Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Shqiptari-një milion dollarë Universiteit të Blagojevgradit



    Bullgari- Ish studenti shqiptar, Elvin Guri ia dhuroi një milionë dollarë Universiteit të Blagojevgradit në Bullgari. “Elvin Guri këtë shifër kolosale e pagoi në fund të tetorit”, tha rektori i këtij universiteti, David Huwlier.

    Shqiptari i cili diplomoi në histori dhe ekonomi më 1996, dhuroi paratë në kesh, pasi që u bë milioner, shkruan gazeta bullgare “Standard”.

    Guri në Bullgari themeloi kompaninë “Jet Finances”. Kur para disa vitesh erdhi nga Tirana në Blagojevgrad, ai mori një bursë, pasi vinte nga një familje e varfër. Sot, Guri është anëtar i këshillit të Universitetit.

    “Ky është gjesti falënderimi nga ana e tij për ne dhe në këtë mënyrë ai dëshiron t’ua jap një shans edhe studentëve tjerë të talentuar”, tha Huwlier. Rektori po ashtu tha se ish studentët rregullisht kanë ndihmuar këtë institucion të arsimit të lartë, por kjo deri më tash është shuma më e lartë e dhuruar.

    Në universitetin Amerikan të Blagojevgradit, studiojnë një numër i madh i studentëve nga të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 02-12-2010 më 09:02

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    pershendetje per elvin Gurin, dhashte zoti e te kemi shume shqiptare qe ndihmojn univerzitetet por edhe shkollimin ne pergjethsi, shume me vend ka be qe e ka ndihmuar shkollen e vet qe ja ka dhane diturin dhe sote eshte be miljoner!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dolce_Angelo
    Anëtarësuar
    25-11-2010
    Vendndodhja
    Long Island NY
    Postime
    256
    Me mir kish qen me e ndihmu ndonje shkoll shqipe.

  4. #4
    Lind pyetja, perse ky person nuk e ndihmoi ndonje shkolle shqipe?

    Une mendoj sepse te shqiptaret ka Korupsion dhe mundi i tij do te kishte shkuar ne xhapat private te atyre qe rijne neper fotelje.

  5. #5
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    shume mire paska ber edhe ne shqiperi nuk do ishte keq tu benin keto veprime
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Lind pyetja, perse ky person nuk e ndihmoi ndonje shkolle shqipe?

    Une mendoj sepse te shqiptaret ka Korupsion dhe mundi i tij do te kishte shkuar ne xhapat private te atyre qe rijne neper fotelje.
    nuk ke pse mendo hic sepse asht 100% e vertet

    nga kjo shum prej 1 milion dollaresh ta garantoj se as 1% nuk do kishte shku ne drejtim te shkolles po vec ne drejtim te xhepave.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    shqiptaret ti vjedhin teshat prej vorri,e lere me tua japesh te hollat e gatshme,me vjen mir qe ndegjoj nje gjest te mire nga nje shqiptare.
    Jetë e rëndë.......!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2010
    Postime
    59
    Mire Ja beri ky tipi , qe dhuroi Leket per nje universitet te huaj se shkollen ja dha universiteti i huaj ,dhe milioner u be nga po ajo dituri qe mori aty ,pse nuk nxjerrin universitetet tona shqiptar -milioner he nenen jav q.... po nxjerrin analfabet te shkolluar ,te ne shqiptaret ke milioner ,por jan nga radhet e hajduteve qe qeverisin vendin dhe jo qe jane bere nga dituria .
    Kaq kisha mendoj qe edhe ashtu thash mjaft .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin


    Bullgari- Ish studenti shqiptar, Elvin Guri ia dhuroi një milionë dollarë Universiteit të Blagojevgradit në Bullgari. “Elvin Guri këtë shifër kolosale e pagoi në fund të tetorit”, tha rektori i këtij universiteti, David Huwlier.

    Shqiptari i cili diplomoi në histori dhe ekonomi më 1996, dhuroi paratë në kesh, pasi që u bë milioner, shkruan gazeta bullgare “Standard”.

    Guri në Bullgari themeloi kompaninë “Jet Finances”. Kur para disa vitesh erdhi nga Tirana në Blagojevgrad, ai mori një bursë, pasi vinte nga një familje e varfër. Sot, Guri është anëtar i këshillit të Universitetit.

    “Ky është gjesti falënderimi nga ana e tij për ne dhe në këtë mënyrë ai dëshiron t’ua jap një shans edhe studentëve tjerë të talentuar”, tha Huwlier. Rektori po ashtu tha se ish studentët rregullisht kanë ndihmuar këtë institucion të arsimit të lartë, por kjo deri më tash është shuma më e lartë e dhuruar.

    Në universitetin Amerikan të Blagojevgradit, studiojnë një numër i madh i studentëve nga të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova.




    Elvin Guri qe eshte djale gjirokastrit dhe ka hapur nje agjensi kreditimi per blerjen e paisjeve shtepijake me kredi,

    ne 10 vjetet e fundit per çdo vit financon burse te plote dhe per 2 studente shqiptare me rezultate te larta

    qe desherojne te vazhdojne studimet ne Universitetin Amerikan te Blagojevgradit.



    .

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Interesant ky universitet, ka nxjerrë shqiptarë shumë të aftë. Në Amerikë ka shumë që kanë mbaruar këtu, madje në verë, në Massachussets ka një komunitet të madh studentash Shqiptarë nga ky Universitet që vijnë për punë sezonale. Shumë pas pak vitesh përfundojnë po në Amerikë në shkollat më të mira.

    Brravo i qoftë.

    Nuk ka punë Bullgarie këtu. Ky ësht Universitet Amerikan. Nesër kështu mund të funksionoj dhe ai i Kosovës për Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë apo Malazezët, qofshin këta Shqiptarë të atjeshëm apo Malazez. Kultura e dhurimit/filantropisë është dicka që Amerikanët e përhapin kudo dhe e mësojnë që të vegjël.

    Këtu thuhet shprehimisht se për Shqiptarët jepet "scholarship". Ka një fond rreth 250,000 USD për studentat e shkëlqyer.

    http://www.aubg.bg/template5.aspx?pa...01000000&sId=5
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 20-07-2011 më 19:57
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •