Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Kushtetuta e 98-s nuk funksionon per shqiptaret. Sjell edhe kriza institucionale

    Shqiptaret e thjeshte qe jetojne ne Shqiperi nuk e ndiejne peshen e krizave qe sjell kushtetuta e vitit 1998 por fjala vjen po marr vetem nje rast kur keta shqiptare ndiejne se vota e tyre ndryshon shume aspekte ne kushtetute, hartuesit e saj Sabri Godo, Arben Imami, Skender Gjinushi e co i kane hequr te drejten popullit me hartimin e kesaj kushtetute per referendume me ane te nenit 150-151.

    Per me shume lexoni intervisten e nenkryetarit te KLD zotit Kreshnik
    Spahiu


    Te ndryshojme Kushtetuten e shekullit te kaluar

    Nga Kreshnik Spahiu

    Ndonese kane kaluar vetem 12 vjet nga miratimi i ligjit themeltar te shtetit, inkoherenca dhe problematikat e kane zhvleftesuar ate si te ishte nje shekull me pare. Krenaria dhe pamfleti i reklamuar si manifesti i se ardhmes se shqiptareve eshte bere disa here objekt ndryshimesh dhe debatesh politike. Per 12 vjet rresht shume dispozita te kesaj kushtetute kane krijuar kriza institucionale. Menjehere me zgjedhjet problematike te vitit 1997 interesi i qeverise se re u fokusua ne hartimin dhe miratimin sa me te shpejte te nje projekti te ri kushtetues i cili u pasua me debate te ashpra politike, pa konsensusin e opozites se atehershme si dhe mos marrjen pjese ne referendum te elektoratit te djathte. Projekt kushtetuta u kompozua nen trysnine e rrethanave dhe krizave politike dhe pas nje analize disa vjecare manifeston qarte synimin e atehershem dhe mbrojtjen e interesave politike te ish kryeministrit Nano dhe ish presidenti Meidani dy ish lidere te se njejtit kamp politik. Ky dualizem apo "diversitet" institucional u reflektua edhe ne kushtetute duke miksuar dhe alternuar nje perzierje te pakuptimte te vete sistemit politik parlamentar nepermjet infiltrimit te kompetencave gjysme presidenciale. E gjithe kjo fryme thellesisht politike reflektohej ne ligjin themeltare te shtetit a thua sikur Nano dhe Meidani do te ishin te perjetshem ne funksionet e tyre. Te berit ligje dhe akte nenligjore ne favor apo disfavor te drejtuesve te institucioneve eshte nje fenomen i njohur ne vendin tone por miratimi i nje kushtetute me optike te shkurter ishte me pasoja per te ardhmen e shtetit juridik ne vend. Pas 12 vitesh bashkejetese me normat e kushtetutes se 98 mund te dyshojme se hartuesit e kanuneve ne Shqiperi kane qene me largpames, me te drejte, me me integritet, me te pavarur dhe pa synime personale kur kane hartuar normat kanunore se sa lideret politik qe hartuan kushtetuten e vitit 98. Kanuni mbijetoj ne shkuj ndersa kushtetuta vec nje dekade dhe brenda se ciles ajo ka prodhuar disa kriza. Diferenca ne kualitetin e tyre eshte e pa krahasueshme per shkak te ekzistences dhe mos ekzistences se qellimeve politike te hartuesve. Ne Shqiperi zhvillohen prej vitesh debate nese ligji apo moszbatimi i ligjit eshte sfida e kohes. Ne rastin e Kushtetutes jane te dyja ceshtjet. Mungesa e vullnetit politik shpesh shfrytezon hapesirat dhe normat per te krijuar kriza dhe vakuume institucionale. Avokati i popullit
    Per te qene sa me bindes ne kete analize po e fillojme nga praktika e fundit e mos zgjedhjes se avokatit te popullit ku prej disa kohesh ky institucion kushtetues ka vakuumin e vendit vakant te titullarit dhe nuk plotesohet per shkak se kerkohen 84 vota ne kuvend apo 3/5 e deputeteve.
    Procesi Ligjvenes Nje sere ligjesh organike apo Kode nuk miratohen duke paralizuar drejtperdrejte reformen ne sistemin e drejtesise. Gjykatat administrative nuk krijohen dhe vendi po humbet miliona dollar donacione nga programi i sfidave te mileniumit per mos venie ne funksionim te ketyre gjykatave. Projekt ligji mbahet 2 vjet I pezulluar per shkak te mos dhenies konsensusit nga opozita. Projektligje te domosdoshem per funksionimin dhe organizimin e institucioneve nuk miratohen per shkak te kerkesave kushtetuese te nje votimi te cilesuar duke fillua nga projektligji "Per funksionimin dhe organizimin e Keshillit te Larte te drejtesise", projektligjin "per gjykaten e Larte", "Ministrine e Drejtesise", per "Administraten gjyqesore", per " organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore", per "administrimin e buxhetit gjyqesore", per disa ndryshime ne Kodin e procedures Penale dhe Civile, Kodin Penal....etj. Se fundmi nje sere institucionesh si Avokati i Popullit, Komisioni i sherbimit civil, konferenca gjyqesore, Keshilli i Larte i Drejtesise, Sherbimi Informative Shteteror jane futur ne nje rreth vicioz dhe ne pengesa reale ku me shume e ku me pak analoge me disa institucione te tjera kushtetues qe sipas nje kronologjie kohore do perpiqem qe ne pafundesine e tyre te vazhdoj ti rendis.
    Gjykata Kushtetuese Gjykata kushtetuese si garant i respektimit te Kushtetutes e cila ben dhe interpretimin e saj ka perjetuar nje zinxhir krizash dhe problematikash te hidhura pas "eres se kushtetutes se re". Themelimi i saj pas " eres se re" filloj me nxjerrje te dhunshme policore nga ambientet e godines se ish kreut te kesaj gjykate Prof. dok. Rustem Gjata njerit prej zerave me te njohur dhe akademikeve te mire njohur te se drejtes. Zgjedhja e gjyqtareve te rinj te asaj gjykata u be shpesh mbi kritere te forta politike dhe duke injoruar standardet kushtetuese dhe profesionale te kandidateve. Me pas kjo gjykate u perfshi ne nje proces shqyrtimesh dhe kerkesash te pafundme te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2001 te cilat u konsideruan masivisht nga nderkombetaret si te manipuluara por qe ne disa aspekte perfshine dhe eklipsuan gjykaten Kushtetuese e cila pesoj nje krisje te rende te besimit deri ne ate nivel sa konsensusi politik krijoj kolegjet zgjedhore disa trupa me gjyqtare nga nivelet e tjera "cuditerisht" por te detyrueshme per shkak te humbjes se besimit dhe impaktit negativ qe u krijua nga ceshtjet e gjykuara per disa mandate deputetesh. Sipas kushtetutes perberja e Gjykates Kushtetuese duhet te perseritet cdo 3 vjet ne nje te treten e saj por nje parim i tille nuk u respektua. Ende debatet vazhdojne ne perzgjedhje, procedure, proces dhe zevendesimin e gjyqtareve te rinj te gjykates kushtetuese dhe prej nje viti kjo eshte krye lajm i mediave ne vend.
    Gjykata e Larte Gjykata e Larte ne te gjithe periudhat u konceptua pergjithesisht si nje gjykate politike duke prishur cdo lloj balance te sistemit gjyqesor dhe duke tejkaluar edhe standardet me minimale te funksionimit te shtetit ligjor. Ne 80% te perberjes se saj ajo u krijua dhe u dominua nga jurist jashte sistemit te karrieres duke i lene vetem nje perqindje ne pakice ish gjyqtareve. Debati ende vazhdon duke krijuar edhe ne kete proces vakuumin kushtetues dhe antagonizmat institucional mes Presidentit, shumices parlamentare dhe opozites. Perpjekjet vazhdojne ne permiresim te procesit qofte nga ana e presidentit ne perzgjedhjen apo qofte nga ana e Kuvendit ne krijimin e mekanizmave transparent nepermjet seancave degjimore per te skanuar ata qe do te mandatohen per 9 vjet ne krye te sistemit. Te gjitha jane te domosdoshme dhe shpesh rikthehemi ende ku ishim. Ne proces shmanget debati i perzgjedhjes mbi standardin profesional pasi qartazi Kushtetuta e 98 krijoj frymen e ndertimit politik dhe jashte karriere te kesaj gjykate. Sa do te perpiqen aktoret politik te permiresojne procedurat do te jemi edhe pas 20 vitesh ne te njejten situate nese ne nuk zgjedhim nje model te ri si ne France, Spanje, Portugali etj.
    Keshilli i Larte i Drejtesise Keshilli i Larte i Drejtesise ne keto 12 vjet eshte perfshire dha ka qene i kontestueshem per probleme te pafundme kushtetuese dhe te shkaktuara nga ligji themeltar i 98. Problemet kushtetuese te Keshillit te Larte te Drejtesise u konstatuan qofte ne organizim, funksionim por dhe ne perberje. Keshilli i Larte i Drejtesise u perfshi prej disa kohesh ne debatet politike te perzgjedhjes se anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nje kompetence kjo teresisht politike per qeverine e gjyqesorit e cila u shfuqizua per shkak te disa ndryshimeve kushtetuese. Zgjedhja e konsideruar prej analisteve ne menyre te njeanshme te disa anetaresh te KQZ shkaktoj nje vale reagimesh te cilat gjykohen se ndikuan ne zgjedhjet politike te atyre viteve. Ne perberjen e Keshillit merrnin pjese 11 gjyqtare per shkak te vakuumit dhe paqartesive kushtetuese te zgjedhjes se anetareve nga Kuvendi. Problemet e shkaktuara nga vakuumi kushtetues ende vazhdojne per vaktin e mos zgjedhjes se 5 anetareve te rinj ne KLD pasi konferenca gjyqesor nuk funksionon dhe nuk ekziston nje infrastrukture kushtetuese dhe ligjore per ta vene ne levizje si institucion.
    Konferenca Gjyqesore Konferenca Gjyqesore prej 5 vitesh funksiononte me nje statut si te ishte nje shoqate jo qeveritare OJQ, me pas nga 2005 deri ne 2008 me nje ligji i cili u deklarua antikushtetues nga Gjykata Kushtetues dhe tashme pjese e debatit te gjyqtareve per ta legjitimuar me mjetet dhe menyrat e mbetura te cilat ne mungese te nje apo disa dispozitave kushtetuese per kete institucion po thjesht ne nje perifrazim tangjent ku nuk parashikohen kompetencat, perberja, drejtim dhe asgje cka mund te krijonte bazen juridike per degezimin e normave te cilat ndoshta do te debatohen shume gjate. Vonesa ne funksionimin e kesaj konference gjyqesore krijon efekte zinxhire ne mos mire funksionimin e sistemit gjyqesor.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndoshta shume i diskutuar dhe organ i ekspozuar ne realitetin shqiptare ndoshta per shume kend eshte harruar qe 2 vjet me pare ishte institucion kushtetues por tani nuk eshte me pasi vete aktoret politik e pranuan se ishte nje deshtim i plote ne menyren se si e kish parashikuar kushtetuta e 98 dhe qe me konsensus u shperbe duke prodhuar nje krijese te re e cila nuk gjen me misherim ne ligjin themeltar.
    Kuvendi Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shume emerore. Menyra dhe procedurat e perzgjedhjes jane parashikuar ne nenin 64 te Kushtetutes. Ky model u aplikua per here te pare ne zgjedhjet e 29 qershorit 2009 pasi vete kuvendi i Shqiperise e konsideroj te deshtuar modelin kushtetues mazhoritar te korrektuar duke e ndryshuar ate 2 vjet me pare. Deshtimet e modelit kushtetues te zgjedhjes se Kuvendit i kane shkaktuar vendit nje kosto shume te larte ne funksionimin e shtetit dhe proceset e integrimit. Nese modeli I ri proporcional ishte me i mire mbetet ende per tu pare dhe s'eshte cudi te kete serish tendenca ndryshimi. Kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit tashme dihen se jane bere te kontestueshme dhe eshte e dukshme se partite parlamentare kane qendrim te njejte per ti ndryshuar dhe permiresuar nepermjet Kodin zgjedhor.
    Keshilli i Ministrave Keshilli i Ministrave perbehet nga Kryeministri, zevendeskryeministri dhe ministrat. Organizimi dhe funksionimi parashikohen ne kushtetute por jo te pakta jane rastet e krizave te cilat kushtetuta e 98 nuk mund ti parandalonte. Kulmin e kolapsit qeveritar do ta kishim ne virin 2004 kur ish kryeministri Fatos Nano vazhdoj te qeveriste pa disa ministra ndonese nuk merrte dot votebesimin per ta ne Kuvend. Asokohe pati dhe interpretime te cuditshme te qeverisjes me zevendesministra. Presidenti etj.... Ketij kalvari te gjate institucionesh natyrisht mund ti shtohen dhe menyra e zgjedhjes se Presidentit apo kompetencat e tij e cila u ndryshua 2 vjet me pare si dhe shume aspekte te tjera te kushtetutes te cilat ose kane prodhuar krize ne vend ose jane te pazbatueshme. Le te themi qe shume organizata politike, shoqerore, jo qeveritare apo individe te ndryshem kane tentuar te realizojne referendum ne vend per ceshtje te ndryshme. Askush nuk ka arritur tu jap pergjigjen se pse nuk realizohen referendum ne Shqiperi. Eshte koha qe publiku duhet te dije veshtiresine reale. Kushtetuta eshte hartuar ne nje menyra te atille ne nenin 150 dhe 151 qe populli te mos kete mundesine per referendum dhe te mos e realizoj ate pasi kjo me sa duket ka qene synimi i inspiruesve te Kushtetutes se 98 qe askush praktikisht te mos realizoj dot ndryshime kushtetuese nepermjet votes popullit por vetem nepermjet amendimeve te cilat kerkojne 2/3 e votave ne kuvend dhe qe praktikisht per disa dekada asnje force politike nuk do te kete mundesine per ta pasur si kuorum dhe "komoditet". Gjithsesi juristet duhet respektojne kushtetuten si detyrim per shtetin juridik, por si qytetare ne nderojme dhe duhet te reflektojme nga iluministet qe hartuan kanunin i cili mbijetoje disa shekuj per shkak se ata nuk kishin si synim mbajtjen dhe ruajtjen e pushtetit.

    koha jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Kur krizat insitucionale apo defektet ne kushtetuten e 98-s pushtojne parlamentin, qeverine, opoziten dhe cdo institucion , merreni me mend se cfare peshash mbajne njerezit e thjeshte mbi veten e tyre.
    kerkohet shtet ligjor, Kushtetuta tu sherbeje njerezve dhe jo qeveritareve dhe opozitareve, kerkohet integrim te Shqiperise ne BE por me sa duket gjithshka mbulohet nen tymnajen e kerkesave popullore per kushtet me elementare si uje, drita, legalizim tokash etj etj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Kjo eshte kerkesa me serioze qe kam lexuar ndonjehere nga nje drejtues institucioni te larte.
    Sa njerez te tille gjinden ne Shqiperi?

    Ketu ne kete teme kerkoj mendimin e atyre qe dine ta lexojne kushtetuten por qe kane edhe njohuri nga kushtetuta te shteteve te tjera ne BE apo ne ndonje vend tjeter te perparuar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Ku qendron boshlleku qe i heq popullit te drejten e referendumit? Kerkoj ndihmen tuaj


    Pjese e shkeputur nga intervista e K.Spahiut: Le te themi qe shume organizata politike, shoqerore, jo qeveritare apo individe te ndryshem kane tentuar te realizojne referendum ne vend per ceshtje te ndryshme. Askush nuk ka arritur tu jap pergjigjen se pse nuk realizohen referendum ne Shqiperi. Eshte koha qe publiku duhet te dije veshtiresine reale.Kushtetuta eshte hartuar ne nje menyra te atille ne nenin 150 dhe 151 qe populli te mos kete mundesine per referendum dhe te mos e realizoj ate pasi kjo me sa duket ka qene synimi i inspiruesve te Kushtetutes se 98 qe askush praktikisht te mos realizoj dot ndryshime kushtetuese nepermjet votes popullit por vetem nepermjet amendimeve te cilat kerkojne 2/3 e votave ne kuvend dhe qe praktikisht per disa dekada asnje force politike nuk do te kete mundesine per ta pasur si kuorum dhe "komoditet
    KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998

    --------------------------------------------------------------------------------
    PJESA XI - REFERENDUMI

    Neni 150
    1. Populli, nėpėrmjet 50 mijė shtetasve me tė drejtė vote, ka tė drejtėn e referendumit pėr shfuqizimin e njė ligji, si dhe t'i kėrkojė Presidentit tė Republikės zhvillimin e referendumit pėr ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė.
    2. Kuvendi, me propozimin e jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve ose me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, mund tė vendosė qė njė ēėshtje ose njė projektligj i njė rėndėsie tė veēantė tė shtrohet nė referendum.
    3. Parimet dhe procedurat pėr zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmėria e tij parashikohen me ligj.

    Neni 151
    1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikės.
    2. Ēėshtjet qė lidhen me tėrėsinė territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, me kufizimin e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare tė shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes sė jashtėzakonshme, me deklarimin e luftės dhe tė paqes dhe me amnistinė nuk mund tė shtrohen nė asnjė referendum.
    3. Referendumi pėr tė njėjtėn ēėshtje nuk mund tė pėrsėritet pėrpara se tė kenė kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk kan si bejn kushtetute ca matufe si godua.. apo qelbaniker si gjinushi apo nje aktor qe edhe se mbaroj juridikun.. nuk e kuptoj se nuk lejohet kryengritja e armatosur.. ne nji shtet qe ka vuajtur aq shume nga diktatura..
    aktori tash i ka kuptue gjerat..por.. mijra bij nenash.. i kositi kallashi i zan caushve.. e ata nuk i kthen kush me ne jete..

    dhe kallashi vazhdon te kosite akoma..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Fm Brari

    Do kisha deshire qe ne kete teme te jepte mendimin edhe Albo-ja e ndonje tjeter. Fjala i ngelet diaspores sepse zeri i Kreshnik Spahiut eshte i vetem ne boten e informimit shqiptar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Pune te mbare o parlamentare

    'Beqja', Omari: Me 70 vota nga 140, vendimi ėshtė i pavlefshėm

    Denis Dedej | 25/10/2010 | Lajm i fundit | 32 KOMENTE | SHARE | - +

    TIRANE- Konstitucionalisti Luan Omari e cilėson si tė pavlefshėm votimin e raportit tė Kėshillit tė Mandateve pėr papajtueshmėrinė e mandatit tė deputetit socialist, Ilir Beqja. Nė njė prononcim tė dhėnė pėr gazetėn "Shekull", juristi i njohur, i cili ka qenė anėtar i Komisionit tė Venecias dhe madje pėr njė periudhė kohe, edhe njė nga tre nėnkryetarėt e tij, ka analizuar debatin qė lidhet me ēėshtjen "Beqja". "Duhet gjysma + 1 e deputetėve. Nėse ka pasur tė pranishėm 140 deputetė, do tė duheshin 71 vota. Pra me 70 vendimi i ėshtė pavlefshėm dhe i pazbatueshėm", -deklaroi Omari.


    Juristi i njohur kėrkoi nga politika shqiptare qė tė shikojė ēėshtjen e ngritur. Madje ai kėrkon ngritjen e njė komisioni qė do tė verifikonte vlefshmėrinė e vendimit. "Duhet tė shikohet. Duhet tė ngrihet njė komision. Nuk ka njė praktikė pėr kėtė punė. Vetėm nė Shqipėri ndodh kjo punė, qė tė vidhet vota nė mes tė parlamentit", sugjeroi konstitucionalisti. Pėr tė, duhet tė gjendet njė mėnyrė vetė nga deputetėt, tė dy palėt pėr tė zgjidhur ēėshtjen e krijuar. Sipas tij, kjo punė qė po ndodh nuk ėshtė hera e parė qė bėhet, ka 4-5 raste qė po ndodh, jo vidhet vota, jo nuk vidhet vota. "Tė shikohet, tė rregullohet sistemi elektronik. Nė kuvend ka tabulate, qė ėshtė prania e 140 deputetėve, tė ngrihet komision dypalėsh dhe tė hetohet. Vetė parlamenti duhet tė gjejė njė mėnyrė pėr tė dalė nga kjo situatė. Kjo gjė nuk ėshtė e parė asgjėkund, ėshtė tėrėsisht shqiptare",- tha Luan Omari.


    Pėr sa i pėrket raportit qė do tė shkojė nė Gjykatėn Kushtetuese, konstitucionalisti ėshtė i mendimit se nėse Partia Socialiste ka ankesa pėr mėnyrėn e votimit ajo duhet t'i adresojė ato nė Gjykatė pėrmes provave. Sipas tij, Gjykata Kushtuese do tė ketė njė provė qė kanė qenė kaq deputetė dhe nėse ka prova tė mjaftueshme qė kanė qenė 140 deputetė, atėherė ėshtė e qartė ēėshtja. Ai thekson se duhet qė PS tė japė provat, qė nuk ėshtė shumica qė ka votuar dhe ėshtė mė pak se shumica. Nė tė gjitha rastet, juristi vlerėson se procesi ankimimit duhet tė funksionojė nė bazė tė provave.
    Krahas mosmarrjes sė votave tė mjaftueshme, gjatė procesit tė numėrimit, deputeti i grupit parlamentar Socialist, Fatmir Toēi, nuk mundi tė votonte, megjithėse ishte prezent, pėr shkak tė njė problemi qė lidhej me elektronikėn, siē u justifikuan punonjėsit e Kuvendit. Pėr konstitucionalistin ėshtė e nevojshme qė tė merren masa pėr tė ardhmen, se kėto gjėra nuk janė tė parashikuar dhe vetėm nė Shqipėrinė ndodhin tė tilla probleme. "Kėtė gjėra nuk i ka rregullorja. As jashtė shtetit nuk merren me kėto probleme. As nė Kushtetutė nuk shikohen kėto gjėra, kėto hollėsira. Nuk janė gjėra kėto. Duhet tė paktėn tė merren masat pėr tė ardhmen. Sot shumica nesėr mund tė jetė pakicė dhe mund ta pėsojė ajo. Ēdo palė ėshtė e interesuar qė ta zgjidhė normalisht. Kėto janė gjėra qė kanė ndodhur nė Shqipėri dhe nuk kanė ndodhur gjėkundi, kėtu duhet gjetur ilaēi. Ilaēi mund tė jetė duke ndryshuar ligjin, rregulloren, sistemin elektronik, tė gjitha kėto gjėra", sugjeron ish-anėtari i Komisionit tė Venecias nga viti 1998 deri nė vitin 2006, pėr dy mandate rresht.


    Rregullimi
    "Kjo punė qė po ndodh nuk ėshtė hera e parė qė bėhet, ka 4-5 raste qė po ndodh, jo vidhet vota, jo nuk vidhet vota. Tė shikohet, tė rregullohet sistemi elektronik. Nė kuvend ka tabulate, qė ėshtė prania e 140 deputetėve, tė ngrihet komision dypalėsh dhe tė hetohet. Vetė parlamenti duhet tė gjejė njė mėnyrė pėr tė dalė nga kjo situatė. Kjo gjė nuk ėshtė e parė asgjėkund, ėshtė tėrėsisht shqiptare",- tha Luan Omari.



    Masat
    "Duhet tė paktėn tė merren masat pėr tė ardhmen. Shumica sot nesėr mund tė jetė pakicė dhe mund ta pėsojė ajo. Ēdo palė ėshtė e interesuar qė ta zgjidhė normalisht. Kėto janė gjėra qė kanė ndodhur nė Shqipėri dhe nuk kanė ndodhur gjėkundi, kėtu duhet gjetur ilaēi. Ilaēi mund tė jetė duke ndryshuar ligjin, rregulloren, sistemin elektronik, tė gjitha kėto gjėra",- sugjeroi konstitucionalisti i njohur shqiptar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    A nuk ju ben pershtypje kjo teme apo u mesuam te shkelim edhe pak ato vlera qe kane shqiptaret

    Kur Fatos Nano qeveriste me zevendesministra e bente cfare donte edhe me buxhetin e shtetit e me kushtetuten, ishte po ajo kushtetute e 98-s qe nepermjet boshlleqeve te saj i dha te drejte te vendoste vete ketij lideri F.N se cfare te bente me shqiptaret.

    Dje 70 deputete te gjithe socialiste nuk qene pjesmarres ne heqjen e mandatit te Ilir Beqjas dhe kesaj rradhe eshte opozita qe ka marre ne dore mosnjohjen e parlamentit, te asaj kushtetute qe e hartuan socialistat dhe nuk po paraqes ketu sa ane negative paraqet opozita me mospjesmarrjen e saj ne parlament.

    Roli i deputetit eshte te kryeje sa me mire detyrat qe i jepen si i zgjedhur i pare atyre qe e kane votuar. Deputeti i sherben popullit dhe kushtetutes por sic duket shume socaliste kercenohen me heqje mandatesh(jane deklaruar shume socialiste per pjesmarrje ne parlament jo aq shume per respektim te kushtetutes dhe ligjeve por edhe per copen e bukes qe ushqen familjet e tyre) dhe largim nga partia sikur ndodhi per tre dekadeshin e kaluar te mes shekullit te kaluar

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Ilir Beqja “i heq mandatin” mazhorancės

    Nga Tema

    Mandati i deputetit tė socialistit Ilir Beqja do tė jetė nė dorėn e Gjykatės Kushtetuese. Me 70 vota pro dhe 67 kundėr Kuvendi ka arritur dje tė miratojė njė nismė tė mazhorancės kundėr deputetit socialist tė Shkodrės. Por votimi i djeshėm ka treguar tkurrjen e votave tė kampit qeverisės duke e lėnė qeverinė “pa mandat” me njė numėr minimal votash qė s’mjaftojnė pėr tė cilėsuar mazhorancėn, vetėm 70, kur minimalisht duhen 71. Tkurrja e votave erdhi pas votės kundėr tė ish.deputetit tė PD-sė Paulin Sterkaj, deputetit tė larguar nga LSI, Dritan Prifti dhe deputetit tė PDU-sė, Shpėtim Idrizi. Gjithashtu dy vota abstenim, njė e PDU-sė dhe njė e LSI-sė, tė dyja aleate tė PD-sė e ēuan mazhorancės qeverisėse nė 70 vota dje nė Kuvend. Nga ana e saj opozita u shfaq kompakte. Ajo ka marrė tashmė dhe njė kundėrpėrgjigje konkrete ndaj PD-sė duke kėrkuar mandatet e 5 deputetėve tė saj. Me firmat e mė shumė se 35 deputetėve, PS-ja ka dorėzuar nė Gjykatėn Kushtetuese kėrkesėn pėr interpretim tė neneve 69, 70, 71 dhe 72 tė Kushtetutės, ku flitet pėr papajtueshmėrinė e mandatit tė deputetit me njė sėrė postesh tė larta tė shtetit. Njė nismė e tillė, ėshtė ndėrmarrė nga socialistėt pėr tė qartėsuar edhe pozicionin e 5 deputetėve demokratė, qė kandiduan nė zgjedhje duke mbajtur poste nė pushtetin lokal.

    Debati pėr Beqjan

    Votimi erdhi pas njė debati tė gjatė nė parlament. Kėrkesa e firmosur nga disa deputetė tė PD-sė u kontestua fuqishėm nga deputetėt socialistė, tė cilėt votuan pėr herė tė parė nė Kuvend nga nisja e kėtij sesioni. Para se deputetėt tė vendosnin pėr mandatin e tij deputeti socialist deklaroi se nuk ka shkelur betimin e tij. Nė lidhje me relacionin qė PD kishte pėrgatitur pėr imunitetin e tij, Beqja tha se ndaj tij ka pasur goditje dhe baltosje, por “kėto nuk do tė mė ndalojė tė eci pėrpara”. Duke deklaruar se, “ėshtė i sigurt tė ecė sė bashku me Ramėn” dhe se kėtė zgjedhje e bėn pėr tė mirėn e Shqipėrisė, ku rritet vajza e tij. Deputeti Beqja theksoi edhe njėherė se akuzat e ngritura ndaj tij bėhen pėr kohėn kur nuk ishte deputet, ndėrsa shton se, “PD nuk i do biznesmenėt nė politikė”. Menjėherė pas fjalės sė Beqaj, erdhi dhe reagimi i kryeministrit Berisha, i cili tha se “qeveria nuk diskriminon bizneset”. Berisha akuzoi ndėr tė tjera Beqajn se nė tė njėjtėn kohė qė ai mbante konferencė, kompania e tij fitonte tendera. Sipas kryeministrit kompania e Beqajt ka fitur 3 tendera, jo sipas meritės. “Nė tenderat qė ke fituar tek Ministria e Kulturės, tek Ministria e Brendshme, para zgjedhjeve janė kėto. Por nuk pėrjashtohet mundėsia qė edhe aty nė Kėshill tė Ministrave apo pėrreth tij, nuk ka rėndėsi absolutisht, sepse i ke fituar mbi bazėn e procedurave, por moral duhet tė kesh ama dhe tu thuash atyre kolegeve tė tu dhe shqiptareve, qė kėta pushtetarė nuk e kanė nė moralin e tyre diskriminimin, siē ndodh tek ju. Qė tė gjithė tenderat e Bashkisė i fitojnė katėr firma e qė vetėm dy kompani nga 500 marrin 70% tė vlerės sė ndėrtimit”, tha kreu i qeverisė. Deputeti socialist Blendi Klosi ėshtė hedhur nė mbrojtje tė kolegut tė tij.“Beqja ėshtė me tė drejtėn e ligjit. Kjo qė po bėhet ndaj tij ėshtė njė fushatė shpifjeje me qėllim mbulimin e akuzave qė po i bėhen Berishės”, the Klosi duke akuzuar mė tej qeverinė si mė tė korruptuarėn nė historinė e shtetti shqiptar. Por dhe ndaj Klosit, kryeministri kishte njė replikė duke i kujtuar tenderat qė daja i tij biznesmen ka marrė nga qeveria.

    Raporti, argumentet pro dhe kundėr

    Nė emėr tė Kėshillit tė Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, deputeti demokrat Viktor Gumi, prezantoi para deputetėve raportin e tij tė firmosur nga relatorėt, Eduard Halimi i PD-sė dhe Damian Gjiknuri i PS-sė. Nė qėndrimin e anėtarėve tė Kėshillit, pėrfaqėsues tė maxhorancės, shprehet se "Kushtetuta nuk e lidh papajtueshmėrinė me ushtrimin e mandatit apo me bėrjen e betimit. Kushtetuta e lidh papajtueshmėrinė me mandatin, i cili, sipas saj, fillon ditėn qė ėshtė zgjedhur deputeti nė pėrputhje tė qartė me pėrcaktimin e bėrė nė nenin 71, pika 1 tė saj". Ndėrsa sipas nenit 70, pika 3 tė Kushtetutės, njė deputet nuk mund tė pėrfitojė fonde publike, sepse deputeti ėshtė pushtet, ėshtė autoritet dhe me autoritetin e tij ai nuk mund tė pėrfitojė dhe tė abuzojė. "Sipas gjithė dokumentacionit zyrtar qė shoqėron kėrkesėn dhe atij tė pėrcjelle kėtij Kėshilli, rezulton e qartė se deputeti Ilir Beqja, pasi ka marrė mandatin e deputetit nga KQZ, ka pėrfituar nga Bashkia Durrės tenderin me 97.7% tė vlerės sė fondit limit. Rezulton e qartė sipas dokumentacionit se shoqėria ku ka qenė dhe vazhdon tė jetė edhe sot aksioner me 51% tė aksioneve, z. Beqja ka ushtruar veprimtari fitimprurėse qė burojnė nga pushteti vendor, pikėrisht Bashkia Durrės, e cila drejtohet po nga forca politike qė i pėrket z. Beqja, pėrgjatė gjithė periudhės, duke pėrfituar parashikuar nė shumėn 24. 240. 000 lekė", thuhet nė qėndrimin e maxhorancės nė raport. Ndėrsa anėtarėt e Kėshillit tė Rregullores, pėrfaqėsues tė opozitės, nė kundėrshtim me qėndrimin e shumicės, shprehen se "deputeti Ilir Beqja nuk e ka shkelur Kushtetutėn". "Pėr aq kohė sa deputeti nuk ka ushtruar funksionin e ligjvėnėsit, ai nuk mund tė jetė nė kushtet e njė konflikti interesi qoftė edhe nė nivelin kushtetues. Prandaj, kjo ēėshtje nuk mund tė merret e mirėqenė thjesht me njė fjali qė shkruhet nė Kushtetutė. Deputeti e fillon ushtrimin e detyrės tė tij pas bėrjes sė betimit dhe deputeti Beqja ėshtė betuar mė 25 shkurt 2010, ndėrsa lidhja e kontratės sė kompanisė sė tij me Bashkinė Durrės ėshtė kryer pėrpara kėsaj date dhe kjo nuk pėrbėn shkelje tė nenit 70, pika 3 tė Kushtetutės". "Rezulton e qartė se pas datės 25 shkurt kur deputeti Beqja ka bėrė betimin, kompania ku ai bėn pjesė si ortak nuk ka lidhur asnjė kontratė qė buron nga pasuritė e shtetit ose tė pushtetit vendor", thuhet nė qėndrimin e opozitės nė raportin e Kėshillit tė Rregullores.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Mandati i deputetit Beqja, debati i plote nė Kuvend

    Rozeta Rapushi

    Parlamentit i mbetet ne dore, te votoje ose jo per te derguar ne Gjykate Kushtetuese, kerkesen per heqjen e mandatit te deputetit socialist, Ilir Beqja, per shkelje te Kushtetutes. Nderkohe qe sipas qendrimit dhe relacionit te mazhorances, e cila ka dhe shumicen e votave ne Kuvend, ceshtja pritet qe t'i kaloje per interpretim dhe vendim, Gjykates Kushtetuese. Pas mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura, Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ia la ne dore Kuvendit, te votoje per kete ceshtje. Mazhoranca ne relacionin e saj, thekson faktin se mandati i deputetit socialist eshte ne kundershtim me Kushtetuten. Jo pak diskutime pati ne mbledhjen e djeshme, ku opozita pretendon se rasti i Beqjes, nuk eshte ne ato raste qe mund te perfshihet ne papajtueshmerine e funksionit te deputetit me aktivitetet private. Deputeti socialist, anetar i Keshillit, Damian Gjiknuri tha se "Beqja, nuk ka shkelur Kushtetuten dhe nuk eshte ne konflikt interesi, per aq kohe sa nuk ka bere betimin dhe ushtron funksionin e ligjvenesit". Pavaresisht perplasjes se opsioneve ne mbledhjen e djeshme te Keshillit, u degjua edhe vete deputeti i PS-se, Beqja, i cili theksoi serish se ka vepruar vetem ne baze te ligjit dhe ne asnje rast nuk e ka shkelur Kushtetuten. "Jam i bindur, qe veprimi im eshte i drejte ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten. Sigurisht fillimi do jete ne seance te enjten e ardhshme, me pas, e kam thene, i mirepres ne Gjykaten Kushtetuese", u shpreh Beqja pas mbledhjes. Por akuzat e bera ndaj tij ne mbledhje, kane qene jo pak te renda, si perfitim i shumave te medha te fondeve ndonese kishte marre prej kohesh mandatin e deputetit nen siglen e PS-se, nga zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. Sipas procedures dhe vendimit te marre dje ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, tashme i mbetet Kuvendit, qe me vote te percaktoje, nese do ja kaloje apo jo per vendim, Gjykates Kushtetuese ceshtjen e heqjes se imuniteti te deputetit socialist Beqja. Ky i fundit akuzohet se ka perfituar ne shkelje flagrante me kushtetuten, fonde publike ndonese ishte deputet. Mazhoranca pretendon se Beqja ka shkelur Kushtetuten, pikerisht nenin 70 te saj, ku thuhet se: "Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni, me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij, Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmerine". Gje e cila pritet te ndodhe javen e ardhshme, pasi mazhoranca eshte e bindur ne kete shkelje dhe do t'ia dergoje Kushtetutes, per te konstatuar kjo gjykate me pas, papajtueshmerine ose jo te Beqja ne kete rast. PD: Beqja nuk ka shans te shpetoje mandatin Mazhoranca zbulon votat e saj pro, per ta derguar ne Gjykate Kushtetuese, ceshtjen e heqjes se mandatit te deputetit socialist, Ilir Beqja. Nje prej anetareve te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, Eduard Halimi, tha dje pas mbledhjes se zhvilluar per kete ceshtje, se Beqja ndonese ne ushtrim te mandatit te deputetit, ka perfituar nje tender tek bashkia e Durresit, me vleren 97.7%, e perkthyer ne leke, 240 milione. "Zoti Beqja, nuk ju pergjigj pyetjes qe i beme ne, se si i ka perfituar, me arsyetimin sipas tij sepse nuk dinte se cfare kishte kryer shoqeria ose cfare kishte bere shoqeria. Nderkohe qe, ai, eshte ortak mazhoritar me kompanine e cila ka perfituar prej kesaj periudhe shumen prej 240 milione lekesh", tha dje Halimi. Sipas tij ne mbledhje u gjykua, se provat jane te qarta, evidente dhe qendrimi i deputeteve te mazhorances eshte, qe ndodhen para nje shkeljeje te hapur te Kushtetutes. Halimi theksoi se Kushtetuta nuk le as edhe nje ekuivok, per rastin e shkeljes se saj dhe e vetmja alternative, eshte heqja e mandatit te deputetit Beqaj. "Edhe nese zoti Beqja, do te largohet sot nga shoqeria, perseri Kushtetuta nuk i le asnje hap, as edhe nje hapesire tjeter, as edhe nje kompromis tjeter, pervecse heqjes se mandatit", tha Halimi. Sipas deputetit demokrat, do te jete Gjykata Kushtetuese, e cila do te ndaje nese Beqja e ka shkelur Kushtetuten apo jo dhe fakti se kur i ka marre parate me vone apo me heret, eshte shkelje apo jo.

    Pjese nga pyetjet e deputeteve, ndaj Ilir Beqes:

    Eduard Halimi: Ju thate se keni qene nje nga ortaket e kompanise. Keni qene dhe jeni nje nga ortaket e kompanise, apo jeni ortaku mazhoritar i kompanise?
    Ilir Beqja: Une jam nje nga ortaket e kompanise dhe zoteroj 51% te aksioneve sic eshte edhe ne website-in e QKR-se. Jam nje nga ortaket dhe zoteroj 51% te kompanise.
    Eduard Halimi: Ju keni perfituar para nga fonde publike nga 1 shtatori 2009 deri ne Maj 2010? Para publike? Keni marre leke ju vete?
    Ilir Beqja: Nga 1 shtatori 2009 deri ne 1 maj 2010 une si Ilir Beqja para publike kam marre ato para qe nga 25 shkurti e ne vijim kam marre nga funksioni i detyres se deputetit. Une si Ilir Beqja... si Ilir Beqja... para publike.
    Eduard Halimi: Si ortak mazhoritar ne kompani? Sa keni marre?
    Ilir Beqja: Si ortak mazhoritar, sipas vleresimit tuaj ne kete kompani, une kam perfituar nga dividenti i kompanise deri ne 31 dhjetor 2009, sepse sot qe ne flasim, per vitin 2010 une nuk jam ne gjendje te them se kush eshte aktiviteti financiar i kompanise pasi ai percaktohet ne 31 dhjetor 2010 dhe pastaj certifikohet ne periudhen mars-prill sipas detyrimeve ligjore dhe fiskale.
    Euard Halimi: Une kam ketu faturen e dates 21 maj kur kompania ne te cilen ju jeni 51% aksioner ka marre 95 milione leke. i keni marre ju apo nuk i keni marre ju? 25 maj 2010? E vertete kjo apo eshte e rreme?
    Ilir Beqja: Atehere po jua perseris: ajo fature eshte fature e vertete, e sakte. Eshte fatura me te cilen eshte paguar puna e kryer kompania In-Tech nga Bashkia e Durresit nepermjet thesarit te Republikes se Shqiperise. Por, po jua perseris edhe sot qe ne flasim nga i gjithe aktiviteti ekonomik i kompanise qofte me kliente publike apo private deri me sot nuk kam marre asnje qindarka, sepse ende deri me sot nuk eshte vleresuar kush eshte fitimi i kesaj kompanie. Lidhur po me kete fature dua t'ju them qe puna eshte kryer sic eshte e vertetuar ne dokumente qe jane ne zyren e Thesarit te deges se Durresit, pra te Ministrise se Financave. Puna eshte kryer perpara 25 shkurtit, por per probleme te buxhetit te Bashkise se Durresit, pagesa e dyte eshte bere ne muajin maj, sepse vetem ne daten 27 prill 2010 prefektura e Durresit i ka dhene mundesine Bashkise se Durresit te beje shlyerje per vitin 2010 dhe une, po te doni, kam kopje te ketyre dokumenteve qe mund t'i merrni zyrtarisht ne Prefekturen e Durresit dhe ne Bashkine e Durresit.
    Eduard Halimi: Ne daten 17 shkurt 2010 ju keni dorezuar nje situacion te punimeve ne Bashkine e Durresit, me 17 shkurt 2010, nje jave para se te futeshit ne Parlament, qe ne mos gaboj une tregon punimet e kryera deri ne daten 17 shkurt ose deri ne daten 15 shkurt. Ju keni perfituar 146 milione leke. Ne daten 21 maj ju keni dorezuar perseri nje situacion punimesh, e cila pasqyron punen e kryer nga data 10 shkurt deri ne daten 10 maj dhe me pas ne daten 21 maj keni marre 95 milione leke per punen e kryer nga 10 shkurti deri ne 10 maj. Pyetja ime eshte a ka ofruar kompania juaj sherbim nga 10 shkurti deri ne 10 maj apo e kam gabim une?
    Ilir Beqja: Atehere edhe njehere me duhet te bej te qarte qe une jam ortak i asaj kompanie, por nuk jam administrator i kompanise, nuk kam qene asnjehere qe nga dita e themelimit ne vitin 2001 dhe deri me sot. Nuk kam qene as ne shtator as ne vijim, qe do te thote se veprimet juridike te kompanise behen nga administratori, madje sic eshte ne statutin e kompanise te dorezuar ne QKR "ortaku Ilir Beqja" edhe pse ka 51% nuk ka ne statut asnje te drejte qe te vendose per kompanine: te lidhe apo jo kontrata me ente publike apo private apo me shuma te ndryshme. Pra, i gjithe administrimi i kompanise eshte pergjegjesi e administratorit te kompanise dhe keto jane te percaktuara qarte edhe ne ligjin "Per shoqerite tregtare" qe funksionon ne Shqiperi. Se dyti, une nuk jam ne gjendje te them sot per nje situacion qe ju thashe eshte aktivitet i administratorit, por ju them me siguri qe e gjithe puna e kryer ne Bashkine e Durresit eshte realizuar perpara dates 25 shkurt. Ju thate qe kemi dorezuar nje situacion ne 17 shkurt, nuk besoj te jete keshtu, sepse mesa di une keto dokumente jane dorezuar qe ne muajin janar. Ne 17 shkurt eshte arketimi i pageses pare. Eshte nje fature e dorezuar ne mos gaboj ne ditet e para te shkurtit. Ne 17 shkurt eshte arketimi nga Bashkia e Durresit nepermjet thesarit tek In-Tech Plus. Dua t'ju them dhe nje gje tjeter. Ne dokumentin qe ju ka sjelle Ministria e Financave keni pare qe ende per pune te vitit 2009, pra per kontrate te lidhur edhe perpara se te fillonte fushata zgjedhore, por edhe per pune te kontrates se dyte ka ende para te papaguara, sepse keto jane rregullat e zbatimit te kontratave ne Shqiperi qofte me ente publike, qofte me ente private. Eduard Halimi: Edhe njehere qe une te jem i qarte. Jo juve, por kompania juaj In-Tech ka ofruar sherbim per Bashkine e Durresit nga data 10 shkurt deri ne 10 maj apo jo?
    Ilir Beqja: Po jua them me sa kam une dijeni si ortak, sepse ju thashe une nuk jam pjese e administrimit te perditshem te kompanise, te gjithe punen qe ishte detyrim per te zbatuar nga ajo kontrate, kompania e ka kryer para dates 25 shkurt.

    Koha jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 26-10-2010 mė 13:42 Arsyeja: ndryshim

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •