Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 51
  1. #11
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    A do te dali parashikimi i Vangelia Pandeva Dimitrova per luften e trete boterore kete nentor te 2010-es.

    Pasi që Koreja e Veriut hodhi disa granata në ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut, shumë njerëz besojnë në parashikimin e Vangas, bullgares e cila kishte parashikuar shpërthimin e luftës botërore në nëntor të vitit 2010.

    Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Vanga u bë e famshme në Bullgari , por edhe në mbarë botën me parashikimet e saj të sakta. Vanga e verbër vdiq më 1996, megjithatë emri i saj edhe sot përmendet shpesh, ndërsa shumica e krahasojnë atë me Nostradamusin.

    Që më 1980, Vanga kishte parashikuar se në gusht të vitit 1999 ose në fillim të vitit 2000 Kursk do të mbulohej nga uji dhe e tërë bota do të qante më pas.

    Natyrisht, parashikimi i saj atëbotë nuk kishte kuptim. Shumë besuan se ajo po fliste për qytetin Kursk dhe se qyteti nuk mund dhe nuk do të mbytej nga uji. Por parashikimi i saj u përmbush, nëndetësja nukleare ruse e quajtur Kursk u fundos.

    Vangelia parashikoi edhe sulmin në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, duke thënë se binjakët amerikanë do të bien pas sulmit të zogjve prej çeliku.

    Po ashtu Vanga, parashikoi edhe Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e Princeshës Diana. Flitet se atë e kishte vizituar edhe vetë Hitleri, të cilit ajo ia kishte parashikuar fundin, ndërsa me saktësi të plotë kishte parashikuar edhe vdekjen e saj më 11 gusht 1996.

    Por ajo që frikësoi më shumë opinionin ditët e fundit është parashikimi i saj se lufta e tretë botërore do të fillojë në nëntor 2010. Fallxhesha e verbër tha se kataklizmi i tretë do të fillojë si një luftë e zakonshme, por më pas do të përdoren armët kimike dhe nukleare. Lufta e tretë botërore, sipas parashikimeve të saj do të zgjasë deri më 2014.

    Vanga ka paraparë se prej vitit 2014 njerëzit do të vuajnë nga sëmundje të shumta të lëkurës, mu për shkak të luftës kimike. Ajo po ashtu paralajmëroi se më 2016 në Evropë nuk do të ketë njerëz fare, ndërsa deri më 2018 Kina do të bëhet superfuqi e re.
    Merzitem kur shoh qe njerzit i atribuojn vetvetit karakteristika t'Zotit a profetve sikurse vanga, apo tu shku ma heret en histori nostardamusi.Askush nuk e din fundin e kesaj bote pervec Zotit te gjithdishem, e menoj qe duhet me pezullu cinizmin e me pas ifije ma shum besim en Zotin
    Ndryshuar për herë të fundit nga GANGO of SG : 24-11-2010 më 23:41
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  2. #12
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Vanga paralajmëroi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore



    Pasi që Koreja e Veriut hodhi disa granata në ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut, shumë njerëz besojnë në parashikimin e Vangas, bullgares e cila kishte parashikuar shpërthimin e luftës botërore në nëntor të vitit 2010.

    Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Vanga u bë e famshme në Bullgari , por edhe në mbarë botën me parashikimet e saj të sakta. Vanga e verbër vdiq më 1996, megjithatë emri i saj edhe sot përmendet shpesh, ndërsa shumica e krahasojnë atë me Nostradamusin e famshëm.

    Që më 1980, Vanga kishte parashikuar se në gusht të vitit 1999 ose në fillim të vitit 2000 Kursk do të mbulohej nga uji dhe e tërë bota do të qante më pas.

    Natyrisht, parashikimi i saj atëbotë nuk kishte kuptim. Shumë besuan se ajo po fliste për qytetin Kursk dhe se qyteti nuk mund dhe nuk do të mbytej nga uji. Por parashikimi i saj u përmbush, nëndetësja nukleare ruse e quajtur Kursk u fundos.

    Vangelia parashikoi edhe sulmin në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, duke thënë se binjakët amerikanë do të bien pas sulmit të zogjve prej çeliku.

    Po ashtu Vanga, parashikoi edhe Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e Princeshës Diana. Flitet se atë e kishte vizituar edhe vetë Hitleri, të cilit ajo ia kishte parashikuar fundin, ndërsa me saktësi të plotë kishte parashikuar edhe vdekjen e saj më 11 gusht 1996.

    Por ajo që frikësoi më shumë opinionin ditët e fundit është parashikimi i saj se lufta e tretë botërore do të fillojë në nëntor 2010. Fallxhesha e verbër tha se kataklizmi i tretë do të fillojë si një luftë e zakonshme, por më pas do të përdoren armët kimike dhe nukleare. Lufta e tretë botërore, sipas parashikimeve të saj do të zgjasë deri më 2014.

    Vanga ka paraparë se prej vitit 2014 njerëzit do të vuajnë nga sëmundje të shumta të lëkurës, mu për shkak të luftës kimike. Ajo po ashtu paralajmëroi se më 2016 në Evropë më nuk do të ketë njerëz fare, ndërsa deri më 2018 Kina do të bëhet superfuqi e re. /Telegrafi/
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  3. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ej, po kane mbetur edhe 5 dite per nentorin qe te mbaroje,....lufta nuk po fillon . Si t'ia bejme tani? Ah, e gjeta, qe neser do t'i shpall lufte SHBA-se dhe Kines, dhe keshtu fillojme lufte e trete boterore dhe permbushim profecine. Po bej gati emailin qe t'ia dergoj Obames dhe Hu Jintaos ku do t'i shpall lufte te panegociueshme SHBA-se dhe Kines. Sulmin do ta filloj nje here ne ambasaden Amerikane, pastaj ne ate Kineze pasi nuk kam leke te blej bileten e te shkoj deri ne Amerike e Kine.

  4. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ështe e çuditshme, por kjo grua, perveç sa jane thene me lart, ka parashikuar edhe daten e sakte te vdekjes se Stalinit, me 5 Mars 1953. Te gjitha keto jane fakte jo fantazi. Por, sipas thenjeve, profecite e saj kane probabilitet realizimi 80 %.
    Per rastin e LIIIB, duhet te presim edhe 5 dite. Megjithate nese gjate Dhjetorit lufta hapet, fillimi i saj eshte pikerisht ne sulmin e Korese V., me 23 Nentor.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #15
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Lufta Psikologjike e SHBA'se vazhdon. SHBA'ja kerkon te fus ndjenjen e frikes ne disa shtete dhe jo rastesisht sillen keto lajme rreth luftes se trete boterore. Nese besojme ne SHBA prej moti ka qen dashur te sulmohej Irani, e Korea Veriore.

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga COB Lexo Postimin
    Lufta Psikologjike e SHBA'se vazhdon. SHBA'ja kerkon te fus ndjenjen e frikes ne disa shtete dhe jo rastesisht sillen keto lajme rreth luftes se trete boterore. Nese besojme ne SHBA prej moti ka qen dashur te sulmohej Irani, e Korea Veriore.
    Duhet kohe e pershtatshme per disa gjera.

    E rendesishme eshte qe vendet si Koreja e veriut dhe gjith shtetet Islamike , te behen vende ku te mbreteroje e drjeta e njeriut dhe kjo gje arrihet vetem me lufte, duke luftuar ato krere qe mbajn peng vende per qindra vjet me perrallat e tyre komuniste dhe fetatare.

    Ndoshta ndonje atomic bomb ne keto vende do zgjdhte njehere e pergjithmone kete problem, ndonese do vriten edhe te pafajshem , por lufta per te mijren e tyre vlen me shume se disa jete qe vete paria e atyre shtetve diktatoriale po i mer cdo dite.
    Revolution 1848

  7. #17
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Dmth per 6 vjet nuk do kete me njerez ne evrope .....pu sa keq , po ku do vene?

    Besoj se lufta qe ka parashikuar eshte kjo lufta ekonomike qe po na heq trurin.Me duket se do vemi vertete ne kine te punojme.

  8. #18
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Duhet kohe e pershtatshme per disa gjera.

    E rendesishme eshte qe vendet si Koreja e veriut dhe gjith shtetet Islamike , te behen vende ku te mbreteroje e drjeta e njeriut dhe kjo gje arrihet vetem me lufte, duke luftuar ato krere qe mbajn peng vende per qindra vjet me perrallat e tyre komuniste dhe fetatare.

    Ndoshta ndonje atomic bomb ne keto vende do zgjdhte njehere e pergjithmone kete problem, ndonese do vriten edhe te pafajshem , por lufta per te mijren e tyre vlen me shume se disa jete qe vete paria e atyre shtetve diktatoriale po i mer cdo dite.
    SHBA'te nuk kane te drejt te flasin per drejtat e njeriut. I vetmi shtet qe ka perdorur bomb atomike e nuk ka kerkuar falje.

    SHBA'te per te fajesuar Iranin e te tjerat fillimisht duhet te pastroje veten. Ne Iran ka denim me vdekje si gjithkund ne bote. Prap ne Iran eshte diqka njerezore, varet i denuari me vdekje. Por qka te ben ne SHBA perdoret edhe karriga Elektrike, perdoren metoda te flliqta siq kemi pare ne Guantanamo etj. Dihet se qfare kane ndodhur ne Guatemala, kur Amerikanet kane bere eksperimente me njerezit qe cuditerisht Hillary kerkoi falje per to. Te gjitha rezulutat te nxjerrura ne KS te OKB kunder Izraelit jane ndaluar nga SHBA. Sa shtet i se drejtes

    Derisa ekziston shteti sionist/fitnexhi/dinak/jo njerezor Izraelit, kurre nuk do te kete paqe ne bote. Dhe derisa ata pretendojne per "Terrorizm Islamik", Islami vazhdon te rritet dite per dite. Propogande deri diku, njerezit e shkolluar ne evrope pranojne Islamin, dhe kjo trend do te vazhdoje.

  9. #19
    Me fal nuk e dija qe po diskutoja me nje taleban
    Revolution 1848

  10. #20
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Me fal nuk e dija qe po diskutoja me nje taleban
    Me fal edhe une nuk dija qe po diskutoja me nje paragjykues qe me ben shpifje ne mua.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •