Konteston premtimin
Raportuesja e Parlamentit Europian pėr Kosovėn, Ulrike Lunacek, ka kontestuar premtimin pėr liberalizim tė vizave, tė cilin Kryeministri Hashim Thaēi ėshtė duke e pėrdorur pėr tė kėrkuar votėn e qytetarėve. Eurodeputetja Lunacek thotė se ėshtė e befasuar me kėto deklarata, derisa ka kėrkuar punė nga autoritetet e Prishtinės qė tė dėshmojnė se janė plotėsuar kushtet pėr heqjen e vizave.
Nga Valmir Klaiqi mė 30 nėntor 2010 nė ora 08:57
Premtimi pėr liberalizim tė vizave, tė cilin Kryeministri nė dorėheqje Hashim Thaēi po e pėrmend nė secilėn paraqitje elektorale, ėshtė goditur nga eurodeputetja Ulrike Lunacek tė hėnėn.
Sipas saj, premtimi i Thaēit ėshtė befasues qė vėshtirė se mund tė realizohet pėr 15 muaj.
Thaēi ditėve tė fundit ka potencuar vazhdimisht se kosovarėt do tė mund tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e Schengenit, derisa ka kėrkuar votėn nėpėr vende tė ndryshme tė Kosovės.
Por, raportuesja e Parlamentit Europian pėr Kosovėn, Lunacek, ka lėnė tė kuptohet se ajo ēfarė ėshtė duke prezantuar Thaēi nuk ėshtė realiste, duke porositur autoritetet nė Prishtinė se duhet tė punojnė shumė dhe tė dėshmojnė se i kanė plotėsuar kushtet.
Pas njė takimi qė Lunacek zhvilloi me Ministrin e Punėve tė Brendshme nė dorėheqje Bajram Rexhepi, deklaroi se ėshtė befasuar me deklarimin e Thaēit.
Ajo ka pohuar se nuk ka ndonjė datė tė caktuar pėr liberalizim tė vizave.
Me duhet tė pranoj se isha e befasuar kur dėgjova kėtė, sepse nuk ėshtė ndihmuese tani qė tė jepen data. Do ti kėrkoja qeverisė, e cila ėshtė ende nė fuqi, tė presė misionin qė do tė vijė kėtu javėn e ardhshme dhe tė shikojė se ēfarė ėshtė zbatuar. Nuk do tė jepja data, sepse nganjėherė gjėrat nuk shkojnė si janė planifikuar, ėshtė shprehur Lunacek.
Pėr premtimet jorealiste tė politikanėve, sė voni ka tėrhequr vėrejtjen edhe Pėrfaqėsuesi Special i BEsė nė Kosovės, Pieter Feith, duke thėnė se ėshtė kundėr premtimeve tė parealizueshme
Megjithatė, Ministri i Brendshėm, Rexhepi, ėshtė shprehur optimist dhe tha se deri nė fund tė vitit 2011 pritet qė Kosova ti pėrmbushė tė gjitha kushtet pėr liberalizim tė vizave.
Rexhepi mė shumė u beson deklaratave tė Kryeministrit Thaēi sesa pesimizmit tė Parlamentit Europian, ku bėhet fjalė pėr liberalizimin e vizave.
Ėshtė reale qė tė pritet qė nė vitin 2012 edhe ne tė jemi nė procesin e liberalizimit tė vizave. Unė nuk e di dokumentin e saktė, sigurisht kryeministri ėshtė mė i informuar, por kjo nuk ėshtė fushatė, por ėshtė synim tentativ dhe ėshtė reale tė pritet qė tė jemi nė liberalizim deri nė kėtė kohė, ka thėnė Rexhepi.
Rexhepi gjatė takimit me eurodeputeten Lunacek ka diskutuar edhe pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Ai njoftoi pas takimit se Parlamenti Europian do tė dėrgojė 7 pėrfaqėsues, tė cilėt do ti monitorojnė zgjedhjet.
Premtimet vazhdojnė
Tė hėnėn Thaēi ka vazhduar premtimet duke vėnė edhe nėnshkrimin e tij nė njė marrėveshje mirėkuptimi me sindikalistėt e kombinatit Trepēa, e cila parasheh rritje tė pensioneve pėr 20 euro nga 1 janari i vitit qė vjen pėr rreth 3700 minatorė.
Sipas Kryeministrit nė dorėheqje, institucionet e Kosovės i kanė borxh minatorėve qė tė kujdesen pėr njė jetė mė tė mirė dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr fėmijėt e tė gjithė, siē i quajti ai, luanėve tė nėntokės.
Pensionistėt qė deri tani kanė marrė nga 80 euro, nga janari 2011 do tė gėzojnė pensionet nga 100 euro, pensionistėt prej 50 euro nga janari 2011 pensioni i tyre do tė jetė 70 euro. Do tė bėhet rritja e stipendive nga 30 nė 50 euro dhe implementimi i kėsaj marrėveshje do tė bėhet nga autoritetet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, ka thėnė Thaēi.
Kreu i PDKsė ka takuar tė hėnėn edhe Myftiun Naim Tėrnava si dhe ka paralajmėruar takime edhe me krerėt e bashkėsive tjera fetare.
Thaēi premtoi se pozita e bashkėsive fetare nė mandatin e ri katėrvjeēar do tė trajtohet me ligj, sikur nė vendet evropiane.
Jemi dakorduar qė definitivisht tė rregullohet me ligj pozita juridike e bashkėsive fetare, tė ketė mbėshtetje financiare pėr bashkėsitė fetare, duke u bazuar nė standardet bashkėkohore qė rregullojnė kėtė ēėshtje dhe respektimi i tė drejtave dhe lirive fetare tė njeriut qė do tė bėhet sipas parimit tė diskriminimit dhe standardeve evropiane, ka thėnė Thaēi.
Krijoni Kontakt