Koalicioni për Kosovën e Re ka përgjigje për kërkesat e qytetarëve

Përderisa partitë e tjera, subjektet e tjera politike përçahen, bëjnë trafikimin e personaliteteve të ndryshme nga një parti apo subjekt politik në tjetrën, koalicioni për Kosovën e Re ka vendosur që ta bëjë të kundërtën, të bashkohet- është thënë në një konferencë për media të këtij koalicioni.


“Koalicioni për Kosovën e Re është, i vetmi koalicion, i cili realisht ka përgjigje për kërkesat e qytetarëve të Kosovës dhe mbështet në katër shtylla, të cilat janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, kthimi i etikës dhe i moralit në shoqërinë kosovare, siguria dhe shtrirja e sovranitetit dhe globalizimi i Kosovës, kjo do të thotë kyçja e Kosovës në OKB, si edhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar”, u tha në konferencë.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky koalicion flet gjuhën ekonomike edhe atë sociale, “një koalicion që flet gjuhën e sinqertë të ndershme patriotike kosmopolite me moton ndershëm me punë". /Telegrafi/