Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Thumbs up Bajrush Xhemajli (PDK)për vrasje dënohet me 2.5 vjet burgim

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli është shpallur fajtor për aksidentin e 21 majit të vitit 2009, me ç’rast kishte humbur jetën një person, ndërsa ishin lënduar disa të tjerë.
    Xhemajli është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim. Atij gjithashtu i ndalohet për tre vjet të vozisë automjet.

    Por ai nuk është ndaluar në burg, derisa të shqyrtohen ankesat e palëve dhe vendimi të bëhet përfundimtar, njofton Express.

    Mexhit Syla, avokat mbrojtës, ka paralajmëruar se do të bëjnë ankesë kundër këtij vendimi.

    Bajrush Xhemajli akuzohej për veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, 3 të Kodit Penal të Kosovës. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    E humbi edhe Ferizajin PDK,hahahha
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli është shpallur fajtor për aksidentin e 21 majit të vitit 2009, me ç’rast kishte humbur jetën një person, ndërsa ishin lënduar disa të tjerë.
    Xhemajli është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim. Atij gjithashtu i ndalohet për tre vjet të vozisë automjet.

    Por ai nuk është ndaluar në burg, derisa të shqyrtohen ankesat e palëve dhe vendimi të bëhet përfundimtar, njofton Express.

    Mexhit Syla, avokat mbrojtës, ka paralajmëruar se do të bëjnë ankesë kundër këtij vendimi.

    Bajrush Xhemajli akuzohej për veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, 3 të Kodit Penal të Kosovës. /Telegrafi/
    Hahahha hajgare paskan ba , kjo eshte drejtesia e PY-DY-KY-se
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    ky eshte krim-shteti qe po e ndertojne kriminelet dhe vrasesit,krimi vret dhe krimi gjykon

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    edhe pse jam anti pdk dhe qe e urrej shum pdk sepse e ka shkatrru kosoven vertet mu ka dhimt bajrushi sepse ka qen i denuar ne regjimin serb dhe ka vujt mbi 7 vite burg dhe eshte njeri nder kryetaret e komunave me te mir qe ka kosova dhe qe ka kontribu shum per ferizajin dhe ka bashkpunu edhe me partit tjera ne kuvendin e ferizajit
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    U shpall fajtor dhe shpetoi me 2.5 vite burg!
    Kur e kemi parasyshe edhe vendimin e shkalles se dyte dhe te drejten e ankeses, atehere ky denim mund te ulet ne 1.5 vite burg.
    Nese e kemi parasyshe edhe shkurtimin e denimit si rezultat te sjelljes se mire ne burg, ky denim mund te ulet ne 1 vit.

    Me e mbyt njeriun dhe me shpetu me 1 vit burg, vetem ne Kosove mundet me ndodhe!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ky eshte shou i gjykatave te hashim thaqit
    Ky denim eshte kamoflazh e politikes,tani ky ankohet dhe dihet epilogu lirim pa therr ne kemb.Por ti kethehemi vendimit te gjykates se mjer.
    Ne qoftse e shpall nje njeri fajtor per vrasje,me cilin nen mund ta denoi me vetem 2 vite e gjysm,paramendo nese kete krim do ta kishte ber nje qytetar i thjesht,prandaj me me nder do kishte qen qe fare te mos e denoin se sa te pregadisin kesi shou,per ti mashtru qytetaret.
    Une nuk kam asgje kunder keti njeriu,por me sa kam percjell ky njeri ka qen tmerrsisht i rrezikeshem ne komunikacion,bile ne nje emision televiziv pat deklaru se hobi i tij eshte ngarja e vetures me shpejtesi te lart,pra ky me vetedije ka ngar makinen me shpejtesi te madhe,duke qen i mbrojtur me petkun politik.
    Ne kete rast me vjen keq per viktimat,te cilet perveq humbjes se nje te dashuri te tyre kan pas lendime edhe tre te tjer,sidoqoft ne vetem mund te shfryhemi permes ketij forumi,qeveria eshte ajo qe vet pren e vet qep,dhe ky njeri i takon kesaj qeverie

  8. #8
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    U shpall fajtor dhe shpetoi me 2.5 vite burg!
    Kur e kemi parasyshe edhe vendimin e shkalles se dyte dhe te drejten e ankeses, atehere ky denim mund te ulet ne 1.5 vite burg.
    Nese e kemi parasyshe edhe shkurtimin e denimit si rezultat te sjelljes se mire ne burg, ky denim mund te ulet ne 1 vit.

    Me e mbyt njeriun dhe me shpetu me 1 vit burg, vetem ne Kosove mundet me ndodhe!
    Po valla, ka shpetu lehte, me u pas vet ti e kishe qu direkt ne pushkatim ose ja kishe dhan ni 40-she n kajmak.

    Kjo tregon qe vertet ka nje funksionim te ligjeve, perkatesisht gjyakteve dhe prokurorive.

  9. #9
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Po valla, ka shpetu lehte, me u pas vet ti e kishe qu direkt ne pushkatim ose ja kishe dhan ni 40-she n kajmak.

    Kjo tregon qe vertet ka nje funksionim te ligjeve, perkatesisht gjyakteve dhe prokurorive.

    Bajrushit jo, se ka dallim nga padronet e tij. Por jane disa profitera te luftes qe u pasuruan ne kurriz te popullit. Atyre, jo 40 vite por 400 edhe pak do te me dukeshin.

    Per Bajrush Xhemajlin kam rrespekt. Por para ligjit/drejtesise duhet te jene te gjithe njesoj. Gjykates nuk duhet t'i interesoj kush ke qene me pare, por duhet te gjykoj drejt vepren...pamvaresisht kush eshte ne pyetje. Aty nuk duhet te kete dallime. Para gjykates ai eshte vetem nje qytetar i zakonshem i Kosoves, dhe duhet te trajtohet ne ate menyre.

    Nderhyrja ne shtyllen e drejtesise eshte shkelja me flagrante e demokracise dhe te ardhmes se ketij vendi. E nderhyrjet jane bere perditshmeri te ne.
    Kjo behet nga ana e profitereve te luftes.

  10. #10
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185

    Kryetari i komunes Ferizaj ne burg

    Gjykata Supreme konfirmon aktvendimin për kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli i dënuar kohë më parë me 2 vjet e gjysmë burgim.
    Portali Indeksonline mëson se “aktvendimi është konfirmuar në të gjitha pikat dhe Xhemajli do të duhet të vuaj dënimin me burgim duke lënë karrigen e të parit të komunës”. Ai do të bëhet publik gjatë ditës nga Gjykata Supreme.

    Xhemajli u dënua me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiq një djalë i ri. Ai u gjet fajtor për thyerje të rregullave të komunikacionit që patën si pasojë vdekjen e një personi. Atij i është ndaluar ngasja e veturës për 3 vjet.

    Bajrush Xhemajli akuzohej për veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1.3 të Kodit Penal të Kosovës. Sipas ligjeve në fuqi, në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.http://gazetajnk.com/repository/docs...jli_910624.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga sheneri : 21-03-2012 më 04:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •