Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 149
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ke hyr ne mes te muhabetit prandaj

    Une e lexova njer temen nga fillimi, se s'te fal njeri gabime ne keto lloj temash
    Fakti qe shkruajti ate pas postimit tim qe thashe eshte e gjinise mashkullore me la te dyshoja qe e beri vetem per te kundershtuar.
    Feelings change - memories don't.

  2. #92
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Dy mohore ne gjuhen Shqipe perdoren kur duam ta perforcojme mendimin e shprehur. Nuk ka te beje me nivel te ulet te edukimit, gjersa i permban rregullorja e drejtshkrimit te gjuhes Shqipe.
    P.sh Nuk di asgje.( Pjesa e dyte mohuese perforcon mendimin e shprehur. ) Ka me shume force shprehjeje se kur themi," Nuk di ndonjegje"
    Eshte tjeter gje Anglishtja qe nuk e lejon perdorimin e dy pjeseve mohuese.
    Nje pedagogia ime Amerikane u shpreh qe mire eshte te lejohej, por ja qe duhet te zbatojme rregullat e drejtshkrimit te Anglishtes.
    Shiko sa "force shprehese" ka kjo shprehje analoge:

    "Do ftoj secilin nga te gjithe."

    Domethene jo vetem qe do i ftoj te gjithe, por edhe secilin nga keta. Njelloj sikur jo vetem qe nuk di gje, por nuk nuk di as edhe nje gje ne mes te gjerave qe nuk di.

    Viva la liberta!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 05-01-2011 mė 12:20

  3. #93
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Te dy shembujt qe ke dhene jane keqperdorime gjuhesore.

    As ti mos eja. Do te thote qe personit te pare qe ke privuar nga ardhja, po i shton edhe nje tjeter.

    Saktesisht do duhej te shkruhej:
    Edhe ti mos eja (bashke me ate tjetrin/tjetren).

    Nuk kam si te mos e bej kete= Jam i/e detyruar ta bej kete. Duhet ta bej kete sepse...

    etj.

    Edhe nje here rregull nuk ka. Prandaj ne Shqiptaret kuptohemi drejt me njeri tjetrin dhe pa keqkuptime.
    Tash e pashė qė te rasti i parė: As ti mos eja , kjo as nuk ėshtė pjesėz mohuese por lidhėz siē e pėrshkruan edhe fjalori, kėshtu qė nė kėtė rast nuk paskemi dy pjesėza mohore, por kemi pėrdorimin e lidhėzės as dhe njė pjesėza mohore. Nė shqip lidhėza as pėrdoret nė rastet kur kemi fjali mohore e jo lidhėzat tjera tė cilat pėrdoren nė fjali afirmative.
    Sa i pėrket faktit qė ne kuptohemi edhe pa pasur rregulla tė qarta, kjo ėshtė meritė e gjuhės sė mrekullueshme shqipe, e cila si gjuhė natyrore i ka krijuar rregullat me kohė pėr tė gjitha situatat e mundshme, dhe meritat pėr kėtė i kanė paraardhėsit tanė tė pashkollė, tė cilėt na lanė nė trashėgim jo njė kod tė zakonshėm shprehės skolastik, qė kishte nevojė vazhdimisht pėr saktėsime, saherė qė vinte nė ndonjė udhėkryq, po njė "softver" tė pėrsosur tė cilin gjuhėtarėt e sotėm tė shkolluar akoma nuk ia kanė dalė t'ia zbėrthejnė mėnyrėn e funksionimit.
    "It is a miracle that curiosity survives formal education."
    Albert Einstein

  4. #94
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Shiko sa force shprehese ka kjo shprehje analoge:

    "Do ftoj secilin nga te gjithe."

    Domethene jo vetem qe do i ftoj te gjithe, por edhe secilin nga keta. Njelloj sikur jo vetem qe nuk di gje, por nuk nuk di as edhe nje gje ne mes te gjerave qe nuk di.

    Viva la liberta!
    Te gjitha gramatikisht korrekt. Pra ne shqip dy mohore lejohen, ne ndryshim nga anglishtja. Por ashtu si ne cdo gjuhe tjeter, e njejta gje mund te shprehet ne lloj lloj menyresh qe jane te gjitha te rregullta.

  5. #95
    Citim Postuar mė parė nga tomaras Lexo Postimin
    Tash e pashė qė te rasti i parė: As ti mos eja , kjo as nuk ėshtė pjesėz mohuese por lidhėz siē e pėrshkruan edhe fjalori, kėshtu qė nė kėtė rast nuk paskemi dy pjesėza mohore, por kemi pėrdorimin e lidhėzės as dhe njė pjesėza mohore. Nė shqip lidhėza as pėrdoret nė rastet kur kemi fjali mohore e jo lidhėzat tjera tė cilat pėrdoren nė fjali afirmative.
    Sa i pėrket faktit qė ne kuptohemi edhe pa pasur rregulla tė qarta, kjo ėshtė meritė e gjuhės sė mrekullueshme shqipe, e cila si gjuhė natyrore i ka krijuar rregullat me kohė pėr tė gjitha situatat e mundshme, dhe meritat pėr kėtė i kanė paraardhėsit tanė tė pashkollė, tė cilėt na lanė nė trashėgim jo njė kod tė zakonshėm shprehės skolastik, qė kishte nevojė vazhdimisht pėr saktėsime, saherė qė vinte nė ndonjė udhėkryq, po njė "softver" tė pėrsosur tė cilin gjuhėtarėt e sotėm tė shkolluar akoma nuk ia kanė dalė t'ia zbėrthejnė mėnyrėn e funksionimit.
    Ne fakt kemi rregulla te qarta, por shume rregulla nuk i dime dhe pa e ditur as vete, i perdorim rregullat sic duhet. Kjo vjen nga fakti se shume rregulla i jane pershtatur gjuhes se folur, kuptohet me ndonje perjashtim.

  6. #96
    Javan, si e perkthen ne shqip ti ate shembullin qe solle me pare ne anglisht "I can never do it" ose "I cannot do it, ever" ?

  7. #97
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Sipas kuptimit qe kane, lidhezat jane:

    - shtuese: e, dhe, edhe, ashtu edhe,etj.;

    - kundershtore: po, por, kurse, as, megjithate, megjithkete, mirepo, ndersa, teksa, porse, vec, etj.;

    - vecuese: a, apo, ose, ne qofte se, etj.

    - permbyllese: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethene, etj.

    - ftilluese: se, qe, ne, nese;

    - vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, qe ku, kudo qe, ngado qe, kurdohere qe, para se, posa qe, qe kur, qe se, qysh se, sapo qe, sa here (qe), sa kohe (qe), perpara se;

    - shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, perderisa, kur, qe, sapo, meqenese, meqe, ngaqe, ngase, duke qene se, nga frika se, nga shkaku qe, per arsye se, per shkak se, posa qe, sapo qe, etj.

    - qellimore: qe, me qellim qe, ne menyre qe, me te vetmin qellim qe;

    - krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se c`, nga c`, nga sa.

    - menyrore: si, sic, ashtu si(c), po(r) si, sikurse, sikunderse, etj.;

    - kushtore: ne, po, nese, kur, sikur, ne qofte se, ne eshte se, ne rast se, po qe se, me kusht qe etj.;

    - rrjedhimore: sa, saqe, qe, aq sa, keshtu qe;

    - lejore: megjithese, megjitheqe, ndonese, sado(qe), sido(qe), edhe ne, edhe ne qofte se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

  8. #98
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Javan, si e perkthen ne shqip ti ate shembullin qe solle me pare ne anglisht "I can never do it" ose "I cannot do it, ever" ?
    S'e bej dot.

  9. #99
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Te gjitha gramatikisht korrekt. Pra ne shqip dy mohore lejohen, ne ndryshim nga anglishtja. Por ashtu si ne cdo gjuhe tjeter, e njejta gje mund te shprehet ne lloj lloj menyresh qe jane te gjitha te rregullta.
    Jam dakord me ty. Gramatikisht eshte korrekt (thame qe Shqipja nuk ka rregull per numrin e mohoreve), por logjikisht nuk ka shprehje me absurde ...me force shprehese.

  10. #100
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Te gjitha gramatikisht korrekt. Pra ne shqip dy mohore lejohen, ne ndryshim nga anglishtja. Por ashtu si ne cdo gjuhe tjeter, e njejta gje mund te shprehet ne lloj lloj menyresh qe jane te gjitha te rregullta.
    Do tė ishte gramatikisht korrekt sikur gramatika shqipe t'i kishte paraprirė gjuhės shqipe, siē ka ndodhur me shumicėn e gjuhėve tė reja.
    Nuk mund tė jetė gramatikisht korrekt njė fjali qė nuk ėshtė nė frymėn e gjuhės shqipe.
    Shqip nuk thuhet: Do ftoj secilin nga te gjithe.
    Shqip thuhet: Do ta ftoj secilin veē e veē. Do ta ftoj secilin njė nga njė, apo ngjashėm por jo sipas logjikės anglosaksone.
    Nėse nisesh nga Prishtina pėr nė Tiranė, mund t'i biesh nga tuneli i Kalimashit, por mund t'i biesh edhe nga Kina. Nė Tiranė do tė mbėrrijsh gjithėsesi, porse kėrkohet shtegu mė racional pėr njė udhėtim tė tillė.
    Diēka e ngjashme ėshtė edhe puna e tė shprehurit nė gjuhėn shqipe, besoj edhe nė gjuhėt tjera.
    "It is a miracle that curiosity survives formal education."
    Albert Einstein

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •