Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Albo qe mos ta bejme keshtu si loje fjalesh.


    Me vjen shume keq, per cfare me merr ti mu, per keto Mentat e forumit qe i ka sjelle Hoxha nga vendi ku ha pula gurre????

    Une jam rrite me nje ndjenje respekti per kohen e Zogut, ne shume aspekte.

    Ajo qe une kam dashe te them, eshte se thjesht pershkrimi me duket teper i sajuar me ekzagjerim per mbretin. Albo, ne Shqiperi nuk eshte envoja qe te gjesh persona qe te lajkatojne per interes te drejtperdrejte perfitimi.

    Fatkeqsisht, sidomos gjate kohes se Legenit Hoxha, na doli nami se ne Shqiperi fuksohet edhe thjesht per fuskim..pa ndonje perfitim te drejtperdrejte.

    Degjoni,.......nuk ka.....patur ndonje here nivel te tille Shqiperia e atyre viteve (shumica analfabete, fshatare e paforumuar, e me pak se 1-milioneshe)....te dale me brohoritje me unanimitet..."do vdesim per Shqipni e mbret", te jemi realista.

    Pastaj, per cfare do vdisnin? Cfare jane keto budallalleqe?

    Lufta e dyte boterore ishte ne prag te fillimit te vet, edhe dihej se Europa do te ndahej midis fuqive konkurente e te pamposhtura.

    Ku kishte gje me te mire se te pushtohej nga Italia.......pushtim qe doli edhe me i embli faktikisht nga te gjitha prezencat e huaja te derisotme....se sa ta benin pershesh vendet fqinje ne ndonje mesymje per inate te vjetra, vende me te cilat Zogu na paska kerku bashkim per mbrojtje!

    Ne nje kohe te tille eshte padituri te pretendosh ti rezistosh "pushtimit", po aq joreal sa perpjekja per te evituar nderhyrjet e sotshme amerikano-europiane ne te gjithe Europen e boten.

    Mesa duket qe atehere paska dale ideja se ne jemi Kala fitimtare e pamposhtur neper bote, e se nuk duam tja dijme per cfare behet perreth, pasi kemi unitetin udheheqje-popull!!!!

    Pastaj per pasurite, Zogu nuk kish si te kish me pak Pallate e Vila, Albo.......(te bera te gjitha nga Italiani)!

    (Ato prejardhjet Aleksandriane....po i le pa koment....se nuk ia vlen te merresh me gjenealogji ballkanasish pas mesjetare).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 09-03-2003 mė 05:08

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo thote se Burra si Zogu lindin nji her ne 100 vjet. Mire e ka.
    Une do thosha se lindin nji here ne 500 vjet.

    Klodi merr per baze fjalet e Konices mirpo pikerisht Konica eshte dhe nji gur prove qe Zogu eshte madheshtor si njeri.
    Ai e emeron Konicen minister te Shqiperise ne Amerike.
    Kjo tregon se Zogu kupton dhe vlereson se gjeniun e Kultures Shqiptare, Faikun, mos ta lere te humbe kot kafeneve e kabareve te Amerikes por ta vej ne pune ne sherbim te atdheut.
    Por dhe vet Konica nja 15 vite para kesaj ngjarjeje kish zbuluar tek Zogu NJERIUN qe do bente SHTET. Ish vet Konica qe e sugjeron Zogun tek patriotet e tjere te moshuar qe ti jepej perkrahja ktij djaloshit matjan.

    Anti-Zogistet jane disa llojesh.

    - Anti zogistet injorante (qe eshte dhe grupi me i madh ne numer) qe jane produkt i dogmatizmit Terbacioto-Maoisto-Lapardharas..pra mileti kam kum, si psh brigadiere stallash, barinj dhishe, kapterra te rrapit te trishit qe kane mbush tiranen, tornitore te uzines traktori me kurse 3 mujore ne shkoll te bashkimeve profesionale, mjelse te dalluara si dashnore te kryetareve te kooprativave, bufiste klubesh dhe bashkpuntore te operativave, polica lokaliteti, operativa shistaveci, montatore te metalurgjikut, oficere nga Hekali dhe Smokthina e Cerava qe banojne ne kombinat, laprak e Kamez, gazetare te Zp dhe gazetes Puna si namik Dokle e erion terbacioti, gra spiunesh si Makbulet e dadet e sorrollop..

    - Anti zogistet Fanoliste qe ishin nji kategori speciale ku benin pjese koka te kultures dhe atdhetarizmit por qe e bene dhe gafen qe te dalin nga binaret e demokracise pluraliste e te krijojne precedentin e revolucionit.

    - Anti zogistet enveriste qe jane nomenklatura e PPSH-se te cilet te zogizmi dhe koha e tije shikonin armikun e regjimit stalinist siberian. Ata kane pergatitur nji grush historianesh demagoge te mencur qe kane fabrikur me mjeshteri nje peralle per kohen e Zogut me te cilen kane ushqyer kategorine e kapterrave me lart.
    ky grup eshte shum aktiv dhe gjuan dhe sot me spond sa here i jepet rasti.
    Ky grup ka pergatitur me kohe dhe agjenturen e cila na paraqitet sot si Parti legaliteti e duros ose spahise.
    Ky grup per nevoja personale perdor me demagogji "arsyetime" te Fanolizmit megjithse anti-zogizmin Fanolist e kane masakruar qe ne 45 e me vone.

    Psh.. ne pergatitjet qe benin anti zogistet enveriste gjate periudhes se Saliut per te permbysur me dhune demokracine e 92-shit perdoren me lezet Fanolizmin per te arsyetuar Revoltat e veprimtarine anti-ligjore duke i fryre revolucionit te 24-tres ose duke aluduar per dalje "avni rustemesh".

    Meqe ne PD kish lloj lloj tipash PS arriti te fusi te vetet kudo dhe me nji laper surratit brenda pak ditesh e rrezuan Shtetin Shqiptar si te ishte mullar Kashte.

    Nji ZOG sot do ish i nevojshem ne SHQIPERI...por ku ta gjejme..
    LEKA eshte i lodhur e i semure dhe pothuajse ka kapitulluar.
    Oborri Lekes dhe Partia e Legalitetit ka brenda me shume agjenta ish operativash sigurimi se sa dhe vet Komiteti drejtues Socialist.

    Nje dege e Anti zogisteve Fanoliste eshte dhe Partia e Ballit.
    Edhe kesaj agjentura e PPSH-se ja ka futur ujin nen rrogoz me kohe. Vet kryetari tyre legjendar Abaz Ermeni eshte shitur ne Paris tek Llamb Pecinat e Sigurimit qe ne vitet 50-te.



    ......

    Po e mbyll me kaq..
    tung..

  3. #13
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk kam deshire te flas per Zogun por ne pergjithsi nuk me pelqejne monarkite.
    I takojne se kaluares se larget.
    Ne Scandinavi dhe disa shtete tjera te Europes ruhen monarkite por si simbole dhe nuk kan kurrfare ndikimi ne politike.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Une jame shume i befasuar nga dikush qe e bene mbretin Zog me paftyresi "patriot" dhe "njerzor", se vrau 100 vete, por i fali jetn njerit.
    Dhe me paturpesine e felliqur la kombin, por dhe e carmatosi per te miren e popullit.

    Nuk zgjatem me teper.

    Me kujtohen italianet qe fundosnin ne dete gomonet e vrisnin shqiptaret, e mjekonin ndonje te semore nga Shqipria ne spital dhe e qunin ndihme.

    Me kto ritme italjanet do i cfarosin shqiptaret mbrenda pese vjetesh.


    I lutem moderatorve, apo kujdo qe ka veprat e Nolit te botoj ate fjalimin e tij me 1920n ne OKB>

  5. #15
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    se pari nuk ben mire qe ofendon se ate zanat nuk e di vetem ti ok ? (nuk ta perseris per here te dyte)

    100 apo 500 varet perse i vrau dhe ai qe fali nuk ishte dokushdo por njeriu qe e plagosi ne tentativen per ti marre jeten dhe normalisht nje mbret me gjak shume me blu se i Zogut si psh Emanueli i Italise e vari Vasil Lacin per te njejtin veprim.

    Perrallat e komunisteve per carmatosje i besojne vetem mendjerrjedhurit apo pinjollet e tyre....sill fakte po deshe te te besojme.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Shėn Katerina e Aleksandrisė - 25 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •