Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Antoine de Saint Exupéry

    PRINCI I VOGEL

    perkth: Haxhire Luli



    Nje here, kur isha gjashte vjec, ne nje liber mbi pyjet e virgjera me titull: "Histori te jetuara", pashe nje figure te mrekullueshme. Ishte nje gjarper Boa qe gelltiste nje egersire. Ja, kopja e atij vizatimi.
    Ne liber thuhej: "Boat e gelltisin gjahun njeheresh, pa e copetuar. Prandaj s'levizin me dhe flene gjashte muaj resht, derisa e tretin krejt ushqimin."
    Atehere, mendova shume mbi aventurat qe ndodhkan ne pyll, ndaj, me nje lapes me ngjyra, bera vizatimin tim te pare. Vizatimin Nr.1. Ja si duket ai:



    Mjeshtrine time ua tregova te rriturve, dhe i pyeta, mos valle vizatimi im u ngjallte atyre frike. Ata m'u pergjigjen: "E pse te paskemi ne frike prej nje kapeleje?"
    Ne fakt vizatimi im nuk ishte asnje fare kapeleje, ishte vetem nje gjarper i madh Boa, qe gelltiste njeheresh nje elefant te tere. Pastaj, une e vizatova Boan brenda, ne brendesi te saj, me qellim qe te rriturit ta kishin me te qarte vizatimin. Mirepo, si gjithnje te rriturit kerkojne sqarime te sterholluara. Ja ku eshte dhe vizatimi im Nr.2:



    Te rriturit me paten keshilluar te mos humbja kohe me vizatimet e Boas se hapur nga brenda apo te mbyllur, por te merresha me shume me gjeografine, historine, aritmetiken, dhe gramatiken. Kjo ishte arsyeja qe une, qysh ne moshen gjashtevjecare, hoqa dore nga karriera e madhe e piktorit. Mossuksesi i vizatimeve te mia nr.1 dhe nr.2 ma hoqen guximin. Te rriturit nuk e kuptojne asnjehere dicka vete, ndersa per femijet eshte teper e mundimshme t'u japin atyre vazhdimisht shpjegime te hollesishme.
    Ndaj m'u desh te zgjidhja nje profesion tjeter e keshtu mesova te fluturoj. Fluturova rreth e perqark botes dhe gjeografia me ndihmoi, vertet, mjaft mire, per kete. Dalloja menjehere, qe me shikimin e pare, Kinen nga Arizona. Kjo ka shume rendesi po qe se, ndonjehere gjate nates, humbet.
    Gjate jetes sime pata te beje me shume njerez te zot. Jetova me te rritur dhe pata rastin t'i njoh nga afer. Mirepo, mendimi im per ta asnjehere nuk mori per mire. Kur takoja dike qe me dukej me i mencur, provoja t'i tregoja vizatimin Nr.1 te cilin e kisha ruajtur me aq kujdes. Doja te shikoja a ishte me te vertete i zgjuar, mirepo serish merrja te njejten pergjigje: "Kjo eshte nje kapele!" Atehere nuk flisja me me te as per boat, as per pyjet e virgjer dhe as per yjet. Shkoja pas fillit te tyre. Diskutoja me ta per brixh, golf, politike dhe per kravata dhe i rrituri, ngaqe kishte takuar nje burre kaq te matur dhe me logjike, ishte tejet i kenaqur.

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Keshtu, mbeta vertet vetem, pa mundur te flas me asnjerin, deri sa para gjashte vjetesh, ne shkretetiren e Saharase, me ngjau nje menxyre. M'u prish dicka ne motorin e avionit. Dhe meqe nuk kisha as mekanik, as udhetar me vete, iu pervesha krejt i vetem atij riparimite veshtire. Behej fjale per jete a vdekje. Uji mezi do te me dilte per tete dite.
    Qysh ne mbremjen e pare gjumi me zuri ne reredhe isha mijera milje larg cdo vendi te banuar. Ndihesha krejt i braktisur, si nje mjeran deshtak mbi nje **** ne mes te oqeanit. Ju me siguri e merrni me mend habine time, kur, ne te aguar, me zgjoi nje ze feminor:
    - Te lutem, me vizato nje dele!
    - Si, pa ma thuaj edhe nje here, te lutem?
    - Vizatome nje dele!
    U ngrita menjehere me kembe, a thua se me kishte pershkuar rrufeja. Ferkova fort syte dhe veshtrova me vemendje. Pashe nje burrth jashtezakonisht te cuditshem, qe kishte marre nje pamje teper serioze. Ja, ketu eshte portreti i tij me i mire, qe arrita ta bej me vone. Sigurisht, pamja e tij e vizatuar vertet nuk eshte aq magjepsese sa origjinali. Mirepo tani s'mund ta ndreq dot kete. Isha vetem gjashte vjec atehere kur te rriturit me shkeputen nga piedestali i piktorit dhe nuk mesova te pikturoj asgje tjeter vec boas ne brendesi te saj dhe boas nga jashte. Keshtu pra, ia ngula syte i cakarritur figures qe u cfaq aq papritur perpara meje. Vetem mos harroni qe isha mijera milje larg cdo vendi te banuar. Mirepo cunaku im s'm'u duk as i coroditur dhe as gati i vdekur nga lodhja, nga uria, nga etja apo nga frika. Nuk te linte aspak pershtypjen e nje femije te humbur ne mes te shkretetires, mijera milje larg cdo vendi te banuar. Sapo arrita ta mbledh veten, i thashe:
    - Po... c'ben ti ketu?
    Ai prape i qete, krejt butesisht e me embelsi shprehu deshiren e tij, ashtu duke m'u lutur, per nje dicka teper serioze:
    - Te lutem pra... vizatoma nje dele!
    Dhe kur e fshehta eshte aq joshese nuk mund ta kundershtosh, megjithese me dukej aq pa kuptim – mijera milje larg cdo shtepie njerezore dhe me nje rrezik kercenimi per vdekje, nxora nga xhepi nje cope leter dhe stilografin. Pastaj u kujtova qe isha marre me shume me gjeografi, histori, aritmetike, dhe gramatike dhe me keqardhje i thashe picirrukut tim se s'dija te vizatoj. Ai, duke ngulur kembe ne te tijen, tha:
    - S'ka gje, vizatome nje dele!
    Meqe s'kisha vizatuar kurre asnje dele, i bera nje nga dy vizatimet e vetme qe dija, qe ua kisha dale ne krye dikur.
    Pikerisht vizatimin me boan me pamje nga jashte. Dhe mbeta vertet i shastisur kur degjova cunakun te thote:
    - Jo! Jo! S'dua elefantin ne barkun e boas. Nje Boa eshte shume e rrezikshme, kurse nje elefant kerkon shume vend. Pastaj une s'kam dhe aq vend ne shtepine time te vockel. Dua vetem nje dele. Vizatome nje dele!
    Keshtu vizatova nje dele. Picirruku i vogel e pa me vemendje dhe tha:
    - Jo, kjo qenka shume e semure. Vizatome nje tjeter!
    Vizatova nje tjeter. Miku im buzeqeshi me embelsi dhe dashamiresi.
    - Ti e sheh edhe vete... kjo nuk eshte dele, ky eshte dash. Eshte me brire...
    E bera vizatimin edhe nje here. Por edhe kete njesoj si te parin nuk e miratoi.
    - Ky qenka shume plak. Une dua nje dele qe te jetoje gjate.
    M'u sos durimi, me duhej te merresha me motorin tim, ndaj e shkarravita vizatimin, e mblodha shuk, dhe i thash nen ze:
    - Ky eshte senduku, kurse delja qe deshiron ti eshte brenda.
    Mbeta teper i befasuar kur pashe fytyren e kritikut tim te ri te ndriste nga gezimi.
    - Eshte ashtu sic e doja. Si mendon ti a kerkon delja shume bar?
    - Perse pyet?
    - Sepse atje tek une gjithcka eshte me pakice.
    - Me siguri per delen tende mjafton. Une te kam dhuruar nje dele fare te vockel.
    Ai perkuli koken mbi vizatim.
    - Jo dhe aq te vogel, pa shiko nje here! E zuri gjumi...
    E pra, ja keshtu u njoha une me princin e vogel.

    ps: ajo fjala qe forumi censuron me *** eshte t-r-a-p - disa trungje druresh te lidhur fort midis tyre qe sherben zakonisht per te kaluar lumenjte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 18-10-2010 mė 11:28

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga broken_smile Lexo Postimin

    ps: ajo fjala qe forumi censuron me *** eshte t-r-a-p - disa trungje druresh te lidhur fort midis tyre qe sherben zakonisht per te kaluar lumenjte.
    lol
    ..........

  4. #4
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    M'u desh nje kohe e gjate per te mesuar se nga vinte ai. Princi i vogel, qe me drejtoi aq shume pyetje, as qe ua vinte veshin pyetjeve te mia. Fjalet e thena rastesisht ne fillim, dalengadale me zbulonin te fshehten e tij. Keshtu, sapo pa per here te pare avionin tim, me pyeti, (spo e vizatoj aeroplanin, eshte nje pune teper e ngaterruar per mua.):
    - C'eshte ai sendi atje?
    - Nuk eshte send. Ai fluturon. Eshte aeroplan. Aeroplani im.
    Ndihesha krenar qe po i tregoja se fluturoja. Dhe ai menjehere thirri:
    - Si? Paske rene nga qielli?
    - Po! - i thashe me modesti.
    - Ah, kjo qenka argetuese.
    Dhe princi i vogel zuri te qeshte me te madhe, aq sa me te vertete m'i ngriti nervat. Ne fakt, une doja qe ai t'i merrte seriozisht fatkeqesite e mia.
    Mirepo ai vazhdoi:
    - Keshtu pra edhe ti paske ardhur nga qielli! Po nga cili planet je ti, valle?
    Menjehere feksi nje drite qe me ndricoi te fshehten e qenies se tij, ndaj e pyeta me ngut:
    - Pra edhe ti paske ardhur nga nje planet tjeter?
    Ai s'm'u pergjigj. Tundte ngadale koken dhe deftente aeroplanin tim.
    - Sigurisht, me ate send pa vlere, ti s'mund te vish ketu nga nje vend i larget.
    Per nje kohe te gjate, u zhyt ne enderrime te thella, pastaj mori nga xhepi vizatimin dhe ia nguli syte thesarit te tij.
    Mund ta merrni me mend se sa shume me ngacmoi mua ajo shenje "mbi planetet e tjera", keshtu une u perpoqa te mesoja akoma me shume:
    - Po nga vjen ti, o djalosh i vogel? Ku e ke shtepine? Ku do te shkosh me delen time?
    Ngaqe kishte rene ne mendime, pas nje heshtje, u pergjigj:
    - Arka qe me dhurove ti eshte nje pasuri e madhe qe do t'i sherbeje asaj si stehe gjate nates.
    - Sigurisht, po qe se ti je djalosh i bindur une do te jap edhe nje litar per ta lidhur ate gjate dites. Madje edhe nje hu te vogel per kete pune.
    Ky propozim duket se e lendoi shume princin e vogel.
    - Ta lidh? E c'eshte kjo ide qesharake?
    - Nese ti nuk e lidh ate, atehere delja jote do te ike.
    Mirepo miku im qeshi perseri me te madhe:
    - Po ku do te iki valle?
    - Diku gjetke. Drejte e...
    Princi i vogel u be serioz.
    - S'ka gje, ne shtepine time ka kaq pak vend.
    Pastaj pak i trishtuar ai shtoi:
    - Po te ikesh drejt, nuk mund te shkosh shume larg...

  5. #5
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Keshtu mesova gjene e dyte teper te rendesishme: planeti i prejardhjes se tij ishte pak me i madh se nje shtepi.
    Kjo nuk m'u duk aspak e cuditshme. E dija qe pervec planeteve te medhenj si Toka, Jupiteri, Marsi, Venusi, te cileve u eshte dhene emri, ka edhe qindra te tjere qe nganjehere jane aq te vegjel, sa me mundim te madh mund t'i dallosh edhe me teleskop. Nese nje astronom zbulon njerin nga ata, ne vend te emrit i ve nje numer. Per shembull ai e quan ate Asteroidi Nr. 3251.
    Kam arsye serioze te besoj qe planeti nga erdhi princi i vogel eshte asteroidi B 612. Ky planet u pa nga nje astronom turk me teleskop vetem nje here ne vitin 1909. Ne ate kohe ai mbajti nje fjalim teper entuziazt mbi zbulimin e tij para nje kongresi nderkombetar te astronomeve. Mirepo askush nuk i besoi, dhe kjo ngjau thjesht per shkak te kostumit te tij.
    E po keshtu jane njerezit e medhenj.
    Per fatin e mire te fames se planetit B 612, nje diktator turk urdheroi popullin e tij te mbante vetem veshje europiane, perndryshe ata do te ndershkoheshin me denim me vdekje. Astronomi e mbajti fjalimin mbi zbulimin e bere prej tij rishtazi ne vitin 1920, por tashme i veshur me kostum shume elegant. Kete radhe e besuan te gjithe.
    Nese ua tregova kete hollesi te parendesishme mbi planetin B 612, madje u besova edhe numrin e tij, kete e bera per shkak te njerezve te medhenj. Te rriturit i perlqejne shume shifrat. Nese ju u tregoni per ndonje mik te ri, ata nuk u pyesin kurre per me thelbesoren. Nuk ju pyesin kurre per gjera te tilla: “Si eshte valle tingulli i zerit te tij?”, “Cilen loje pelqen ai me shume?”, “Koleksionon ai flutura?”
    Por ata ju pyesin per gjera te tilla si: “Sa vjec eshte ai?”, “Sa vellezer ka?”, “Sa kilogram peshon?”, “Sa e ka pagen mujore babai i tij?” Vetem keshtu mendojne ata t'ju njohin ju. Por neqoftese ju u thoni te rriturve:
    - Une kam pare nje shtepi shume te bukur me tulla te kuqe, me jasemina ne dritare dhe pellumba mbi cati...ata as qe jane ne gjendje ta parafytyrojne kete shtepi. U duhet t'u thuhet: Une kam pare nje shtepi qe kushton njeqindmije franga dhe atehere ata menjehere do te bertasin: Ah, sa e bukur qenka!
    Po ashtu nese ju u thoni atyre: deshmia qe princi i vogel ka ekzistuar vertete, qendron ne ate qe ai ishte i mrekullueshem, qe qeshte aq embel dhe qe deshironte te kishte nje dele; sepse nese njeriu deshiron nje dele, kjo eshte deshmi qe tregon se ai jeton, atehere ata do te ngrene supet me habi dhe do t'u trajtojne si axhami. Por nese ju u thoni: Planeti nga ka ardhur ai eshte planeti B 612, atehere ata do te binden dhe nuk do t'u bezdisin me me pyetjet e tyre. Keshtu jane gatuar ata. Nuk duhet t'ua marresh per te keq. Femijet duhet te jene teper te duruar dhe dashamire me te rriturit.
    Vertet ne e dime c'eshte jeta ne te vertete, ne vetem argetohemi me numrat bajate. Une do te deshiroja shume me teper ta filloja kete histori si nje perralle. Me shume endje une do ta filloja ate pikerisht keshtu:
    “Na ishte njehere nje princ i vogel, qe jetonte ne nje planet, qe ishte pak me i madh se ai vete. Dhe ai kishte nevoje per nje mik.”
    Per ata qe e kuptojne drejt jeten kjo do t'u tingellonte mese e vertete dhe plotesisht e besueshme.
    Por une nuk dua qe libri im te merret aq lehte. Une ndiej aq shume brenge kur rrefej keto kujtime. Jane bere plot gjashte vjet qekur miku im ka ikur bashke me delen. Nese une do te perpiqem ketu per ta pershkruar ate, atehere une e bej kete me qellim qe te mos i harroj ato. Jo cdokush e ka patur nje mik te vertete. Dhe une mund te behesha si te rriturit qe interesohen vetem per shifra absurde, prandaj me se fundi une bleva nje kuti bojrash dhe lapsa per vizatim.
    Ne moshen time eshte e veshtire te merresh edhe nje here me vizatimin, kur ne moshen gjashte vjec nuk ke bere asnje perpjekje per ndonje vizatim tjeter pervecse nje boaje te pare nga jashte dhe nje tjetre te care nga brenda. Vetekuptohet qe une do te perpiqem qe vizatimin tim ta bej sa me origjinal qe te jete e mundur. Por nuk jam krejtesisht i sigurt nese do te me veje mbare. Njeri vizatim del mire, tjetri nuk i ngjason te parit. Ngaterrohem nganjehere me masat. Ketu princi eshte shume i madh, aty eshte teper i vogel. Gjithashtu edhe ngjyra e veshjes se tij me shqeteson. Po e provoj here pas here si me shkon. Ka te ngjare te gabohem edhe ne hollesirat me te rendesishme. Por kjo duhet te falet. Miku im nuk me ka dhene asnje shpjegim. Ai ndoshta mendonte se une isha sikurse ai. Por mjerisht nuk jam ne gjendje te shikoj delen nepermjet derrasave te arkes. Une sic duket i ngjaj te rriturve shume me pare. Me kalimin e kohes do te plakem me shpejt.

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Cdo dite mesoja dicka te re mbi planetet, mbi nisjen per udhetim dhe vete udhetimin. Kjo erdhi ngadale, shume lehte ne rrjedhen e mendimeve te mia. Keshtu, ne diten e trete, mora vesh tragjedine qe shkaktojne pemet e Baobabeve. Edhe per kete, ne fund te fundit, ia di per nder deles, sepse princi i vogel me pyeti befas, sikur t'i kishte lindur ne koke nje dyshim i papritur:
    - A eshte e vertete qe delet i hane shkurrezat?
    - Po, e vertete eshte.
    - Ah, sa me lumturon kjo!
    Nuk e kuptova se perse ishte aq e rendesishme qe delet t'i hanin shkurrezat, mirepo princi i vogel shtoi:
    - Atehere ato i hergerkan edhe Baobabet?
    I shpjegova me hollesi princit te vogel se Baobabet s'jane shkurreza, por peme te larta, sa nje kambanare kishe, dhe po qe se merr edhe nje kope elefantesh, ajo kurre s'do te arrinte ta mbaronte se ngreni as edhe nje Baobab te vetem.
    Ideja me elefantet e beri te qeshte.
    - Mos valle u dashka t'i veme elefantet njeri mbi tjetrin...
    Pastaj shtoi me maturi:
    - Por, ama, perpara se Baobabet te rriten e te behen te larte, jane te vegjel...
    - Ashtu eshte, tamam. Por pse ti deshiron qe delja jote t'i haje Baobabet e vegjel?
    U pergjigj:
    - Nejse, do ta shohim! - a thua se behej fjale per gjene me te qarte te botes. Dhe mua m'u desh te mprihja mire tere mendjen time per te kuptuar thelbin e ceshtjes.
    Ne te vertete, ne planetin e princit te vogel, ashtu si ne te gjithe planetet e tjere, ka bime te mira dhe bime te keqija. Per rrjedhoje ka edhe farera te mira nga bimet e mira dhe farera te keqija nga bimet e keqija. Mirepo farat jane te padukshme. Ato flene te fshehura nen toke, derisa ndonjeres prej tyre i teket te mbije. Pastaj bima zgjatet, ne fillim e ndrojtur, pa u ndjere, ajo leshon pinjollin e saj te vogel te mrekullueshem, krejt te pademshem, drejt diellit.
    Po qe se bima eshte ndonje lastar trendafili apo repe, atehere mund ta lesh te rritet e lire, si te doje vete. Por, po qe se behet fjale per ndonje bime te demshme, atehere ajo duhet shkulur ne kohen e durur, qysh heret, porsa ke dalluar c'bime eshte. Ne planetin e princit te vogel kishte fara te tmerrshme dhe ato ishin farat e Baobabeve. Toka e planetit ishte e mbushur plot e perplot me to. Por, po qe se shkul nje bime Baobabi, atehere shkule ne kohe, sepse me vone s'do te mund ta besh dot kurre me. Baobabi e pushton te tere planetin. E pushton me ato rrenjet e tij te forta. Dhe po qe se planeti eshte shume i vogel dhe Baobabet jane te panumert atehere ata e cajne dhe e hedhin ne ere planetin.
    - Kjo eshte ceshtje disipline, - tha me vone princi i vogel. - Per shembull, kur nje njeri mbaron tualetin e mengjesit, ai duhet patjeter ta beje po me aq kujdes dhe perkushtim edhe pastrimin e planetit. Duhet te kesh rregullisht vullnet per te shkulur me rrenje bisqet e Baobabeve, porsa t'i dallosh nga bisqet e trendafilave, te cilet ne fillim, te porsambire, jane shume te ngjashem ne mes tyre. Kjo eshte vertet pune e merziteshme, por shume e lehte per t'u bere.
    Nje dite, princi me keshilloi te merrja mundimin te beja nje vizatim te bukur me qellim qe kjo t'u ngulitej mire ne koke kalamajve te planetit tim.
    - Po qe se ndonje dite beni ndonje udhetim, - m'u drejtua ai, - mundet qe t'ju vleje per te mire. Tani per tani s'ka ndonje gje nese punen e shtyn per me vone. Por kur eshte fjala per Baobabet, kjo shkakton nje katastrofe te vertete. Une di nje planet ku banonte nje pertac. Ai kishte pare tre shkurre...
    Dhe keshtu, pra, une e vizatova planetin sipas udhezimeve te princit te vogel.
    Nuk kam aspak qejf t'ju flas tani me tonin e nje moralisti. Por rreziku qe shkaktojne Baobabet njihet kaq pak dhe rreziqet qe kercenojne cdonjerin qe do te humbiste ne ndonje asteroid jane aq te ndjeshem, sa qe une, qofte kjo edhe per rast te vetem, do ta kisha humbur toruan. Po ju them:
    - Kalamaj! Kujdes, Baobabet! Per t'i bere te vemendshem miqte e mi nga ndonje rrezik qe - pa e ditur - ju kercenon edhe ju prej kohesh ashtu di dhe mua. Punova shume per kete vizatim. Mesimi qe jap une, nepermjet kesaj, me te vertete e meritoi mundimin tim. Ndoshta ju do te pyesni: Pse valle ky liber nuk permban vizatime te tjera kaq te medha, sikurse figura e Baobabeve?
    Pergjigjja eshte shume e thjeshte: Une e mora guximin, por nuk ia dola dot mbane. Kur vizatova baobabet, isha i frymezuar nga ndjenja se kjo pune nuk priste dhe se duhej bere me ngut.

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Ah, more princ i vogel, ja pra, keshtu, pak e nga pak kuptova une jeten tende te vogel, te trishtuar. Per nje kohe te gjate, ti s'kishe patur asgje per t'u argetuar, vec embelsise qe te falnin perendimet e diellit. Kete e mesova mengjesin e dites se katert, kur ti me the:
    "E dua shume perendimin e diellit. Eja, eja te soditim nje perendim dielli!"
    - Por na duhet te presim gjate!
    - Te presim, cfare?
    - Te presim diellin, derisa te perendoje dielli...
    Ti ne fillim u habite aq shume dhe pas kesaj qeshe me veten tende dhe the:
    "Gjithmone me duket sikur jam ne planetim tim."
    Dhe vertet. Ashtu si cdonjeri pres nesh tashme e di, se kur ne Shtetet e Bashkuara eshte mesdite, ne France dielli perendon. Ah, sikur te mund te fluturoja per nje minute ne France per te kundruar perendimin e diellit ne mesdite. Por ah, fatkeqesisht Franca eshte aq larg prej ketu. Kurse ne ate planetin tend teper te vogel, mjafton ta levizesh vetem pak hapa me tej karrigen tende dhe do te jetosh, aq here sa te duash ne buzembremje, perendimin e diellit...
    - Nje dite une e pashe diellin te perendonte dyzet e tre here.
    Dhe pak pas kesaj ti shtove:
    - Ti e di, kur je i trishtuar, ta ka enda te shohesh perendimin e diellit.
    - Domethene, ti, ne diten e perendimit te diellit per dyzet e tre here radhazi, aq shume i trishtuar ishe?
    Por princi i vogel nuk dha pergjigje.

  8. #8
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Ne diten e peste qe perseri delja qe me ndihmoi te zbuloja nje te fshehte tjeter te jetes se princit te vogel. Ai, pa e dredhur muhabetin, me pyeti drejperdrejte, sikur te kepuste frutin e nje problemi te pjekur qe me kohe kishte rene ne nje heshtje te gjate.
    - Nje dele qe ha shkurrezat i ha edhe lulet?
    - Nje dele ha gjithcka qe i bie ne goje.
    - Edhe lulet qe kane gjemba?
    - Po, edhe lulet qe kane gjemba.
    - Po pse iu dashkan gjembat, atehere, luleve?
    Kete s'e dija. Ne ate cast, madje, isha teper i zene me zhvidhosjen e nje vidhe te shtrenguar aq fort ne motor. Isha ne merak, sepse defekti filloi te behej teper shqetesues, dhe me kishte zene paniku, ngaqe edhe uji i pijshem po me mbarohej.
    - He pra, pse i kane lulet gjembat?
    Princi i vogel kurre nuk hiqte dore nga pergjigjja e pyetjes, te cilen e kishte bere nje here. Nderkohe une isha i zene i teri me vidhen e motorit ndaj u pergjigja ashtu kot:
    - Gjembat s'kane asnje pune, lulet i mbijne nga dashakeqesia e tyre.
    - Oh!
    Ai heshti. Por pas pak m'u hodh tere zemerim:
    - Nuk te besoj! Lulet jane te brishta. Ato jane dashamirese, mbrohen si te mundin. Pandehin se me ato gjemba behen me te rrezikshme...
    Nuk i thashe asgje, por fola me vete:
    "Po qe se kjo vidhe do te vazhdoje te tregohet kokeforte do ta flak tutje me nje te goditur te cekanit."
    Princi i vogel trazoi rishtazi mendimet e mia.
    - Pra, ti mendon qe lulet...
    - Jo! Mjaft! S'mendoj asgje. Thashe dicka ashtu kot. Sic e sheh jam duke u marre me gjera me te rendesishme!
    Me pa me dyshim.
    - Me gjera me te rendesishme!
    Veshtronte me ngulm se si me cekicin ne dore dhe duart e nxira nga grasoja e vaji lubrifikant isha perkulur mbi nje send qe atij duhej t'i dukej i shemtuar.
    - Tani, po flet si te rriturit.
    Ndjeva te me mbulonte turpi. Nderkohe ai shtoi pa pike dhembsurie:
    - Ti i ngaterron te gjitha, i ben lemsh.
    Ishte vertet shume i zemeruar. Tundte ne ere floket e tij ngjyre ari.
    - Une di nje planet, ku banon nje burre kuqalosh. Ai s'i ka marre kurre ere ndonje luleje. S'ka pare kurre nje yll. S'ka dashur kurre askend. S'ka bere kurre asgje tjeter, vec mbledhje aritmetike. Dhe tere diten e gjate perserit njesoj si ti: "Une jam burre serioz! Une jam burre serioz!" Dhe fryhet e krekoset. Mirepo, ai kurre s'ka qene njeri. Ai eshte vetem nje kerpudhe.
    - Cfare the? Si eshte?
    - Kerpudhe.
    Princi i vogel tani ishte zbehur i teri nga inati.
    - Qe prej miliona vjetesh lulet nxjerrin gjemba. Prej miliona vjetesh delet prape se prape i hane lulet. Dhe ty te duket e parendesishme nese kerkojme te dime se pse mundohen kaq shume, per te nxjerre gjembat, qe s'u vlejne per asgje? Dhe kjo lufte, ne mes deleve dhe luleve, na qenka kaq e parendesishme? Qenkan me pak te rendesishme nga mbledhjet aritmetike te atij trashaluqit kuqalosh? Dhe sikur une te njihja nje lule, qe s'e ka shoqen ne tere boten, qe s'gjendet askund tjeter, vec ne planetin tim te vogel, te cilen, ne nje mengjes te bukur, nje dele e vogel, pa e ditur se c'te keqe po ben, e gllaberon me nje kafshate te vetme, duke e fshire nga faqja e dheut - valle, kjo s'qenka e rendesishme?!
    U skuq nga zemerimi dhe vazhdoi:
    - Po qe se ndokush do nje lule, e cila del vetem nje here ne miliona e miliona yje, atehere kaq mjafton ta sodise per t'u lumturuar. Ai thote me vete: "Lulja ime eshte lart, diku atje...", por nese delja e ha lulen, atehere per te do te jete sikur te shuhen menjehere te gjithe yjet e qiellit. Valle, edhe kjo s'na qenka e rendesishme?
    Nuk mundi te thoshte me asnje fjale. Papritur shpertheu ne ngasherime te forta.
    Kishte rene nata. Veglat i kisha hedhur menjane. Cekanin tim, vidhen time, etjen dhe vdekjen, tashme asgje nuk kishte me asnje vlere. Ketu mbi nje yll, mbi nje planet, mbi gjithcka timen, ketu mbi Toke, vetem nje gje ishte e rendesishme, te ngushelloje nje princ! E mora ne krahe. E perkunda. I peshperita lehte ne vesh:
    "Jo, lulja qe ti e do aq shume nuk ka per te ndjere asnje rrezik, sepse une do t'i vizatoj deles nje gojeze... do te vizatoj nje gardh per lulen tende. Une...!" S'dija c'tjeter t'i thosha.
    Ndihesha ligesht. Nuk dija si t'ia filloja, qe t'ia dilja mbane, t'i hyja ne zemren e tij dhe ta fitoja. Oh, kjo bota e loteve eshte e mbushur plot me mistere.

  9. #9
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Shpejt do ta njihja me mire ate lule. Ne planetin e princit te vogel kishte patur gjithmone lule shume te thjeshta me nje kurore te vetme petalesh te lulezuara, qe s'luanin ndonje rol te madh dhe nuk shqetesonin askend. Vetem ne mengjes shfaqeshin ne bar dhe ne mbremje vyshkeshin. Mirepo nje dite njera kishte leshuar rrenje, kishte mbire nga nje fareze, nje Zot e di se nga, dhe princi i vogel po e shikonte me vemendje ate bisk te vogel qe nuk ngjasonte me filizat e tjere. Mund te ishte ndonje lloj i ri Baobabi. Por filizi e ndali shpejt rritjen dhe filloi te leshoje gonxhe. Princi i vogel qe verente lindjen e nje gonxheje te madhe e ndiente shume mire qe nga ajo mund te lindte dicka magjepsese, por lulja nuk ishte ende gati te dilte dhe rrinte aty, ne dhomen e saj te gjelber, per t'u zbukuruar edhe me. I zgjidhte me shume sqime ngjyrat, i stoliste ato ngadale, i rendiste petalet e lulezuara njeren pas tjetres. Nuk deshironte te dilte e copezuar si lulekuqet. Nuk deshironte te shfaqej me pare se veshja e saj ceremoniale e hijeshise. Tani po. Donte te lulezonte. Tualeti i saj i fshehte zgjati me dite. Dhe pastaj ne nje mengjes, celi se bashku me lindjen e diellit.
    Dhe, ajo qe ishte stolisur me aq shume perkushtim, foli duke hapur gojen pergjumesh:
    - Ah! Mezi u zgjova. Ju lutem, falmeni...! Jam ende e shpupurisur nga te pakrehurit.
    Princi vogel nuk mundi ta permbante admirimin:
    - Sa e bukur qenke!
    - Pse jo? - u pergjigj lulja me embelsi. - Dhe une linda pernjeheresh me diellin...
    Princi i vogel e kuptoi mjaft mire qe ajo ishte dashuruar me vetveten, por megjithate kjo e bente ate te mallengjehej!
    - Mendoj se tani eshte koha per te ngrene mengjes, - shtoi aty per aty. - A do te kishit miresine te mendonit per mua?
    I turbulluar tej mase, princi i vogel mori nje ujitese me uje te fresket dhe e vaditi lulen.
    Ajo i perrallisi atij nje dite me ate sqimen e saj tashme te njohur. Per shembull, nje dite, porsa foli per kater gjembat e saj, i tha princit te vogel:
    - Vetem le te guxojne dhe te vijne tek une tigrat me kthetrat e tyre!
    - Nuk ka asnje tiger ne planetin tim, - ia priti princi i vogel. - Pastaj tigrat nuk hane asnje lloj bari.
    - Une nuk jam bare, - iu pergjigj lulja bute dhe me embelsi.
    - Me falni...!
    - Une nuk u trembem tigrave, tmerrohem vetem me rrymat e ajrit. A mos keni ndonje ndarese portative?
    “Paska frike nga rrymat e ajrit?... Shenja te keqija per nje lule, - tha me vete princi i vogel. - Kjo lule qenka vertet e ngaterruar...
    - Ne mbremje ju do te me vini brenda Globit? Ketu, tek ju, beka shume ftohte. Qenka shume keq. Atje, nga vij...
    Nuk foli me. Kishte ardhur si nje fareze, … s'kishte mundur te mesonte asgje mbi botet e tjera. E turperuar, se mos dilte ne shesh kjo genjeshter naive prej axhamiu, u kollit dy-tre here per te fajesuar vete princin e vogel.
    - Po ndaresja portative...?
    - Sapo desha ta sillja, por ju po flisnit!
    Atehere ajo, sajoi rishtazi nje kollitje tjeter, me qellim qe ta lendonte edhe me shume princin e vogel.
    Keshtu princi i vogel, me gjithe dashurine e cilter qe ndjente per lulen, nisi te dyshonte; fjalet e saj te parendesishme e lenduan mjaft hidhur dhe e bene fatkeq.
    - Nuk duhet t'ia vija veshin asaj, - m'u rrefye nje dite. - Lulet kurre nuk duhen degjuar! Duhet vetem t'i soditesh dhe t'u marresh ere. Lulja ime mbushte me arome tere planetin, por une nuk dita t'i gezohesha. Do te ishte me mire qe te mallengjehesha me ate historine e kthetrave qe me inatosi aq shume.
    Dhe vazhdoi te me hapej me shume:
    - Si nuk arrita ta kuptoja kete atehere! Duhet ta kisha gjykuar nga veprat e jo nga fjalet. Por ajo eremonte dhe leshonte drite per mua. Nuk duhej t'i largohesha kurre! Pas gjithe atyre marifeteve te saj mistrece, duhej te kisha zbuluar embelsine dhe joshjen e saj. Lulet jane plot kunderti! Mirepo une isha aq i ri dhe nuk dija ta dashuroj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 24-10-2010 mė 10:04

  10. #10
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Mendoj se princi i vogel ka shfrytezuar shtegtimin e zogjeve te eger per t'u arratisur. Ne mengjesin para largimit, vuri rregull ne planetin e tij. Me shume sqime pastroi vullkanet e tij aktive.
    Kishte dy vullkane aktive. Oh, sa praktike per te gatuar mengjesin. Ishte edhe nje vullkan i shuar. Dhe ai thoshte me vete: “Kurre nuk i dihet se c'ndodh.” Prandaj ai pastroi edhe vullkanin e shuar. Nese fshihen dhe pastrohen mire, vullkanet digjen me normale dhe qete-qete, pa shperthime dhe gjemime. Shperthimet e vullkaneve jane si oxhaqet qe marrin flake. Eshte e qarte: ne njerezit ne Toke jemi shume te vegjel per te pastruar vullkanet tane. Prandaj ata na shkaktojne aq shume andralla.
    Pak i trishtuar, princi i vogel, shkuli edhe lastaret e fundit te Baobabeve. Nuk e besonte se do te kthehej prape aty. Dhe tere keto pune te imta, ate mengjes, iu duken teper te kendshme. Dhe kur ujiti lulen per here te fundit dhe po behej gati ta vinte nen kupene e qelqte, ndjeu t'i vinte per te qare.
    - Lamtumire! - i tha lules.
    Ajo nuk iu pergjigj.
    - Lamtumire! - perseriti.
    Lulja u kollit, por jo nga te ftohtit.
    - Paskam qene budallaqe! - tha ajo me ne fund. - Te lutem te me falesh! Do te rrekem te jem e lumtur.
    Ai u befasua qe qortimet tashme munguan. Mbeti aty krejt i shastisur, me kupene e qelqte ne dore. Nuk arrinte ta kuptonte kete zemerbutesi te fshehte.
    - Por une te dua! - i tha lulja. - Ti s'ke kuptuar asgje. Ky eshte faji im. S'ka fare rendesi, por edhe ti ishe aq budalla sa dhe une. Do te perpiqem te jem e lumtur... Lere ate kupe qelqi! Nuk e dua me...
    - Po era?
    - Nuk jam aq shume e ftohur, sa te... Ajri i fresket i nates do te me beje mire. Pastaj, une nje lule jam.
    - Po kafshet...
    - Do te me duhet te duroj dy a tri vemje, po qe se deshiroj t'i njoh fluturat. Edhe kjo duket se do te jete shume e bukur. E kush do te me vizitoje mua, valle? Ti do te jesh shume larg atehere. Ndersa kafsheve te medha, une s'u trembem. Edhe une kam kthetrat e mia, gjembat.
    Dhe tregoi me ciltersi kater gjembat e saj. Pastaj shtoi:
    - Mos e zgjat kaq shume, kjo te ngre nervat. Ti tashme ke vendosur te ikesh. Nisu atehere!
    Nuk donte qe ai ta shikonte duke qare. Ishte aq krenare ajo lule.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •