Obama uron shqiptarët për 28 Nëntorin
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë urimet e mia më të mira me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë- shkruan në një mesazh urimi të presidenti amerikan Barack Obama, drejtuar homologut të tij shqiptar, Bamir Topi.
Duke uruar festën e Pavarësisë për gjithë shqiptarët, Obama vlerëson se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për përparimin e qëllimeve të përbashkëta në Evropë dhe më gjerë, “që nga ruajtja e qëndrueshmërisë në Ballkan e deri te ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë në Afganistan.
“Unë jam i bindur se lidhjet e qëndrueshme mes dy popujve tanë do të forcohen dhe thellohen gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në mesazh.
Sipas agjencisë së lajmeve NOA, një vend të veçantë në telegramin e tij, Obama ia ka kushtuar dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian duke shprehur inkurajimin për të ecur më përpara. /Telegrafi/
PS: Disa shpresoijm qe edhe lideri qe duhet marrur politikanet tone '' shembull '' nga aj , Tayyip Erdogan te bej te njejtin gjest , ti bije ndermend te na uroje pavarsine , dhe te na jep nje shembull si duhet te jete lideri i vertete taman si ky![]()
Krijoni Kontakt