TIRANE-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryebashkiakun e Tiranės Edi Rama se ka fyer Ditėn e Pavarėsisė duke mos kyer dekorin nė kryeqytet me rastin e kėsaj feste. I menjehershem ka qene reagimi i Edi Rames qe ne cilesin e kryetarit te Bashkise se Tiranes i sugjeron Berishes te ktheje vemendjen me situaten ne permbytjet dhe jo te merret me shpifje.
Duke ju referuar debatit mbi mungesėn e dekorit nė kryeqytet nė festat e 28-29 nėntorit kryeministri Sali Berisha theksoi sot gjatė mbledhjes sė qeverisė se “mund ta shkarkoja pėr aktin e rrugaēėrisė publike ndaj flamurit dhe kombit Edvin Kristaq Ramėn por nuk e bėj kėtė sepse do tė merrte konotacion negativ pėr faktin se ai ėshtė kryetar i Partisė Socialiste. Megjithė dėshirėn e madhe qė kisha qė kjo mbledhje tė vendoste shkarkimin tėnd po ta them se nuk do tė kesh kurrė rastin qė ti tė fyesh flamurin”
Berisha tha se tani dekori pėr festime do tė bėhet nga protokolli i shtetit. “Qė sot e tutje ceremoniali i festive do tė kalojė drejt protokollit tė shtetit pėr tė mos u dhėnė mė mundėsi kėtyre rrugaēėve tė pėrbaltin flamurin”.
Sipas Berishės edhe pėr 28 Nėntor, dekori i Tiranės u arrit nė sajė tė punės sė qeverisė, por heshtja e Ramės ndaj kėsaj feste, tha kryeministri pėrbėn fyerjen mė tė rėndė qė ju ėshtė bėrė shqiptarėve.
“Atė qė bėri Edvin Rama me ditėn e pavarėsisė mund ta bėnte njė apatik pėr tė cilin vendi dhe kombi nuk ekziston e them kėtė se pėr 28 Nėntor ai ka fyer cdo shqiptar. Dita e Pavarėsisė ėshtė dita e flamurit, asnjė komb nuk fyhet kėshtu. Por ja qė Edvin Kristaq Rama merr urdhra nga lideri shpirtėror, s’ka respket pėr flamurin e tij, e pėrdhos atė”, u shpreh Berisha.
Rama: Berisha 300 shpifje ne muaj, une i pergjigjem me 300 peme
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės ka reaguar sot tė mesditė menjėherė ndaj akuzave tė Berishės bėrė nė mbledhjen qeverisė sot paradite.
Sipas Ramės, kryeministri nė kėto momente duhet tė ketė vėmendjen e plotė tek situata me pėrmbytjet nė Shkodėr dhe jo tė merret, sipas tij me shpifje. Rama theksoi se cdo shpifje e Berishės merr si pėrgjigje, punėn e madhe qė bėn Bashkia e Tiranės.
“Berisha bėn 300 shpifje nė muaj, i pėrgjigjem Berishės me 300 pemė. Berisha bėn mirė tė merret me pėrmbytjet, pasi Shkodra ėshtė shėmbėlltyra kuptimplotė e dėshtimit tė Berishės”, tha Rama duke bėrė tė ditur se bashkia e Tiranės kėto ditė po punon pėr tė pėrmirėsuar pėrmasėn e gjelbėr nė kryeqytet me njė projekt pėr mbjelljen e pemėve.
Balkanweb
Krijoni Kontakt