Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 84
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Rrefimet e Shen Brixhides se Suedise

    Do doja te sillja pjese-pjese ne kete forum, shkrimet e nje shenjtoreje katolike: Shen Brixhida e Suedise. Keto shkrime jane rezultat i eksperiencave te saj mistike me Krishtin. Meqenese kjo shenjtore u rrit ne Katolicizem, une mendoj t'i vendos ketu keto shkrime, por besoj se keto shkrime jane te vlefshme per t'u lexuar dhe komentuar nga te gjithe te krishteret.


    Profecitė dhe Rrėfimet e Shėn Brixhidės sė Suedisė


    Libri 1


    Fjalėt e Zotit Tonė Jezu Krisht drejtuar nuses sė tij tė zgjedhur dhe tė shtrenjė, ku shpallet mishėrimi i tij tejet i madhėrueshėm, dėnohet pėrdhosja profane dhe shkelja e besimit dhe pagėzimit dhe ku nusja e tij ftohet qė ta dojė.


    Kapitulli 1

    Unė jam Krijuesi i qiellit dhe tokės, njė Hyj i vetėm me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė. Jam Unė ai qė u foli profetėve dhe patriarkėve, ai qė ata prisnin. Pėr hir tė dėshirės sė tyre dhe sipas premtimit tim, Unė u mishėrova pa mėkat, pa epsh, duke hyrė nė trupin e Virgjėrės njėloj siē kalon dielli pėrmes njė kristali krejt tė pastėr. Ashtu sikurse dielli nuk e dėmton xhamin kur depėrton nėpėr tė, po ashtu Virgjėra nuk e humbi virgjėrinė kur Unė mora natyrė njerėzore. Unė u mishėrova pa e braktisur hyjninė time.

    E nuk u bėra mė pak Hyj, por vazhdoja tė drejtoj dhe mbush gjithēka me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė, edhe atėherė kur me natyrėn time njerėzore ndodhesha nė krahėrorin e Virgjėrės. Sikurse shkėlqimi nuk ndahet kurrė nga zjarri, as hyjnija ime nuk u nda kurrė nga natyra ime njerėzore, madje as nė vdekje. Mė pas Unė desha qė trupi im I pamėkat tė plagosej nga koka tek kėmbėt pėr mėkatet e njerėzve dhe tė varesha nė kryq. Po ai trup tani flijohet ēdo ditė nė altar me qėllim qė njerėzit tė mė duan mė shumė e tė sjellin ndėrmend mė shpesh tė mirat qė u kam bėrė.

    E megjithatė tani mė kanė harruar krejtėsisht, mė shpėrfillin dhe mė tallin si tė isha njė mbret i pėrzėnė nga mbretėria e vet e nė vend tė tė cilit njė cub i keq ėshtė zgjedhur dhe nderohet. Dua qė mbretėria ime tė jetė brenda njeriut dhe ėshtė e drejtė qė Unė tė jem mbret dhe zotėri pėr tė sepse Unė e kam krijuar dhe shėlbuar. Por ai e ka shkelur dhe pėrdhosur besimin qė mė premtoi nė pagėzim. Ai i ka shkelur dhe shpėrfillur ligjet qė pata vėnė pėr tė. Ai do vullnetin e vet dhe duke mė pėrqeshur nuk dėgjon tė bindet. Sikur tė mos mjaftonte, ai ngre nė piedestal cubin mė tė lig, djallin, dhe ia beson veten atij. Djalli vėrtet ėshtė cub sepse me tundime tė kėqija dhe premtime boshe e grabit pėr vete shpirtin e njeriut qė Unė e kam shėlbuar me gjakun tim. Kjo jo sepse ai ėshtė mė i fortė se Unė; nė fakt Unė jam aq i fuqishėm sa mund tė bėj gjithēka vetėm me anė tė njė fjale dhe jam aq i drejtė sa nuk do tė bėja as padrejtėsinė mė tė vogėl qoftė edhe sikur tė gjithė shenjtėrit bashkė tė ma kėrkonin njė gjė tė tillė.

    Por duke qenė se njeriu, tė cilit i ėshtė dhėnė vullnet i lirė, me vetėdije i pėrqesh urdhėresat e mia dhe i bindet djallit, atėherė ėshtė plotėsisisht e drejtė qė ai ta provojė tiraninė e djallit. Djalli u krijua i mirė prej meje por ra pėr faj tė vullnetit tė tij tė mbrapshtė dhe ėshtė bėrė, si tė thuash, shėrbėtori im pėr ndėshkimin e tė keqit. Edhe pse tani jam kaq i pėrbuzur, prapė se prapė jam ende aq i mėshirshėm sa i fal mėkatet e cilido qė kėrkon mėshirėn time dhe tregohet i pėrvuajtur dhe e ēliroj prej cubit tė lig. Por Unė do tė zbatoj drejtėsinė mbi ata qė vazhdojnė tė mė pėrbuzin dhe atėherė ata do tė dridhen dhe do tė thonė: 'Medet, mė mirė tė mos kishim lindur fare, as tė mos ishim ngjizur, mjerė ne qė e ndezėm zemėrimin e Zotit tė madhėrueshėm!'

    Por ti, bija ime, qė tė kam zgjedhur pėr vete dhe tė cilės i flas nė shpirt, duamė me gjithė zemėr, jo ashtu siē do djalin, vajzėn apo tė afėrmit e tu, por mė tepėr se gjithēka nė botė! Unė tė kam krijuar dhe pėr ty nuk kurseva asnjė gjymtyrė timen nga vuajtja. Dhe aq shumė e dua shpirtin tėnd saqė, po tė ishte e mundur, do tė lejoja mė mirė tė mė gozhdonin nė kryq pėrsėri se sa tė tė humbisja ty. Imitoje pėrvujtėrinė time: Unė qė jam mbret i lavdisė dhe i ėngjėjve, u vesha me rrecka dhe ndenja zhveshur tek kollona ndėrsa veshėt mė dėgjonin gjithfarė fyerjesh dhe talljesh. Vėre vullnetin tim mbi tėndin sepse Nėna ime, Zoja jote, nga fillimi deri nė fund, nuk deshi kurrė tjetėr gjė pėrveē asaj qė doja unė. Nėse e bėn kėtė, atėherė zemra jote do tė jetė me zemrėn time dhe do tė digjet flakė nga dashuria pėr mua njėlloj siē zjarri djeg lehtėsisht diēka tė thatė.

    Shpirti yt do tė mbushet me mua dhe Unė do tė jem brenda teje dhe gjithė gjėrat e pėrkohshme do tė tė duken farmak dhe dėshirat trupore helm. Ti do tė pushosh nė krahėt e mi hyjnorė ku nuk ka dėshira trupore, por veē gėzim dhe ngazėllim shpirtėror. Atje shpirti, nė brendėsi dhe sė jashtmi i ngazėllyer, ėshtė plot gėzim e nuk mendon e as dėshiron gjė tjetėr pėrveē gėzimit qė ka. Pra duamė vetėm mua dhe do tė kesh gjithēka do, e do t’i kesh me bollėk. A nuk ėshtė shkruar se vaji i vejushės nuk mbaroi deri ditėn kur Zoti dėrgoi shi mbi tokė sipas fjalėve tė profetit? Unė jam profeti i vėrtetė. Nėse u zė besė fjalėve tė mia dhe i zbaton ato, vaji, gėzimi dhe hareja jote nuk do tė tė shterrojnė kurrė nė shekuj tė shekujve.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Fjalėt e Zotit Tonė Jezu Krisht drejtuar bijės qė kish marrė pėr nuse nė lidhje me nenet e besimit tė vėrtetė dhe rreth zbukurimeve, nishaneve dhe njeteve qė nusja duhet tė ketė pėr dhėndrin.

    Kapitulli 2

    Unė jam Krijuesi i qiejve, tokės dhe detit dhe i gjithēkaje qė ndodhet nė to. Unė jam njė me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė, jo si zotėrat prej guri apo ari, siē thonin njėherė e njė kohė, as nuk jam disa zotėra siē mendonin dikur, por njė Hyj, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, tre vetė por njė nė substancė, Krijuesi i tė gjithėve por i krijuar prej askujt, jam i pandryshueshėm dhe i plotfuqishėm, pa fillim e pa fund. Jam Ai qė lindi nga Virgjėra, jo duke e humbur hyjninė time por duke e bashkuar atė me natyrėn time njerėzore nė mėnyrė qė nė njė person tė mund tė isha Biri i vėrtetė i Hyjit dhe Biri i Virgjėrės. Jam Ai qė u var nė kryq, vdiq dhe u varros; e megjithatė hyjnia ime mbeti e pacėnuar.

    Edhe pse vdiqa sipas natyrės njerėzore dhe trupit qė Unė, Biri i vetėm, pata marrė, prapė se prapė Unė vazhdova tė jetoj me natyrėn hyjnore nė tė cilėn isha njė Hyj sė bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė. Unė jam po ai qė u ngjall prej sė vdekurish e u ngjit nė qiell dhe qė tani flet me ty nėpėrmjet shpirtit tė tij. Tė kam zgjedhur dhe marrė pėr nuse qė tė tė tregoj tė fshehtat e mia sepse kėshtu mė pėlqen. Me tė drejtė ti mė pėrket sepse e ke braktisur vullnetin tėnd nė duart e mia kur yt shoq vdiq. Pas vdekjes sė tij, mendove dhe u lute se si mund tė bėheshe e varfėr pėr hirin tim dhe pėr hatrin tim doje tė hiqje dorė nga gjithēka. Pra me tė drejtė ti mė pėrket. Nė kėmbim tė dashurisė sate tė madhe, ėshtė krejtėsisht me vend qė unė tė kujdesem pėr ty. Prandaj tė marr pėr nuse pėr kėnaqėsinė time, kėnaqėsi qė Zotit i shkon pėr shtat ta ketė me njė shpirt tė pastėr.

    Nusja e ka pėr detyrė tė jetė gati pėr dasmėn kur ta vendosė dhėndri, qė tė mund tė vishet dhe pastrohet siē duhet. Ti do tė jesh e pastėr nėse do tė ēosh ndėrmend gjithmonė mėkatet e tua, se si nė pagėzim Unė tė pastrova nga mėkati i Adamit dhe se sa herė tė kam mbėshtetur dhe ruajtur kur ke rėnė nė mėkat. Nusja duhet gjithashtu edhe tė mbajė nishanet e dhėndrit nė gjoks, domethėnė ti duhet tė mbash nė mendje tė mirat qė tė kam bėrė, si pėr shembull se sa fisnikėrisht tė kam krijuar duke tė dhėnė trup dhe shpirt, sa fisnikėrisht tė kam pasuruar duke tė dhėnė shėndet dhe tė mira tė pėrkohshme, se sa mirėsisht tė kam shpėtuar kur vdiqa pėr ty pėr tė tė rikthyer trashėgiminė, nėse ti e do. Nusja duhet edhe te bėjė vullnetin e dhėndrit. Ē’vullnet tjetėr kam Unė pėrveēse qė ti mė duash mbi gjithēka dhe qė tė mos duash tjetėr pėrveē meje?

    Unė krijova gjithēka pėr hatėr tė njerėzve dhe ua nėnshtrova gjithēka. E megjithatė ata duan gjithēka pėrveē meje dhe nuk urrejnė tjetėr veē meje. Unė e rifitova trashėgiminė e tyre pėr ta, trashėgimi qė e patėn humbur, por ata janė ftohur aq shumė dhe janė bėrė aq tė paarėsyeshėm saqė nė vend tė lavdisė sė amshuar ku e mira nuk ka fund, dėshirojnė tė kenė lavdi kalimtare qė i pėrngjan dallgėve oqeanike qė pėr njė ēast lartėsohen si mal dhe shpejt plandoset nė hiē. Nusja ime, nėse ti nuk dėshiron gjė tjetėr veē meje, nėse i mban pėr hiē gjithė gjėrat pėr hatrin tim – si fėmijėt dhe tė afėrmit, ashtu edhe pasurinė dhe nderet – do tė tė jap njė shpėrblim shumė tė ēmueshėm dhe tė kėndshėm.

    Nuk do tė tė jap as ar as argjend pėr shpėrblim, por do do tė tė dhuroj vetveten pėr dhėndėr, Unė qė jam mbret i lavdisė. Nėse tė vjen turp tė jesh e varfėr dhe e pėrēmuar, ki parasysh se si Hyji yt ka bėrė para teje kur shėrbėtorėt dhe miqtė e tij nė tokė e braktisėn, sepse Unė nuk kėrkoja miq mbi tokė por miq nė qiell. Nėse shqetėsohesh dhe ke frikė nga barra e lodhjes dhe sėmundjes, atėherė mendo sa e tmerrshme ėshtė tė digjesh nė zjarr! Ēfarė do tė tė priste nėse do tė kishe fyer ndonjė zotėri tokėsor ashtu siē mė ke fyer mua? Sepse edhe pse Unė tė dua me gjithė zemėr, prapė se prapė Unė nuk e shkel drejtėsinė pėr as edhe mė tė voglėn gjė.

    Ashtu siē ke mėkatuar me gjithė gjymtyrėt e tua, po ashtu duhet duhet tė paguash me ēdo gjymtyrė. Megjithatė, pėr shkak tė vullnetit tėnd tė mirė dhe vendosmėrisė pėr t’u pėrmirėsuar, Unė do tregohem i mėshirshėm dhe do tė ta fal dėnimin nė kėmbim tė njė ndreqjeje tė vogėl. Pėr kėtė arėsye priti krahėhapur e me gėzim vėshtirėsitė e vogla nė mėnyrė qė tė pastrohesh dhe tė arrish ta marrėsh sa mė shpejt shpėrblimin tėnd tė madh! Ėshtė nė tė mirė tė nuses qė tė lodhet duke u munduar sė bashku me dhėndrin nė mėnyrė qė mė pas tė gjejė akoma mė tepėr ēlodhje pranė tij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Matrix faleminderit per perkthimin.
    > Ky eshte nje liber shume i vlefshem dhe do ishte mire qe te gjendej si liber edhe ne shqip.

    > Kam lexuar nje liber me pjese permbledhese nga Zbulimet apo tregimet e Shen Brixhides se Suedise dhe me ka ndihmuar shume. Eshte shume interesant sa qe kur e kam lexuar ne fillim kam menduar se duhej perfshire si kapitull ne Bibel nga rendesia e informacion qe percjell.
    > Ju a keshilloj te gjithve qe ta lexojne.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne fakt nuk e kam perkthyer une por e kam gjetur online ne shqip.

    Kush deshiron mund ta shkarkoje ketu:
    http://www.prophecyfilm.com/albanian/
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Fjalėt e Zotit Tonė Jezu Krisht drejtuar nuses sė tij rreth formimit nė dashuri dhe nė nder tė tij, dhėndrit, rreth urrejtjes qė tė ligjtė kanė pėr Hyjin dhe rreth dashurisė pėr botėn.

    Kapitulli 3

    Unė jam Hyji dhe Zoti yt, ai qė ti adhuron. Jam Unė ai qė i mban qiellin dhe tokėn me fuqinė e vet. Asgjė tjetėr nuk i mban ato e as kanė mbėshtetje tė tjera. Jam Unė ai qė ofrohet ēdo ditė mbi altar, Hyj i vėrtetė dhe njeri vėrtetė, nė pamje tė bukės. Jam pikėrisht Unė ai qė tė ka zgjedhur ty. Nderoje Atin tim! Duamė! Bindju Shpirtit tim! Nėnshtroju Nėnės timė si Zojės sate! Nderoji tė gjithė shenjtėrit e mi! Ruaje besimin e vėrtetė qė e mėsove nga njė(*) qė ka e pėrjetuar vetė konfliktin mes dy shpirtrave, shpirtit tė gėnjeshtrės dhe shpirtit tė sė vėrtetės, dhe qė me ndihmėn time ka ngadhnjyer.

    Ruaje pėrvujtėrinė e vėrtetė! Ē’ėshtė pėrvujtėria e vėrtetė pėrveēse tė lėvdosh Hyjin pėr gjėrat e mira qė tė ka dhėnė? E megjithatė sot ka shumė qė mė urrejnė dhe i konsiderojnė veprat dhe fjalėt e mia tė rėnda dhe boshe. Ata e mirėpresin atė kurorėthyes, djallin, krahėhapur dhe e duan. Ēfarėdo qė bėjnė pėr mua e bėjnė duke u ankuar dhe pa dėshirė. Madje as do ta dėshmonin emrin tim nėse nuk do t’i trembeshin gjykimit tė tė tjerėve. Ata e duan kaq sinqerisht botėn saqė kurrė nuk lodhen duke punuar pėr tė ditė e natė, gjithmonė tė flaktė nė dashurinė pėr tė. Shėrbimi i tyre mė pėlqen aq sa mund t’i pėlqejė dikujt t’i japė tė holla armikut pėr t’i vrarė tė birin. Kėtė bėjnė ata. Mė japin ca lėmosha dhe mė nderojnė me buzė pėr tė patur sukses nė botė, pėr tė ruajtur privilegjet dhe pėr tė vazhduar tė mėkatojnė. Nė kėtė mėnyrė shpirti i mirė nė ta has pengesa nė rrugėn drejt virtytit.

    Nėse do tė mė duash me gjithė zemėr dhe nuk do tė dėshirosh tjetėr gjė veē meje, Unė do tė tėrheq me anė tė dashurisė ashtu si njė magnet e tėrheq hekurin drejt vetes. Do tė tė mbėshtjell me krahun tim qė ėshtė aq i fortė sa askush nuk mund ta drejtojė dhe aq i ngurtė sa askush nuk mund ta pėrkulė prapė pasi drejtohet. Ėshtė aq i ėmbėl saqė ia kalon ēdo arome dhe nuk mund tė krahasohet me kėnaqėsitė e kėsaj bote.

    (*) SQARIM

    Ky ishte njė njeri i shenjtė, mėsues teologjie, i njohur si Mėsues Matiasi i Suedisė, njė kanonik i Linköpingut. Ai shkroi njė koment tė shkėlqyer rreth Biblės. Pėsoi tundime tepėr delikate nga djalli nė lidhje me njė njė numėr herezish kundėr besimit katolik, tundime qė i kapėrceu tė gjitha me ndihmėn e Krishtit dhe djalli nuk e mposhti dot. Kjo gjė shpjegohet qartė nė biografinė e Zonjės Brixhita. Qe Mėsues Matia ai qė hartoi Prologun e kėtyre librave, prolog qė fillon me fjalėt Stupor et mirabilia, etj. Ai ishte njeri i shenjtė, shpirtėrisht i fuqishėm me fjalė dhe vepra. Kur vdiq nė Suedi, nusja e Krishtit, qė atėherė jetonte nė Romė, dėgjoi ndėrsa lutej njė zė qė i thoshte nė shpirt: ”Lum ti, Mėsues Matias, pėr kurorėn qė tė pret nė qiell. Eja tani tek urtia qė nuk mbaron kurrė!” Mund tė lexoni pėr tė edhe nė Librin I kapitulli 52; Librin V, nė pėrgjigje tė pyetjes 3 nė hetimin e fundit; dhe Librin VI kapitujt 75 dhe 89.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 06-12-2010 mė 05:33
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Fjalėt e Zotit Tonė Jezu Krisht drejtuar nuses sė tij pėr t’i thėnė qė tė mos shqetėsohet dhe tė mos mendojė se ēka i ėshtė zbuluar vjen nga ndonjė shpirt i keq dhe pėr ta mėsuar si tė dallojė shpirtrat e mirė nga ata tė ligj.

    Kapitulli 4

    Unė jam Krijuesi dhe Shėlbuesi yt. Pse u frikėsove nga fjalėt e mia? Pse vrisje mendjen nėse tė kishin ardhur nga ndonjė shpirt i mirė apo i keq? Thuamė, a ke gjetur ndonjė gjė nė fjalėt e mia qė ndėrgjegja ta ka ndaluar ta bėsh? Mos vallė tė kam urdhėruar ndonjė gjė kundėr arėsyes? Kėsaj nusja iu pėrgjigj: ”Jo, pėrkundrazi, ato janė tė gjitha tė vėrteta dhe unė u gabova keq.” Shpirti, apo dhėndri, u pėrgjigj: ”Tė urdhėrova tre gjėra. Prej tyre mund tė dalloje shpirtin e mirė. Tė urdhėrova ta nderosh Hyjin tėnd qė tė ka bėrė dhe tė ka dhėnė gjithēka ke.

    Arėsyeja tė thotė edhe qė ta nderosh mbi gjithēka. Tė urdhėrova tė ruash besimin, domethėnė qė tė besosh se asgjė nuk ėshtė krijuar pa Hyjin dhe asgjė nuk mund tė bėhet pa Hyjin. Gjithashtu tė urdhėrova qė tė synosh tė bėsh e pėrdorėsh gjithcka me masė, pasi bota ėshtė bėrė pėr dobi tė njeriut nė mėnyrė qė ai ta pėrdorė pėr nevojat e veta. Po ashtu mund ta dallosh shpirtin e keq nga tre gjėra, tė kundėrtat e kėtyre. Ai pėrpiqet tė tė tundojė qė tė kėrkosh lavdin tėnd dhe tė krenohesh pėr ēka tė ėshtė dhėnė. Ai tė tundon ta trathtosh besimin tėnd. Ai tė tundon me fėlliqėsira nė trup e nė gjithēka dhe ta ndez zemrėn flakė pėr to.

    Ka edhe raste kur ai i mashtron njerėzit nėn maskėn e sė mirės. Prandaj tė kam urdhėruar gjithnjė qė ta shqyrtosh ndėrgjegjen dhe t’i hapesh kėshilltarėve tė kujdesshėm shpirtėrorė. Pra mos ki dyshim qė me ty ėshtė shpirti i mirė i Hyjit sepse, siē e sheh, ti nuk dėshiron tjetėr veē Hyjit dhe je krejtėsisht e ndezur flakė nga dashuria pėr tė. Jam i vetmi qė mund ta bėjė kėtė. Djalli e ka tė pamundur tė tė afrohet. Ai nuk mund t’u afrohet as tė kėqinjve nėse Unė nuk e lejoj njė gjė tė tillė qoftė pėr shkak tė mėkateve tė tyre apo pėr ndonjė vendim tė fshehtė timin, pasi djalli ėshtė krijesa ime njėlloj si tė tjerėt dhe e pata krijuar tė mirė edhe pse, nga ligėsia e vet, u bė i keq. Unė jam Zotėri pėr tė. Pėr kėtė arėsye mė akuzojnė me tė padrejtė ata qė thonė se personat qė mė shėrbėjnė mė me pėrshpirtshmėri janė tė marrė dhe tė djallosur.

    Ata mė mbajnė sikur tė isha njė burrė qė ia lėshon nė dorė gruan e vet tė ndershme njė kurorėthyesi. I tillė do tė isha Unė nėse do tė lejoja qė njė i drejtė qė mė do me gjithė zemėr tė braktisej nė mėshirė tė djallit. Por duke qenė se Unė jam besnik, kurrė djalli nuk do ta zotėrojė shpirtin e shėrbėtorėve tė mi tė pėrshpirtshėm. Edhe pse ndodh qė ndonjėherė miqtė e mi duket sikur e kanė humbur gati fare gjykimin, kjo nuk vjen ngaqė vuajnė prej djallit apo ngaqė mė shėrbejnė mua me pėrshpirtshmėri tė flaktė. Kjo vjen nga ndonjė e metė e trurit apo ndonjė arėsye tjetėr e panjohur qė shėrben pėr t’i pėrvujtėruar ata. Ndonjėherė mund tė ndodhė qė djalli merr pushtet prej meje mbi trupat e tė mirėve pėr shpėrblim mė tė madh tė kėtyre tė fundit ose errėson vetėdijen e tyre. Megjithatė ai kurrė nuk mund tė marrė nėn kontroll shpirtrat e atyre qė mė besojnė dhe gjejnė gėzim tek Unė.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    [I]Ata mė mbajnė sikur tė isha njė burrė qė ia lėshon nė dorė gruan e vet tė ndershme njė kurorėthyesi. I tillė do tė isha Unė nėse do tė lejoja qė njė i drejtė qė mė do me gjithė zemėr tė braktisej nė mėshirė tė djallit. Por duke qenė se Unė jam besnik, kurrė djalli nuk do ta zotėrojė shpirtin e shėrbėtorėve tė mi tė pėrshpirtshėm. Edhe pse ndodh qė ndonjėherė miqtė e mi duket sikur e kanė humbur gati fare gjykimin, kjo nuk vjen ngaqė vuajnė prej djallit apo ngaqė mė shėrbejnė mua me pėrshpirtshmėri tė flaktė. Kjo vjen nga ndonjė e metė e trurit apo ndonjė arėsye tjetėr e panjohur qė shėrben pėr t’i pėrvujtėruar ata. Ndonjėherė mund tė ndodhė qė djalli merr pushtet prej meje mbi trupat e tė mirėve pėr shpėrblim mė tė madh tė kėtyre tė fundit ose errėson vetėdijen e tyre. Megjithatė ai kurrė nuk mund tė marrė nėn kontroll shpirtrat e atyre qė mė besojnė dhe gjejnė gėzim tek Unė.
    Ky pasazh do ishte kryekėput heretik nėse do ishte shkruar nga ndonjė protestant!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Unė jam Hyji dhe Zoti yt, ai qė ti adhuron. Jam Unė ai qė i mban qiellin dhe tokėn me fuqinė e vet. Asgjė tjetėr nuk i mban ato e as kanė mbėshtetje tė tjera. Jam Unė ai qė ofrohet ēdo ditė mbi altar, Hyj i vėrtetė dhe njeri vėrtetė, nė pamje tė bukės. Jam pikėrisht Unė ai qė tė ka zgjedhur ty. Nderoje Atin tim! Duamė! Bindju Shpirtit tim! Nėnshtroju Nėnės timė si Zojės sate! Nderoji tė gjithė shenjtėrit e mi! Ruaje besimin e vėrtetė qė e mėsove nga njė(*) qė ka e pėrjetuar vetė konfliktin mes dy shpirtrave, shpirtit tė gėnjeshtrės dhe shpirtit tė sė vėrtetės, dhe qė me ndihmėn time ka ngadhnjyer.
    Nje katolik mund ta deklaroje ate, sepse nje katolik beson dhe ato te tjerat qe thote Krishti. Nje protestant e ndan mesazhin hyjnor ne pjese qe i pelqejne dhe qe nuk i pelqejne. Ketu eshte problemi!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Fjalėt tepėr tė pėrzemėrta tė Krishtit drejtuar nuses sė tij ku gjendet njė imazh i mrekullueshėm i njė kėshtjelle tė fisme qė simbolizon kishėn militante dhe flitet se si kisha e Hyjit do tė rindėrtohet tani nėpėrmjet lutjeve tė Virgjėrės sė lavdishme dhe shenjtėrve.

    Kapitulli 5

    Unė jam Krijuesi i gjithė gjėrave. Jam Mbreti i lavdisė dhe Zoti i Ėngjėjve. Ndėrtova pėr vete njė kėshtjellė tė fisshme dhe aty vendosa tė zgjedhurit e mi. Armiqtė ia shkatėrruan themelin dhe ngadhnjyen mbi miqtė e mi e i lidhėn nė shtyllė. Goja u ėshtė mavijosur nga gurėt dhe uria e etja i ka rraskapitur. Pėrveē kėsaj, armiqtė po pėrndjekin Zotėrinė e tyre. Miqtė e mi tani po rėnkojnė dhe luten pėr ndihmė; drejtėsia kėrkon tė merret haku, por mėshira thotė qė tė falen.

    Pas kėsaj Hyji i tha ushtrisė qiellore qė i rrinte pranė: ”Ē’mendomi pėr kėta qė kanė zaptuar kėshtjellėn time?” Ata u pėrgjigjėn njėzėri: ”Zot, e gjithė drejtėsia ėshtė nė ty dhe nė ty ne shohim gjithēka. Gjykimin tė takon ty ta bėsh, ti qė je Bir i Hyjit dhe ekziston nga amshimi nė amshim, ti je gjykatėsi i tyre.” Dhe ai tha: ”Edhe pse ju dini dhe shihni gjithēka nė mua, prapė se prapė, pėr hir tė nuses sime, ma thoni ju cili do tė ish gjykimi i drejtė.” Ata thanė: “Drejtėsia kėrkon qė ata qė shembėn murin tė ndėshkohen si cuba, qė ata qė vazhdojnė tė bėjnė keq tė ndėshkohen si zaptues dhe qė robėrit tė lirohen e tė uriturit tė ngihen”.

    Pastaj e mori fjalėn Maria, Nėna e Hyjit, qė deri tani kish heshtur, dhe tha: ”Zoti im dhe i shtrenjti Biri im, ti ishe nė krahėrorin tim Hyj dhe njeri i vėrtetė. Ty tė pėlqeu tė mė shenjtėrosh mua, njė enė argjile. Tė lutem, ki mėshirė pėr ta edhe njė herė!” Zoti iu pėrgjigj sė Ėmės: ”Bekuar qoftė fjala e gojės sate! Si aromė e kėndshme ajo lartėsohet tek Hyji. Ti je lavdia dhe Mbretėresha e engjėjve dhe e gjithė shenjtėrve sepse Hyji u ngushėllua prej teje dhe tė gjithė shenjtėrit u ngazėllyen. Dhe meqenėse vullneti yt ka pėrkuar me timin qysh nga vajzėria jote, do tė bėj edhe njė herė tjetėr siē dėshiron ti.” Atėherė ai i tha ushtrisė qiellore: ”Meqenėse keni luftuar trimėrisht, pėr hir tė dashurisė suaj do ta lė mėnjanė zemėrimin tim pėr tani. Do tė shihni se do ta rindėrtoj murin pėr hir tė lutjeve tuaja.

    Do t’i shpėtoj ata qė u shtypėn me pahir dhe do t’i nderoj ata njėqindfish pėr vuajtjet qė kanė hequr. Nėse tė dhunshmit mė kėrkojnė mėshirė, paqja dhe mėshira do t’u jepen. Mbi ata qė i pėrqeshin ato do tė zbatoj drejtėsinė.” Pastaj ai iu drejtua nuses sė tij: ”Nusja ime, tė kam zgjedhur dhe tė kam veshur me shpirtin tim. Ti i dėgjon fjalėt e mia dhe tė shenjtėrve tė mi tė cilėt, edhe pse shohin gjithēka nė mua, prapė se prapė kanė folur pėr hatrin tėnd nė mėnyrė qė ti tė mund tė kuptosh. Se nė fund tė fundit, ti, qė je ende nė trup, nuk mund tė shohėsh nė mua ashtu siē shohin ata qė janė shpirtra. Do tė tė tregoj tani domethėnien e kėtyre gjėrave. Kėshtjella pėr tė cilėn fola ėshtė Kisha e Shenjtė tė cilėn e ndėrtova me gjakun tim dhe tė shenjtėrve. E ēimentova me dashuri dhe pastaj vendosa aty tė zgjedhurit dhe miqtė e mi. Themeli i saj ėshtė besimi, domethėnė bindja se Unė jam gjykatės i drejtė dhe i mėshirshėm.

    Themeli tani ėshtė shembur sepse gjithkush beson dhe mėson se Unė jam i mėshirshėm, por gati asnjė nuk beson se jam gjykatės i drejtė. Mė kujtojnė si gjykatės tė keq. Nė tė vėrtetė njė gjykatės do tė ishte i keq nėse, prej mėshirės, nuk do ta ndėshkonte tė keqin por do ta linte tė lirė qė tė vazhdonte ta shtypte tė drejtin. Por Unė jam gjykatės i drejtė dhe i mėshirshėm dhe nuk do ta lė pa ndėshkuar as mė tė voglin mėkat dhe as pa shpėrblyer deri edhe tė mirėn mė tė vogėl. Pas rrėnimit tė murit nė Kishėn e Shenjtė hynė njerėz qė mėkatojnė pa frikė, qė mohojnė se Unė jam i drejtė dhe qė i torturojnė miqtė e mi njėlloj sikur t’i kishin lidhur pas shtylle. As gėzim as ngushėllim nuk u jepet miqve tė mi. Pėrkundrazi, ata ndėshkohen dhe fyhen sikur tė ishin tė djallosur. Kur thonė tė vėrtetėn pėr mua, ua mbyllin gojėn dhe akuzohen se gėnjejnė. Ata digjen nga dėshira pėr tė dėgjuar apo treguar tė vėrtetėn, por askush nuk i dėgjon e nuk u thotė tė vėrtetėn.

    Sikur tė mos mjaftonte, blasfemi po thuhen ndaj meje, Hyjit Krijues. Sepse njerėzit thonė: 'Nuk dimė gjė nėse ka Zot. Dhe nėse ka, nuk duam t’ia dijmė.' E flakin tej kauzėn time, e nėpėrkėmbin dhe thonė: 'Pse vuajti? Ē’e mirė na erdhi nga kjo? Nėse na i plotėson dėshirat, mirė – le ta mbajė pėr vete mbretėrinė e tij dhe qiellin e tij!' Unė dua tė hyj brenda tyre, por ata thonė: 'Mė mirė tė vdesim sesa tė heqim dorė nga vullneti ynė!' Nusja ime, shih se ēfarė soj njerėzish janė! Unė i kam bėrė dhe mund t’i shkatėrroj me njė fjalė tė vetme. Sa tė pafytyrė tregohen me mua! Nė sajė tė lutjes sė Nėnės sime dhe tė gjithė shenjtėrve, Unė vazhdoj tė tregohem aq i mėshirshėm dhe i durueshėm saqė jam gati t’u dėrgoj fjalėt e gojės sime dhe t’u ofroj mėshirėn time.

    Nėse e pranojnė, do tė zbutem. Pėrndryshe ata do tė njohin drejtėsinė time dhe, si cuba, do tė turpėrohen hapur pėrpara engjėjve dhe njerėzve dhe do tė dėnohen nga secili prej tyre. Si kriminelė tė varur nė sfurk qė i shqyejnė sorrat, ata do tė shqyhen prej djajve por pa u konsumuar. Ashtu sikurse tė lidhurit nė shtyllė nuk gjejnė paqe, edhe ata do tė gjejnė dhimbje dhe hidhėrim nė ēdo anė. Njė lum pėrvėlues do t’u vėrshojė nė gojė por barku nuk do t’u mbushet dhe ata do tė ripėrtėrihen qė tė ndėshkohen ēdo ditė. Por miqtė e mi do tė shpėtohen dhe do tė ngushėllohen nga fjalėt qė dalin prej gojės sime. Ata do ta shohin drejtėsinė time krah pėr krah me mėshirėn time. Do t’i mbėshtjell me armėt e dashurisė sime dhe do t’i bėj aq tė fortė saqė kundėrshtarėt e besimit do tė thėrrmohen si argjilė. Kur ta shohin drejtėsinė time, do tė mbulohen pėrjetėsisht me turp pėr shpėrdorimin qė i kanė bėrė durimit tim.”
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Fjalėt e Krishtit drejtuar nuses sė tij pėr t’i mėsuar se si shpirti i tij nuk mund tė banojė tek i ligu, ndarjen e tė ligjve nga tė mirėt dhe dėrgimin e njerėzve tė mirė tė armatosur me armė shpirtėrore pėr tė luftuar kundėr botės.

    Kapitulli 6

    Armiqtė e mi janė si bishat mė tė egra qė nuk ngopen e nuk pushojnė kurrė. Zemra e tyre nuk ka asnje fije dashuri pėr mua prandaj nuk u bie kurrė ndėrmend pėr mundimet e mia. Asnjėhere nuk u ka dalė nga brendėsia e zemrės ndonjė fjalė e tillė si: ”Zot, ti na kė shėlbuar, qofsh lėvduar pėr mundimet e tua tė mėdha!” Si mund tė banojė Shpirti im nė njerėz qė nuk ushqejnė dashuri hyjnore pėr mua, njerėz qė nuk ngurojnė t’i trathtojnė tė tjerėt pėr t’u dalė e vetja? Zemra e tyre gėlon nga krimba tė neveritshėn, domethėnė ėshtė plot me dėshira tokėsore. Djalli u ka lėnė eskremetet e veta nė gojė dhe kjo s’i lė t’i shijojnė fjalėt e mia. Prandaj me sharrėn time do t’i ndaj prej miqve tė mi. Nuk ka vdekje mė tė tmerrshme se ajo prej sharrės. Po kėshtu nuk ka ndėshkim qė ata nuk do tė vuajnė: do tė sharrohen mė dysh nga djalli dhe do ndahen prej Meje. Mė janė aq tė neveritshėm saqė gjithė pasuesit e tyre do t’i shkėpus prej meje.

    Pėr kėtė arėsye po dėrgoj miqtė e mi nė mėnyrė qė ata tė ndajnė djajtė nga gjymtyrėt e mia, pasi djajtė janė armiqtė e mi tė vėrtetė. Unė i dėrgoj si kalorės nė luftė. Ai njeri qė e bėn zap trupin dhe ia mohon vetes gjėrat e paligjshme ėshtė ushtari im i vėrtetė. Pėr heshtė do tė ketė fjalėt e gojės sime dhe nė dorė do tė mbajė shpatėn e besimit; nė gjoks do tė ketė parzmoren e dashurisė kėshtu qė, ēfarėdo tė ndodhė, dashuria e tij pėr mua s’do tė zbehet. Ai duhet tė ketė mburojėn e durimit me vete qė tė durojė gjithēka me durim.

    E kam mbėshtjellė si ari nė kuti: duhet tė dalė e tė ecė shtigjeve tė mia. Sipas planeve tė drejtėsisė sime Unė nuk do tė mund tė hyja nė lavdinė e madhėrisė sime pa iu nėnshtruar mundimeve nė natyrėn time njerėzore. Pra si mund tė hyjė ai? Nėse Zoti i tij vuajti, nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė edhe ai duhet tė vuajė. Nėse Zoti i tij duroi kamzhikun, nuk ėshtė kushedi ēfarė qė ai duron fjalėt. Ai nuk duhet tė trembet sepse Unė kurrė nuk do ta braktis. Ashtu siē ėshtė e pamundur pėr djallin tė hyjė nė zemrėn e Hyjit e ta ndajė atė, po ashtu djalli e ka tė pamundur ta ndajė atė prej meje. Dhe duke qenė se nė sytė e mi ai ėshtė si ar i kulluar, edhe pse provohet me zjarr, Unė nuk do ta braktis: kjo ėshtė pėr tė mirėn e tij mė tė madhe.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •