
Postuar mė parė nga
Baptist
Kryqi i paqes nuk e kundershtoi perseritjen ritmike te mohueses "as", por tentimin e mohimit te dyfishuar: "as", dhe ate qe Veseli kishte shkruar si: "s'e".
cit.: "as s'e kam [...] unė, as s'e ke [...] ti" por per dallim nga paqja une medoj se mund te shkruhej:
"as se kam [...] unė, as se ke [...] ti".
Sepse ne kete rast 'se' i referohet shkaktarit te veprimit ndersa "as" mohon veprimin me mjaftueshmeri te plote. Meqenese edhe fjalia eshte formuluar si arsyetim i hijes se pyetjes "pse", atehere "se" si forme e shkurte lidhore e "sepse" do te duhej te shkruhej pa apostrof.
Me duhet te korrigjoj veten sepse pas leximit te postimit origjinal - dalloj se nga aspekti drejtshkrimor pergjegja qe ka dhene Z.Veseli eshte plotesisht e sakte, meqe nuk ishte fjala per shfajsimin nga te berit keshu apo ashtu - por mohimit te plote te veprimit qe i ngarkohet perfshire ate qe mund t'i ngarkohet si shtese, dhe verejtja qe iu be nuk eshte e cendrueshme.
"As", eshte poshtu edhe nje krahas-mohues i cili mund t'i nderlidhet ligjerimit te bashkbiseduesit:
- nuk ke ngrene mengjes?
- as syte s'i kam lare!
Me c'rast shohim se si "as" luan rolin pohues te negacionit paraprires dhe ate nderlidhes me negacionin vijues.
Lidh., "as" eshte edhe nje negacion diskluziv. "-Dole mbreme ne pune? -As kujdestaret s'kishin dale!"
Qe do te thote: lere qe s'kishe dale ti -s'kishte dale askush.
"as" - eshte nje ure nderlidhese mes dy fjaleve te renditura sic eshte "edhe".
"as" dhe "edhe" jane analog te plote me shenja te kunderta.
(+) edhe kam ngrene, edhe kam pire.
(-) as s'kam ngrene, as s'kam pire.
Krahasojme:
1. edhe i ri, edhe pa pervoje.
2. as i ri, as pa pervoje.
Bashkerendisin fjalet per ti mbledhur apo per ti zbritur nga njeri apo tjetri krah pohues apo mohues.
Krijoni Kontakt