Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Bashkësitë Fetare të financohen nga buxheti

    Kryeministri Thaçi e myftiu Tërnava pajtohen për rregullimin e statusit të Bashkësive Fetare dhe për financimin nga buxhetin.

    E marte 30 Nëntore 2010 17:03

    Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur në selinë e Kryesisë së BIK kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçin, me të cilin kanë biseduar për rregullimi e pozitës juridike dhe financimin nga buxhetin për bashkësitë fetare. Myftiu me kryeministrin gjithashtu ka biseduar edhe për garantimin e së drejtave të besimtarëve në institucionet kosovare konformë standardeve të Bashkimit Evropian.
    Pas takimit, myftiu Tërnava tha: "Vizita e sotëm edhe më tepër thellon bashkëpunimin në mes institucioneve të shtetit tonë dhe të bashkësive fetare në Kosovë. Kam kërkuar nga kryeministri që gjatë fushatës të kemi një fushatë të qetë e dinjitoze, duke respektuar vlerat dhe kodin njerëzor, si dhe duke u larguar nga sharje e fyerjet. Pres që këto zgjedhje të përmbushin standardet evropiane, për çka ne në Kosovë kemi dhënë shembull të mirë.
    Bashkësia Islame e Kosovës, dhe unë si myfti, qeverisë së Kosovës disa herë i kam adresuar disa kërkesa ngase kemi disa çështje të pazgjidhura siç është pozita juridike e bashkësive fetare në Kosovë. Kam kërkuar në vazhdimësi që bashkësive fetare tu ndahet buxhet dhe respektimin e lirive fetare sipas standardeve te Bashkimit Evropian".
    Ndërsa kryministri Thaçi tha: "Ne sot jemi dakorduar për ndërtimin e Kosovës demokratike, model i tolerancës fetare, por edhe i ndërtimit të shoqërisë shumë etnike. Jemi dakorduar që definitivit të rregullohet me ligj pozita e bashkësive fetare, të ketë mbështetje financiare nga buxheti i Republikës së Kosovës, duke u bazuar në standardet bashkëkohore që e rregullojnë këtë çështje dhe respektimi i të drejtave dhe lirive fetare të njeriut sipas standardeve ndërkombëtare. Par është një mirëkuptim, dakordim, një angazhim i përbashkët dhe pajtueshmëri e plotë në implementimin e këtyre tri çështjeve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës në mandatin e ardhshëm, të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe bashkësive fetare". /bislame.net/
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Gjithkund ne bote e sidomos ne shtetet krishtere shpenzimet e kishes paguhet shteti. Bile ne disa shtete ka edhe tatim per kishen, gje qe eshte dhe ne Iran, ku Iranianet paguajn tatim per liderin shpirteror te tyre Ajatollah Khamanein.

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga COB Lexo Postimin
    Gjithkund ne bote e sidomos ne shtetet krishtere shpenzimet e kishes paguhet shteti. Bile ne disa shtete ka edhe tatim per kishen, gje qe eshte dhe ne Iran, ku Iranianet paguajn tatim per liderin shpirteror te tyre Ajatollah Khamanein.
    O Cub....a je kah e din se çka po thue???1!!!!....."kisha" ne Iran??!!!
    Jarigas

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga COB Lexo Postimin
    Gjithkund ne bote e sidomos ne shtetet krishtere shpenzimet e kishes paguhet shteti. Bile ne disa shtete ka edhe tatim per kishen, gje qe eshte dhe ne Iran, ku Iranianet paguajn tatim per liderin shpirteror te tyre Ajatollah Khamanein.
    Po jam shume dakord qe shpenzimet ti paguajne besimtaret, por me nje ndryshim.
    Per fene muslimane , te paguanin nga 500 euro ne vit, ndersa per besimin e krishtere qe eshte identitet 10 euro.Po keshtu , per ato persona qe kerkojne te mbajne ne ambjentet e lokalit nje flamur turk , arab ,iraken, kinez,pra jashte BE-se, te paguajne nje takse bashkiake prej 200 euro.
    Me duket se nje politike fiskale egziston dhe ne bisnes, kur perdor resurse te vendit.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    O Cub....a je kah e din se çka po thue???1!!!!....."kisha" ne Iran??!!!
    .......................
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •