Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Konferenca e rinisë orthodhokse të Mitropolisë së Beratit

    Konferenca e rinisë orthodhokse të Mitropolisë së Beratit



    Në datat 20 - 21 nëntor 2010, u zhvillua në qytetin e Vlorës, konferenca e rinisë orthodhokse e Mitropolisë së Beratit, që u mbajt në ambientet e Hotel “Vlora Internacional”. Për zhvillimin sa më normal dhe komod të kësaj konference, duhet të falënderojmë së pari Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasin, i cili i kushton një rëndësi të veçantë edukimit shpirtëror të rinisë sonë orthodhokse, Mitropolitin e Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Hirësinë e Tij, Imzot Ignatin, që është i pranishëm me këshillat dhe urtësinë e tij në çdo aktivitet që organizon rinia e Mitropolisë sonë, si dhe zonjën Vasilika Hanxhari, e cila na mirëpriti me filantropinë e saj me mjaft dashuri dhe na ofroi ambientet dhe sallat e këtij hoteli luksoz me një bujari dhe kujdes të veçantë.


    Në këtë konferencë morën pjesë rreth 80 të rinj, gjimnazistë dhe studentë, të cilët vinin nga rrethe të ndryshme të Mitropolisë sonë të Beratit. Stafi organizues i kësaj konference: Dhjakon Nikolla Lushi, që është dhe përgjegjës për katekizmin në këtë mitropoli, katekistët: Leonidha Todri, Agustin Nako, Aurel Bardho, Sevastiani Qako dhe Gabriel Shani, dhanë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e programit të kësaj konference.


    Referati i parë u mbajt nga katekistja Sevastiani Qako, e cila foli mbi temën: “Si t’i alternoj në jetën time të mirat që më ofron bota dhe shoqëria moderne, që të mund të eci në rrugën e drejtë të Krishterimit”. Pasdite, të rinjtë patën mundësinë të vizitonin Shtëpinë Muze të Shpalljes së Pavarësisë, ku u njohën më tepër me historinë e popullit tonë. Pas shërbesës së Mbrëmësores, që u mbajt në kishën e Shën Theodhorëve, të rinjtë pjesëmarrës ndoqën referatin e dytë me temë: “Si do të besojmë po të mos dëgjojmë?”, përgatitur nga katekisti Leonidha Todri.


    Të shtunën në darkë, të rinjtë patën bekimin e madh të kishin mes tyre, Mitropolitin e Beratit, Hirësinë e Tij, Imzot Ignatin, i cili mbajti referatin e tretë dhe të fundit në këtë konferencë me temë: “Dilemat e njeriut në shoqërinë moderne”. Në këtë referat, Hirësi Ignati iu drejtua të rinjve duke thënë: “Jetojmë në shekullin XXI, që është një shekull i jashtëzakonshëm i kulturës teknologjike, ku të gjitha vërtiten me shpejtësi marramendëse. Por, nuk duhet të harrojmë se epoka jonë është epoka e rënies shpirtërore dhe e materializmit, ku tronditja e vlerave të përjetshme, kryengritja morale, paqëndrueshmëria dhe pasiguria mbizotërojnë kudo.”


    Më tej, ai theksoi se të rinjtë rrezikohen nga udhëheqësit e rremë dhe largohen nga burimet jetëprurëse të besës tek Perëndia dhe Tradita jonë e pasur. Sipas tij, tre faktorët që ndihmojnë në këtë orientim janë: familja, shkolla dhe Kisha.


    Në përfundim të referatit të tij, Imzot Ignati tha se jo vetëm në të shkuarën, por edhe sot, Kisha nuk harron detyrat e saj për rininë e krishterë me predikimin, të kremtet, meshat, misteret, letërsinë dhe botimet e krishtera të saj, me të cilat forcon moralin fetar të të rinjve.
    Ditën e diel, të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në konferencë, morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u mbajt në kishën e Shën Theodhorëve në Vlorë. Kjo ishte një ditë mjaft e veçantë, sepse në këtë ditë Kisha jonë kremton Hyrjen në Tempull të Hyjlindëses Mari. Në këtë liturgji, morën pjesë përveç Mitropolitit të Beratit, Hirësisë së Tij, Imzot Ignatit dhe Atë Kostandin Prifti dhe dy dhjakonët, Nikolla Lushi dhe Anastas Vrapi. Pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore dhe mbylljes së programit të konferencës të gjithë u larguan me përshtypje nga më të mirat nga kjo konferencë, e cila i ndihmoi këta të rinj dhe të reja që të rriten edhe më shumë në nivelin shpirtëror të tyre si dhe të përforcojnë më tej besimin tonë të krishterë orthodhoksë.


    Agustin Nako
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Pershendetje Ilia, ju falem nderit per materialin qe sollet.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Tungjatjeta Niko! Ja pjesa qe me beri me shume pershtypje, citim i nxjerre nga fjala e Mitropolitit Ignat:

    “Dilemat e njeriut në shoqërinë moderne”. Në këtë referat, Hirësi Ignati iu drejtua të rinjve duke thënë: “Jetojmë në shekullin XXI, që është një shekull i jashtëzakonshëm i kulturës teknologjike, ku të gjitha vërtiten me shpejtësi marramendëse. Por, nuk duhet të harrojmë se epoka jonë është epoka e rënies shpirtërore dhe e materializmit, ku tronditja e vlerave të përjetshme, kryengritja morale, paqëndrueshmëria dhe pasiguria mbizotërojnë kudo.”
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    He, Ilia..!

    U hap nga qiviria ajo udha e Shen Prokopit, mo?

    Pyetje: Si mendon ti se ne cilin shekull nuk ka pas renie shpirterore?

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    He, Ilia..!

    U hap nga qiviria ajo udha e Shen Prokopit, mo?

    Pyetje: Si mendon ti se ne cilin shekull nuk ka pas renie shpirterore?
    A Sem, Sem! S`i harroke kollaj momentet e dobesise njerezore.

    Sot mendoj se ka me shume renie shpirterore. Kjo edhe nga cmenduria e mediave, televizorit, etj., ku ateizmi propagandohet hapur, dhe fshehtas, ose nenkuptohet gjate trajesave dhe ku njeriut i duket se televizori dhe interneti eshte primare. Keshtu harrohet PERENDIA ne jeten e njeriut nese zgjatet kontakti me "teknologjine".
    Po i bie shkurt se per te folur ka sa te duash.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une them qe renie, sikurse ngritje shpirterore, ka pasur njekohesisht gjithmone.

    Sot teknologjia e ka bere me te mundur se kurre informacionin fetar, komunikimin. Ku ka liri me te madhe fetare se sot, te pakten ne Europe, aq me teper Shqiperi?
    Sot Shkrimi i Shenjte mund te lexohet nga te gjithe. Sherbesat mund te ndiqen ne gjuhen tende, te lexohen.
    Sot ka sa e sa prioritete.

    Une nuk e shoh shekullin e kaluar, as te 19-tin me te ngritur se sa sot shpirterisht.

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Po! Interneti vec te tjerash te ndihmon qe te njihesh me shume si me Shkrimin e Shenjte edhe me traditen, por ka rreziqe dhe tundime te tjera. S`eshte cudi qe gjate leximit, papritur te te shfaqet nje "femer sexi", etj. Ka shume tundime pra. Personalisht me ka ndihmuar shume megjithate, lidhur me jetet e shenjtoreve, etj. Duhet te jesh "kale karroce", kur hap internetin.
    Se mos ka penguar gje per leximin e Shkrimit. Boll te shkosh ne librarine e KOASH-it dhe gjen c`te duash me cmime "kosto". P.sh. Ungjilli ka kushtuar 500 leke (te reja). Vec kesaj edhe gjithcka tjeter vetem qejf te kesh se ka cdo gje. Mungon deshira. Kjo duket nga libraria ku sa here hyj ne te nuk gjej kurre njeri dhe ndonjehere 1 ose 2 te rinj.

    Se paku ne shekujt e kaluar megjithe mungesat, se paku shqiptaret shkonin 4 here ne vit ne Kishe ku edhe kungoheshin. Sot shumica (e "orthodhokseve") nuk e dine ku bie dera e Kishes.
    Dhe mungesa besimi pa dyshim shton deshperimin. Doemos, c`i duhet Kisha kur ka internet, televizor, PUB, rrok,..pa folur per te tjerat. Dhe shpresojne te shkretet se keshtu do te mbysin deshperimin, kur ndodh e kunderta.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po! Interneti vec te tjerash te ndihmon qe te njihesh me shume si me Shkrimin e Shenjte edhe me traditen, por ka rreziqe dhe tundime te tjera. S`eshte cudi qe gjate leximit, papritur te te shfaqet nje "femer sexi", etj.
    haha

    duhet ta shohec si moter Ilia...

    orthodhokset si sot edhe me pare, shkonin ne nje shumice dermesue vetem formalisht ne kishe, ose nuk shkonin dhe fare, nqs ishin nga qyteti.

  9. #9
    Sot teknologjia e ka bere me te mundur se kurre informacionin fetar, komunikimin. Ku ka liri me te madhe fetare se sot, te pakten ne Europe, aq me teper Shqiperi?
    Me kujtove Salen... gjate nje proteste ne Tirane drejtuar atij, kur nje mikrofon i fshehur o shume afer tij por pa dijeni beri te degjohen fjalet;" le te bejne greve, le te pellasin sa te duan, demokracia i ka keto, ne bejme ç'te duam...".
    Kjo eshte liria qe gezojme o eshte ajo qe per hir te shortit..., u be miljonere...!
    Ndoshta Ilia e kish fjalen per anarkine totale qe eshte krijuar, per konfuzionin qe me dashje krijohet, me rinine qe jo vetem ka humbur principet kryesore por e ndikuar me terheqjen si magnet e ç'thurjes dhe imazheve te rreme te nje jete te lire "teper te lire" nga detyrimet qe gjeneratat dorezojne gjeneratave si stafete, ku çoroditja nga djalli me brire ( tv ) dhe reklamat e tjera ( grykesia, pornografia, shthurja, ateizmi si form liri-mendimi,etj,etj) bejne qe brezat e ri te largohen pa dashje...
    Po mund ta lexojme Ungjillin nepermjet internetit..., por qe mos harro, ka edhe shume te tjera filozafira dhe shpikje te ç'do llojit, perfshi ketu edhe forma te tjera te interpretimit dhe me pas te konceptimit te po atij realiteti te pakundershtueshem, Ungjillit...
    Pra une mendoj qe sot anarkia e mendimit rracjonal e servirur me nuanca utopike dhe ( liri, te drejta, vellazeri, paqe, bashkim, tolerance, barazi...) rreklamimi me shume delikatese, rrezikojne te largojne te rinjte nga Zoti.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    haha

    duhet ta shohec si moter Ilia...

    orthodhokset si sot edhe me pare, shkonin ne nje shumice dermesue vetem formalisht ne kishe, ose nuk shkonin dhe fare, nqs ishin nga qyteti.
    ta shihje ashtu s`benet me mire, Seminarist

    Po deri diku ke te drejte, formalisht, por ama shkonin ne Kishe.
    Sidoqofte per te perdorur drejt teknologjine duhet vullnet i forte.
    Shenjtoret si Shen Kozmai, ne nje profeci e ka quajtur televizorin instrument te satanait. Pale pastaj per inernetin,.po sic duket ky mbetet ne gjykimin tone..
    Perdorim pra te perkore te teknologjise mendoj une...Liturgjia Hyjnore para literatures orthodhokse dhe literatura para internetit.

    Pra une mendoj qe sot anarkia e mendimit rracjonal e servirur me nuanca utopike dhe ( liri, te drejta, vellazeri, paqe, bashkim, tolerance, barazi...) rreklamimi me shume delikatese, rrezikojne te largojne te rinjte nga Zoti.
    Nuk kam c`te shtoj Niko. Faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 01-12-2010 më 10:32
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •