AKR: Do t’i japim fund qeverisjes së keqe
Përfaqësues të partisë Aleanca Kosova e Re në tubimin me simpatizantët e kësaj partie në Prishtinë premtuan se do t’i japin fund qeverisjes së keqe dhe korrupsionit.
Në hapje të fushatës parazgjedhore, në sallën “1 Tetori”, e nominuara për kryeministre të vendit nga kjo parti, Mimoza Kusari Lila premtoi rritje ekonomike për 7 për qind.
Ajo theksoi se në rast të fitores së koalicionit ‘Kosova e Re’, që i prin partia Aleanca Kosova e Re, Kosova do të përfitojë 30 mijë vende pune çdo vit. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt