Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    festohet pėr Sulltan Muratin!?

    Valon Kurtishi: Antishqiptarizėm ekstrem nė Kastriot (ish-Obiliq) - festohet pėr Sulltan Muratin!?
    E Premte, 12-11-2010, 10:00pm (GMT)


    Antishqiptarizėm ekstrem nė Kastriot (ish-Obiliq) - festohet pėr Sulltan Muratin!?


    “Ata qė kanė kontrolluar tė kaluarėn do tė pėrpiqen tė pėrcaktojnė edhe tė ardhmen”. George Orwell 1949


    Nga Valon Kurtishi


    Bilborde apo pano tė mėdha nė gjuhėt maqedonisht dhe turqisht nė Tetovėn me 90% shqiptarė!! si dhe shqip dhe turqisht!! nė Prishtinėn me 1 milionė shqiptarė dhe asnjė turk, kanė bėrė ftesė apo kanė lajmėruar pėr njė ngjarje shumė tė pazakontė nė njė komunė shqiptare tė Kosovės. Mė konkretisht, sipas pėrmbajtjes sė kėtyre panove gjigante qė mė vonė u transmetuan nga mediat shqiptare si dhe disa media turke, Komuna e ish-Obiliqit sot Kastriotit nė Fushė-Kosovė nė bashkėpunim me komunat e Bursės dhe Osmangazit nga Republika e Turqisė, paskan organizuar bashkėrisht shėnimin e 621 vjetorit tė vdekjes sė sulltanit turk Muratit. Kėtij evenimenti “solemn” i ėshtė bashkangjitur edhe rrethprerja (synetimi) masiv i dhjetėra fėmijėve tė lebetitur e ēoroditur shqiptarė nė njė rit gati kanibalesk afrikan tė derdhjes kolektive tė gjakut, tė paparė pėr kohėn dhe kontinentin ku jetojmė.


    Informacioni zyrtar pėr kėtė ngjarje tė pabesueshme ėshtė dhėnė nė faqen zyrtare tė radiotelevizionit shtetėror turk TRT tė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe ( www.trtalbanian.com). Televizioni shtetėror apo publik TRT paraqet qėndrimet zyrtare tė shtetit turk, qėndrimet standarte tė historiografisė turke pėr ngjarje tė caktuara historike si dhe afirmon kuptohet qėndrimet nacionaliste tė komunitetit shkencor dhe opinionit publik tė kėtij vendi.


    Duke qenė njė ngjarje krejtėsisht e pabesueshme, tėrėsisht joracionale, jashtė ēdo normaliteti e sensi logjik tė mundshėm si dhe kejt idioteske, mbetėm plotėsisht tė shokuar. Njėkohėsisht, nė mėnyrė qė tė mund ta besojmė kėtė lajm tė pazakontė filluan tė mbledhim mė shumė informacione rreth rastit nė fjalė.


    Nė fillim tė lajmit tė shfaqur nė televizionin e lartpėrmendur shtetėror thuhet tekstualisht, ”Sulltan Murat I Sovrani, i cili ka rėnė dėshmor nė betejėn e Fushė Kosovės, ėshtė pėrkujtuar pranė tyrbes ku ėshtė varrosur nė 621-vjetorin e vdekjes. Nė kuadėr tė ceremonive u bė edhe pėrurimi i Shtėpisė Kulturore tė Sulltan Muratit qė ndodhet pranė tyrbes”.
    Nga kjo fjali e zgjeruar shihet qartė se pėr historiografinė zyrtare turke, njė sulltan apo njė shef shteti mesjetar i cili ka lansuar njė fushatė tė madhe okupuese dhe agresioni ndaj popujve tjerė shihet si hero pozitiv apo si hero nacional. Deri kėtu krejt nė regull. Edhepse, shikuar nga pikėpamja e moralit nė shkencat historike, agresorėt nuk ėshtė as normale dhe as e drejtė tė evidentohen si heronj nacionalė, pėrsėri ajo ėshtė njė pikėpamje e historishkruesve turq e cila nuk na intereson neve kėtu. Pėr mė tepėr, historiografia shqiptare shquhet pėr tolerancė tė tepruar, kėshtuqė historianėt tanė nuk pėrzihen nė shkrimin e historisė sė popullit turk dhe tė krahinave tė Anadollit. Por ja qė tjerėt nuk i lėnė rehat shqiptarėt dhe vijnė e u japin leksione historie edhe nė zemėr tė territoreve etnike shqiptare – nė Fushė Kosovė.


    Nėse pėr turqit etnikė Sulltan Murati i i parė ai i II apo Sulltan Mehmeti pushtuesi, janė dėshmorė tė kombit apo heronj nacionalė, pėr shqiptarėt ata janė armiq nacionalė dhe pushtues tė tyre. Shqiptarėt nė betejėn e Fushė Kosovės tė 28 qershorit tė vitit 1389 ishin kundėrshtarė mė tė reptė tė turqve, pasi territori nė tė cilin dhe pėr tė cilėn u zhvillua kjo betejė e pėrgjakshme ishte i tyre dhe banohej nė masė tė madhe nga po ata. Sipas historianėve tė ndryshėm europianė dhe kronikanėve mongoloidė turq, pjesėmarja mė e madhe fisnikėrisė nė kėtė betejė ishte ajo shqiptare. Numri mė i madh i atyre qė njiheshin si burra sheti shqiptarė tė asaj kohe ishte prezentė nė Fushė Kosovė, edhe atė: Gjon Kastrioti, Teodor II Muzaka, Mėhill Nikollė Kopiliqi, Dhimitėr Jonima, Lekė Dukagjini dhe Gjergji II - Strazimir Balsha. Njė numėr i madh i ushtarėve shqiptarė, parardhės tė shumė prej atyre pjesėmarėsve “kosovarė shqiptarė” tė ceremonisė sė vitit 2010 nė Fushė Kosovė, kanė dhėnė jetėn kundėr ushtrisė sė po kėtij sulltani po nė Fushė Kosovės mė 1389. Njė princ pėr tė cilin ka tė dhėna serioze historike se ishte me origjinė nga zona e Drenicės me emrin Millosh Kopiliqi, ka qenė edhe heroi mė i madh i ushtrisė ballkanike nė atė betejė tė tmershme mes dy botėve tėrėsisht tė kundėrta europiane dhe aziatike. Princi shqiptar kreu aktin mė tė lartė heroik, aktin sublim qė mund tė keyejė njė patriot: vrasjen e sulltanit nė llogoren otomane duke e ditur se kėtu mer funda jeta e tij tokėsore. Por heroi shqiptar fiton pėrjetėsinė kombėtare dhe qiellore duke dorėzuar pėrkohshmėrinė e jetės tokėsore nė tehun e shpatės aziatike.


    Ēfarė pafytyrėsie, mungese respekti ndaj familjarėve tė vet mė tė hershėm, servilizmi, inferioriteti, mungese tė frikshme tė identitetit kombėtar dhe kapacitetit shtetformues kanė treguar mikpritėsit “shqiptarė” tė kėtij aktiviteti nė komunėn e Fushė Kosovės. Si ėshtė e mundur qė edhe pėrkundėr fakteve tė shumta qė vėrtetojnė katėrcipėrisht luftėn shqiptare dhe sakrificat e mėdha tė princave dhe ushtarėve shqiptarė nė kėtė betejė, dikush qė mbahet sot “shqiptar” tė mohojė gjakun e tyre 6 shekuj mė vonė.


    Nga ana tjetėr, ėshtė parė edhe nė momente tjera qėndrimi aspak dinjitoz i klerikėve islamikė nė rastet e kėtilla tė falsifikimit tė kulturės dhe historisė shqiptare si dhe degradimit kombėtar qė u bėhet shqiptarėve si komb e si entitet i vetėdijshėm politikisht. Kreu i komunitetit islamik tė Kosovės Naim Tėrnava i cili ishte prezent personalisht nė kėtė manifestim ka thėnė se: “Sulltan Murati nuk ra dėshmor pėr pushtet dhe pasuri, por nė emėr tė islamit”. Njė deklaratė e kėtillė pėrveēse nuk ka tė bėjė fare me realitetin historik dhe tė sotshėm, por tregon apo ilustron qartėsisht pohimin e thėnė nga shumėkush se kohėve tė fundit institucionet fetare nė territoret shqiptare janė duke u shndėruar gjithnjė e mė shumė nė zėdhenėse dhe realizuese tė agjendave dhe politikave asimiluese antishqiptare tė mentorėve dhe financuesve tyre tė ndryshėm. Kėta financues nga qendra tė fuqishme nga jashtė tokave shqiptare janė duke manipuluar fuqishėm me ndjenjat fetare tė njė pjese tė popullatės tonė, e cila si e pashkolluar dhe e varfėr tregon tendencėn e tė rėnit nėn influencėn e rrezikshme antishqiptare tė tyre.


    Kreu i komuniteit mysliman tė Kosovės nuk mund tė deklarojė publikisht tė pavėrteta historike dhe nuk mund tė paraqesė qėndrime tė rreme historike, qė pėrvecse janė joshkencore dhe krejtėsisht tė pavėrteta, janė edhe veprime antishtetėrore dhe antikombėtare njėkohėsisht. Kryeimami duhet ta dijė se asnjė sulltan asnjėherė nuk ka luftuar pėr islamin apo kundėr ndonjė feje tjetėr. Islami apo edhe fe tė tjera janė shfytėzuar nga sundimtarė apo shtete tė ndryshėm nė periudha tė ndryshme historike pėr tė ēuar para agjenda asimiluese apo veprime ushtarake pėr tė zgjeruar territore shetėrore. Asnjė shtet asnjėherė nuk ka sulmuar shtete tjera pėr arsye tė pastra fetare. Edhe kulmi i ēmendurisė fundamentaliste si luftėrat e kryqėzatave nė shekujt XI – XIV janė spjeguar nė tė kaluarėn dhe spjegohen akoma sot nga shumica e historianėve dhe shkencėtarėve botėrore si luftėra pushtuese me karakter politik, territorial dhe ekonomik, tė cilave pastaj pėr tė tėrhequr masa mė tė mėdha ta fanatizuara si dhe pėr tė shtuar fondet financiare tė dhuruara nga po kėta fanatikė tė sėmurė u ėshtė dhėnė njė arsyetim fetar tė tipit, gjoja “luftė pėr ēlirimin e qytetit tė shenjtė tė Jerusalemit”, “varrit tė shenjtė tė Jezu Krishtit nga duart e tė pafeve” e arsyetime tjera banale tė kėsaj natyre.


    Njė fenomen tjetėr i frikshėm dhe ēuditshėm bashkė qė u pėrsėrit edhe kėtė radhė ishte rrethprerja apo synetimi masiv i fėmijėve tė njomė shqiptarė qė ishte skenografi pėrcjellėse e manifestimit nė fjalė. Veshja e fėmijėve shqiptarė nė qendėr tė Europės Juglindore mė veshje kombėtare tė popujve tė Azisė qėndrore tė Turkmensitanit apo Kakzakistanit, ishte njė ēmenduri dhe ēoroditje e rradhės nė kėtė organizim. Kjo ishte njė shfaqje primitive aziatike karakteristike pėr popullatat primitive baritore tė Azisė qėndrore tė cilėn edhe po ta kishin porositur personalisht vetė shovinistėt sėrbė apo grekė nuk do tė kishin mundur ta realizonin mė mirė. Ėshtė e pabesueshme dhe e ēuditshme si bien shqiptarėt tanė kokė e kėmbė nė skemat dhe shabllonet propaganduese qė i kanė pėrgatitur me shekuj armiqtė e tyre sėrbė dhe grekė para Europės, pėr shqiptarėt si “turmė pa vetėdije kombėtare”, pa kapacitet shtetformues” e cila nė masė tė madhe nuk ka identitet tė formėsuar kombėtar dhe nuk ka aritur atė stad zhvillimi pėr tė pasur shtetin e vet kombėtar. Shfaqje tė kėtilla tė synetimeve masive tė fėmijėve shqiptarė tė veshur me veshje kombėtare turke, duke valavitur flamuj kombėtarė tė Turqisė nė duart e tyre si dhe duke kėnduar kėngė turqisht e arabisht nė mes tė Europės sė shekullit 21, janė tė tmershme dhe vėrtetojnė plotėsisht propagandėn dhe stereotipet antishqiptare sėrbo-greke.


    Parė nė tėrėsi, manifestimet e kėtilla janė antishqiptare, antishtetėrore, dhe kundėr interesave kombėtare tė shqiptarėve. Ato u shkojnė pėrshtat interesave ruse, sėrbe, greke dhe turke si dhe interesave tė fundamentalistėve tė ndryshėm nė Ballkan dhe jashtė tij. Kėto manifestime janė irituese pėr sytė e shumicės dėrmuese tė kombit shqiptar si dhe tė miqve dhe vėllezėrve tanė amerikanė e gjermanė. Kėto organizime dhe njerėzit qė i menaxhojnė tė njėjtat, duhen tė bėhen urgjentisht pjesė e trajtimeve tė organeve tė specializuara shtetėrore pėr lidhje tė mundshme me agjentura tė huaja antishqiptare. Nė njė fazė tė mėvonshme riedukimi i detyruar nė gjuhė shqipe, histori shqiptare, si dhe shėrimi i patologjive tė natyrave tjera bėhet i domosdoshėm. Nėse kėto terapi nuk japin frytin e duhur, ateherė mbetet izolimi nė hapėsira tė caktuara tė mbyllura derisa tė kalojė kjo gjendje anomie shoqėrore dhe mungese identitare ku duket qartė se gjenden pjesė apo shtresa tė caktuara tė popullsive tona sot. Ėshtė koha e fundit qė Shteti dhe shoqėria tė mbajnė qėndrim tė fuqishėm ndaj kėsaj maskarade antishqiptare e cila rrezikon zhdukjen e shqiptarėve si komb dhe shpėrbėrjen e Kosovės apo edhe Shqipėrisė si shtet i pavarur dhe sovran me identitet tė formėsuar e konsoliduar kombėtar.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Te tilla ngjarje me merakosin per luften e civilizimeve brenda per brenda popullit shqiptar. Eshte e pamohueshme se pothuajse gjysma e popullit shqiptar nuk mundet te bashkejetoje me gjysmet tjeter, te pakten ne keto kohe qe po jetojme. Me perpara ndaheshim ne baze te politikes, tani ne baza civilizimesh, jane nje pjese e mire qe shpresojne te inkuadrohen ne boten perendimore (pothuajse gjithe shqiptaret e RSH-se dhe disa te kosoves) kurse shumica e shqiptareve te ish-jugosllavise, jane bere me arab se arapt e me turq se turqit.

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga malo666 Lexo Postimin
    Te tilla ngjarje me merakosin per luften e civilizimeve brenda per brenda popullit shqiptar. Eshte e pamohueshme se pothuajse gjysma e popullit shqiptar nuk mundet te bashkejetoje me gjysmet tjeter, te pakten ne keto kohe qe po jetojme. Me perpara ndaheshim ne baze te politikes, tani ne baza civilizimesh, jane nje pjese e mire qe shpresojne te inkuadrohen ne boten perendimore (pothuajse gjithe shqiptaret e RSH-se dhe disa te kosoves) kurse shumica e shqiptareve te ish-jugosllavise, jane bere me arab se arapt e me turq se turqit.
    Kjo puna e "shumicave" eshte problematike apo te pakten bisede qe shkon thelle. Por cfare te kisha propozuar eshte, te ndalesh pak tek ato shume shenja qe japin te kuptosh se shumica mbiabsolute e shqiptareve kosovare nuk refuzojne asgje me shume sesa Islamin, e sidomos turqizmat e arabizmat. Aso shenja p.sh. jane dy qe mund t'i verifikosh, kudo qe ka shqiptare nga Kosova:

    1. Kosova i ka dhene vetit nje Kushtetute qe e crrenjose Kuranin pothuajse ne cdo fjali te tij,
    2. Shqiptaret atje (ne shumice mbi-absolute) i bejne shumicen e veprimeve te rendesishme ne jete prej lindjes deri ne vdekje sipas Kanunit e jo sipas Kuranit.

    Ne vritemi per vlera te Kanunit. Martohemi sipas normave te tij. Ndahemi/divorcohemi sipas tij. Definojme veten dhe fisin sipas tij. E tjera, e tjera, qe shkojne deri ne milion. Te gjitha i bejme sipas Kanunit, edhe pse e dime se Kurani reglementon poashtu martesen, fisin, divorcin, e keso gjera. Nuk ke si te "shpullosesh" nje fe me ndryshe se keshtu, pos nese ia ben si Hitleri apo Enveri.

    E keto rastet e festimit te ish gjakatareve si sulltan Murati, keto gjera duhet te hulumtohen me mire. Sepse paraqesin nje kunderthenie me keto qe i ceka mbi kosovaret e qe jane te gjitha fakte te deshmueshme. Pra ose ka shume analfabete ne Kosove dhe nuk e njohin shoqerine e tyre, nuk e dine se ajo eshte shoqeri qe i ka kthyer Islamit shpinen definitivisht dhe ate qe ne kohen kur ka lindur Kanuni, jo vetem sot qe kur kemi Kushtetuten, ose keta njerez qe marrin pjese ne keso fesime jane mbeturinat e dhunimeve te turqeve neper troje shqiuptare ose jane vete turq, arabe e lloj lloj gabelesh tjere qe kane infektuar Kosoven. Keto ose-t i kisha deshiruar te hulumtuara nga instanca profesioniste, jo nga dikush me poshte se ato. Te njejten e bej sigurisht edhe per festimet te te njejtit tip qe ndodhen para ca kohe ne Shkoder apo rrethine te saj.

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ironia e radhes, komuna "Kastriot" , perkujton sulltanin lol.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    O fatkeqesi..., qe edhe sot vazhdon te na ndaje...!
    E ē'faj kane turqit pastaj..., kur shqipot ( dyshime te forta ) duan vete...
    Me falni nje pyetje; - Po me ē'fare flamuri e festoi Kastrioti festen e sulltanit osman, me ate te Gjergjit...???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 01-12-2010 mė 10:46
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #6
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Bilborde apo pano tė mėdha nė gjuhėt maqedonisht dhe turqisht nė Tetovėn me 90% shqiptarė!! si dhe shqip dhe turqisht!! nė Prishtinėn me 1 milionė shqiptarė dhe asnjė turk, kanė bėrė ftesė apo kanė lajmėruar pėr njė ngjarje shumė tė pazakontė nė njė komunė shqiptare tė Kosovės. Mė konkretisht, sipas pėrmbajtjes sė kėtyre panove gjigante qė mė vonė u transmetuan nga mediat shqiptare si dhe disa media turke, Komuna e ish-Obiliqit sot Kastriotit nė Fushė-Kosovė nė bashkėpunim me komunat e Bursės dhe Osmangazit nga Republika e Turqisė.
    A u mbajt ne Kastriot a ne Fushe Kosove, se ndoshta e dini ju? (se jane komuna te ndara ato, shume afer Prishtines), se jo une nuk kam degju apo lexu deri ketu ne forumin shqiptar, qe paska pase nje manifestim te tille.

  7. #7
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Kesaj i thon-Shko ne Shqiperi,te degjosh lajme per Kosoven,eja ne Kosove te degjosh per Shqiperin!As une nuk kam degjua gje!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  8. #8
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Ja &^&**i( N'goje Sulltan Muratit E Urimit ja bashkangjes Edhe Kta Kopilat Qe I Ka Lon Ketu :d
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MafiaWarz : 01-12-2010 mė 17:29
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Kjo puna e "shumicave" eshte problematike apo te pakten bisede qe shkon thelle. Por cfare te kisha propozuar eshte, te ndalesh pak tek ato shume shenja qe japin te kuptosh se shumica mbiabsolute e shqiptareve kosovare nuk refuzojne asgje me shume sesa Islamin, e sidomos turqizmat e arabizmat. Aso shenja p.sh. jane dy qe mund t'i verifikosh, kudo qe ka shqiptare nga Kosova:

    1. Kosova i ka dhene vetit nje Kushtetute qe e crrenjose Kuranin pothuajse ne cdo fjali te tij,
    2. Shqiptaret atje (ne shumice mbi-absolute) i bejne shumicen e veprimeve te rendesishme ne jete prej lindjes deri ne vdekje sipas Kanunit e jo sipas Kuranit.

    Ne vritemi per vlera te Kanunit. Martohemi sipas normave te tij. Ndahemi/divorcohemi sipas tij. Definojme veten dhe fisin sipas tij. E tjera, e tjera, qe shkojne deri ne milion. Te gjitha i bejme sipas Kanunit, edhe pse e dime se Kurani reglementon poashtu martesen, fisin, divorcin, e keso gjera. Nuk ke si te "shpullosesh" nje fe me ndryshe se keshtu, pos nese ia ben si Hitleri apo Enveri.

    E keto rastet e festimit te ish gjakatareve si sulltan Murati, keto gjera duhet te hulumtohen me mire. Sepse paraqesin nje kunderthenie me keto qe i ceka mbi kosovaret e qe jane te gjitha fakte te deshmueshme. Pra ose ka shume analfabete ne Kosove dhe nuk e njohin shoqerine e tyre, nuk e dine se ajo eshte shoqeri qe i ka kthyer Islamit shpinen definitivisht dhe ate qe ne kohen kur ka lindur Kanuni, jo vetem sot qe kur kemi Kushtetuten, ose keta njerez qe marrin pjese ne keso fesime jane mbeturinat e dhunimeve te turqeve neper troje shqiuptare ose jane vete turq, arabe e lloj lloj gabelesh tjere qe kane infektuar Kosoven. Keto ose-t i kisha deshiruar te hulumtuara nga instanca profesioniste, jo nga dikush me poshte se ato. Te njejten e bej sigurisht edhe per festimet te te njejtit tip qe ndodhen para ca kohe ne Shkoder apo rrethine te saj.
    Duke u bazuar ne observimet tek ky forum besoj se e ke gabim. Si e shpjegon faktin qe shumica e islamistave ne forum jane te gjithe nga ish-jugosllavija? Mundet te gjesh dhe njerez te tille ne shqiperi po nuk ka levizje te tille pro-islamiste, nuk gjen parti politike ne shqiperi qe eshte anti-perendim (bile edhe partia komuniste eshte pro-perendim). Besoj se do thuash qe e njejta gje vlen per kosoven, por mos harro qe kosova eshte protektorat e be-se, keshtu qe levizje te tilla nuk do lejoheshin, jo se nuk i do populli, por sepse ashtu komandon eulexi.

  10. #10
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Hera pare qe po lexoj ketu,as nuk kam ndegju per nje gje te tille,gjithsesi ndonjethashethem i pakripe me duket!
    M&M

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •