Por meqe uniati i paunifikuar (mosunifikim i njohjes teorike me prakticitetin e jetes shpirterore) nuk e ka gjetur akoma ekosistemin e tij eklisiastik dhe teologjik, sepse kete mundesi nuk e ka ne Shqiperi, i duhet te prese derisa te hapet ndonje kishe uniate, ose ta hape vete ndonje kishe personale me dogmatiken dhe liturgjiken private te kokes se tij.
Le te mos merzitet nga keto keshilla dashamirese, edhe pse me pak nota ironike, dhe le te na fale e te na i lejoje keto nota, ashtu sic te tjeret ia lejojne atij, dhe le te kuptoje qe autarkia (vetemjaftueshmeria) ku eshte futur do ta nxjerre nga rruga e nje te krishteri praktikant, duke e cuar ne rrugen e nje teoricieni, qe informacionin e tij nuk e perdor dot as per vete, lere pastaj ta vere ne sherbim te te tjereve.
Duke i kerkuar te falur, sepse nuk kam gje personale me te, por thjesht po imitoj stilin e tij te ironise, i urojme gjithe te mirat dhe le ta gjeje busullen e tij shpirterore, e cila do t'i tregoje drejtimin e nje dere kishe, te kujtdoqofte ajo dhe kudo qe i deshiron zemra, drejtim te cilin ka kohe qe e ka harruar, ne te kundert do detyrohet t'i hedhe ne plehra gjithe ato gjera teorike qe me mund pergjate viteve i ka mesuar.
Katekisti.
Krijoni Kontakt