28 nėntor 2010,
Nga te gjitha festat e kalendarit shqiptar, vetėm njė e tillė ėshtė festė kombėtare tė cilėn e feston cdo shqiptar i madh e i vogel ne cdo cep te botes.
- Cdo vit, ne 28 nentor, shqiptaret festojne Diten e Pavaresise. Pas shekujsh roberie, shqiptaret shpallen pavaresine e tyre nga Perandoria Osmane. Ne po te njejten dite, te gjithe patriotet e delegatet nga te gjitha trevat shqiptare te mbledhur ne Vlore, deshmuan me nje ze deshiren e tyre per te ndertuar nje te ardhme me te mire per femijet e tyre ne liri e ne paqe me gjithe popujt e tjere.
- Kjo dite ne mendjen e shume shqiptareve njihet edhe si Dita e Flamurit. E keni pyetur ndonjehere veten se perse e njohim si diten e flamurit? Te gjithe popujt e botes tregojne nje respekt e nderim te vecante per flamurin e tyre kombetar, por asnje popull nuk i afrohet nderimit e respektit qe shqiptaret kane per flamurin e tyre. Arsyen e gjeni tek historia e atij flamuri kombetar. Per plot 500 vjet, pushtuesi osman u mundua qe te zhduki flamurin e shqiptareve jo vetem nga ekzistenca por edhe nga kujtesa e ketij populli. Dhe atehere kur kishin kaluar plot 500 vjet qe ne trojet shqiptare valevitej vetem flamuri i pushtuesit osman, atehere kur te gjithe mendonin se kujtesa e ketij populli ishte fshire per fare, nje flamur i ngritur ne Vlore beri qe te zgjohej nje Shqiperi e tere. Shkabonja perkrenare prej te ciles ne marrim edhe emrin shqiptare beri rikthimin e saj triumfal ne token e Arberit.
- Plot kater breza shqiptaresh kane lindur ne nje Shqiperi te pavarur qe nga shpallja e pavaresise. Dy vjet si sot ne shqiptaret do te festojme 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise, nje jubile i madh historik per popullin tone. Kemi plot 98 vjet qe po ndertojme nje shtet, po ndertojme nje shoqeri me te kulturuar, me te zhvilluar, me te integruar. Kemi arritur te bejme hapa gjigande perpara, por ende ngelet shume pune per te bere per te bere realitet deshiren e cdo brezi shqiptaresh: brezi qe vjen pas nesh, femijet tane, te bejne nje jete me te mire e me te begate se sa jeta e brezit tone.
- Ne kete dite feste kombetare, krahas gezimit dhe festimeve, duhet te tregojme edhe pak mirenjohje. Te nderojme kujtimin e te gjithe atyre patrioteve shqiptare qe bene nje enderr realitet me pune, sakrifice e veteflijim. T'u rrefejme femijeve tane per sakrificat e vuajtjet e prinderve tane per te na siguruar ne nje jete me te mire se sa jeta e tyre. Me shpresen se edhe ky brez do te tregoje perkushtimin e duhur dhe do t'i permbushi me sukses pergjegjesite e veta kombetare historike.
Gezuar Diten e Pavaresise!
Gezuar Diten e Flamurit!
Gezuar 98 vjetorin e Shtetit Shqiptar!
Krijoni Kontakt