
Postuar mė parė nga
Disa
Krasniqi dekoroi njė varg personalitetesh
Ushtruesi i detyrės tė presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nė prag tė Festės Kombėtare, Festės sė Flamurit, Festės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Festės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe Ditėlindjes sė Komandantit Legjendar Adem Jashari, dekoroi njė varg personalitetesh tė njohura tė kombit shqiptar.
Konsiderojmė se ėshtė festė e lirisė, ėshtė festė e pavarėsisė, ėshtė festė e dinjitetit tė shqiptarėve, ėshtė festė e shumėfishtė, festė qė popullit shqiptar gjithnjė i ka dhuruar liri, dinjitet, i ka dhuruar prosperitet, ka thėnė Krasniqi, duke folur pėr vendimet e tij pėr ndarjen e dekoratave.
Ai kėtė vendim e ka marr duke u bazuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, nė nenin 90 dhe nenin 84, pika 28, si dhe nė bazė tė rregullores mbi dekoratat, urdhrat, titujt e nderit dhe procedurat e dhėnies sė tyre.
Krasniqi ka sqaruar pėrmbajtjen e secilės dekoratė dhe medalje, ndėrsa mė pas ka bėrė ndarjen e tyre pėr individėt pjesėmarrės dhe familjarėt e tė dekoruarve.
Duke folur pėr dekorimin e veprimtarit Adem Demaēi me medaljen Hero i Kosovės, Krasniqi tha se kėsaj radhe kemi bėrė njė tė veēantė. Konsiderojmė se ideatori i lėvizjes kombėtare pėr bashkimi dhe ēlirim tė Kosovė, njeriu qė me jetėn dhe veprėn e vet frymėzoi dhe mobilizoi gjenerata tė tėra pėr liri, e meriton kėtė titull pėr sė gjalli, tha ai.
Me titullin Heroi i Kosovės janė dekoruar: Hamėz Jashari Adem Demaēi, Shaban Shala, Fazli Grajēevci, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Xhavit Haziri.
Me medaljen Adem Jashari janė dekoruar: Tahir Meha, Nebih Meha, Shkelzen Haradinaj, Hafir Shala, Gursel Sylejmani, Bajram Sylejmani, Remzi Ademi, Isė Kastrati, Agim Bajrami dhe Tahir Sinani.
Rexhep Mejdani, Ukshin Hoti, Naser Hajrizi, Asllan Pireva dhe Murat Mehmeti janė dekoruar me Medaljen e Lirisė.
Ndėrsa me medaljen Artist i Merituar janė dekoruar: Ahmet Brahimaj, Hadi Shehu dhe Engjėll Berisha. Dhe me medaljen Mėsues i Merituar janė dekoruar: Skender Riza, Nadire Dida dhe Gani Luboteni. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt