Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 05-01-2011 mė 12:20
Tash e pashė qė te rasti i parė: As ti mos eja , kjo as nuk ėshtė pjesėz mohuese por lidhėz siē e pėrshkruan edhe fjalori, kėshtu qė nė kėtė rast nuk paskemi dy pjesėza mohore, por kemi pėrdorimin e lidhėzės as dhe njė pjesėza mohore. Nė shqip lidhėza as pėrdoret nė rastet kur kemi fjali mohore e jo lidhėzat tjera tė cilat pėrdoren nė fjali afirmative.
Sa i pėrket faktit qė ne kuptohemi edhe pa pasur rregulla tė qarta, kjo ėshtė meritė e gjuhės sė mrekullueshme shqipe, e cila si gjuhė natyrore i ka krijuar rregullat me kohė pėr tė gjitha situatat e mundshme, dhe meritat pėr kėtė i kanė paraardhėsit tanė tė pashkollė, tė cilėt na lanė nė trashėgim jo njė kod tė zakonshėm shprehės skolastik, qė kishte nevojė vazhdimisht pėr saktėsime, saherė qė vinte nė ndonjė udhėkryq, po njė "softver" tė pėrsosur tė cilin gjuhėtarėt e sotėm tė shkolluar akoma nuk ia kanė dalė t'ia zbėrthejnė mėnyrėn e funksionimit.
"It is a miracle that curiosity survives formal education."
Albert Einstein
Javan, si e perkthen ne shqip ti ate shembullin qe solle me pare ne anglisht "I can never do it" ose "I cannot do it, ever" ?
Sipas kuptimit qe kane, lidhezat jane:
- shtuese: e, dhe, edhe, ashtu edhe,etj.;
- kundershtore: po, por, kurse, as, megjithate, megjithkete, mirepo, ndersa, teksa, porse, vec, etj.;
- vecuese: a, apo, ose, ne qofte se, etj.
- permbyllese: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethene, etj.
- ftilluese: se, qe, ne, nese;
- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, qe ku, kudo qe, ngado qe, kurdohere qe, para se, posa qe, qe kur, qe se, qysh se, sapo qe, sa here (qe), sa kohe (qe), perpara se;
- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, perderisa, kur, qe, sapo, meqenese, meqe, ngaqe, ngase, duke qene se, nga frika se, nga shkaku qe, per arsye se, per shkak se, posa qe, sapo qe, etj.
- qellimore: qe, me qellim qe, ne menyre qe, me te vetmin qellim qe;
- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se c`, nga c`, nga sa.
- menyrore: si, sic, ashtu si(c), po(r) si, sikurse, sikunderse, etj.;
- kushtore: ne, po, nese, kur, sikur, ne qofte se, ne eshte se, ne rast se, po qe se, me kusht qe etj.;
- rrjedhimore: sa, saqe, qe, aq sa, keshtu qe;
- lejore: megjithese, megjitheqe, ndonese, sado(qe), sido(qe), edhe ne, edhe ne qofte se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.
Do tė ishte gramatikisht korrekt sikur gramatika shqipe t'i kishte paraprirė gjuhės shqipe, siē ka ndodhur me shumicėn e gjuhėve tė reja.
Nuk mund tė jetė gramatikisht korrekt njė fjali qė nuk ėshtė nė frymėn e gjuhės shqipe.
Shqip nuk thuhet: Do ftoj secilin nga te gjithe.
Shqip thuhet: Do ta ftoj secilin veē e veē. Do ta ftoj secilin njė nga njė, apo ngjashėm por jo sipas logjikės anglosaksone.
Nėse nisesh nga Prishtina pėr nė Tiranė, mund t'i biesh nga tuneli i Kalimashit, por mund t'i biesh edhe nga Kina. Nė Tiranė do tė mbėrrijsh gjithėsesi, porse kėrkohet shtegu mė racional pėr njė udhėtim tė tillė.
Diēka e ngjashme ėshtė edhe puna e tė shprehurit nė gjuhėn shqipe, besoj edhe nė gjuhėt tjera.
"It is a miracle that curiosity survives formal education."
Albert Einstein
Krijoni Kontakt