Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Lightbulb Përleshje fizike në LDK

    Aktivistë të LDK’së janë përleshur fizikisht mes vete gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie mbrëmjen e së shtunës. Incidenti ndodhi kur dy persona fyen Ismet Beqirin derisa ai po fliste para masës. Të irrituar, simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm sulmuan dy të rinjtë duke u shkaktuar atyre plagë serioze. Ata po kurohen në QKU. Policia tha se ka nisur hetimet për këtë rast.

    Nga Express më 05 dhjetor 2010 në ora 12:10
    Aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përleshur fizikisht të shtunën mbrëma në shkollën fillore “Hilmi Rakovica” në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie.
    Burime të Express thonë se incidenti ndodhi pikërisht në çastin kur para masës ka dalë Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së.
    Një zyrtar i LDK’së, në kushte anonimiteti, tha se dy persona nga turma kanë filluar ta fyejnë z.Beqiri dhe më këtë rast simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm kanë filluar t’i grushtojnë ata.
    “Në rrahje janë përfshirë shumë persona. Tubimi është ndërprerë dhe dy djem janë dërguar me urgjencë në QKU si pasojë e plagëve të marra”, ka thënë për gazetën zyrtari i LDK’së që foli në kushte anonimiteti.
    Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
    Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë, tha se rasti është në procedurë e sipër dhe vetëm gjatë ditës së diel mund të merren informacione më të sakta rreth këtij incidenti.
    “Rreth orës 19:00 kemi marrë një informatë se në rrugën Vëllezërit Fazliu dy persona kanë marrë goditje nga disa persona të tjerë dhe janë dërguar në emergjencë në QKU. Ne i kemi dërguar njësitet tona në terren për të marrë vesh se për çfarë bëhet fjalë. Tash për tash nuk mund të them asgjë më tepër”, ka thënë Kelani, për Express.
    Ky është incidenti më i madh gjatë fushatës së sivjetshme për zgjedhjet nacionale.
    Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Ismet Beqirin, apo me zyrtarë tjerë të LDK’së të pranishëm në këtë tubim, por kjo ka qenë e pamundur.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    U shkaterru...LDK-ja.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    Kjo po ma kujton rastin në Skënderaj, kur gjatë fushatës së LDK-së masa përreth, për ta penguar fushatën i brohoritnin Thaçit.

    Kjo është një formë veprimi shumë e ndyrë dhe mund të jetë me pasoja të paparishkueshme. Mund të ketë edhe gjakderdhje. Nuk fitohen votat në këtë formë të ndyrë. Ti hyn në garë, por hyn si burrë, jo me këso forma të ulëta!!

    Mbase edhe ky rasti që paska ndodhur mund të jetë si pasojë e këti lloj provokimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 05-12-2010 më 10:41
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Kjo po ma kujton rastin në Skënderaj, kur gjatë fushatës së LDK-së masa përreth, për ta penguar fushatën i brohoritnin Thaçit.

    Kjo është një formë veprimi shumë e ndyrë dhe mund të jetë me pasoja të paparishkueshme. Mund të ketë edhe gjakderdhje. Nuk fitohen votat në këtë formë të ndyrë. Ti hyn në garë, por hyn si burrë, jo me këso forma të ulëta!!

    Mbase edhe ky rasti që paska ndodhur mund të jetë si pasojë e këti lloj provokimi.
    E drejte! Keshtu kane vepruar komunistet (me pas socialiste) ne vitet '90 ne Shqiperi.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Aktivistë të LDK’së janë përleshur fizikisht mes vete gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie mbrëmjen e së shtunës. Incidenti ndodhi kur dy persona fyen Ismet Beqirin derisa ai po fliste para masës. Të irrituar, simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm sulmuan dy të rinjtë duke u shkaktuar atyre plagë serioze. Ata po kurohen në QKU. Policia tha se ka nisur hetimet për këtë rast.

    Nga Express më 05 dhjetor 2010 në ora 12:10
    Aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përleshur fizikisht të shtunën mbrëma në shkollën fillore “Hilmi Rakovica” në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie.
    Burime të Express thonë se incidenti ndodhi pikërisht në çastin kur para masës ka dalë Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së.
    Një zyrtar i LDK’së, në kushte anonimiteti, tha se dy persona nga turma kanë filluar ta fyejnë z.Beqiri dhe më këtë rast simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm kanë filluar t’i grushtojnë ata.
    “Në rrahje janë përfshirë shumë persona. Tubimi është ndërprerë dhe dy djem janë dërguar me urgjencë në QKU si pasojë e plagëve të marra”, ka thënë për gazetën zyrtari i LDK’së që foli në kushte anonimiteti.
    Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
    Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë, tha se rasti është në procedurë e sipër dhe vetëm gjatë ditës së diel mund të merren informacione më të sakta rreth këtij incidenti.
    “Rreth orës 19:00 kemi marrë një informatë se në rrugën Vëllezërit Fazliu dy persona kanë marrë goditje nga disa persona të tjerë dhe janë dërguar në emergjencë në QKU. Ne i kemi dërguar njësitet tona në terren për të marrë vesh se për çfarë bëhet fjalë. Tash për tash nuk mund të them asgjë më tepër”, ka thënë Kelani, për Express.
    Ky është incidenti më i madh gjatë fushatës së sivjetshme për zgjedhjet nacionale.
    Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Ismet Beqirin, apo me zyrtarë tjerë të LDK’së të pranishëm në këtë tubim, por kjo ka qenë e pamundur.
    Natyrish Berati dhe Expresat do t'i jepnin kësi titulli shkrimit.
    Këtij shkrimi më mirë do t'i shkonte titulli:

    Po zhvillohet fushatë e ndyrë zgjedhore në Kosovë, nxitur nga partia që para kohe e humbi mandatin!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Natyrish Berati dhe Expresat do t'i jepnin kësi titulli shkrimit.
    Këtij shkrimi më mirë do t'i shkonte titulli:

    Po zhvillohet fushatë e ndyrë zgjedhore në Kosovë, nxitur nga partia që para kohe e humbi mandatin!
    Hahaha , edhe un mendoj që ashtu do të bënin.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    U shkaterru...LDK-ja.
    cila LDK ej...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ldk-ja duhet te formoj klube te boksit , dhe te organizoj ma shpesh gara... le te heqin dor prej politike.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    E drejte! Keshtu kane vepruar komunistet (me pas socialiste) ne vitet '90 ne Shqiperi.
    po pra keshtu keta komunista edhe ateher kur u rrehn me karrika, na bonen hore, se durojn keta me ja heq qypin e mijaltit prej dore!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Edhe një sinjal se PDK po i humb zgjedhjet. Taktika e infiltrimit të tyre pranë subjekteve të tjera është përdorur vetëm kur kanë qenë në defansivë politike...

    Edhe do hanë dru edhe do i humbin zgjedhjet... Ta bajin me shëndet se vetë e promovuan...!
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •