Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Bllokohen 27 makina të vjedhura, 4 në pranga




    TIRANE- Një operacion i koordinuar i Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor, ka sjellë bllokimin e 27 automjeteve. Nga verifikimi në sistemin e Interpolit kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit. Në një konferencë për shtyp Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2011 II”, janë kryer verifikimet përkatëse për rreth 432 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 27 automjete.


    27 automjetet që kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit janë
    bllokuar gjatë kontrolleve të ushtruara në Qarqet:



    - Berat, 7 automjete
    - Korçë, 4 automjete
    - Elbasan, 4 automjete
    - Vlorë, 2 automjete
    - Tiranë, 6 automjete
    - Shkodër, 2 automjete
    - Lezhë, 2 automjete
    - Fier, 1 automjet
    - Gjirokastër, 1 automjet



    Automjetet ishin të llojeve :


    - Benz Mercedes 6 automjete
    - BMV 4 automjete
    - Volzvagen 4 automjete
    - Audi 2 automjete
    - Smart 1 automjet
    - Fiat 1 automjet
    - Rang rever 1 automjet
    - Alfa 1 automjet
    - Opel 1 automjet
    - Nisan 1 automjet
    - 3 automjete të rënda etj.


    Sipas Policisë së Shtetit, nga verifikimet e kryera në sistemin e Interpol këto automjete kanë rezultuar të vjedhura kryesisht në Itali, Kroaci, Bullgari, Serbi, Poloni, Afrikë e Jugut dhe vende të tjera.
    Nga ky operacion janë bllokuar gjithashtu edhe 25 automjete të tjera, të cilat
    nga verifikimet e kryera kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion. Gjithashtu është bërë e mundur që të bllokohen dhe 4 armë zjarri pistoleta të
    llojeve të ndryshme, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni, për
    të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas.
    Operacioni i Policisë së Shtetit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    E bukura eshte se pastaj i perdorin shefat e policise. Kur i duhet noi makine e re, fillojne keto operacionet "dhurate per shefin"! Sidomos tani qe po afrojne krishtlindjet...
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    pjesa me e madhe e makinave te mira qe kan hyr ne shqiperi jan te vjedhura

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ne evrope ka me mijera makina te vjedhura
    italianet jane specialiste te medhenj per trafikimin e tyre

  5. #5
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    e mire qe po i kapin se shume i kan lon....
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  6. #6
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    E bukura eshte se pastaj i perdorin shefat e policise. Kur i duhet noi makine e re, fillojne keto operacionet "dhurate per shefin"! Sidomos tani qe po afrojne krishtlindjet...
    hahahaha sa te drejt ke..po kjo gje esht normale atje pse kujtojn robt se do i kthejn makinat eeee....
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 232
    Postimi i Fundit: 17-07-2014, 07:24
  2. Gomerë dhe makina
    Nga shoku_tanku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-07-2010, 17:52
  3. Durrës, ne pranga një 28 vjeçar, vidhte makina
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2008, 15:57
  4. Skandali, trafik municionesh në Gërdec
    Nga OO7 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 07-08-2008, 20:31
  5. 100 operacionet më të bujshme të policisë.
    Nga DI_ANA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2008, 02:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •