-
AKR akuzon qeveritë për dështimet në arsim

AKR akuzon qeveritë për dështimet në arsim
Drejtues të koalicionit të AKR-së me shtatë subjekte të tjera që do të garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetori, të shtunën, thanë se qeveritë e kaluara kanë pasur një sërë dështimet në lëmin e arsimit.
Në debatin e organizuar me temën “Arsimi, edukimi dhe shoqëria informatike”, panelistë të këtij koalicioni diskutuan për këtë çështje, duke cekur rëndësinë që e ka arsimi dhe edukimi për shoqërinë kosovare.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi tha se pikat kryesore të dështimeve në arsimi është injorimi i kornizës ligjore ekzistuese, emërtimi i bartësve të arsimit të lartë privat si kolegje, mosratifikimi i vendimit për hapjen e Universitetit të Prizrenit (UPZ) nga Kuvendi i Kosovës, moslëshimi i vendimeve për akreditim të bartësit e arsimit të lartë, mospërgjigjja në ankesat e palëve, thellimi i politizimit në arsim, në politikën e pranimit të kuadrove, madje edhe të studentëve, në përbërjen e AKA-së ku një anëtar i bordit nga shoqëria civile është i punësuar i Qeverisë në një projekt tjetër si dhe injorimi i rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.
Gashi paraqiti edhe konsolidimin e reformës në arsim sipas “Koalicionit për Kosovën e Re”. Sipas tij, buxheti publik për mbështetjen e aktiviteteve kërkimore do të arrijë deri në 10 milionë euro dhe kjo do të fuqizojë ngritjen e kapaciteteve dhe standardeve të aktivitetit kërkimor në institucionet e arsimit të lartë.
Profesori Fadil Maloku foli për Deklaratën e Bolonjës dhe vështirësitë që duhen tejkaluar, krijimin e parakushteve për një kompatibilitet të diplomave dhe kualifikimeve, si dhe mobilitetit në procesin e integrimit dhe bashkëpunimit në nivel të Evropës. /Telegrafi/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt