Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Putini propozon hapjen e zonës së tregtisë së lirë BE-Rusi

    Putini propozon hapjen e zonës së tregtisë së lirë BE-Rusi

    Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, kryeministri rus, Vladimir Putin kërkon krijimin e një zone të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Të premten Putin takohet edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    Në kontekstin e një tregu të mundshëm të përbashkët të vendit të tij me BE-në, kryeministri rus, Vladimir Putin i ftuar nga gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" shkruan në një artikull: "Qëllimi duhet të jetë formimi i një bashkësie ekonomike harmonike nga Lisbona në Vladivostok."

    Në artikull thuhet më tej se në të ardhmen do të shtrohej çështja "eventualisht edhe për një zonë të tregtisë së lirë, madje edhe për forma të tjera moderne të integrimit ekonomik."

    E nevojshme këtu është një politikë e përbashkët në degën e industrisë. Duhet menduar se si "ne ta vëmë në lëvizje një dallgë të re industrializimi nëpër kontinentin evropian", shkruan Putini. Për këtë sipas tij, ka kuptim krijimi i aleancave strategjike të firmave si për shembull në fushën e ndërtimit të anijeve, automobilëve apo avionëve, në fushën e teknologjisë kozmike, apo në atë të centraleve atomike dhe logjistikës.

    Fillimi i një integrimi evropian

    Edhe në fushën e furnizimit me energji, Putini dëshiron një kooperim më të ngushtë. Është e nevojshme që të punojmë së bashku në të gjitha fazat e zinxhirit efektiv teknologjik nga hulumtimi e nxitja e resurseve energjitike deri tek furnizimi i konsumatorit, shkuan ai. Përveç kësaj duhet të marrë fund detyrimi i vizës. Liria e lëvizjes pa vizë nuk duhet të jetë fundi, por ajo duhet të manifestojë fillimin e një integrimi të vërtetë të Rusisë dhe Bashkimit Evropian, mendon Vladimir Putin.

    Ujdi për anëtarësimin rus në Organizatën Botërore të Tregtisë

    Kryeministri rus filloi të enjten një vizitë dyditore në Gjermani. Të premten ai takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Tonet janë miqësore. Në parlamentin gjermane, Merkel tha të mërkurën, se Rusia ka evoluar për Gjermaninë nga një kundërshtar në një partner të Gjermanisë dhe BE-së. Në takimet e Putinit në Gjermani bëhet fjalë edhe për mundësinë e daljes së koncernit energjitik gjerman Eon nga Gazpromi. Eon, investori i huaj më i fuqishëm në Gazprom ka 3,5% aksione të Gazpromit rus. Tanimë ai synon përqëndrimin në tregjet aziatike dhe amerikanojugore.

    Të mërkurën Rusia dhe BE ranë dakord në Bruksel për modalitetet e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, zëvendëskryeministri rus, Igor Shuvalov tha se janë sqaruar të gjitha çështjet dhe nuk asnjë pengesë për anëtarësimin rus në OBT. Rusia deri më tani është vendi i vetëm i fuqishëm ekonomik që nuk është anëtar i kësaj organizate. Moska synon anëtarësimin në OBT vitin e ardhshëm.

    Autor: Thomas Grimmer/Lindita Arapi

    Redaktoi: Bahri Cani

    DW

  2. #2
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Putin-i mirë e bën politikën me sa duket, këta tanët........
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    .....Amin!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Atehere kur Evropa do ta kuptoje qe shtrihet nga atlantiku ne vladivostok do te shpetohet. S'besoj se ky plan do te realizohet. Ne rradhe te pare, e ka Angline si thike mbas shpine, ne rradhe te dyte, gjermania ka 60 vjet qe udheheqet nga zagar qe s'kane ***** ti thone atyre 50,000 ushtar amerikan, ik pirdhu.

    p.s. kur do na lindi dhe neve ndonje putin.

  5. #5
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Perqafimet me Arushen te ngrohin, por nuk jane pa rrezik. Ka thonj te keqij dhe gervish keq dreqja.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Po nuk te gervisht kur e perqafon, po po provove ta q... ama, leri thonjte shiko dhembet

    C'ne na ke dal dhe ekspert arushe ti, Damian?

  7. #7
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    Po nuk te gervisht kur e perqafon, po po provove ta q... ama, leri thonjte shiko dhembet
    Ehe, Polaket, Balltiket, Finlandezet, Ukrahinasit, e dine me mire ate pune...

    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    C'ne na ke dal dhe ekspert arushe ti, Damian?
    Ekspert jo, thjesht ca gjera elementare nga flora dhe fauna qe kam lexuar.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sa mirë e gjeti kohën ky për ta bërë këtë propozim.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Ehe, Polaket, Balltiket, Finlandezet, Ukrahinasit, e dine me mire ate pune...



    Ekspert jo, thjesht ca gjera elementare nga flora dhe fauna qe kam lexuar.
    Po e dine mire pra, sepse nuk e perqafuan.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •