Fjalėt e Nėnės drejtuar nuses dhe fjalėt e ėmbla qė Nėna dhe Biri kėmbejnė me njėri-tjetrin. Fjalėt e Krishtit janė tė ashpra, mė tė ashpra, mė tė ashprat pėr tė kėqinjtė, por tė buta, mė tė buta, mė tė butat pėr tė mirėt.
Libri 1 - KAPITULLI 58
Nėna i tha nuses: "Medito, o nuse e re, rreth Pasionit tė Tim Biri. Pasioni i Tij qe mė i mundimshėm se vuajtjet e tė gjithė shenjtėrve. Ashtu sikurse njė nėnė do tė hidhėrohej e tronditej po tė shihte tė birin tek ia thernin tė gjallė, po ashtu edhe Unė u trondita gjatė Pasionit tė tim Biri kur pashė sa i rėndė ish." Pastaj ajo i tha tė Birit: "I bekuar je Ti, Biri im, pasi Ti je i shenjtė ashtu siē kėndohet: 'Shenjt, Shenjt, Shenjt, Hyji Zoti i gjithėsisė.' I bekuar qofsh Ti sepse Ti je i butė, mė i butė, mė i buti! Ti ishe i shenjtė pėrpara mishėrimit, i shenjtė nė krahėrorin tim, i shenjtė pas mishėrimit. Ti ishe i butė pėrpara krijimit tė botės, mė i butė se engjėjt, mė i buti me mua kur u mishėrove."
Biri u pėrgjigj: "E bekuar je ti, Nėnė, mbi tė gjithė engjėjt! Ashtu si Unė isha mė i buti me ty, siē po thoje tani, ashtu Unė jam i ashpėr, mė i ashpėr, mė i ashpri me tė kėqinjtė. Jam i ashpėr me ata qė thonė se shumė gjėra i kam krijuar pa arėsye, qė blasfemojnė dhe thonė se i krijova njerėzit qė tė vdisnin dhe jo pėr tė jetuar. Ēide mjerane dhe e palogjikshme! A mos vallė Unė qė jam tejet i drejtė dhe i virtytshėm i paskam krijuar engjėjt kot? Mos vallė do e kisha pajisur natyrėn njerėzore me kaq mirėsi nėse do ta kisha krijuar qė tė mallkohej? Nė asnjė mėnyrė!
I kam bėrė mirė tė gjitha gjėrat dhe nga dashuria i dhashė ēdo tė mirė njerėzimit. Por njerėzit i kthejnė gjithė tė mirat nė dėm tė vetvetes. Nuk jam Unė qė kam bėrė ndonjė gjė tė keqe, por janė ata vullneti i tė cilėve priret gjetkė dhe jo nga dikton ligji hyjnor. Kjo gjė ėshtė e keqe.
Jam mė i ashpėr pėr ata qė thonė se Unė u dhashė vullnet tė lirė qė tė mėkatojnė por jo tė bėjnė mirė, qė thonė se Unė jam i padrejtė sepse disa i dėnoj dhe tė tjerė i justifikoj, qė mė fajtojnė pėr ligėsinė e vet kur e largoj hirin Tim prej tyre.
Jam mė i ashpri pėr ata qė thonė se ligji Im dhe urdhėresat e Mia janė shumė tė vėshtira dhe se askush nuk ėshtė nė gjendje ti zbatojė, qė thonė se Pasioni Im ėshtė i kotė pėr ta dhe pėr kėtė nuk e pėrfillin. Prandaj betohem pėr jetėn Time, ashtu sikurse dikur u betova me anė tė profetėve, se do ta ēoj ēėshtjen Time para engjėjve dhe gjithė shenjtėrve tė Mi. Ata pėr tė cilėt Unė jam i ashpėr do ta kuptojnė se i kam krijuar tė gjithė gjėrat racionalisht dhe mirė, pėr dobinė dhe instruktimin e njerėzimit dhe se as krimbi mė i vogėl nuk ekziston pa ndonjė arėsye. Atyre qė u dukem mė I ashpėr do ta kuptojnė se Unė me urti i dhashė njeriut vullnet tė lirė pėrsa i pėrket tė mirės. Ata do tė zbulojnė se Unė jam i drejtė e i jap mbretėrinė e pėrjetshme njerėzve tė mirė, por ndėshkimin tė kėqinjve.
Nuk i takon djallit, tė cilin e krijova tė mirė, por qė ra pėr shkak tė ligėsisė sė vet, qė tė rrijė nė shoqėrinė e tė mirėve. Tė kėqinjtė do ta kuptojnė edhe qė nuk ėshtė faji Im por i tyri qė ata janė tė ligė. Nė tė vėrtetė, nėse do tė ishte e mundur, Unė me gėzim do ta merrja mbi vete ndėshkimin qė i takon ēdokujt, ashtu si dikur vuajta nė kryq pėr tė gjithė, qė ata tė mund ti kthehen trashėgimisė sė premtuar.
Por njerėzit gjithmonė ia kundėrvėnė vullnetin e vet Timit. U dhashė liri pėr tė mė shėrbyer nėse do tė dėshironin, e kėshtu tė mund tė fitonin njė shpėrblim tė pėrjetshėm. Por nėse nuk do ta dėshironin, ata do tė bashkėndanin ndėshkimin qė djalli meritoi pėr ligėsinėe e vet e si pasojė e sė cilės u krijua me tė drejtė ferri. Duke qenė se Unė jam plot me dashuri, Unė nuk desha qė njerėzit tė mė shėrbenin nga frika apo pse ishin tė detyruar si kafshė pa arėsye, por nga dashuria pėr Hyjin, sepse askush qė mė shėrben me pahir apo nga frika e ndėshkimit nuk do ta shohė fytyrėn Time.
Ata pėr tė cilėt jam mė i ashpri do ta kuptojnė nė ndėrgjegjen e tyre se ligji Im ishte i butė dhe zgjedha ime e lehtė. Do tė trishtohen e sdo tė gjejnė ngushėllim qė e refuzuan ligjin Tim dhe deshėn botėn zgjedha e sė cilės ėshtė mė e rėndė dhe shumė mė e vėshtirė se e Imja." Pastaj Nėna e Tij u pėrgjigj: "I bekuar je Ti, Biri im, Hyji im dhe Zoti im! Duke qenė se Ti ishe gėzimi im i ėmbėl, lutem qė tė tjerėt tė kenė pjesė nė kėtė ėmbėsi." Biri u pėrgjig: "E bekuar je ti, e shtrenjta Nėna ime! Fjalėt e tua janė tė ėmbla dhe plot dashuri. Prandaj, do ti ecė mirė kujtdo qė e pranon ėmbėlsinė tėnde nė gojėn e vet dhe e mban pa tė metė. Por kushdo qė e pranon dhe e refuzon do tė ndėshkohet akoma mė shumė." Pastaj Virgjėra u pėrgjigj: "I bekuar je Ti Biri im pėr gjithė dashurinė tėnde!"
Krijoni Kontakt