Premtimet e Thaçit, të pa planifikuara në buxhetin e 2011-s
Prishtinë, 2 dhjetor - Premtimet janë premtime, e shumë vështirë të bëhen vendime në praktikë. Fatin e njëjtë duket ta kenë edhe premtimet që dolën nga takimet e fundit të organizatave sindikaliste me kryeministrin Hashim Thaçi për ngritje pagash. Ato nuk janë planifikuar fare në buxhetin e vitit të ardhshëm, raporton KTV. Në draft buxhetin për vitin 2011, që e ka siguruar KTV-ja, në pjesën për paga dhe mëditje rritja prej 20 milionë eurosh për dallim prej vitit të kaluar është për të punësuarit e ri në sektorin publik. Aty nuk janë përfshirë premtimet e fundit për ngritje pagash që kapin shumën e milionave euro. /koha/
Krijoni Kontakt