Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Shkaterrimtaret - Dje, Sot, po Neser?

    KORRIERI, 08/11/2010

    Shkaterrimtaret
    Nga Ago Nezha
    DJE...

    Shkatėrrimi, kjo dukuri e kancerit organik tė pushtetit, u shfaq si apoteozė e lajthitjes qysh nė fillimet e para tė qeverisjes sė Partisė Demokratike me teorinė zero, me njė qėndrim adhurues ndaj utopisė iluzore tė shfarosjes sė komunizmit.

    Polaku i menēur e i trishtė, Zhozef Koradi, e shpjegon mjaft qartė nė romanin e tij “Nė syrin e Perėndimit", se si nė ēdo kthesė tė shoqėrisė njerėzore pushteti bie nė duart e: fanatikėve mendjengushtė dhe hipokritėve tiranė. Pas tyre u vjen radha gjithė dėshtakėve intelektualė mendjerritur. Kėta do tė jenė prijėsit dhe udhėheqėsit e kohės. Siē e shihni kam lėnė jashtė loje batakēinjtė. Tė ndėrgjegjshmit e tė drejtėt, fisnikėt, humanėt e besnikėt, vetėmohuesit e tė zgjuarit edhe mund tė fillojnė njė lėvizje tė tyre, por u ikėn nga duart”.

    Dhe kjo odise e pushtetit, edhe pas 20 vjetėsh nėn siglėn “demokraci”, provon mentalitetin shkatėrrues tė vlerave qė janė arritur me mundin e djersėn 50-vjeēare, tė njė populli tė shumėvuajtur dhe tė vetėsakrifikuar. Po tė kthesh kokėn prapa e tė shohėsh autorėt nė fillimet e demokracisė, flamurtarėt e shkatėrrimeve tė uzinave, fabrikave, plantacioneve frutore, institucioneve historiko-kulturore, janė komunistėt antikomunistė dhe bijtė e kuadrove tė sistemit qė u shemb.

    Tė vuajturit, tė persekutuarit, tė privuarit e sistemit, kanė treguar maturi, menēuri dhe vetėpėrmbajtje, me divizėn: tė ndėrtojmė, e jo tė shkatėrrojmė. Etja pėr pushtet ėshtė njė ves qė e kafshėron njeriun dhe qė e mbėrthen fort pas tij, duke e bėrė njė sėmundje organike.

    Shumė pushtetarė tė sotėm kanė humbur dinjitetin njerėzor, duke provuar mė sė miri se gjaku dhe pushteti janė dehės. Ata pėr tė mbrojtur piramidėn e pushtetit tė tyre pasuror, mohojnė ēdo ndjenjė njerėzore dhe kryejnė akte qė shėmtojnė jo vetėm mjedisin politik, por edhe atė shoqėror e kombėtar. Shqipėria trashėgoi njė pasuri tė lakmueshme, qė po tė administrohej dhe tė shfrytėzohej me efektivitet, nuk do ndodhte tragjedia e asfiksimit tė ekonomisė nė tėrė segmentet e saj.

    Teoria famėkeqe pėr ta ēuar ēdo gjė nė zero, shkatėrroi uzina bashkėkohore si "Azotiku" nė Fier, Uzina e Preēizionit nė Korēė, Uzina e Telave nė Shkodėr, Fabrika e Llambave nė Vlorė, katėr fabrika ēimentosh, nė Shkodėr, Fushė-Krujė, Elbasan dhe Vlorė,(sot ndėrtojmė fabrika tė reja ēimentosh pėr afera korruptive) e shumė e shumė fabrika tė tjera, qė ishin rentabėl jo vetėm pėr nevojat e vendit, por edhe pėr eksport dhe zinin fuqinė punėtore nė punė. Strategjia e shkatėrrimit kishte synime tė largėta, qė vazhdojnė edhe sot, e do vazhdojnė edhe nė tė ardhmen.

    Me shkatėrrimin e uzinave e fabrikave tė vendit, nevojat e popullsisė u plotėsuan duke marrė mbeturinat e Europės, qė kishin mbushur magazinat me stoqe disavjeēare. Ky profil u ndoq edhe nė sektorin e bujqėsisė, qė kishte arritur nė shumė kultura, rendimente nė parametrat e vendeve mė tė zhvilluara perėndimore. Mjafton tė sjellim nė kujtesėn vizuale plantacionet me agrume e ullinj tė Lukovės prej 1000 ha, njė vepėr unikale, monumentale, qė befasonte ēdo vizitor tė huaj, Jonufrin e Vlorės, bllokun e fiqve nė Berat prej 800 ha, mė i madhi nė Ballkan, vreshtin nė Shtoj tė Shkodrės 750 ha, blloqet me mollė nė Korēė e Dibėr, e shembuj tė tjerė pambarim. Tė gjitha kėto vepra gjigante u kryen me punėn e papaguar tė rinisė, njė punė prej skllevėrish, por njė pasuri kombėtare.

    Ato u shkatėrruan jo rastėsisht. Ishin interesat e fqinjėve, qė agrumet tė vijnė nga Greqia, molla e rrushi nga Maqedonia, por nuk mbahet me miell hua shtėpia. Kjo masakėr ndaj natyrės, me dorėn e njeriut "demokrat" duke prerė pemėt frutore, se degėt e tyre ishin tė ngarkuara me fruta "me ideologji komuniste", ėshtė njė parodi e radhės, nė sytė e njerėzve tė qytetėruar.

    SOT...

    Nė kuadrin e kėsaj epidemie janė shkatėrruar e vazhdojnė tė priten pyjet e larta nė Lurė, qė ėshtė njė mrekulli e bukurisė sė natyrės shqiptare, si dhe nė Pukė, e Tropojė. Pushtetarėt komunarė janė pronarėt e administrimit tė pyjeve dhe njėkohėsisht autorėt e shkatėrrimit tė tyre. Nė ēdo vend tė botės, dėnohesh me gjobė tė rėndė po tė presėsh njė pemė, pa le mė tė shfarosėsh masive tė tėra me pyje. Njė aventurė tjetėr ėshtė prishja e 400 ha tė Pyllit tė Sodės, pėr ta kthyer zonėn bregdetare nė zonė industriale. Por nuk mjafton me kaq, kėto ditė pėrsėri na u shfaq si fantazmė VKM Nr. 1146. datė 05.08.2008, ku nėn pėrdorimin e “Enpower Albania”, ėshtė vendosur kalimi i njė sipėrfaqeje pyjore prej rreth 100 mijė ha qė fillon nė Karaburun e mbaron nė Shashicė, prej sipėrfaqeve tė pyjeve nga fondi pyjor-kullosor kombėtar pėr ndėrtimin e parkut energjetik. Karaburuni dhe Llogoraja, qė vizitorė tė huajt i kanė quajtur perla tė Europės dhe kanė lėshuar mesazhe gjatė kalimit tė tyre nė shekullin e 14-tė "Ruajini se po i shkatėrruat nuk do t’ua falin brezat", do masakrohen sot, nga njė vendim i papėrgjegjshėm i qeverisė “Berisha”. Kjo ėshtė njė tragjedi dhe pėrbėn njė temė mė vete.

    Krimet ndaj njerėzve nuk zbulohen se ikin nė drejtim tė paditur, po krimet ndaj pasurisė kombėtare nė mes tė ditės si i motivon pushteti vendor e qendror ?!...Shkatėrrimtarėt, nuk kanė limite e profil politik. Ata shkatėrrojnė tė gjallėt dhe tė vdekurit. Nuk na ėshtė shuar nga kujtesa zhvarrosja e varrezave nė Kosinė tė Pėrmetit, me ndėrhyrje tė segmenteve tė caktuara greke. Papritmas na u shfaq njė tablo e ngjashme nė Boboshticė tė Korēės. Shkatėrrohen varrezat 200-vjeēare tė fshatit nga shtetas grekė. Nxirren eshtrat e gjyshėrve dhe baballarėve nga nėntoka, si tė jenė minerale. Shtetasit grekė pėr njė ushtar qė ka rėnė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, prishin varrezat, ndėrtojnė memorial, mbajnė edhe meshėn greqisht si tė jenė nė shtėpinė e tyre. Pushteti vendor hesht, pushteti qendror bėn sehir. Jo vetėm boboshticarėt qė po se po, por ēdo qytetar me moral shqiptar ndihet i fyer, i pėrbuzur dhe i pėrēmuar pėr identitetin e tij. Ēnderohet njė fshat i tėrė, injorohet si tė jetė pagan, pėr njė ushtar grek. Pėrfaqėsuesi i pushtetit nė Korēė, prefekti "profet", bėn tė paditurin dhe nuk ėshtė i indinjuar pėr atė veprim ēnjerėzor tė nxjerrjes sė kockave tė tė vdekurve, por ėshtė i indinjuar pėr djegien e kurorave qė kanė vendosur qytetarėt grekė te memoriali. Me tė drejtė Presidenti i Republikės, prof. dr. Bamir Topi, atė pamje tė shėmtuar dhe tė dhimbshme, e quajti njė pamje makabėr nė sytė e opinionit publik. Sjellja shtetare ėshtė pėrdhosur nė kufijtė ekstremė tė sė keqes. Morali i pushtetarėve tanė ka nevojė pėr remont kapital.

    Teoria e shkatėrrimit, bėri qė tė prishej mbikalimi te “Zogu i Zi”, pėr motive klienteliste tė pushtetit. Por nuk u ndal me kaq. U gjend njė profeci e re pėr tė prishur Piramidėn, se na paska qenė Muzeu i Enverit dhe nė pllakat e tij tė mermerta fshihet ideologjia komuniste. Ironi therėse. Sarkazėm provinciale, primitive. Korrupsion mediatik. Shpėrdorim i djersės sė shqiptarėve tė pėrvuajtur, nė skamje dhe varfėri therėse. Kaq deri sot.

    PO NESER...

    Shkatėrrimtarėt nuk e ndalin veprėn e tyre deri ē’kanė bėrė, por mendojnė ēfarė do bėjnė. Filozofia e tyre shkatėrruese do zbulojė vepra tė tjera tė komunizmit. Ato janė tė shumta. Atje ku ka punuar e drejtuar Enveri, ėshtė vendi ku punon Kuvendi dhe Kryetarja e saj, Topalli dhe pėrkarshi Kryeministri i vendit, Berisha. Me kėtė strategji, edhe ato duhen zhdukur nga kujtesa historike.

    Strategjia e shkatėrrimit do vazhdojė e s’do pushojė kurrė, se kjo ėshtė strategjia e tutorėve tė pushtetit, sot dhe nesėr, pėr tė qėndruar nė kėmbė me patericat e patricėve tė tyre. Veprat e komunizmit s’kanė tė mbaruar.

    Do vijė njė ditė qė shkatėrrimtarėt ish-komunistė, do shkatėrrojnė vetveten. Aty mbaron dhe paradoksi i shkatėrrimtarėve.

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHEKULLI, 24/12/2010

    Do tė flasė mė Saliu pėr bllokqenė?
    MUSTAFA NANO

    Mbrėmė, me tė marrė vesh se njė foto e tij mes familjarėve tė Enver Hoxhės kish rėnė nė duart e gazetarėve, Berisha ka marrė nė telefon Liljanėn, me tė cilėn kohėt e fundit ka patur rast tė shkėmbejė ca batuta kamerateske a miqėsore lidhur me ngjarjet e dhjetorit. Nga e di unė qė ėshtė zhvilluar kjo bisedė?

    Nuk kam nga ta di. Por jam gati tė vė dorėn nė zjarr qė ėshtė bėrė. Nė mos ka folur me Liljanėn, ka folur me siguri me njėrin nga djemtė e Enverit, me tė cilėt merret vesh mė nė fund se i lidhka njė miqėsi e njė komplicitet i hershėm. Punė bllokmenėsh. Mė falni, punė bllokmenėsh tė shoqėruar nga njė qen i tyre, shkurt bllokqen.

    Me siguri, sapo jua kanė zėnė sytė kėtė foto, keni patur ngasjen pėr ta komentuar. Ėshtė ngasja mė natyrale. Kėtė kishin bėrė tek Shekulli. Dhe Mero Baze kėtė kish bėrė: e kish komentuar me pak fjalė nė stilin e déją vu-sė sime televizive. Nuk e kam parė programin Fiks Fare, qė ėshtė autori i scoop-it, por dhe Saimiri me doktorin duhen ta kenė komentuar nė mėnyrėn e tyre.

    Shikojeni bllokqenin tonė. A thoni se nė kėtė foto ėshtė duke menduar akoma Ēekosllovakinė e fundit tė viteve '960, e cila paska qėnė rrethana qė e ka nxitur dhe motivuar tė bėhej komunist nė moshėn 22 vjeēare (kėshtu rrėfeu sė fundmi)? Mė ka bėrė pėr tė qeshur ajo deklaratė, ashtu siē mė bėjnė pėr tė qeshur tė gjitha deklaratat e tij tė natyrės autobiografike.

    Gėnjen si nė karadak, do thosh njė miku im. Flet pėr zgjedhje, qėndrime, rreshtime e trimėrira tė tijat, dhe pėr ēudi nuk ka asnjė dėshmitar. Ja, mė thoni, ka dalė ndonjė shqiptar pėr tė pohuar pretendimin e Saliut, dmth pėr tė pohuar se po, e di dhe ai, qė nė atė kohė Sali u trishtua shumė prej fatit tė Dubēekut? Asnjė pėr be.
    Por nuk ėshtė kjo qė mė ēudit sė shumti. Ka njė gjė tjetėr.

    Pyes: si ėshtė e mundur qė kjo foto del me kaq vonesė? Si ėshtė e mundur qė nuk ka dalė ndonjė njeri e ta dėshmojė kėtė marrėdhėnie me familjen e "diktatorit mė tė egėr qė ka njohur bota" (janė tė Saliut tė kėto fjalė, dhe janė tė vetmet fjalė tė vėrteta qė ka thėnė nė jetėn e vet; dhe ėshtė ndyrėsi kur tjetri e thotė ndonjė tė vėrtetė vetėm e thjesht pėr tė maskuar qėllimet dhe jetėn e vet tė ndyrė)?

    Si i ka mbajtur vendi dėshmitarėt e kėtyre ngjarjeve, teksa kanė parė Saliun tė vjellė zjarr e vrer putativ kundėr komunizmit, enverizmit, e bllokut? Nuk ka dėshmitarė? Ou, si s'paska?

    Dakord, janė nė Drilon nė zonėn ku rrinin veē bllokmenėt e ndonjė bllokqen, por bash pėr kėtė arsye dėshmitarėt duhet tė kenė qėnė mė tė vėmendshėm. Duhet tė jenė njė duzinė.

    Pa ėshtė fotografi, pa janė shoqėruesit e familjes Hoxha, pa janė oficerė e ushtarė qė ruanin familjen dhe shtėpinė, pa janė dhe tė tjerė. Ja, njėri syresh ėshtė Ramis Alia, i cili nuk ka asnjė gjasė qė tė mos e ketė ditur kėtė marrėdhėnie, dhe kurrė s'e ka hapur gojėn. Ja, fjala vjen, njė tjetėr syresh ėshtė Isuf Kalo, i cili e ka dėgjuar Saliun tė ēirret kundėr bllokmenėve e bllokqenėve, e ka dėgjuar tė mohojė qė ka patur lidhje me bllokun e me familjen e diktatorit, dhe nuk ka bėzajtur. Pse nuk ka bėzajtur?

    Hm, sė pari njerėz tė tillė, pėr shkak tė jetės qė kanė bėrė, nuk kanė njė eshtėr morale. Sė dyti, kanė frikė nga Saliu. Po, po, frikė nė kuptimin gėrmė pėr gėrmė tė fjalės. Pikėrisht kėtė ka bėrė Saliu gjatė njėzet viteve tė fundit: ka mbjellė njė klimė frike pėr tė gjithė.

    E ka bėrė kėtė edhe kur ka qėnė nė pushtet, edhe kur ka qėnė nė opozitė. Kjo frikė do tė zhduket bashkė me Saliun, dhe vetėm atėherė shqiptarėt do tė marrin vesh se ēfarė qelbėsire kolosale ka qėnė ky njeri, vetėm atėherė do tė marrin vesh se ky i ka bėrė tė gjitha gjėrat e ndyra tė kėsaj bote, ka vjedhur, ka vrarė, ka mashtruar, ka derdhur lotė krokodili, etj.

    E dini ē'mendova tjetėr kur pashė kėto foto, tė cilave s'do kish arsye t'u jepnim ndonjė peshė, nėse s'do tė nxirrnin nė shesh njė realitet e ca marrėdhėnie tė mohuara, e nėse s'do tė shėrbenin si denoncim i njė mashtruesi e demagogu tė pafytyrė? Mendova: Po ēfarė dreq familjeje ėshtė kjo familja "Berisha"?

    Si mund tė jetojė e gjithė familja nė mes tė njė hipokrizie totale? Ē'ėshtė ky m.. 'kodi familjar' i ngritur mbi gėnjeshtrėn e mashtrimin? I bėj kėto pyetje pasi, ndėrkohė qė Saliu ka folur pėr bllokmenė e pėr bllokqenė, gruaja, vajza e djali i tij e kanė ditur historinė e lidhjes sė familjes sė tyre me lagjen e bllokut (nė mos tjetėr, kanė parė fotot, apo jo?).

    Pyetje tjetėr: Ēfarė do tė thonė berishianėt nė kėto rrethana? Ėshtė e kotė tė presėsh ndonjė reagim nga berishianėt. Unė ka kohė qė e kam hequr shpresėn. Kush ka patur mend e dinjitet, nuk ka patur nevojė pėr prova tė tilla pėr tė legjitimuar ndarjen nga Saliu.

    Rrjedhimisht, ata qė kanė mbetur, tok me dhjetoristėt e famshėm qė celebrojnė festėn me bllokqenin Sali, do tė sillen si gjthmonė. Ēfarėdo e vėrtete komprometuese tė dalė pėr Saliun, berishianėt do tė jenė aty, pėr ta mbrojtur.

    Pse? Shumė arsye. Njė ėshtė klima e frikės, pėr tė cilėn fola. U dridhen leqet nga Saliu, mė saktė nga banda kriminale e Saliut. Ose sė dyti, janė njerėz qė duan tė jenė nė pushtet, qė duan tė vjedhin e plaēkisin. Ose sė treti janė njerėz qė kanė nevojė pėr mbrojtje, dhe kėtė mbrojtje e pėrfitojnė me pashė veē duke i dalė nė mbrojtje Saliut nė ēdo rrethanė.

    Ose sė katėrti, Saliu ka dosje pėr secilin, dhe nė kėto dosje flitet pėr bashkėpunimin e tyre me sigurimin e shtetit, me SHIK-un e Gazidedes, me grupe hajdutėsh, mafiozėsh e kriminelėsh. Saliu ua di tė gjitha fije e pėr pe. Thonė se Saliu ua di ca zullume me sigurimin e me SHIK-un edhe ca njerėzve tė tjerė qė mbahen me tė madh nė kėtė Shqipėrinė tonė.

    Thonė se dosjet e tyre i ka djegur, por ata o ngaqė janė mirėnjohės, o ngaqė nuk e besojnė se mund t'i ketė djegur (tok me dosjet e veta: dihet tanimė, dhe ėshtė e provuar qė Saliu s'ka qėnė vetėm njė bllokqen; ai ka qėnė dhe denonciator e dėshmitar nė gjyqe politike, ka prova pėr kėtė, ka dhe dėshmi tė filmuara e tė regjistruara por, siē e thashė, pėr kėto do flitet kur Saliu tė mos jetė mė), vazhdojnė ta mbėshtesin; ose tė mos e kritikojnė pėr ēmendurirat qė bėn nė kėtė vend.

    Po e mbyll me njė ngjarje tjetėr qė ka lidhje me ngjarjen nė fjalė. Lexova kėto ditė librin e fundit tė Fatos Kongolit. Ėshtė autobiografik. Titullohet "Iluzione nė sirtar". Kam lexuar qė ndokush e ka qortuar nė gazeta autorin dhe librin nė fjalė, por sipas meje ky libėr duhet tė shkaktojė njė shock kulturor nė kėtė vend.

    Duhet ta shkaktojė, por nuk di nėse mund ta bėjė, pasi kėtejpari nuk ndodhin tronditje; kėtejpari ēdo gjė ėshtė njė ligatinė, ku uji i ndenjur ėshtė pėrzjerė me llucėn, dhe kaq.

    Nė kėtė libėr Kongoli kalon nė revistė jetėn e vet, dhe ndalet pėrgjithėsisht tek momentet shumė delikate e tek dobėsitė e veta. Shkurt, i bie vetes bam, e bam, e bam, gjė qė nuk ėshtė shqiptare. Kongoli pra ėshtė e kundėrta e Saliut. Ky i fundit e fsheh jetėn e vet, ndėrsa Kongoli e nxjerr nė shesh.

    Nxjerr nė shesh edhe faktin qė ka qėnė dėshmitar nė gjyqin qė i ėshtė bėrė dikujt pėr motive politike. Duhet tė ketė qėnė dėshmitar bash nė atė kohė, kur Berisha bėnte shetitje nė Drilon me fėmijėt e diktatorit (kjo ėshtė njė pėrkitje pa asnjė domethėnie; thjesht e thashė, ngaqė kėshtu mė rezulton). Ky fakt i jetės sė tij nuk ėshtė publikuar asnjėherė.

    Ėshtė Kongoli vetė qė e thotė. Ėshtė njė hesap, qė ai e ka pasur me veten, dhe qė me kėtė libėr e ka larė. I ka bėrė dėm vetes? Sipas meje, absolutisht jo. Pėrkundrazi, Kongoli nė sytė e mij ėshtė rritur pas kėtij libri; ka marrė gati formėn e njė autoriteti moral.

    E thashė kėtė pėr tė nėnvizuar njė pėrfundim.

    Nėse ka njerėz tė varur tek Berisha pėr shkak tė sė kaluarės sė tyre (bashkėpunim me Sigurimin e shtetit, dėshmi e denoncime nėpėr gjyqe, etj, etj), ka vetėm njė mėnyrė pėr tė shpėtuar: tė rrėfehen e tė bėjnė njė mea culpa. Kongoli nuk e ka bėrė pėr kėtė (s'ka gjė se politikisht ka qėnė gjithnjė afėr Berishės).

    Kongoli e ka bėrė pėr njė qėndrim a zgjedhje etike, morale, kulturore, pėr tė cilėn ia vlen tė diskutohet gjatė nė kėtė vend. Ėshtė njė libėr qė ta jep kėtė shans, dhe shoqėria shqiptare nuk duhet ta lėrė t'i ikė.

    Ndėrsa berishianėt duhet tė ndjekin shembullin e Kongolit. Jo pėr tė shpėtuar nga vetja, jo pėr njė vetshqyrtim moral nė planin personal me synimin pėr tė pėrcjellė leksione publike, jo pėr tė pėrcjellė mesazhin se heroin nga dhjaksi, dhe persekutorin nga viktima nė kohėt e regjimit tė Enver Hoxhės i ndante shpesh njė fije e hollė.

    Jo, jo, jo pėr kėto arsye (ky ėshtė rasti i Kongolit), por thjesht pėr tė shpėtuar nga Berisha. Kanė pėr ta bėrė? Jo? Epo le tė rrinė aty, pranė asaj kėrme, era e sė cilės po kutėrbon dynjanė.

    *E plotė mund tė lexohet nė ResPublika.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •