-
i/e regjistruar
ndërpritet arresti shtëpiak Bllacës30-11-2010 20:19
I ndërpritet arresti shtëpiak Bllacës30-11-2010 20:19 CET
Pas qëndrimit për një vjet në arrest shtëpiak, të vetëquajturit si ish-anëtar i SHIK-ut, Nazim Bllacës i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak.
Sipas asaj që ka mësuar “Zëri”, Nazim Bllacës i është ndërprerë arresti shtëpiak, mirëpo, megjithatë, ai do të qëndrojë nën përkujdesjen e policisë edhe më tutje.
Ndërkohë, gazeta ka mësuar gjithashtu se EULEX-i së shpejti pritet ta ngrijë një aktakuzë të re ndaj Bllacës dhe të akuzuarve tjerë të “rastit Bllaca”.
Nazim Bllaca ishte arrestuar vetëm një ditë pasi që publikisht kishte deklaruar se si anëtar i dikurshëm i Shërbimit Informativ të Kosovës, ka vrarë një person ndërsa ka marrë pjesë edhe në gjashtëmbëdhjetë veprime të tjera kriminale, duke përfshirë vrasjet, plagosjet, rrahjet brutale, shantazhet, etj.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt