Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Mbretëresha Elizabeth me shami në xhami

    Abu Dabi, 25 nëntor - Mbretëresha britanike Elizabeth II, turneun e saj në Lindjen e Mesme e ka filluar me vizitën e xhamisë kushtuar Sheikut Zajed në Abu Dabi.

    E shoqëruar nga princi Philip, Mbretëresha pa këpucë dhe me shami mbi kokë, ka shëtitur në njërën nga xhamitë më të mëdha në botë, raporton "Sky News".

    Elizabeth II ka qenë e veshur me një xhaketë të trashë, të punuar me gurë kristali Swarovski.

    Me veshjen e dizajnuar nga Angela Kelly, Mbretëresha ka treguar se sa e respekton traditën e vendit që viziton.

    Mbretëresha është takuar me fëmijët të cilët në xhami studiojnë Kuranin.

    Qëllimi i vizitës së Mbretëreshës 84-vjeçare në Abu Dhabi është ndihma në rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve me 7.5 miliardë në vit.

    Vizita e mbretëreshës në Emiratet e Bashkuara Arabe do të zgjasë edhe dy ditë, pas së cilës ajo do të shkojë në Oman./koha net.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    po e pashe ne TV por nuk besoi se ka dicka per tu diskuturar ketu,thjesht shteti i permbahet regullores se vet dhe mbreteresha patjeter te mbulohet kur hyn ne shpi te zotit,nese ka ndjer dicka ndoshta konvertohet
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    e bravo mretnesha...objektet fetare duhen rrespektu, t'qfardo feje kofshin...jo per njerzit e tjer jo, por per vet Zotin...mu m'ka ra rasti me hy n'kish, jo per mu fal, kuptohet, por per martesa t'shoqnis e ksi gjonash, dhe gjithmon m'ka ardh shum natyrale me rrespektu venin ku gjindesha...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •