Basha premton përmendoren e Adem Jasharit në Tiranë
28-11-2011 19:04 CET
http://www.zeri.info/fotot/42354/bas...2495504317.jpg
I shoqëruar nga i ngarkuari me punë i Kosovës në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, vendosi kurorë me lule pranë bustit të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Basha vlerësoi kontributin e Adem Jasharit për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe premtoi se vitin tjetër, në të njëjtin vend ku sot ndodhet busti i tij në Tiranë, do të vendoset një përmendore e tij, e realizuar nga skulptori i njohur Muntaz Dhrami.
“Është dita e lindjes së Adem Jasharit, por edhe dita e rilindjes së tij dhe gjithë atyre që dhanë jetën dhe u flijuan në altarin e sakrificës për lirinë e kombit, pavarësinë e tij dhe për të drejtat e qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë”, tha Basha.
“28 Nëntori është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është dita e Flamurit Kombëtar, por ka një domethënie shumë të madhe. Në historinë tonë, njihet si dita e ngritjes së flamurit në Krujë nga heroi ynë Gjergj Kastriot Skënderbeu, por është edhe dita e lindjes së heroit së luftës së Kosovës, Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Nuk ka rastësi. Është dita e lindjes së Adem Jasharit, por edhe dita e rilindjes së tij dhe gjithë atyre që dhanë jetën dhe u flijuan në altarin e sakrificës për lirinë e kombit, pavarësinë e tij dhe për të drejtat e qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë”, tha Basha pas vendosjes së luleve pranë bustit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në Tiranë. /Zëri/
Krijoni Kontakt