Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së​

    1 ORË MË PARË
    nga NACIONALE

    Nga sot do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale. Nërkohë, dje gjatë ditës në Prishtinë u mbajt një marsh për të kërkuar drejtësi.
    Sot do të fillojë gjykimi dhe pararakish janë publikuar të dhëna se si do të shkojë ecuria. Kur edhe do të fillojë gjykimi, Prokuroria do të ketë deri në pesë orë për deklaratat hapëse.
    Ndërsa, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë tri orë për fjalën e saj hyrëse, ekipi i Kadri Veselit 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

    Në komunikatë thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.
    “Duke filluar më 3 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të bëjë deklaratën hyrëse dhe për këtë qëllim i janë caktuar më së shumti 5 orë. Më tej, është planifikuar që mbrojtësi i viktimave do të bëjë deklaratën e tij hyrëse që do të zgjasë më së shumti 45 minuta. Pas mbrojtësit të viktimave, do të bëjnë deklarata hyrëse secili prej katër ekipeve të Mbrojtjes. Është planifikuar që këto deklarata të bëhen më 4 prill”.
    Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, derisa ka theksuar se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të njëjtit të shmangin deklaratat të natyrës politike.
    Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetisht
    Gjykata Speciale ka publikuar ditë më parë emrat e disa prej viktimave, për të cilat Nacionale ka raportuar se janë përdorur edhe në Tribunalin e Hagës në rastin e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. Numri total i viktimave ka kaluar në 150, përderisa qindra të tjerë janë refuzuar.

    Gjykata Speciale / "Qetësi para stuhisë" - Krejt çka duhet të dini për gjykimin që pritet të fillojë ndaj krerëve të UÇK-së
    Ditë më parë është bërë publike edhe dosja paraprake e Kadri Veselit. Gjykimi sipas parashikimeve, të paktën do të zgjasë 5 vjet. E gjithë kjo varet nga mënyra se si do të shkojë intervistimi i dëshmitarëve.
    Krerët e UÇK-së që nga arrestimi janë në paraburgim, dhe atyre u janë refuzuar të gjitha kërkesat për mbrojtje në liri. Trupi gjykues kishte konstatuar se Prokuroria nuk i ka nxjerrë në kohë provat shfajësuese për krerët e UÇK-së.
    Prokuroria ka më shumë se 300 dëshmitarë, prej të cilëve do të ketë edhe ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të flasin për strukturën dhe organizimin e UÇK-së.
    Kujtojmë se dje një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha komunat u bashkuan sot në Prishtinë në “Marshin për Drejtësi”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 03-04-2023 më 04:25
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së​

    https://www.epokaere.com/sipas-perll...-per-drejtesi/
    https://kosovalive.net/

    Liria ka Emër’, rreth 100 mijë qytetarë thuhet se marshuan sot në sheshet e Prishtinës​
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 03-04-2023 më 04:44
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. ​Celula e xhihadistëve u zbulua nga trafiku i armëve (Video)
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2014, 14:11
  2. Të tjerë duam,të tjerë na duan,me te tjerë përfundojmë!
    Nga shoku_tanku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 30-07-2012, 13:50
  3. Misteret e krerëve të Byrosë Politike të PPSH
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-11-2007, 05:20
  4. Padi për shpifje ndaj Hashim Thaçit
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 15:04
  5. Kërcënime ndaj krerëve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC)
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-05-2004, 17:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •