-
Fjalėt e Krijuesit drejtuar nuses rreth faktit se si drejtėsia e Tij i lė tė kėqinjtė nė jetė pėr njė arėsye tė trefishtė dhe se si mėshira e Tij i kursen ata pėr njė arėsye tė trefishtė.
Libri 1 - KAPITULLI 25
Unė jam Krijuesi i qiellit dhe tokės. Ti po vrisje mėndjen, nusja ime, pse Unė jam kaq i durueshėm me tė ligėt. Kjo vjen ngaqė jam i mėshirshėm. Drejtėsia ime bėn durim me ta pėr njė arėsye tė trefishtė dhe pėr njė arėsye tė trefishtė mėshira ime i kursen ata. Sė pari, drejtėsia ime bėn durim nė mėnyrė qė koha e tyre tė plotėsohet krejtėsisht. Po tė pyesje njė mbret pėr ēarėsye nuk i ekzekuton tė burgosurit, ai do tė pėrgjigjej: Sepse ende nuk i ka ardhur koha seancės sė pėrgjithshme tė gjyqit ku ata tė dėgjohen dhe dėgjuesit tė nxjerrin mėsim. Po kėshtu Unė u lėshoj pe tė kėqinjve derisa tu vijė koha dhe ligėsinė e tyre ta marrin vesh edhe tė tjerėt.
A nuk e parathashė refuzimin e Saulit shumė pėrpara se kjo gjė ti bėhej e ditur njerėzve? E tolerova pėr njė kohė tė gjatė nė mėnyrė qė ligėsia e tij tė mund tė merrej vesh nga tė tjerėt. Arėsyeja e dytė ėshtė se tė ligėt bėjnė disa vepra tė mira pėr tė cilat duhen shpėrblyer deri nė pikėn e fundit. Nė kėtė mėnyrė as edhe mė e vogla e mirė qė kanė bėrė pėr Mua nuk do tė mbesė pa u shpėrblyer dhe ata do tė marrin shpėrblimin qė u takon kėtu nė tokė. Nė rradhė tė tretė, kjo bėhet pėr tė nxjerrė nė pah durimin e Hyjit. Kjo ishte arsyeja pse Unė I lėshova pe Pilatit, Herodit dhe Judės, edhe pse nė fund ata do tė pėrfundonin nė ferr. Dhe nėse dikush pyet pse Unė e toleroj kėtė apo atė person, le tė sjellė ndėrmend Judėn dhe Pilatin.
Mėshira ime e kursen tė ligun po ashtu pėr njė arėsye tė trefishtė. Sė pari, pėr shkak tė dashurisė sime tė pakufi, duke qenė se ndėshkimi i pėrjetshėm ėshtė i gjatė. Pėr kėtė arėsye, pėr shkak tė dashurisė sime tė madhe, Unė u lėshoj pe deri nė ēastin e fundit nė mėnyrė qė ndėshkimi i tyre shtyhet nė kohė. Nė rradhė tė dytė, u lėshoj pe qė ti jap mundėsi natyrės sė tyre tė mplaket nga veset. Duke qenė se natyra njerėzore mplaket nga mėkati, ata nuk e pėrjetojnė vdekjen e pėrkohshme me aq dhimbje sa do ta pėrjetonin nėse do kishin konstrukt prej tė riu . Konstrukti i njė tė riu pėson njė vdekje mė tė ngadaltė dhe tė mundimshme. Nė rradhė tė tretė, kjo ndodh pėr pėrmirėsimin e tė mirėve dhe kthimin e disa prej tė ligėve. Kur njerėz tė mirė dhe tė drejtė torturohen nga tė ligėt, kjo shkon pėr dobi tė tė mirėve dhe tė drejtėve pasi i shtyn tė mos mėkatojnė dhe tė fitojnė merita mė tė mėdha.
Nė tė njėjtėn mėnyrė, tė kėqinjtė ndonjėherė kanė ndikim tė mirė tek disa tė kėqinj tė tjerė. Kur kėta tė fundit reflektojnė mbi fatin dhe ligėsinė e tė parėve, mendojnė me vete dhe thonė: Ēe mirė na vjen nėse bėjmė si ta? Dhe: Meqė Zoti ėshtė kaq i durueshėm, ėshtė mė mirė tė pendohemi. Nė kėtė mėnyrė ata ka raste kur kthehen tek Unė, sepse ngurojnė tė bėjnė ēka bėjnė tė tjerėt dhe, pėrveē kėsaj, ndėrgjegja u thotė se nuk duhet tė bėjnė gjėra tė tilla. Thuhet se nėse dikė e pickon akrepi, ai mund tė shpėtojė duke u lyer me lėngun ku njė zvarranik tjetėr ka vdekur. Po kėshtu, ka raste kur njė tė keq qė ka parė dikė tjetėr tė mėkatojė, ta pickojė brejtja e ndėrgjegjes dhe tė shėrohet nga ligėsia dhe vetėkėnaqėsia.
-
-
Lėvdatat e ushtrisė qiellore pėr Hyjin; si do tė kishin lindur fėmijėt nėse prindėrit tanė tė parė nuk do tė kishin mėkatuar; si Hyji bėri mrekulli para popullit nėpėrmjet Moisiut dhe mė vonė duke u bėrė Ai vetė njeri; pėr degjenerimin e martesės trupore nė kėtė epokė dhe kushtet e martesės shpirtėrore.
Libri 1 - KAPITULLI 26
Ushtria qiellore u shfaq tek qėndronte para Hyjit. E tėrė ushtria tha: Lavdi dhe nder Ty, Zot Hyj, Ti qė je dhe ke qenė gjithmonė! Ne jemi shėrbėtorėt e Tu dhe tė lėvdojmė dhe nderojmė pėr njė arėsye tė trefishtė. Sė pari, sepse na krijove qė tė jetojmė tė lumtur me Ty dhe na dhe dritė tė papėrshkrueshme ku tė gėzonim pėrgjithmonė. Sė dyti, sepse Ti, nė mirėsinė dhe qėndrueshmėrinė Tėnde, ke krijuar dhe mban nė ekzistencė gjithēka dhe gjithēka gjen gėzim nė Ty dhe banon nė fjalėn Tėnde. Sė treti, sepse Ti krijove njerėzit dhe more natyrė njerėzore nga dashuria pėr ta. Ne galdojmė sė tepėrmi pėr kėto dhe pėr Nėnėn tėnde tejet tė perėndishme qė u gjet e denjė tė tė mbartė Ty qė nuk tė mbartin e tė nxėnė dot as qiejt.
Prandaj, nė emėr tė tė gjithė engjėjve qė Ti i ke lartėsuar aq shumė, qofsh lėvduar dhe bekuar mbi gjithēka! Pėrjetėsia dhe qėndrueshmėria Jote e amshuar qofshin mbi gjithēka qė ėshtė dhe qėndron. Dashuria jote qėndroftė me racėn njerėzore qė Ti ke krijuar! Vetėm Ti, o Zot, duhesh pasur frikė pėr fuqinė Tėnde tė madhe, vetėm Ti duhesh dėshiruar pėr dashurinė tėnde tė madhe. Ti vetėm je pėr tu dashur pėr qėndrueshmėrinė Tėnde. Qofsh lėvduar pafund, parreshtur, nė jetė tė jetėve. Amen!
Zoti u pėrgjigj: Ju denjėsisht mė nderoni pėr gjithė krijimin. Por, thomėni, pse mė lėvdoni pėr racėn njerėzore qė e ka ndezur zemėrimin Tim mė tepėr se gjithė krijesat? I bėra superiorė mbi krijesat e ulta. Pėr asnjė krijesė nuk vuajta aq poshtėrime sa pėr njerėzit dhe shėlbimi i asnjė krijese nuk mė ka kushtuar aq shtrenjtė. Cila krijesė, pėrveē njeriut, nuk i pėrmbahet ligjit natyror? Ai mė shkakton telashe mė tepėr se tė tjėrėt. Njėlloj siē ju krijova juve pėr tė mė lėvduar dhe pėr tė mė dhėnė lavdi, po ashtu bėra Adamin qė tė mė lėvdonte. I dhashė trup pėr tė qenė tempull shpirtėror dhe vendosa nė tė shpirtin tė bukur si engjėll, pasi shpirti njerėzor ka cilėsi dhe fuqi engjėllore.
Nė atė tempull, Unė, Hyji dhe Krijuesi i tij, isha shoku i tretė. Ai u bė pėr tė gjetur gėzim tek Unė. Pastaj i bėra njė tempull tė ngjashėm nga brinja e vet. Tani, ti nusja ime, pėr hir tė sė cilės po thuhen gjithė kėto, mund tė pyesėsh: Si do tė lindnin fėmijė ata nėse nuk do tė kishin mėkatuar? Po ta tregoj: Gjaku i dashurisė do ta kish mbjellur farėn e vet nė trupin e gruas pa asnjė epsh tė turpshėm, prej dashurisė hyjnore, afeksionit tė ndėrsjellė dhe bashkimit trupor ku tė dy do tė ishin ndezur flakė pėr njėri-tjetrin dhe gruaja do tė ngjizte. Pasi fėmija tė ish ngjizur pa mėkat apo kėnaqėsi epshore, Unė do tė kisha futur njė shpirt nė tė dhe gruaja do ta mbante dhe lindte fėmijėn pa dhimbje.
Fėmija do tė kish lindur i pėrkryer si Adami. Por ai e shpėrfilli kėtė privilegj dhe iu bind djallit sepse dėshiroi lavdi mė tė madhe seē i pata dhėnė. Pas aktit tė padėgjesės, u erdhi engjėlli im dhe ata patėn turp nga lakuriqėsia e tyre. Taman nė atė ēast pėrjetuan orekset trupore dhe nisėm tė vuanin nga uria dhe etja. Mė humbėn edhe Mua. Mė parė, kur isha me ta, ata nuk ndjenin uri, epsh apo turp dhe vetėm Unė isha gjithė e mira, kėnaqėsia dhe galdimi i tyre i pėrsosur. Ndėrsa djalli u ngazėllye nga mėkatimi i tyre, Unė u preka nga keqardhja dhe nuk u ktheva shpinėn, por u shfaqa mėshirė tė trefishtė. E vesha lakuriqėsinė e tyre dhe u dhashė bukė nga toka. Nė pėrgjigje tė lakmisė qė djalli kish mbjellė nė ta pas aktit tė padėgjesės, Unė, me fuqinė Time hyjnore, futa shpirtra nė farėn e tyre.
E ktheva nė tė mirė tė tyre gjithēka qė djalli u kish sugjeruar. Pastaj u mėsova se si tė jetonin dhe tė mė adhuronin. I lejova tė kenė marrėdhėnie tė ligjshme. I pata lejuar dhe udhėzuar qysh mė parė, por u kishte hyrė frika dhe nuk guxonin tė bashkoheshin. Po kėshtu, kur Abeli u vra dhe ishin nė zi dhe pėrkore pėr njė kohė tė gjatė, mė erdhi keq dhe i ngushėllova. Pasi u bėra tė ditur vullnetin Tim, ata filluan pėrsėri tė kenė marrėdhėnie dhe tė lindin fėmijė. U premtova se Unė, Krijuesi i tyre, do tė lindja nga pasardhėsit e tyre. Pasi ligėsia e fėmijėve tė Adamit u shtua, u tregova vendin mėkatarėve, por I mėshirova tė zgjedhurt e mi. Me kėta isha i kėnaqur, i mbrojta dhe i ndihmova sepse i mbanin urdhėrimet e Mia dhe besonin nė premtimet e Mia. Kur koha e mėshirės u afrua, nėpėrmjet Mojsiut bėra tė dukshme veprat e Mia tė mėdha dhe e shpėtova popullin Tim sipas premtimit. I ushqeva me manė dhe ecja para tyre nė njė shtyllė reje dhe zjarri.
U dhashė Ligjin Tim, u zbulova tė fshehtat e Mia dhe tė ardhmen me anė tė profetėve. Pas kėsaj, Unė, Krijuesi i gjithēkaje, zgjodha pėr vete njė virgjėr tė lindur nga burrė e grua. Prej saj mora trup njerėzor dhe desha tė lind pa marrėdhėnie martesore apo mėkat. Ashtu sikurse fėmijėt do tė kishin lindur nė Parajsė nėpėrmjet misterit tė dashurisė hyjnore dhe tė prindėrve tė tyre, pa asnjė epsh tė turpshėm, po ashtu hyjnia Ime mori natyrė njerėzore nga njė vajzė virgjėr pa marrėdhėnie seksuale dhe pa e dėmtuar virgjėrinė e saj. Duke u mishėruar, Hyj i vėrtetė dhe njeri i vėrtetė, Unė pėrmbusha Ligjin dhe gjithė Shkrimet, taman siē ishte profetizuar mė parė. Dhe bėra njė Ligj tė Ri, pasi i Vjetri kish qenė i rreptė dhe i vėshtirė pėr tu zbatuar dhe nuk ish tjetėr veēse figurė e asaj ēka do ndodhte nė tė ardhmen. Ligji i Vjetėr i lejonte burrit tė merrte disa gra nė mėnyrė qė brezat e ardhshėm tė mos mbeteshin pa fėmijė e tu duhej tė martoheshin me paganė. Ligji Im i Ri e lejon burrin tė ketė vetėm njė grua dhe pėr sa kohė ajo ėshtė gjallė e ndalon tė marrė grua tjetėr. Ata qė nga dashuria dhe frika hyjnore kryejnė marrėdhėnie pėr tė bėrė fėmijė, janė tempull shpirtėror ku mė pėlqen tė banoj si shok i tretė.
Por njerėzit e kėsaj epoke bashkohen nė martesė pėr shtatė arėsye. E para, pėr fytyrėn e bukur; e dyta, pėr pasurinė; e treta, pėr kėnaqėsinė vulgare dhe gėzimin e padenjė tė seksit; e katėrta, pėr dėfrimet dhe grykėsinė e pafre; e pesta, pėr veshjet, ushqimet, zbavitjet dhe kotėsira tė tjera; e gjashta, pėr tė tė patur fėmijė jo pėr Hyjin apo pėr vepra tė mira, por pėr tė fituar pasuri dhe nder; e shtata, bashkohen nė martesė prej epshit dhe orekseve shtazore. Kėta njerėz takohen jashtė dyerve tė kishės Time me njė mendje dhe dėshirė, por ndjenjat dhe mendimet e tyre tė brendshme nuk pėrkojnė fare me tė Miat. Nė vend tė vullnetit Tim ata pėlqejnė te vetin qė synon ti bėjė qejfin botės. Nėse do tė mendonin pėr Mua, nėse do ta braktisnin vullnetin e vet nė duart e Mia dhe do martoheshin me frikėn e Hyjit, atėherė do u jepja pėlqimin Tim dhe do tė isha shok i tretė me ta. Por ata nuk e marrin pėlqimin Tim sepse kanė nė zemėr epsh pėr njėri-tjetėrin dhe jo dashuri pėr Mua. Ata ngjiten nė altarin Tim dhe dėgjojnė se duhet tė jenė njė zemėr dhe njė mendje, por zemra Ime ia mbath prej tyre sepse dashuria Ime nuk i ngroh dhe nuk e njohin shijen e trupit Tim.
Dėshirojnė ngrohtėsinė qė mbaron dhe trupin qė do e hanė krimbat. Prandaj njerėz tė tillė bashkohen nė martesė pa lidhjen dhe bashkimin e Hyjit Atė, pa dashurinė e Birit dhe pa Ngushėllimin e Shpirtit tė Shenjtė. Kur ēifti shkon nė shtrat, Shpirti im largohet menjėherė dhe vjen shpirti i fėlliqėsisė sepse ata bashkohen prej epshit dhe nuk flasin apo mendojnė pėr gjė tjetėr. Por nėse kthehen, mėshira Ime do jetė me ta. Sepse Unė, nga dashuria, me fuqinė Time, fus shpirt tė gjallė nė farėn e tyre. Ndonjėherė lejoj qė prindėrit e kėqinj tė lindin herė pas here fėmijė tė mirė. Mė shpesh fėmijė tė kėqinj lindin nga prindėr tė kėqinj, pasi kėta fėmijė imitojnė prindėrit aq sa munden dhe do i imitonin edhe mė shumė nėse durimi Im nuk do tu vinte kufi. Njė ēift i tillė nuk do ta shohė kurrė fytyrėn Time nėse nuk pendohet.
Sepse nuk ka mėkat, sado i madh qoftė, qė tė mos shlyhet nga pendesa. Prandaj Unė do ti kthehem martesės shpirtėrore qė i shkon pėr shtat Hyjit ta lidhė me njė trup dhe shpirt tė pėrkorė. Nė tė ka shtatė tė mira, tė kundėrtat e tė kėqijave tė pėrmendura mė sipėr. Nuk ka dėshirė pėr bukuri formash, bukuri trupore apo pamje tė kėndshme, por vetėm pėr kundrimin dhe dashurinė e Hyjit. As nuk ka, e dyta, ndonjė dėshirė pėr tė patur mė tepėr se ēnevojitet pėr tė jetuar. E treta, nuk ka biseda tė kota dhe pa vlerė. E katėrta, nuk ka merak pėr tė vizituar miq apo tė afėrm; pėrkundrazi jam Unė ai qė ata duan dhe dėshirojnė.
E pesta, ata dėshirojnė tė kenė pėrvujtėri tė brendshme nė zemėr dhe dhe tė jashtme nė veshje. E gjashta, nuk synojnė kėnaqėsitė sensuale. E shtata, ata lindin bij dhe bija pėr Hyjin duke u sjellė mirė, duke dhėnė shembull pozitiv dhe duke predikuar fjalė tė pėrshpirtshme. Me besim tė patundur takohen jashtė dyerve tė kishės sime ku japin pėlqimin e tyre dhe Unė jap Timin. Ngjiten nė altarin Tim dhe shijojnė gėzimin shpirtėror qė sjell trupi dhe gjaku Im. Nė kėtė gėzim ata dėshirojnė tė jenė njė zemėr, njė trup dhe njė vullnet dhe Unė, Hyj dhe njeri i vėrtetė, i fuqishėm nė qiell dhe nė tokė, do tė jem shok i tretė me ta dhe do ti mbush zemrat e tyre. Ēiftet materialistė, si shtazė e mė shumė se shtazė, le tė martohen pėr epsh!
Kėta bashkėshortė shpirtėrorė martohen me dashurinė dhe frikėn e Hyjit dhe nuk kėrkojnė ti pėlqejnė kujt veē Meje. Shpirti i keq mbush tė parėt dhe i shtyn drejt kėnaqėsive epshore ku nuk ka tjetėr gjė veē kalbėsirė erėkeqe. Tė dytėt janė tė mbushur me Shpirtin Tim qė nuk do ti braktisė kurrė. Unė jam njė Hyj nė tre Vetė. Unė jam njė nė substancė me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė. Ashtu siē ėshtė e pamundur pėr Atin tė ndahet nga Biri apo pėr Shpirtin e Shenjtė tė ndahet nga ndonjėri prej Tyre, dhe ashtu siē ėshtė e pamundur qė nxehtėsia tė ndahet nga zjarri, ashtu ėshtė e pamundur pėr kėta bashkėshortė shpirtėrorė qė tė ndahen nga Unė. Jam me ta si shoku i tyre i tretė. Trupi im u plagos njėherė dhe vdiq nė Mundime, por kurrė mė nuk do tė plagoset apo vdesė. Po ashtu edhe ata qė janė bėrė njė me Mua me fe tė drejtė dhe vullnet tė patundur nuk do tė ndahen kurrė prej meje. Kudo qėndrojnė, ulen apo ecin, Unė jam me ta si shok i tretė.
-
-
Fjalėt e Nėnės drejtuar nuses pėr tre karakteristika tė vallėzimit, si vallėzimi simbolizon botėn dhe pėr e Nėnės nė vdekjen e Krishtit.
Libri 1 - KAPITULLI 27
Nėna e Hyjit i foli nuses dhe i tha: "Bija ime, dua qė ta dish se aty ku ka vallėzim, ka tre gjėra: gėzim bosh, britma dhe lodhje tė pakuptimtė. Nėse dikush hyn nė sallėn e vallėzimit i trishtuar, miku i tij qė gjendet nė mes tė haresė sė vallėzimit, duke e parė shokun tė trishtuar, menjėherė e lė mėnjanė gėzimin e tij dhe e ngushėllon atė. Ky vallėzim ėshtė bota qė gjendet gjithnjė e mbėrthyer nga ankthi qė tė marrėve u duket gėzim. Nė kėtė botė ka tre gjėra: gėzim bosh, biseda tė kota dhe mundime tė pakuptimta pasi njeriut i duhet ta lėrė pas gjithēka pėr tė cilėn cfilitet.
Ah sikur ndonjė prej atyre qė janė pėrpirė nga vallėzimi i kėsaj bote tė mendonte pėr mundimet dhe trishtimin tim e tė mė ngushėllonte mua qė u ktheva shpinėn gjithė gėzimeve tė kėsaj bote dhe tu kthente shpinėn atyre! Nė vdekjen e tim Biri isha si njė grua qė i kanė shpuar zemrėn me pesė heshta. Heshta e parė ishte lakuriqėsia e Tij e turpshme, sepse pashė Birin tim tejet tė pėrkorė dhe tė fuqishėm tė qėndronte zhveshur nė shtyllė, pa asnjė rrobė. Heshta e dytė ishte akuza kundėr Tij, sepse akuzuan pėr trathti, dėshmi tė rreme dhe mashtrim Atė qė unė e dija se ishte i drejtė dhe i ēiltėr dhe qė kurrė nuk kishte fyer e as dėshiruar tė fyente ndonjė. Heshta e tretė ishte kurora me ferra qė shpoi kokėn e Tij tė shenjtė aq thellė saqė gjaku i rrodhi deri nė gojė, mjekėrr dhe veshė. Heshta e katėrt ishte zėri i Tij i kėputur nė kryq kur i thirri Atit duke thėnė:
'O Atė pse mė ke braktisur?' Ishte si tė thoshte: 'Atė, nuk ka tjetėr pėrveē Teje nė botė qė i vjen keq pėr Mua.' Heshta e pestė ishte vdekja e Tij tepėr e hidhur. Gjaku i Tij tejet i shenjtė doli nga aq arterie sa ishin heshtat qė mė shpuan zemrėn. I shpuan arteriet e duarve dhe kėmbėve dhe dhimbja nė ligamentet e shpuara i shkonte parreshtur nė zemėr dhe nga zemra prapė nė ligamente, sepse zemra e Tij, duke qenė endur me konstruktin mė tė mirė tė mundshėm, ishte e fortė. Kėshtu qė jeta pėrleshej me vdekjen e Ai vazhdonte tė jetonte mes dhimbjeve. Ndėrsa vdekja afrohej e zemra gati po i pushonte nga dhimbja e padurueshme, papritmas trupi i tėri iu drodh dhe koka, qė i varej pas, iu ngrit disi.
I hapi pakėz sytė, gati pėrgjysėm. Po ashtu hapi gojėn saqė mund ti shihej gjuha e pėrgjakur. Gishtat dhe krahėt, tepėr tė kontraktuar, iu drejtuan. Sapo dha shpirt, koka iu var drejt gjoksit. Duart i lėvizėm ca nga vendi i gozhdimit dhe kėmbėve u duhej tė mbanin njė peshė mė tė madhe. Pastaj duart mu thanė. Sytė mu errėn dhe nė fytyrė u zverdha si kufomė. Nuk arrija tė dėgjoja mė asgjė. Goja nuk mė nxirrte dot asnjė fjalė.
Kėmbėt mu morėn dhe rashė pėrdhe. Kur u pėrmenda dhe pashė tim Bir tė dukej mė keq se njė i gėrbulur, ia dorėzova gjithė vullnetin tim Atij, se e dija qė gjithēka kishte ndodhur sipas vullnetit tė Tij dhe nuk do tė kish ndodhur nėse Ai nuk do ta kish lejuar. Dhe e falenderova pėr gjithēka. Trishtimi im u pėrzie me gėzim sepse pashė qė Ai qė nuk kish mėkatuar kurrė, deshi, nga dashuria e Tij e madhe, tė vuante kėshtu pėr mėkatarėt. Le tė mendojnė ata qė janė nė botė se ēfarė ndjeva kur pashė tė vdiste im Bir dhe le ta kujtojnė gjithnjė!"
-
-
Fjalėt e Zotit drejtuar nuses ku pėrshkruhet se si dikush doli para gjykatores sė Hyjit pėr tu gjykuar dhe pėr vendimin e tmerrshėm qė Hyji dhe gjithė shenjtėrit morėn kundėr tij.
Libri 1 - KAPITULLI 28
Nusja e pa Hyjin tė zemėruar. Ai po thoshte: "Unė jam pa fillim dhe pa fund. Unė nuk ndryshoj me kalimin e ditėve dhe viteve. E gjithė koha ėshtė si njė orė apo ēast i vetėm pėr Mua. Kushdo qė mė sheh, sheh dhe kupton nė ēast gjithēka ėshtė nė Mua. Sidoqoftė, nusja ime, duke qenė se je brenda njė trupi material, ti nuk mund tė perceptosh dhe kuptosh si njė shpirt. Prandaj, pėr hatrin tėnd, do tė tė shpjegoj ēfarė ka ndodhur. Isha, si tė thuash, ulur nė gjykim, pasi ēdo gjykim mė ėshtė dhėnė Mua. Dikush erdhi tė gjykohej pėrpara gjykatores. Zėri i Atit kumboi dhe i tha: 'Mjerė ti qė ke lindur.'
Nuk ėshtė se Hyji u pendua qė e kish krijuar, por ndjente keqardhje ashtu si dikujt i vjen keq pėr dikė. Nė pėrgjigje u ndie zėri i Birit: 'Unė derdha gjakun pėr ty dhe pranova dėnim tė rėndė pėr ty, por ti je larguar krejtėsisht prej tij dhe nuk ke lidhje me tė.' Zėri i Shpirtit tha: 'I kam vrojtuar tė gjitha skutat e zemrės sė tij pėr tė parė se mos gjeja ndopak butėsi dhe dashuri aty, por ajo ėshtė e ftohtė akull, e fortė gur. Nuk dua tia di mė pėr tė.'
Kėta tre zėra nuk kumbuan si tė vinin nga tre zotėr, por u dėgjuan veē e veē pėr hatrin tėnd, nusja ime, sepse pėrndryshe ti nuk do tė ishe nė gjendje ta kuptoje kėtė mister. Tre zėrat e Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė u shndėrruan pastaj menjėherė nė njė zė tė vetėm qė oshėtiu dhe tha: 'Nė asnjė mėnyrė nuk e meriton mbretėrinė e qiellit!' Nėna e Mėshirės heshti dhe nuk shfaqi mėshirė sepse i akuzuari nuk e meritonte. Tė gjithė shenjtėrit thirrėn njėzėri duke thėnė: 'Ėshtė drejtėsi hyjnore qė ai tė zbohet pėrjetėsisht nga mbretėria dhe gėzimi Yt.' Tė gjithė shpirtrat e Purgatorit thanė: 'Kėtu nuk ka aq ndėshkime sa duhen pėr mėkatet e tua. Ti meriton tortura mė tė mėdha, prandaj do tė ndahesh prej nesh.' Pastaj edhe i akuzuari vetė thirri me njė zė tė llahtarshėm, duke thėnė: 'Medet, medet pėr farėrat qė u bashkuan nė krahėrorin e nėnės time e nga tė cilat u formova unė!' Ai bėrtiti njė herė tė dytė dhe tha:
'Mallkuar qoftė ora kur shpirti im u bashkua me trupin dhe mallkuar qoftė ai qė mė dha trup dhe shpirt!' E mori fjalėn pėr herė tė tretė: 'Mallkuar qoftė ora kur dola gjallė nga barku i nėnės time!' Pastaj erdhėn tre zėra tė tmerrshėm nga ferri qė thonin: 'Eja tek ne, shpirt i mallkuar, si bakėr i shkrirė qė rrjedh nė vdekjen e pėrjetshme dhe jetėn qė smbaron!' Ata bėrtitėn njė herė tė dytė: 'Eja, shpirt i mallkuar, bosh pėr ligėsinė tonė! Pasi nuk do tė ketė asnjė prej nesh qė nuk do tė tė mbushė me dhimbjen dhe ligėsinė e vet.' Ata thirrėn edhe njė herė tė tretė: 'Eja, shpirt i mallkuar, i rėndė si gur qė zhytet e zhytet dhe kurrė nuk e takon fundin ku mund tė pushojė!
Ti do tė zhytėsh mė thellė se ne dhe nuk do tė pushosh sė zhyturi deri sa tė plandosesh nė pjesėn mė tė ulėt tė humnerės.' Pastaj Zoti tha: 'Njėlloj si njė burrė me disa gra qė sheh njėrėn prej tyre tė bjerė e i kthen shpinėn duke iu drejtuar tė tjerave qė qėndrojnė palėkundur dhe galdon me to, po kėshtu Unė e kam kthyer fytyrėn dhe mėshirėn Time larg tij dhe jam drejtuar nga shėrbėtorėt dhe shoqėruesit e mi pėr tė gėzuar me ta. Prandaj, tani qė more vesh pėr mallkimin e tij, shėrbemė me sinqeritet mė tė madh se sa ai pėr tiu pėrgjigjur mėshirės mė tė madhe qė kam treguar me ty! Largoju botės dhe dėshirės pėr tė!
Vallė i pranova Mundime aq tė mėdha pėr lavdinė e kėsaj bote, apo mos vallė isha i paaftė ti hiqja Mundimet shpejt dhe lehtė? Sigurisht qė isha i aftė! Megjithatė drejtėsia kėrkoi qė, meqenėse njerėzit mėkatuan me ēdo gjymtyrė, atėherė duhej paguar me ēdo gjymtyrė veē e veē. Pėr kėtė Hyji, nga mėshira pėr njerėzit dhe dashuria e flaktė pėr Virgjėrėn, mori prej saj natyrė njerėzore me anė tė sė cilės tė mund tė pėrballonte tė gjithė ndėshkimin qė meritonte njerėzimi. Meqenėse Unė vuajta nga dashuria, qėndro palėkundur nė pėrvujtėri, njėlloj si shėrbėtorėt e mi, qė tė mos kesh asgjė pėr tė cilėn tė turpėrohesh dhe mos ki frikė prej asgjėje pėrveē Meje! Mbaj gojėn nė mėnyrė qė, nėse vullneti im do tė ta kėrkonte njė gjė tė tille, ti nuk do tė flisje kurrė. Mos u trishto pėr gjėrat qė kalojnė. Unė mund tė bėj tė pasur apo tė varfėr kėdo qė kam dėshirė. Kėshtu qė, nusja ime, vėre ēdo shpresė tėnden tek Unė!"
SQARIM
Ky burrė ishte njė fisnik, kanonik dhe nėndiakon i cili, pasi kish marrė njė leje tė rremė, ish martuar me njė vajzė pasanike. Por vdekja e papritur nuk e la ta realizonte dėshirėn e vet.
-
-
Fjalėt e Virgjėrės drejtuar bijės pėr dy zonja: njėra e quajtur Krenari dhe tjetra, qė simbolizon Virgjėrėn tejet tė ėmbėl, e quajtur Pėrvujtėri; dhe pėr Virgjėrėn qė vjen ti takojė nė ēastin e vdekjes ata qė e duan.
Libri 1 - KAPITULLI 29
Nėna e Hyjit i foli nuses sė Birit duke i thėnė: "Janė dy zonja. Njėra prej tyre nuk ka emėr tė pėrveēėm sepse nuk meriton tė ketė emėr; tjetra ėshtė Pėrvujtėria dhe quhet Mari. Djalli ėshtė zotėria i zonjės sė parė sepse e zotėron atė: 'Zonja ime, jam gati tė bėj ētė mundem pėr ty, mjaft qė tė kemi njė herė marrėdhėnie bashkė. Tek e fundit, unė jam i fuqishėm, trim, guximtar, nuk i trembem asgjėje dhe jam gati tė vdes pėr ty.' Ajo iu pėrgjigj: 'Shėrbėtori im, dashuria jote ėshtė e madhe. Porse unė jam ulur nė njė fron tė lartė, kam vetėm kėtė fron dhe ne na ndajnė tre porta.
Porta e parė ėshtė aq e ngushtė saqė ēfarėdo qė njeriu tė ketė veshur ngec dhe griset nėse hyn nga ajo. E dyta ėshtė aq e mprehtė saqė tė pret deri nė kockė. Dera e tretė digjet aq shumė saqė askush nuk mund ti shpėtojė nxehtėsisė sė zjarrit, pėrkundrazi ēdokush qė hyn nga ajo shkrihet menjėherė si bakėr. Pėrveē kėsaj unė jam ulur aq lart saqė kush dėshiron tė ulet me mua vetėm kėtė fron kam bie nė humnerat e kaosit poshtė meje.' Djalli iu pėrgjigj: 'E jap jetėn pėr ty sepse rėnia nuk mė kushton asgjė.'
Kjo zonjė ėshtė krenaria dhe kush dėshiron tė shkojė tek ajo duhet tė kalojė, si tė thuash, pėrmes tre portave. Nga porta e parė hyn ai qė, pėr hir tė krenarisė, jep gjithēka ka pėr tė marrė lėvdata nga njerėzit. Nėse nuk ka asgjė, bėn ēmundet qė tė jetojė krenarisht dhe tė fitojė lėvdata. Nga porta e dytė hyn ai qė gjithė punėn, gjithēka bėn, gjithė kohėn, gjithė mendimet dhe gjithė fuqinė e vet ia kushton krenarisė sė vet. Edhe sikur ti duhej ta rrihnin pėr hir tė nderit dhe pasurive, do pranonte me kėnaqėsi tė rrihej. Nga dera e tretė hyn ai qė nuk i zė vendi vend dhe digjet flakė nga dėshira pėr nderime tokėsore apo poste me tė cilat tė krenohet. Por kur dėshira i realizohet, nuk arrin tė qėndrojė gjatė nė atė pozicion dhe bie. E megjithatė, krenaria vazhdon tė jetojė nė botė!"
"Unė jam," tha Maria, "mė e pėrvujtura. Jam ulur nė njė fron tė madh. Mbi mua nuk ka as diell, as hėnė, as yje, as re, por njė qetėsi papėrshkrueshmėrisht tė shndritshme dhe tė mrekullueshme qė vjen nga bukuria vezulluese e madhėrisė sė Hyjit. Nėn mua nuk ka as dhe as gurė, por prehje tė pashoqe nė mirėsinė e Hyjit. Pranė meje nuk ka as pengesė as mur, por ėshtė ushtria e lavdishme e engjėjve dhe shpirtrave tė shenjtė. Edhe pse jam ulur nė njė fron kaq tė lartė, ende i dėgjoj miqtė e mi qė jetojnė mbi tokė, qė lėshojnė drejt meje ēdo ditė psherėtima dhe lotė. I shoh tek pėrpiqen dhe pėrparojnė mė tepėr se ata qė luftojnė pėr zonjėn e tyre krenari.
Prandaj do tė vij tek ta pėr ti marrė me vete nė fronin tim, sepse ai ėshtė i madh dhe ka vend pėr tė gjithė. Por ata akoma nuk mund tė vijnė tė ulen me mua sepse ende na ndajnė dy mure pėrmes tė cilėve do tu prij deri tek froni im. Pėr shėrbėtorėt e mi nė botė unė do tė jem ngushėllim. Muri i dytė ėshtė vdekja. Prandaj unė, Zoja dhe nėna e tyre e shtrenjtė, do tė shkoj ti takoj nė ēastin e vdekjes qė ata tė qetėsohen dhe ngushėllohen. Do ti marr me vete nė fronin e gėzimit hyjnor qė, me gėzim tė pakufi, tė prehen pėrjetėsisht nė krahėt e dashurisė sė pafund dhe lavdisė sė amshuar."
-
-
Fjalėt e Zotit drejtuar nuses ku flitet pėr shtimin aq shumė tė krishterėve tė rremė saqė gati po e kryqėzojnė Krishtin pėrsėri dhe pėr gatishmėrinė e Tij pėr tė pranuar vdekjen edhe njė herė, nėse kjo do tė ishte e mundur, pėr hir tė mėkatarėve.
Libri 1 - KAPITULLI 30
Unė jam Hyji. I krijova tė gjitha gjėrat pėr tė mirėn e njerėzimit, qė t’i shėrbejnė atij dhe ta mėsojnė. Por fatkeqėsisht njerėzit i keqpėrdorin tė gjitha gjėrat qė kam krijuar pėr tė mirėn e tyre. Ata kujdesen pėr Hyjin dhe e duan Atė mė pak se gjėrat e krijuara. Hebrenjtė pėrgatitėn tre ndėshkime pėr Mua: sė pari, shtyllėn ku, pasi mė fshikulluan dhe kurorėzuan me ferra, mė varėn; sė dyti, hekurat me tė cilat mė gozhduan duart dhe kėmbėt; sė treti, uthullėn qė mė dhanė tė pij. Pėrveē kėsaj, blasfemuan kundėr Meje duke mė quajtur tė marrė pėr shkak tė vdekjes qė e pranova lirisht dhe mė quajtėn gėnjeshtar pėr shkak tė mėsimeve tė mia.
Numri i njerėzve tė tillė tani ėshtė rritur nė botė dhe ka pak qė mė ngushėllojnė. Ata mė varin nė shtyllė me dėshirėn qė kanė pėr tė mėkatuar; mė fshikullojnė mė padurimin e vet pasi askush nuk duron qoftė njė fjalė tė vetme pėr Mua; dhe ata mė kryqėzojnė me gjembat e krenarisė sė tyre qė i bėn tė dėshirojnė tė ngrihen mė lart se Unė. Ata m’i gozhdojnė duart dhe kėmbėt me hekurin e zemėrgurėsisė sė vet sepse krenohen nė mėkat dhe janė aq tė pandjeshėm sa nuk kanė fare frikė nga Unė. Mė japin vuajtje nė vend tė uthullės. Mė quajnė gėnjeshtar dhe tė marrė pėr shkak tė Mundimeve tė cilave iu nėnshtrova me gėzim. Po tė doja, kam forcė t’i zhduk ata dhe botėn mbarė pėr mėkatet e tyre. Por nėse do i zhdukja, tė mbijetuarit do tė mė shėrbenin nga frika; kjo nuk ėshtė me vend, sepse njerėzit duhet tė mė shėrbejnė nga dashuria. Nėse do vija vetė nė mes tyre nė formė tė dukshme, sytė e tyre nuk do tė ishin nė gjendje tė mė shihnin, as veshėt e tyre tė mė dėgjonin. Si mundet njė qenie e vdekshmė tė shohė njė tė pavdekshme? E megjithatė, nėse do ish e mundur, vėrtet do tė vdisja pėrsėri me kėnaqėsi pėr hir tė njerėzimit.
Pastaj u shfaq e Bekuara Virgjėra Mari dhe Biri i tha: "Ēfarė dėshiron, o Nėna ime, e zgjedhura ime?" Dhe ajo tha: "Ki mėshirė pėr krijesat e Tua, Biri im, pėr hatrin tim!" Ai u pėrgjigj: "Pėr hatrin tėnd do tė tregohem i mėshirshėm edhe njė herė." Pastaj, Zoti i foli nuses sė tij duke thėnė: "Unė jam Hyji yt, Zoti i engjėjve. Unė jam Zotėri mbi jetėn dhe vdekjen. Vetė Unė dua tė banoj nė zemrėn tėnde. Tė dua kaq shumė! Qiejt dhe toka dhe gjithka nė to nuk mund tė mė mbajnė dhe prapė se prapė Unė dua tė banoj nė zemrėn tėnde qė nuk ėshtė tjetėr veēse njė copė mishi. Kė do tė kesh frikė apo ēfarė mund tė tė mungojė kur brenda teje ke Hyjin e gjithėpushtetshėm nė tė cilin gjendet ēdo e mirė?
Tre gjėra duhet tė ketė nė njė zemėr qė ėshtė banesa ime: njė krevat ku mund tė pushojmė sė bashku, njė stol ku tė ulemi dhe njė llampė qė tė na ndriēojė. Nė zemrėn tėnde pra le tė ketė njė shtrat pėr ēlodhje tė paqtė ku mund tė gjesh prehje nga mendimet e mbrapshta dhe dėshirat pėr botėn. Mbaj gjithmonė parasysh gėzimin e pėrjetėsisė! Stoli duhet tė jetė vendosmėria jote pėr tė qėndruar me Mua edhe pse ndonjėherė tė duhet tė dalėsh. Ėshtė e panatyrshme tė rrihet gjithmonė nė kėmbė. Rri gjithnjė nė kėmbė ai qė dėshiron tė rrijė gjithnjė me njerėzit e kurrė nuk ulet me Mua. Drita apo llampa duhet tė jenė besimi me anė tė tė cilit beson se Unė jam i aftė tė bėj ēdo gjė dhe jam i plotėfuqishėm mbi gjithēka."
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 29-09-2012 mė 07:29
-
-
Pėr nusen qė pa tė ėmblėn Virgjėr Mari me njė kurorė dhe zbukurime tė tjera tė ēmueshme dhe pėr Shėn Gjon Pagėzorin qė i shpjegoi nuses kuptimin e kurorės dhe zbukurimeve.
Libri 1 - KAPITULLI 31
Nusja pa Mbretėreshėn e Qiellit, Nėnėn e Hyjit, me njė kurorė tė ēmueshme, me flokė mrekullisht tė bukura qė i derdheshin mbi shpinė, me tunikė tė artė qė vezullonte sa sthuhet dhe mantel tė kaltėr. Nusja, krejtėsisht e mrekulluar nga ky vegim, mbeti pa fjalė. Nė atė ēast iu shfaq i Bekuari Gjon Pagėzori dhe i tha: "Vėri mend mirė ēfarė do tė thotė gjithė kjo.
Kurora tregon se ajo ėshtė Mbretėresha, Zoja dhe Nėna e Mbretit tė engjėjve. Flokėt qė i derdhen mbi shpinė tregojnė se ėshtė virgjėr e pastėr dhe e panjollė; manteli bojėqiell tregon qė gjėrat e pėrkohshme nuk kishin vlerė nė sytė e saj. Tunika e artė tregon se ajo ishte e pėrkushtuar dhe e flaktė me shpirt e trup nė dashurinė pėr Hyjin. Biri i saj i vuri shtatė zambakė nė kurorė dhe nė mes tė zambakėve vendosi shtatė xhevahirė. Zambaku i parė ėshtė pėrvujtėria e saj; i dyti, frika; i treti, bindja; i katėrti, durimi; i pesti, qėndrueshmėria; i gjashti, mirėsia sepse me bujari i jep gjithkujt qė kėrkon; i shtati, mėshira sepse, ēfarėdo nevoje tė ketė dikush, nėse ai e thėrret me gjithė zemėr, do tė shpėtohet.
Mes kėtyre zambakėve Biri i saj vendosi shtatė xhevahirė. I pari ėshtė virtytshmėria e saj e jashtėzakonshme pasi virtytet e saj ia kalojnė ēdo virtyti tė njerėzve tė tjerė. Xhevahiri i dytė ėshtė pastėrtia e saj e pėrkryer pasi Mbretėresha e Qiellit ishte aq e pastėr saqė as edhe njė njollė e vetme nuk u gjet nė tė qė kur lindi e derisa vdiq. As gjithė djajtė bashkė nuk mundėn tė gjenin nė tė qoftė edhe njė grimcė papastėrtie. Ajo ishte vėrtet e pastėr pasi nuk ishte me vend qė Mbreti i lavdisė tė rrinte pėrveēse nė enėn mė tė pastėr dhe mė tė zgjedhur mes engjėve dhe njerėzve. Xhevahiri i tretė ish bukuria e saj pasi Hyji lėvdohet papushim nga shenjtėrit pėr bukurinė e Nėnės sė Tij.
Bukuria e saj e bėn tė plotė gėzimin e engjėjve dhe tė gjithė shpirtrave tė shenjtė. Xhevahiri i katėrt ėshtė urtia e Nėnės Virgjėr, pasi ajo ish plot me urti hyjnore dhe nėpėrmjet saj gjithė urtia plotėsohet dhe pėrkryhet. Xhevahiri i pestė ėshtė pushteti pasi ajo ėshtė aq e pushtetshme para Hyjit saqė mund tė mposhtė ēdo gjė tė krijuar. Xhevahiri i gjashtė ėshtė qartėsia e saj vezulluese, pasi ajo shndrrit aq qartė saqė derdh dritė mbi engjėjt, sytė i shkėlqejnė mė qartė se drita dhe djajtė nuk guxojnė ta shohin qartėsinė vezulluese tė saj.
Xhevahiri i shtatė ėshtė plotėsia e ēdo gėzimi dhe ėmbėlsie shpirtėrore sepse nuk ka gėzim qė nuk shtohet prej saj, nuk ka ngazėllim qė nuk bėhet mė i plotė dhe mė i pėrsosur prej saj, pasi ajo ėshtė e mbushur plot e pėrplot me hir mė shumė se gjithė shenjtėrit. Ajo ėshtė ena e pastėr ku mbahet buka e engjėjve dhe ku gjendet gjithė ėmbėlsia dhe bukuria. Biri i saj ia vuri kėta shtatė xhevahirė midis shtatė zambakėve nė kurorė. Prandaj, nusja e Birit tė saj, nderoje dhe lėvdoje atė me gjithė zemėr sepse ajo ėshtė me tė vėrtetė e denjė pėr ēdo lavd dhe nder!"
-
-
Pas paralajmėrimit tė Hyjit, nusja zgjodhi pėr vete varfėrinė, duke hequr dorė nga pasuritė dhe dėshirat trupore. Rreth sė vėrtetės mbi gjėrat qė iu rrėfyen dhe rreth tre gjėrave tė mrekullueshme qė i tregoi Krishti.
Libri 1 - KAPITULLI 32
Ti duhet tė jesh si njė person qė lė dhe si njė person qė mbledh. Duhet tė heqesh dorė nga pasuritė dhe tė mbledhėsh virtyte, tė heqėsh dorė nga gjėrat kalimtare dhe tė mbledhėsh gjėra tė pėrjetshme, tė heqėsh dorė nga gjėrat e dukshme dhe tė mbledhėsh tė padukshme. Nė vend tė kėnaqėsive trupore do tė tė jap ngazėllimin e shpirtit; nė vend tė argėtimeve tė botės do tė tė jap gėzimin e qiellit; nė vend tė ndereve tė botės do tė tė jap nderimin e engjėjve; nė vend tė pranisė sė familjes, praninė e Hyjit; nė vend tė zotėrimit tė tė mirave tokėsore do tė tė jap Vetveten, dhuruesin dhe Krijuesin e gjithēkaje.
Pėrgjigju tre pyetjeve qė do tė tė bėj. E para, nėse dėshiron tė jesh e pasur nė kėtė botė apo e varfėr. Ajo u pėrgjigj: "Zot, do doja mė mirė tė isha e varfėr, pasi pasuritė nuk mė bėjnė ndonjė tė mirė pėrveēse mė japin ankth dhe mė shpėrqėndrojnė nga Ty." "Tregomė, e dyta, nėse nė fjalėt qė ke dėgjuar nga goja Ime ke gjetur ndonjė gjė tė qortueshme apo tė rreme?" Dhe ajo tha: "Absolutisht jo, gjithēka ėshtė e arėsyeshme." "E treta, tregomė cila kėnaqėsi ėshtė mė e madhe, sensualja qė ke provuar dikur apo shpirtėrorja qė provon tani?" Dhe ajo u pėrgjigj: "Mė vjen turp nga vetja kur kujtoj gėzimin e dikurshėm qė tani mė duket i hidhur farmak; sa e mė flaktė ka qenė dėshira ime pėr tė, aq mė i hidhur mė duket tani. Jam gati tė vdes sesa ti kthehem pėrsėri asaj kėnaqėsie; nuk ka krahasim me kėnaqėsinė shpirtėrore."
"Pra," tha Ai, "po e sheh vetė se gjithēka tė kam treguar ėshtė e vėrtetė. Atėherė pse trembesh dhe shqetėsohesh qė po vonojnė tė realizohen gjėrat qė tė kam thėnė se do tė ndodhnin? Sill ndėrmend profetėt, sill ndėrmend apostujt dhe doktorėt e shenjtė tė Kishės! A gjetėn gjė tjetėr nė Mua pėrveē tė vėrtetės? Kjo ėshtė arėsyeja pse ata nuk merakoseshin pėr botėn e as nuk e dėshironin atė. Vallė pėrse profetėt parathanė ngjarje tė ardhshme shumė pėrpara se tė ndodhnin, pėrveēse ngaqė Hyji donte qė mė parė tė shpalleshin fjalėt e pastaj tė ndodhnin ngjarjet nė mėnyrė qė tė paditurit tė mėsonin tė besonin? Tė gjitha misteret e mishėrimit Tim iu bėnė tė ditura profetėve, madje edhe ylli qė u printe mbretėrve tė urtė.
Ata i besuan fjalėve tė profetit, kėshtu qė merituan tė shihnin ēka besuan dhe fituan siguri kur panė yllin. Nė po atė mėnyrė tani fjalėt e Mia duhet qė fillimisht tė shpallen dhe, mė vonė, kur tė ndodhin ngjarjet, do tė besohen. Tre gjėra tė kam treguar. E para, ndėrgjegjen e njė njeriu mėkatin e tė cilit e bėra tė qartė dhe e provova me shenja tė qarta. Pėr ēarėsye? Vallė nuk mund ta shkatėrroja? Vallė nuk mund ta plandosja nė humerė nė ēast, nėse do tė doja? Natyrisht qė mundesha. Por e duroj ende qė tu jap mėsim tė tjerėve dhe pėr tė treguar se sa i drejtė dhe i durueshėm jam dhe sa i mjerė ėshtė ky njeri qė e sundon djalli. Pushteti i djallit mbi tė ėshtė shtuar pėr shkak tė synimit tė tij pėr tė qėndruar nė mėkat dhe prej gėzimit qė provon nė mėkat, aq sa as fjalėt e buta as kėrcėnimet serioze, pra as frika nga ferri, nuk e sjellin nė vete. Dhe me plot tė drejtė sepse, duke qenė se ėshte i palėkundėr nė synimin pėr tė mėkatuar, edhe nėse nuk mėkaton, meriton ti dorėzohet djallit pėrjetėsisht. Edhe mėkati mė i vogėl mjafton pėr tė mallkuar kėdo qė gjen kėnaqėsi nė tė dhe nuk pendohet.
Tė tregova dy tė tjerė. Djalli mundonte trupin e njėrit prej tyre, por nuk arriti tė hyjė nė shpirtin e tij; i pėshtjelloi ndėrgjegjen tjetrit me intrigat e veta dhe prapė se prapė nuk hyri dot nė shpirtin e tij. Por ti mund tė pyesėsh: 'A nuk janė ndėrgjegja dhe shpirti e njėjta gjė? Vallė djalli nuk gjendet edhe nė shpirt kur ėshtė nė ndėrgjegje?' Sigurisht qė jo. Trupi ka dy sy pėr tė parė por, edhe nėse ata e humbin aftėsinė e tė parit, trupi mund tė vazhdojė tė gėzojė shėndet. Edhe pse ndonjėherė intelekti dhe ndėrgjegja pėshtjellohen pėr dėnim, prapė se prapė shpirti jo gjithnjė dėmtohet deri nė atė masė qė pėrbėn faj. Kėshtu pra djalli triumfoi mbi ndėrgjegjen e njėrit, por jo mbi shpirtin e tij.
Do tė tė tregoj njė tė tretė trupi dhe shpirti i tė cilit janė krejtėsisht nėn pushtetin e djallit. Nėse nuk detyrohet nga pushteti Im dhe njė hir i posaēėm nga Unė, ai kurrė nuk do tė dalė prej tij. Djalli del prej disave me kėnaqėsi dhe shpejt, por prej disa tė tjerėve vetem me pahir, i detyruar. Sepse ndėrsa tek disa djalli hyn pėr shkak tė mėkatit tė prindėrve ose pėr shkak tė ndonjė gjykimi tė fshehtė tė Hyjit, si pėr shembull tek fėmijėt apo tek personat me tė meta mendore, tek tė tjerėt hyn prej mosbesnikėrisė sė tyre apo pėr ndonjė mėkat tjetėr. Djalli del prej kėtyre tė fundit me kėnaqėsi nėse dėbohet nga persona qė dinė ta urdhėrojnė apo e njohin artin e dėbimit tė djajve dhe nėse nuk e bėjnė kėtė pėr krenari apo pėr ndonjė fitim tė pėrkohshėm, pasi djalli ka aftėsi tė hyjė tek ai qė e dėbon apo tė kthehet tek personi nga po e pėrzėnė kur nė ta mungon dashuria pėr Hyjin. Ai kurrė nuk del nga trupi dhe shpirti i atyre qė i zotėron tėrėsisht pėrveēse kur e detyroj Unė.
Ashtu sikurse uthulla nėse pėrzihet me verė tė ėmbėl, e prish ėmbėlsinė e verės dhe kurrė nuk mund tė veēohet prej saj, po ashtu djalli nuk del nga shpirti i atij qė zotėron pėrveēse nėpėrmjet pushtetit Tim. Ēėshtė kjo verė nė mos shpirti njerėzor qė ishte mė i ėmbėl pėr Mua se ēdo krijesė tjetėr dhe aq i dashur pėr Mua saqė lejova tė mė godisnin dhe plagosnin pėr hir tė tij? Pranova vdekjen qė tė mos e humbisja. Kjo verė u ruajt nė fuēi pasi Unė e vendosa shpirtin nė trup ku tė mbahej pėr kėnaqėsinė Time si nė njė enė tė vulosur. Por uthulla mė e keqe u pėrzie me kėtė verė tė ėmbėl e kam fjalėn pėr djallin ligėsia e tė cilit ėshtė mė e thartė dhe e neveritshme pėr Mua se ēdo uthull. Me pushtetin Tim kjo uthull do tė nxirret prej personit emrin e tė cilit do tė ta tregoj, qė Unė tė tė shfaq mėshirėn dhe urtinė Time me anė tė tij si dhe gjykimin dhe drejtėsinė Time me personin tjetėr.
SQARIM
I pari ishte njė fisnik qė kėndonte nė korin e kishės, njeri krenar i cili shkoi nė Jeruzalem pa lejen e Papės dhe u pushtua nga djalli. Rreth kėtij tė djallosuri flitet diēka nė librin III kapitulli 31 dhe nė librin IV kapitulli 115. I djallosuri i dytė nė tė njėjtin kapitull ėshtė njė murg ēisternēez. Djalli e mundonte aq shumė saqė katėr vetė mezi e mbanin palėvizur. Kur nxirrte guhėn i zgjatej si gjuhė kau. Prangat nė duar i copėtoheshin nė mėnyrė tė padukshme.
Ky njeri u shpėtua nga fjalėt e Shpirtit tė Shenjtė nėpėrmjet Zonjės Brixhidė pas njė muaji dhe dy ditėsh. I djallosuri i tretė ishte njė administrator nga Ostergotlandi. Kur u paralajmėrua tė bėnte pendesė, ai i tha atij qė e paralajmėroi: "Vallė nuk mundet i zoti i shtėpisė tė rrijė ku ti pėlqejė? Djalli zotėron zemrėn dhe gjuhėn time. Si mund tė bėj pendesė?" Duke mallkuar shenjtėrit e Hyjit ai vdiq po atė natė pa sakramente apo rrėfim.
-
-
Mėsimet qė Zoti i jep nuses nė lidhje me urtinė e vėrtetė dhe tė rreme dhe rreth engjėjve tė mire qė ndihmojnė tė diturit e mirė dhe djallit qė ndihmon tė diturit e kėqinj.
Libri 1 - KAPITULLI 33
Disa prej miqve tė Mi janė si studjues me tre tipare: e para, kanė inteligjencė mbi normalen; e dyta, urti pa ndihmė njerėzore sepse Unė vetė i mėsoj nė zemėr; e treta, janė plot ėmbėlsi dhe dashuri hyjnore me tė cilat e mposhtin djallin. Por nė ditėt e sotme, njerėzit i futen studimeve pėr arėsye tė tjera. E para, kėrkojnė tė bėhen tė ditur nė mėnyrė qė ti mbajnė pėr studjues tė shquar. E dyta, kėrkojnė tė bėhen tė ditur nė mėnyrė qė tė pasurohen. E treta kėrkojnė tė bėhen tė ditur pėr tė fituar ndere dhe privilegje.
Prandaj, kur tė hynė nė shkolla pėr tė studiuar, Unė do ti braktis sepse studiojnė nga krenaria, kurse Unė u mėsova pėrvujtėrinė. Studiojnė nga lakmia, kurse Unė nuk kisha ku tė vija kokėn. Studiojnė pėr tė fituar privilegje, ngaqė nuk durojnė tė kenė dikė mbi vete, kurse Unė u gjykova nga Pilati dhe u vura nė lojė nga Herodi. Prandaj do ti braktis sepse nuk studiojnė mėsimet e Mia. Megjithatė, duke qenė se jam i mirė dhe njerėzishėm, i jap gjithkujt ēfarė kėrkon.
Ai qė kėrkon bukė, do ti jepet, por ai qė kėrkon kashtė do ti jepet kashtė. Miqtė e mi kėrkojnė bukė sepse kėrkojnė dhe studiojnė urtinė hyjnore ku mund tė gjendet dashuria Ime. Por tė tjerėt kėrkojnė kashtė, domethėnė urti tė kėsaj bote. Ashtu sikurse kashta ėshtė e padobishme dhe ushqim pėr kafshė pa arėsye, po ashtu nuk ka dobi urtia e botės qė ata kėrkojnė e as nuk ėshtė ushqim pėr shpirtin. Nuk sjell asgjė pėrveēse njė reputacioni tė vockėl dhe rraskapitjeje tė pakuptimtė, pasi kur njeriu vdes, gjithė urtia e tij merr fund dhe ata qė e lėvdonin nuk mund ta shohin mė.
Unė jam si njė zotėri i madh me shumė shėrbėtorė tė cilėt, nė emėr tė zotėrisė sė tyre, u shpėrndajnė njerėzve sipas nevojave. Engjėjt e mirė dhe engjėjt e kėqinj janė nėn urdhrat e Mia. Engjėjt e mirė kujdesen pėr ata qė studiojnė urtinė Time, domethėnė pėr ata qė mė shėrbejnė, duke i ushqyer me ngushėllim dhe punė qė sjell gėzim. Engjėjt e kėqinj kujdesen pėr tė urtėt e kėsaj bote. I frymėzojnė pėr ēfarė duan dhe i formojnė sipas dėshirės, duke i frymėzuar tė spekullojnė dhe ti futen njė mali me punė. Por nėse ata do ti kthenin sytė nga Unė, do tė mund tu jepja bukė pėr tė cilėn nuk duhet tė punojnė si dhe gjėra tė kėsaj bote. Por ata kurrė nuk ngopen me botėn e kėshtu i bėjnė keq vetes dhe jo mirė.
Por ti, nusja ime, duhet tė jesh si djath dhe trupi yt si forma ku djathi qėndron derisa merr formė. Nė kėtė mėnyrė shpirti yt, qė mė pėlqen dhe shijojn si djath, duhet provuar dhe pastruar nė trup aq gjatė sa nevojitet qė trupi dhe shpirti tė merren vesh dhe ti nėnshtrohen sė njėjtės formė vetėpėrmbajtjeje nė mėnyrė qė mishi ti bindet shpirtit dhe shpirti ti prijė mishit drejt ēdo virtyti.
-
-
Krishti kėshillon nusen se si duhet tė jetojė. Djalli pranon para Krishtit se nusja e do Krishtin mbi gjithcka dhe pyet Krishtin pse e do aq shumė nusen. Djalli pohon dashurinė qė Krishti ka pėr nusen.
Libri 1 - KAPITULLI 34
Unė jam Krijuesi i qiellit dhe tokės e qė ish Hyj i vėrtetė dhe njeri i vėrtetė nė krahėrorin e Virgjėrės, qė vdiq, u ngjall dhe u ngjit nė qiell. Ti, nusja ime e re, ke ardhur nė njė vend tė panjohur. Prandaj duhet tė mėsosh katėr gjėra: sė pari, gjuhėn e vendit; sė dyti, si tė vishesh siē duhet; sė treti, si ti organizosh ditėt dhe kohėn sipas vendit; sė katėrti, tė mėsohesh me lloje tė reja ushqimesh. Meqenėse ke kaluar nga paqėndrueshmėria e botės nė qėndrueshmėri, duhet tė mėsosh njė gjuhė tė re, domethėnė se si tė heqėsh dorė nga fjalėt e kota, madje edhe nga fjalėt e ligjshme sepse heshtja dhe paqja janė shumė tė rėndėsishme.
Duhet tė vishesh me thjeshtėsi dhe mos tė tė rritet mendja sikur je mė e shenjtė se tė tjerėt, as tė mos tė tė vijė turp tė sillesh me pėrvujtėri para njerėzve. E treta, kohėn duhet ta organizosh nė mėnyrė tė tillė qė ashtu siē gjeje shpesh kohė pėr nevojat e trupit, po ashtu tani tia kushtosh kohėn vetėm shpirtit dhe tė mos dėshirosh kurrė tė mėkatosh kundėr Meje. E katėrta, ushqimi yt i ri ėshtė heqja dorė nga ushqimet e zgjedhura dhe rehatirat, por me masė, aq sa mund tė pėrballojė konstrukti yt. Ekseset nuk mė pėlqejnė, sepse dua racionalitet dhe synimi ėshtė qė tu vihet fre orekseve.
Taman nė atė ēast u shfaq djalli. Zoti i tha: "Ti je krijuar nga Unė dhe e njeh drejtėsinė Time. Tregomė nėse kjo nuse e re mė pėrket me tė drejtė! Tė jap leje ta shikosh dhe kuptosh zemrėn e saj qė tė dish si tė mė pėrgjigjesh. A do ajo tjetėr gjė sa mė do Mua? A do tė mė ndėrronte me tjetėr gjė? " Djalli u pėrgjigj: "Ajo nuk do tjetėr gjė sa Ty. Nėse do ti jepje virtytin e durimit, ajo do ishte gati tė duronte ēdo vuajtje qė tė mos tė tė humbiste. Shoh njė lloj lidhėse tė zjarrtė qė zbret prej Teje tek ajo dhe qė e lidh zemrėn e saj aq fort me Ty saqė ajo nuk mendon e do tjetėr veē Teje."
Pastaj Zoti i tha djallit: "Tregomė ēndjen ti nė zemėr dhe si tė duket kjo dashuri e madhe qė kam pėr tė." Djalli u pėrgjigj dhe tha: "Unė kam dy sy, njėrin trupor, edhe pse nuk kam trup, me anė tė tė cilit i perceptoj aq qartė gjėrat e pėrkohshme saqė nuk ka asgjė tė fshehtė apo terrėt qė mė shpėton pa e parė . Syrin e dytė e kam shpirtėror dhe me tė shoh ēdo dhimbje sado e vogėl qoftė dhe mund ta kuptoj se me cilin mėkat ka lidhje. Nuk ka mėkat sado i vogė qoftė qė mė shpėton pa e parė nėse nuk ėshtė fshirė nga pendesa. Megjithatė, edhe pse nuk ka organe aq tė ndjeshėm sa sytė, prarė se prapė do tė isha gati qė dy pishtarė tė ndezur tė mė depėrtonin parreshtur nė sy mjaft qė ajo tė mos shikonte me sytė e shpirtit.
Kam gjithashtu dy veshė. Njėri prej tyre ėshtė trupor dhe ska asnjė qė tė flasė aq fshehurazi sa unė mos ta dėgjoj dhe marr vesh. I dyti ėshtė vesh shpirtėror dhe ska asnjė qė tė mendojė apo dėshirojė tė bėjė mėkat, sado fshehurazi, qė unė tė mos e dėgjoj me kėtė vesh nėse mėkati nuk ėshtė fshirė nga pendesa. Ekziston njė lloj ndėshkimi nė ferr qė i pėrngjan njė pėrroi gurgullues qė buron nga njė zjarr tmerrėsisht i nxehtė. Do isha gati tė duroja qė ai tė mė hynte e dilte nga veshėt papushim mjaft qė ajo tė mos dėgjonte me veshėt e shpirtit. Kam edhe njė zemėr shpirtėrore. Do pranoja tė ma bėnin copė e thėrrime papushim mjaft qė qė dashuria e saj pėr Ty tė zbehej. Por meqė po mė drejtohesh direkt, lejomė tė tė bėj njė pyetje: Thuamė, pse e do kaq shumė atė dhe pse nuk zgjodhe njė person mė tė shenjtė, mė tė pasur dhe mė tė bukur pėr vete? " Hyji u pėrgjigj: "Sepse kėshtu e lypte drejtėsia. Ti u krijove nė Mua dhe vėshtrove gjithė drejtėsinė nė Mua.
Thuamė, ndėrsa ajo po dėgjon, pėrse qe e drejtė qė ti tė bije aq poshtė dhe ēpo mendoje kur re!" Djalli u pėrgjigj: "Pashė tre gjėra nė Ty: Pashė lavdinė dhe nderin Tėnd mbi gjithcka dhe mendova pėr lavdinė time. Kėshtu qė nė krenarinė time vendosa qė jo thjesht tė isha i barabartė me Ty por edhe tė ta kaloja. E dyta, pashė qė Ti ishe mė i fuqishmi nga tė gjithė. Prandaj dėshirova tė isha mė i fuqishėm se Ty. E treta, pashė ēdo tė ndodhte nė tė ardhmen dhe duke qenė se lavdia dhe nderi yt ishin pa fillim dhe do tė ishin edhe pa fund, tė pata zili dhe mendova se kisha pranuar tė mė torturonin pėrgjithmonė me ēdo lloj ndėshkimi mjaft qė Ti tė vdisje. Me mendime tė tilla rashė. Dhe kėshtu u krijua ferri."
Zoti u pėrgjigj: "Ti mė pyeye pėrse e dua kaq shumė kėtė grua. Nuk ka dyshim se Unė e kthej pėr mirė ēdo ligėsi tėnden. Meqenėse ti u krenove dhe nuk deshe tė mė kesh Mua, Krijuesin tėnd, si tė barabartė, Unė duke e pėrulur veten nė ēdo mėnyrė i mbledh mėkatarėt rreth Meje dhe e bashkėndaj lavdinė Time me ta. E dyta, duke qenė se pate njė dėshirė aq tė ulėt sa deshe tė ishe mė i fuqishėm se Unė, i bėra mėkatarėt mė tė fuqishėm se Ty dhe pjesėmarrės nė fuqinė Time. E treta, pėr shkak tė zilisė tėnde ndaj Meje, Unė kam aq shumė dashuri saqė e dhashė Vetveten pėr ēdo njeri. Pastaj Zoti tha:
"Tani, o djall, zemėrligėsia jote doli sheshit. Tregomė, ndėrsa ajo dėgjon, se sa e dua." Dhe djalli tha: "Nėse do tė ishte e mundur, do tė ishe gati tė vuaje nė ēdo gjymtyrė po atė dhimbje qė vuajte dikur nė kryq nė tė gjitha gjymtyrėt bashkė, mjaft qė tė mos e humbasėsh." Pastaj Zoti u pėrgjigj: "Nėse atėherė jam kaq i mėshirshėm sa fal kėdo qė kėrkon falje, kėrkomė pėrulėsisht mėshirė dhe do tė tė mėshiroj." Djalli iu pėrgjigj: "Kėtė nuk do ta bėj kurrėn e kurrės! Atėherė kur rashė u caktua njė ndėshkim pėr ēdo mėkat, pėr ēdo mendim apo fjalė tė pavlerė. Ēdo shpirt qė bie do tu nė nėshtrohet kėtyre ndė shkimeve.
Jam gati mė mirė tė gėlltis papushim ndėshkime aq sa mė zė goja sesa tė pėrulem para Teje." Pastaj Zoti i tha nuses sė Tij: "Shih sa zemėrgur ėshtė princi i kėsaj bote dhe se sa pushtet ka si rezultat i gjykimeve tė Mia tė fshehta! Natyrisht qė mund ta shkatėrroja nė ēast me fuqinė Time, por i bėj keq aq sa ēmund ti bėj keq njė engjėlli tė mirė nė qiell. Kur tė vijė koha e tij, dhe tani po afrohet, do ta gjykoj atė dhe pasuesit e tij. Pra ti, nusja ime, qėndro nė veprat e mira! Mos ki frikė nga tjetėr pėrvec Meje! Sepse Unė jam Zot mbi djallin dhe mbi gjithcka."
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt