Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 84
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Virgjėrės drejtuar nuses ku tregohet pėr trishtimin qė i shkaktuan asaj Mundimet e Krishtit, pėr Adamin dhe Evėn qė e shitėn botėn dhe pėr Krishtin dhe Nėnėn e tij Virgjėr qė e riblenė atė.

    Libri 1 - KAPITULLI 35

    Maria foli: "Sill ndėrmend, bijė, Mundimet e tim Biri. Mė dukej sikur gjymtyrėt e Tij tė ishin gjymtyrėt dhe zemra ime. Ashtu si fėmijėt e tjerė normalisht rrinė nė krahėrorin e nėnės sė tyre, ashtu ndenji Ai nė mua. Veēse Ai u ngjiz nga mirėsia e flaktė e dashurisė sė Hyjit, kurse tė tjerėt ngjizen nga lakmia trupore. Prandaj kushėriri i Tij Gjoni thotė me tė drejtė: 'Fjala u bė njeri.' Ai erdhi dhe qėndroi brenda meje me anė tė dashurisė. Fjala dhe dashuria e mishėruan tek unė. Pėr mua Ai ish si zemra ime. Pėr kėtė arėsye, kur e linda, m’u duk sikur gjysma e zemrės po dilte prej meje. Kur po vuante, mė dukej sikur vuante zemra ime. Kur diēka ėshtė gjysėm jashtė e gjysėm brenda dhe pjesa e jashtme lėndohet, pjesa brenda ndjen tė njėjtėn dhimbje. Prandaj kur tim Bir e fshikulluan dhe plagosėn, ndjeja sikur fshikullonin dhe plagosnin zemrėn time.

    Unė isha personi qė i qėndrova mė pranė gjatė Mundimeve dhe kurrė nuk u ndava prej Tij. Qėndroja afėr kryqit dhe njėlloj si ēka ėshtė mė pranė zemrės dhemb mė shumė, po ashtu dhimbja e tij ishte mė therėse pėr mua se pėr tė tjerėt. Kur mė hodhi sytė nga kryqi dhe unė e vėshtrova, lotėt mė rrodhėn nga sytė si gjaku nga dejet. Kur mė pa tė pushtuar nga dhimbja, u prek aq shumė saqė dhimbja e plagėve tė Veta iu fashit para dhimbjes sime. Pra mund tė them me gojėn plot se dhimbja e Tij ishte dhimbja ime dhe zemra e Tij zemra ime. Ashtu sikurse Adami dhe Eva e shitėn botėn pėr njė mollė tė vetme, ti mund tė thuash se Biri im dhe unė e riblemė botėn me njė zemėr tė vetme. Pra, bija ime, sill ndėrmend dhimbjen time nė vdekjen e tim Bir dhe nuk do ta kesh tė vėshtirė tė heqėsh dorė nga bota."

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Pėrgjigja qė Zoti i dha njė engjėlli qė po lutej qė nuses t’i jepeshin vuajtje nė trup dhe nė shpirt; shpirtrat e pėrsosur vuajnė mė shumė.

    Libri 1 - KAPITULLI 36

    Zoti i tha njė engjėlli qė po lutej pėr nusen e Zotit: "Ti je si njė ushtar i Tėnzot qė kurrė nuk e heq helmetėn prej lodhjes dhe kurrė nuk i largon sytė nga beteja prej frikės. Ti je i patundshėm si mal, ti digjesh si flakė. Je aq i pastėr saqė nuk ka njollė nė ty. Ti mė lutesh qė tė kem mėshirė pėr nusen Time. Edhe pse ti di dhe sheh gjithēka nė Mua, thuamė, ndėrsa ajo po dėgjon, ē’mėshire kėrkon pėr tė. Sepse mėshira ėshtė e trefishtė.

    Ka mėshirė me tė cilėn ndėshkohet trupi dhe shpėtohet shpirti, si nė rastin e shėrbėtorit Tim Jobit qė nė trup provoi ēdo lloj dhimbjeje, por shpirti i shpėtoi. Lloji i dytė i mėshirės ėshtė ajo me tė cilėn trupi dhe shpirti shpėtohen nga ndėshkimi, si nė rastin e mbretit qė jetonte zhytur nė gjithfarė epshesh dhe dhe nuk provoi dhimbje as nė trup as nė shpirt deri sa ish nė botė. Lloji i tretė i mėshirės ėshtė ajo me tė cilėn trupi dhe shpirti ndėshkohen dhe, pėr pasojė, trupi dhemb dhe zemra pikėllohet, si nė rastin e Pjetrit, Palit dhe shenjtėrve tė tjerė.

    Ka tre gjendje pėr njerėzit nė botė. Gjendja e parė ėshtė ajo e atyre qė bien nė mėkat dhe ngrihen pėrsėri. Ka raste kur Unė lejoj qė kėta tė pėrjetojnė vuajtje nė trup nė mėnyrė qė tė mund tė shpėtohen. Gjendja e dytė ėshtė e atyre qė do donin tė jetonin pėrgjithmonė pėr tė mėkatuar gjithnjė. Gjithė dėshira e tyre ėshtė e drejtuar nga bota. Nėse herė pas here bėjnė diēka pėr Mua, e bėjnė me shpresėn e begatimit tė interesave tė tyre tė pėrkohshme. As ndėshkim trupor as shumė dhimbje e brendshme nuk u jepet kėtyre njerėzve.

    Pėrkundrazi, ata lejohen t’i plotėsojnė dėshirat e tyre sepse do e marrin shpėrblimin kėtu poshtė deri edhe pėr gjėnė mė tė vogėl qė do tė kenė bėrė pėr Mua; ndėrsa nė jetėn tjetėr i pret ndėshkimi i pafund, duke qenė se dėshirojnė gjithnjė tė mėkatojnė. Gjendja e tretė ėshtė e atyre qė mė tepėr druhen se mos mėkatojnė kundėr Meje dhe fyejnė vullnetin Tim sesa i druhen ēdo lloj ndėshkimi. Do ishin gati tė duronin pėrjetėsisht tortura tė padurueshme sesa ta ndiznin zemėrimin Tim me dashje. Tundimi i trupit dhe zemrės u jepet kėtyre, si nė rastin e Pjetrit, Palit dhe shenjtėrve tė tjerė, nė mėnyrė qė ata tė mund t’i shlyejnė nė kėtė botė fajet e veta; ndėshkohen ose pėr njė farė kohe, ose pėr hir tė njė lavdie mė tė madhe, apo pėr t’u bėrė shembull pėr tė tjerėt. E kam shfaqur kėtė mėshirė tė trefishtė ndaj tre personave nė kėtė mbretėri dhe ti i di emrat e tyre.

    Tani pra, engjėlli dhe shėrbėtori Im, ē’lloj mėshire kėrkon pėr nusen Time?" Dhe ai tha: "Mėshirė pėr shpirtin dhe trupin, qė ajo tė mund t’i shlyejė nė kėtė botė fajet e veta e asnjė mėkat i saji tė mos vijė nė gjykimin Tėnd." Zoti u pėrgjigj: "U bėftė ashtu siē dėshiron!" Pastaj Ai iu drejtua nuses: "Ti je e Imja dhe Unė do tė bėj me Ty ē’mė pėlqen. Mos duaj askėnd sa mė do Mua! Pastroju parreshtur nga mėkati, nė ēdo kohė, sipas kėshillės sė atyre tek tė cilėt tė kam besuar. Mos fshih asnjė mėkat! Mos lėr asgjė pa shqyrtuar! Asnjė mėkat mos e mbaj pėr tė lehtė dhe tė papėrfillshėm! Gjithēka qė shpėrfill do tė ta kujtoj dhe gjykoj Unė. Asnjė mėkat i yti nuk do tė gjykohet prej Meje nėse do tė jetė shlyer nė kėtė jetė me pendesė. Mėkatet pėr tė cilat nuk ėshtė bėrė pendesė do tė pastrohen ose nė Purgator ose nėpėrmjet ndonjė gjykimi Tim tė fshehtė, nėse nuk janė shlyer kėtu nė tokė."

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Nėnės drejtuar nuses ku pėrshkruhet madhėshtia e Birit tė saj dhe se si Krishti tani po kryqėzohet mė egėrsisht nga armiqtė e tij, tė Krishterėt e kėqinj, sesa nga Hebrenjtė dhe se si, pėr pasojė, kėta njerėz do tė ndėshkohen mė rreptė.

    Libri 1 - KAPITULLI 37

    Nėna tha: "Im Bir kish tre tė mira. E para ishte qė askush nuk ka trup mė tė mirė se tė Tijin, pasi Ai kish dy natyra tė pėrsosura, hyjnoren dhe njerėzoren; dhe ish aq i patėmetė sa ashtu sikur nuk mund tė gjendet njollė nė syrin mė tė shėndetshėm, po ashtu as edhe njė difekt i vetėm nuk gjendej nė trupin e Tij. E mira e dytė ishte qė Ai kurrė nuk mėkatoi. Ka raste kur fėmijėt mbartin mėkatet e prindėrve bashkė me tė vetat. Ky fėmijė kurrė nuk mėkatoi e megjithatė mbarti mėkatet e tė gjithėve. E mira e tretė ishte qė ndėrsa disa vdesin nga dashuria pėr Hyjin dhe shpėrblimin e tyre mė tė madh, Ai vdiq nga dashuria pėr armiqtė njėlloj siē vdiq pėr mua dhe miqtė e Tij.

    Kur armiqtė e kryqėzuan, i bėnė katėr gjėra. E para, e kurorėzuan me ferra; e dyta, i gozhduan duart dhe kėmbėt; e treta, i dhanė tė pijė uthull; e katėrta, i shpuan brinjėn. Trishtohem sepse armiqtė qė Ai tani ka nė botė e kryqėzojnė mė egėrsisht seē e kryqėzuan Hebrenjtė. Edhe pse ti mund tė thuash se Ai tani nuk mund tė vuajė dhe vdesė, prapė se prapė ata e kryqėzojnė me mėkatet e tyre. Dikush mund tė fyejė dhe dėmtojė njė imazh tė armikut tė vet dhe, edhe pse imazhi nuk e ndjen dėmin qė i bėhet, autori duhet paditur dhe ndėshkuar pėr synimin keqdashės. Po ashtu veset me tė cilat kryqėzojnė tim Bir janė, nga ana shpirtėrore, mė tė neveritshme pėr Tė dhe mė serioze se veset e atyre qė e kryqėzuan fizikisht.

    Por ndoshta ti pyet: 'Si e kryqėzojnė?' Ja, fillimisht e vėnė nė kryqin qė kanė pėrgatitur pėr Tė. Kjo ndodh kur ata nuk i pėrfillin normat e Krijuesit dhe Zotit tė tyre. Pastaj e ēnderojnė kur Ai i paralajmėron me anė tė shėrbėtorėve tė Tij qė t’i shėrbejnė po ata nuk ua vėnė veshin dhe bėjnė si t’u teket. Ia gozhdojnė dorėn e djathtė duke e mbajtur drejtėsinė pėr padrejtėsi, kur thonė: 'Mėkati nuk ėshtė aq i rėndė dhe i neveritshėm pėr Hyjin, pasi thuhet qė Hyji nuk ndėshkon askėnd pėrgjithmonė, por kėrcėnimet e Tij janė vetėm sa pėr tė na trembur. Pse do tė na kish shėlbuar nėse do qė ne tė humbasim?' Ata nuk reflektojnė qė edhe pėr mėkatin mė tė vogėl nė tė cilin njeriu gjen gėzim, ai meriton dėnim tė pėrjetshėm. Duke qenė se Hyji nuk lė pa ndėshkuar as edhe mė tė voglin mėkat dhe pa shpėrblyer as edhe tė mirėn mė tė vogėl, ata do tė marrin ndėshkim tė pėrjetshėm pasi dėshirojnė palėkundshmėrisht tė mėkatojnė dhe Biri im, qė i sheh zemrat e tyre, e llogarit dėshirėn si vepėr. Pasi ata do ta realizonin dėshirėn nėse im Bir do t’ua lejonte.

    Ia gozhdojnė dorėn e majtė kur e kthejnė virtytin nė ves. Duan tė vazhdojnė tė mėkatojnė deri nė fund, duke thėnė: 'Nėse nė fund themi, qoftė edhe njė herė tė vetme, "Hyj, ki mėshirė pėr mua!", mėshira e Hyjit ėshtė aq e madhe sa Ai do tė na falė.' Nuk ėshtė virtyt tė duash tė mėkatosh pa e shlyer mėkatin, tė duash ta marrėsh shpėrblimin pa u pėrpjekur pėr tė, pėrveēse kur ka njė farė pendese nė zemėr, pėrveēse kur dikush me tė vėrtetė dėshiron tė bėjė kthesė nėse do mundej po tė mos e pengonte sėmundja apo diēka tjetėr. Ia gozhdojnė kėmbėt kur gjejnė kėnaqėsi nė mėkat, pa menduar as edhe njė herė tė vetme pėr vuajtjet e tim Biri apo pa e falenderuar njė herė tė vetme nga thellėsia e zemrės duke i thėnė: 'Hyj, sa shumė ke vuajtur! Lėvduar qofsh pėr vdekjen Tėnde!' Fjalė tė tilla kurrė nuk dalin nga buzėt e tyre.

    E kurorėzojnė me kurorė talljesh kur vėnė nė lojė shėrbėtorėt e Tij dhe e quajnė tė pakuptimtė t’i shėrbejnė Atij. I japin tė pijė uthull kur galdojnė dhe krenohen nė mėkat. Mendimi se sa serioz ėshtė mėkati, kurrė nuk u shkon ndėrmend. Ia shpojnė zemrėn kur dėshirojnė tė qėndrojnė nė mėkat. Me tė vėrtetė po tė them, dhe kėtė mund t’ua thuash miqve tė Mi, se nė sytė e tim Biri njerėz tė tillė janė mė tė padrejtė se ata qė e dėnuan, mė tė kėqinj se armiqtė qė e kryqėzuan, mė tė pafytyrė se ata qė e shitėn.

    Kanė hak njė ndėshkim mė tė madh se tė tjerėt. Pilati e dinte fort mirė se im Bir nuk kish mėkatuar dhe nuk meritonte tė vdiste. Megjithatė, duke qenė se i druhej humbjes sė pushtetit tė pėrkohshėm dhe revoltės sė hebrenjve, ai, me ngurim, e dėnoi tim Bir me vdekje. Nga se duhej tė trembeshin kėta njerėz nėse do t’i shėrbenin Atij? Apo ēfarė nderi dhe privilegji do tė humbisnin nėse do ta nderonin? Pėr kėtė do tė marrin njė ndėshkim mė tė rėndė, duke qenė se janė mė tė kėqinj se Pilati nė sytė e tim Biri. Pilati e dėnoi nga frika, sipas kėrkesės dhe dėshirės sė tė tjerėve. Kurse kėta e dėnojnė pėr interes tė tyre dhe pa asnjė frikė, duke e ēnderuar me mėkate qė po tė duan mund t’i shmangin. Por ata as i shmangen mėkateve e as u vjen turp pėr mėkatet e kryera, sepse nuk u shkon ndėrmend se nuk e meritojnė mirėsinė e Atij tė cilit nuk i shėrbejnė. Janė mė keq se Juda, pasi Juda, pasi e trathtoi Hyjin, e pranoi qė Ai ishte Hyji dhe se ai vetė kish mėkatuar rėndė kundėr Tij. Por u dėshpėrua dhe e i dha fund ditėve tė veta duke pėrfunduar nė ferr sepse mendoi se nuk ishte i denjė tė jetonte.

    Kėta njerėz e pranojnė se mėkatojnė dhe prapė vazhdojnė tė mėkatojnė pa u penduar me zemėr. Madje duan ta zaptojnė Mbretėrinė e Qiellit me dhunė dhe forcė duke menduar se mund ta fitojnė jo me vepra por me njė shpresė tė kotė – tė kotė sepse nuk do t’i jepet askujt qė nuk pėrpiqet pėr tė dhe nuk e mohon vetveten pėr Hyjin. Ata janė mė keq se ata qė e kryqėzuan Atė. Kur kėta tė fundit i panė veprat e mira tė tim Biri, si psh ngjalljen e tė vdekurve, shėrimin e tė gėrbulurve, ata menduan me vete: 'Ai bėn mrekulli tė padėgjuara dhe tė jashtėzakonshme, duke mposhtur kėdo qė dėshiron vetėm me njė fjalė, i di mendimet tona, bėn ē’tė dojė. Nėse ia del mbanė, tė gjithė do duhet t’i nėnshtrohemi pushtetit tė Tij dhe tė bėhemi vartės tė Tij.' Prandaj, nė vend qė t’i nėnshtroheshin, e kryqėzuan nga zilia.

    Por po ta kishin ditur se Ai ishte Mbreti i Lavdisė, kurrė nuk do ta kishin kryqėzuar. Nga ana tjetėr, kėta njerėz i shohin veprat dhe mrekullitė e Tij tė mėdha ēdo ditė, pėrfitojnė nga mirėsitė e Tij. Dėgjojnė se si duhet t’i shėrbejnė dhe t’i afrohen, por mendojnė me vete: 'Do tė ishte e rėndė dhe e padurueshme tė hiqnim dorė nga tė gjitha tė mirat e pėrkohshme, tė bėnim vullnetin e Tij dhe jo tonin.' Prandaj e pėrēmojnė vullnetin e Tij duke mos e lėnė tė sundojė mbi vullnetin e tyre dhe e kryqėzojnė tim Bir me kokėfortėsi duke grumbulluar mėkat mbi mėkat. Ata janė mė keq se kryqėzuesit e Tij sepse Hebrenjtė vepruan nga zilia dhe ngaqė nuk e dinin qė Ai ishte Hyji. Kurse kėta e dinė qė Ai ėshtė Hyji dhe nga ligėsia, mendjemadhėsia dhe lakmia e kryqėzojnė shpirtėrisht mė egėrsisht se ē’e kryqėzuan tė tjerėt fizikisht, pasi kėta janė shėlbuar kurse tė tjerėt ende nuk ishin shėlbuar. Prandaj, o nuse, bindju dhe kije frikė tim Bir sepse, edhe pse i mėshirshėm, Ai ėshtė i drejtė!"

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Njė dialog i kėndshėm i Hyjit Atė me Birin. Ati i dha Birit njė nuse tė re dhe Biri e pranoi atė me gėzim. Dhėndri e mėson nusen, me anė tė njė shembėlltyre, rreth durimit dhe thjeshtėsisė.

    Libri 1 - KAPITULLI 38

    Ati i tha Birit: "Erdha me dashuri tek Virgjėra dhe e mora trupin Tėnd tė vėrtetė prej saj. Kėshtu Ti je nė Mua dhe Unė nė Ty. Ashtu sikurse zjarri dhe nxehtėsia nuk ndahen kurrė, ashtu ėshtė e pamundur tė ndahen natyra jote hyjnore dhe njerėzore." Biri u pėrgjigj: "Gjithė nderi dhe lavdia tė qofshin Ty, o Atė! U bėftė vullneti Yt nė Mua dhe i Imi nė Ty!" Ati ia ktheu. "Shih, Biri im, po ta besoj kėtė nuse tė re si dele qė duhet udhėhequr dhe ushqyer. Si bari Ti do tė marrėsh prej saj djath pėr tė ngrėnė, qumėsht pėr tė pirė dhe lesh pėr t’u veshur. Kurse ti, o nuse, duhet t’i bindesh.

    Ti ke tre detyra: duhet tė jesh e durueshme, e bindur dhe e gatshme." Pastaj Biri i tha Atit: "Vullneti Yt vjen me pushtet, pushteti Yt me pėrvujtėri, pėrvujtėria Jote me urti, urtia Jote me mėshirė. U bėftė mbi Mua vullneti Yt qė ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė pa fillim dhe fund! Do ta mirėpres atė nė dashurinė Time, nė pushtetin Tėnd, nėn udhėheqjen e Shpirtit tė Shenjtė, duke qenė Ne jo tri Hyjni por njė Hyj. Pastaj Biri i tha nuses: "E dėgjove se si Ati tė dorėzoi tek Unė si dele. Prandaj duhet tė jesh e thjeshtė dhe e durueshme si dele dhe tė prodhosh ushqim dhe veshje.

    Tre njerėz ka nė botė. i pari ėshtė krejtėsisht lakuriq, i dyti i etur, i treti i uritur. I pari simbolizon besimin e kishės Sime dhe ėshtė lakuriq sepse gjithkush skuqet tė flasė pėr besimin dhe urdhėrimet e Mia. Dhe nėse dikush flet, ata vihen nė lojė dhe i quajnė gėnjeshtarė. Fjalėt qė dalin nga goja Ime duhet ta veshin kėtė besim si lesh. Ashtu sikurse leshi rritet nė trupin e deles nga nxehtėsia, po kėshtu fjalėt e Mia hyjnė nė zemėr nga nxehtėsia e natyrės Sime hyjnore dhe njerėzore. Ato do ta veshin besimin Tim tė shenjtė nė dėshmi tė sė vėrtetės dhe urtisė dhe do tė provojnė se ēka tani konsiderohet si e pakuptimtė ėshtė e vėrtetė.

    Pėr pasojė, njerėzit qė deri tani kanė qenė tė vakėt pėr ta veshur fenė me vepra dashurie, do tė kthehen kur tė dėgjojnė fjalėt e Mia tė dashurisė dhe do tė rindizen pėr tė folur me besim dhe pėr tė vepruar me guxim. I dyti simbolizon miqtė e Mi qė kanė dėshirė tė ethshme ta shohin nderin Tim tė pėrkryer dhe trishtohen kur mė shohin tė ēnderuar. Ėmbėlsia qė provojnė nga fjalėt e Mia do t’i dehė me dashuri mė tė madhe pėr Mua dhe dhe do tė ndizen nė dashurinė Time dhe sė bashku me ta, tė tjerė, tani tė vdekur, do tė ndizen nė dashurinė Time kur tė dėgjojnė pėr mėshirėn qė kam treguar ndaj mėkatarėve. I treti simbolizon ata qė me vete mendojnė si vijon: 'Sikur ta njihnim,' thonė ata, ' vullnetin e Hyjit rreth mėnyrės se si duhet tė jetojmė dhe sikur tė na mėsonin pėr mėnyrėn se si duhet jetuar mirė, me kėnaqėsi do tė bėnim ē’tė mundnim.'

    Kėta kanė uri pėr ta njohur rrugėn Time, por nuk ka kush t’i ngopė sepse asnjė nuk u tregon ekzaktėsisht se ē’duhet tė bėjnė. Edhe nėse u tregohet ē’duhet bėrė, askush nuk jeton siē duhet. Prandaj fjalėt u duken pa jetė sepse askush nuk jeton sipas tyre. Pėr kėtė arėsye Unė vetė do t’u tregoj se ē’duhet tė bėjnė dhe do t’i mbush me ėmbėlsinė Time. Gjėrat e pėrkohshme, qė duket se i duan tė gjithė tani, nuk mund ta mbushin natyrėn njerėzore por vetėm sa e yshtin dėshirėn pėr tė kėrkuar gjithnjė e mė tepėr. Fjalėt e Mia dhe dashuria Ime i ngopin njerėzit dhe i mbushin ngushėllim tė bollshėm. Prandaj ti, nusja Ime, qė je njė prej deleve tė Mia, kujdesu qė ta ruash durimin dhe bindjen. Ti mė pėrket me tė drejtė dhe prandaj duhet tė ndjekėsh vullnetin Tim. Personi qė do tė bėjė vullnetin e tjetrit duhet tė bėjė tre gjėra: e para, tė jetė i njė mendjeje me tjetrin; e dyta, tė ketė vepra tė ngjashme; e treta, tė qėndrojė larg armiqve tė tjetrit. Kush janė armiqtė e Mi pėrveē krenarisė dhe mėkatit? Prandaj duhet tė qėndrosh larg tyre nėse do tė ndjekėsh vullnetin Tim."

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Pėr fenė, shpresėn dhe dashurinė qė gjendeshin pėrsosshmėrisht tek Krishti kur Ai vdiq dhe qė gjenden tė mangėta tek ne njerėzit e gjorė.

    Libri 1 - KAPITULLI 39

    Nė vdekje pata tre virtyte. Sė pari besimin, kur pėrkula gjunjtė dhe u luta, duke e ditur se Ati ishte nė gjendje tė mė shpėtonte nga mundimet. Sė dyti shpresėn, kur kėmbėngula me vendosmėri duke thėnė: 'Jo vullneti Im.' Sė treti, dashurinė, kur thashė: 'U bėftė vullneti Yt!' Vuajta fizikisht nga frika e natyrshme prej dhimbjeve dhe djersė gjaku mė rrodhi nga trupi. Kėshtu qė nė mėnyrė qė miqtė e Mi tė mos dridhen kur braktisen kur vjen momenti i provės pėr ta, u tregova personalisht se trupi gjithnjė i druhet dhimbjes.

    Por ndoshta ti pyet sesi trupi Im nxorri djersė gjaku. Ja, nė po atė mėnyrė qė gjaku i njė tė sėmuri thahet dhe konsumohet nė damarėt e tij, gjaku Im u konsumua pėr shkak tė ankthit tė natyrshėm pėrballė vdekjes. Duke dashur tė tregonte mėnyrėn sesi do tė hapej qielli dhe sesi njerėzit mund tė hynin nė tė pas mėrgimit, Ati me dashuri mė dorėzoi tė vuaj nė mėnyrė qė trupi Im tė lartėsohej pas Mundimeve. Pasi natyra Ime njerėzore nuk mund ta meritonte lavdinė pa vuajtur, pavarėsisht se mundesha tė hyja nė lavdi me natyrėn Time hyjnore.

    Pse atėherė njerėzit me pak besim, me shpresė tė kotė dhe pa dashuri meritonkan tė hyjnė nė lavdinė Time? Nėse do kishin besim nė gėzimin e pėrjetshėm dhe nė ndėshkimin e tmerrshėm, nuk do tė dėshironin tjetėr veē Meje. Nėse vėrtet do tė besonin se Unė shoh dhe di gjithēka, se kam pushtet mbi gjithcka dhe se i gjykoj tė gjithė, bota do t’u dukej e neveritshme dhe do tė kishin frikė tė mėkatonin nė praninė Time mė tepėr nga frika prej Meje se sa nga opinioni i njerėzve. Nėse do tė kishin shpresė tė palėkundur, atėherė gjithė mendimet dhe inteligjenca e tyre do tė drejtoheshin drejt Meje. Nėse do ta donin Hyjin, mendja e tyre do tė mendonte sė paku rreth ēka bėra pėr ta, pėr pėrpjekjet pėr tė predikuar, pėr vuajtjet e shumta, pėr dashurinė e madhe qė pata deri nė vdekje – aq shumė dashuri sa desha tė vdes mė mirė se sa t’i humbisja ata.

    Por besimi i tyre ėshtė i dobėt dhe i paqėndrueshėm dhe rrezikon tė shembet shpejt sepse janė gati tė besojnė kur nuk tundohen, por e humbasin besimin kur ndeshen me vėshtirėsi. Shpresa e tyre ėshtė e kotė sepse shpresojnė qė mėkatet do t’u falen pa vuajtur dhe pa u ndėshkuar siē duhet. Kanė besim se do ta marrin falas Mbretėrinė e Qiellit. Duan ta marrin mėshirėn Time tė papėrzier me drejtėsi. Dashuria e tyre pėr Mua ėshtė e ftohtė sepse kurrė nuk digjen nga dėshira pėr tė mė gjetur pėrveēse kur i detyrojnė provat e jetės.

    Si mund tė ndizem me dashuri pėr njerėz qė nuk kanė besim tė drejtė, as shpresė tė palėkundur, as dashuri tė zjarrtė pėr Mua? Pėr pasojė, kur tė mė thėrrasin dhe thonė 'Hyj, ki mėshirė pėr mua!' nuk do tė meritojnė tė dėgjohen apo tė hyjnė nė lavdinė Time. Meqė nuk duan ta ndjekin Zotin e tyre ne vuajtje, nuk do ta ndjekin as nė lavdi. Asnjė ushtar nuk mund t’i pėlqejė zotėrisė sė vet dhe tė fitojė simpatinė e tij pas njė gabimi nėse mė parė nuk e pėrul veten pėr tė larguar zemėrimin e Tij.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Tre pyetje qė Krijuesi i bėn nuses: e para pėr burrin qė shėrben dhe gruan qė sundon; e dyta pėr burrin qė punon dhe gruan qė harxhon; e treta pėr Zotėrinė qė shpėrfillet dhe shėrbėtorin qė nderohet.

    Libri 1 - KAPITULLI 40

    Unė jam Krijuesi dhe Zoti yt. Pėrgjigjju tre pyetjeve qė do tė tė bėj. Ē’gjendje ka nė njė shtėpi ku gruaja vishet si zonjė dhe burri si shėrbėtor? A ėshtė e drejtė kjo? Ajo u pėrgjigj: "Jo, Zot, nuk ėshtė e drejtė." Dhe Zoti tha: "Unė jam Zoti i gjithēkaje dhe Mbreti i engjėjve. E vesha shėrbėtorin Tim, domethėne natyrėn Time njerėzore, vetėm pėr dobi dhe nevojė. Nuk kėrkova tjetėr nė botė pėrveē ushqimit dhe veshjes sė paktė. E megjithatė ti, qė je nusja Ime, dėshiron tė jesh si zonjė, me pasuri dhe ndere. Ē’e mirė vjen prej tyre? Gjithēka ėshtė kotėsi dhe nga gjithė gjėrat duhet hequr dorė. Njerėzimi nuk ėshtė krijuar pėr eksese tė tilla por pėr tė patur ēka i nevojitet natyrės.

    Krenaria e shpiku eksesin dhe tani ai konsiderohet dhe dėshirohet si gjė normale. E dyta, a ėshtė e drejtė qė burri tė punojė nga mėngjesi deri nė mbrėmje, kur gruaja shpenzon pėr njė orė gjithēka qė ai ka fituar?" Ajo u pėrgjigj: "Nuk ėshtė e drejtė. Pėrkundrazi, gruaja ėshtė e detyruar tė jetojė dhe veprojė sipas vullnetit tė burrit." Dhe Zoti tha: "Unė veprova si burri qė punon nga mėngjesi nė darkė. Punova qysh nga vogėlia deri nė kohėn e Mundimeve duke e treguar rrugėn drejt qiellit me predikim dhe duke i zbatuar ato qė u predikoja tė tjerėve.

    Gruaja, domethėnė shpirti njerėzor qė duhet tė jetė si gruaja ime, e harxhon mundimin Tim me jetesė luksoze. Pėr pasojė, asgjė qė kam bėrė nuk mund t’i sjellė dobi asaj dhe as Unė nuk gjej ndonjė virtyt tek ajo qė tė mė pėlqejė. E treta, thuamė, a nuk ėshtė gabim dhe e padurueshme qė zotėria i njė shtėpie tė pėrēmohet dhe shėrbėtori tė nderohet?" Dhe ajo tha: "Po, sigurisht qė ėshtė." Zoti tha: "Unė jam Zotėria i gjithė gjėrave. Shtėpia Ime ėshtė bota. Gjithė njerėzit me tė drejtė duhet tė jenė shėrbėtorėt e Mi. Por Unė, Zoti, pėrēmohem tani nė botė ndėrsa njerėzimi nderohet. Prandaj ti qė tė kam zgjedhur kujdesu qė tė bėsh vullnetin Tim sepse gjithēka nė botė nuk ėshtė tjetėr veē stėrkalė oqeani dhe ėndėrr e gėnjeshtėrt!"

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krijuesit, nė praninė e ushtrisė qiellore dhe tė nuses, ku Ai ankohet pėr pesė vetė qė pėrfaqėsojnė papėn dhe klerikėt, laikėt e kėqinj, hebrenjtė dhe paganėt. Pėr ndihmėn qė u jep miqve tė Tij qė pėrfaqėsojnė gjithė njerėzimin dhe gjykimn e ashpėr qė i pret armiqtė e Tij.

    Libri 1 - KAPITULLI 41

    Unė jam Krijuesi i gjithė gjėrave. Linda nga Ati pėrpara se Luciferi tė vinte nė jetė. Unė jam pandashmėrisht nė Atin dhe Ati nė Mua dhe njė Shpirt nė tė Dy. Prandaj ka vetėm njė Zot – jo tre zotėr. Unė jam Ai qė i premtoi trashėgimi tė pėrjetshme Abrahamit dhe qė e nxorri popullin e Vet nga Egjypti me anė tė Moisiut. Unė jam Ai qė foli me anė tė profetėve. Ati mė vendosi nė krahėrorin e Virgjėrės pa u ndarė nga Unė, duke mbetur pandashmėrisht me Mua, me qėllim qė njerėzimi, i cili e kish braktisur Hyjin, tė mund tė kthehej tek Hyji nėpėrmjet dashurisė Sime. Megjithatė, tani, nė praninė tėnde, o ushtri qiellore, edhe pse ti sheh dhe di gjithēka nė Mua, nė mėnyrė qė ta marrė vesh dhe ta mėsojė nusja, e cila nuk mund t’i perceptojė gjėrat shpirtėrore nėpėrmjet atyre fizike, Unė bėj tė ditur zemėrimin Tim para jush pėr pesė personat kėtu tė pranishėm, pasi ata ata mė fyejnė nė shumė mėnyra.

    Ashtu sikurse dikur nė Ligj Unė pėrfshiva nėn emrin Izrael gjithė kombin izraelit, kėshtu tani me anė tė kėtyre pesė personave Unė kam parasysh gjithė botėn. I pari simbolizon udhėheqėsin e kishės dhe priftėrinjtė, i dyti laikėt e kėqinj, i treti hebrenjtė, i katėrti paganėt, i pesti miqtė e Mi. Pėrsa tė pėrket ty, o hebre, Unė nuk marr parasysh nė ty ata hebrenj qė janė fshehurazi tė krishterė dhe mė shėrbejnė me dashuri tė sinqertė, fe tė drejtė dhe vepra tė pėrsosura nė fshehtėsi. Dhe nė ty, o pagan, Unė nuk marr parasysh ata qė, sikur ta dinin se si apo tė kishin dikė qė t’i mėsonte, do tė ishin tė gatshėm tė ecnin nė udhėn e urdhėresave tė Mia; ata pėrpiqen tė vėnė nė zbatim aq sa dinė dhe aq sa janė nė gjendje tė bėjnė.

    Ata nė asnjė mėnyrė nuk do tė gjykohen me ju. Tani po deklaroj zemėrimin qė ti mė shkakton, o udhėheqėsi i kishės Sime, ti qė je ulur nė karrigen Time. Unė ia dhashė kėtė karrige Pjetrit dhe pasardhėsve tė tij qė tė uleshin me dinjitet dhe autoritet tė trefishtė: e para, pėr tė patur pushtetin e lidhjes dhe zgjidhjes sė mėkateve tė njerėzve; e dyta, pėr tė qenė tė hapur pėr pendestarėt; e treta, pėr t’ua mbyllur qiellin tė mallkuarve dhe atyre qė mė tallin. Por ti qė duhet t’i falėsh shpirtrat dhe t’i sjellėsh tek Unė, nė tė vėrtetė je vrasėsh shpirtrash.

    Unė e vura Pjetrin si bari dhe shėrbėtor tė deleve tė Mia. Por t’i i shpėrndan dhe i plagos; ti je mė keq se Luciferi. Ai ishte ziliqar dhe dėshironte tė mė vriste pėr tė sunduar nė vendin Tim. Por ti je mė keq se ai sepse jo vetėm mė vret duke mė ndarė prej teje me veprat e tua tė kėqija, por edhe vret shpirtra me shembullin tėnd tė keq. Unė i shėlbova shpirtrat me gjakun Tim dhe t’i besova ty si njė miku besnik. Por ti ia dorėzon armikut nga i cili i ēlirova. Ti je mė i padrejtė se Pilati. Ai vetėm sa mė dėnoi me vdekje. Por ti jo vetėm qė mė dėnon sikur t’isha zotėria i pavlerė i asgjėje, por edhe dėnon shpirtrat e tė zgjedhurve tė Mi dhe liron fajtorėt. Ti je mė i pamėshirshėm se Juda. Ai vetėm sa mė shiti. Por ti jo vetėm qė mė shet Mua, por shet edhe shpirtrat e tė zgjedhurve tė Mi pėr interesat e tua tė ulta dhe fame boshe. Ti je mė i neveritshėm se hebrenjtė. Ata vetėm sa kryqėzuan trupin Tim. Por ti kryqėzon dhe ndėshkon shpirtrat e tė zgjedhurve tė Mi tė cilėt ligėsia dhe paudhėsitė e tua i plagosin mė rėndė se ēdo shpatė.

    Dhe kėshtu, duke qenė se ti je si Luciferi, mė i padrejtė se Pilati, mė i pamėshirshėm se Juda dhe mė i neveritshėm se hebrenjtė, Unė kam tė drejtė qė zemėrohem. Zoti i tha personit tė dytė, domethėnė laikėve: "Unė i krijova gjithė gjėrat pėr ty. Ti mė dhe pėlqimin tėnd dhe Unė tė dhashė Timin. Ti mė premtove besim duke u betuar se do tė mė shėrbeje. Por tani ti je larguar prej Meje si dikush qė nuk e njeh Hyjin. Ti i mban fjalėt e Mia pėr gėnjėshtra, veprat e Mia pėr gjėra tė pakuptimta. Ti thua se vullneti Im dhe urdhėresat e Mia janė shumė tė rėnda. Ti nuk e ke ruajtur besimin qė premtove. Ti e ke shkelur betimin dhe e ke braktisur emrin Tim. Ti je ndarė nga shoqėria e shenjtėrve tė Mi dhe je bashkuar me shoqėrinė e djajve duke u bėrė ortaku i tyre. Ti mendon se askush pėrveē teje nuk meriton lavd dhe nder.

    Ty tė duket e vėshtirė gjithēka qė ka tė bėjė me Mua dhe qė duhet tė bėsh pėr Mua, kurse gjėrat qė tė pėlqejnė tė duken tė lehta pėr t’u bėrė. Prandaj kam tė drejtė qė zemėrohem me ty sepse ti e ke shkelur besimin qė mė premtove nė pagėzim dhe mė pas. Sikur tė mos mjaftonte, ti e mban pėr shtirje dashurinė qė kam treguar me fjalė dhe vepra. Ti thua se Unė isha i marrė qė vuajta." Ai i tha personit tė tretė: "Unė e nisa historinė e dashurisė me ty. Tė zgjodha si popullin Tim, tė nxorra nga skllavėria, tė dhashė Ligjin Tim, tė solla nė tokėn qė i pata premtuar etėrve tė tu dhe tė dėrgova profetė pėr tė tė ngushėlluar. Pastaj zgjodha njė virgjėr nga ty dhe mora natyrė njerėzore prej saj. Jam zemėruar me ty sepse ti ende nuk pranon tė besosh nė Mua por thua: 'Krishti ende nuk ka ardhur, por ka pėr tė ardhur.'"

    Zoti i tha personit tė katėrt, domethėnė paganit: "Unė tė krijova dhe tė shėlbova qė tė bėheshe i Krishterė. Tė bėra ēdo tė mirė. Por ti i pėrngjan njė njeriu qė nuk ėshtė nė vete sepse nuk di ēfarė bėn. Ti i pėrngjan njė tė verbėri sepse nuk di nga shkon. Ti adhuron krijesėn nė vend tė Krijuesit, tė rremen nė vend tė sė vėrtetės. Ti pėrkulesh para gjėrave qė janė poshtė teje. Prandaj zemėrohem me ty." Ai i tha tė pestit: "Afrohu, mik!" Dhe iu drejtua ushtrisė qiellore drejtpėrsėrdrejti: "Miq tė dashur, miku im kėtu pėrfaqėson shumė miq. Ai ėshtė si njė njeri i rrethuar nga tė ligjtė e qė mbahet peng. Kur thotė tė vėrtetėn, i gjuajnė me gurė nė gojė. Kur bėn ndonjė vepėr tė mirė, i ngulin njė heshtė nė gjoks. Medet, ju miq dhe shenjtėr tė Mi, si mund t’i duroj njerėz tė tillė dhe sa kohė do ta lejoj kėtė pėrbuzje?"

    Shėn Gjon Pagėzori u pėrgjigj: "Ti je si njė pasqyrė e panjollė. Ne shohim dhe dimė gjithēka nė Ty si nė njė pasqyrė, pa patur nevojė pėr fjalė. Ti je ėmbėlsia e pashoqe ku ne shijojmė ēdo gjė tė mirė. Ti je si mė e mprehta shpatė dhe gjykatės i drejtė." Zoti iu pėrgjigj: "Miku im, ēfarė the ėshtė e vėrtetė. Tė zgjedhurit e Mi shohin ēdo mirėsi dhe drejtėsi nė Mua. Edhe shpirtrat e kėqinj i shohin kėto, edhe pse jo nė dritė por nė ndėrgjegjen e tyre. Ashtu si njė i burgosur qė mė parė i ka lexuar letrat e veta dhe ende i mban mend ato edhe kur ėshtė nė errėsirė, po ashtu edhe djajtė pavarėsisht se nuk e shohin drejtėsinė Time nė dritėn e qartėsisė Sime, prapė se prapė e njohin dhe shohin atė nė ndėrgjegjen e tyre. Unė jam si shpatė qė pret mė dysh. I jap ēdonjėrit atė qė meriton." Pastaj Zoti shtoi, duke iu drejtuar te Bekuarit Pjetėr: "Ti je themeluesi i besimit dhe i kishės Sime. Ndėrsa ushtria Ime po dėgjon, jep dėnimin pėr kėta pesė persona!"

    Pjetri u pėrgjigj: "Lavd dhe nder Ty, o Zot, pėr dashurinė qė ke treguar pėr tokėn tėnde! Tė bekoftė gjithė ushtria Jote pasi ti na bėn tė shohim dhe dimė nė Ty gjithė gjėrat qė kanė qenė dhe do tė jenė! Ne shohim dhe dimė gjithēka nė Ty. Ėshtė vėrtet e drejtė qė personi i parė, ai qė ėshtė ulur nė karrigen Tėnde dhe bėn veprat e Luciferit, ta dorėzoje me turp karrigen ku guxoi tė ulet dhe tė dėnohet si Luciferi. Gjykimi pėr tė dytin ėshtė se ai qė ka braktisur besimin tėnd meriton tė zhytet nė ferr kokėposhtė pasi tė pėrēmoi Ty qė duhej tė ishe kreu i tij dhe deshi vetveten. Gjykimi i tė tretit ėshtė qė ai nuk meriton ta shohė fytyrėn Tėnde dhe duhet ndėshkuar pėr ligėsinė dhe lakminė e tij, pasi tė pafetė nuk meritojnė tė tė shohin.

    Gjykimi pėr tė katėrtin ėshtė qė ai meriton tė kyēet nė errėsirė si njė njeri qė nuk ėshtė nė vete." Kur Zoti e dėgjoi kėtė, Ai u pėrgjigj: "Betohem pėr Hyjin Atė, zėrin e tė cilit Gjon Pagėzori e dėgjoi nė lumin Jordan, betohem pėr trupin qė Gjoni pagėzoi, pa dhe preku nė lumin Jordan, betohem pėr Shpirtin qė u shfaq nė formė pėllumbi nė lumin Jordan se do tė zbatoj drejtėsinė ndaj kėtyre tė pestėve."

    Pastaj Zoti foli prapė duke i thėnė tė parit prej tė pestėve: "Shpata e rreptėsisė Sime do tė ngulet nė trupin tėnd duke tė hyrė nga maja e kokės dhe duke u zhytur aq thellė dhe fort saqė nuk do mund tė nxirret dot mė kurrė. Karrigia jote do tė plandoset si gur i rėndė dhe nuk do tė pushojė sė rėni derisa tė bjerė nė pjesėn mė tė ulėt tė humnerės. Gishtat e tu, pra kėshilltarėt e tu, do tė digjen nė zjarr tė pashuar prej squfuri. Krahėt e tu, domethėnė mėkėmbėsit e tu, qė duhet tė ishin pėrpjekur pėr tė mirėn e shpirtrave, por qė nė tė vėrtetė u pėrpoqėn pėr pėrfitime dhe ndere tokėsore, do tė gjykohen me dėnimin pėr tė cilin flet Davidi: 'Fėmijėt e tij mbetshin jetimė, gruaja e tij e ve dhe tė huajt e marrshin pronėn e tij.' Ēdo tė thotė ‘gruaja e tij’ pėrveēse qė shpirti lihet jashtė jashtė lavdisė qiellore dhe qė Hyji e lė tė ve? Fėmijėt e tij,' domethėnė virtytet qė dukej se zotėronin dhe populli im i thjeshtė, ata qė u vendosėn nėn ta, do tė ndahen prej tyre. Pozita dhe pronat e tyre do t’u mbesin tė tjerėve dhe ata do tė trashėgojnė turp tė pėrjetshėm nė vend tė pozitės sė privilegjuar.

    Do tė zhyten nė llumin e ferrit dhe kurrė nuk do tė dalin prej aty. Prandaj ashtu si nė kėtė botė ata u ngritėn mbi tė tjerėt me ndere dhe krenari, po ashtu nė ferr do tė zhyten mė thellė se tė tjerėt e do tė jetė e pamundur tė dalin prej aty. Gjymtyrėt e tyre, domethėnė priftėrinjė qė u serviloseshin dhe i imitonin, do tė ndahen prej tyre dhe do tė veēohen si njė mur qė kur shembet nuk i mbetet gur pasi llaēi nuk ngjit mė.

    Nuk do tė ketė mėshirė pėr ta sepse dashuria Ime nuk do t’i ngrohė kurrė dhe as do t’i pranoj nė qiell. Pėrkundrazi, tė zhveshur nga ēdo e mirė, ata do tė mundohen pafundėsisht sė bashku me udhėheqėsit e tyre. Tė dytit i them: Meqė nuk do ta mbash besimin qė mė premtove dhe nuk mė do, do tė tė dėrgoj njė kafshė nga pėrroi i rrėmbyeshėm dhe do tė tė pėrpijė. Dhe ashtu si njė pėrrua shkon tatėpjetė, ashtu kafsha do tė tė zbresė ty nė pjesėt mė tė ulta tė ferrit. Ashtu siē ėshtė e pamundur tė shkohet kundėr rrymės sė njė pėrroi tė rrėmbyeshėm, po ashtu ti do ta kesh tė vėshtirė tė dalėsh nga ferri.

    I them tė tretit: Meqenėse ti, o hebre, nuk do tė besosh se Unė kam ardhur, kur tė vij pėr gjykimin e dytė, ti nuk do tė mė shohėsh nė lavdinė Time por nė ndėrgjegjen tėnde dhe do tė shohėsh se gjithēka qė pata thėnė ishte e vėrtetė. Atėhere s’do tė tė mbetet tjetėr veē tė marrėsh dėnimin e merituar. I them tė katėrtit: Meqenėse nuk merakosesh tė besosh e as do t’ia dish, errėsira do tė jetė drita jote dhe zemra jote do tė ndriēohet pėr tė kuptuar se gjykimet e Mia janė tė drejta e megjithatė ti nuk do tė dalėsh nė dritė. I them tė pestit: Unė do tė bėj tre gjėra pėr ty. E para, do tė tė mbush me dashurinė Time. E dyta, do ta bėj gojėn tėnde mė tė fortė dhe tė qėndrueshme se ēdo gur, kėshtu qė gurėt qė do tė tė hedhin do kthehen mbrapsht.

    E treta, do tė tė armatos me armėt e Mia qė asnjė heshtė tė mos tė tė shpojė dot dhe ēdo gjė do tė zhbihet para teje si dylli pranė zjarrit. Pra bėhu i fortė dhe qėndro si burrė! Si ushtar nė luftė qė pret ndihmėn e tė zotit dhe lufton deri nė pikėn e fundit, po ashtu edhe ti qėndro i fortė dhe lufto! Zoti, Hyji yt, tė Cilit askush nuk mund t’i bėjė ballė, do tė tė ndihmojė. Dhe duke qenė se miqtė e Mi janė tė paktė, do t’u jap nder dhe do t’I shtoj nė numėr. Vėshtroni, miqtė e mi, ju qė i shihni dhe i kuptoni kėto gjėra nė Mua, kjo ėshtė gjendja e tyre para Meje. Fjalėt qė sapo thashė do tė realizohen. Kėta persona kurrė nuk do tė hyjnė nė mbretėrinė Time, pėr sa kohė jam Unė mbret, nėse nuk bėjnė kthesė. Pasi qielli nuk do t’i jepet askujt pėrveē atyre qė pėrvujtėrohen dhe bėjnė pendesė." Pastaj gjithė ushtria u pėrgjigj: "Lavd tė qoftė Ty, Zot Hyj, qė je pa fillim dhe fund!"

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Virgjėrės pėr t’i mėsuar nuses si ta dojė Birin e saj mbi gjithēka dhe pėr virtytet dhe hiret qė ka Virgjėra e lavdishme.

    Libri 1 - KAPITULLI 42

    Nėna foli: "Unė pata tre virtyte me tė cilat i pėlqeva tim Biri. Pata aq shumė pėrvujtėri saqė asnjė krijesė, as engjėll apo njeri, nuk ish mė e pėrvuajtur se unė. E dyta, unė kisha bindje me anė tė sė cilės u pėrpoqa t’i bindesha tim Biri nė gjithēka. E treta, pata dashuri tė pashoqe. Pėr kėtė arėsye im Bir mė ka dhėnė nderim tė trefishtė. Sė pari, m’u dha nder mė tepėr se engjėjve dhe njerėzve saqė, edhe pse Hyji ėshtė burimi dhe Krijuesi i gjthēkaje, nuk ka virtyt nė Tė qė nuk shkėlqen nė mua. Por unė jam njė krijesė sė cilės Ai i ka falur hirin mė tė madh nė krahasim me tė tjerėt.

    Sė dyti, nė sajė tė bindjes unė fitova aq pushtet sa nuk ka mėkatar, sado i njollosur tė jetė, qė nuk do tė fitojė faljen nėse mė drejtohet mua me njetin pėr tė bėrė kthesė dhe me zemėr tė penduar. Sė treti, nė sajė tė dashurisė, Hyji ėshtė afruar aq shumė tek unė saqė kushdo qė sheh Hyjin mė sheh mua dhe kushdo qė mė sheh mua mund tė shohė natyrėn hyjnore dhe njerėzore nė mua dhe mua nė Hyjin si nė njė pasqyrė. Pasi kushdo qė sheh Hyjin sheh tre persona nė Tė dhe kushdo qė mė sheh mua sheh, si tė thuash, tre persona. Pasi Hyji mė ka shtrėnguar fort pas vetes me shpirt dhe trup dhe mė ka mbushur me ēdo virtyt, kėshtu qė nuk ka virtyt nė Hyjin qė nuk shkėlqen nė mua edhe pse Hyji ėshtė Ati dhe dhuruesi i tė gjitha virtyteve. Ashtu sikurse nė dy trupa tė bashkuar -njėri merr ēfarėdo qė merr edhe tjetri- kėshtu Hyji ka bėrė me mua. Nuk ka ėmbėlsi qė nuk ekziston nė mua.

    Ndodh njėlloj si me njė njeri qė ka njė arrė dhe e ndan me dikė tjetėr. Shpirti dhe trupi im janė mė tė pastėr se dielli dhe mė tė qartė se ēdo pasqyrė. Kėshtu qė ashtu si tre vetė nėse dalin para pasqyrės shihen nė tė, po ashtu Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt mund tė shihen nė pastėrtinė time. Dikur unė pata nė krahėror tim Bir sė bashku me natyrėn e Tij hyjnore. Tani Ai mund tė shihet nė mua me natyrėn hyjnore dhe atė njerėzore si nė njė pasqyrė, pasi unė jam ngritur nė lavdinė qiellore. Pra, nusja e tim Biri, pėrpiqu tė imitosh pėrvujtėrinė time e mos duaj tjetėr veē tim Biri!"

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Birit drejtuar nuses ku tregon sesi njerėzit kalojnė nga njė e mirė e vogėl nė pėrsosmėri dhe zhyten nga njė e keqe e vogėl nė ndėshkimin mė tė madh.

    Libri 1 - KAPITULLI 43

    Biri tha: "Ndodh qė njė e mirė e madhe vjen nga njė e mirė e vogėl. Hurma ka erė tė mrekullueshme dhe fruti i saj ka njė bėrthamė. Nėse kjo bėrthamė mbillet nė tokė pjellore, ajo ēel, lulėzon dhe rritet e bėhet pemė e lartė. Por nėse mbillet nė tokė djerrė, ajo thahet. Toka qė dėfren nė mėkat ėshtė krejtėsisht shterpė nga tė mirat. Nėse nė tė mbillet fara e virtytit, ajo nuk ēel. Pjellore ėshtė toka e mendjes qė e pranon mėkatin dhe i vjen keq qė ka mėkatuar. Nėse mbillet bėrthama e hurmės, domethėnė nėse sillet ndėrmend gjykimi Im i rreptė dhe pushteti Im, ajo lėshon tre rrėnjė nė mendje. Rrėnja e parė ėshtė tė kuptuarit se njeriu nuk mund tė bėjė asgjė pa ndihmėn Time.

    Kjo e bėn tė hapė gojėn pėr tė m’u lutur. Rrėnja e dytė ėshtė dhėnia e lėmoshave pėr hir tė emrit Tim. Rrėnja e tretė ėshtė largimi nga ēėshtjet personale pėr tė mė shėrbyer Mua. Ai fillon pastaj tė praktikojė abstinencėn, agjėrimin dhe vetėmohimin: kėto pėrbėjnė trungun e pemės. Mė pas, degėt e dashurisė rriten ndėrkohė qė ai i prin drejt sė mirės kujtdo qė mundet. Pastaj fruti rritet ndėrsa ai i mėson tė tjerėt aq sa di dhe me devotshmėri pėrpiqet tė gjejė mėnyra pėr tė mė dhėnė lavdi mė tė madhe.

    Ky lloj fruti mė pėlqen shumė. Nė kėtė mėnyrė, nga njė fillesė e vogėl njeriu arrin nė pėrsosmėri. Ashtu sikurse fara lėshon rrėnjė fillimisht me anė tė njė devotshmėrie tė vockėl, ashtu trupi rritet me anė tė abstinencės, degėt shtohen me anė tė dashurisė, trupi shėndoshet me anė tė predikimit. Nė po tė njėjtėn mėnyrė, njė person zhytet gjithnjė e mė thellė nga njė e keqe e vogėl deri nė dėnimin dhe ndėshkimin mė tė madh. A e di cili ėshtė dėmi mė i madh pėr gjėrat qė mbillen dhe rriten? Sigurisht ėshtė rasti kur i vogli qė do tė lindė nuk lind dot dhe vdes nė barkun e nėnės. Vuan dhe vdes edhe nėna dhe babai e merr dhe e varros qė tė kalbet nė varr bashkė me fėmijėn.

    Shpirti i pamoralshėm ėshtė si gruaja e djallit dhe ndjek vullnetin e tij nė gjithēka. Shpirti ngjiz njė fėmijė me djallin kur i pėlqen mėkati dhe gjen kėnaqėsi nė tė. Ashtu sikurse nėna ngjiz dhe jep fryt nga njė farė e vogėl, po ashtu shpirti i lind fryte djallit kur gjen kėnaqėsi nė mėkat. Ndėrsa mėkatet ndjekin njėri tjetrin dhe rriten, fuqia dhe gjymtyrėt e trupit zhvillohen. Nėna fryhet nga shtimi i mėkateve. Ajo dėshiron tė lindė por nuk mundet sepse e ka konsumuar natyrėn e saj nė mėkat dhe jeta i mėrzitet. Do tė donte tė mėkatonte por nuk mundet dhe Hyji nuk ia lejon.

    Pastaj, nga pamundėsia pėr tė bėrė vullnetit e vet, fuqia dhe gėzimi pėr tė jetuar e braktisin. I plasin ujrat (barku) kur nuk shpreson se mund tė bėjė ndonjė tė mirė. Dhe vdes kur blasfemon dhe fajėson drejtėsinė e Hyjit. Atėherė i ati, djalli, e ēon nė varrin e ferrit ku varroset pėrgjithmonė me kalbėsirėn e mėkatit tė vet dhe fėmijėn e kėnaqėsisė sė shthurur. Pra, siē e sheh, nga fillesa tė vogla mėkati rritet e bėhet mallkim."

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krijuesit drejtuar nuses pėr ata qė tani e pėrēmojnė dhe fyejnė sepse nuk i kushtojnė vėmendje dashurisė sė Tij qė i paralajmėroi me anė tė profetėve dhe vuajti pėr hir tė tyre. Ata nuk duan t’ia dinė pėr zemėrimin dhe rreptėsinė Tij ndaj kokėfortėve.

    Libri 1 - KAPITULLI 44

    Unė jam Krijuesi dhe Zoti i gjithēkaje. Unė e bėra botėn dhe ajo largohet prej Meje. Dėgjoj nė botė njė gumėzhitje si tė njė blete qė mbledh mjalt nė tokė. Kur bleta fluturon dhe nis tė ulet, ajo nxjerr njė si tingull gumėzhues. Njė gumėzhimė tė tillė dėgjoj tani nė botė tek thotė: 'Nuk dua t’ia di ē’do bėhet pas kėsaj jete.' Tani tė gjithė bėrtasin: 'Nuk dua t’ia di!' E vėrteta ėshtė qė njerėzit nuk e sjellin ndėrmend se nga dashuria pėr ta dėrgova profetėt qė t’i paralajmėrojnė, predikova dhe vuajta. Nuk e sjellin ndėrmend zemėrimin Tim qė e ndėshkon tė ligun dhe tė pabindurin. Ata e e kanė tė qartė se janė tė vdekshėm e as nuk e dinė se kur do tė vdesin, e prapė se prapė nuk u bėhet vonė.

    Ata shohin dhe dėgjojnė pėr ndėshkimin qė i dhashė Faraonit dhe Sodomės pėr shkak tė mėkatit dhe se si u tregova vendin shumė mbretėrve dhe princave me shpatė dhe ndėshkime tė tjera. Por ata sillen sikur tė ishin tė verbėr e tė mos shihnin. Si bletė fluturojnė ku t’u teket. Fluturojnė sikur kėrcejnė atėherė kur e lartėsojnė vetveten me krenari, por shumė shpejt bėjnė rikoshetė dhe fundosen prapė nė epshe dhe grykėsi. Mbledhin mjalt pėr vete duke u cfilitur dhe pėrpjekur pėr nevojat trupore dhe jo shpirtėrore, pėr lavdi tokėsore dhe jo tė pėrjetshme. I shndėrrojnė nė dėnim tė pėrjetshėm gjėrat e e pėrkohshme qė nuk u sjellin dobi. Prandaj, pėr hir tė lutjeve tė Nėnės Sime, do t’u flas qartė kėtyre bletėve, nga tė cilat janė ndarė miqtė e Mi qė janė nė botė vetėm me trup, pėr t’u shpallur mėshirėn. Nėse dėgjojnė, ata do tė shpėtohen.

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •