Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Thumbs up Pa Kufij - Kosova është Shqipëri

    Njoftim

    Me rastin e Ditës së Flamurit, Lëvizja për Bashkim përmes strukturave të saj të organizuara do ta shënojë këtë festë përmes aksioneve festive nëpër qytete të ndryshme të Kosovës si Gjakovë, Rahovec, Ferizaj, Therandë etj.
    Ndërsa organizimi qendror është aksioni me moton “PA KUFIJ – KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI” i cili do të zhvillohet në kufirin shqiptaro-shqiptar (Morinë). Qindra aktivistë të LËVIZJES RINORE PËR BASHKIM nga ana e Kosovës dhe aktivistë të FORUMIT RINIA AKTIVE nga ana e Republikës së Shqipërisë do të marshojnë nga të dy anët në drejtim të kufirit me flamuj mbi supe dhe aty do ta zbulojnë tabelën me mbishkrimin “PA KUFIJ – KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”. Qëllim i këtij aksioni është që të shprehet qëndrimi kundër ekzistimit të kufirit midis shqiptarëve.
    Aksioni do të zhvillohet më 28 Nëntor 2010, në ora 13:00. Udhëtimi për në kufi do të jetë i organizuar me autobusë nga Prishtina. Nisja bëhet në ora 10:30 nga Rrethi (te Spitali).

    Prishtinë,
    27.11.2010

    Lëvizja për Bashkim
    Zyra për Informim
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    arian na sill foto po pate mundesi
    flm
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    eh more arjan

    thuaja kete gje hashimit e saliut,rames e ali ahmetit , ferhat dinoshes apo riza halimit e shihe kur te te hyjne shuplaka ftyres..po te mos kete kufij mes shqiptareve ku kan per te ngrene ( vjedhe ) politikanet tane..vertete eshte turp kur me kontrollon vellai ne morine a thua nuk jam vellai i tij..valla na kan ba kopila megjithese kemi te njejten nene...shqiperine...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 27-11-2010 më 16:15
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    DEKLARATË MBI LEHTËSIMIN E PROCEDURAVE TË MARRJES SË NËNSHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PERSONAT ME KOMBËSI SHQIPTARE
    27 NËNTOR 2010 - E Shtunë 16:27
    Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë



    Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë



    Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë



    Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë



    Opinionit publik mbarëshqiptar nëpërmjet shtypit dhe mediave elektronike



    Rrjeti i Organizatave Shqiptare u bën thirrje institucioneve legjislative dhe ekzekutive të Republikës së Shqipërisë që të ndërmarrin hapa ligjorë për të lehtësuar marrjen e nënshtetësisë së Republikës së Shqipërisë për persona që janë me kombësi shqiptare që aplikojnë për ta marrë.



    Ne mendojmë se praktika e deritanishme ligjore e Republikës së Shqipërisë që nuk bën dallim midis aplikuesve të nënshtetësisë me kombësi shqiptare dhe joshqiptare, nuk është dinjitoze dhe shkon kundër interesave kombëtare shqiptare. Veprimet institucionale që do të lehtësonin kushtet që duhet të përmbushen për të marrë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë nga aplikuesit me kombësi shqiptare, krahasuar me ata të një kombësie tjetër nuk janë të ndaluara as nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe as nga standartet ndërkombëtare që Shqipëria kërkon të përmbushë. Përkundrazi ato janë atribut i vullnetit politik dhe plotësisht të mundshme në situatën ku gjendet sot shteti.



    Argumentet që i justifikojnë veprimet e tilla janë disa:



    1. Pavarësia e shtetit shqiptar u shpall në emër të të gjithë kombit shqiptar dhe automatikisht e drejta e qytetarisë në shtetin shqiptar u ka takuar të gjithë shqiptarëve që nga ai çast. Si rrjedhojë, në vitet e para të ekzistencës së shtetit shqiptar, shqiptarët e trojeve etnike që mbetën jashtë shtetit shqiptar dhe diaspora kanë pasur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas kjo e drejtë nuk iu njoh shqiptarëve jashtë shtetit për pjesën më të madhe të ekzistencës së tij. Në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, lehtësimi i kushteve marrjes së nënshtetësisë për shqiptarët me kombësi shqiptare do të përbënte një akt simbolik drejt përfaqësimit politik të kombit shqiptar që shpallja e 28 Nëntorit ia ngarkonte shtetit shqiptar.



    2. Republika e Shqipërisë edhe atëherë kur institucionalisht nuk ka përfaqësuar shqiptarët jonënshtetas të saj, është konsideruar si shteti amë i kombit dhe mendojmë se ka ardhur koha që ky status të gjejë pasqyrim në ligjin e marrjes së nënshtetësisë ku të diferencohen shqiptarët etnikë nga joshqiptarët që dëshirojnë të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë.



    3. Preambula e Republikës së Shqipërisë përmend detyrën që ka shteti për aspiratën shekullore për ruajtjen e identitetit dhe për bashkimin kombëtar, prandaj diferencimi midis aplikuesve shqiptarë dhe joshqiptarë i përmbahet kësaj fryme.



    4. Diferencimi kombëtar në dhënien e nënshtetësisë së Republikës së Shqipërisë nuk është një praktikë e re në Ballkan, ku disa shtete kanë kohë që e zbatojnë këtë praktikë. Njihen plot raste të dhënies së nënshtetësisë nga vendet fqinje në mënyrë të privilegjuar për pakicat etnike. Ka ndodhur që shqiptarët etnikë janë deklaruar se i përkasin pakicave për të përfituar nënshtetësi në këtë formë dhe madje kjo gjë është nxitur në shumë mënyra edhe nga shtetet fqinjë. Nisma ligjore që ne propozojmë do të shërbente edhe si një kundërpeshë ndaj këtyre politikave kundërshqiptare.



    5. Lehtësimi relativ i procedurave për marrjen e nënshtetësisë për aplikuasit shqiptarë nuk do të thotë se e nënshtetësia iu jepet automatikisht të gjithë shqiptarëve kudo ku janë. E drejta e dhënies dhe e refuzimit të nënshtetësisë rast pas rasti mbetet atribut sovran i institucioneve të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht mendojmë se lehtësimi i procedurave nuk do të sjellë pasoja negative për interesat e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet e saj ndërkombëtare.



    Me besimin se ky është vullneti i shumicës të shtetasve shqiptarë, Rrjeti



    i Organizatave Shqiptare ia dërgon këtë thirrje publike institucioneve më



    të larta të Republikës së Shqipërisë, duke shpresuar se kjo dëshirë e jona



    bashkëndahet edhe nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Ne shpresojmë se kjo deklaratë do të vlerësohet pozitivisht dhe se do të merren nismat e duhura ligjore që do të lehtësojnë marrjen e nënshtetësisë për aplikuesit shqiptarë. Nëse do t’i kërkohet, Rrjeti i Organizatave Shqiptare me vullnet të mirë ofron ndihmesën e tij konkrete institucioneve shqiptare lidhur me mënyrën e realizimit të kësaj nisme.



    26.11.2010



    Rrjeti i Organizatave Shqiptare është një forum i organizatave shoqërore shqiptare nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë, Republika e Malit të Zi, Lugina e Preshevës dhe komuniteti çam për të bashkërenduar përpjekjet për një jetë sa më të mirë dhe me dinjitet të shqiptarëve kudo ku janë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2008
    Postime
    8
    Po,Po dhe vetem PO!
    Jo veten Dardaneve,Malesoreve,Shqiptareve te Maqedonise por mbare brezit ARBEROR kudo qe ndodhen,larg politikave percarese,fetare,krahinore.Nje Shqiperi ashtu si Ajo e Gjergj Kastriotit vetem per kete duhet te mendojme te Gjithe.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Shqiperi Etnike.....
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shum shpejt pa kufi nan udhheqjen e ALBIN KURTIT
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    shum shpejt pa kufi nan udhheqjen e ALBIN KURTIT
    Po nese e pranon PS-ja dhe Edi Rama.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •