Dhe nese te pengojn i nderuari "ateist", cila mendon eshte menyra e jote qe ata te behen te tille qe mos te pengojn ???
Perditshmeria islame aktuale, e me teper ajo e kaluara, njeh plot e plot njerez me mendime tjera, revolucionare, revizioniste, radikale, liberale etj. kane gjete dashamiret e tyre, dhe jane formuar ne vellezeri te ndryshme, dhe kane jetuar jeten e tyre duke i verejtur VETVETIU se ku i kane kufijt.
Ju as qe e njihni islamin ne shkallen me te ulet, e merrni arrogancen me te larte qe ekziston ta komentoni ate ose nje dukuri te tij. Vete fakti se ke "rrenja" muslimane nuk te ben kompetent te flasish me gojen plot mbi islamin, si nuk te ben fakti ateist klasik, duke thane "nuk besoj".
Muslimanet "radikal" jane PROBLEM i muslimaneve "normal", brenda periudhes 1400 vjecare shoqeria muslimane ka gjetur menyra dhe rruge si tju shmanget problemeve shoqerore qe shfaqnin grupacione interesesh, dhe i ka dale ne krye me metodat me pedagogjike, me te buta, me humane dhe me te civilizuara qe edhe bota aktuale nuk i njeh. Tarikatet jane pjelle e kesaj "natyre" te njeriut.
Hapi i pare se si mund te zgjedhish problemin me "muslimanet radikal" eshte ai, qe ate muslimanin ta pranosh njehere si "shqiptare", se gjuhe nene e ka shqipen, nuk njeh tjeter, se enderat i ka te vendlindjes, te pluhurit ku a rit, se mendon shqip, llogarit me numra shqip, dhe folen shqip......dhe me tej ashtu sic eshte....nuk eshte Arap, as Turk, as Vehabist, por eshte besimtare i devotshem, qe mundohet ta jetoje nje jete sipas parimeve fetare, per te fituar dashurine e Krijuesit vet. Quaje pra, musliman te devotshem, quaje Selefij, por mos e quaj Arap, mos e quaj vehabist, se nuk eshte, dhe kurre nuk do te behet, dhe se, nese i jepet mundesia, do te deshmoje teje se NUK ESHTE ai qe e quan, kete ne konsekuencen e fundit edhe me dhune.....
...vallahi me hini ne nerva....sinqerisht, kur doni te fluturoni, mos ja kani semen drejt diellit perpjete, mbeteni mundesisht per toke....konceptimi i jetes, i ekzistences dhe jetesimet e ketij konceptimi jane shume dinamike, saqe edhe ateisti mund ne konsekuencen e fundit te jete besimtare, me i mire se une dhe ti.....ne pergjithesi islami meson se "zemren" zoti ja hap atij qe ai don....e kujt don ???....atij qe ja "sheh" zemren....
..........une te QORTOJ, nuk tallem, eshte qortimi nje nencmim, nje perbuzje, nje nenvleresim ???, jo, une kur te them se nuk ke kulture, jo se ne dasem ke hijt me kemishen mbi pantollone dhe te perlyer me turshi, por se nuk me shfaq inteligjencen emocionale, e cila trashegohet ne gjak qe nga djepi....kur nene dhe baba ke musliman, gjyshe dhe gjysh, halle dhe teze, kojshi e mik........cka ka depertu ne zmeren tende ???, a te gjith jane gabim ?, ajo ninulla qe ta kendoj, ajo buka qe e ke ngran, ai vajtimi kur vdiq nje i aferm, apo ai gezimi kur u martua nje i aferm, kur lindi nje femije, perkundrazi, une te shoh teje ne "poziten" e larte, jo mua....une vetem te kujtoj se ku je......une KURRE nuk kam thane NE dhe JU.....me Gazmendin kam me shume te perbashket se dashurine ndaj pizzes margarita....
Nje, prap ben gabim trashanik dhe e interpreton te DREJTEN TIME per ta mbrojt islamin e nenes, babes, gjyshit e stergjyshit me nentingull politik....vellau im, une jam MUSLIMAN SHQIPTARE.....as pa njeren, as pa tjeteren nuk jam ai qe jam, une jam i DETYRUAR ta mbroj vetveten.
Dy, nese ke verejt ironi diku, e verteton ate....dhe ne te njejten fjali e mohon.....mendo per kete....
tung
Krijoni Kontakt