Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po ai njihet ne Kishe per sulme te tilla jo vetem ndaj meje. Nuk do bie ne ate nivel qe edhe une ta kthej me histori te pafundme te verteta ne lidhje me te. Po ta beja do shkruaja aq sa nuk do ta merrte mendja.
    Normal qe eshte njeri i DOBET, por kjo nuk do te thote qe do ti shpetoje llogarise, sic ka bere gjer tashti!

    Do apo sdo ai ta pranoje, tashme e di qe ai eshte Aleks Curi!

  2. #32
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Cudi, te rrije njeriu te shkruaje 2 faqe ne Forum, vetem per te ndjere kenaqesine e te sulmuarit dhe te poshteruarit dike tjeter....Interesante ...
    Matrix, mos u ēudit hiē..., pasi ē'do te mbjellesh do te korresh...
    Shiko se eshte po ai seminaristi qe shpesh ofendon, po edhe kesaj rralle, te lutem shume, shikoi gjerat me nje sy te drejte dhe mos u bej mik me as'kend, por trajto pa tendence...
    Hajde djale, mos u bej tifoz me asnje...
    Pse nuk e sheh seminaristin kur pergjigjet..., pse seminaristi duhet te ofendoje, kur tjetri i jep pergjigje..., ti u ēuditke..., pse?!
    Seminaristi nese do te mos ofendohet, te mos ofendoje ai i pari...!
    Pastaj ato lotet e krokodilit..., hem, me zor mban fodullekun qe shpesh e karakterizon..., une posaēerisht nuk shojta pergjigjet e seminaristit, kur i drejtohet anetarit Katekist, me ofendime, duke e quajtur me emra te perveēem...
    Hajde Matrix e ja kalofsh mire, por seminaristi nuk ka pse te ofendohet kur ai pararend me ofendime...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #33
    Ju lutem shume, te nderuar, ketu nuk po luajme me e "di kush e di"..., "kukamēefti" le te luajne ne privat..., po pati gje per temen, mire ne se jo, le te mbyllet si e konsumuar!
    Faleminderit.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #34
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo ka dallim!

    Eshte tjeter gje qe ne si anetare forumi i drejtohemi me nofka njeri tjetrit dhe tjeter te sulmosh dike me prioritetin se ti je anonim e ndersa tjetri publik.

    Ky eshte imoralitet!

    Ti si moderator i forumit, ne te cilin garantohet privacia, prandaj edhe lejohen niket, duhet te nderhysh.

    Une e kam shume kollaj te anetaresohem me nje emer tjeter dhe te perhape lloj lloj thashethemesh per persona publike ne forum dhe te jesh i sigurte qe nuk do me gjesh dot as nga IP e as nga numri i kompiuterit. Por se bej.

    Le te dalin ne publik ata anonime qe synojne jetet private e pastaj nqs ka interes nga te dyja palet dhe me gjere le tia filloje diskutimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-12-2010 mė 19:59

  5. #35
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Jo ka dallim!

    Eshte tjeter gje qe ne si anetare forumi i drejtohemi me nofka njeri tjetrit dhe tjeter te sulmosh dike me prioritetin se ti je anonim e ndersa tjetri publik.

    Ky eshte imoralitet!

    Ti si moderator i forumit, ne te cilin garantohet privacia, prandaj edhe lejohen niket, duhet te nderhysh.

    Une e kam shume kollaj te anetaresohem me nje emer tjeter dhe te perhape lloj lloj thashethemesh per persona publike ne forum. Por se bej.

    Le te dalin ne publik ata anonime qe synojne jetet private e pastaj nqs ka interes nga te dyja palet dhe me gjere le tia filloje diskutimi.
    Asnje njeri nuk te ka detyruar te paraqitesh me emer e mbiemer..., por jam shume i sigurt qe ti me prirjen qe ke per polemike dhe me kryesorja te dalesh si "prima donna" mqs. kupton italishten :-) ..., ke dale me shpate te gjate dhe bredh sa larte e poshte forumit..., pse pak here ke ofenduar..., disa here te kam terhequr vemendje edhe une..., nuk te ofendoi njeri, pastaj ne se do debat te veēante..., urdhero, merr ne privat..., pasi qe e di me ke je duke diskutuar, drejtohu ne privat..., ketu une me deshire do ta mbyllja kete teme!
    Por le te presim nese ka ndokush per te shtuar..., por jo per ēeshtje si "e lagu o s'e lagu", pazari behet diten...
    Tungjatjeta ...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #36
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E po, ti arbereshi niko, pse nuk na thua se kush je? Do thuash ti se cfare me intereson mua!
    Po sikur une te gjeja info per ty edhe me keq edhe ti shtoja ndonje gje, ti, me baze ato qe thua me siper, duket se nuk do e kishe problem.

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Shiko! Ate qe quan ti pushtim italian, nuk e ndryshon faktin se Shqiperia u bashkua me Italine nen kuroren mbreterore italiane.
    Qe Shqiperia u pushtua nga Italia ne 1939, nuk e them une, e thote cdo liber historie i shkruar ne shqip apo ne cdo gjuhe te botes ne keto 71 vjetet e fundit. Vetem ditaret e Conte Ciano dhe Musolinit e shkruajne historine e pushtimit te Shqiperise ne ate fryme qe e shpreh ti ku pushtimi na kthehet ne bashkim.

    Ketu kemi te bejme me faktin e jo thjeshte me deshiren. Kisha e ka njohur kete fakt. Dhe sic te thashe, i famshmi Visarion Xhuvani, qe kishte premtuar se nuk do ngaterrohej me ne punet kishtare, nxitoi dhe i priti italianet tek fusha aviacionit. Madje mbajti dhe fjalim.
    A perfaqesonte KOASH nje peshkop anti-kanonik si Xhuvani ne 1939? JO! Patriarkana e Stambollit ia njohu KOASH Autoqefaline vetem pasi anti-kanoniket si Xhuvani u larguan nga drejtimi i Kishes. Per ty Visarion Xhuvani mund te jete i famshem, per mua eshte njeriu qe i kushtoi KOASH nje dekade kohe per marrjen e autoqefalise, pasi kembengulte te qendronte ne krye te Kishes.

    Ata njerez qe ndihmojne pushtuesin e behen bashkepunetore e vegla te tyre, nuk njihen si patriote por si tradhetare. Shembulli qe ti jep me Xhuvanin, verteton karakterin e ketij njeriu aventurier. Peshkope si Ilia Banushi nuk paten fatin e Xhuvanit, iu desh te jetonin ne internim ne Itali.

    Keto jane debate te nivelit intelektual ku behen konstatime pavaresisht emocioneve subjektive fetare. Ne te tilla debate mund te shkruash madje edhe kundra emocionit tend, nqs historia flet me fakte per te kunderten.
    E bukura me ty eshte se hiqesh si shejtan budalla. Une te tregoj per FAKTE HISTORIKE ti me sjell citate qe jane interpretime e pergjithesime te historianeve te ndryshem qe e kane njohur realitetin e historine shqiptare nga larg e nga fletet e dokumentave historike.

    Tema nuk eshte hapur per Jorgen apo per librin e Plasarit, tema eshte hapur per Gazeten e Duces ne Tirane (keshtu e quanin shqiptaret kete gazete ne vitet 30) dhe sulmet e saj te perseritura ndaj Kishes.

    Ke gje per te thene per keto sulme? Po nuk ke gje per te thene, hesh dhe aprovoi ato me heshtjen tende.

    Albo

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2008
    Postime
    8

    Pse Seminaristi acarohet me cdo gje qe ben KOASH-i

    O Albo, po nuk e kupton ti pse Seminaristi i paseminarizuar acarohet me cdo zhvillim te Kishes Ortodokse, ai shqetesohet dhe ironizon cdokend qe perpiqet ta mbroje Kishen, me cdo perfaqesues te saj, qofte episkop apo civil qe del ne televizor, (ndoshta ka xhelozine qe s'e fton njeri ate, se po te dale ai, digjet ekrani), tallet me cdo deklarate zyrtare te saj, a thua se Kisha per cdo mendim ose deklarate zyrtare qe ben do te duhet t'i marre doren Seminaristit.

    Me thane ca shoke te mi, se une nuk kam trasheguar aq para sa Seminaristi qe te rri tere diten pa pune dhe tere naten ne Forum, qe ai paska uleritur deri ne 3 pas mesnate kunder funksionareve te KOASH-it duke shfaqur hapur shenja paniku dhe duke akuzuar njerez, te cilet ndoshta as e kane idene per sa po ndodh ketu ne Forum. E theksoj edhe njehere nuk kam asgje personale me Seminaristin, por me vjen per te vjelle kur shikoj se si nje njeri si ai, qe hiqet si burre e trim, ulerin dhe kerkon ndihmen e administratoreve te Forumit qe ta mbrojne se mos i dalin elemente te jetes se tij private.

    Le te mos shqetesohet se nuk i nxjerr njeri elemente te jetes private, se kemi nje moral, por nese akuzon te tjeret per gjera qe i ke bere vete, atehere ky element nuk ngelet me privat. P.sh. nese akuzon disa shqiptare qe ndoshta nga nevoja per levizjen e lire e per mbijetese jane homogjenizuar, dhe vete ke bere cmos qe ta besh nje pune te tille, madje duke financuar edhe nje rrjet te rrezikshem nderkombetar te emigracionit te paligjshem me ane te pasaportave fallco, ky nuk eshte me nje element privat. Me c'moral dhe pafytyresi akuzon te tjeret, per gjera qe i ka bere vete me keq?

    Te njejtet shoke me thane se ne panik e siper, bente thirrje per arrestimin tim nga shteti, dhe ndersente edhe Gazeten kunder meje, po te pakten t'u jape adrese te sakte, jo te hedhe emra ne tym, se do dale prape bllof. Me erdhi per te qeshur se nese ai do, le te vihemi te dy ne dispozicion te hetimeve dhe le te shohim se kush ka shkelur ligje kombetare dhe nderkombetare, kush ka bashkepunuar dhe financuar me paret e trasheguara, rrjete klandestine mafjoze dhe nga e ka blere Seminaristi, pasaporten fallco kosovare, me te cilen u fut ne Angli me 1999 duke braktisur shoket e vet te Seminarit, qe punonin ne ate kohe ne kampet per refugjatet kosovare qe kishte hapur Kisha?

    Me te drejte, Albo, Seminaristi pretendon se perballja eshte e pabarabarte, sepse sic mbrohet ai, une jam ne anonimat, kurse ai njeri publik. Te pakten, nuk eshte aq publik sa mendon dhe ata qe e njihnin dikur, tani po e harrojne se kane kohen qe nuk e kane me nderin ta shikojne me ne Kishe, nga e cila eshte veteperjashtuar, se ka te diela pa fund qe nuk e sheh me deren e Kishes. Por, i dashur Albo, ky person duhet ta provoje kete ndjesi, se te tera ne kete bote lahen, kur ai, ne anonimat, duke shfrytezuar faktin qe te njihte si pasoje e lidhjeve te ndryshme, rrinte fshehur ne internet, dhe duke qeshur tallej me ty, duke te ironizuar ty dhe paraardhesit e tu nga Buali i Permetit, qe kishin qene te lidhur me Kishen me ane te jetes se tyre sakramentale. Ti, Albo, besoj se e mban mend batuten e tij fyese qe paraardhesit e tu, kapeshin dore per dore dhe gjendeshin rreth potirit.

    Ky Seminaristi, prandaj acarohet, se tani po i dalin bemat e tij prej viteve ne Forum. Mos u habit, Albo, se ne gezime e dreka te perbashketa familjare, mund te kesh patur rastin te trokasesh edhe gotat me te ne dolli, dhe po te njejten dite, ai naten, pasi nderron personalitetin e dyjezuar, sulej ne Forum kunder teje. Ky eshte stili i Seminaristit, thike pas shpine per te gjithe.

    Sa per ta mbrojtur, le te mos shqetesohet njeri, se ne e kemi mbrojtur me shume nga sa mendon ai, se kur pyetemi nga anetaret apo te rinjte e kishes qe e ndjekin Forumin, se kush eshte Seminaristi, sepse ndjehen te skandalizuar me tezat e tij, sepse nuk duan te besojne qe nje ortodoks me dije polibibliografike si ai, te bjere kaq poshte sa te shpalle shpetimin e kombit nga uniatet. Por prape ne kemi thene se nuk do te ishim shqetesuar, nese ky qendrim do te vinte nga nje njeri cilido, por te vije nga nje njeri qe ka ngrene buken e Kishes, kjo eshte sa e pamoralshme, aq edhe skandaloze.

    Ai thote se kete teze, nuk e ka vetem ai, por edhe studiues. Shume bukur, madje une do te trokisja duart nese ai do te ishte me tezen e krishterizimit katolik te shqiptareve si pjese e europianizimit te tyre, teza te hedhura edhe nga Kadare dhe nga Rugova, po ky shkon me larg, do unifikimin uniatik te KOASH-it dhe te te gjithe shqiptareve. Por sa e moralshme eshte qe ta kerkoje ai nje gje te tille dhe pse akuzohet prej meje direkt per nje prostitucion shpirteror direkt pa e ofenduar fare, po e sqaroj me poshte:

    Seminaristi, qe gjoja nuk beka pazar me interesat kombetare dhe se e shpall hapur qe keto interesa kombetare rrezikohen vetem nga ortodoksia bizantine, ka marre para te thata, me ceqe zyrtare, para publike greke, burse nga Ministria e Jashtme e Greqise, me firmen e Anastasit qe ai e quan uzurpator te Kishes ne nje nga postimet e tij. Matrix-i te mos keqkuptohet kur me sqaron ato qe thote Seminaristi, se une e njoh shume mire dhe mund te lexoj edhe mes rreshtave, gje qe Matrix-i nuk e ben dot. Dhe une nuk kam thene asgje te pavertete ne adrese te tij, dhe keto qe shkruaj me siper nuk jane aspak ofendime. Ai ofendon vetveten me jeten e dyfishte qe ben, prandaj dhe une e ftoj te behet burre dhe te jetoje te pakten nje dite me dinjitet ne jeten e tij.

    Seminaristi ka marre per 5 vjet, 1 vit gjuhe greke qe s'e mesoi dot, se thjesht s'e honepste dhe 4 vjet per studimet e tij, burse nga MJGr. Kjo burse llogaritet mesatarisht keshtu: Bursa eshte afersisht, po marr nje mesatare te viteve 500 euro ne muaj dhe paguhet per te 12 muajt e vitit. 5 vjet X 12 muaj = 60 muaj X 500 euro = 30 000 euro. Ja pra, ky atdhetar i shquar qe ndaka te njejtat teza me studiuesit e tjere ka arketuar deri tani tridhjete mije euro para publike greke, per te cilat duhet te hetohet se ku i ka financuar. Le ta mohoje po te doje, se mund t'i nxjerrim edhe faksimile te listes ku ka firmosur, kur i ka marre dhe kur me paturpesi ka thene ne greqishte te cale: Efharisto.

    Nese i shtojme kesaj shume edhe minimalisht 5000 euro te shpenzuara nga KOASh-i per ta ushqyer per tre vjet ne Seminarin qe e braktisi del, se i ka kushtuar Kishes 35 000 euro financim, per te krijuar nje mendimtar te lire, qe hedh ne internet copa faqesh librash e gazetash dhe pasi ka ngrene keto leke ka zbuluar qe armiku me i madh i shqiptarizmes eshte ortodoksia bizantine. Le t'i ktheje keto leke Kishes, le te dale hapur e te shpalle se nderron rruge, e pastaj jo vetem qe do ta respektoj per bindjet e tij te pavarura, por edhe do ta mbeshtes.

    Pyes: Kur i erdhen keto ide, para se te merrte bursen, gjate jetes ne Greqi, apo tani qe po i mbaron bursa dhe kerkon ndonje donacion tjeter? NEse i sqaron te gjitha keto, eshte i mirepritur ta vazhdoje jeten e tij te parendesishme ne Forum, se edhe une s'kam shume kohe te merrem me te, vetem se nuk ia jap kenaqesine te qendroje tere jeten, si gjarper me zile, i fshehur ne fole, qe ha parate e grekut dhe ben duvane e latinit.

    Atehere pse Seminaristi acarohet me cdo gje qe thote e ben KOASH-i. Sepse si femije zevzek dhe tekanjoz, ndoshta i kane lene ndonje teke pa plotesuar dhe ai ceshtjen personale, si patriot i kulluar qe eshte e ka kthyer ne ceshtje kombetare, dhe inatin e mbartur do t'a nxjerre ne kurriz te KOASH-it.

    Katekisti.

  9. #39
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po ti Katekist sa i ke ngrene Kishes, ne kohen qe bene llogarite e mia?
    Shkolle e Mesme kishtare, seminar, burse per teologji plus qindra e mijera heret qe ti kalon neper institucionet kishtare e jo ne shtepi, sepse ti e ke braktisur shtepine prej vitesh!

    Mos do thuash qe ti ja ke shperblyer Greqise duke u bere me falsifikim homogjen, dhe ne duhet te ndjekim kete shembull?

    Kur une kam shkuar ne Greqi, me propozim nga ana e vete K/peshkopit, ti e di mire kete, packa se perpiqesh me pamoral, ta paraqesesh sikur une kam kerkuar te drejte studimi, pa me eshte dhene, nuk kam dhene ndonje premtim se une do jem sot e tutje grek-homogjen, as se jam i detyruar ti rri besnik Greqise dhe c'eshte e verteta nje gje e tille as qe behet fjale te jete kerkuar ndonjehere.
    I VETMI premtim i imi ka qene qe une pas studimeve do jem ne dispozicion te k/peshkopit dhe kishes per te me punesuar aty ku ata duan, premtim te cilit i mbes, deri ne fund me cdo kosto.
    Une e konsideroj veten bursant te KOASH e jo te Greqise. Nqs do i isha mirenjohes, i jam K/peshkopit dhe nepermjet tij KOASH. Koash po te doje le ti jete mirenjohese Greqise dhe ministrise se saje te jashteme. Eshte KOASH qe ka vendosur menyren e marrjes se burses sime sikurse per gjithe studentet e teologjise. Keshtu qe detyrimi im e perseris eshte karshi KOASH e jo Greqise.
    Bursat e Greqise, mesa di une te pakten, jane gjysma para te financuara nga EU-ja, gjysma tjeter eshte e departamentit te fese se shtetit grek, para te cilat ajo i shpenzon per studente nga e gjithe bota, si cdo vend Europian.

    Mesa duket ti e paske ngaterruar kete, prandaj dhe qenke bere homogjen.
    Une, sic e di ti mire, nuk do behesha homogjen ne shkembim te se drejtes s studimit.
    Madje kete mirenjohje ndaj Greqise ke dashur ta shfrytezosh per te kerkuar te punosh ne Shqiperi ne llogari te shtetit Grek.

    Por une mbaj mend se ti me ke thene mua personalisht se e sheh veten te ndare nga une, si pjese e kampit pro-grek kundra kampit pro-shqiptar ne Kishe!


    Ti mashtron dhe e ben me qellim kur thua se une paskam folur me kuptim te keq per K/peshkopin, kur, sic te tha Matrix, qendrimi im ndaj tij personalisht, njihet ne forum!
    Nqs une duke folur kundra fenomenit anti-shqiptar te bizantinizmit, ty te duket se cenohet K/peshkopi, une ne kete rast nuk kam se cfare te bej, pervec se ta trajtoj K/peshkopin si individ qe edhe pse grek nuk ka pse patjeter te shihet ne menyre strikte brenda pasojave te bizantinizmit.
    Por ty te intereson qe kjo gje te paraqitej keshtu sepse do ishte rruga me shkurter per te fituar me intrigat e tua. Por kete do e shohim!


    Sa per Angline, prape ti mashtron diabolikisht, sikur une drejtokam rrjet trafikimi. Te gjitha keto jane pjese e arsenalit tend anti-kristian diabolik qe ke ne shpirt. Ti do deshiroje te ishte keshtu, nuk e diskuton.
    Ne fakt rrjet trafikimi, te sajimit te dokumenteve famekeqe kundra interesave etnike te shtetit shqiptar je ti. Je pikerisht ti ai per te cilin kerkohet te behet censusi i regjistrimit te popullsise.



    Une nuk kam asgje kundra personale kundra shtetit grek, perderisa kjo nuk nenkupton te berit tim anti-shqiptar, natyrisht. Kam po aq respekt per Greqine, sac ka nje brazilian, kilian, gjerman qe studion me burse greke.
    Nqs do me kerkoje njeri ta kompromentoje kete qendrim per shkak te burses, e jap me firme qe tani, kur te duan e nga kush te doje, qe e le shkollen pergjysem, e le pa mare diplomen!

    Qendrimet e mia historike une i kam hedhur ne forum ketu e disa vjet. Nuk jane te tanishme. Ti dhe shoket e paket qe ke si vetja ne kishe i keni lexuar, madje ti i ke degjuar me veshet e tu. Ato qendrime te miat, sic e di ti, jane thjeshte konkluzione te vezhgimit tim personal, dhe nuk kane te bejne aspak me besnikerine time individuale e personale ndaj KOASH-it.
    Nuk mbaj aspak pergjegjesi nqs vezhgimet e mia bien ndesh me ortodoksine greke, sepse faktet e historise une nuk mund ti zhbej sipas qejfit tim.
    Kur une nxjerr konkluzione historike, qe e kam hobi, pa qene historian (se kam pretenduar kurre ne kete forum qe jame historian), nuk e bej duke pasur si fillese 'ineteresin' tim vetjak, nese jam ortodoks apo cfare.
    Konkluzionet e mia qe diskutoj neper forum, jane te nxjerra nga nje asnjanshmeri e skajshme, per aq sa kjo te jete e mundur per mua. Si te tilla ato jane bindje te miat te cilat une si nderroj me asgje. Si bindje te studiuara une do i mbroj ato para gjithkujt dhe gjithckaje, me firme, emer, perbetim.
    Nuk ka as burse e as peshkop e askush ne bote as autoritet e as fuqi apo akses te me diktoje mendimet e mia.
    Kete fuqi e ka vetem studimi.

    Kam plot shembuj te te jap.

    Por ti si ke keto parime, prandaj si kupton! Ti i sherben pjates se gjelles.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 09-12-2010 mė 09:04

  10. #40
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E bukura me ty eshte se hiqesh si shejtan budalla. Une te tregoj per FAKTE HISTORIKE ti me sjell citate qe jane interpretime e pergjithesime te historianeve te ndryshem qe e kane njohur realitetin e historine shqiptare nga larg e nga fletet e dokumentave historike.
    E bukura eshte se pikerisht FAKTE HISTORIKE ti nuk ke sjelle asnjehere. Ti sjell mendimet e tua, te PAREFERUARA askund. Referencat e tua te vetme, jane tregimet e tua me murgj, qe po i ben si barcoleta.


    Jorga eshte nje nga njohesit me te mire te Bizantit, ti vjen e me thua se eshte historian qe se njeh realitetin!

    Cfare te te them une ty? Po deshe pranoje, po s'deshe mos e bej.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •