Kryeredaktorit tė GAZETA SHQIPTARE
Tė mėrkurėn, mė 17 nėntor 2010, nė mjediset e Hotel Tirana International Bashkia e Tiranės paraqiti projektin pėr njė muze tė bashkėjetėsės fetare. Nė ketė takim morėn pjesė dhe pėrshėndetėn edhe pėrfaqėsuesit e tė katėr Komuniteteve Fetare tradicionale. Vumė re me keqardhje se nė gazetėn tuaj tė datės 18 nėntor, nė shkrimin pėrkatės, nga gazetarja Ermelinda Hoxhaj ishte bėrė njė paraqitje e deformuar e veprimtarisė. Nė asnjė rresht tė tij nuk pėrmendej pjesėmarrja dhe pėrshėndetja e pėrfaqėsuesit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ndėrsa Komunitetet e tjera Fetare jo vetėm pėrmendeshin, por nė tri kolona tė veēanta ishin vendosur emrat, funksionet, si dhe citime nga pėrshėndetjet e tyre. Edhe mė i ēuditshėm e tendencioz ishte pėrcaktimi i priftit katolik Dom Gjergj Meta si pėrfaqėsues edhe i Komunitetit Orthodhoks!
Kjo mėnyrė paraqitjeje dhe diskriminimi e njėrit nga Komunitetet Fetare tradicionale cėnon harmoninė dhe barazinė fetare, pėr tė cilėn vendi ynė ėshtė krenohet e pėr tė cilėn flitet nga tė gjithė, brenda dhe jashtė vendit, si edhe nga gazeta juaj, siē ishte edhe qėllimi i aktivitetit nė fjalė. Gjithashtu, mendojmė se, kjo mėnyrė paraqitjeje nuk pasqyron standardet e njė media korrekte, tė lirė, tė emancipuar dhe tė pavarur qė pretendon tė pasqyrojė frymėn dhe kulturėn evropiane nė Shqipėri.
Mbetemi me shpresėn se gabime tė tilla nuk do tė pėrsėriten mė nė tė ardhmen.
Tiranė, 25. 11. 2010
Zyra e Shtypit
e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
Krijoni Kontakt