Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 75 prej 75
  1. #71
    Promovohet libri “Jeta, nga Sfida nė Sfidė” nga Behgjet Pacolli









  2. #72
    Behgjet Pacolli per President




  3. #73




    Pacolli paralajmėron njohjen nga Republika Guine Bissau


    Sot me datė 11.12.2010, Republika Guine Bissau ka paralajmėruar njohjen e Kosovės si shtet tė pavarur.

    Z.Behgjet Pacolli konfirmon se ka pranuar sot nė orėt e mbrėmjes njohjen nga ky shtet.

    Nota Verbale do tė dėrgohet javėn e ardhshme nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Nė proces tė njohjeve janė edhe Madagaskar dhe Seychelles.

    http://www.akr-ks.eu/

  4. #74

    Thumbs up Kameleoni kosovar

    Vėllezėr e motra, unė kam ardhur t’ju ndihmoj“. Me kėto fjalė, tė pėrsėritura shpesh, Behgjet Pacolli para tre vjetėsh vendosi kėmbėt nė skenėn e rrėshqitshme politike tė Kosovės. Atėbotė ky sipėrmarrės i njohur kryesisht si ndėrtimtar formalisht u largua nga vendlindja e tij e dytė, nga Zvicra, mė konkretisht nga kantoni i Tiēinos nė kufi me Italinė. Erdhi nė Kosovė dhe themeloi Aleancėn Kosova e Re. Sipas fjalėve tė kritikėve, tė cilat s’ėshtė e thėnė tė jenė tė pavėrteta, partinė e Pacollit e themeloi inxhinieri i pushtetit Hashim Thaēi me njė grup „gazetarėsh“ luajalė, pak duke ia bėrė qejfin ardhacakut tė pasur, pak duke i premtuar se do tė marrė njė pjesė nga kulaēi i pushtetit. Nė vitin 2007, shumė njerėz ishin tė prirė t’i besonin retorikės pseudosociale tė Pacollit. Lidhja Demokratike e Kosovės ishte e dobėsuar nga pėrēarja dhe nga impotenca politike e krerėve tė saj, njė pjesė e tė cilėve edhe sot vazhdojnė tė jenė vendimmarrės. Jo pak zgjedhės kėrkonin njė vatėr tė re politike. Pėr ata qė Thaēi s’ishte alternativė, por as LDK-ja, Pacolli ishte aventura qė ia vlente tė provohej. Hyrja nė Kuvendin e Kosovės pėr partinė e Pacollit ishte e lehtė. I fitoi 13 vende. Pėr shumė kosovarė, tė cilėt jetojnė nė mjerim social, Pacolli konsiderohej si „bacė“ me qėllime tė mira. Ky ishte ai njeriu qė kishte bėrė emėr duke dhėnė kontribute pėr shėrimin e njerėzve jashtė vendit, duke punėsuar shqiptarė nėpėr kantiere tė stepave aziatike etj. Nė prag tė zgjedhjeve tė vitit 2007, Pacolli deklaroi njė pasuri prej 400 milionė eurosh. Njerėzit mendonin: Njė njeri i tillė po vinte nė kėtė vend nė njė mision – gjoja - altruist. Shumė bukur tingėllonte fraza: „Vėllezėr e motra, unė kam ardhur t’ju ndihmoj“. Nėntoni i saj ishte: Tė tjerėt synojnė pushtetin pėr t’ju vjedhur.

    Paterica e Hashim Th.

    Megjithėkėtė, Pacolli s’arriti tė katapultohej nė pushtet. Ishte edhe interes i bashkėsisė ndėrkombėtare qė nė fazėn e shpalljes sė pavarėsisė pushtetin ta pėrbėnin Partia Demokratike e Kosovės dhe Lidhja Demokratike e Kosovės, nė krye me ēiftin Hashim Thaēi dhe Fatmir Sejdiu. Gjatė tre vjetėve nė opozitė Pacolli sikur e konfirmoi atė qė e kishin supozuar kritikėt: Partia e tij s’u dėshmua si forcė opozitare, por si patericė e PDK-sė. Edhe kur e kritikonin Thaēin deputetėt e AKR-sė, gjithēka tingėllonte si kritikė e kalkuluar. Kur Thaēit i duheshin vota pėr ta bėrė Radiotelevizionin e Kosovės megafon shtetėror nė shėrbim tė PDK-sė, tė parėt qė i dolėn nė ndihmė ishin deputetėt e AKR-sė. Votuan pėr njė bord tė RTK-sė, qė pėrbėhet kryesisht prej anėtarėve qė s’u dėgjohet zėri kurrė dhe tė cilėt janė tė lumtur qė nga buxheti i Kosovės marrin njė rrogė. Gjatė tre vjetėve nė opozitė disa deputetė tė ARK-sė kaluan nė parti tė tjera.
    Partia-patericė e Pacollit e pagoi ēmimin nė tė ashtuquajturat zgjedhje parlamentare tė 12 dhjetorit. Pacolli humbi mjaft mbėshtetės. Premtimet e tij se do tė krijojė vende pune, do tė ndėrtojė spitale dhe do ta afrojė vendin me Evropėn, nuk tingėlluan tė besueshme si nė vitin 2007. Simbol i aleancės sė tij me Thaēin ishte tenderi pėr sanimin e ndėrtesės sė „Rilindjes“, pesha financiare e tė cilit ishte 15 milionė euro. Me kėto para mbase do tė mund tė ndėrtoheshin dy godina tė tilla nė Prishtinė.
    Pėr kritikėt e Pacollit tenderi i „Rilindjes“ ishte edhe njė dėshmi se kosovari me pasaportė zvicerane erdhi nė Kosovė, nė radhė tė parė, pėr interesa tė tij si sipėrmarrės. Nė kėtė kuptim kyēja e tij nė politikė shikohet vetėm si pėrpjekje pėr t’u pajisur me pushtet, nė mėnyrė qė tė sigurojė tenderė dhe tė ketė pozitė tė fuqishme nė privatizimin e ndėrmarrjeve nė pronėsi shtetėrore. Gjatė fushatės Pacolli shpalli ambicien e tij tashmė tė ditur pėr t’u bėrė president i Kosovės. Kjo s’ėshtė pėr t’u habitur, sepse nė karrierėn e tij si biznesmen Pacolli ka pasur rastin tė takonte dhe tė ketė punė me disa kryetarė shtetesh autokratike, me Boris Jelcinin e Rusisė dhe me atė tė Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev.

    Imamėt e Pacollit

    Nė fushatėn paraelektorale Pacolli arriti t’i sjellė nė anijen e tij politike disa parti tė vogla, madje edhe njė grupim islamik, i cili hapur propagandon pėrdhosjen e islamit tradicional shqiptar dhe propagandon imitimin e islamit rigjid tė shkretėtirave tė Arabisė Saudite. Me ndihmėn e Pacollit islamikėt politikė synojnė tė shkelin shtetin laik, tė rregullojnė me ligj bartjen e shamisė nė institucione shtetėrore dhe tė ndėrtojnė nė Prishtinė qendrėn mė tė madhe islamike nė Ballkan. Pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės imamė ekstremistė nuk ngurruan tė dalin publikisht dhe tė pėrzihen nė politikė, duke deklaruar se ėshtė mėkat tė votohet pėr parti tė tjera, pėrveē partisė sė Pacollit. Me kėtė aleancė Pacolli tregoi se ėshtė njė kameleon politik. Nga njėra anė pėrkrahės i kėrkesave tė islamit ekstrem, nga ana tjetėr kozmopolit, qė flet disa gjuhė dhe ėshtė i martuar me njė ruse. Pėr politikėn e brendshme kosovare Pacolli nuk ka treguar ndonjė interes. Skena e preferuar e tij ėshtė politika e jashtme. Nė Prishtinė ka mjaft gazetarė sahanlėpirės qė mezi presin t’i bėjnė elozhe, kur Pacolli lobon pėr njohjen e pavarėsisė nga Tuvalu, Hondurasi, Maldivet dhe Libia. Shpesh ėshtė e paqartė nėse Pacolli nė kėto misione lobon pėr njohje apo pėr firmėn e tij.
    Si shumė shqiptarė tė Kosovės, edhe Pacolli emigroi para mė shumė se tri deceniesh nė Evropėn Perėndimore. Nė Hamburg ndoqi mėsimet nė njė shkollė tregtare, pastaj punoi nė Austri dhe nė Zvicėr. Mė 1991, themeloi nė Lugano tė Zvicrės firmėn ndėrtimore “Mabetex” dhe shpejt arriti sukses nė Rusi: Atje ndėrtoi fabrika, klinika, hotele, ndėrtesa administrate. I famshėm u bė me renovimin e Kremlinit. Nė kohėrat e mira qarkullimi vjetor i grupit “Mabetex” arrinte mbi gjysmė miliardė eurosh nė vit.

    Akuza tė rėnda

    Nė vitin 1999, nė selinė e firmės “Mabetex” nė Lugano-Paradiso erdhi befasisht njė mysafire e paftuar: Carla Del Ponte. Prokurorja e atėhershme federale e Zvicrės e mori Pacollin nė pyetje dhe e fajėsoi se pėrmes Hungarisė ia kishte transferuar Boris Jelcinit njė milion euro. Po ashtu Pacolli dyshohej se kishte ndėrmjetėsuar nė pajisjen e vajzave tė Jelcinit me kreditkarta. Kėshtu Pacolli, sipas mediave zvicerane, dėshironte tė tregohej mirėnjohės pėr tenderėt, tė cilėt ia kishte dhėnė Kremlini. Mė vonė drejtėsia nė Gjenevė e akuzoi Pacollin pėr shpėlarje parash. Mė tutje autoritetet zvicerane nuk arritėn, sepse drejtėsia ruse s’shihte asgjė joligjore nė veprimtarinė e Pacollit dhe i bllokoi hetimet. Raportet me Rusinė dhe Kazakistanin nuk janė aq favorizuese pėr karrierėn politike tė Pacollit nė Kosovė. Kėto shtete refuzojnė tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Edhe njė episod tjetėr nga jetėshkrimi i Pacollit mund tė jetė pengesė pėr ambiciet e tij presidenciale nė Prishtinė. Nė vitin 1998, pak ditė pas masakrės ndaj familjes sė Adem Jasharit nė Drenicė, Pacolli kishte udhėtuar nė Moskė. Siē ka treguar vetė, nė Kremlin ai u takua me liderėt rusė, tė cilėt e kishin bindur tė shkonte nė Beograd dhe Prishtinė si ndėrmjetėsues „pėr tė ndalur gjakderdhjen“. I gjendur nėn presionin rus, despoti serb Slobodan Milosheviq kishte pranuar tė takohej me Pacollin dhe t’i shprehte atij gatishmėrinė pėr negociata me shqiptarėt e Kosovės, por pa ndėrmjetėsim ndėrkombėtar!

    Fehmi Agani kundėr Rusisė

    Pas takimit me Milosheviqin, Pacolli, nė mars tė vitit 1998, fluturoi nė Prishtinė, ku autoritetet e atėhershme serbe ia hapėn aeroportin pas mesnatės. Erdhi nė shtėpinė e tij nė Hajvali dhe i ftoi nė takim Ibrahim Rugovėn, Fehmi Aganin, Mahmut Bakallin dhe Shkėlzen Maliqin. (Kėta emra i ka pėrmendur Pacolli nė bisedė me autorin e kėtij shkrimi). Rugova s’kishte shkuar nė takim. Gjithė misionin e Pacollit, ndėrkaq, e kishte „prishur“ sidomos Fehmi Agani, i cili atėbotė ishte politikėbėrėsi kryesor i LDK-sė. Agani s’kishte pranuar qė njė delegacion i Kosovės tė shkonte nė Beograd, tė takohej me Milosheviqin dhe tė nėnshkruante njė deklaratė, ku pėrfaqėsuesit e Prishtinės do tė theksonin se nuk ka nevojė pėr ndėrmjetėsim ndėrkombėtar dhe se pėr zgjidhjen e problemeve do tė bisedonin bilateralisht me Serbinė. Qėllimi i nismės ruse ishte i qartė: Tė mashtroheshin shqiptarėt dhe tė pranonin biseda bilaterale me Serbinė. Nė kėtė mėnyrė nga procesi pėr pavarėsimin e Kosovės do tė pėrjashtoheshin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet kryesore tė Evropės, tė cilat e ēliruan Kosovėn. Me apo pa vetėdije, Pacolli atėbotė u bė instrument i politikės ruse. Ndoshta nga naiviteti. Ka mjaft raste kur biznesmenė tė suksesshėm janė politikanė naivė. Ėshtė tani ēėshtje e shoqėrisė sė Kosovės nėse ėshtė e gatshme tė pranojė nė krye tė vendit njė politikan naiv si Pacolli. Hashim Thaēi nė kėtė drejtim nuk ka asnjė skrupull, siē nuk pati as kur organizoi, siē thanė diplomatėt perėndimorė, “vjedhjen industriale tė votave” mė 12 dhjetor.

    robelli@bluewin.ch
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A na kini ndihmu na e kini ...... nanen,i pat then nje plak bajram regjepit ne nje ceremoni varrimi,edhe pacovi koka ardh me pshtu kete popull,te gjith qe po vin qat qellim e kan,po se qka po ndodh me von nuk e di veq jeten ferr po na e bejn

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •