-
Nuk do te kishte internet pa el-Havarizmin!
Teme interesante, e lexova, thash ta beje copy-paste ketu 
NUK DO TE KISHTE INTERNET PA EL HAVARIZMIN
HALID SHMIT- BERLIN WWW.ALJAZEERA.NET
Kryeredaktori i gazetės gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung Wolfgang Günter Lerch tha se bota sot nuk do ta shihte me sy internetin e as kompjuterin sikur te mos ishin teoritė dhe konceptet e themeluesit tė dy shkencave asaj tė logaritmit dhe tė algjebrės, si dhe autori i rregullave tė shkencės sė aritmetikės bashkėkohore, dijetari musliman Ebu Xhafer Muhamed ibėn Musa El-Havarizmij.
Lerch tha qė pionierėt gjerman tė shkencės sė matematikėsAdamRezadheCarlFriedrichGauss,KurtJavid al ndėrtuan kėrkimet e tyre shkencore mbi rezultatet qė kishte arritur El Havarizmij, tė cilit i atribuohet koncepti i Havarizmit - algoritmit nė matematikė dhe numėrohet te disa matematicientė si baba shpirtėror i shkencės sė aritmetikės.
Ai shtoi: nuk diskutohet nė asnjė temė shkencore rreth rėndėsisė sė internetit pa u argumentuar me havarizmite algoritme tė cilat i zbuloi astronomi dhe matematicienti i madh musliman, i cili vjen nga njė vend i quajtur Havarizm tash gjendet nė mes Uzbekistanit dhe Turkmenistanit.
Lerch gazetari gjerman njohės i historisė dhe civilizimit islam pėrmendi gjithashtu qė Havarizmi numėrohet njėri nga shkencėtarėt mė tė njohur nė botėn arabe dhe islame nė lėmin e matematikės, astronomisė dhe aritmetikės. I njėjtė ishte edhe Ebu Rejhan El Bejruni i cili vendosi themelet e para nė shkencat e gjeografisė, tė hartave si dhe shkenca tė tjera.
Gazetari gjerman paralajmėroi qė pėrkthimet e veprave tė El-Havarizmit nė mesjetė nė gjuhėn latine i ndihmuan Evropės qė tė arrijė deri te ato qė i pėrdorė sot si teori tė reja nė shkencat e matematikės dhe aritmetikės, duke aluduar nė autorin e librit algjebra dhe intervista i cili ėshtė themeluesi i bazave tė shkencave tė algjebrės dhe llogaritjes sė logaritmit, dhe i pari qė e futi nė funksion zeron nė llogaritje, zbulues i shenjės sė barazimit si dhe shumėzimit tė mbledhjes dhe zbritjes.
Gjithashtu vuri nė dukje qė El Havarizmi u mbėshtet nė ekuacionet e tij matematikore nė numra dhe shenja matematikore kurse grekėt mbėshteteshin nė shkronja dhe vizatime.
Shtėpia e Urtėsisė
El Havarizmi pjesėn e dytė tė jetės sė tij e kaloi nė Bagdad kryeqytetin e artė tė Kalifatit islam tė Abasidėve qė nė kohėn e tij shtrihej nga Afrika veriore e gjerė tek Azia qendrore.
Ai gjithashtu vuri nė dukje rolin e kalifėve abasid nė mbėshtetjen e diturisė dhe inkurajimin e muslimanėve qė tė hapen ndaj kulturave dhe civilizimeve tė ndryshme. Kalifi Memun e kishte caktuar El Havarizmin nė krye tė Shtėpisė sė Urtėsisė nė tė cilėn shkriheshin idetė dhe pėrvojat e dalluara tė tė gjithė dijetarėve si tė atyre musliman e po ashtu edhe tė tjerė.
Nė fund kryeredaktori i gazetės Frankfurter Algemajne Cajtung shtoi : edhe pse viti i lindjes sė El Havarizmit mbeti i panjohur mirėpo ndikimi i kėtij dijetari tė madh do tė mbetėt i madh dhe tregues pėr tė gjitha kohėrat dhe vendet.
Pėrktheu dhe pėrshtati nga gjuha arabe
Sami T. Fetahi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt