-
Tortë Profiteroles me çokollatë

Perberesit per binjè-te
130gr miell
200ml uje (ose 100ml uje dhe 100ml qumesht)
100gr gjalp
4 veze mesatare
1 luge te vogel sheqer
pak kripe
Per kremin Shantili
500ml pana per embelsira (te paembelsuar)
2 luge sheqer pluhur
Per salcen me cokollate
400gr cokollate te zeze per kuzhine
500ml pana per embelsira
20ml qumesht
Pregatisim binjè-te duke ndjekur dozat e dhena ne kete recete, ndersa per menyren e pregatitjes receten do ta gjeni ketu. Pasi te jene pjekur dhe ftohur plotesisht, i hapim nje vrime te vogel ne pjesen e poshtme te tyre me majen e nje thike apo me bishtin e nje luge te vogel. Nderkohe pregatisim kremin Shantili:
Ne nje ene te thelle vendosim panen per embelsira te cilen e kemi lene per disa ore ne frigorifer, bashke me sheqerin pluhur. I rrahim me ndihmen e nje mikseri derisa perberja te jete homogjenizuar dhe te mos bjere nga ena. Kete krem e hedhim ne xhepin e pasticerise dhe mbushim binjè-te te cilat i vendosim ne frigorifer ne nje pjate te mbuluar me leter celofoni.
Pregatisim salcen me cokollate: Ne nje tenxhere vendosim panen per embelsira (te parrahur) dhe qumeshtin, i leme derisa te marrin vale dhe shtojme cokollaten te ndare ne copeza. I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te formohet nje mase pa kokrriza dhe cokollata te kete shkrire plotesisht. E leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe me pas e vendosim ne frigorifer qe masa te trashet.
Zhysim binjè-te nje e nga nje ne kremin me cokollate me ndihmen e nje luge ose te dy pirunjeve dhe i vendosim ne bazamentin ku do te sherbejme torten duke formuar me to nje gjysme piramide. Pra, vendosim me shume binjè ne bazen e piramides dhe me pak siper (si ne foto). Nese do te teproje krem cokollate, e hedhim siper binjè-ve dhe se fundi e zbukurojme torten me pak pana te rrahur.
Nese nuk duam ta shijojme kete embelsire menjehere, e vendosim ne frigorifer dhe e nxjerrim 15 minuta perpara se ta servirim ne tavoline.
*Keshille: Per te krijuar shumellojshmeri, ne vend te kremit Shantili mund te perdorim edhe krem pasticerie, apo t’i bashkojme keta te dy per te perftuar kremin diplomatik.
Me receten e mesiperme do te formohen afersishte 60 binjè. Mund te zgjedhim te pregatisim nje torte profiteroles te madhe apo ti ndajme binjè-te ne dy pjese dhe te formojme dy te vogla./unegatuaj/
Ndryshuar për herë të fundit nga Dolce_Angelo : 02-12-2010 më 13:19
-
-
Torta Profiteroles e ka origjinen e saj qe ne periudhen e Rilindjes; kur Caterina de Medici u martua me Enrikun e II-te te Frances, solli me vete nga vendi i saj i origjnes (Toskana) te gjitha recetat gastronomike qe posedonte. Nje nga shefat e pallatit mbreteror (Popelini), krijoi ne vitin 1540 brumin shù (per binjè-te) qe u be shume i famshem ne France, dhe bashke me te dhe Profiteroles. Por famen e vertete kjo embelsire e mori ne shekullin e XVII, periudhe ne te cilen u zhvilluar arti i vertete i pasticerise.
Fjala profiteroles vjen nga shkurtimi i fjales franceze profit=fitim, dhe vete embelsira eshte e perbere nga shume binjè te vogla te cilat formojne nje torte teper te shijshme me cokollate. Ne Angli, profiteroles jane nje embelsire teper e njohur dhe popullore te cilat mbushen brenda me krem, pana ose akullore dhe mbulohen nga cokollate e ngrohte. Ndersa ne France, eshte nje nga pregatitjet kryesore per nje banket dasme, ku perfaqsohet nga e ashtequajtura croquembouche, dmth nje piramide me binjè te mbushura me krem dhe te karamelizuara.
Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 02-12-2010 më 19:43
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt