ėshtė shkruar: 'Qofshin bekuar ata ata qė, edhe pse nuk mė kanė parė, besojnė'. Po ashtu lum ata qė tani besojnė nė fjalėt e Mia dhe i vėnė nė zbatim. Siē e sheh, Unė jam si njė nėnė qė rend pėr tė takuar tė birin endacak. Ajo mban njė dritė pėr tė qė ai ta shikojė rrugėn. Nga dashuria, ajo i del pėrpara dhe e shkurton udhėn e tij. I afrohet, e pėrqafon dhe e pėrshėndet. Me njė dashuri tė tillė Unė do tė rend pėr tė takuar miqtė e Mi dhe tė gjithė ata qė kthehen tek Unė dhe do t’u jap shpirtrave dhe zemrave tė tyre dritėn e urtisė hyjnore. Do t’i pėrqafoj me lavdi dhe do t’i rrethoj me oborrin qiellor ku nuk ka as qiell sipėr as tokė poshtė, por veē Hyji shihet; ku nuk ka as ushqim as pije, por vetėm shijim tė Hyjit.

    Rruga pėr nė ferr ėshtė e hapur pėr tė ligėt. Pasi tė kenė hyrė aty, kurrė nuk do tė dalin mė. Nuk do tė kenė lavdi e lumturi e do tė jenė plot me mjerim dhe turp pa fund. Prandaj po i flas kėto fjalė dhe po rrėfej dashurinė Time, nė mėnyrė qė ata qė janė larguar tė kthehen tek Unė dhe tė mė njohin Mua, Krijuesin e tyre, qė ata e kanė harruar."

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •