Komploti i Mafise Ruso-Serbe kunder Kosoves (I)
Isa Mulaj
Alarmante: Zbulohet dhe zyrtarizohet koalicioni KGB (SVR) dhe UDB nė Kosovė
Punim hulumtues pėr diskutimin e politikave, rreth komplotit special tė SVR-sė, UDB-sė dhe Specnaz GRU kundėr Kosovės.
"Kombi i deleve do tė sjell qeverinė e ujqve” -- Edward R. Morrow (1908 – 1965)
Mė pak se njė muaj para zgjedhjeve tė jashtėzakonshme nė Kosovė qė do tė mbahen mė 12 dhjetor 2010, partitė politike dhe kandidatėt e tyre duket se mė nė fund kanė zėnė vend. Edhe disa koalicione u formalizuan dhe u bėnė publike. Kjo ndodhi mė tepėr shkaku i afatit pėr certifikim nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ), se nga dėshira e subjekteve dhe kandidatėve pėr ta ndalur riformatimin nė formė tė koalicioneve dhe bredhjet e kandidatėve nga njė parti nė tjetrėn.
Paragjykimet mė tė kėqija nė Kosovė ndaj kandidatėve dhe partive politike ndodhin kur shumė njerėz flasin pėr jetėn e tyre private, ose merren shumė me thashetheme e propagandė qė kanė pėr qėllim t’i nėnvlerėsojnė apo mbivlerėsojnė ata, qoftė nė pikėpamje pozitive apo negative. Qėllimi i kėtij hulumtimi ėshtė qė me dėshmi zyrtare t’i bėhet e njohur opinionit publik vendorė e ndėrkombėtarė, si dhe atyre qė kanė vendosur tė votojmė, ashtu edhe atyre qė do t’i bojkotojnė zgjedhjet, rreth njė komploti pak a shumė publik kundėr Kosovės. Pėrveē kėsaj, ky hulumtim i adresohet EULEX-it meqenėse ai ka ngritur shqetėsimet pėr disa politikanė pse ata figurojnė nė listat zgjedhore tė partive pėrkatėse kur dyshohen se kanė bėrė vepra penale. Dyshimet janė diēka tjetėr tė cilave u referohet EULEX-i nė krahasim me tė bėmat faktike tė disa politikanėve, tė cilėt figurojnė si emra tė ri nė dy parti politike. Pėr me tepėr, ėshtė mjaft shqetėsues fakti se kėta emra tė ri, shumica ish-funksionarė komunistė dhe spiunė tė UDB-sė kanė pėrgatitur planin kundėr Kosovės me ndihmėn e mafisė ruse dhe serbe. Pėr ēudi, mediat e Kosovės, qofshin elektronike apo tė shkruara, po heshtin rreth planit publik tė kėtyre njerėzve tė shpėrndarė nė dy parti politike. Ende nuk dihet arsyeja e heshtjes qė mund tė jetė, ose e qėllimshme, nuk janė tė informuara, nuk guxojnė, ose janė nėn kontrollin e kėsaj mafie. Nuk ėshtė aspak ēudi pse raporti i Reporterėve pa Kufij tregon se liria e mediave nė Kosovė ka shėnuar rėnien mė drastike prej vitit 2009 kur ishte nė vendin e 58-tė, nė vendin e 92-tė nė vitin 2010. Padyshim se nė kėtė renditje ka ndikuar dukshėm edhe heshtja ose censura e mediave ndaj komplotit special tė mafisė ruse dhe serbe nė dy parti politike tė Kosovės pėr zgjedhjet e ardhshme, tė cilat u caktuan mė 12 dhjetor 2010.
Tė gjithė ju qė mendoni, apo dikush u thotė, se ky apo ai shkrim bėhet gjatė fushatės sė zgjedhjeve, duhet ta keni parasysh seriozisht njė fakt: A e dini se sa janė duke na helmuar partitė politike me propaganda kėtyre ditėve? Sigurisht se e dini, dhe kjo nuk ėshtė hera e parė qė pėrballeni me propaganda tė tilla (tė cilat ju i quani thjeshtė “rrena”). Atėherė dorėn nė zemėr dhe bėni vetes kėtė pyetje: A ėshtė nė rregull qė partitė politike tė na bombardojnė pėrditė dhe gjithkah me kėso rrena, ndėrsa ne tė jem aq indiferent deri nė absurd pėr tė mos pyetur dhe demaskuar kėto rrena sadopak? Mė e tmerrshmja ndėr tė gjitha duket kur partitė politike dalin dhe e gėnjejnė opinionin duke e shantazhuar se kėto qė i shkruan ti, unė, filani, e fisteku qenkan inkurajuar nga dikush me kėtė apo atė qėllim. O lexues i nderuar, a ia vlen qė ne t’i kapėrdijmė rrenat e kulluara dhe komplotet e partive dhe t’i mbyllim sytė dhe gojėn pėrballė realitetit? Ti me siguri thua: Kurrsesi jo, qofshin ato gėnjeshtra qė vijnė nga babai, nėna, vėllau, motra, djali, vajza, apo kushdo qoftė i afėrm i imi. E sikur gėnjeshtrat tė vijnė nga grupet kriminale vendore dhe tė huaja, cila do tė ishte arsyeja nėse ti del nė krah tė tyre dhe mundohesh t’i mbrosh?
Ja se nga ēka ėshtė nxitur kjo analizė: Nga bombardimi masiv me propagandė dhe rrena i disa partive politike, dhe komploti i tyre mercenar. Duke e hulumtuar vlefshmėrinė e kėtyre propagandave, pėr shkak se jemi tė bombarduar nga to, vendosa tė kėrkoj evidencė nga realiteti dhe mė doli diēka tjetėr, ose veprimet e tyre konkrete nė realitet mė dolėn krejtėsisht nė kundėrshtim me ato qė propagandojnė disa parti politike. Prandaj po i bėjmė publike ato qė vėrtetohen si vepra, se premtimet nė formė tė rrenave ēka do tė bėjnė nė tė ardhmen tanimė nuk i bėjnė kujt pėrshtypje, ndonėse duhet marrė me shqetėsim tė madh kur prapaskena konkrete ėshtė krejt ndryshe. Prandaj lexues i nderuar, sa herė disa kriminelė dhe mercenarė politik u thonė: “Kjo ėshtė nxitur nga ky shkak, ėshtė pėr kėtė qėllim, ėshtė propagandė”, etj., ti veē i merr faktet dhe ia pėrplasė turinjve atij qė tė thotė kėshtu, dhe ti i thua atij: “ēka i thua ti kėsaj”? Ti lexues i nderuar nuk ke nevojė tė besosh se ēka them unė, ti, ai, ajo, ne, ju, ata/ato. Duhet tė bazohesh nė vėrtetimin e gjėrave me evidencėn qė ekziston, dhe atė ua pėrplas turinjve atyre qė po tė gėnjejnė me premtime politike, dhe u thua rrencave politik: Le t’i ēka thotė filani e fisteku, por mė trego ēka i thua ti kėtyre fakteve?
1. Ēka ėshtė mafia ruso-serbe dhe si pėrfaqėsohet dhe funksionon ajo nė Kosovė?
Termi Mafia Ruse ose "Russkaja Mafija" (nė rusisht Русская мафия) i referohet njė grupi tė fuqishėm mafiozėsh me bazė nė Rusi dhe ndikim tė konsiderueshėm nėpėr shumė vende tė botės nė veprimtari tė ndryshme, nė mes tjerash, tregti ilegale, kontrabandė tė armėve, trafikim droge e qeniesh njerėzore, dhe shpėlarje tė parave. Origjina e kėsaj mafie rrjedh nga shumė oficerė tė ish KGB-sė (Komitet Gosudarstvenoj Bezopasnosti – Komiteti i Sigurimit Shtetėror), duke pėrfshirė (sipas Aleksandėr Litvinenkos, spiunin dezertor tė ish-KGB-sė) edhe kryeministrin aktual tė Rusisė Vladimir Putin, i cili nė njė kohė ishte pėrfshirė nė krim tė organizuar dhe fshehjen ose kamuflimin e trafikimit tė drogės nga Afganistani. Gjatė kohės sė komunizmit ose ndėrmjet vitit 1985-1990 Putin ishte i vendosur si agjent i KGB-sė nė Dresden tė Gjermanisė Lindore. Njė pjesė e KGB-sė pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik u trashėgua nė Rusi si SVR (Sluzhba Vneshnej Razvedki – Shėrbimi Informativ i Jashtėm) pėr spiunim jashtė Rusisė, dhe pjesa tjetėr si FSB FSB (Federalnaja Sluzhba Bezopasnosti – Shėrbimi Federal i Sigurisė) qė merret me sigurinė e brendshme tė Rusisė.
UDB (Uprava Državne Bezbednosti – Drejtoria pėr Siguri tė Shtetit) ishte shėrbimi jugosllav i inteligjencės dhe organizatė e policisė sekrete jugosllave, pėrgjegjėse pėr mė sė paku 200 atentate dhe kidnapime. Nė kėtė organizatė ka qenė tė inkuadruar edhe shumė shqiptarė. Pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, UDB pjesėrisht shpėrbėhet dhe agjentėt e disa republikave si Slloveni, Kroaci ende janė aktiv nė kuadėr tė shėrbimit inteligjent tė shteteve tė tyre, por nė pjesėn tjetėr mė tė madhe ose shtetet tjera tė ish-Jugosllavisė si Serbia, Mali i Zi, Bosnia, Maqedonia, dhe Kosova, UDB ende vepron me njerėzit e njėjtė pėr qėllimin e pėrbashkėt – interesat serbomėdha. Trashėgimtare e saj ėshtė BIA (Bezbednosno Informativno Agencija – Agjencia Informative e Sigurisė) e Serbisė, e cila shfrytėzon infrastrukturėn dhe personat e UDB-sė nė shtetet e ish-Jugosllavisė qė i pėrmendem, ku pėrfshihet njė numėr i madh i shqipfolėsve nga Kosova. BIA ka pėsuar njė transformim nė emėr sikurse KGB nė SVR, pra infrastruktura dhe shumė njerėz tė KGB-sė kanė mbetur tė shpėrndarė nė vende nė ndryshme duke i shėrbyer Moskės, sikurse UDB-ashėt shqipfolės qė ende i shėrbejnė Beogradit. Njė prej parimeve bazė tė UDB-sė ka qenė ndjekja dhe eliminimi i atdhetarėve shqiptarė dhe inteligjent siē ishin, nė mes tė shumtėve, vrasja e Enver Hadrit, vėllezėrve Gėrvalla, e shumė tė tjerėve. Kjo strategji e pėrndjekjes sė shqiptarėve qė UDB-ja i cilėson si inteligjent, vazhdon edhe sot e kėsaj dite nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre zyrtarė shqipfolės nė Kosovė, ose UDB-ashėve tė atėhershėm dhe tė tashėm. Do t’u sjellim dėshmi pėr kėtė.
Njė prej bashkėpunimeve strategjike ndėrmjet BIA-s me SVR-nė rreth ose kundėr Kosovės, ishte gjatė luftės dhe bombardimeve tė NATOS nė Kosovė nė muajt prill dhe maj 1999. Nė atė kohė, kryetari i Finlandės Marti Ahtisaari i lindur nė qytezėn Viborg tė Rusisė, zhvillonte bisedime me Sllobodan Millosheviqin dhe Viktor Ēernomirdinin (ish-kryeministėr i Rusisė i cili vdiq mė 3 nėntor 2010, mė pak se gjashtė javė para zgjedhjeve tė jashtėzakonshme nė Kosovė!). Ēernomirdin nė mes tjerash ishte themelues dhe kryetari i parė i gjigantit mė tė madh nė botė tė gazit natyror Gazprom. Bisedimet nė Beograd kishin pėr qėllim ta bindin Millosheviqin tė pranoj njė armėpushim dhe vendosjen e misionit tė OKB-sė nė Kosovė. Nė disa prej kėtyre takimeve ka qenė prezent dhe ėshtė pėshtjellur shumė edhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, i cili kishte lidhje tė forta me Rusinė, e kjo lidhje tė forta dhe aleate tradicionale e vėllait ose motrės sė vet Serbinė e cila udhėhiqej nga Millosheviqi. Nuk dihet aq shumė roli i dhe qėllimi i z. Pacolli nė ato bisedime tė rusėve me serbėt dhe finlandezit Ahtisaari tė lindur nė Rusi. Nė njė pjesė tė opinionit kosovarė spekulohet se qėllimi i z. Pacolli ishte qė si pjesė e ndonjė marrėveshje, ky tė bėhej njė lloj udhėheqėsi i Kosovės nė kohėn kur nga Kosova ishin dėbuar nga regjimi i Millosheviqit afėr gjysma e popullsisė shqiptare (afėr 900,000 refugjatė). Sidoqoftė, meqenėse nuk jemi tė njoftuar sa duhet me pėrmbajtjen detaje dhe qėllimin e atyre bisedimeve ku infiltrohej z. Pacolli, konstatimet se z. Pacolli kishte ndėrmend tė bėhej udhėheqės i Kosovės nga bisedimet e rusėve dhe serbėve, po i lėmė njėherė si spekulime.
Millosheviqi e pranon planin e tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova mė 3 qershor, 1999 dhe kėrkon afat deri mė 12 qershor pėr tėrheqje. Ndėrkohė, nė tė njėjtėn ditė (12 qershor), konvoji i 250 ushtarėve rusė (si pararojė e afėr 3,000 tjerėve qė do tė vinin mė vonė) nga Bosnja futen nė Kosovė dhe okupojnė Aeroportin e Prishtinės, para se tė hyjnė ushtarėt e NATOs. Rreth 1/3 e atij kontingjenti tė parė rusė ishin nga njėsitė elite Specnaz (Vojska Specialnogo Naznaēenja – Ushtria pėr Qėllime Speciale) tė divizioni Vimpel. Gjenerali amerikan Uesli Klark e urdhėron gjeneralin britanik Majkėll Xhekson (pak a shumė pro-serb!) tė nxitoj dhe tė mos i lė rusėt ta zėnė Aeroportin. Mbeti e pa qartė se ku ishte hartuar plani i futjes sė ushtarėve rusė nė Kosovė menjėherė pasi Millosheviqi ishte pajtuar tė tėrheq makinerinė vrastare dhe kriminelėt e tij (jo tė gjithė) nga Kosova, por nuk ka dyshim se shumėēka ishte pėrgatitur nė Beograd nga palėt nė ato bisedime rreth Kosovės, ku ishin tė pėrfshirė rusėt, finlandezi nga Rusia, serbėt, dhe njė shqiptar me lidhje tė forta me politikėn ruse dhe serbe.
Se cili ka qenė plani i hollėsishėm dhe strategjia e pjesėmarrėsve nė ato bisedime nė Beograd, kjo duhet tė hulumtohet dhe zbardhet nė tėrėsi, dhe rolin e secilit pjesėmarrės nė to. Sa pėr Millosheviqin, rusėt, dhe Ahtisaarin nga Rusia, e kemi ditur se ata nuk bėjnė plane pėr tė na bėrė ēirak; pėrkundrazi. Mbetet i paqartė roli i z. Pacolli i cili ėshtė shqiptar. Gjersa ato janė ngjarje tė shkuara por qė gjithsesi duhet tė zbardhen, sepse nuk kanė tė bėjnė me mua apo me ty lexues i nderuar por mė tėrė Kosovėn, tani jemi nė pozitė tė kuptojmė rolin e njė politike tė re. Si? Nga ajo se ēka them unė, ti, filani e fisteku? Jo, jo. Do tė bazohemi nė ato se ēka tregojnė dėshmitė zyrtare, dhe atė jo si janė krijuar, por si i paraqet vetė subjekti pėr tė cilin flitet, nė kėtė rast z. Pacolli. Prandaj lexues i nderuar, kur dikush tė flet mirė apo keq pėr z. Pacolli, ti veē i merr dėshmitė zyrtare dhe ua pėrplas turinjve tė gjithė atyre qė mundohen t’iu hipnotizojnė ose gėnjejnė. A jemi tė pajtimit rreth kėsaj, apo rreth asaj ēka ma ka ėnda mua, ty, filanit, e fistekut tė themi me hamendje? Sigurisht se ti, dhe natyrisht ēdokush i arsyeshėm, do tė duhej tė ishte i interesuar se ēka thotė evidenca zyrtare me tė cilėn pajtohet z. Pacolli kur ėshtė nė pyetje fati i Kosovės. Kur bėhet fjalė pėr politikėn dhe fatin e Kosovės, njerėzve normalė nuk u intereson t’i thuash se Isa i ka sytė e zi apo tė kaltėr, filani tė zi, e z. Pacolli tė gjelbėr, ėshtė kėshtu e ashtu. Me planet pėr fatin e njė kombi tė tėrė, nuk ka hajgare, lexues i nderuar. Zhduke njėherė e pėrgjithmonė paragjykimin pėr mbrojtjen apo sulmimin e dikujt rreth jetės private dhe personale, kushdo qoftė ai/ajo. Por kur ėshtė nė pyetje puna e tyre rreth fatit tė popullit, mos lėsho pe nė asnjėrin rast, pėr tė mirė apo pėr tė keq, le tė jetė ai babai apo nėna juaj.
1.1. Ēka thotė evidenca zyrtare e medieve serbe pėr z. Pacolli, ose ēfarė planesh u prezanton z. Pacolli atyre?
Vetėm diēka mė shumė se njė muaj para se tė themelohet Aleanca Kosova e Re – AKR (e themeluar nga z. Pacolli mė 17 mars 2006), gazeta e Serbisė “Nedeljni Telegraf” (Telegrafi Javor) e datės 4 janar 2006 i kushton njė publicitet tė hatashėm, mjaft hulumtues, ilustrues, me intervistė mjaft tė gjatė z. Pacolli, plot 8 faqe (dhe ndoshta nuk u ka mjaftuar!). I tėrė materiali mban mbititullin: Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOŽE BEZ SRBIJE (Fati i rajonit ėshtė nė duar tė Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINĖ). Kėshtu thotė Pacolli, e jo serbėt ose shqiptarėt. Shiko faqen 9 tė gazetės javore:
http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/1.jpg.
Nė njoftimin hyrės ose pėrmbledhės, gazetarėt intervistues serbė (duke pėrfshirė kryeredaktorin) ua tėrheqin vėrejtjen lexuesve se “shtypi serb dhe kosovarė e dejonizon [z. Pacollin], ky ndėrton qytete nėpėr botė dhe ėndėrron paqen dhe jetėn e lumtur pėr tė gjithė popujt e Ballkanit”. Pyetje pėr ty lexues i dashur, serbėt, shqiptarėt, dhe z. Pacolli: Ēfarė paqe dhe jetė tė lumtur mund tė kenė tė gjithė popujt Ballkanit nėse fati i rajonit tė Ballkanit qenka nė duart e Beogradit dhe Kosova nuk mundet apo nuk bėnė pa Serbinė?
Faqja e parė ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisė sė z. Pacolli, me theks tė posaēėm nė kohėn e lirė qė ky e kalon nė hotelin e tij luksoz me pesė yje Diamond Swiss Olivela. Gazeta vazhdon, pėr t’i rėnė nė kokė secilit serb, pėr tė mirė natyrisht, “Dhe drejtoreshė ėshtė gjithmonė e hapura me buzėqeshje Milica nga Kragujevci”. Po, po. Milica nga Kragujevci, tė cilėn gazetarėt e bėjnė gjithmonė tė hapur dhe me buzėqeshje, pėr t’iu treguar mediave dhe serbėve se nėse nė Kosovė e domonizojnė z. Pacolli, kanė tė drejtė, por kujdes ju serbėt qė mund t’ia mėsyni kur tė doni tek drejtoresha e jonė atje qė u pret juve gjithnjė e hapur duke u buzėqeshur. Kėtė po ua themi nė bazė tė pėrvojės sonė si gazetarė serbė, se po tė ishim gazetarė shqiptarė nuk mund tė themi kurrė kėshtu. E kuptoni tani pse ėshtė plotėsisht normale qė shumė gazetarė shqiptarė e demonizojnė kėtė njėri, dhe pse ata qė i thonė vetes serb tė denjė nuk duhet ta demonizojnė, ėshtė porosia ndėrmjet rreshtave e Nedeljni Telegraf.
Pėr mė tepėr rreth prezencės sė “marrėdhėnieve” tė serbėve dhe shqiptarėve nė Zvicėr, shiko dosjen Kobra. Mund ta shikosh mė vonė, por mos harro se UDB ka qenė pėr dekada shumė aktive nė Zvicėr, siē ėshtė edhe tani.
Faqja e radhės ose e dhjeta e gazetės menjėherė tė bie kokės nga pėrmbajtja bombastike dhe fenomenale. Mbitutitulli EKSKLUZIVNO PACOLI. “Tek unė punojnė edhe njerėzit nga Serbia. Montazha (kompani) nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike nė tė gjitha objektet. Dy pilot nė aeroplanin tim janė serb”, thotė z. Pacolli. Pėr mė shumė:
http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/2.jpg.
Kėtu z. Pacolli thekson se nuk ka ambicie politike, por mendon se ėshtė koha qė Ibrahim Rugova tė tėrhiqet (nga politika dhe kryetari i Kosovės) dhe tė gjejė njė trashėgimtar nga rrethi i vet. Shėnim interesant: z. Rugova vdes mė 21 janar 2006, ose vetėm 3 javė pas intervistės sė z. Pacolli. Dyshimi im se ai mund tė jetė helmuar njėsoj sikur spiuni dezertor rus Aleksandėr Litvinenko nė Londėr nga Specnaz GRU (Glavnoje Razvedyvatelnoje Upravlenje – Drejtorati i Ushtrisė pėr Inteligencė tė Jashtme) dhe SVR, nuk doli ta hulumtoj kush seriozisht dhe autopsia mbi shkaqet e vdekjes sė I. Rugovės edhe sot po refuzohet. Ka edhe njerėz qė dėshmojnė se vdekjen e I. Rugovės sė pari e kanė dėgjuar nga mediat e Serbisė si Beta, Vreme, ndėrsa pas dy ditėve janė informuar nga RTK-ja dhe mediat e Kosovės. Po nė tė njėjtėn faqe tė gazetės, z. Pacolli thekson se Aleanca Kosova e Re (AKR) ėshtė formuar si organizatė jopolitike dhe vetėm si ekip i ekspertėve, dhe i garanton serbėt (gazeta e ka futur kėtė nė kornizė speciale) se kjo do tė jetė pėr mirėqenien e Evropės juglindore ani pse ky mision po mė kushton shumė para, thotė z. Pacolli, por mos harro lexues i nderuar se kėtė garancion z. Pacolli e bazon, siē thotė ai nė fillim tė intervistės me titull fort tė madh, se fati i kėsaj pjese tė Evropės ėshtė nė duart e Beogradit. Vetė Beogradi nuk mendon kėshtu, por merr garancione nga z. Pacolli (dhe nga Specnaz GRU, dhe SVR) se duhet tė jetė nė pozitė tė tillė, dhe ia bėnė me dije Serbisė se ky ėshtė duke shpenzuar shumė para pėr arritjen e kėtij qėllimi – qė fati i kėtij rajoni tė vendoset vetėm nga Beogradi. Mjaftuan vetėm mė pak se dy muaj nga vdekja e Ibrahim Rugovės dhe AKR-ja e themeluar pa kurrfarė ambicie politike tė deklaruar, tė shndėrrohet nė parti politike, me ē’rast deklarimi i z. Pacolli se z. Rugova duhet tė zgjedh pasardhėsin e tij (d.m.th. kryetarin e Kosovės dhe tė LDK-sė) nga rrethi i tij, tė bien poshtė komplet.
Faqja 10 e gazetės pėrmban 8 fotografi dhe nė mes tė tyre titullin NUK KAM AMBICIE POLITIKE. Nė fotografinė e parė shfaqet Osmani, gjyshi i z. Pacolli, nė tė dytėn me radhė babai Isa Pacolli nė uniformėn e APJ-sė (Armatės Popullore tė Jugosllavisė) me gradėn, nė bazė tė dy shiritave, “desetar” (dhjetėsh). Grada me dy shirita duket se pėrmban edhe diēka, qė mund tė jetė njė apo dy yje (nuk vėrehet mirė), e qė do tė duhej tė ishte “zastavnik” (flamurtar) ose “flamurtar i klasės sė parė. Fotografia ėshtė bėrė nė vitin 1950, vetėm pesė vite pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe fillimin e njė lufte tjetėr dhe terrorit nė Kosovė. Fotografia e radhės ngjitur me atė tė dytėn, ėshtė e tė birit tė Isa Pacolli, Behgjet Pacolli nė uniformėn e APJ-sė, e bėrė nė vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethėnia e fotografisė kėshtu: Pacolli radio kao Titovo obezbedenje, qė nė shqip mė duket se do tė thotė: Pacolli ka punuar si sigurims i Titos (fjalėn “obezbedenje” nuk po e kuptoj mirė). Nė njė fotografi tjetėr duket me dikė qė quhet Jonuz, dhe nė tjetrėn me Nuredinin. Nuk kemi ide se kush janė kėta Jonuzi dhe Nuredini por pyesni KGB-nė dhe UDB-nė, me siguri do ta dinė, sepse fotografitė janė tė asaj kohe kur Lufta e Ftohtė ishte nė kulminacion. Fotografitė flasin sa njė mijė fjalė, por ju vazhdoni tė lexoni edhe tekstin nė faqe 10 tė gazetės se ka gjėra tjera dhe tė ndryshme nga fotografitė.
Faqja 11 e gazetės sjell materiale edhe mė tė nxehta dhe interesante pėr t’iu rėnė kokės dhe pėr t’i lėnė kopėrdak tė gjithė ata serbė tė denjė pėr atdheun e tyre – Serbinė – qė guxojnė ta demonizojnė z. Pacolli nė bazė tė thashethemeve dhe me t’nime. Ja se ēfarė titulli pėrmban, tė cilin e ka thėnė z. Pacolli: SERBIJA ĖSHTĖ ROTOR I ZHVILLIMIT TĖ EVROPĖS JUGLINDORE DHE POLITIKA E MENĒUR DO T’U SILLTE EKSPANSION TĖ PABESUESHĖM.
Shiko: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/3.jpg
O Zot, o Zot!!! Fanatikėt dhe fashistėt e ndryshėm serbė kanė paraparė ekspansionin e besueshėm pėr krijimin e Serbisė sė Madhe, por nuk e kanė ėndėrruar ekspansionin e pabesueshėm pos me ndonjė grafit nėpėr mure nga emocionet. Kėtė pėr Serbinė mė konkretisht e parasheh vetėm z. Pacolli i cili ėshtė nė gjendje tė sakrifikoj ēdo gjė pėr ekspansionin e pabesueshėm tė Serbisė. Kėshtu z. Pacolli ua mėrdhinė tė gjithė fanatikėve dhe fashistėve serbė, se po qė se ata nuk janė tė gatshėm pėr ekspansion tė besueshėm pėr Serbinė e Madhe, atėherė duhet tė kenė besim nė strategjinė e tij pėr ekspansion tė pabesueshėm dhe krijimin e Perandorisė ose Superfuqisė Serbe, sepse z. Pacolli llogaritė nė fuqinė e Rusisė.
Fjala “rotor i zhvillimit” thuajse nuk pėrdoret kurrė nė terminologjinė standarde ekonomike, me pėrjashtim tė rasteve tepėr ambicioze ose emocionale. Nė rast sė flitet pėr ndonjė bum ekonomik, atėherė nė anglisht pėrdoret termi “economic engine” (motor ekonomik), si pėr shembull me rastin e rritjes ekonomike tė Kinės mesatarisht 10% pėr 30 vite n’gjim. Por rotori ėshtė diēka mė i rėndėsishėm se motori, sepse i pari ėshtė pjesa lėvizėse e tė dytit, ose qė funksionalizon dhe paralizon ēdo gjė. Kėtu bie poshtė konstatimi i z. Pacolli se Serbia ėshtė “rotor i zhvillimit tė Evropės juglindore”. Sa pėr informimin e opinionit, nė bazė tė pėrllogaritjeve tona tė bazuara nė burime tė besueshme te tė dhėnave nga institucionet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare si Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN), Banka Botėrore, Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, dhe CIA World Factbook, ekonomia e Serbisė ėshtė vetėm sa njė pjesė e ekonomisė sė disa shteteve veē e veē. Pėr shembull, nė bazė te tė dhėnave pėr vitin 2009 nga burimet e FMN-sė, madhėsia e ekonomisė sė Serbisė (ose rotorit tė tėrė Evropės juglindore sipas z. Pacolli), ėshtė kėshtu:
Bruto Produkti Vendor (GDP) i Serbisė ėshtė vetėm sa 13% e GDP-sė sė Greqisė ose 7,7 herė mė i vogėl; sa 26,6% i Rumanisė ose 3,8 herė mė i vogėl, sa 63,5% e GDP-sė sė Kroacisė (edhe pse Kroacia ka mė pak se 4,5 e Serbia mbi 7,3 milionė banorė), sa 88,4% e Sllovenisė (Sllovenia ka vetėm 2 milionė banorė), dhe sa 91,2% e Bullgarisė (po tė jetė 100%, atėherė nėnkupton se GDP e Serbisė ėshtė sa ajo e Bullgarisė). Vendet tjera tė Evropės juglindore qė e kanė GDP-nė mė tė vogėl se tė Serbisė, janė vetėm ato qė e kanė numrin e popullsisė dukshėm mė tė vogėl se tė Serbisė (Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipėria, dhe Bosnja e Hercegovina). Po tė merret Serbia nė krahasim me tė gjitha vendet e Evropės juglindore, atėherė del se madhėsia e ekonomisė sė saj ėshtė sa 6% e totalit. Ja pra lexues i nderuar, 6% z. Pacolli e quan rotor i zhvillimit ekonomik tė Evropės juglindore! Sikur tė jetė 50%:50%, ende ėshtė pikėpyetje a mund ta quash motor, e lėrė mė rotor. Mirėpo, mos tė harrojmė se kėtu z. Pacolli e llogaritė edhe ekonominė e Rusisė dhe Kazakistanit, tė cilat janė shtete tjera qė nuk i pėrkasin fare Evropės juglindore.
Pacolli me UDB-ashin mė tė famshėm dhe famėkeq tė Kosovės Selim Broshaj nė Restorantin Dora
Fanatikėt serbomėdhenj fillimisht mendojnė se z. Pacolli po tallet, por gazeta u sjellė dėshmi faktike tė forta dhe i lė kopėrdak tė gjithė ata qė mendojnė se z. Pacolli nuk ka ambicie pėr ta bėrė Serbinė Superfuqi. Vendin qendror nė atė faqe e zė fotografia e vitit 1981 me z. Pacolli me UDB-ashin mė tė famshėm dhe famėkeq tė Kosovės Selim Broshaj (duke i buzėqeshur fotografistit), duke festuar nė restorantin Dora pas shtypjes sė pėrgjakshme tė demonstratave tė studentėve shqiptarė nga ushtria dhe milicia serbe e jugosllave dhe shumė shqipfolės. Nė foto duket edhe njė njeri tjetėr, ose i pari nga e majta (z. Pacolli ėshtė nė mes ndėrsa Selim Broshaj i pari nga e djathta – nėse ėshtė ky, sepse nuk e kam njohur), por gazetarėt e kanė theksuar Selim Broshajn pėr t’ua mbyllur gojėn tė gjithė atyre serbėve qė kanė dyshim nė z. Pacolli nėse e ka seriozisht sakrificėn e tij pėr krijimin e Superfuqisė Serbe, me fjalė tjera, gazeta u thotė serbėve: O njerėz, a e shihni se ne nė Kosovė i kemi ujqit tanė shqipfolės kundėr deleve tė quajtur “šiptari”?
Ti lexues i nderuar duhet tė bėsh pyetjen se nga e mori gazeta serbe atė fotografi tė vitit 1981, kush ia dėrgoj, z. Pacolli (sepse ata qė intervistohen duhet t’i sigurojnė edhe fotografitė, ose sė paku tė japin lejen pėr botimin e tyre), nga UDB-ja, apo nga kush? Pėr ēfarė qėllimi gazeta e vė nė qendėr kryesore Selim Broshajn dhe Behgjet Pacollin?
Nė njė fotografi mė lartė, djathas janė intervistuesit Momēillo Gjorgoviē (krye-redaktori), Stanislava Pak (gazetare), dhe i intervistuari (Behgjet Pacolli). Fotografia tjetėr pėrfundi saj paraqet z. Pacolli me nėnėn e tij. Ndonėse lexues i nderuar kjo ėshtė foto familjare dhe duhet tė ndahet shapi prej sheqerit kur hulumtohen veprimtarinė kombėtare ose anti-kombėtare, arsyeja pse armiku boton edhe fotografi tė anėtarėve tjerė tė familjes qė s’kanė lidhje apo nuk mund tė kontribuojnė nė “kauzė”, ėshtė qė t’i bėhet me dije ushtrisė dhe milicisė se nė rast lufte, duhet ta dini se kė nga shqiptarėt nuk guxoni ta prekni, madje duhet ta mbroni, dhe kė duhet ta vritni (nė rastet kur botohen fotografi me anėtarė tė familjes tė atij qė UDB mendon se nuk i shėrben interesave serbomėdha).
Vazhdoni tė lexoni edhe tekstin, sepse fotografitė ndonėse vlejnė mijėra fjalė, ė tekst ka gjėra interesante, si pėr shembull ato kur z. Pacolli thotė se Kosovės nuk i duhet ushtria pasi qė nuk do tė ketė kufij, domosdoshmėrinė e tij pėr t’u kyēur nė procesin e privatizimit nė Serbi (duke pėrfshirė edhe Kosovėn!) se “Tajkunėt (njerėzit shumė tė pasur) nuk janė nė gjendje tė ndėrtojnė gjė, ata vetėm me shpejtėsi e vjedhin shtetin e popullin dhe pėrfitojnė nė fatkeqėsinė e tij. Mua mė shumė mė intereson tė ndėrtoj, dhe nėse ndėrtoj qytete tė mėdha nėpėr botė, pse tė mos ndėrtoj edhe nė Beograd pėr ardhmėrinė e rinisė sonė?!”, etj.
Gazeta nuk e ka tė qartė se ēka kishte ndėrmend z. Pacolli kur thoshte “ardhmėrinė e rinisė sonė” nė Beograd, prandaj i ka vėnė kėsaj fjalie tė z. Pacolli njė pikėpyetje dhe njė pikėēuditėse. Ndėrsa pėr ato se Kosova s’ka nevojė pėr ushtri, se nuk do tė ketė kufij, dhe tash lobon pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės (por jo nė ato shtete tė cilave u shėrben dhe ka lidhje tė forta me to) do tė njihemi mė vonė se kush dhe si e ka planifikuar dhe po e zbaton kėtė strategji konspirative.
Nė faqe 12 gazeta fillon me fotografinė ku duket z. Pacolli me Mahmut Bakallin (ish-udhėheqėsin komunist tė Kosovės) nė vitin 1998 ose nė vigjilje tė luftės nė Kosovė. Fotografia tjetėr mė poshtė tregon njė mbledhje nė Lugano me Afrimin (kush ėshtė ky?) dhe mė poshtė me Bujar Bukoshin. Ne vitin 1999 ėshtė takuar nė Lugano me pėrfaqėsuesit e qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės, ndėrsa fotografia e skajshme paraqet nė tė djathtė tregon vizitėn qė i ka bėrė varrit tė Adem Jasharit nė fshatin Prekaz i Ulėt i Skėnderajt nė vitin 2000. Burimi i kėsaj fotografie do tė ishte interesant tė tregohet. Kėtė ose duket se ia ka ofruar z. Pacolli gazetės, ose gazeta ka qenė prezente aty. Vazhdoni tė lexoni edhe tekstin me gjėra tjera interesante, ku nė mes tjerash z. Pacolli tregon se familja e tij rrjedh nga Mirdita e Shqipėrisė. Shiko dhe lexo mė gjerėsisht:
http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/4.jpg
Nė faqen 13 fillojnė fotografitė me Jelcinin, Klintonin dhe Borodinin nė Kremlin mė 1996, mė poshtė nė fotografi me senatorin amerikan Bob Doll dhe ish-gruan Ana Oksa. Faqja mban titullin me shkronja tė mėdha. NUK JAM NJERI I LUFTĖS. NJĖ MILIARDĖ E DYQIND MILIONĖ TĖ MIA PO I FUS NĖ PAQE.” Kjo ka rėndėsi tė mbahet mend sepse tash ato nuk mund t’i fus nė shtetet ku ka sundim tė mirėfilltė tė ligjit pėr shkak tė aferave nė shpėlarjen e parave me mafinė ruse, por manipulon kėtu nė Kosovė ku nuk ka sundim tė ligjit. Mė vonė u sjellim dėshmi.
Titulli tjetėr nė tė njė faqe qė tė bie nė sy, ėshtė “Oferta ime pėr Koshtunicėn”, ish-kryetarin e RFJ-sė (2000-2003) dhe ish-kryemistrin e Serbisė (2004-2007 dhe 2007-2008), ku z. Pacolli tregon pėr ofertėn qė ia ka bėrė Koshtunicės. Dhe ēfarė oferte se! I ka dėrguar Koshtunicės letėr dhe e ka njoftuar se ėshtė i interesuar “tė ndėrtoj nė Beograd njė kompleks banesoro-afarist aty ka qenė mė herėt MUP-i (Ministria e Punėve tė Brendshme), pėrgjatė autostradės. Projekti parasheh ndėrtimin e dy kullave, ndėrsa nė bazė do tė jenė qendrat tregtare. Kėto do tė jenė objektet mė tė larta nė Ballkan, dhe iu siguroj se do tė ngazėllehen tė gjithė ata qė kalojnė nėpėr autostradė. Mund tė ndėrtojmė rrjetin e autostradave, ashtu qė njerėzit mund tė vijnė tė papenguar shpejt nga e tėrė bota. Realizimi i kėtij projekti do tė hapte shumė vende tė reja pune gjatė ndėrtimit dhe pėrfundimit tė tij”, thuhet nė letrėn e z. Pacolli drejtuar shovinistit dhe anti-shqiptarit Vojisllav Koshtunica, qė gjendet nė origjinal kėtu: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/5.jpg
Faqja 14 qė mund tė shkarkohet nga kjo adresė: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/7.jpg, pėrmban fotografi dhe tituj bombastik e skandaloz. Kryetitulli nė maje t’majės EKSKLUZIVNO PACOLLI, tituj tjerė tė mėdhenj: ĖNDRRA IME E MADHE: NDĖRTIMI I XHAMISĖ, KISHĖS KATOLIKE DHE ORTODOKSE NĖ PRISHTINĖ NJĖRA PAS TJETRĖS, dhe njė tjetėr titull skandaloz: S’KA BISEDIME PĖR BASHKIMIN E KOSOVĖS ME SHQIPĖRINĖ. Lexoni tekstin nė detaje.
Faqja 15 dhe e fundit nga gazeta nga kjo adresė: http://www.lajmet.com/cutenews/data/upimages/8.jpg, mban titullin: “Takimi i fundit me Millosheviqin: HOLBRUK KA SHKAKTUAR HUMBJEN E VENDEVE TĖ PUNĖS NĖ BALLKAN.” Njė titull i pazakonshėm, apo jo? Mirėpo, brendia tregon diēka edhe mė interesante. Aty z. Pacolli dėshmon pėr takimet qė i ka pasur me Millosheviqin nė “Beli Dvor” (Pallatin e Bardhė), pikėrisht ku ka punuar mė herėt si roje e Titos. Takimin e parė me Millosheviqin e kam pasur nė vitin 1996 kur ka qenė kryetar i Serbisė, thotė Pacolli, dhe vazhdon: “Herėn e parė kemi biseduar gjatė, dhe herėn e dytė (nė mars 1998) jemi takuar nė Beli Dvor tė cilin e kam njohur nė ēdo cep.” Pėr takimin e dytė thotė se ka biseduar me Millosheviqin rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės dhe se dialogu ka qenė konstruktiv, por pėrsėri thotė se nuk ka ambicie politike. “Pak mė vonė, Holbruku ka tentuar ta bėjė atė qė tanimė unė kisha provuar, por nuk ka pasur sukses”, ej. Lexoni faqen e plotė nga adresa e mėsipėrme.
Pėrpos kėtij bashkėpunimi fanatik tė Pacollit me politikanėt shovinistė dhe anti-shqiptarė tė Serbisė duke u premtuar atyre mrekullira, duke pėrfshirė edhe takimet me krye kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq, krimi i organizuar i z. Pacolli me mafinė ruso-serbe ėshtė i dėshmuar edhe nga hulumtimet e Institutit Evropian pėr Parandalimin dhe Kontrollin e Krimeve nė Helsinki, i lidhur me Kombet e Bashkuara. Raportin e plotė mund ta shkarkoni dhe lexoni nga kjo adresė:
http://www.heuni.fi/uploads/v2t9skuki.pdf. Lexim tė kėndshėm!
Mafia ruso-serbe tash sė voni ėshtė zbuluar nė Mal tė Zi duke vėnė baste me fėmijėt, si rrjet kriminal qė organizon luftėra fizike ilegale mes fėmijėve tė moshave prej 7 deri nė 12 vjet. Mali i Zi ėshtė shtet fqinj me Kosovėn. N Kosovė mafia ruse qarkullon edhe pa viza, dhe pėr kėtė mafi tė pėrbashkėt ruso-serbe. punojnė disa grupacione politike dhe politikanė shqipfolės. Ju i njihni fort mirė kėta pėrfaqėsues tė mafisė ruso-serbe, rrini me ta dhe mund t’u duken burra tė mirė dhe femra shqipfolėse tė bukura, e madje disa prej jush na rekomandoni t’i votojmė!
vijon..
Ne pjesen e dyte do te lexoni:
- 1.2 AKR dhe “mungesa e ambicieve politike” tė mafisė ruso-serbe
- 1.3. Specnaz + Mimoza Kusari vs. Ramush Haradinaj 1:1
- 2. Ana tjetėr e komplotit: LDK dhe koalicioni i saj me AKR-nė
- Bizneset e Isa Mustafės: Atėherė dhe tani
- Krimi i organizuar pa kufi i mustafizmit
nga:
http://www.albaniapress.com/lajme/13...Kosoves-I.html
Krijoni Kontakt