Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 84
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krishtit drejtuar nuses ku e Ai e pėrshkruan veten si mbret tė madh dhe flet pėr dy thesare qė simbolizojnė dashurinė pėr Hyjin dhe dashurinė pėr botėn dhe jepen udhėzime si tė pėrmirėsohemi nė kėtė jetė.

    Libri 1 - KAPITULLI 15
    Unė jam si njė mbret i madh e i fuqishėm. Katėr gjėra duhet tė ketė mbreti. Sė pari duhet tė jetė i pasur, sė dyti bujar, sė treti i urtė dhe sė katėrti zemėrmirė. Unė jam me tė vėrtetė mbreti i engjėjve dhe i gjithė njerėzimit. Unė i kam qė tė katėrta cilėsitė qė pėrmenda. Nė rradhė tė parė Unė jam mė i pasuri nga tė gjithė sepse i plotėsoj nevojat e secilit e prapė mė mbetet po aq sa kisha para se tė jepja. Sė dyti, Unė jam mė bujari nga tė gjithė pasi jam gati t’i jap gjithkujt qė kėrkon. Sė treti, Unė jam mė i urti nga tė gjithė sepse e di hakun qė i takon secilit dhe se ē’ėshtė mė e mira pėr ēdo njeri. Sė katėrti, Unė jam zemėrmirė sepse jam gati tė jap mė tepėr se ē’mė kėrkojnė. Unė kam si tė thuash dy thesare. Materiale qė peshojnė, tė rėndė si plumb, gjenden nė thesarin e parė dhe ambjenti ku mbahen ėshtė veshur me kunj majėmprehtė.

    Por kėto pesha fillojnė t’i duken tė lehta pupėl atij qė fillimisht i kthen e rrotullon e pastaj mėson t’i mbajė. Gjėrat qė mė parė dukeshin aq tė rėnda bėhen tė lehta dhe ato qė dukeshin aq tė mprehta bėhen tė buta. Nė thesarin e dytė duket sikur ka ar vezullues, gurė tė ēmuar dhe pije tė shijshme. Por ari nė tė vėrtetė ėshtė baltė dhe pijet helm. Ka dy rrugė qė tė ēojnė tek kėto thesare, edhe pse dikur kish vetėm njė. Nė udhėkryq, domethėnė nė hyrje tė tė dy rrugėve, qėndroi njėri qė u thirri tre vetėve qė po i drejtoheshin rrugės sė dytė dhe u tha: 'Dėgjoni, dėgjoni ē’dua t’ju them! Por nėse nuk doni tė dėgjoni, atėherė tė paktėn pėrdorni sytė pėr tė parė se ajo ēka them ėshtė e vėrtetė. Nėse nuk doni tė pėrdorni as veshėt as sytė, atėherė tė paktėn pėrdorni duart pėr tė prekur dhe provuar se Unė nuk po them tė paqena.'

    Pastaj i pari prej tyre tha: 'Le tė dėgjojmė dhe tė shohim nėse po thotė tė vėrtetėn.' I dyti tha: 'Gjithēka thotė ėshtė gėnjeshtėr.' I treti tha: 'E di qė Ai thotė tė vėrtetėn, por nuk mė bėhet vonė.' Ē’janė kėto dy thesare pėrveē dashurisė pėr Mua dhe dashurisė pėr botėn? Dy rrugė tė ēojnė tek kėto thesare: vetėpėrulėsia dhe vetėmohimi i plotė tė ēojnė tek dashuria ime, ndėrsa lakmitė trupore ēojnė tek dashuria e botės. Pesha qė mbajnė nga dashuria pėr mua disave u duket e rėndė plumb pasi, kur duhet tė mbajnė agjėrim apo tė rrinė zgjuar apo ta pėrmbajnė veten, u duket sikur mbajnė njė ngarkesė prej plumbi. Nėse u hedhin romuze apo i fyejnė ngaqė e shpenzojnė kohėn pėr lutje apo pėr praktika fetare, u duket sikur t’ishin ulur mbi kunja; ėshtė gjithnjė torturė pėr ta.

    Ai qė dėshiron tė qėndrojė nė dashurinė Time duhet fillimisht ta kthejė ngarkesėn, domethėnė tė pėrpiqet tė bėjė mirė duke e dėshiruar kėtė parreshtur. Pastaj duhet ta ngrejė pak, ngadalė, domethėnė duhet tė bėjė ē’mundet, duke menduar: Unė mund t’ia dal mbanė nėse Hyji mė ndihmon.' Pastaj, duke kėmbėngulur nė detyrėn qė ka ndėrmarrė, ai do tė arrijė t’i mbajė gjėrat qė mė parė i dukeshin tė rėnda me vullnet aq tė hareshėm saqė gjithė vėshtirėsitė e agjėrimeve apo tė tė ndenjurit zgjuar dhe ēdo ngushticė tjetėr do t’i duken tė lehta pupėl. Miqtė e mi ēlodhen nė njė vend qė pėrtacėve dhe tė kėqinjve u duket plot e pėrplot me kunja dhe gjemba, por qė miqve tė mi u duket fushė me lule.

    Rruga direkte tek ky thesar ėshtė mospėrfillja e vullnetit personal, gjė qė ndodh kur dikush, duke menduar pėr mundimet dhe vdekjen time, nuk i vė mend vullnetit tė tij por i bėn ballė dhe pėrpiqet vazhdimisht qė tė pėrmirėsohet. Edhe pse kjo rrugė ėshtė disi e vėshtirė nė fillim, prapė se prapė pėrjetohet kėnaqėsi nė kėtė rrugėtim, kaq ėshtė e vėrtetė kjo saqė gjėrat qė nė fillim dukej si e pamundur tė mbaheshin, bėhen shumė tė lehta; kėshtu ai me tė drejtė mund tė thotė me vete: 'Zgjedha e Hyjit ėshtė e lehtė.' Thesari i dytė ėshtė bota. Nė tė ka ar, gurė tė ēmuar dhe pije nė dukje tė shijshme por tė hidhura zeher kur provohen.

    Ēka i ndodh gjithkujt qė mban ar ėshtė qė kur trupi mplaket, gjymtyrėt dobėsohen, palca konsumohet dhe trupi pėrfundon nėn tokė, atėherė ai lė arin dhe gurėt e ēmuar dhe s’i vlejnė mė shumė se balta. Pijet e botės, domethėnė gėzimet, duken tė ėmbla por kur zbresin nė stomak ta sjellin mendjen vėrdallė, rėndojnė zemrėn, rrėnojnė trupin dhe njeriu vyshket si bar. Ndėrsa vdekja afrohet, gjithė kėto gjėra tė dėshiruara bėhen farmak si helm. Vullneti i vet e ēon njeriun tek ky thesar sa herė qė njeriu nuk kujdeset pėr t’u bėrė ballė orekseve trupore dhe nuk mediton pėr urdhėresat dhe veprat e mia por menjėherė bėn ē’i shkon ndėrmend, qoftė e lejueshme apo e palejueshme.

    Tre vetė po ecin pėrgjatė kėsaj rruge. Me ta nėnkuptoj gjithė tė shthururit, tė gjithė ata qė duan botėn dhe vullnetin e vet. U thirra atyre, ndėrsa qėndroja nė udhėkryq nė hyrje tė tė dy rrugėve; duke u mishėruar i tregova njerėzimit dy rrugė, atė qė duhej ndjekur dhe atė qė duhej shmangur, rrugėn qė ēon nė jetė dhe atė qė ēon nė vdekje. Pėrpara se tė mishėrohesha kish vetėm njė rrugė. Nė tė, tė gjithė, tė mirė e tė kėqinj, pėrfundonin nė ferr. Unė jam Ai qė thirri dhe thirrja imė ish: 'Njerėz, dėgjoni fjalėt e mia qė ēojnė nė udhėn e jetės, pėrdorni gjykimin tuaj pėr tė kuptuar se ēfarė them ėshtė e vėrtetė. Nėse nuk i dėgjoni apo nuk mund t’i dėgjoni, atėherė tė paktėn shihni – domethėnė pėrdorni besimin dhe arėsyen – dhe shihni se fjalėt e mia janė tė vėrteta. Ashtu sikurse diēka e dukshme dallohet me sytė e trupit, po kėshtu gjėrat e padukshme mund tė dallohen dhe besohen me sytė e besimit. Ka shumė shpirtra tė thjeshtė nė kishė qė bėjnė pak vepra por shpėtohen prej besimit qė kanė. Me anė tė tij ata besojnė se Unė jam Krijuesi dhe Shėlbuesi i Gjithėsisė. Nuk ka asnjė qė tė mos arrijė tė kuptojė dhe tė besojė se Unė jam Hyj nėse konsideron se si toka jep fryt, si qielli jep shi, si pemėt gjelbėrojnė, si kafshėt vazhdojnė tė ekzistojnė secila sipas llojit tė vet, si yjet i shėrbejnė njerėzimit, si ndodhin gjėra kundėr vullnetit tė njeriut.

    Nga e gjithė kjo njeriu mund tė shohė se ai ėshtė i vdekshėm dhe se ėshtė Hyji Ai qė i rregullon gjithė kėto gjėra. Nėse Hyji nuk do tė ekzistonte, gjithēka do tė ishte rrėmujė. Po ashtu ēdo gjė tjetėr ėshtė rregulluar nga Hyji, gjithēka rregulluar racionalisht nė mėnyrė qė njeriu tė mėsojė prej tyre. As edhe gjėja mė e vogėl nuk ekziston apo vazhdon tė ekzistojė nė botė pa ndonjė arėsye. Po ashtu, nėse dikush nuk mund tė kuptojė apo kapė me mend pushtetin tim pėr shkak tė dobėsisė sė tij, ai mundet qė me anė tė fesė tė shohė dhe besojė. Por, o njerėz, nėse nuk doni tė pėrdorni intelektin pėr tė konsideruar fuqinė time, mund tė pėrdorni duart pėr tė prekur veprat qė Unė dhe shenjtėrit e mi kemi bėrė. Ato janė aq tė dukshme saqė askush nuk mund tė dyshojė se janė veprat e Hyjit.

    Kush tjetėr i ngjalli tė vdekurit dhe u ktheu shikimin tė verbėrve pėrveē Hyjit? Kush i dėboi djajtė pėrveē Hyji? Ēfarė kam mėsuar Unė, nė mos gjėra tė dobishme pėr shpėtimin e shpirtit dhe trupit dhe tė lehta pėr t’u kryer? E megjithatė, personi i parė thotė, ose mė mirė disa thonė: Le tė dėgjojmė dhe shohim nėse thotė tė vėrtetėn!' Kėta njerėz rrinė ca kohė nė shėrbimin Tim jo prej dashurisė por pėr provė dhe pėr tė imituar tė tjerėt, pa hequr dorė nga vullneti personal, duke bėrė vullnetin e tyre bashke me Timin. Ata janė nė pozicion tė rrezikshėm pasi duan t’u shėrbejnė dy zotėrinjve edhe pse nuk mund t’i shėrbejnė mirė asnjėrit prej tyre. Kur tė thirren, ata do tė shpėrblehen nga zotėria qė kanė dashur mė tepėr.

    I dyti thotė, ose mė mirė disa thonė: 'Ēfarėdo thotė Ai ėshtė gėnjeshtėr dhe Shkrimi i Shenjtė gėnjen.' Unė jam Hyji, Krijuesi i gjithēkaje, pa Mua asgjė nuk ėshtė bėrė. Unė i bėra besėlidhjen e e re dhe tė vjetėr, ato dolėn prej gojės sime dhe nė to nuk ka gėnjeshtra sepse Unė jam e Vėrteta. Po ashtu, ata qė thonė se Unė jam gėnjeshtar dhe se Shkrimi i Shenjtė ėshtė gėnjeshtėr, nuk do ta shohin kurrė fytyrėn time pasi ndėrgjegja u thotė se Unė jam Hyj duke qenė se gjithēka ndodh sipas vullnetit dhe dėshirės sime. Qielli u jep dritė e ata nuk mund t’i japin dritė vetvetes; toka jep fryt, ajri e bėn tokėn pjellore, tė gjitha kafshėt janė formuar nė njė mėnyrė tė caktuar, djajtė mė dėshmojnė, tė drejtėt vuajnė gjėra tė pabesueshme nga dashuria pėr Mua.

    Ata i shohin gjithė kėto e megjithatė Mua nuk mė shohin. Mund tė mė shihnin edhe nė drejtėsinė Time nėse do konsideronin se si toka i pėrpin tė pafetė, se si zjarri i shkrumbon tė kėqinjtė. Po ashtu ata mund tė mė shohin nė mėshirėn Time, si nė rastin kur uji buroi nga shkėmbi pėr tė drejtėt apo kur ujrat u ndanė pėr ta, kur zjarri nuk i pėrvėloi apo kur qielli u dha ushqim si toka. Duke qenė se i shohin tė gjitha kėto dhe prapė thonė se Unė jam gėnjeshtar, ata kurrė nuk do ta shohin fytyrėn Time. I treti thotė, ose mė mirė disa thonė: 'E dimė fare mirė se Ai ėshtė Hyji i vėrtetė, por nuk na bėhet vonė.' Kėta njerėz do tė torturohen pėrjetėsisht sepse mė pėrēmojnė Mua, Zotin dhe Hyjin e tyre. A nuk ėshtė tallje sa s’ka mė nga ana e tyre qė pėrdorin dhuratat e mia por kundėrshtojnė tė mė shėrbejnė?

    Nėse do i kishin fituar kėto gjėra me aftėsitė e veta dhe jo krejtėsisht prej Meje, tallja e tyre nuk do tė dukej kaq e madhe. Por Unė do t’u jap hirin Tim atyre qė zėnė tė reflektojnė pėr barrėn Time vullnetarisht dhe pėrpiqen me dėshirė tė flaktė tė bėjnė sa munden. Unė do tė punoj tok me ata qė e mbajnė zgjedhėn Time, domethėnė me ata qė pėrparojėn dita ditės nga dashuria qė kanė pėr Mua e Unė do tė jem forca e tyre dhe do t’i ndez aq shumė saqė do tė dėshirojnė tė bėjnė mė tepėr. Ata qė rrinė nė vendin qė duket sikur ēpon – por qė nė realitet ėshtė i paqtė, janė ata qė punojnė fort me durim ditė e natė pa u lodhur, duke u bėrė mė tė flaktė, duke menduar se ēka bėjnė ėshtė pak. Kėta janė miqtė e mi mė tė shtrenjtė dhe janė pak sepse tė tjerėt zgjedhin pijet e thesarit tė dytė.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Rreth faktit se si nusja pa njė engjėll tek i fliste Hyjit pėr njė grua qė mundohej tmerrėsisht prej djallit dhe qė mė vonė u ēlirua nė sajė tė lutjeve tė Virgjėrės sė lavdishme.

    Libri 1 - KAPITULLI 16

    Nusja pa njė prej shenjtėrve tek i fliste Hyjit dhe i thoshte: "Pse i bie nė qafė djalli shpirtit tė kėsaj gruaje qė ti e ke shėlbuar me gjakun Tėnd?" Djalli u pėrgjigj menjėherė: "Sepse ajo mė pėrket me tė drejtė." Dhe Zoti i tha: "Me ē’tė drejtė ėshtė e jotja?" Djalli iu pėrgjigj: "Ka," tha ai, "dy rrugė. Njėra tė ēon nė qiell, tjetra nė ferr. Kur ajo i kundroi kėto dy rrugė, ndėrgjegja dhe arėsyeja i thanė se duhet tė zgjidhte rrugėn time. Dhe duke qenė se ajo ka vullnet tė lirė pėr tė zgjedhur rrugėn qė i pėlqen, mendoi se do i leverdiste ta pėrdorte vullnetin pėr tė mėkatuar dhe zuri tė ecte nė rrugėn time.

    Mė vonė e mashtrova me tre vese: grykėsinė, lakminė pėr para dhe sensualitetin. Tani banoj nė barkun e saj dhe nė natyrėn e saj. E kam kapur me pesė duar. Me njėrėn i mbyll sytė qė tė mos shohė gjėra shpirtėrore. Me tė dytėn i mbaj duart qė tė mos bėjė vepra tė mira. Me tė tretėn i mbaj kėmbėt qė mos tė rendė drejt sė mirės. Me tė katėrtėn i kam bllokuar intelektin qė tė mos turpėrohet nga mėkati. Dhe me tė pestėn i mbaj zemrėn qė tė mos kthehet me pendesė."

    Pas kėsaj, e Bekuara Virgjėra Mari i tha tė Birit: "Biri im, detyrojė tė thotė tė vėrtetėn pėr ēka dua ta pyes." Biri i tha: "Ti je Nėna ime, ti je Mbretėresha e Qiellit, ti je Nėna e Mėshirės, ti je ngushėllimi i shpirtrave tė Purgatorit, ti je gėzimi i atyre qė ecin udhėve tė jetės. Ti je Zoja sovrane e engjėjve, krijesa mė e lartė para Hyjit. Ti ke pushtet edhe mbi djallin. Jepi vetė urdhėr, o Nėnė, kėtij djalli e ai do tė tė tregojė gjthēka do." Virgjėra e Bekuar atėherė i tha djallit: "Thuamė, o djall, ē’njet kish kjo grua pėrpara se tė hynte nė kishė?" Djalli iu pėrgjigj: "Ajo e kish ndarė mendjen qė tė mos mėkatonte mė."

    Dhe Virgjėra i tha atij: "Pėrderisa njeti i mėparshėm e ēonte drejt ferrit, thuamė, nė ē’drejtim e ēon njeti i tanishėm pėr tė mos mėkatuar mė?" Djalli iu pėrgjigj me ngurrim: "Njeti pėr tė mos mėkatuar mė e ēon drejt qiellit." Virgjėra Mari tha: "Duke qenė se e pranove qė kishe tė drejtė pėr ta nxjerrė nga rruga e Kishės sė Shenjtė pėr shkak tė njetit tė saj tė mėparshėm, atėherė drejtėsia kėrkon qė ajo tė kthehet nė kishė pėr njetin e tanishėm. Tani, djall, do tė tė bėj edhe nje pyetje tjetėr: Thuamė, ēfarė njeti ka aktualisht nė zemėr ajo?"

    Djalli u pėrgjigj: "Me zemėr ajo ėshtė thellėsisht e penduar, i vjen shumė keq pėr sa ka bėrė dhe ka vendosur tė mos i pėrsėrisė mė mėkate tė tilla, por tė pėrmirėsohet aq sa mundet." Pastaj Virgjėra e pyeti djallin: "A mund tė mė thuash nėse tre mėkatet e sensualitetit, grykėsisė dhe lakmisė mund tė ekzistojnė nė zemėr njėkohėsisht me tre prirjet e mira pėr pendesė, keqardhje dhe korigjim?" Djalli u pėrgjigj: "Jo." Dhe Virgjėra e Bekuar tha: "A do tė mė thuash atėherė cilat prej tyre duhet tė largohen prej zemrės sė saj, tre virtytet apo tre veset qė ti thua se nuk mund tė bashkėjetojnė mes tyre?" Djalli iu pėrgjigj: "Mėkatet, them unė."

    Dhe Virgjėra u pėrgjigj: "Rruga pėr nė ferr i mbyllet dhe rruga pėr nė qiell qėndron hapur pėr tė." Pėrsėri Virgjėra e Bekuar e pyeti djallin: "Thuamė, nėse njė grabitės i ka zėnė pusi nuses jashtė shtėpisė sė saj dhe do donte ta pėrdhunonte, ē’do tė bėnte dhėndri?" Djalli u pėrgjigj: "Nėse dhėndri ėshtė i mirė dhe fisnik, ai duhet tė rrezikojė edhe jetėn pėr ta mbrojtur nusen." Pastaj Virgjėra tha: "Ti je ai grabitės i lig. Ky shpirt ėshtė nusja e dhėndrit, Birit tim, qė e shėlboi atė me gjakun e vet. Ti ia prishe mendjen dhe e kape me forcė. Prandaj, meqenėse im Bir ėshtė dhėndri i shpirtit tė saj dhe Zotėri mbi ty, atėherė tė takon t’ia mbathėsh nga sytė kėmbėt."
    SQARIM
    Kjo grua kish qenė njė prostitutė qė donte t’i kthehej botės sepse djalli e ngacmonte ditė e natė, aq e vėrtetė saqė u shfaq tek i mbyllte sytė dhe, ndėrsa shumė e shihnin kėtė skenė, e tėrhoqi jashtė shtratit. Pastaj, nė prani tė shumė dėshmitarėve tė besueshėm, zonja e shenjtė Brixhidė tha haptazi: "Shporru, djall, boll e ke trazuar kėtė krijesė tė Hyjit." Pasi tha kėshtu, gruaja qėndroi symbyllur pėrdhe njė gjysėm ore e pastaj u ngrit dhe tha: "Me tė vėrtetė pashė djallin nė trajtėn mė tė neveritshme tek dilte nga dritarja dhe dėgjova njė zė qė mė tha: 'Grua, je ēliruar me tė vėrtetė.'" Nga ai ēast e mė pas ajo grua u lirua nga ēdo padurim, nuk vuajti mė nga mendime tė liga dhe kaloi nė jetėn e amshuar nėpėrmjet njė vdekjeje tė mirė.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krishtit drejtuar nuses sė Tij ku njė mėkatar krahasohet me tre gjėra: njė shqiponjė, njė gjahtar dhe njė mundės.

    Libri 1 - KAPITULLI 17
    Unė qė po tė flas jam Jezu Krishti. Unė jam Ai qė ka lindur nga krahėrori i Virgjėrės Mari, Hyj i vėrtetė dhe njeri i vėrtetė. Edhe ndėrsa isha nė krahėrorin e Virgjėrės, Unė vazhdoja tė mbretėroja mbi gjithēka bashkė me Atin. Ai njeri qė ėshtė kaq armik i imi, i pėrngjason tre gjėrave. Sė pari ai ėshtė si shqiponjė qė fluturon lart, ndėrsa zogjtė e tjerė fluturojnė poshtė saj; sė dyti ai ėshtė si gjahtar qė i bie fyellit tė lyer me zift ngjitės e tingulli i tėrheq zogjtė tė fluturojnė tek fyelli e tė ngjisin nė zift; sė treti ai ėshtė si njė mundės qė del i pari nė ēdo ndeshje. Ai ėshtė si shqiponjė sepse nė krenarinė e tij nuk duron dot njeri mbi veten dhe i bėn keq kujtdo qė mbėrthen me kthetrat e ligėsisė sė tij.

    Unė do t’ia pres flatrat e pushtetit dhe krenarisė dhe do ta fshij ligėsinė e tij nga faqja e dheut. Do t’ia dorėzoj zjarrit tė pashuar ku do tė mundohet pafund nėse nuk ndreqet. Ai ėshtė edhe si gjahtar sepse i tėrheq tė tjerėt me ėmbėlsinė e fjalėve dhe premtimeve tė veta, por kushdo qė vjen tek ai bie nė kurth dhe kurrė nuk do tė mundė tė shpėtojė dot prej tij. Pėr kėtė arėsye zogjtė e ferrit do t’ia nxjerrin sytė e ai nuk do ta shohė lavdinė time por errėsirėn e pėrjetshme tė ferrit. Do t’i priten veshėt dhe ai nuk do t’i dėgjojė fjalėt e gojės sime.

    Pėr fjalėt e ėmbla, do tė vuajė nga koka tek kėmbėt dhe do tė heqė aq mundime sa janė njerėzit e dėnuar pėr faj tė tij. Ai ėshtė gjithashtu si mundės qė zė vendin e parė nė ligėsi, qė nuk i hap rrugė askujt dhe ėshtė i vendosur tė mundė kėdo. Si mundės atėherė ai do tė zėrė vendin e parė nė ēdo ndėshkim; ndėshkimi i tij do tė ripėrtėrihet parreshtur dhe nuk do tė mbarojė kurrė. E megjithatė, pėr sa kohė shpirti dhe trupi i tij janė bashkė, mėshira ime ėshtė nė dispozicion tė tij.
    SQARIM
    Ky ishte njė kavalier shumė i fuqishėm qė i urrente jashtė mase klerikėt dhe i shante. Rrėfimi i mėsipėrm rreth tij pasohet edhe nga ky qė vijon: Biri i Hyjit thotė: "O kavalier i botės, pyeti tė urtėt se ē’i ndodhi Hamanit kryelartė qė vinte nė lojė tė mitė! A nuk qe vdekja e tij e turpshme dhe njė poshtėrim i madh? Ky njeri mė pėrqesh Mua dhe miqtė e mi nė tė njėjtėn mėnyrė. Pėr kėtė arėsye, ashtu si Izraeli nuk mbajti zi pėr Hamanin, po ashtu miqtė e mi nuk do tė mbajnė zi pėr kėtė njeri. Ai do tė pėsojė njė vdekje tejet tė hidhur nėse nuk ndreqet." Dhe kėshtu ndodhi.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krishtit drejtuar nuses pėr pėrvujtėrinė qė duhet patur nė shtėpinė e Hyjit, shtėpi qė simbolizon jetėn rregulltare, dhe pėr ndėrtesat dhe lėmoshat qė duhen dhuruar vetėm nėse janė fituar me drejtėsi, ndėrsa gjėrat e fituara me pa tė drejtė duhen kthyer.

    Libri 1 - KAPITULLI 18

    Nė shtėpinė Time duhet tė ketė pėrvujtėri e cila tani veē pėrbuzet. Duhet tė ketė njė goxha mur mes burrave dhe grave pasi, edhe pse Unė jam i aftė tė mbroj kėdo edhe pa patur nevojė pėr mur, prapė se prapė, pėr hir tė kujdesit dhe pėr shkak tė dredhive tė djallit, dua qė banesat tė ndahen nga njėra-tjetra me njė mur. Duhet tė jetė njė mur i madh por me masė, jo shumė i lartė. Dritaret duhet tė jenė tė thjeshta dhe tė tejdukshme, ēatia e lartė por me masė nė mėnyrė qė aty tė mos ketė asgjė qė nuk tė kujton pėrvujtėrinė. Ata qė mė ndėrtojnė shtėpi tani janė si mjeshtra qė kur hyn i zoti i shtėpisė e kapin prej flokėsh dhe e shkelin me kėmbė.

    E ngrenė baltėn deri lart dhe arin e shkelin. Kėshtu bėjnė me Mua, mė ndėrtojnė baltė, dua tė them: i vėnė palė palė deri nė qiell tė mirat qė kalojnė e nuk kujdesen fare pėr shpirtrat qė janė mė tė ēmuar se ari. Kur dua tė shkoj tek ta me anė tė predikuesve tė mi apo nėpėrmjet mendimeve tė mira, mė kapin prej flokėsh dhe mė shkelin me kėmbė, domethėnė mė sulmojnė me sharje dhe i mbajnė veprat dhe fjalėt e mia njėlloj si tė ishin baltė. E kujtojnė veten shumė mė tė urtė.

    Nėse vėrtet do donin tė ndėrtonin pėr mua dhe pėr lavdinė Time, ata fillimisht duhet tė ndėrtojnė shpirtin e tyre. Kushdo qė ndėrton shtėpinė Time tė ketė kujdes qė asnjė dyshkė e fituar padrejtėsisht tė mos pėrdoret pėr ndėrtim. Ka plot njerėz qė janė tė ndėrgjegjshėm se kanė gjėra tė fituara padrejtėsisht e megjithatė nuk u vjen aspak keq e as nuk e ēojnė ndėrmend t’i kthejnė e tė ndreqin mashtrimet dhe vjedhjet edhe pse munden, nėse do donin, t’i kthejnė dhe tė ndreqin. Por meqenėse e kuptojnė se nuk mund t’i mbajnė kėto gjėra pėrjetė, ata ia japin kishave njė pjesė tė tė mirave padrejtėsisht tė fituara pėr tė mė zbutur me dhuratat e tyre. Pronat e ligjshme ua lėnė trashėgimtarėve. Kjo nuk mė pėlqen aspak.

    Ai qė do tė ma bėjė qejfin me dhurata, duhet para sė gjithash tė ketė dėshirėn e mirė pėr t’u ndrequr dhe pastaj tė bėjė aq mundet vepra tė mira. Duhet tė dėnesė e vajtojė pėr tė keqen qė ka bėrė dhe tė kthejė, nėse mundet, gjėrat qė ka fituar me mashtrim. Nėse nuk mundet, tė paktėn duhet tė ketė vullnetin e mirė pėr t’i kthyer ato. Pastaj duhet tė ketė kujdes qė tė mos i pėrsėrisė mė mėkate tė tilla. Nėse personi tė cilit duhet t’i kthejė tė mirat e fituara me pa tė drejtė nuk ėshtė mė gjallė, atėherė ai mund tė m’i dhurojė Mua qė jam nė gjendje t’ia kthej borxhin ēdokujt. Por nėse nuk ėshtė nė gjendje t’i kthejė, nėse e pėrul veten para Meje me vullnetin e mirė pėr t’u ndrequr dhe me zemėr tė penduar, atėherė Unė kam mundėsi qė tani ose nė tė ardhmen, t’ia kthej ēka u takon tė gjithė atyre qė janė mashtruar.

    Lėrmė tė tė shpjegoj kuptimin e shtėpisė qė Unė dua tė ndėrtoj. Shtėpia ėshtė jeta rregulltare. Unė vetė, Krijuesi i tė gjitha gjėrave, nėpėrmjet tė Cilit gjithēka ėshtė bėrė dhe vazhdon tė ekzistojė, jam themeli i saj. Kjo shtėpi ka katėr mure. I pari ėshtė drejtėsia me tė cilėn do tė gjykoj armiqtė e kėsaj shtėpie. Muri i dytė ėshtė urtia me tė cilėn do i ndriēoj banorėt qė tė mė njohin dhe tė mė kuptojnė. E treta ėshtė fuqia me tė cilėn do t’i forcoj kundėr dredhive tė djallit. Muri i katėrt ėshtė mėshira ime qė pret krahėhapur kėdo qė e kėrkon. Nė kėtė mur gjendet dera e hirit ku mirėpriten tė gjithė ata qė e dėshirojnė. Ēatia e shtėpisė ėshtė dashuria me tė cilėn Unė mbuloj mėkatet e atyre qė mė duan qė tė mos dėnohen pėr to.

    Dritarja e ēatisė nga depėrton dielli ėshtė sjellja ndėrmend e hirit tim. Nėpėrmjet saj ngrohtėsia e hyjnisė u shkon banorėve. Qė muri duhet tė jetė i madh dhe i fortė do tė thotė se askush nuk mund tė zbehė fjalėt e mia apo t’i shkatėrrojė ato. Qė duhet tė jetė i lartė me masė do tė thotė se urtia Ime mund tė kuptohet pjesėrisht por kurrė e tėra. Qė dritaret duhet tė jenė tė thjeshta dhe tė tejdukshme do tė thotė se fjalėt e mia janė tė thjeshta e megjithatė nėpėrmjet tyre drita e njohurisė hyjnore hyn nė botė. Qė ēatia duhet tė jetė e lartė me masė do tė thotė se fjalėt e mia do tė bėhen tė ditura jo nė mėnyrė tė pakuptueshme por tė kuptueshme dhe tė qartė.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krijuesit drejtuar nuses pėr shkėlqimin e fuqisė, urtisė dhe virtytshmėrisė sė Tij dhe se si ata qė tani mbahen pėr tė urtė mėkatojnė mė tepėr kundėr Tij.

    Libri 1 - KAPITULLI 19
    Unė jam Krijuesi i qiellit dhe tokės. Unė kam tre cilėsi. Jam tejet i fuqishėm, tejet i urtė dhe tejet i virtytshėm. Jam aq i fuqishėm saqė engjėjt mė nderojnė nė qiell dhe djajtė nė ferr nuk guxojnė tė mė shikojnė. Tė gjithė elementėt janė nėn urdhrat e mia. Jam aq i urtė saqė askush nuk mund tė arrijė tė depėrtojė nė thellėsi tė urtisė time. Njohuritė e mia janė tė tilla qė Unė di gjithēka qė ėshtė bėrė dhe gjithēka qė do tė bėhet. Jam aq i arėsyeshėm saqė as edhe mė e vogla gjė, qoftė krimb apo ndonjė kafshė tjetėr, pavarėsisht nga pamja, nuk ėshtė bėrė pa ndonjė arėsye. Jam gjithashtu edhe aq i virtytshėm saqė ēdo e mirė buron prej Meje si prej njė burimi tė kthjellėt dhe gjithė ėmbėlsia vjen prej Meje si prej njė vere tė ēmuar. Pa Mua askush nuk mund tė jetė i fuqishėm, askush i urtė, askush i virtytshėm. Pėr kėtė arėsye, tė fuqishmit e kėsaj bote mėkatojnė pa masė kundėr Meje.

    Unė u kam dhėnė fuqi dhe pushtet qė tė mė nderojnė, por ata krenohen sikur t’i kishin fituar vetė. Kėta tė pafytyrė nuk e ēojnė ndėrmend dobėsinė e vet. Nėse do u dėrgoja edhe mė tė voglėn sėmundje, menjėherė do zinin shtratin dhe asgjė nuk do kish mė vlerė pėr ta. E atėherė si do tė jenė nė gjendje t’i bėjnė ballė forcės sime dhe ndėshkimeve tė pėrjetshme? Por ata qė tani mbahen pėr tė urtė mėkatojnė akoma mė tepėr kundėr Meje. Sepse u dhashė gjykim, inteligjencė dhe urti qė tė mė duan, por e vetmja gjė qė kuptojnė janė tė mirat e pėrkoshme. Ata kanė sy nė ballė por shohin vetėm ēka u pėlqen.

    Janė tė verbėr kur vjen puna pėr tė mė lėvduar Mua qė u kam dhėnė gjithēka, pasi askush, qoftė i mirė apo i keq, nuk mund tė dallojė apo kuptojė ndonjė gjė pa Mua, paēka se Unė i lejoj tė kėqinjtė ta ushtrojnė vullnetin e tyre pėr gjėra qė u pėlqejnė. Pėrveē kėsaj, askush nuk mund tė jetė i virtytshėm pa Mua. Mund tė pėrdorja kėtu fjalėn e urtė qė pėrdoret shpesh: 'Tė durueshmin e pėrbuzin tė gjithė.' Pėr shkak tė durimit Tim tė gjithė mendojnė se Unė jam tmerrėsisht i pamend dhe pėr kėtė mė shohin me pėrēmim. Por mjerė ata kur, pas kaq shumė durimi, do t’u bėj tė ditur dėnimin! Para Meje do tė jenė si baltė qė fluturon nė humnerė pa e ndėrprerė hovin deri sa plandoset nė fund tė ferrit.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Njė dialog i kėndshėm i Virgjėrės Nėnė me Birin dhe i Virgjėrės Nėnė dhe Birit me nusen pėr mėnyrėn se si nusja duhet tė pėrgatitet pėr dasmėn.

    Libri 1 - KAPITULLI 20

    Nėna u shfaq tek i lutej tė Birit: "Ti je Mbret i lavdisė, Biri im, ti je Zot mbi zotėr, Ti ke krijuar qiellin dhe tokėn e gjithēka gjendet nė ta. U bėftė ēdo dėshirė e jotja, u bėftė ēdo vullnet i yti!" Biri u pėrgjigj: "Njė fjalė e moēme thotė 'Ēfarė fėmija mėson nė vogėli e ruan deri nė pleqėri.' Nėnė, qysh e vogėl ti mėsove tė bėsh vullnetin Tim dhe jo tėndin. Ti me tė drejtė the: 'U bėftė vullneti Yt!' Ti je si ar i ēmuar qė rrihet nė kudhėr tė fortė sepse ti je rrahur me prova plot dhe ke vuajtur gjatė Mundimeve tė Mia mė shumė se tė tjerėt. Kur zemra m’u ēa nga forca e dhimbjes nė kryq, zemra jote u plagos si ta kish ēpuar njė thikė e ēeliktė. Do kishe qenė gati edhe tė ta shqyqnin mė dysh, nėse i tillė do kish qenė vullneti Im. Edhe sikur tė kishe mundur t ‘i pengoje Mundimet e Mia dhe tė kėrkoje qė tė jetoja akoma, prapė se prapė ti nuk do tė kishe dashur tė bėhej ndryshe pėrveēse sipas vullnetit Tim. Pėr kėtė arėsye me tė drejtė the: 'U bėftė vullneti Yt!'"

    Pastaj Maria i tha nuses: "Nusja e Birit tim, duaje tim Bir sepse Ai tė do. Nderoji shenjtėrit qė ndodhen nė praninė e Tij. Ata janė si yje tė panumėrt, drita dhe vezullimi i tė cilėve nuk mund tė krahasohen me dritėn e pėrkohshme. Ashtu sikurse drita e botės ndryshon nga errėsira, po ashtu – por shumė mė tepėr – drita e shenjtėrve ndryshon nga drita e kėsaj bote. Pėr tė vėrtetė po tė them se nėse shenjtėrit do tė shfaqeshin qartė, ashtu siē janė nė tė vėrtetė, syri i njeriut nuk do ta pėrballonte dot pamjen dhe do tė verbohej." Biri i Virgjėrės i foli nuses duke thėnė: "Nusja ime, ti duhet tė kesh katėr cilėsi. Sė pari, duhet tė jesh gati pėr martesėn me Mua, martesė qė nuk ka dėshira trupore por vetėm kėnaqėsi shpirtėrore tejet tė ėmbėl qė i shkon pėr shtat Hyjit ta ketė me njė shpirt tė pėrkorė. Nė kėtė mėnyrė, as dashuria pėr fėmijėt, as pėr tė mirat e pėrkohshme dhe as pėr tė afėrmit nuk duhet tė tė largojnė nga dashuria Ime. Mos lejo tė tė ndodhė siē u ndodhi virgjėrave tė pamend qė nuk ishin gati kur Zoti deshi t’i thėrriste nė dasėm e pėr kėtė u lanė pas dere. Sė dyti, ti duhet tė kesh besim nė fjalėt e Mia.

    Sepse Unė jam e Vėrteta dhe asgjė pėrveē sė vėrtetės nuk del nga buzėt e mia dhe askush nuk mund tė gjejė tjetėr veē sė vėrtetės nė fjalėt e mia. Ka raste kur fjalėt qė them kanė kuptim shpirtėror, herė tė tjera jo e, nė kėtė rast, ato duhen kuptuar ashtu siē janė thėnė. Prandaj askush nuk mund tė mė akuzojė se gėnjej. Nė radhė tė tretė duhet tė jesh e bindur nė mėnyrė qė tė mos ketė as edhe nje gjymtyrė tė vetme nė trupin tėnd me tė cilėn bėn keq dhe tė cilėn nuk ia nėnshtron pendesės dhe korigjimit tė duhur. Edhe pse jam i mėshirshėm, Unė nuk e lė pas dore drejtėsinė. Prandaj bindju me pėrvujtėri dhe gėzim atyre qė e ke pėr detyrė t’u bindesh, duke mos bėrė as ēka tė duket e dobishme dhe e arėsyeshme kur kjo bie ndesh me bindjen. Ėshtė mė mirė tė heqėsh dorė nga vullneti yt pėr hir tė bindjes edhe nėse ēka dėshiron tė bėsh ėshtė gjė e mirė dhe tė ndjekėsh vullnetin e drejtuesit tend nė rast se ky vullnet nuk bie ndesh me shpėtimin e shpirtit tėnd apo nuk ėshtė i paarėsyeshėm. Nė rradhė tė katėrt, duhet tė jesh e pėrvuajtur sepse ti je bashkuar nė njė martesė shpirtėrore.

    Pra duhet tė jesh e pėrvuajtur dhe modeste kur tė mbėrrijė dhėndri. Shėrbėtorja jote tė jetė e ekuilibruar dhe e pėrmbajtur, dua tė them, trupi yt duhet tė praktikojė abstinencė dhe tė jetė i mirė-disiplinuar, sepse ti do tė nxjerrėsh nė dritė fryte shpirtėrorė pėr tė mirėn e shumė vetėve. Ashtu sikurse njė trung i thatė, pasi shartohet me njė degėz tė njomė, nis e lulėzon, ti duhet tė japėsh fryt dhe tė lulėzosh me anė tė hirit Tim. Hiri Im do tė tė dehė dhe e gjithė ushtria qiellore do tė galdojė pėr verėn e ėmbėl qė do tė tė jap. Mos e humb besimin nė mirėsinė Time. Tė siguroj se ashtu si zemra e Zaharisė dhe Elizabetės brofėn nga gėzimi kur iu premtua njė fėmijė, edhe ti do tė galdosh pėr hirin qė do tė tė jap, madje edhe tė tjerė do tė galdojnė nėpėrmjet teje. Atyre tė dyve, Zaharisė dhe Elizabetės, u foli njė engjėll, ndėrsa ty po tė flas Unė, Hyji dhe Krijuesi i engjėjve dhe i yti. Pėr hirin tim, ata tė dy sollėn nė jetė mikun tim tė dashur, Gjonin. Nėpėrmjet teje Unė dua tė kem shumė fėmijė, jo prej mishit po prej shpirtit. Me tė vėrtetė po tė them se Gjoni qe si kallamsheqer plot ėmbėlsi e mjalt pasi kurrė nuk futi nė gojė ushqim tė papastėr dhe kurrė nuk pėrdori mė tepėr seē i nevojitej pėr tė jetuar. Kurrė nuk i doli farė prej trupit dhe pėr kėtė ai me tė drejtė mund tė quhet engjėll dhe virgjėr."

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e dhėndrit drejtuar nuses ku pėrdoret njė alegori e rafinuar pėr tė folur rreth djallit.

    Libri 1 - KAPITULLI 21

    Dhėndri, Jezusi, iu drejtua nuses me alegori, duke marrė si shembull njė bretkocė. Ai tha: “Njė magjistar kish ar tė ēmueshėm dhe vezullues. Vjen tek ai dikush pėr tė blerė ar. Magjistari i tha: ‘Nuk e blen dot kėtė ar nėse nuk mė jep ar mė tė mirė dhe nė sasi mė tė madhe.’ Blerėsi u pėrgjigj: “Aq shumė mė pėlqen ari yt saqė jam gati tė tė jap ē’tė duash nė kėmbim tė tij.’ Pasi i dha magjistarit ar mė tė mirė dhe nė sasi mė tė madhe, ai mori arin vezullues dhe e futi nė njė kuti me mendjen pėr tė bėrė njė unazė pėr vete.

    Pasi kaloi ca kohė, magjistari shkoi tek ai dhe i tha: ‘Ari qė bleve dhe fute nė kuti nuk ėshtė ar, siē kujton ti, por njė bretkocė shėmtaraqe rritur nė gjoksin tim dhe ushqyer me ushqimin tim. Qė tė bindesh se kjo ėshtė e vėrtetė, hape kutinė dhe shih po nuk kėrceu bretckoca nė gjoksin ku ėshtė rritur.’ Ndėrsa rrekej tė hapte kutinė, kapaku i sė cilės gati po shkėputej nga katėr menteshat qė e mbanin, brenda kutisė u duk njė bretkocė. Sapo u hap kapaku dhe ajo pa magjistarin, i kėrceu nė gjoks. Shėrbėtorėt dhe miqtė e blerėsit e panė skenėn dhe i thanė: ‘Zotėri, ari i ēmueshėm ėshtė brenda bretkocės dhe, nėse do, mund ta nxjerrėsh lehtė.’ ‘Si?’ pyeti ai. ‘Ē’duhet tė bėj?’ Ata thanė: ‘Nėse bretkocės i ngulet nė kurriz njė bisturi shumė e nxehtė dhe e mprehtė, menjėherė ari i del nga pjesa e kurrizit ku ka njė boshllėk. Nėse nuk ka boshllėk, atėherė bisturia duhet ngulur me forcė dhe ē’ke blerė del prej saj.’

    Kush mund tė jetė ky magjistar pėrveē djallit qė i josh njerėzit me kėnaqėsi dhe lavdi boshe? Ai e shet gėnjeshtrėn pėr tė vėrtetė dhe tė vėrtetėn pėr gėnjeshtėr. Ai ka nė zotėrim ar tė ēmueshėm, domethėnė shpirtin qė, me fuqinė Time hyjnore, Unė e bėra mė tė ēmueshėm se gjithė yjet dhe planetet. E krijova tė pavdekshėm e tė qėndrueshėm dhe mė tė dashur pėr Mua se tė gjitha krijesat e tjera. I pėrgatita njė banesė tė pėrjetshme pėr tė jetuar me Mua. E bleva nga pushteti i djallit me arin mė cilėsor dhe tė ēmueshėm, duke dhėnė trupin Tim tė pamėkat dhe duke hequr Mundime aq tė dhimbshme saqė asnjė gjymtyrė e imja nuk mbeti pa plagė. Unė e vendosa shpirtin e shėlbuar nė njė trup ku, si brenda njė kutije, tė mund tė qėndronte deri nė atė ēast kur do i jepja njė vend nė oborrin e pranisė Time hyjnore.

    Por tani shpirti i shėlbuar i njeriut ėshtė bėrė si njė bretkocė e fėlliqur dhe shėmtaraqe qė, nė krenarinė e vet, kėrcen dhe jeton zhytur nė llumin e sensualitetit tė vet. Arin, domethėnė pronėn time tė ligjshme, ma kanė marrė. Prandaj djalli ka tė drejtė kur thotė: ‘Ari qė bleve nuk ėshtė ar por bretkocė e rritur nė gjoksin e gėzimeve tė mia. Ndaje trupin nga shpirti dhe shih po nuk fluturoi drejt e nė gjoksin tim.’ Pėrgjigja ime pėr tė ėshtė kjo: ‘Duke qenė se bretkocėn mė vjen ndot ta shoh, mė jep neveri ta dėgjoj, helmon kur e prek dhe prej saj nuk mė vjen asnjė e mirė apo gėzim, por gėzim tė jep ty nė gjoksin e tė cilit ėshtė rritur, atėherė e gėzofsh, ėshtė e jotja. Prandaj kur kapaku tė hapet, domethėnė kur shpirti tė ndahet nga trupi, ajo do tė fluturojė drejt e tek ty qė tė rrini bashkė pėrgjithmonė’.

    I tillė ėshtė shpirti i personit qė po tė pėrshkruaj. Ėshtė si bretkocė e keqe, plot fėlliqėsi dhe epsh, rritur nė gjoks tė djallit. Po shkoj tani drejt kutisė, domethėnė trupit tė shpirtit, nėpėrmjet vdekjes qė afrohet. Kutia mbahet pezull nga katėr mentesha qė janė gati tė kėputen, domethėnė trupi i tij mbahet nga katėr gjėra, konkretisht fuqia, bukuria, urtia dhe pamja, tė cilat kanė filluar ta lėnė tė gjitha. Kur shpirti tė ndahet nga trupi, ai do tė fluturojė drejt e tek djalli me qumėshtin e tė cilit ėshtė ushqyer, sepse mė ka harruar Mua qė nga dashuria mora mbi vete dėnimin qė ky shpirt meritonte. Nuk ma kthen dashurinė me dashuri, por pėrkundrazi ma merr pronėn qė mė pėrket.

    Ka detyrim tė mė shėrbejė Mua qė e shėlbova mė tepėr seē u shėrben tė tjerėve, por ai gjen kėnaqėsi mė tė madhe tek djalli. Tingėllėllimi i lutjes sė tij mė duket si tingulli i njė bretkoce. Pamja e tij ėshtė e padurueshme. Veshėt e tij nuk do ta dėgjojnė kurrė gėzimin Tim; shqisa e tė prekurit tė tij, e helmatisur siē ėshtė, nuk do ta ndjejė kurrė hyjninė Time. Por duke qenė se Unė jam i mėshirshėm, nėse dikush do ta prekte shpirtin e tij tani, edhe pse i papastėr, dhe do tė vrojtonte pėr tė parė nėse ka ndonjė fije pendese apo mirėsie nė vullnetin e tij, nėse dikush do tė ngulte nė mendjen e tij njė bisturi tė mprehtė dhe tė nxehtė, domethėnė frikėn e gjykimit Tim tė rreptė, ai mundet ende ta fitojė hirin Tim, mjaft qė ta pranojė. Nėse nuk ka pendesė apo dashuri nė tė, prapė mund tė ketė ndonjė shpresė, mjaft qė dikush ta ēpojė me njė vėrejtje tė mprehtė dhe ta qortojė fort, sepse, pėr sa kohė shpirti jeton nė trup, mėshira Ime ėshtė nė dispozicion tė ēdokujt.

    Ja, Unė vdiqa nga dashuria e megjithatė askush nuk mė pėrgjigjet me dashuri e mė marrin ēka mė pėrket me tė drejtė. Njerėzit duhet tė korigjoheshin nė pėrpjestim me ēmimin e shėlbimit tė tyre. Por tani ata duan tė jetojnė gjithnjė e mė keq, nė pėrpjestim me dhimbjet qė kam vuajtur pėr shėlbimin e tyre. Sa mė shumė u tregoj fėlliqėsinė e mėkatit, aq mė fort duan tė mėkatojnė. Shih pra dhe gjyko kam apo nuk kam tė drejtė qė zemėrohem: Ata bėjnė qė vullneti im i mirė tė shndėrrohet nė zemėrin kundėr tyre. Unė i shėlbova nga mėkati e ata gjithnjė e mė tepėr zhyten nė mėkat. Prandaj, nusja ime, jėpmė ēfarė ke pėr detyrė tė mė japėsh, domethėnė mbaje shpirtin tė pastėr pėr Mua sepse Unė vdiqa pėr tė nė mėnyrė qė ti ta mbash tė pastėr pėr Mua.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Pyetje e kėndshme qė Nėna i bėn nuses dhe pėrgjigja e pėrvuajtur qė nusja i jep Nėnės. Kundėrpėrgjigja e Nėnės mbi dobinė qė kanė tė mirėt nga ekzistenca e tė kėqinjve.

    Libri 1 - KAPITULLI 22
    Nėna i foli nuses sė Birit duke thėnė: "Ti je nusja e Tim Biri. Thuamė ē’ke ndėrmend dhe ē’do tė tė pėlqente!" Nusja iu pėrgjigj: "Zoja ime, ti e di sepse ti di gjithēka." Virgjėra e Bekuar tha: "Edhe pse unė di gjithēka, do tė doja tė ma thoje ti vetė, qė ta marrin vesh tė gjithė." Nusja tha: "Zoja ime, kam frikė nga dy gjėra. E para," tha ajo, "kam frikė se nuk qaj pėr mėkatet e mia apo nuk i shlyej sa duhet. E dyta, mė vjen keq qė yt Bir ka shumė armiq."

    Virgjėra Mari u pėrgjigj: "Tė jap tre zgjidhje pėr shqetėsimin e parė. Para sė gjithash mendo se gjithė gjėrat qė kanė shpirt, tė tilla si bretkocat apo kafshė tė tjera, kanė telashe herė pas here edhe pse shpirtrat e tyre nuk jetojnė pėrgjithmonė por vdesin me trupin e tyre. Por shpirti yt, dhe ēdo shpirt njeriu, jeton pėrgjithmonė. E dyta, mendo pėr mėshirėn e Hyjit, sepse nuk ka asnjė qė tė jetė aq mėkatar sa mos t’i falet mėkati, mjaft qė me pendesė tė lutet i vendosur pėr t’u pėrmirėsuar. E treta, mendo se ē’lavdi fiton shpirti kur jeton me Hyjin dhe nė Hyjin pėrgjithmonė.

    Edhe pėr shqetėsimin e dytė nė lidhje me armiqtė e shumtė tė Hyjit, tė jap tre zgjidhje. E para, ki parasysh se Hyji Krijuesi yt dhe i tyre do t’i gjykojė ata dhe jo ata Atė, pavarėsisht se, pėr njė farė kohe, Ai me durim e duron ligėsinė e tyre. E dyta, kujto se ata janė bijtė e mallkimit dhe se sa i rėndė dhe i tmerrshėm do tė jetė pėr ta pėrvėlimi nė zjarrin e pashuar. Ata janė shėrbėtorėt e kėqinj qė nuk do tė marrin trashėgimi, ndėrsa trashėgiminė do ta marrin fėmijėt. Por ndoshta ti do tė thuash: 'Atėherė atyre nuk u duhet predikuar?' Patjetėr! Ki parasysh se shpesh ka njerėz tė mirė mes tė kėqinjve. Ndonjėherė bijtė e adoptuar largohen nga e mira si djali plangprishės qė shkoi nė njė vend tė largėt dhe bėri njė jetė tė shthurur.

    Ndonjėherė predikimi u bren ndėrgjegjen dhe ata kthehen tek Ati i cili, sa mė shumė kanė mėkatuar, aq mė krahėhapur i mirėpret. Prandaj pikėrisht atyre u duhet predikuar nė mėnyrė tė veēantė dhe nėse njė predikues sheh vetėm tė kėqinj rreth tij, duhet tė mendojė: 'Ndoshta ka mes tyre nga ata qė do tė bėhen bij tė Zotit tim. Pra duhet t’u predikoj.' Njė predikues i tillė do tė marrė shpėrblim shumė tė madh. Nė rradhė tė tretė, ki parasysh se tė ligėt lejohen tė vazhdojnė tė jetojnė pėr tė vėnė nė provė tė mirėt nė mėnyrė qė kėta, tė lodhur nga sjelljet e tė kėqinjve, tė mund ta fitojnė shpėrblimin si fryt tė durimit. Kėtė mund ta kuptosh mė mirė me anė tė njė shembulli. Trėndafili ka erė tė kėndshme, ėshtė i bukur e i butė, por rritet vetėm mes gjembave qė tė ēpojnė, janė tė shėmtuar dhe nuk kanė erė tė kėndshme.

    Po kėshtu, tė mirėt dhe tė drejtėt edhe pse tė butė nė durim, tė bukur nė karakter dhe tė kėndhėm me shembullin qė japin, prapė se prapė nuk mund tė pėrparojnė apo tė vihen nė provė pėrveēse nga tė kėqinjtė. Gjembat e mbrojnė trėndafilin qė tė mos e kėpusin pėrpara se tė lulėzojė. Po kėshtu tė kėqinjtė, me sjelljet e tyre tė liga, bėjnė qė tė mirėt tė mos i imitojnė e t’i shmangen nė kėtė mėnyrė rrėnimit qė sjellin zbavitjet apo mėkate tė tjera. Ashtu sikurse vera nuk e ruan mirė cilėsinė e vet pėrveēse kur mbahet me llumin, ashtu edhe tė drejtėt nuk mund tė qėndrojnė nė drejtėsi dhe tė pėrparojnė nė virtyt pa u vėnė nė provė nga vėshtirėsitė dhe pa u pėrndjekur nga tė kėqinjtė. Prandaj duroji me gėzim armiqtė e tim Biri. Kujto se Ai ėshtė gjykatėsi i tyre dhe nėse, nė zbatim tė drejtėsisė do tė duhet t’i zhdukė tė gjithė, atėherė Ai mundet t’i fshijė nga faqja e dheut sa hap e mbyll sytė. Pra duroji pėr aq sa kohė sa i duron edhe Ai!"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Krishtit drejtuar nuses sė Tij ku pėrshkruhet njė njeri i pasinqertė, armik i Hyjit, veēanėrisht hipokrizia dhe karakteristikat e tij.

    Libri 1 - KAPITULLI 23

    Njerėzit mendojnė se ai ėshtė sqimatar, i fortė dhe dinjitoz, aktiv nė betejėn pėr Zotin. Por kur i heq helmetėn duket i neveritshėm e nuk vlen pėr asgjė. Truri i del zbuluar, veshėt nė ballė, sytė mbrapa kokės, hunda e prerė, faqet gropė si vdekėsirė. Nė tė djathtė, eshtra faciale dhe gjysma e buzėve i kanė rėnė dhe nuk ka tjetėr aty pėrveē fytit tė zbuluar. Krahėrori i gėlon nga krimbat; krahėt si ēift gjarpėrinjsh. Nė zemėr ka njė akrep tė lig; kurrizi i duket si thėngjill i shkrumbuar. Zorrėt i bien erė dhe i janė kalbur si mish i qelbėzuar, kėmbėt si kėrcunj tė tharė nuk e mbajnė.

    Do tė tė tregoj tani se ē’do tė thotė gjithė kjo. Sė jashtmi ai duket i hijeshuar me zakone tė mira, i urtė e aktiv nė shėrbimin Tim, por nuk ėshtė aspak i tillė. Sepse nėse e heq helmetėn nga koka, dua tė them, nėse u shfaqet njerėzve ashtu siē ėshtė, do tė dukej mė i shėmtuari nga tė gjithė. Truri i del zbuluar sepse marrėzia dhe mendjelehtėsia e tij janė shenjė mjaft e qartė pėr tė mirėt qė ai nuk e meriton njė nder aq tė madh.

    Nėse do e shijonte urtinė Time, ai do ta kuptonte se sa mė tepėr ngrihet nė post nderi mbi tė tjerėt, aq mė shumė se tė tjerėt duhet tė ketė kujdes se si sillet. Veshėt i ka nė ballė sepse, nė vend tė pėrvujtėrisė qė duhet tė tregojė nė rrangun e tij tė lartė, pėrvujtėri qė duhet tė shkėlqejė para syve tė tė tjerėve, ai veē dėshiron tė dėgjojė lėvdata pėr vete. Vishet me krenari dhe dhe dėshron qė tė gjithė ta mbajnė pėr njeri tė madh e tė mirė. Sytė i ka mbrapa koke sepse mendja e tij punon veē pėr tė tashmen dhe aspak pėr pėrjetėsinė. Ai mendon si t’u pėlqejė njerėzve dhe pėr ēka i nevojitet pėr nevojat e trupit, por jo se si tė mė pėlqejė Mua apo se ēfarė i bėn mirė shpirtit.

    Hundėn e ka tė prerė sepse ka humbur maturinė me tė cilėn mund tė bėjė dallimin mes mėkatit dhe virtytit, mes lavdisė sė pėrkohshme dhe tė amshuar, mes pasurive tokėsore dhe qiellore, mes kėnaqėsive jetėshkurtėr dhe tė pėrjetshme. Faqet i ka gropė, domethėnė e ka humbur ndjenjėn e turpit nga Unė dhe tė shijes sė bukurisė sė virtyteve me tė cilat mund tė mė pėlqejė. Ai ka turp tė mėkatojė sepse i vjen zor nga njerėzit, por jo se ka frikė nga Unė. Njė pjesė tė eshtrės faciale dhe tė buzėve nuk i ka mė e nuk i ka mbetur tjetėr veē grykės sepse nuk i imiton mė veprat e Mia, nuk predikon mė fjalėn Time e nuk lutet me zemėr, e tjetėr s’i ka mbetur veē grykėsisė. I duken tė dobishme dhe tė lakmueshme imitimi i veprave tė kėqija dhe pėrzierja nė punėt e kėsaj bote.

    Krahėrorin e ka plot krimba sepse nė zemėr ku duhet tė ruajė kujtimin e Mundimeve, veprave dhe urdhėresave tė Mia, ka vetėm preokupime pėr ēėshtje tė pėrkohshme dhe dėshira pėr botėn. Kėto i depėrtojnė nė mendje e ai nuk mendon pėr gjėra shpirtėrore. Nė zemrėn e tij ku Unė do tė doja tė banoja dhe ku dashuria Ime duhet tė qėndrojė, qėndron njė akrep i lig me bisht ēpues dhe fytyrė shtiracake. Kjo sepse fjalė shtiracake dhe kumbuese dalin prej gojės sė tij, por zemrėn e ka plot me padrejtėsi dhe falsitet sepse mjaft qė ai tė kėnaqė egoizmin e vet e nuk i bėhet vonė nėse kisha qė pėrfaqėson shkatėrrohet.

    Krahėt i ka si gjarpėrinj sepse me ligėsinė e tij shkon tek njerėzit e thjeshtė dhe i fton me thjeshtėsi por, kur i leverdis, i pėrzė si tė shkretė. Njėlloj si gjarpėr mblidhet kulaē duke e fshehur ligėsinė dhe fėlliqėsinė dhe vėshtirė se ndokush mund ta kuptojė dinakėrinė e tij. Nė sytė e Mi ėshtė si gjarpėr i neveritshėm sepse ashtu si gjarpri ėshtė mė i neveritshmi nga ēdo kafshė tjetėr, edhe ai ėshtė pėr Mua mė i shtrembri nga tė gjithė sepse nuk e pėrfill drejtėsinė Time dhe mė konsideron si dikė qė nuk ka dėshirė tė ndėshkojė.

    Kurrizin e ka si thėngjill, por duhet ta kish si fildish sepse veprat e tij duhet tė jenė mė fuqishme dhe tė pastra se tė tė tjerėve, nė mėnyrė qė ta ndihmojėė tė dobėtin me durimin dhe shembullin e njė jete tė paqortueshme. Por pėrkundrazi, ai ėshtė si thėngjill sepse nuk duron dot as edhe njė fjalė tė vetme pėr hirin Tim, pėrveē rastit kur i leverdis atij vetė. Megjithatė ai mendon se ėshtė i fuqishėm nė botė. Pėr pasojė, duke qenė se e kujton veten nė kėmbė, ai do tė rrėzohet sepse ėshtė i shtrembėr dhe i vdekur si thėngjill i shuar nė sytė e Mi dhe tė shenjtėrve tė Mi. Zorrėt i bien erė sepse para Meje mendimet dhe dėshirat e tij bien erė mishi tė prishur, erė aq e rėndė sa askush nuk mund ta durojė.

    Asnjė prej shenjtėrve nuk mund ta durojė; pėrkundrazi, tė gjithė e kthejnė kokėn qė mos ta shohin dhe kėrkojnė qė tė bėhet drejtėsi. Kėmbėt i ka si kėrcunj tė thatė sepse dy kėmbėt e tij janė dy prirjet e tij nė lidhje me Mua, domethėne dėshira pėr shlyer mėkatet dhe dėshira pėr tė bėrė mirė. Kėto kėmbė janė tharė tėrėsisht sepse palca e dashurisė i ėshtė konsumuar krejtėsisht dhe asgjė s’i ka mbetur pėrveē kockave. E nė kėtė gjendje qėndron para Meje. Megjithatė, pėr sa kohė qė shpirti i tij ėshtė nė trup, ai mund ta fitojė mėshirėn Time.
    SQARIM
    Shėn Lorenci u shfaq tek thoshte: “Kur isha nė botė, unė kisha tre gjėra: vetėpėrmbajtje, mėshirė pėr tė afėrmin, dashuri pėr Hyjin. Prandaj e predikoja fjalėn e Hyjit me zell, i shpėrndaja tė mirat e kishės me maturi dhe durova fshikullimin, zjarrin dhe vdekjen me gėzim. Por ky ipeshėv duron dhe mbulon mungesėn e vetėpėrmbajtjes sė klerikėve, ėshtė dorėlėshuar me tė mirat e kishės pėr tė pasurit dhe ka dashuri pėr veten dhe tė tijėt. Prandaj i bėj tė ditur se njė re e shndritshme ėshtė ngjitur nė qiell, mbuluar nga flakė tė errėta qė tė mos shihet nga shumė.

    Kjo re ėshtė lutja e Nėnės sė Hyjit pėr kishėn. Flakėt e lakmisė dhe mungesės sė pėrshpirtshmėrisė dhe drejtėsisė e mbulojnė aqsa mėshira bujare e Nėnės sė Hyjit nuk mund tė hyjė nė zemrat e tė gjorėve. Prandaj ipeshkvi le t’i kthehet dashurisė hyjnore duke bėrė kthesė, duke i paralmėruar vartėsit e tij me fjalė dhe vepra dhe duke i nxitur tė pėrmirėsohen. Nėse nuk bėn kėshtu, ai do tė ndjejė dorėn e njė gjykatėsi dhe kisha e tij dioqezane do tė pastrohet me zjarr dhe shpatė dhe do tė plaēkitet dhe mundohet nė atė masė sa do tė duhet shumė kohė para se tė gjendet dikush qė ta ngushėllojė.”

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Fjalėt e Hyjit Atė para ushtrisė qiellore dhe pėrgjigja e Birit dhe Nėnės ku i kėrkohet Atit hir pėr kishėn, bijėn e Tij.

    Libri 1 - KAPITULLI 24
    Ati foli ndėrsa e tėrė ushtria qiellore po dėgjonte dhe tha: "Pėrpara teje po ankohem se ia dhashė bijėn time njė burri qė e mundon pa masė, ia ka lidhur fort kėmbėt nė njė shtyllė saqė tėrė palca i ka dalė prej tyre." Biri iu pėrgjigj: "Atė, Unė e kam shėlbuar me gjakun Tim dhe jam fejuar me tė, por tani e kanė marrė me pahir." Pastaj Nėna foli duke thėnė: "Ti je Hyji dhe Zoti im. Trupi im mbarti gjymtyrėt e Birit tėnd tė bekuar qė ėshtė Biri yt i vėrtėtetė dhe Biri im i vėrtetė. Pėr asgjė nuk ia prisha nė tokė. Pėr hir tė lutjeve tė mia, ki mėshirė pėr tėt bijė!" Mė pas folėn engjėjt, duke thėnė: "Ti je Zoti ynė. Nė Ty ne kemi gjithēka tė mirė dhe nuk duam tjetėr veē Teje.

    Kur nusja jote doli prej Teje, ne tė gjithė galduam. Por tani kemi tė drejtė tė trishtohemi sepse ka rėnė nė duart e mė tė keqit tė njerėzve qė e nėpėrkėmb me gjithfarė fyerjesh dhe abuzimesh. Prandaj ki mėshirė pėr tė sipas mėshirės sate tė madhe sepse ajo gjendet nė mjerim tė madh dhe nuk ka kush ta ngushėllojė dhe lirojė pėrveē Teje, o Zot, Hyj i plotfuqishėm." Pastaj Ati iu pėrgjigj Birit duke thėnė: "Bir, ankimi Yt ėshtė ankimi Im, fjala Jote fjala Ime, veprat e Tua veprat e Mia. Ti je nė Mua dhe Unė nė Ty pazgjidhshmėrisht. U bėftė vullneti Yt!" Pastaj i tha Nėnės sė Birit: "Meqenėse nuk ma prishe pėr asgjė nė tokė, Unė do tė tė prish pėr asgjė nė qiell. Vullneti yt do tė kryhet." Ai u tha engjėjve: "Ju jeni miqtė e mi dhe flaka e dashurisė pėr ju digjet nė zemrėn time. Do tė kem mėshirė pėr bijėn time pėr hir tė lutjeve tuaja."

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •