-
Nėna, engjėjt, profetėt, apostujt dhe djajtė i pėrgjigjen Hyjit, nė prani tė nuses, duke dėshmuar madhėrinė e Tij nė krijim, mishėrim, shėlbim etj. Por njerėzit tani i pėrgėnjeshtrojnė dėshmitė e tyre duke merituar gjykim tė ashpėr.
Libri 1 - KAPITULLI 45
Nėna tha: "Nusja e tim Biri, vishu dhe mos u luaj vendit sepse im Bir po vjen. Trupin ia copėtuan si ta kishin bluar nė mulli. Njerėzit mėkatuan me ēdo gjymtyrė tė tyren, prandaj im Bir pagoi me secilėn prej gjymtyrėve tė Veta. Ia shkulėn flokėt, ia nxorrėn vendit kockat, ia ndrydhėn kyēet, ia copėtuan kockat e ia ēpuan tejpėrtej duart dhe kėmbėt. Mendja iu trazua, zemra iu lėndua nga trishtimi, barku iu bė gropė, dhe gjithė kjo ngaqė njerėzimi kish mėkatuar me ēdo gjymtyrė." Pastaj foli Biri nė prani tė ushtrisė qiellore dhe tha: "Edhe pse ju dini gjithēka nė Mua, Unė flas pėr hir tė nuses qė ėshtė kėtu. Engjėj, po ju pyes: Thomėni, kush ka qenė pa fillim dhe do tė jetė pa fund?
Kush i ka krijuar gjithė gjėrat dhe nuk ėshtė krijuar prej askujt? Thojeni dhe jepni dėshminė tuaj!" Njėzėri engjėjt u pėrgjigjėn dukė thėnė: "Zot, ky je Ti. Ne dėshmojmė tre gjėra: E para qė Ti je Krijuesi ynė dhe i gjithēkaje nė qiell dhe tokė. E dyta qė Ti je dhe do tė jesh pa fillim, sundimi yt pa fund dhe pushteti yt i pėrjetshėm. Pa Ty asgjė nuk ėshtė bėrė dhe pa Ty asgjė nuk vjen nė jetė. Sė treti ne dėshmojmė se nė Ty ne shohim ēdo drejtėsi dhe gjithēka qė ka qenė dhe do tė jetė. Gjithė gjėrat janė tė pranishme pėr Ty pa fillim e fund." Pastaj Ai i tha profetėve dhe patriarkėve: "Po ju pyes: Kush ju priu nga skllavėria nė liri? Kush i ndau ujrat para jush? Kush ua dha Ligjin? O profetė, kush ju frymėzoi tė flisni?" Ata u pėrgjiggjėn: "Ti, o Zot. Ti na nxorre nga skllavėria. Ti na e dhe Ligjin. Ti e nxite shpirtin tonė tė flasė."
Pastaj Ai i tha Nėnės sė Tij: "Jep dėshminė tėnde tė vėrtetė pėr ēka di rreth Meje!" Ajo u pėrgjigj: "Pėrpara se engjėlli Yt tė vinte tek unė, unė isha vetėm me trup dhe shpirt. Pasi engjėlli foli, trupi Yt u mishėrua brenda meje me natyrat hyjnore dhe njerėzore dhe unė ndjeva trupin Tėnd brenda timit. Tė mbajta pa dhimbje. Tė linda pa ankth. Tė mbėshtolla me pelena dhe tė ushqeva me qumėsht. Isha me Ty nga lindja nė vdekje." Pastaj Zoti u tha apostujve: "Thoni, cili ėshtė ai qė patė, dėgjuat dhe prekėt me shqisat tuaja?" Ata u pėrgjigjėn: "I dėgjuam fjalėt e Tua dhe i mbajtėm parasysh. I dėgjuam fjalėt e Tua tė mrekullueshme kur na dhe Ligjin e Ri, kur me nje fjalė i urdhėrove djajtė dhe ata dolėn, kur me njė fjalė ngjalle tė vdekurin dhe shėrove tė sėmurin.
Tė pamė me trup njerėzor. Pamė mrekullitė e Tua dhe lavdinė hyjnore tė natyrės Sate njerėzore. Pamė kur tė dorėzuan tek armiqtė e Tu dhe tė kryqėzuan. Pamė qė vuajte shumė dhe pastaj tė varrosėn. Tė pamė kur u ngjalle. Prekėm flokėt e Tu dhe fytyrėn Tėnde. Prekėm gjymtyrėt e Tua dhe plagėt e Tua. Ti hėngre me ne dhe bisedove me ne. Ti me tė vėrtetė je Biri i Hyjit dhe Biri i Virgjėrės. Tė pamė kur u ngjite, me natyrėn Tėnde njerėzore, nė tė djathtėn e Atit ku Ti je pa fund."
Pastaj Hyji i pyeti shpirtrat e ndyrė: "Edhe pse e fshihni tė vėrtetėn nė ndėrgjegjen tuaj, prapė se prapė ju urdhėroj tė thoni kush ėshtė ai qė e dobėsoi pushtetin tuaj." Ata iu pėrgjigjėn: "Si cuba qė nuk thonė tė vėrtetėn po nuk i lidhėn, ne nuk themi tė vėrtetėn nėse nuk na detyron jote hyjnore and e madhėrishme. Ti je Ai qė zbriti nė ferr me pushtet. Ti e dobėsove pushtetin tonė mbi botėn. Ti more nga ferri ēka tė pėrkiste me tė drejtė." Pastaj Zoti tha: "Vėreni, tė gjithė ata qė kanė shpirt dhe nuk janė veshur me trup dėshmojnė tė vėrtetėn pėr Mua. Por ata qė kanė shpirt dhe trup, pra qeniet njerėzore, mė kundėrvihen. Ka prej tyre qė e njohin tė vėrtetėn por nuk duan tia dinė pėr tė.
Ka edhe qė nuk e njohin, prandaj nuk e vrasin mendjen dhe thonė se nuk ėshtė aspak e vėrtetė." Ai i tha engjėjve: "Ata thonė se dėshmia juaj ėshtė e rreme, se Unė nuk jam Krijuesi dhe Unė nuk di gjithēka. Kėshtu qė ata i duan gjėrat e krijuara mė tepėr se ēmė duan Mua." Ai u tha profetėve: "Ata ju pėrgėnjeshtrojnė dhe thonė se Ligji ėshtė i pakuptimtė, se ju e fituat lirinė nė sajė tė guximit dhe aftėsive tuaja, se shpirti ishte i rremė dhe se ju folėt sipas vullnetit tuaj." Ai i tha Nėnės sė Tij: "Disa thonė se ti nuk je virgjėr, tė tjerė thonė se Unė nuk mora trup prej teje, tė tjerėt e njohin tė vėrtetėn por nuk duan tia dinė pėr tė."
Ai u tha apostujve: "Ata ju pėrgėnjeshtrojnė sepse thonė se jeni gėnjeshtarė, se Ligji i Ri ėshtė i padobishėm dhe i paarėsyeshėm. Ka tė tjerė qė e besojnė se ėshtė i vėrtetė, por nuk duan tia dinė pėr tė. Tani pra po ju pyes: Kush do tė jetė gjykatėsi i tyre?" Ata tė gjithė iu pėrgjigjėn: "Ti, o Hyj, qė je pa fillim dhe pa fund. Ti, Jezu Krisht, qė je njė me Atin. Gjykimi tė ėshtė dhėnė nga Ati, Ti je gjykatėsi i tyre." Zoti u pėrgjigj: "Unė isha paditėsi i tyre dhe tani jam gjykatėsi i tyre. Por edhe pse Unė di dhe mund tė bėj gjithēka, dua qė tė mė thoni gjykimin tuaj nė lidhje me ta!"
Ata iu pėrgjigjėn: "Ashtu sikurse mbarė bota u zhduk nė fillim nga ujrat e pėrmbytjes, po ashtu bota tani meriton tė zhduket nga zjarri pasi fėlliqėsia dhe padrejtėsia janė mė tė mėdha se atėherė." Zoti u pėrgjigj: "Meqenėse jam i drejtė dhe i mėshirshėm dhe nuk gjykoj pa mėshirė dhe as mėshiroj pa drejtėsi, edhe njė herė do ta mėshiroj botėn pėr hir tė lutjeve tė Nėnės Sime dhe tė shenjtėrve tė Mi. Nėse nuk duan tė dėgjojnė, do ti gjykoj edhe mė rreptėsisht."
-
-
Nėna dhe Biri lėvdojnė njėri-tjetrin nė prani tė nuses. Njerėzit tani e konsiderojnė Krishtin tė ulėt, tė pandershėm, tė pavlerė dhe thonė se i tillė ėshtė. Kėta njerėz i pret mallkimi.
Libri 1 - KAPITULLI 46
Maria i foli tė Birit duke thėnė: "Qofsh bekuar Ti qė je pa fillim dhe pa fund! Ti je mė i guximshmi dhe mė i virtytshmi nga tė gjithė njerėzit. Ti je mė i denji nga krijesat." Biri u pėrgjigj: " Fjalėt e gojės tėnde janė tė ėmbla pėr Mua dhe ma ngazėlljenė zemrėn si pije tė ėmbla. Pėr Mua ti je mė e ėmbla mes krijesave. Ashtu sikurse njeriu mund tė shohė fytyra tė ndryshme nė pasqyrė por asnjė nuk i pėlqen sa e vetja, po kėshtu, edhe pse Unė i dua shenjtėrit e Mi, ty tė dua nė mėnyrė tė veēantė sepse linda nga vetė trupi yt. Ti je si temjan aroma e tė cilit pasi u ngjit tek Hyji e tėrhoqi Atė nė trupin tėnd.
Ėshtė po kjo aromė qė e solli trupin dhe shpirtin tėnd lart tek Hyji ku tani ti banon me trup dhe shpirt. Qofsh bekuar sepse engjėjt gėzohen me bukurinė tėnde dhe kushdo qė tė thėrret me zemėr tė sinqertė lirohet nė sajė tė fuqisė sate. Tė gjithė djajtė dridhen para dritės sate dhe nuk guxojnė tė qėndrojnė nė shkėlqimin tėnd sepse u pėlqen tė rrinė gjithnjė nė errėsirė. Ti mė lėvdove pėr tre gjėra. The se kisha njė trup tejet tė fisshėm, pastaj se Unė isha mė i guximshmi nga njerėzit dhe e treta the se isha mė i denji nga krijesat. Kėto gjėra tani nuk i pranojnė vetėm ata qė kanė trup dhe shpirt. Ata thonė se Unė kam trup jo tė fisshėm dhe se jam jam krijesa mė e ulėt. A ka gjė mė tė ulėt se tė shtysh dikė nė mėkat? Kėtė thonė ata pėr trupin Tim: se Ai ēon nė mėkat. Sipas tyre Hyji nuk ka kushedi ēfarė neverie pėr mėkatin.
'Sepse,' thonė ata, 'asgjė nuk ekziston nėse nuk do Hyji dhe asgjė nuk ėshtė krijuar pa Tė. Pse atėherė nuk duheshka ti pėrdorim gjėrat e krijuara ashtu siē na pėlqen? Brishtėsia jonė natyrore ka nevojė pėr to; kėshtu kanė jetuar tė gjithė para nesh dhe po kėshtu vazhdojnė tė jetojnė. Kėshtu flasin tani njerėzit. Natyrėn njerėzore me tė cilėn u shfaqa para njerėzve si Hyj i vėrtetė ata e konsiderojnė tė ulėt, pasi Unė e kėshillova njeriun tė mos mėkatonte dhe tregova sa serioze ėshtė ēėshtja. Ata e quajnė njėlloj sikur ti kisha nxitur tė bėnin diēka tė padobishme dhe tė pahijshme. Ata thonė se nuk ka gjė fisnike pėrveē mėkatit dhe ēka i pėlqen vullnetit tė tyre. Thonė edhe qė Unė jam mė i pandershmi nga njerėzit. Kush ėshtė mė pa nder se ai qė kur flet tė vėrtetėn, e godasin me gurė nė gojė dhe nė fytyrė dhe, sikur tė mos mjaftonte, i dėgjon njerėzit tek e qortojnė duke thėnė: 'Po tė ishte njeri do tė merrte hak.' Kėtė mė bėjnė.
U flas me anė tė doktorėve tė ditur dhe Shkrimit tė Shenjtė, por ata thonė se Unė gėnjej. Ma mavijosin gojėn me gurė e grushte duke bėrė kurorėthyerje, duke vrarė dhe duke gėnjyer. Ata thonė: 'Po tė ishte njerėzor, po tė ishte Hyj i plotfuqishėm, do tė hakmerrej pėr shkelje tė tilla.' Por Unė bėj durim edhe pse thonė se dėnimi nuk ėshtė as i pėrjetshėm as aq i rreptė sa ēthuhet dhe fjalėt e Mia i mbajnė pėr gėnjeshtra. E treta mė konsiderojnė si krijesėn mė tė pavlerė. A ka krijesė mė tė pavlerė nė njė shtėpi se qeni apo a macja? Kaq ėshtė e vėrtetė saqė i zoti do tė ishte i lumtur nėse do tė mund ti kėmbente me njė kalė. Por njerėzit mė konsiderojnė mė poshtė se njė qen. Nuk do tė mė merrnin nėse do u duhej tė mė kėmbenin me qenin; janė gati tė refuzojnė sesa tė mbeten pa qenin. A ka vogėlimė sado tė vogėl qė tė mos e mendojnė dhe dėshirojnė mė shumė se Mua? Nėse do tė mė ēmonin mė tepėr sesa ēmojnė krijesat, ata do tė mė donin mbi gjithkėnd.
E megjithatė nuk ka asgjė, sado e parėndėsishme tė jetė, qė tė mos e duan mė shumė se Mua. Trishtohen pėr gjithēka pėrveēse pėr Mua. Trishtohen pėr humbjet qė pėsojnė ata dhe miqtė e tyre. Trishtohen edhe pėr njė fjalė tė vetme fyese. Trishtohen kur fyejnė njerėz tė njė rangu mė tė lartė se vetja, por nuk trishtohen kur mė fyejnė Mua, Krijuesin e gjithēkaje. A ka njeri, sado i pėrēmueshėm qė tė jetė, tė cilit nuk i vėnė veshin kur bėn ndonjė pyetje apo nuk e shpėrblejnė kur u jep diēka? Unė jam tepėr i ulėt dhe i pėrēmueshėm nė sytė e tyre sepse nuk mė konsiderojnė tė denjė pėr asgjė tė mirė, edhe pse jam Unė Ai qė u ka dhėnė gjithēka tė mirė. Nėna Ime, ti e ke shijuar mė tepėr se tė tjerėt urtinė Time dhe asgjė veē sė vėrtetės nuk ka dalė prej buzėve tė tua.
Asgjė tjetėr veē sė vėrtetės nuk ka dalė prej buzėve tė Mia. Nė prani tė tė gjithė ėngjėjve do ta shfajėsoj Veten para tė parit, atij qė tha se Unė kam trup jo tė fisshėm. Do tė provoj qė nė tė vėrtetė kam trup tejet tė fisshėm, pa deformime dhe mėkat, dhe ai njeri do tė bjerė nė turp tė pėrjetshėm qė ta shohin tė gjithė. Atij qė tha se fjalėt e Mia ishin gėnjeshtra dhe se ai nuk e dinte nėse isha Hyj apo jo, do tia provoj se jam vėrtet Hyj dhe ai do tė rrėshqasė si baltė poshtė nė ferr. Dhe tė tretin, atė qė mė konsideroi tė pavlerė, do ta ndėshkoj me mallkim tė pėrjetshėm qė ai mos ta shohė kurrė lavdinė Time dhe gėzimin Tim."
Pastaj Ai i tha nuses : "Shėrbemė pa u lėkundur! Ti gjendesh, si tė thuash, e rrethuar prej njė muri nga i cili nuk mund tia mbathėsh e as mund tė gėrmosh nėn themelet e tij pėr tė dalė. Duroje vullnetarisht kėtė provė tė vogėl dhe pastaj do tė pushosh pėrjetėsisht nė krahėt e Mi! Ti e di vullnetin e Atit, i dėgjon fjalėt e Birit dhe e njeh Shpirtin Tim. Ti gėzohesh dhe ngushėllohesh kur bisedon me Nėnėn dhe shenjtėrit e Mi. Prandaj mos u lėkund! Pėrndryshe do tė kesh tė bėsh me drejtėsisė Time qė do tė tė detyrojė tė bėsh ēka tani me tė mirė po tė kėrkoj tė bėsh."
-
-
Zoti i flet nuses pėr Ligjin e Ri. Ligji i Ri tani refuzohet dhe vihet nė lojė nga bota. Priftėrinjtė e kėqinj nuk janė priftėrinj tė Hyjit por tradhtarė tė Tij. Ata i pret mallkimi dhe dėnimi.
Libri 1 - KAPITULLI 47
Unė jam Hyji qė dikur quhej Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit. Unė jam Hyji qė i dha Ligjin Mojsiut. Ky ligj ėshtė si petk. Ashtu si njė nėnė shtatzėnė pėrgatit petkat e fėmijės, po ashtu Hyji pėrgatiti Ligjin qė sish tjetėr veē petku, imazhi, shenja e gjėrave qė do tė vinin. Unė u vesha dhe mbėshtolla me petkun e Ligjit. Kur fėmija rritet, heq rrobat e vjetra dhe vesh tė reja.
Po ashtu, kur petkut tė Ligjit tė Vjetėr i erdhi koha pėr tu hequr, Unė vesha petkun e ri, domethėnė Ligjin e Ri tė cilin ia dhashė gjithkujt qė donte tė mė kish Mua dhe petkun Tim. Ky petk as nuk tė rri ngjeshur pas trupit as nuk ėshtė vėshtirė tė vishet, ai bie taman sipas trupit. Ai nuk u urdhėron njerėzve tė agjėrojnė, as tė punojnė shumė, as tė vrasin veten apo tė bėjnė gjėra tė pamundura, por i bėn mirė shpirtit dhe i vė fre trupit. Kur trupi jepet pas mėkatit, mėkati e konsumon trupin.
Dy gjėra mund tė gjenden nė Ligjin e Ri. E para, maturia nė pėrdorimin e drejtė tė tė gjitha tė mirave shpirtėrore dhe fizike. E dyta, lehtėsia pėr ta respektuar Ligjin, pasi nėse dikujt nuk i pėrshtatet diēka, i pėrshtatet diēka tjetėr. Kėshtu nėse dikush kupton se nuk i shkon pėr shtat tė rrijė pa u martuar, ai mund tė lidhė martesė tė ndershme dhe ai qė bie nė mėkat mund tė ngrihet pėrsėri. E megjithatė ky Ligj tani refuzohet dhe vihet nė lojė nga bota. Njerėzit thonė se Ligji ėshtė shumė ndrydhės, i vėshtirė dhe jo tėrheqės. E quajnė ndrydhės sepse urdhėron qė njeriu tė kėnaqet me ēka ėshtė e nevojshme dhe ti largohet gjėrave tė tepėrta. Por ata duan tė kenė gjithēka, pėrtej arėsyes, mė shumė se ēi duhet trupit, si tishin shtazė.
Pėr kėtė u duket shumė ndrydhės. E dyta ata thonė se ėshtė i vėshtirė sepse Ligji thotė se dėshira pėr kėnaqėsi duhet plotėsuar sipas arėsyes dhe nė kohė tė caktuara. Por ata duan ti plotėsojnė kėnaqėsitė e tyre mė tepėr se ēduhet, mė tepėr se ēlejohet. E treta thonė se Ligji nuk ėshtė tėrheqės pasi urdhėron pėrvujtėrinė dhe ia atribuon Hyjit ēdo tė mirė. Ata janė krenarė dhe ia atribuojnė vetes tė mirat qė nė fakt ua ka dhėnė Hyji. Prandaj Ligji u duket jo tėrheqės.
Shiko si i pėrēmojnė petkat qė u kam dhėnė! I dhashė fund normave tė vjetra dhe futa tė reja qė do tė zbatohen deri kur Unė tė vij pėr tė gjykuar, sepse normat e vjetra ishin shumė tė vėshtira. Por ata paturpėsisht i kanė hequr petkat me tė cilat vesha shpirtin e tyre, domethėnė fenė e drejtė. Sikur tė mos mjaftonte, ata bėjnė mėkat pas mėkati sepse edhe dėshirojnė tė mė tradhtojnė. A nuk thotė Davidi nė psalm: Ai qė hėngri bukėn time, kurdisi tradhti kundėr meje? Dua qė tė dallosh dy gjėra nė kėto fjalė.
E para, ai nuk thotė kurdis por kurdisi, sikur tė bėhej fjalė pėr tė shkuarėn. E dyta ai i vė gishtin vetėm njė personi si tradhtar. Por Unė them se tė tillė janė ata qė tani mė tradhtojnė jo ata qė kanė qenė apo qė do tė jenė, por ata qė ende janė gjallė. Them edhe se ėshtė ēėshtje jo e njė personi por e shumė vetėve. Por ti mund tė mė pyesėsh: 'A nuk ka dy lloje bukėsh, njėra e padukshme dhe shpirtėrore me tė cilėn jetojnė engjėjt dhe shenjtėrit dhe tjetra qė i pėrket tokės e me tė cilėn ushqehen njerėzit? Por engjėjt dhe shenjtėrit nuk dėshirojnė asgjė qė nuk ėshtė sipas vullnetit Tėnd, ndėrsa njerėzit nuk mund tė bėjnė asgjė nėse Ti nuk e lejon. Atėherė si mundet tė tė tradhtojnė ata?'
Nė prani tė ushtrisė Time qiellore qė di dhe sheh gjithēka nė Mua, Unė po pėrgjigjem pėr hatrin tėnd qė ti tė mund tė kuptosh: Ėshtė e vėrtetė qė ka dy lloj bukėsh. Njėra ėshtė ajo qė hanė engjėjt nė mbretėrinė Time dhe ngopen me lavdinė Time tė papėrshkrueshme. Ata nuk mė tradhtojnė sepe nuk duan tjetėr pėrveē asaj qė dua Unė. Unė jam me tė vėrtetė ajo bukė. Tre gjėra mund tė dallohen nė atė bukė: forma, shija dhe rrumbullakėsia. Shije, pasi ēdo gjė ėshtė e pashijshme, e paushqyeshme dhe e pakuptimtė pa Mua, ashtu sikurse njė gjellė pa bukė nuk shijon dhe nuk ushqen.
Gjithashtu unė kam formėn e bukės duke qenė se i pėrkas tokės. Unė i pėrkas njė Nėne Virgjėr, Nėna ime vjen nga Adami, Adami vjen nga toka. Kam edhe rrumbullakėsi ku nuk ka fund dhe fillim, sepse Unė jam pa fillim dhe pa fund. Askush nuk mund ta imagjinojė apo ta gjejė fundin apo fillimin e urtisė, fuqisė apo dashurisė Sime. Unė gjendem nė tė gjitha gjėrat dhe mbi tė gjitha gjėrat dhe pėrtej gjithė gjėrave. Edhe sikur dikush tė fluturonte si shigjetė pėrjetėsisht pa u ndalur, ai kurrė nuk do tė gjente njė fund apo kufi tė pushtetit dhe fuqisė Sime. Me anė tė kėtyre gjėrave pra, shijes, formės dhe rrumbullakėsisė, Unė jam ajo bukė qė duket si bukė dhe shijon si e tillė nė altar, por qė shndėrrohet nė trupin Tim qė u kryqėzua. Ashtu sikurse diēka e thatė dhe qė lehtėsisht merr flakė konsumohet shpejt nėse hidhet nė zjarr dhe asgjė nuk mbetet nga forma e drurit por e gjitha bėhet zjarr, po ashtu kur thuhen kėto fjalė, Ky ėshtė trupi Im, ēka mė parė ishte bukė menjėherė bėhet trupi Im. Ajo merr flakė jo nga zjarri, siē ndodh me drurin, por nga hyjnia Ime. Prandaj ata qė hanė bukėn Time mė tradhtojnė. Ēlloj vrasjeje mund tė jetė mė e neveritshme sesa vetėvrasja? Apo ētradhti mund tė jetė mė e keqe se dy vetė qė janė bashkuar me lidhje tė pazgjidhshme, siē ėshtė njė ēift i martuar, dhe njėri e tradhton tjetrin? Ēfarė bėn burri pėr tė mashtruar gruan? I thotė me ligėsi: Le tė shkojmė bashkė nė filan vend!' Ajo shkon me tė pa ngurim, e gatshme ti plotėsojė dėshirėn bashkėshortit.
Por kur ai gjen momentin dhe vendin e pėrshtatshėm, pėrdor kundėr saj tre armė mashtruese. Ose pėrdor diēka tepėr tė fortė qė ta vrasė me njė goditje, ose shumė tė prehtė qė ta ēpojė nė organet jetėsore, apo diēka pėr ta mbytur menjėherė. Dhe kur ajo vdes, tradhtari mendon me vete: Tani kam bėrė faj. Nėse krimi im zbulohet dhe merret vesh, do tė mė dėnojnė me vdekje. Pastaj shkon dhe e fsheh trupin e sė shoqes nė mėnyrė qė mėkati i tij tė mos zbulohet.
Kėshtu sillen me Mua priftėrinjė qė mė tradhtojnė. Ata dhe Unė bashkohemi me njė lidhje tė pazgjidhshme kur marrin bukėn dhe shqiptojnė fjalėt e shugurimit qė e shndėrrojnė bukėn nė trupin Tim tė vėrtetė, nė atė trup qė mora nga Virgjėra. Askush prej engjėjve nuk mund ta bėjė kėtė. Ia kam dhėnė kėtė dinjitet vetėm priftėrinjve. Por ata sillen me Mua si tradhtarė. Ata vėnė njė maskė gėzimi mbi fytyrė dhe mė ēojnė nė njė vend tė fshehtė ku tė mund tė mė tradhtojnė. E vėnė maskėn e gėzimit kur shtiren si tė mirė dhe tė thjeshtė. Mė ēojnė nė njė dhomė tė fshehtė kur i afrohen altarit. Atje Unė jam gati si njė nuse apo njė dhėndėr pėr tė zbatuar gjithė dėshirat e tyre, por ata mė tradhtojnė.
Sė pari ata mė godasin me diēka tė fortė sa herė qė uficin hyjnor qė recitojnė pėr Mua e ndjejnė si barrė tė rėndė. Ata do tė preferonin tė flisnin qindra fjalė pėr hir tė botės sesa njė fjalė tė vetme nė nderin Tim. Do preferonin tė jepnin njėqind monedha ari sesa njė qindarkė tė vetme pėr Mua. Ata do tė preferonin tė punonin njėqind herė pėr hir tė pėrfitimeve vetjake dhe tė botės sesa njėherė pėr nderin Tim. Ata mė shtypin me kėtė barrė tė rėndė, prandaj ėshtė sikur tė isha i vdekur nė zemrat e tyre. E dyta, ata mė shpojnė si me njė teh tė mprehtė qė mė depėrton nė organet jetėsorė sa herė qė ngjiten nė altar tė vetėdijshėm se kanė mėkatuar, janė penduar e megjithatė janė tė vendosur tė mėkatojnė prapė pasi tė ketė mbaruar uficin. Ata mendojnė: 'Me tė vėrtetė pendohem pėr mėkatin, por nuk heq dorė nga gruaja me tė cilėn kam mėkatuar.' Ata mė shpojnė me tehun mė tė mprehtė.
E treta ata e mbysin shpirtin kur me vete mendojnė: 'Sa bukur, sa mirė tė jesh nė kėtė botė, sa mirė ėshtė ti kėnaqėsh epshet e mos ta pėrmbash veten. Sa jam i ri do tė bėj ētė dua. Kur tė plakem, do tė heq dorė e do tė bėj kthesė.' Dhe me kėtė mendim tė lig ata e mbysin shpirtin e jetės. Por si ndodh kjo? Ja, zemra e tyre sa vjen e ftohet ndaj Meje dhe ndaj ēdo virtyti dhe kurrė mė nuk mund tė ngrohet e nuk do ta rifitojė dashurinė qė kishin pėr Mua. Ashtu sikurse akulli nuk merr flakė edhe nėse mbahen sipėr zjarrit, por vetėm sa shkrin, po ashtu edhe nėse Unė u jap hirin Tim dhe ata i dėgjojnė paralajmėrimet e Mia, ata nuk rikthehen nė udhėn e jetės por vetėm sa bėhen shterpė dhe tė pandjeshėm ndaj ēdo virtyti. Kėshtu mė tradhtojnė duke u shtirur si tė thjeshtė kur nė tė vėrtetė nuk janė tė tillė; trishtohen dhe trazohen nė vend qė tė gėzohen kur vjen puna pėr tė mė dhėnė lavd; janė tė vendosur tė vazhdojnė tė mėkatojnė deri nė fund.
Ata, si tė thuash, mė fshehin dhe mė vendosin nė njė vend tė fshehtė sa herė qė mendojnė me vete: 'Unė e di se kam mėkatuar, por nėse nuk them meshė do tė turpėrohem dhe tė gjithė do tė mė dėnojnė.' E kėshtu guxojnė tė ngjiten nė altar, mė vendosin para vetes dhe mė prekin Mua Hyj dhe njeri i vėrtetė. Jam sikur tė isha nė njė vend tė fshehtė me ta sepse asnjė se kupton se sa tė shthurur dhe tė pafytyrė janė. Unė Hyji rri para tyre si nė fshehtėsi sepse edhe sikur prifti tė jetė mė i keqi nga mėkatarėt, kur shqipton fjalėt "Ky ėshtė trupi Im, ai e shuguron trupin Tim dhe Unė, Hyj dhe njeri i vėrtetė, rri atje pėrballė tij. Por kur mė fut nė gojė Unė nuk jam mė i pranishėm me hirin e natyrave tė Mia hyjnore dhe njerėzore vetėm forma dhe shija e bukės mbeten pėr tė jo sepse Unė nuk jam me tė vėrtetė i pranishėm pėr tė kėqinjtė ashtu siē jam pėr tė mirėt, por sepse Sakramenti nuk ka tė njėjtin ndikim tek i mirė dhe i keqi.
Shih, kėta priftėrinj nuk janė priftėrinjtė e Mi por tradhtarėt e Mi! Ata mė shesin dhe tradhtojnė siē bėri Juda. I shoh paganėt dhe hebrenjtė, por askush nuk duket mė keq se kėta priftėrinj qė kanė rėnė nė mėkatin e Luciferit. Lėrmė tė tė tregoj dėnimin e tyre dhe se kujt i pėrngjajnė. Dėnimi i tyre ėshtė ndėshkimi. Davidi i dėnoi ata qė nuk i bindeshin Hyjit jo nga zemėrimi apo vullneti dashakeq apo nga padurimi, por prej drejtėsisė hyjnore, sepse ai ishte profet dhe mbret i drejtė. Edhe Unė qė jam mė i madh se Davidi, i dėnoj kėta priftėrinj jo nga zemėrimi apo nga dashkeqėsia por prej drejtėsisė.
Mallkuar qoftė gjithēka qė ata marrin nga toka pėr interes tė vet, sepse ata nuk lėvdojnė Hyjin dhe Krijuesin e tyre qė ua ka dhėnė ato. Mallkuar qoftė ushqimi dhe pijet qė hyjnė nė gojėn e tyre dhe dhjamos trupat e tyre pėr tu bėrė ushqim pėr krimbat, ndėrsa shpirtrat i pėrgatit pėr nė ferr.
Mallkuar qofshin trupat e tyre qė do tė ngjallen pėrsėri nė ferr pėr tu djegur pafundėsisht. Mallkuar qofshin vitet e jetės sė tyre tė pavlerė.
Mallkuar qoftė ora e parė nė ferr qė nuk do tė mbarojė kurrė. Mallkuar qofshin sytė e tyre qė panė dritėn e qiellit.
Mallkuar qofshin veshėt e tyre qė dėgjuan fjalėt e Mia dhe mbeten indiferentė. Mallkuar qoftė shqisa e tyre e shijimit me tė cilėn shijuan dhuratat e Mia.
Mallkuar qoftė shqisa e tyre e tė prekurit me tė cilėn vunė duart mbi Mua. Mallkuar qoftė shqisa e tyre e tė nuhaturit me tė cilėn iu gėzuan gjėrave tė kėsaj bote dhe mė lanė pas dore Mua, gėzimin e vėrtetė.
Nė ēmėnyrė mallkohen? Shikimi mallkohet sepse nuk do shohin Hyjin por vetėm hijet dhe ndėshkimet e ferrit. Veshėt mallkohen sepse nuk do ti dėgjojnė fjalėt e Mia por vetėm rrėmujėn dhe tmerret e ferrit. Shqisa e tyre e shijimit mallkohet sepse nuk do ti shijojnė tė mirat dhe gėzimin Tim tė pėrjetshėm por vetėm hidhėrimin e pafund. Shqisa e tyre e tė prekurit mallokohet sepse nuk do tė mė prekin Mua por vetėm zjarrin e pashueshėm.
Shqisa e tyre e tė nuhaturit mallkohet sepse nuk do ta ndjejnė aromėn e ėmbėl tė mbretėrisė Sime qė ia kalon ēdo arome, por vetėm do tė ndjejnė erėn e rėndė tė ferrit qė ėshtė mė e hidhur se vreri dhe mė keq se squfuri. Qofshin mallkuar nga toka dhe qielli dhe ēdo krijesė shtazore. Kėta i binden dhe e lėvdojnė Hyjin, kurse ata janė janė larguar prej Tij. Prandaj betohem me tė vėrtetė, Unė qė jam e Vėrteta, qė nėse ata vdesin pa bėrė kthesė, as dashuria Ime as virtyti Im nuk do ti pranojnė nė krahėt e veta. Pėrkundrazi, do tė jenė pėrjetėsisht tė mallkuar.
-
-
Nė prani tė ushtrisė qiellore dhe tė nuses, natyra hyjnore e Krishtit i flet natyrės njerėzore tė Tij kundėr tė Krishterėve, njėlloj si Hyji i foli Mojsiut kundėr popullit. Pėr priftėrinjtė e mallkuar qė duan botėn dhe pėrēmojnė Krishtin dhe pėr dėnimin dhe mallkimin e tyre.
Libri 1 - KAPITULLI 48
Nė qiell u duk ushtria e madhe dhe Hyji i tha asaj: "Shikoni, pėr hir tė nuses sime kėtu tė pranishme, po ju fjas juve, miqtė e Mi, juve qė dini, kuptoni dhe shihni gjithė gjėrat nė Mua. Ashtu si dikush qė flet me vete, natyra Ime hyjnore do ti flasė natyrės Sime njerėzore. Mojsiu qėndroi me Zotin nė mal pėr dyzet ditė dhe netė. Kur populli pa se ai po vonohej, ata morėn ar dhe e hodhėn nė zjarr dhe me tė bėnė njė viē qė e quajtėn zotin e tyre. Pastaj Hyji i tha Mojsiut: 'Populli ka mėkatuar. Do ti fshij nga faqja e dheut ashtu siē fshihen fjalėt nga njė libėr.' Mojsiu u pėrgjigj: 'Mos e bėj kėtė , Zoti im! Kujtoju se si i udhėhoqe pėrmes Detit tė Kuq dhe bėre mrekulli pėr ta. Nėse i fshin nga faqja e dheut, ku ėshtė premtimi Yt? Mos e bėj kėtė, tė lutem, sepse pastaj armiqtė e Tu do tė thonė: Hyji i Izraelit ėshtė i keq, Ai e udhėhoqi pėrmes detit dhe e vrau nė shkretėtirė.' Dhe Hyji u qetėsua nga kėto fjalė.
Figurativisht Unė jam Mojsiu. Natyra Ime hyjnore i flet natyrės Sime njerėzore siē bėri me Mojsiun, duke thėnė: 'Shiko ēka bėrė populli Yt, shiko si mė kanė pėrēmuar! Tė gjithė tė Krishterėt do tė vriten dhe besim i tyre do tė fshihet nga faqja e dheut.' Natyra Ime njerėzore pėrgjigjet: 'Mos e bėj kėtė, o Zot. Kujtohu se si Unė e udhėhoqa popullin pėrmes detit me gjakun Tim kur mė mavijosi nga shputa e kėmbės deri nė majė tė kokės! I premtova jetė tė pėrjetshme. Ki mėshirė pėr tė pėr hir tė mundimeve tė Mia!' Kur natyra hyjnore e dėgjoi kėtė, ajo u qetėsua dhe tha: 'U bėftė vullneti Yt, sepse ēdo gjykim tė ėshtė dhėnė Ty!' Shikoni ēdashuri, miqtė e Mi!
Por tani, nė praninė tuaj, miqtė e Mi shpirtėrorė, engjėj dhe shenjtėr tė Mi, dhe nė prani tė miqve tė Mi truporė qė janė nė botė, por vetėm me trup, Unė ankohem se populli Im po mbledh dru zjarri dhe po ndez njė zjarr e nė tė po hedh ar pėr tė bėrė njė viē qė ta adhurojė si hyj. Si viē ai ka katėr kėmbė, njė kokė, njė fyt dhe njė bisht. Kur Mojsiu u vonua nė mal, populli tha: 'Nuk e dimė ēi ka ndodhur.' Dhe u erdhi keq qė ai i kish nxjerrė nga robėria dhe thanė: 'Le tė gjejmė njė hyj tjetėr qė tė ecė para nesh!'
Kėshtu sillen me Mua tani kėta priftėrinj tė mallkuar. Ata thonė: 'Pse bėjmė jetė mė tė pėrmbajtur se tė tjerėt? Ēe mirė na vjen nga kjo? Do tė na binte mė mirė sikur tė mos e vrisnim mendjen dhe tė jetonim nė epsh. Pra le tė shijojmė botėn pėr tė cilėn jėmi tė sigurt! Se nė fund tė fundit nuk jemi tė sigurt pėr premtimin e Tij.' E kėshtu ata mbledhin dru zjarri, pra ia pėrkushtojnė tė gjitha shqisat e tyre dashurisė sė botės. Ndezin njė zjarr atėherė kur gjithė dėshira e tyre ėshtė e drejtuar nga bota. Ata digjen atėherė kur epshi i tyre ngrohet nė mendjet e tyre dhe shndėrrohet nė vepėr. Mė pas ata hedhin ar nė zjarr, qė do tė thotė se gjithė dashurinė dhe respektin qė duhet tė kenė pėr Mua ata i shfaqin pėr tė fituar respektin e botės.
Kėshtu bėhet viēi, pra dashuria e plotė pėr botėn, me katėr kėmbėt e apatisė, padurimit, dėfrimeve tė tepėrta dhe grykėsisė. Kėta priftėrinj qė duhet tė mė pėrkasin Mua, janė apatikė nė nderimin Tim, tė padurueshėm nė vuajtje, e teprojnė me dėfrimet dhe kurrė nuk kėnaqen me ēka kanė. Ky viē ka dhe njė kokė dhe njė fyt, pra njė dėshirė tė plotė pėr grykėsi qė kurrė nuk mund tė shuhet sikur edhe gjithė deti tė vėrshonte brenda tyre. Bishti i viēit ėshtė ligėsia e tyre pasi, nėse munden, nuk i lejojnė askujt tė mbajė pronat e veta.
Me shembullin e pamoralshėm dhe talljet e tyre, ata i bėjnė keq dhe ēojnė nė udhė tė shtrembėr kėdo qė mė shėrben Mua. Aq shumė dashuri kanė nė zemėr pėr viēin saqė kjo dashuri u jep gėzim dhe hare. Ata mendojnė pėr Mua ashtu siē mendoi populli pėr Mojsiun: 'U bė kohė qė ka ikur,' thonė ata. 'Fjalėt e Tij duken pa kuptim dhe tė pėrpiqesh pėr Tė ėshtė barrė. Le tė bėjmė vullnetin tonė, hyji ynė le tė jenė fuqia dhe kėnaqėsia jonė!' E ata nuk mjaftohen duke mė harruar krejtėsisht, por mė trajtojnė si idhull. Paganėt adhuronin drurin, gurin dhe tė vdekurit. Mes tė tjerėve adhuronin njė idhull me emrin Belzebub. Priftėrinjtė e tij i ofronin temjan dhe pėrkuleshin para tij duke e lėvduar.
Ēdo gjė e padobishme qė tepronte nga flitė e ofruara hidhej pėrtokė dhe e hanin zogjtė dhe mizat. Priftėrinjtė mbanin pėr vete gjithēka tė dobishme. Pastaj e mbyllnin brenda idhullin dhe e mbanin vetė ēelėsin e derės qė tė mos hynte dot askush. Kėshtu po mė trajtojnė tani priftėrinjtė. Mė ofrojnė temjan, pra u flasin njerėzve fjalė tė bukura pėr tė fituar respekt pėr vete dhe fitime tė pėrkohshme, por jo nga dashuria pėr Mua. Dhe ashtu sikurse aroma e temjanit nuk mund tė kapet por vetėm tė ndihet dhe shihet, po ashtu fjalėt e tyre nuk kanė aq ndikim tek shpirtrat sa tė zėnė rrėnjė dhe tė mbeten nė zemrat e tyre, por thjesht sa dėgjohen dhe duket sikur japin kėnaqėsi pėr pak kohė.
Ata ofrojnė lutje, por jo siē mė pėlqejnė Mua. Si njerėz me britma lavdi nė buzė por me heshtje nė zemėr, ata mė qėndrojnė pranė me lutje nė buzė dhe zemėr qė vėrdalliset nėpėr botė. Por nėse do tė flisnin me njė person tė njė rangu tė lartė, do tė pėrqėndroheshin nė ēka thonin qė tė mos bėnin gabime qė do tu binin nė sy tė tjerėve. Ndėrsa nė praninė Time janė si njerėz tė shastisur, me buzė thonė njė gjė dhe me zemėr thonė gjė tjetėr. Ai qė i dėgjon fjalėt e tyre nuk mund tė jetė i sigurt pėr to. I pėrkulin gjunjtė para Meje, pra mė premtojnė pėrvujtėri dhe bindje. Por nė tė vėrtetė janė tė pėrvuajtur aq sa Luciferi. I binden dėshirave tė veta, jo Mua.
Gjithashtu ata mė mbyllin brenda dhe e mbajnė vetė ēelėsin. Ma hapin derėn dhe ofrojnė lavde kur thonė: 'U bėftė vullneti Yt si nė qiell ashtu nė tokė!' Por pastaj mė mbyllin brenda kur bėjnė vullnetin e vet kurse i Imi bėhet si vullneti i njė njeriu tė burgosur dhe tė pafuqishėm sepse as mund tė shihet as mund tė dėgjohet. E mbajnė vetė ēelėsin nė kuptimin qė me shembullin e tyre ēojnė nė udhė tė shtrembėr ata qė duan tė bėjnė vullnetin Tim. Dhe nėsė do tė mundeshin, do tė dėshironin ta pengonin vullnetin Tim qė tė kryhej me pėrjashtim tė rastit kur pėrkon me vullnetin e tyre. Mbajnė nga flija e ofruar gjithēka tė nevojshme dhe tė dobishme pėr ta dhe i kėrkojnė tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet e tyre. Por duket se i mbajnė pėr tė padobishme trupat e njerėzve qė bien pėrdhe dhe vdesin, njerėz pėr tė cilėt janė tė detyruar tė ofrojnė flinė mė tė rėndėsishme por qė nė tė vėrtetė ua lėnė mizave, domethėnė krimbave.
Ata nuk kujdesen e as shqetėsohen pėr tė drejtat e kėtyre njerėzve apo pėr shpėtimin e shpirtrave tė tyre. Ēfarė iu tha Mojsiut? 'Vriti ata qė e bėnė kėtė idhull!' Disa u vranė por jo tė gjithė. Prandaj fjalėt e Mia tani do tė vinė e do ti vrasin disa nė trup dhe shpirt me anė tė dėnimit tė pėrjetshėm, tė tjerėt nė kėtė jetė qė tė kthehen dhe tė jetojnė dhe tė tjerė me njė vdekje tė shpejtė sepse janė priftėrinj tepėr tė urryeshėm pėr Mua. Me ēfarė ti krahasoj ata? Nė vėrtetė ata janė si trėndafila tė egėr qė nga jashtė janė tė bukur dhe tė kuq, por brenda janė plot me papastėrtira dhe gjemba. Nė tė njėtėn mėnyrė, kėta njerėz vinė tek Unė sikur ishin skuqur nga dashuria dhe u duken tė pastėr njerėzve, por brenda janė plot me papastėrti. Nėse futen nė tokė, prej tyre mbijnė tė tjerė.
Po kėshtu kėta njerėz i fshehin mėkatin dhe ligėsinė e tyre nė zemėr si nė tokė, dhe zhyten aq shumė nė mėkat saqė nuk u vjen turp tė dalin para njerėzve e tė mburren pėr mėkatin e vet. Prandaj tė tjerėt jo vetėn gjejnė kėshtu njė rast pėr tė mėkatuar, por plagosen seriozisht nė shpirt, duke menduar me vete: 'Nėse sillen kėshtu priftėrinjtė, atėherė ėshtė akoma mė e ligjshme pėr ne qė tė mėkatojmė.' Nė kėtė mėnyrė ata jo vetėm i ngjasojnė lules, por edhe gjembave, nė kuptimin qė nuk denjojnė ti vėnė veshin qortimeve; mendojnė se askush nuk ėshtė mė i urtė se ta dhe se mund tė bėjnė siē u pėlqen. Prandaj betohem me natyrat e Mia hyjnore dhe njerėzore, nė prani tė tė gjithė engjėjve, se do tė depėrtoj nėpėr derėn qė i kanė mbyllyr vullnetit Tim. Vullneti Im do tė kryhet ndėrsa i tyri do tė asgjėsohet dhe do tė mbyllet nė ndėshkim tė pafund. Prandaj, siē thuhej dikur, do ta filloj gjykimin me klerikėt e Mi, nga altari Im."
-
-
Krishti e krahason veten me Mojsiun qė e nxorri popullin nga Egjypti. Priftėrinjtė e mallkuar qė Ai ka zgjedhur pėr vete nė vend tė profetėve si miqtė e Tij mė tė ngushtė, tani bėrtasin: "Largohu prej nesh!"
Libri 1 - KAPITULLI 49
Biri foli: "Mė parė e krahasova veten me Mojsiun. Kur po i printe popullit, uji qėndroi si mur nė tė djathtė dhe nė tė majtė. Figurativisht Unė jam me tė vėrtetė Mojsiu. Unė e udhėhoqa popullin e Krishterė, domethėnė hapa qiellin pėr tė dhe i tregova rrugėn. Por tani kam zgjedhur miq tė tjerė pėr vete, mė tė veēantė dhe mė tė ngushtė se profetėt, konkretisht priftėrinjtė e Mi, tė cilėt jo vetėm i dėgjojnė dhe i shikojnė fjalėt e Mia kur mė shohin Mua vetė, por edhe mė prekin me duar, gjė qė asnjė nga profetėt apo engjėjt nuk mund ta bėnte.
Kėta priftėrinj tė cilėt i kam zgjedhur si miq nė vend tė profetėve, mė thėrrasin jo me dėshirė dhe dashuri siē bėnin profetėt, por thėrrasin me dy zėra qė bien ndesh me njėri-tjetrin. Pasi ata nuk thėrrasin siē thėrrisnin profetėt: 'Eja, o Zot, sepse Ti je i mirė!' Por thėrrasin: 'Largohu prej nesh sepse fjalėt e Tua janė tė hidhura dhe veprat e Tua tė rėnda dhe ato janė skandal pėr ne!' Ja dėgjoni se ēthonė kėta priftėrinj tė mallkuar! Unė qėndroj pėrpara tyre si delja mė e butė dhe ata marrin lesh prej Meje pėr veshjet e tyre dhe qumėsht pėr tu ushqyer e megjithatė mė pėrbuzin pse i dua kaq shumė.
Unė qėndroj pėrpara tyre si njė vizitor qė thotė: 'Mik, mė jep ēka mė mungon dhe do tė marrėsh shpėrblimin mė tė madh nga Hyji!' Por nė kėmbim tė thjeshtėsisė Sime prej deleje ata mė pėrzėnė si tė isha ujk qė u ka zėnė pritė deleve. Nė vend tė mikpritjes mė trajtojnė si tradhtar qė nuk e meriton mikpritjen dhe nuk mė pranojnė brenda. Ēfarė do tė bėjė vizitori i refuzuar? Mos duhet tė pėrdorė armėt kundėr tė zotit tė shtėpisė qė e pėrzė? Nė asnjė mėnyrė. Kjo nuk do tė ishte e drejtė pasi zoti i shtėpisė mund tė japė apo tė refuzojė ti japė gjėrat e veta.
Ēfarė do tė bėjė atėherė vizitori? Me siguri do ti thotė atij qė e refuzon: 'Mik, meqė nuk don tė mė pranosh brenda, do tė shkoj tek njė tjetėr qė do tė ketė mėshirė pėr Mua.' Dhe kur shkon tek dikush tjetėr, Ai dėgjon prej tij: 'Mirėseerdhe zotėri, gjithēka e imja ėshtė e Jotja. Qofsh ti zotėria tani! Unė do tė jem shėrbėtori dhe bujtėsi Yt.' Kėto janė banesat ku mė pėlqen tė qėndroj, ku dėgjoj njė zė tė tillė. Unė jam si vizitori qė njerėzit e refuzojnė. Edhe pse Unė mund tė hyj nė ēfarėdo vendi nė sajė tė fuqisė Sime, prapė se prapė, pėr shkak tė drejtėsisė Sime, Unė hyj vetėm atje ku njerėzit mė presin me vullnet tė mirė si Zotėrine e tyre tė vėrtetė, jo si bujtės, dhe e dorėzojnė vullnetin e tyre nė duart e Mia."
-
-
Bekime dhe lėvdata qė Nėna dhe Biri shkėmbejnė mes tyre. Pėr hirin qė Biri i jep Nėnės pėr shpirtrat e purgatorit dhe ata qė janė nė botė.
Libri 1 - KAPITULLI 50
Maria i foli tė Birit duke thėnė: "Bekuar qoftė pėrgjithmonė emri Yt, Biri im, dhe e bekuar qoftė natyra Jote hyjnore qė ėshtė pa fillim dhe pa fund! Natyra Jote hyjnore ka tre cilėsi tė mrekullueshme: fuqi, urti dhe virtyt. Fuqia Jote ėshtė si mė i nxehti zjarr pėrballė tė cilit gjithēka e ngurtė dhe e fortė i pėrngjan kashtės sė thatė nė zjarr. Urtia Jote ėshtė si deti qė kurrė nuk mund tė zbrazet sepse ėshtė aq i paanė saqė mbulon luginat dhe malet kur ngrihet dhe vėrshon. Po ashtu ėshtė e pamundur tė matet urtia Jote. Me sa urti i krijove njerėzit dhe i vendose mbi gjithė krijesat!
Me sa urti i ke vėnė zogjtė nė ajėr, kafshėt mbi tokė, peshqit nė det, duke i dhėnė secilit kohėn dhe rendin e vet! Sa mrekullisht u jep jetė gjithė gjėrave dhe ua merr atė! Sa urtisht i jep urti tė pamendėve dhe ia merr krenarėve! Virtyti Yt ėshtė si drita e diellit qė shkėlqen nė qiell dhe e mbush tokėn me dritėn e tij. Virtyti Yt gjendet kudo, mbush gjithēka. Pra qofsh bekuar, Biri im, qė je Hyji im dhe Zoti im!" Biri u pėrgjigj:
"Nėnė e dashur, fjalėt e tua janė tė ėmbla pėr Mua sepse tė dalin nga shpirti. Ti je si agimi nė njė ditė tė qetė. Ti shkėlqen mė shumė se qiejt; drita dhe qetėsia jote ia kalojnė gjithė engjėjve. Me qetėsinė tėnde tėrhoqe tek vetja diellin e vėrtetė, domethėnė natyrėn Time hyjnore, dhe dielli i hyjnisė Time erdhi dhe u hyri tek ty. Me ngrohtėsinė e tij ti u ngrohe nė dashurinė Time mė tepėr se tė gjithė dhe me vezullimin e tij u ndriēove me urti mė tepėr se tė tjerėt. Errėsira e botės u largua dhe gjithė qiejt u ndriēuan nėpėrmjet teje. Me tė vėrtetė po tė them se pastėrtia jote, qė mė pėlqen mė shumė se gjithė engjėjt, tėrhoqi hyjninė Time tek ty kėshtu qė ti u ndeze fjalė nga ngrohtėsia e Shpirtit.
Me tė mbajte Hyjin e vėrtetė nė krahėrorin tėnd nga i cili njerėzimi u ndriēua dhe engjėjt u mbushėn me gėzim. Pra qofsh bekuar prej Birit tėnd tė bekuar! Prandaj asnjė kėrkesė qė do tė bėsh nuk do tė mbesė pa u dėgjuar. Tė gjithė ata qė, tė vendosur pėr tė bėrė kthesė, do tė kėrkojnė mėshirė nėpėrmjet teje, do tė fitojnė hir. Ashtu si nxehtėsia vjen nga dielli, po kėshtu ēdo mėshirė do tė jepet nėpėrmjet teje. Ti je si njė burim me rrjedhė tė lirė nga i cili rrjedh mėshirė pėr tė gjorėt." Nga ana e saj Nėna iu pėrgjigj Birit: "Gjithė pushteti dhe lavdia qofshin tė Tuat, Biri im! Ti Hyji dhe mėshira ime. Ēdo e mirė qė kam vjen prej Teje. Ti je si farė qė kurrė nuk u mboll e prapė se prapė u rrit dhe dha fryt njėqindfish dhe njėmijėfish. E gjithė mėshira vjen prej Teje dhe duke qenė e pamatshme dhe e pashprehshme, mund tė simbolizohet nga numri njėqind qė simbolizon pėrsosmėri, pasi ēdonjėri pėrsoset nga Ty dhe pėrsosmėria vjen nga Ty."
Biri iu pėrgjigj Nėnės: "Nėnė, ti mė krahasove me tė drejtė me njė farė qė kurrė su mboll por prapė se prapė u rrit, pasi me natyrėn Timė hyjnore erdha tek ty dhe natyra Ime njerėzore nuk u mboll me marrėdhėnie fizike e prapė se prapė u rrit brenda teje dhe mėshira buroi nga ty tek tė gjithė njerėzit. Fole drejt. Tani pra meqė ti nxjerr mėshirė prej Meje me fjalėt e ėmbla tė buzėve tė tua, kėrkomė ētė duash dhe do tė tė jepet." Nėna u pėrgjigj: "Biri im, meqė kam fituar mėshirė prej Teje, atėherė tė kėrkoj tė kesh mėshirė pėr tė gjorėt dhe ti ndihmosh ata. Sepse tek e fundit ka katėr vende.
I pari ėshtė qielli ku engjėjve dhe shpirtrave tė shenjtėrve nuk u duhet tjetėr pėrveē Teje e Ty tė kanė, nė Ty ata kanė ēdo tė mirė. Vendi i dytė ėshtė ferri dhe ata qė jetojnė atje janė tė mbushur me ligėsi dhe tė pėrjashtuar nga ēdo mėshirė. Prandaj asgjė e mirė nuk mund tė hyjė mė nė ta. I treti ėshtė vendi i atyre qė po pastrohen. Atyre u duhet njė mėshirė e trefishtė sepse kanė vuajtje tė trefishtė. Vuan tė dėgjuarit e tyre pasi nuk dėgjojnė tjetėr veē ankesa, dhimbje dhe mjerim. Vuan tė parėt e tyre pasi nuk shohin tjetėr veē mjerimit tė tyre. Vuan tė prekurit e tyre pas ndjejnė nxehtėsinė e njė zjarri tė padurueshėm dhe vuajtje tė madhe. Jepu mėshirėn Tėnde, Zoti im dhe Biri im, pėr hir tė lutjeve tė mia!" Biri u pėrgjigj:
"Me kėnaqėsi do tu jap mėshirė tė trefishtė pėr hatrin tėnd. E para, tė dėgjuarit ė tyre do tė lehtėsohet, shikimi i tyre do tė qartėsohet, ndėshkimi i tyre do tė pakėsohet dhe zbutet. Pėrveē kėsaj, nga ky moment, ata qė gjenden nė ndėshkimin mė tė rėndė tė purgatorit do tė kalojnė nė nivelin e mesėm. Ata tė nivelit tė mesėm do tė kalojnė tek ndėshkimet mė tė lehta. Ata qė gjenden tek ndėshkimet e lehta do tė kalojnė nė paqe." Nėna u pėrgjigj: "Lavd dhe nder Ty, Zoti im!"
Dhe menjėherė shtoi: "Vendi i katėrt ėshtė bota. Banorėve tė saj u duhen tre gjėra: e para, pendesė pėr mėkatet; e dyta, riparim; e treta, forcė pėr tė vepruar mirė." Biri u pėrgjigj: "Kujtdo qė thėrret emrin Tim dhe shpreson nė ty dhe ėshtė i vendosur tė bėjė kthesė do ti jepen kėto tre gjėra si dhe mbretėria e qiellit. Fjalėt e tua mė janė aq tė ėmbla sa nuk mund tė mos tė ti jap gjėrat qė kėrkon, pasi ti nuk do tjetėr pėrveēse asaj qė dua Unė. Ti je si flakė qė vezullon e digjet dhe ku pishtarėt e shuar rindizen e pasi ndizen forca e tyre rritet. Me anė tė dashurisė sate qė u ngrit lart tek zemra Ime dhe mė tėrhoqi tek ty, ata qė kanė vdekur pėr shkak tė mėkatit do tė ringjallen dhe ata qė janė tė vakėt dhe errėt si tym do tė forcohen nė dashurinė Time."
-
-
Nėna bekon Birin nė prani tė nuses. Biri i lavdishėm e krahason Nėnėn e Tij me njė lule qė rritet nė luginė.
Libri 1 - KAPITULLI 51
Nėna i foli Birit tė saj duke thėnė: "Bekuar qoftė emri Yt, Biri im Jezu Krisht! Lėvduar qoftė natyra Jote njerėzore qė ia kalon gjithė krijimit! Lėvduar qoftė natyra Jote hyjnore mbi gjithė gjėrat e mira! Natyrat e Tua hyjnore dhe njerėzore janė njė Hyj." Biri u pėrgjigj: "Nėna ime, ti je si lule e rritur nė luginė. Lugina rrethohej nga pesė male tė larta. Vetė lulja doli nga tre rrėnjė e kish kėrcell tė drejtė pa asnjė nyje. Kjo lule kish pesė gjethe, tė bukura sa sbėhet. Lugina dhe lulja e saj u rritėn e ia kaluan maleve dhe gjethet e luleve u shtrinė pėrgjatė lartėsive tė qiellit dhe mbi gjithė koret e engjėjve. Ti, e shtrenjta Nėna ime, ti je ajo luginė nė sajė tė pėrvujtėrisė sė madhe qė pate nė krahasim me tė tjerėt.
Ajo ia kaloi tė pesė maleve. Mali i parė ishte Mojsiu nė sajė tė pushtetit qė kish. Pasi ai kish pushtet mbi popullin Tim me anė tė Ligjit njėlloj si ta mbante shtrėnguar nė pėllėmbė. Ndėrsa ti mbajte Hyjin e ēdo ligji nė krahėrorin tėnd, prandaj ti je mė e lartė se ai mal. Mali i dytė ishte Elia i cili ishte aq i shenjtė sa u mor me trup dhe shpirt nė vendin e shenjtė. Ndėrsa ti, e dashura Nėna ime, u more me shpirt nė fronin e Hyjit, mbi tė gjithė koret e engjėve, dhe trupi yt tejet i pastėr ėshtė atje sė bashku me shpirtin tėnd. Pra ti je mė e lartė se Elia. Mali i tretė ėshtė fuqia e madhe qė zotėronte Samsoni nė krahasim me njerėzit e tjerė. Por djalli e mposhti me mashtrim. Ndėrsa ti e mposhte djallin me forcėn tėnde. Prandaj ti je mė e fortė se Samsoni. Mali i katėrt ishte Davidi, njeri sipas zemrės dhe vullneit Tim, por qė ra nė mėkat.
Ndrėsa ti, Nėna ime, ndoqe ēdo vullnet Timin dhe kurrė nuk mėkatove. Mali i pestė ishte Solomoni, qė ish plot urti por qė u bė i marrė. Nė tė vėrtetė, ti, Nėna Ime, ishe plot urti por kurrė nuk u marrose e as u mashtrove. Prandaj ti je mė e lartė se Solomoni. Lulja doli nga tre rrėnjė nė kuptimin qė ti zotėroje tre gjėra qysh nga vogėlia e mė pas: bindje, dashuri dhe inteligjencė hyjnore. Nga keto tre rrėnjė u rrit njė kėrcell i drejtė sa skish mė, pa asnjė nyje tė vetme, dua tė them qė vullneti yt kurrė nuk u prir nga njonjė gjė tjetėr pėrveē dėshirės Sime. Lulja kishte edhe pesė gjethe qė u rritėn mė lart se koret e engjėve. Ti, Nėna Ime, je nė tė vėrtetė lulja e kėtyre pesė gjetheve.
Gjethja e parė ėshtė fisnikėria jote, e cila ėshtė aq e madhe saqė engjėjt e Mi, tė cilėt janė fisnikė nė praninė Time, kur panė fisnikėrinė tėnde, vunė re se ajo ishte mbi ta dhe mė e lartėsuar se shenjtėria dhe fisnikėria e tyre. Prandaj ti je mė lart se engjėjt. Gjethja e dytė ėshtė mėshira jote e cila ishte aq e madhe saqė kur pe mjerimin e shpirtrave, pate mėshirė pėr ta dhe provove dhimbje kur Unė vdiqa. Engjėjt janė plot mėshirė, por ata kurrė nuk provojnė dhimbje. Ndėrsa ti, Nėnė e dashur, u tregove e mėshirshme me tė mjerin duke vuajtur dhimbjen e vdekjes Sime dhe, pėr hir tė mėshirės, zgjodhe tu nėnshtrohesh vuajtjeve dhe jo tu bėsh bisht. Prandaj mėshira jote ia kaloi mėshirės sė gjithė engjėjve. Gjethja e tretė ėshtė mirėsia jote e ėmbėl. Engjėjt janė tė butė dhe tė mirė, u duan tė mirėn tė gjithėve, por ti e shtrenjta Nėna ime, kisha vullnet prej engjėlli nė shpirtin dhe trupin tėnd pra se tė vdisje dhe i bėre mirė gjithkujt. Dhe tani nuk refuzon askėnd qė arėsyeshėm lutet pėr tė mirėn e vet. Prandaj mirėsia jote ėshtė mė e madhėrishme se mirėsia e engjėjve.
Gjethja e katėrt ėshtė bukuria jote. Ēdo engjėll kėqyr bukurinė e tė tjerėve dhe ata admirojnė bukurinė e gjithė shpirtrave dhe tė gjithė trupave. Megjithatė ata shohin se bukuria e shpirtit tėnd ėshtė mė lart se gjithė krijimi dhe se fisnikėria e trupit tėnd ia kalon asaj tė tė gjitha qenieve njerėzore. Pra bukuria jote ia kaloi gjithė engjėjve dhe gjithė krijimit. Gjethja e pestė ishte gėzimi yt hyjnor, pasi asgjė nuk tė jepte gėzim pėrveē Hyjit. Secili prej tyre e njeh dhe e njihte gėzimin e vet brenda vetes, por kur panė brenda teje gėzimin tėnd nė Hyjin, nė ndėrgjegjen e vet secilit iu duk se gėzimi i tyre u ndez si dritė nė dashurinė e Hyjit.
Gėzimi yt atyre iu duk si njė zjarr i madh bubulak qė digjej me flakėt mė tė nxehta e qė ngriheshin aq lart saqė i afroheshin hyjnisė Sime. Prandaj, tejet e ėmbla Nėnė, gėzimi yt hyjnor flakėronte mbi tė gjitha koret e engjėjve. Kjo lule, duke patur pesė gjethė fisnikėrie, mėshire, mirėsie, bukurie dhe gėzimi tejet tė madh, ish tėrheqėse sa sbėhej mė. Kushdo qė dėshiron tė shijojė ėmbėlsinė e saj, duhet ti afrohet ėmbėlsisė sė saj dhe ta marrė brenda vetes. Kėtė bėre edhe ti, Nėnė e mirė. Pasi ti she aq e ėmbėl pėr Atin saqė Ai e mori gjithė qenien tėnde nė shpirtin e Tij dhe ėmbėlsia jote I pėlqeu Atij mė tepėr se gjithēka.
Nė sajė tė ngrohtėsisė dhe fuqisė sė diellit, lulja mbart edhe nje farė dhe prej saj rritet njė fryt. Bekuar qoftė ai diell, domethėnė natyra Ime hyjnore, qė mori natyrė njerėzore nga krahėrori yt virgjėror! Ashtu sikurse fara ēel tė njėjtat lule kudo qė mbillet, po ashtu gjymtyrėt e Mia ishin si tė tuat nė trajtė dhe pamje, edhe pse Unė isha burrė dhe ti njė grua virgjėreshė. Kjo luginė me lulen e vet u ngri lart mbi tė gjithė malet kur trupi yt, sė bashku me shpirtin tėnd tejet tė shenjtė, u ngrit mbi tė gjitha koret e engjėjve."
-
-
Fjalėt me tė cilat Nėna e bekon dhe i lutet Birit qė fjalėt e Tij tė pėrhapen nė tė gjithė botėn dhe tė rrėnjosen nė zemrat e miqve tė Tij. Virgjėra krahasohet mrekullisht me njė lulė qė rritet nė kopėsht. Fjalėt qė Krishti, me anė tė nuses, i pėrcjell Papės dhe klerikėve tė tjerė tė kishės.
Libri 1 - KAPITULLI 52
Virgjėra e bekuar i foli Birit dhe i tha: "I bekuar je Ti, Biri im dhe hyji im, Zot i engjėjve dhe Mbret i lavdisė! Unė lutem qė fjalėt qė Ti ke thėnė tė zėnė rrėnjė nė zemrat e miqve tė Tu dhe tė ngjisin nė mendjen e tyre si zifti me tė cilin u vesh arka e Noeut, tė cilin as stuhitė as erėrat nuk mund ta shkatėrronin. U pėrhapshin nė tė gjithė botėn si degė dhe lule tė ėmbla aroma e tė cilave shkon larg. U bėfshin edhe frut e u ėmbėlsofshin si hurma ėmbėlsia e sė cilės ta kėnaq shpirtin."
Biri u pėrgjigj: "E bekuar je ti, e shtrenjta Nėna Ime! Engjėlli Im Gabriel tė tha: 'E bekuar je ti, Mari, mes grave!' Dhe unė dėshmoj se ti je e bekuar dhe tejet e shenjtė mbi gjithė koret e engjėjve. Ti je si njė lule kopėshti e rrethuar nga lule tė tjera aromatike, por qė ua kalon tė gjithave nė aromė, bukuri dhe virtyt. Kėto lule pėrfaqėsojnė tė gjithė tė zgjedhurit, nga Adami deri nė fund tė botės. Ato u mbollėn nė kopėshtin e botės, mbinė dhe lulėzuan me virtyte tė ndryshme, por mes gjithė atyre qė ishin atėherė dhe do tė vinin mė pas, ti ishe mė e shkėlqyeshmja nė aromėn e njė jete tė mirė dhe tė pėrvuajtur, nė bukurinė e njė virgjėrie tė pėlqyeshme, nė virtytin e abstinencės.
Unė dėshmoj se ti ishe mė e madhe se njė martir nė Pasionin Tim, mė e madhe se njė dėshmitar feje nė abstinencė, mė e madhe se njė engjėll nė mėshirė dhe vullnet tė mirė. Pėr hatrin tėnd Unė do ti rrėnjos fjalėt e Mia si zifti mė i fortė nė zemrat e miqve tė Mi. Ato do tė pėrhapen si lule aromatike dhe do tė japin fryt si hurma mė e ėmbėl dhe mė e shijshme." Pastaj Zoti i foli nuses: "Thuaji mikut tėnd qė tė kujdeset ti shkruajė kėto fjalė pėr atin e vet zemra e tė cilit ėshtė sipas zemrės Sime dhe ai do tia pėrcjellė arqipeshkvit dhe mė vonė njė ipeshkvi tjetėr.
Kur ata tė jenė informuar tėrėsisht, ai duhet tia dėrgojė ato njė ipeshkvi tė tretė. Thuaji nė emrin Tim: 'Unė jam Krijuesi yt dhe Shėlbuesi i shpirtrave. Unė jam Hyji qė ti don dhe nderon mbi gjithė tė tjerėt. Shiko dhe mendo sesi shpirtrat qė Unė shėlbova me gjakun Tim janė si shpirtrat e atyre qė nuk e njohin Hyjin, se si janė marrė peng nga djalli nė mėnyrė aq tė tmerrshme saqė ai i ndėshkon nė ēdo gjymtyrė tė trupit si tė ishin brenda njė shtrydhėse rrushi. Prandaj nėse ke ndonjė shije pėr plagėt e Mia nė shpirtin tėnd, nėse fshikullimi dhe vuajtjet e Mia kanė ndonjė domethėnie pėr ty, atėherė ma trego me vepra sa shumė mė do!
Bėji publikisht tė njohura fjalėt e gojės Sime dhe ēoja personalisht prijėsit tė kishės! Unė do tė tė jap shpirtin Tim e kudo qė ka mosmarrėveshje midis dy vetave, ti do mundesh ti pajtosh nė emrin Tim dhe me pushtetin qė tė ėshtė dhėnė, mjaft qė ata tė besojnė. Si provė tjetėr tė fjalėve tė Mia, ti do ti paraqesėsh Papės dėshmitė e njerėzve qė i shijojnė dhe u gėzohen fjalėve tė Mia. Pasi fjalėt e Mia janė si sallo qė sa mė i ngrohtė dikush tė jetė brenda, aq mė shpejt tretet. Aty ku nuk ka ngrohtėsi, e nxjerrin nga goja dhe ajo nuk arrin nė pjesėt e brendshme.
Tė tilla janė fjalėt e Mia, pasi sa mė shumė dikush i ha dhe i pėrtyp me dashuri tė zjarrtė pėr Mua, aq mė shumė ai ushqehet me ėmbėlsinė e dėshirės qiellore dhe dashurisė sė brendshme dhe aq mė tepėr digjet nga dashuria pėr Mua. Por ata qė nuk i pėlqejnė fjalėt e Mia ėshtė sikur tė kishin sallo nė gojė. Pasi e shijojnė, ata e pėshtyjnė dhe e shkelin me kėmbė. Disa i pėrēmojnė fjalėt e Mia nė kėtė mėnyrė pasi ata nuk i shijojnė gjėrat shpirtėrore. Latifondisti tė cilin e kam zgjedhur si njė prej gjymtyrėve tė Mia dhe e kam bėrė vėrtet Timin, do tė tė ndihmojė guximshėm dhe do tė tė pajisė me ēka tė nevojitet pėr udhėtim.'"
-
-
Nėna dhe Biri kėmbejnė bekime dhe lėvdata. Virgjėra krahasohet me arkėn ku mbaheshin shkopi, mana dhe pllakat e Ligjit. Ky imazh pėrmban detaje tė mrekullueshme.
Libri 1 - KAPITULLI 53
Maria i foli tė Birit: "I bekuar je Ti, Biri im, Hyji im dhe Zoti i engjėjve! Ti je Ai zėrin e tė cilit dėgjuan profetėt, trupin e tė cilit panė apostujt, ai tė cilin perceptuan Hebrenjtė dhe armiqtė e tu. Me natyrėn Tėnde hyjnore dhe njerėzore dhe me Shpirtin e Shenjtė Ti je njė Hyj. Pasi profetėt e dėgjuan Shpirtin, apostujt e panė lavdinė e hyjnisė Sate, Hebrenjtė kryqėzuan trupin Tėnd. Prandaj qofsh bekuar pa fillim dhe pa fund!" Biri u pėrgjigj: "Bekuar qofsh ti, sepse ti je edhe Virgjėr edhe Nėnė! Ti je arka e Ligjit tė Vjetėr ku ndodheshin kėto tre gjėra: shkopi, mana dhe pllakat.
Tre gjėra u bėnė me shkopin. E para, ai u shndėrrua nė gjarpėr pa helm. E dyta, deti u nda me tė. E treta, nga shkėmbi u nxorr ujė. Ky shkop mė simbolizon Mua qė ndenja nė krahėrorin tėnd dhe mora natyrė njerėzore prej teje. Sė pari, Unė jam po aq i frikshėm pėr armiqtė e Mi sa ēish gjarpri pėr Mojsiun. Ata ia mbathėn prej Meje sikur tė kishin pėrpara njė gjarpėr; ata kanė tmerr prej Meje dhe mė pėrēmojnė si gjarpėr, edhe pse jam pa helmin e ligėsisė dhe jam plot me ēdo mėshirė. Nėse duan, Unė pranoj qė ata tė mė mbajnė. Unė kthehem tek ta nėse ma kėrkojnė kėtė. Unė rend tek ta si njė nėnė tek njė bir i humbur dhe i gjetur, nėse mė thėrrasin. U tregoj mėshirė dhe ua fal mėkatet nėse luten.
E bėj kėtė pėr ta e megjithatė ata mė pėrēmojnė si gjarpėr. Sė dyti, deti u nda nga ky shkop nė kuptimin qė rruga drejt qiellit, e mbyllur nga mėkati, u hap nga gjaku dhe dhimbja Ime. Deti ne fakt u hap dhe ēka ish i pakalueshėm u bė shteg kur dhimbja nė gjithė gjymtyrėt e Mia arriti nė zemėr dhe zemra mė plasi nga forca e dhimbjes. Pastaj, pasi e nxori popullin nga deti, Mojsiu nuk i ēoi ata drejt e nė tokėn e premtuar, por nė shkretėtirė qė tė viheshin nė provė dhe tė mėsonin.
Edhe tani qė njerėzit e kanė pranuar besimin dhe urdhėresat e Mia, ata nuk vijnė drejt e nė qiell, por ėshtė e nevojshme qė ata tė provohen nė shkretėtirė, pra nė botė, nė lidhje me dashurinė qė kanė pėr Hyjin. Pėrveē kėsaj populli e provokoi Hyjin me tre gjėra nė shkretėtirė: sė pari e provokoi kur bėri njė idhull pėr vete dhe e adhuroi; sė dyti e provokoi kur ankohej pėr mungesėn e kusive me mish qė hante nė Egjipt; sė treti e provokoi me krenari kur deshėn tė shkojnė dhe ti luftojnė armiqtė e tyre pa pėlqimin e Hyjit. Njerėzit tani mėkatojnė kundėr Meje nė tė njėjtėn mėnyrė. E para ata adhurojnė njė idhull sepse duan botėn dhe gjithēka qė ėshtė nė tė mė tepėr sesa mė duan Mua qė jam Krijuesi i tyre. Nė tė vėrtetė bota ėshtė hyji i tyre, jo Unė. Siē thashė nė Ungjillin Tim: 'Aty ku ėshtė thesari i njeriut, atje ai e ka zemrėn.' Prandaj thesari i tyre ėshtė bota pasi e kanė zemrėn atje dhe jo tek Unė. Prandaj ashtu si ata tė tjerėt u zhdukėn nė shkretėtirė nga shpata qė u pėrshkoi trupin, edhe kėta do tė zhbihen nga shpata e mallkimit tė pėrjetshėm qė do tu pėrshkojė shpirtin dhe nė mallkim do tė jetojnė pa fund.
E dyta ata mėkatuan kur u ankuan pėr mungesėn e kusive me mish. Unė i kam dhėnė njerėzimit gjithēka qė i nevojitet pėr njė jetė tė ndershme dhe tė moderuar, por ata duan tė zotėrojnė gjithė gjėrat pa fre dhe masė. Pasi nėse fiziku do tua lejonte, ata vazhdimisht do tė kryenin marrėdhėnie seksuale, do tė pinin pa kufizim, do tė dėshironin pa masė; dhe pėr aq kohė sa do tė mundeshin, nuk do tė hiqnin dorė kurrė nga tė mėkatuarit. Pėr kėtė arėsye e njėjta gjė do tu ndodhė kėtyre ashtu siē u ndodhi atyre nė shkretėtirė: do tė vdesin papritur. Sepse ēfarė ėshtė koha e kėsaj jete nė krahasim me pėrjetėsinė pėrveēse njė ēast i vetėm? Prandaj, pėr shkak tė shkurtėsisė sė kėsaj jete, vdekja e tyre fizike do tė jetė e shpejtė dhe do tė jetojnė nė vuajtje shpirtėrore pėrgjithmonė.
E treta ata mėkatuan nė shkretėtirė nga krenaria pasi deshėn tė shkojnė nė betejė pa pėlqimin e Hyjit. Njėrėzit duan tė shkojnė nė qiell me anė tė krenarisė sė tyre. Ata nuk mė besojnė Mua por vetes sė vet, duke bėrė vullnetin e vet dhe duke braktisur Timin. Prandaj ashtu si ata tė tjerėt u vranė nga armiqtė e tyre, edhe kėta do tė vriten nė shpirt nga djajtė dhe tortura e tyre do tė jetė e pėrjetshme. Nė kėtė mėnyrė mė urrejnė si gjarpėr dhe adhurojnė njė idhull nė vendin Tim dhe duan krenarinė e vet nė vend tė pėrvujtėrisė sime. Mėgjithatė, Unė jam ende aq i mėshirshėm saqė nėse kthehen tek Unė me zemėr tė penduar, Unė do tė kthehem tek ta si njė baba i pėrkushtuar dhe do ti mirėpres.
Sė treti, shkėmbi nxorri ujė me anė tė kėtij shkopi. Ky shkėmb ėshtė zemra e ngurtė njerėzore. Kur ajo ēpohet nga frika dhe dashuria Ime, menjėherė rrjedhin lotė pendese prej saj. Askush nuk ėshtė aq i pavlefshėm, asnjė aq i keq, saqė lotėt tė mos i rrjedhin rrėke dhe ēdo gjymtyrė e tij tė mos shtyhet nė devocion, nėse do tė kthehej tek Unė, nėse do tė reflektonte nė zemrėn e tij pėr vuajtjet e Mia, nėse do tė mendonte pėr pushtetin Tim, nėse do tė sillte ndėrmend qė mirėsia ime i bėn tokėn dhe pemėt tė japin fryt. Nė arkėn e Mojsiut, sė dyti gjendej mana. Po ashtu nė ty, Nėna dhe Virgjėra ime, u gjend buka e engjėjve dhe e shpirtrave tė shenjtė kėtu nė tokė, tė cilėt asgjė nuk i kėnaq pėrveē ėmbėlsisė Sime, pėr tė cilėt gjithė bota ėshtė e vdekur, tė cilėt, nėse do tė ish vullneti Im, do tė rrinin pa ngrėnė.
Sė treti nė arkė ishin pllakat e Ligjit. Po kėshtu nė ty gjendej Zotėria i gjithė ligjeve. Prandaj qofsh bekuar mbi gjithė krijesat nė qiell dhe nė tokė!" Pastaj Ai i foli nuses duke thėnė: "Thuaju miqve tė Mi tre gjėra. Kur banoja fizikisht nė botė, Unė i zbuta fjalėt e Mia qė ato ti bėnin tė mirėt mė tė fortė dhe tė devotshėm. Nė fakt tė kėqinjtė u pėrmirėsuan, siē ishte rasti me Maria Magdalenėn, Mateun dhe shumė tė tjerė. Po ashtu Unė i zbuta fjalėt e Mia qė armiqtė e Mi tė mos ishin nė gjendje ta pakėsonin forcėn e tyre. Prandaj ata qė i marrin fjalėt e Mia le tė punojnė me zell nė mėnyrė qė tė mirėt tė bėhen mė tė zjarrtė nė mirėsi nėpėrmjet fjalėve tė Mia, tė kėqinjtė tė pendohen pėr ligėsinė e tyre dhe mos ti lejojnė armiqve tė Mi qė tė pengojnė fjalėt e Mia.
Aq sa mund tu bėj keq engjėjve nė qiell, aq I bėj keq edhe djallit. Pasi, nėse do tė doja, Unė fare mirė mund ti shqiptoja fjalėt e Mia qė ti dėgjonte gjithė bota. Unė jam nė gjendje qė ta hap ferrin qė tė gjithė tė shohin ndėshkimet e tij. Por kjo nuk do tė ishte e drejtė pasi njerėzit do tė mė shėrbenin nga frika, nė njė kohė qė duhet tė mė shėrbejnė nga dashuria. Pasi vetėm ai qė ka dashuri do tė hyjė nė mbretėrinė e qiellit. Pėrveē kėsaj Unė do ti hyja nė hak djallit nėse do ti merrja skllevėrit e tij tė ligjshėm kur ata nuk bėjnė vepra tė mira. Do ti hyja nė hak edhe engjėjve nė qiell nėse shpirti i njeriut tė papastėr do tė vihej nė njė nivel me atė qė ėshtė i pastėr dhe i zjarrtė nė dashuri.
Askush nuk do tė hyjė nė qiell pėrveē atyre qė janė provuar si ar nė zjarrin e purgatorit ose qė kanė dhėnė provė pėr vetveten me vepra tė mira nė tokė duke fshirė ēdo njollė. Nėse nuk di se kujt i duhen dėrguar fjalėt e Mia, po ta them Unė. Meriton ti marrė fjalėt e Mia ai qė do tė fitojė merita me vepra tė mira pėr tė hyrė nė qiell, apo ai qė tashmė i ka merituar me vepra tė mira qė ka bėrė nė tė shkuarėn. Fjalėt e Mia u duhen zbuluar njerėzve tė tillė dhe duhet tė hyjnė tek ta. Ata qė i shijojnė fjalėt e Mia dhe pėrvujtėrisht presin gdhendjen e emrave tė tyre nė librin e jetės, i mbajnė fjalėt e Mia. Ata qė nuk i shijojnė ato, nė fillim i provojnė, pastaj nxjerrin duke i vjellė menjėherė."
-
-
Fjalėt qė njė engjėll i drejton nuses nė lidhje me shpirtin e mendimeve tė saj. Ka dy shpirtra, njė i pakrijuar dhe tjetri i pakrijur, secili me karakteristikat e veta.
Libri 1 - KAPITULLI 54
Niė engjėll i foli nuses duke i thėnė: "Ka dy shpirtra, njėri i pakrijuar dhe tjetri i krijuar. I pakrijuari ka tre karakteristika. Nė radhė tė parė ai ėshtė i nxehtė, sė dyti i ėmbėl, sė treti i pastėr. E para, ai jep nxehtėsi jo nga gjėrat e krijuara por nga vetja, duke qenė se, sė bashku me Atin dhe me Birin, Ai ėshtė Krijues i gjithė gjėrave dhe i plotfuqishėm. Ai jep nxehtėsi sa herė qė shpirti digjet nga dashuria pėr Hyjin. E dyta, Ai ėshtė i ėmbėl sa herė qė shpirti nuk gjen kėnaqėsi dhe gėzim pėrveēse nė Hyjin dhe kur mediton mbi veprat e Tij. E treta, Ai ėshtė i pastėr dhe nė Tė nuk mund tė gjendet mėkat, as deformim, as korrupsion, as ndryshim. Ai nuk lėshon nxehtėsi si zjarr material apo si dielli i dukshėm qė i shkrin gjėrat. Nxehtėsia e Tij ėshtė dashuria dhe dėshira e brendshme e shpirtit qė e mbush atė dhe e rrit nė Hyjin. Ėmbėlsia qė i shfaq shpirtit nuk ėshtė si ajo verėrave tė zgjedhura apo e kėnaqėsive sensuale, apo e ēdo gjėje tjetėr qė i pėrket kėsaj bote.
Pėrkundrazi, ėmbėlsia e shpirtit ėshtė e pakrahasueshme me ēdo ėmbėlsi tė pėrkohshme dhe e paimagjinueshme nga ata qė nuk e kanė provuar. E treta, Shpirti ėshtė i pastėr si rrezet e diellit ku nuk mund tė gjendet njollė. Sė dyti, shpirti i krijuar ka tre karakteristika. Ai digjet, ėshtė i hidhur dhe i papastėr. E para, ai digjet dhe konsumohet si zjarr pasi e ndez shpirtin qė zotėron me epsh dhe dėshira tė mbrapshta nė atė masė saqė shpirti nuk mund tė mendojė as tė dėshirojė gjė tjetėr veē pėrmbushjes sė kėtyre dėshirave, e si pasojė jeta e tij e pėrkohshme kalon pa nder dhe ngushėllim.
E dyta, ai ėshtė i hidhur si vrer, pasi ai aq e ndez shpirtin me epshin e tij saqė kėnaqėsitė e ardhshme i duken njė hiē dhe tė mirat e pėrjetshme i duken marrėzi. Gjithēka qė ka tė bėjė me Hyjin dhe qė shpirti ėshtė i detyruar tė bėjė pėr Tė, i duket e hidhur e neveritshme si ēorbė e prishur dhe vrer. E treta, ai ėshtė i papastėr pasi e bėn shpirtin aq tė pacipė dhe tė prirur drejt mėkatit saqė ai nuk skuqet nga asnjė mėkat dhe nuk do tė hiqte dorė nga asnjė mėkat po tė mos i vinte turp nga njerėzit mė tepėr seē i vjen nga Hyji.
Prandaj shpirti digjet si zjarr, sepse ai digjet pėr fėlliqėsira dhe ndez tė tjerėt bashkė me veten. Prandaj shpirti ėshtė i hidhur, sepse ēdo e mirė ėshtė e hidhur pėr tė dhe ashtu si pėr vete, ai don ta bėjė tė mirėn tė hidhur edhe pėr tė tjerėt. Prandaj ėshtė i papastėr, sepse gjen gėzim nė fėlliqėsi dhe kėrkon ti bėjė tė tjerėt si vetja. Tani ti mund tė mė pyesėsh dhe tė thuash: 'A nuk je edhe ti shpirt i krijuar si ai tjetri? Pse nuk je si ai? Unė tė pėrgjigjem: Sigurisht qė edhe mua mė ka krijuar po Ai Hyj qė ka krijuar shpirtin tjetėr, pasi ka vetėm njė Hyj, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt dhe kėta tė tre nuk janė tre hyje por njė Hyj.
Qė tė dy jemi bėrė mirė dhe u krijuam pėr mirė, pasi Hyji nuk ka krijuar gjė tjetėr pėrveē gjėrave tė mira. Por Unė jam si yll pasi kam qėndruar palėkundur nė mirėsinė dhe dashurinė e Hyjit nė tė cilat u krijova. Ndėrsa ai ėshtė si thėngjill pasi e ka braktisur dashurinė e Hyjit. Prandaj ashtu si njė yll ka shkėlqim dhe vezullim, ndėrsa thėngjilli ėshtė i zi pis, njė engjėll i mirė qė ėshtė si yll ka shkėlqimin e vet, domethėnė Shpirtin Shenjt. Pasi gjithēka qė ka, e ka nga Hyji, nga Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt. Ai ngrohet nė dashurinė e Hyjit, ai shkėlqen nė shkėlqimin e Tij dhe rri me Tė e i nėnshtrohet vullnetit tė Tij pa dashur kurrė ndonjė gjė qė Hyji nuk e don. Prandaj digjet, prandaj ėshtė i pastėr.
Djalli ėshtė si njė thėngjill i shėmtuar dhė mė i shėmtuar se ēdo krijesė tjetėr, sepse, ashtu siē ish mė i bukur se tė tjerėt, meritoi tė bėhej mė i shėmtuar se tė tjerėt pasi iu kundėrvu Krijuesit tė tij. Ashtu sikurse engjėlli i Hyjit shkėlqen me dritėn e Hyjit dhe digjet papushim nė dashurinė e Tij, po ashtu djalli digjet papushim nė ankthin e ligėsisė sė vet. Ligėsia e tij ėshtė e pangopur ashtu sikurse hiri dhe mirėsia e Shpirtit Shenjt ėshtė e patregueshme. Pasi nuk ka asnjė nė botė qė tė jetė aq i rrėnjosur nė djallin saqė shpirti i mirė mos ta vizitojė herė pas here dhe ti prekė zemrėn. Po ashtu nuk ka asnjė aq tė mirė saqė djalli tė mos pėrpiqet ta ngacmojė me tundim. Shumė njerėz tė mirė dhe tė drejtė janė tunduar nga djalli me lejen e Hyjit. Kjo jo pėr ligėsinė e tyre, por pėr lavdinė e tyre mė tė madhe.
Biri i Hyjit, njė nė hyjni me Atin dhe Shpirtin Shenjt, u tundua nė natyrėn njerėzore qė pati marrė. Aq mė tepėr vihen nė provė tė zgjedhurit e Tij pėr njė shpėrblim mė tė madh! Prapė, shumė njerėz tė mirė ndonjėherė bien nė mėkat dhe ndėrgjegja e tyre errėsohet nga fallsiteti i djallit, por ata kthehen mė tė fortė dhe qėndrojnė mė tė fortė se mė parė me fuqinė e Shpirtit Shenjt. Nuk ka asnjė qė nuk e kupton kėtė nė ndėrgjegjen e vet, qoftė kur sugjerimi i djallit e ēon nė deformimin e mėkatit apo kur e ēon nė tė mirė, mjaft qė ai tė mendojė pėr kėtė dhe ta shqyrtojė me kujdes. Prandaj nusja e Zotit tim, nuk duhet tė dyshosh nėse shpirti i mendimeve tė tua ėshtė i mirė apo i keq.
Pasi ndėrgjegja tė tregon ēfarė gjėrash tė injorosh dhe ēfarė tė zgjedhėsh. Ēmund tė bėjė njė shpirt qė ėshtė plot me djallin kur shpirti i mirė nuk mund tė hyjė nė tė pasi ėshtė plot me ligėsi? Ai duhet tė bėjė tre gjėra. Ai duhet tė bėjė njė rrėfim tė sinqertė dhe tė plotė tė mėkateve. Edhe nėse nuk ndjen keqardhje nė zemėr pėr shkak tė zemrės sė ngurtėsuar, prapė se prapė i bėn mirė pasi pėr shkak tė rrėfimit djalli i jep ca pushim dhe largohet nga shpirti i mirė. E dyta le tė tregohet i pėrvuajtur dhe tė vendosė ti shlyejė mėkatet qė ka kryer dhe tė bėjė ēdo tė mirė qė mundet dhe pastaj djalli do tė nisė tė largohet. E treta, pėr ta kthyer shpirtin e mirė pėrsėri, ai duhet ti lutet Hyjit pėrvujtėrisht dhe, me dashuri tė vėrtetė, ti vijė keq pėr mėkatet qė ka kryer, pasi dashuria pėr Hyjin e vret djallin.
Djalli ėshtė aq ziliqar dhe cmirėzi saqė do preferonte mė mirė tė vdiste njėqind herė sesa tė shihte dikė qė bėn pėr Hyjin qoftė edhe tė mirėn mė tė vogėl nga dashuria pėr Tė." Pastaj Virgjėra Mari i foli nuses duke thėnė: "Nusja e re e tim Biri, vishu, vėr karficėn, domėthėnė mundimet e Birit Tim!" Ajo iu pėrgjigj: "Zoja ime, ma vėr ti vetė!" Dhe ajo tha: "Patjetėr qė do tė ta vė. Unė dua edhe qė ti ta dish sesi Biri im ishte i predispozuar dhe pse etėrit e prisnin me aq padurim. Ai si tė thuash qėndronte mes dy qyteteve. Njė zė nga qyteti i parė i thėrriti duke thėnė: 'Ti qė qėndron mes dy qyteteve, ti je njeri i urtė pasi ti di tė ruhesh nga rreziqet qė afrohen.
Ti je edhe boll i fortė pėr tė duruar tė kėqijat qė kanosen. Ti je edhe kurajoz pasi nuk trembesh nga asgjė. Tė kemi dėshiruar dhe tė kemi pritur. Hape portėn tonė! Armiqtė po e pengojnė tė hapet!' Nga qyteti i dytė u dėgjua njė zė qė thoshte: 'O njeri i mirė dhe i fortė, dėgjoji ankimet dhe rėnkimet tona! Ne qėndrojmė nė errėsirė dhe vuajmė uri dhe etje tė padurueshme. Shikoje mjerimin tonė dhe varfėrinė tonė tė mjerueshme! Na shkelin si bar i kositur. Nė jemi vyshkur larg ēdo mirėsie dhe gjithė forca na ka lėnė. Eja e na shpėto pasi Ti vetėm je ai qė pritnim, shpresonim tek Ti si ēlirimtari ynė!
Eja dhe jepi fund varfėrisė sonė, ktheje kujėn tonė nė gėzim. Ji ndihma dhe shpėtimi ynė! Eja o trupi mė i denjė dhe i bekuar qė linde nga Virgjėra e pastėr!' Biri im i dėgjoi kėto dy zėra qė vinin nga dy qytetet, domethėnė nga qielli dhe ferri. Prandaj nė mėshirėn e vet ai hapi dyert e ferrit me mundimet e Tij tė mėdha, duke derdhur gjakun, dhe i shpėtoi miqtė e Tij tė atjeshėm. Ai hapi edhe qiellin dhe i dha gėzim engjėjve duke ēuar atje miqtė qė kish shpėtuar nga ferri. Bija ime, mendo pėr kėto gjėra dhe mbaji gjithmonė parasysh!"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt