Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Profeti Muhamed , paralajmerimet e Zotit drejtuar njerezimit i tha me Kuran,
    Vetëm Kur'ani ishte shpallja q iu shpall Profetit Muhamed

    [6:19] Thuaj, “Dëshmia e kujt është më e madhja?” Thuaj, “E Perëndisë. Ai është
    dëshmitar mes meje e teje se ky Kuran* më është frymëzuar mua, që t‟jua predikoj juve
    dhe kujtdo që i arrin. Vërtetë, ju dëshmoni se ka perëndi tjerë përkrah Perëndisë.” Thuaj,
    “Unë nuk dëshmoj si ju; është vetëm një perëndi, dhe unë mohoj idhujtarinë tuaj.”

    [7:2] Ky shkrim(Kurani) të është shpallur ty – të mos ushqesh dyshim për të në zemrën tënde – që të mund të paralajmërosh me të, dhe t‟ua kujtosh besimtarëve.
    [7:3] Të gjithë ju të ndiqni çka ju është shpallur(Kuranin) prej Zotit tuaj; mos ndiqni asnjë idhull përveç Tij. Rrallë merrni vesh.

    [6:114] A të kërkoj pos Perëndisë si burim ligji, kur Ai ju ka shpallur këtë libër(Kuranin) krejtësisht të hollësishëm?* Ata që e pranuan shkrimin e dinë që është shpallur prej Zotit tënd me të vërtetë. Të mos ushqesh asnjë dyshim.

    [5:48] Pastaj ta shpallëm ty këtë shkrim(Kuranin), me të vërtetën, që konfirmon shkrimet
    paraprake, duke i mbizotëruar ato. Të sundosh mes tyre në përputhje me shpalljet e
    Perëndisë, dhe mos shko sipas dëshirave të tyre nëse dallojnë nga e vërteta që të erdhi ty. Për secilin prej jush, ne kemi shpallur ligje dhe rite të ndryshme. Po të donte Perëndia, Ai do t‟ju bënte të ishit një asamble. Por Ai kështu ju vë në test nëpërmjet shpalljeve që Ai i ka dhënë secilit prej jush. Të garoni në drejtësi. Te Perëndia është fati përfundimtar i të gjithë juve. Pastaj Ai do t‟ju informojë për të gjitha gjërat që ishit grindur.
    [5:49] Të sundosh mes tyre në përputhje me shpalljet e Perëndisë te ti. Mos shko pas
    dëshirave të tyre, dhe ruaju që të mos shmangin ty prej disa prej shpalljeve të Perëndisë te ti. Nëse ata refuzojnë, atëherë dije se Perëndia dëshiron t‟i ndëshkojë për disa prej
    mëkateve të tyre. Vërtetë, shumë njerëz janë shpirtligj.
    [5:50] A janë ligjet e ditëve të paditurisë që ata kërkojnë për t‟iu përmbajtur? Ligji i kujt
    është më i mirë se i Perëndisë për ata që kanë arritur të jenë të sigurt?

    [17:46] Ne vëmë mburoja rreth mendjeve të tyre, për t‟i parandaluar nga të kuptuarit e tij, dhe shurdhim në veshët e tyre. Dhe kur ti predikon Zotin tënd, duke e përdorur vetëm
    Kuranin,* ata largohen me neveri.

    [6:38] Të gjitha krijesat në tokë, dhe të gjithë zogjtë që fluturojnë me krahë, janë shoqëri si ju. Nuk lam asgjë jashtë këtij libri.** Te Zoti i tyre, të gjitha këto krijesa do të
    mblidhen.

    [6:115] Fjala e Zotit tënd është e plotë,* në të vërtetë dhe drejtësi. Asgjë të mos i
    shfuqizojë fjalët e Tij. Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

    [7:40] Padyshim, ata që refuzojnë shpalljet tona dhe janë shumë mendjemëdhenj për t‟iu
    përmbajtur atyre, portat e qiellit nuk do të hapen për ta, as nuk do të hyjnë në Parajsë në mos kaloftë deveja përmes vrimës së gjilpërës. Kështu i paguajmë fajtorët.

    [53:23] Këto nuk janë tjetër pos emra që i shpikët, ju dhe stërgjyshërit tuaj. Perëndia nuk autorizoi blasfemi të tillë. Ata ndjekin hamendje, dhe dëshirat e veta, kur udhëzimi i
    vërtetë ka ardhur te ta këtu(ne Kuran) nga Zoti i tyre.

    BINDJA NDAJ TË DËRGUARIT ËSHTË E KUSHTËZUAR
    Kurani thekson që bindja duhet të jetë absolute kur burimi i urdhrit është Allahu, e në anën tjetër mendimet personale të të dërguarit mund të jenë të dëmshme për të dhe/ose për ata që i ndjekin mendimet personale të tij: “Çfarëdo e mirë që të ndodhë ty (O Muhamed) është prej Allahut. Dhe çfarëdo e keqe që të ndodhë ty(Muhamed) është prej teje. Të kemi dërguar si të dërguar për njerëzit, dhe Allahu mjafton si dëshmitar. Kushdo që i bindet të dërguarit i bindet Allahut. Sa për ata që kthehen prapa, ne nuk të dërguam ty si kujdestar të tyre.” (4:79-80) Pra, mendimi personal i Muhamedit mund të jetë i keq, ose mund të shkaktoj gjëra të këqija që të ndodhin. Në anën tjetër, Muhamedi si i dërguar thotë FJALËT E ALLAHUT, pra Kuranin, dhe duhet t‟i bindemi absolutisht. Sepse kushdo që i bindet të dërguarit i bindet Allahut, dhe ne duhet t‟iu bindemi urdhrave të Allahut, e jo urdhrave të njerëzve.
    Muhamedi eshte thjesht nje njeri si ne ,dhe patjeter i gabueshem
    “Ti i the atij që u bekua nga Allahu dhe u bekua nga ti, „Mos u shkurorëzo nga gruaja, dhe kij frikë Allahun.‟ Kështu, ti fshehe brenda teje çka Allahu deshi të shpallë, dhe iu frikësove njerëzve kur Allahu është Ai të cilit duhet t‟ia kesh frikën. Pastaj, kur Zeidi (djali i adoptuar i Muhamedit) më në fund u shkurorëzua nga ajo, ne të martuam me ish-gruan e tij. Kjo u bë për të treguar që burrave besimtarë iu lejohet të martohen me gratë e shkurorëzuara të djemve të adoptuar të tyre. Urdhrat e Allahut duhet të zbatohen.” (33:37)

    Muhamedi eshte qenie njerezore dhe mund te gaboje si te gjithe neve, pra edhe hadithet mund te jene te gabueshme,
    Muhamedanet nuk ndjekin as vete hadithe e tyre Sahih


    Sahih Buhariu
    Vellimi 1, Libri 8, Numer 394:
    Transmeton Abdullah:
    ......Profeti tha;une jam nje qenie njerezore si ju
    dhe pergjegjes per te harruar si ju.
    Pra, nese harroj
    kujtomani mua dhe nese dikush nga ju eshte i
    dyshimte ne lidhje me lutjen e tij, ai duhet te
    ndjeke ate qe ai mendon se mund te jete e
    sakte
    dhe i plote namazi i tij ne perputhje me rrethanat
    dhe te perfundoje ate dhe te beje dy sexhde.
    vertetojeni hadithin ketu;http://www.shariahprogram.ca/Hadith/...i/008.sbt.html
    Aq me teper hadithet Sahi n'a informojne se Kur'ani nuk eshte i plote;
    Sahih Muslimi (4194) 'Abdullah ibn Abbas njoftoi se' Umer ibn el-Hatab u ul në minderin e te Dërguarit te Allahut (paqja qoftë mbi të) dhe tha: Vërtet, Allahu dërgoi Muhamedin (paqja qoftë mbi të) me të vërtetën dhe Ai zbriti poshtë Librin(Kuranin) mbi të, dhe ajetin gurëzimit ishte i përfshirë në atë që i është zbritur atij. Ne e kemi recituar atë, mbajtur atë në kujtesën tonë dhe e kemi kuptuar. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) e ka urdheruar dënimin e gurëzimit deri në vdekje (të kurorëshkelësit te martuar ) dhe, pas tij, ne gjithashtu e kemi zbatuar ndëshkimin e gurëzimit. Unë kam frikë se, me kalimin e kohës, njerëzit (mund t'a harrojnë atë) dhe mund të thonë: Ne nuk e gjejme dënimin e gurëzimit në Librin e All-llahut, dhe kështu devijojnë duke braktisur këtë detyrë të caktuar nga Allahu. Gurëzimi është një detyrë e përcaktuar në Librin e All-llahut për burrat e martuar dhe gratë që shkelin kurorën, kur prova është vertetuar, ose nëse ka shtatzëni. "(Sahih Muslimi, vol. III, f. 912, # 4194)
    SAHIH MUSLIMI Volumi 3 Libri 17, Hadithi me numer Numer 4194 , kliko ketu per t'a vertetuar http://www.iium.edu.my/deed/hadith/muslim/017_smt.html
    Devijimet e juaja shihen nga Hëna o bani.

    Shikoni o vëllezër muslimanë, se si e kanë shlyer nga Kur'ani ( i përkthyer sipas dëshirave të tyre edhe emrin All-llahut ).

    All-llahu na rruajt nga devijuesit.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #52
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Devijimet e juaja shihen nga Hëna o bani.

    Shikoni o vëllezër muslimanë, se si e kanë shlyer nga Kur'ani ( i përkthyer sipas dëshirave të tyre edhe emrin All-llahut ).

    All-llahu na rruajt nga devijuesit.

    nje pyetje per ty ramazan,

    a eshte fjala "Allah" emer i Zotit , apo jo !!
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  3. #53
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    nje pyetje per ty ramazan,

    a eshte fjala "Allah" emer i Zotit , apo jo !!
    Po ju o bani edhe me nuk dashtë t'ju quan injorantë, ju me çengela ja nxjerni njeriut fjalën nga goja që t'ju quan injorantë.

    Mjafton ta shohësh atë të devijuarin tuaj Rashad Khalifa që për ty është i dërguar i Zotit, se si falet dhe e ke përgjigjen aty në minutën 1h16'35''

    O bani hapy sytë dhe mos flej se nuk është koha e gjumit.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #54
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    nje pyetje per ty ramazan,

    a eshte fjala "Allah" emer i Zotit , apo jo !!
    Vetëm injorantët e mohojnë nji gjë të tillë, ose ma mirë me thanë të devijuarit.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #55
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Vetëm injorantët e mohojnë nji gjë të tillë, ose ma mirë me thanë të devijuarit.
    ku bazohesh ti ramazan se fjala All-llah eshte emeri i Zotit !

    argumentin te lutem...

    apo je edhe ti i te njejti mendim me sherif ahmetin qe thote se fjala Allah eshte emer i vecante i Zotit;

    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 30-10-2011 më 17:04
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Po ju o bani edhe me nuk dashtë t'ju quan injorantë, ju me çengela ja nxjerni njeriut fjalën nga goja që t'ju quan injorantë.

    Mjafton ta shohësh atë të devijuarin tuaj Rashad Khalifa që për ty është i dërguar i Zotit, se si falet dhe e ke përgjigjen aty në minutën 1h16'35''

    O bani hapy sytë dhe mos flej se nuk është koha e gjumit.
    pse e thua kete , e pashe minuten qe me the , nuk pashe gje te keqe aty ,
    apo pse mungon melodia...
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  7. #57
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    pse e thua kete , e pashe minuten qe me the , nuk pashe gje te keqe aty ,
    apo pse mungon melodia...
    Po a se sheh se edhe ai Rashadi jot thotë All-llahu Ekber, o bani unë shumë bukur të thashë se duhet me i hap syt mirë, sepse të ka verbëru shejtani ti dhe ata shokëtë e tu.

    Po si o burë thua se emri io Zotit nuk është All-llahu?!!!!

    O mjeri ti i mjeri!

    Në vend që të përmirësohesh ti akoma ma keq futesh në devijim të pashmangshëm.

    Po ezanin si e thret ti o bani???

    O Zoti i Madh, O Zoti i Madh......

    Apo si ne: All-llahu Ekber, All-llahu Ekber.....


    Po të çuditem me ti o bani, se kur pyet se emri i Zotit nuk qenka All-llahu!!!!

    Me ti nuk është për të biseduar, sepse devijimi i jot është shumë i qartë.

    Aj mirëmbetsh dhe mos më repliko mua, por shko dhe mëso fenë si duhet dhe lere atë Rashadin ( të devijuarin ), sepse jeni në humbje të madhe.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #58
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Po a se sheh se edhe ai Rashadi jot thotë All-llahu Ekber, o bani unë shumë bukur të thashë se duhet me i hap syt mirë, sepse të ka verbëru shejtani ti dhe ata shokëtë e tu.

    Po si o burë thua se emri io Zotit nuk është All-llahu?!!!!

    O mjeri ti i mjeri!

    Në vend që të përmirësohesh ti akoma ma keq futesh në devijim të pashmangshëm.

    Po ezanin si e thret ti o bani???

    O Zoti i Madh, O Zoti i Madh......

    Apo si ne: All-llahu Ekber, All-llahu Ekber.....


    Po të çuditem me ti o bani, se kur pyet se emri i Zotit nuk qenka All-llahu!!!!

    Me ti nuk është për të biseduar, sepse devijimi i jot është shumë i qartë.

    Aj mirëmbetsh dhe mos më repliko mua, por shko dhe mëso fenë si duhet dhe lere atë Rashadin ( të devijuarin ), sepse jeni në humbje të madhe.
    me fal ramazan ,
    me gjithe respektin , por fjala Allah nuk eshte emri i Zotit ,
    Zoti e zbriti Kur'anin ne gjuhen arabe dhe normal qe do perdorte ate gjuhe per te thirrur ate , sepse ne gjuhen arabe fjala me e posacme per te thirrur Zotin eshte Allah qe do te thote i Vetmi Zot, kjo eshte vecori e gjuhes arabe , pasi gjuha arabe eshte e nje niveli te tille qe mund te jete aq e qarte sa veshtire te gjendet gjuhe tjeter , kjo nuk do te thote se fjala Allah eshte emer , kjo ka qene dhe mbetet fjala arabe e perdorur per Zotin,
    edhe te krishtertet arabe kete fjale perdorin , pra Allah,
    po te ishte se fjalen Allah e solli profeti Muhamed me Kur'anin nuk do kishim emrin Abdullah , qe do te thote rob i All-llahut , pasi keshtu do te shtrohej pyetja se kush lindi perpara Muhamedi , apo Abdullahu i jati i Muhamedit ,
    dhe gjithashtu kurre nuk thuhet ne Kuran qe Allah eshte emer personal per Zotin, perkundrazi ne Kuran thuhet qarte qe ilahu juaj eshte ilahad, pra zoti juaj eshte Zoti Nji.
    nuk do te gjesh asnje argument ne Kuran per te mbeshtetur teorine qe Allah eshte emer i Zotit , me te vertete permendet Allah 2698 here , por ama jo si emer per Zotin , por si Perendia apo Hyu ne shqip ,ose si God ne anglisht dhe perderisa Kurani zbriti arabisht , normal qe do perdorej Allah,
    nqs thua dicka per Zotin , e aq me teper thua qe ka emer personal , sill argumentet ose kerko falje dhe pendohu ,
    une i solla argumentet e mija se pse Allah nuk eshte emer por thjeshte fjale Arabe , nqs ke argument sille , dhe mos u justifiko me frazen "je i devijuar" sepse per cdo gje duhet argumenti me pare ,
    paqe !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 31-10-2011 më 14:09
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #59
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    O bani, na trego njiherë ti se, kush ta tregoi këtë teoremë ty?

    A këto që i the ti më sipër për ti janë argumente?

    A mos vallë të duket vetja se je dijetar?

    Ne deri tash me argumente të kemi ardhur, por fatkeqësisht ato argumentet tona nuk depërtojnë tek të devijuarit!

    Mos pret ndoshta që dikush të thotë se bani na qenka edhe i dërguar i Zotit?

    Hajde bre bani shko mësoje fenë sikur e kanë mësuar shokët e Pejgamberit dhe mos u mer me fillozofija këtu, duke i mohuar argumentet e Pejgamberit, sahabëve dhe dijetarëve të hakut, sepse nji njeri që mohon hadithet sahih, ai ka mohuar të gjithë ata që ti përmena dhe këtu është argumenti i im që ti je i devijuar dhe nuk kam pse të pendohem mbasi e kam argumentin shumë të fortë.

    Kurse ti i ke argumentet e shejtanit që të mëson ti dhe që e ka mësuar atë Rashadin.

    Dhe na vjelle me ato copy paste të atij të devijuarit Rashad Khalife-s.

    Të këshilloj që me e marrë mësimin nga të diturit ( Muhammedi s.a.v.s., sahabët dhe Dijetarëve të hakut ) dhe jo nga injorantët ( Rashad Khalifa ), që ju ka ngjitur këtë sëmundjen e mohimit të haditheve. Gjë që ju çon në Kufër dhe nji njeri që bën Kufër e meriton me e quajtur Kafir, sepse ashtu vetquhet ai ( apo do më kërkosh edhe për këtë që të thash tash argument? ).


    Bani, me të tregu të vërtetën, nuk ma ka qejfi hiç me biseduar me ty, sepse jam i sigurtë që nuk do kem aspak dobije nga biseda, për këtë ta kesh parasysh se unë këtu e mbyll diskutimin tonë dhe betohem në All-llahun që me ti do të bisedoj vetëm në rastëse je penduar dhe je kthyer në rrugën e selefëve, se për ndryshe nuk do të debatoj asnjëherë me ty.

    Të përshëndes me shpresë që të kthehesh në besimin e drejtë, siç e kanë pasur Muhammedi s.a.v.s., sahabët dhe pasuesit e tyre.

    Nji person që mer jasht këtyre, ai është i devijuar dhe nuk është prej Muslimanëve.

    All-llahu na rruajt prej tyre.

    Amin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 31-10-2011 më 18:19
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •