Dhe ka nga ata, të cilët e kundërshtojnë Sunetin e Muhamedit alejhi selam, apo i kundërshtojnë disa nga Sunnetet dhe marrin disa prej tyre, që thonë:"I marrim ato që janë Mutevatire dhe nuk pranojmë Hadithet Ehad, nëse i kundërshtojnë rregullat e logjikës, dhe nuk pranojmë të tilla në çështje të Besimit dhe nuk i pranojmë ato në punët që i quajnë studimore". Kjo, faktikisht, është injorancë e madhe dhe e gjithë kjo bie nën thënien e Allahut:
” Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të dërguarit), se ata do t'i zë ndonjë telashe ose do t'i godasë dënimi i ithët” (Nur, 63).
Këta janë në kundërshtime më të rënda se ata të cilët nuk përfillin urdhrin e Muhamedit, alejhi selam, nga epshet dhe nga teket e tyre, se këta kundërshtuan me qëllim. Allahu na ruajt.
E, gjithashtu, ajo që është shfaq në kohen e fundit, e posaçërisht në mesin e të rinjve, është sulmi kundër disa haditheve të Muhamedit, alejhi selam, duke i bërë të dobëta të vërtetat, e të vërtetat të dobëta, pa dituri. Edhe ky është rrezik i madh. Nuk lejohet për çdonjërin të flasë për hadithe të Muhamedit, alejhi selam, pos atij që ka dituri dhe njohje për të.
Ndërsa, dikush fillon të lexojë vetëm disa libra, duke mos nxënë dituri nga dijetarët dhe burimet e vërteta. Fillon duke i bërë të vërteta dhe të dobëta. Ky është rrezik i madh dhe është edukatë e ultë ndaj haditheve të Muhamedit, alejhi selam. Duhet te ndalen nga ky veprim, se ky është rrezik i madh për vetën e tyre dhe për Muslimanët në përgjithësi.
Edukata dhe sjellja me Sunetin e Muhamedit, alejhi selam, është obligim për çdo njeri, duke mos u zhytur në to, pos me dituri dhe me njohje të vërtetë, e që kjo të bëhet nga njerëzit e dijes dhe të profilit përkatës. Kurse, njeriu që është i vogël dhe dëshiron të hyjë në shtëpi nga kulmi dhe nuk hyn nga dera, ky është në rrezik shumë të madh. E gjithë kjo hyn në edukatën e ultë me Muhamedin, alejhi selam, dhe me Sunetin e tij. Andaj, kërkohet nga ne të jemi syçelë për këtë gjë, ngase është çështje madhështore.
Shumë njerëz, në kohën tonë, Sunetin e Muhamedit, alejhi selam, e kanë lënë anash, nga injoranca e madhe, nga mohuesit, nga bartësit e mendimeve shkatërruese. Andaj, obligohemi të kemi qëndrim me atë i cili kundërshton Sunetin e Muhamedit, alejhi selam, qëndrim të Besimit, qëndrim të besimtarëve me hadithet e Muhamedit alejhi selam, me dituri, me zbatim, me respektim, me edukim. Ashtu siç e nderojmë Muhamedin alejhi selam, ashtu t'i nderojmë edhe hadithet e Tij, sepse ato janë nga Allahu subhanehu we teala:
” Çka t'ju jep Pejgamberi, merreni; çka t'ju ndalojë, përmbajuni dhe kini frikë Allahun ” (Hashër, 7).
“ Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër, pos shpallje që i shpallet ” (Nexhm, 3-4).
Kjo është shpallje nga Allahu subhanehu we teala.
Kërkoj falje nga Allahu për vetën time, për juve dhe për muslimanët në përgjithësi, duke kërkuar nga Allahu të më furnizoj mua dhe juve me dituri të dobishme dhe me vepër të mirë, me syçelëti në fenë tonë, me vendosmëri në të vërtetën, dhe të mos i shtrembërojë zemrat tona, pasi na ka udhëzuar. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe shokët ne përgjithësi.
Përktheu:
Unejs Shuajb Murati.
Lekturoi dhe korrektoi:
prof. Sadri Jahir Daku
Krijoni Kontakt